You are on page 1of 15

Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale

“FAMA

Departamenti: Shkenca Politike –Administratë Publike

Lenda: Bazat Themelore të Hulumtimeve


Shkencore

Punim Seminarik

Tema: Korrupsioni

Mentori: Dr.Kadri Metaj Kandidatë-t: Nuhi


Shala

Fidaim jashari
2

Prishtinë, 2006

Përmbajtja

1. Hyrja

2. Korrupsioni

2.1. Pasojat e Korrupsionit

3. Korrupsioni në Vendet e Ballkanit


3.1 Shqipëria
3.2 Serbia dhe Mali i Zi

3.3 Maqedonia

9. Korrupsioni në Kosovë

9. Luftimi i Korrupsionit

9. Konkluzioni

9. Literatura

2
3

1. Hyrje

Kosova është një nga vendet më të varfëra të Evropës. Në bazë të të hollave që


shfrytëzon nje i rritur në Kosovë gjatë një dite, Banka Botërore ka arritur në përfundimin
se në Kosovë jetojnë 37& e popullësisë në varfëri me vetëm 1.42 euro për person të rritur
në ditë, 15.2% jetojnë në varfëri absolute me vetëm 0.93 euro për person të rritur në ditë.
Shkalla e papunësisë konsiderohet të jetë 42& që është poashtu më e larta në Evropë.
Mirëpo më gjithë shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, korrupsioni i institucioneve
publike është duke lulëzuar.
Sot në botë të gjitha shtetet janë apo pretendojnë të jenë shtete demokratike1, e cila
si formë e qeverisjes ka edhe anën e saj negative, pra pos të mirave dhe mundësive të reja
për shoqëri sjellë edhe probleme të ndryshme në shoqëri. Njëri ndër problemet që sjellë
demokracia është korrupsioni, që zakonisht si dukuri është i shprehur në të gjitha shtetet
e botës. Korrupsioni si dukuri bënë që të pasurohen udhëheqësit- të pasurit ata që
korruptohen kurse në mënyrë direkte dëmton shtetin dhe indirekt shtresën e mesme dhe
të ulët të shoqërisë.
Varësisht nga shkalla e demokracisë dhe ngritja ekonomike ndryshon edhe prania e
korrupsionit. Ekzistojnë shumë shtete në botë me shkallë të lartë të demokracisë d.m.th
me një ekonomi të zhvilluar, ku shkalla e korrupsionit është në nivelin më të ulët të
mundshëm. Kurse shtetet që janë në tranzicion2 d.m.th që janë të pazhvilluara dhe në
zhvillim, është shprehur në formën më të brishtë të tij, dhe ka shkaktuar dhe vazhdon të
shkaktojë shumë probleme në implementimin e demokracisë.
Duke parë pasojat që sjell korrupsioni dhe problemet që janë duke kaluare shtetet
fqinje dhe shumë çështje tjera, mjaftuan që të flasë për një temë-problem siç është
korrupsioni që tashmë është ndërkombëtar. Duke parë përvojat e hidhura në shtetet tjera,
1
Demokracia është sundimi i popullit për popullin dhe manifestohet në menyrë të drejtëpërdrejt dhe përmes përfaqësuesëve që sot kjo e fundit
është më e aplikueshme.
22
Si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova dhe shumë shtete tjera anë e kënd botës që janë në ndërtim të një shteti.
3
4

korrupsioni për Kosovën paraqet një sfidë që nuk duket të jetë edhe e lehtë. Do të shohim
se çfarë në të vërtetë është korrupsioni, dhe pasojat që shkakton në një shtet në zhvillim
apo të pazhvilluar. Më shumë do të përqendrohemi rrethe vendeve të Ballkanit
Perëndimor dhe problemet që ka sjellë korrupsioni në këto vende. Mbështetur në
studimet e ndryshme, dhe në provoja personale, do të paraqesim se çfarë mendojnë
qytetarët për këtë dukuri. Sa janë në gjendje që të përballojnë (luftojnë) këtë dukuri, e cila
sjellë shumë probleme. Në fund do të japim disa rekomandime se si të zvogëlohet shkalla
e korrupsionit në një shtet, me theks te veçanet në Kosovë, dhe hapat që duhet të merren
nga Qeveria dhe qytetaret në menynë që të zvogëlohet dhe mundësisht të zhduket kjo
dukuri.
Luftimi i korrupsionit është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin kontributin
tonë në mënyrë që të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë praktikat e shteteve që
kanë luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet të luftojmë në të njëjtën mënyrë nëse
dëshirojmë që të ndërtojmë një shtet të suksesshëm. Këtë ne duhet ta bëjmë në mënyra të
ndryshme, në mënyrë që të zvogëlojmë sa më shumë problemet dhe pakënaqësitë që
shkakton kjo sëmundje, që është në interes të popullit dhe të ndërtimit të një shteti të
fortë

2. Korrupsioni

Sfida më e rëndë dhe më e papërballueshme për një shtet në zhvillim siç theksuam
më lartë është korrupsioni, që si dukuri e kuptojmë shpërlarje të parave apo keqpërdorim
të pozitave zyrtare (shtetërore) për përfitime personale. Zakonisht e hasim si dukuri në të
gjitha shtetet e botës, por në shkallë të ndryshme. Ekzistojnë shumë definicione lidhur
me atë se çka në të vërtetë është korrupsioni. Vetë larmia dhe mosekzistimi i një
definicioni të qartë lidhur me atë se çfarë është korrupsioni, bënë edhe më të vështirë
luftën kundër tij. Do të veçojmë disa prej definicioneve. “Korrupsion është çdo shkelje e
detyrës nga personat zyrtarë ose personat përgjegjës si dhe çdo aktivitet i nismëtarëve ose
përfituesve që sillen në këtë mënyrë, i shkaktuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi si pasojë e
shpërblimit të premtuar, të ofruar, të dhënë, të kërkuar ose të pritur për vete ose për
ndonjë person tjetër” 3.

3
Shih: Instituti Riinvest në studimin “Korrupsioni dhe ndikimi i tij në Ekonomine e Kosovës”
4
5

Korrupsioni është keqpërdorimi i besimit dhe detyrës në një funksion në


administratë, ekonomi ose politikë, përtë realizuar një përfitim material ose jomaterial,
për të cilin nuk ekziston e drejta e bazuar në ligj.4
Korrupsioni definohet si keqpërdorim i pushtetit që i është besuar dikujt për
krijimin e favoreve dhe dobisë private.5 Nocioni korrupsion rrjedh prej fjalës
“corrumpere” që do të thotë marrje e mitos, ryshfet etj.
Korrupsioni është qështje multi-dimensionale. Definohet si Abuzim i shërbimeve
publike për qëllime private. Ryshfeti dhe shpërlarja e parave janë disa shembuj të sjelljës
korruptive në sektorin publik.
Me korrupsion kuptojmë shpëlarje të parave, apo keqpërdorimi i pozitave-zyrave
shtetërore me qëllime të përfitimeve personale. Ky definicion më shumë i prekë çështjet
politike dhe pozitat e larta nëpër institucionet shtetërore. Keqpërdorimi zakonisht bëhet
nëpër zyrat që kanë lidhshmëri me shpalljen e konkursit dhe të fituesit për një tender
lidhur me kryerjen e një pune të caktuar publike. Korrupsioni bëhet shumë thjeshtë në
këtë rast, nëse dëshiron të fitosh tenderin për kryerjen e një pune atëherë ti duhesh të
paguash mito apo një përqindje të caktuar të parave të marra nga fitimi i tenderit. Apo të
Keqpërdorimi i parave, të mirave materiale të cilat janë pronë publike për përfitime
personale mund të quhet si korrupsion, d.m.th të korruptuar do të jenë të gjithë ata që sa
do pak kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe paratë e shtetit. Por në rastin tonë, në Kosovë
ende nuk kemi një ligj i cili tregon se çfarë veprimi konsiderohet korrupsion,megjithwse
janw nxjerrw kohwve tw fundit disa rregullore tw cilat pwrcaktojnw burimin dhe
definimin e korrupsionit.6
Korrupsioni paraqitet në të gjitha shtetet, por me një shkallë më të gjerë preken
shtetet të dala nga lufta, shtetet ish-socialiste, shtetet të dala nga diktatura të gjata, por në
përgjithësi janë të prekura ato shtete të cilat kanë shkallë të ulët të demokracisë apo nuk
kanë demokraci fare. Korrupsioni nga provoja e mëparshme është parë të jete fatal për
shtetet në zhvillim dhe të pazhvilluara. Që në këto shtete edhe është i pranishëm
korrupsioni në formën më të brishtë të tij. Korrupsionin e hasim pothuajse në të gjitha
ndërmarrjet publike. Psh. në shëndetësi, gjyqësor, dogana, politikë etj.
4
“Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11
5
OJQ “Transparenca Internacionale”
6
Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative techniques by John Knopic prepared for a
seminar on the law of nationbuilding chicago-kent college of law http://www.kentlaw.edu/ May, 2006

5
6

Ka të tillë që e pranojnë korrupsionin si një nga mënyrat që të mbijetoj një popullsi


siç është populli shqiptar në Shqipëri, sepse sipas tij ai që korruptohet fiton para, por
njëkohësisht edhe ai që e korrupton atë (zyrtarin) fiton sepse zbutë tatimin, dënimet apo
ndonjë obligim tjetër ndajë shtetit. Sa qëndron kjo dhe a duhet ne të mendojmë për një të
ardhme më të mirë për ne dhe të ardhmen e fëmijëve? Apo duhet që për një fitim të
tanishëm të shkatërrojmë një të ardhme më të mirë dhe ta prishim imazhin e Kombit tonë
siç ka ndodhur gjithmonë deri më tani?
Hapi i parë i cili ndihmon luftën kundër korrupsionit është që të bëhen projekte
për ngritjen ekonomike. Dhe ato projekte të vihen në zbatim e jo të mbesin në letër. 7 I
gjithë populli duhet të dijë se çfarë në të vërtetë është korrupsioni dhe pasojat që sjell kjo
dukuri e pahijshme. Duhet të dëshmojmë se jemi popull që nuk jemi vetëm për të luftuar,8
por dimë edhe të qeverisim me pushtetin shtetërorë dhe jemi të gatshëm për t’u
ballafaquar më të gjitha sfidat dhe problemet që sjellë demokracia, duke u munduar që
ato të zgjidhen në mënyrën më të mirë.

2.1. Pasojat e Korrupsionit

Korrupsioni ka mjaft ndikime negative, zakonisht korrupsioni është tatim jozyrtarë


që duhet të paguhet. Dallon nga ajo se nëse tatimet zyrtare përdoren për zhvillimin e
shtetit dhe për shërbime civile tatimet jozyrtare-korrupsioni përdoren për përfitime
personale. Kjo mundëson edhe konkurrencën të pabarabartë. Korrupsioni direkët pengon
ngritjen ekonomike dhe thellon vakumin midis shtresës së varfër dhe asaj shumë të
pasur- korruptuar.
E gjithë kjo direkt ndikon në investimet e jashtme direkte dhe investimet nga
afaristët vendor, sepse në vend që kursimi të investohet, me ato para duhet të paguhet
tatimi jozyrtarë. Konkurrenca jolojale shkaktohet nga shumë faktorë, si mospagimi i
tatimeve nga disa kompani dhe kjo qon në situatë ku ata që paguajnë tatime dalëngadalë
bankrotojnë. Hyrja e shumë mallrave pa doganë dhe tatime të tjera nga vendet fqinjë siç
është rasti me derivatet e naftës, gjërat ushqimore...etj gjithashtu ndikon në uljen e

7
Në menyrë që njerzit të sigurojnë egzistencen përmes punëve legale e jo që për sigurimin e egzistencesë të
bijnë prehë e korrupsioni, kontrabanden e lëndeve narkotike dhe e njerzve.
8
Siç deklarojnë shpesh armiqet tanë serbet se shqiptaret janë kokfort dhe janë vetem për të luftuar dhe nuk dinë
të qeverisin....
6
7

moralit tek prodhuesit vendorë ngase krijon një konkurrencë të pabarabartë në treg.
Korrupsioni në mënyre direkte ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme.
Dihet se investimet e jashtme direkte (IJD) janë ndoshta ‘infuzioni‘ më i mirë për
shtetet në zhvillim, të gjithë biznesmenët e interesuar për investime direket, nuk
investojnë në një vend ku është i pranishëm dukuria e korrupsionit në shkallë të madhe,
sepse nuk është aspak atraktive për investitorët. Edhe nëse ka investime nga jashtë në një
vend ku korrupsioni është i pranishëm në shkallë të madhe është e vështirë të
paramendohet se edhe vetë investitori nuk do të veproj siç është edhe rrethi. Rasti më i
mirë është kur një nga menaxheret ndërkombëtarë të KEK-ut është zbuluar se ka vjedhur
rreth pesë milion euro dhe kjo për Kosovën është fatale kur dimë gjendjen ekonomike e
cila mbretëron në Kosovë.
Të gjitha këto veprime kanë ndikuar në ngecjen në zhvillimin ekonomik, duke i
goditur në mënyrë indirekte të varfëritë. Kur dimë se korrupsioni ndikimin më të keq e ka
në shtet dhe në shtresën e ulët të shoqërisë, atëherë kujtojmë se sipas studimit të Bankës
Botërore rreth 50% e popullatës së Kosovës jetojnë në varfëri kurse 12% jetojnë në varfëri
të skajshme,9 kjo është shumë e dhimbshme. Tek ne gjendja në familjet me të ardhura të
vogla, korrupsioni shkakton shumë probleme sepse ata nuk kanë para as të sigurojnë
kafshatën e gojës, por nëse atyre për kryerjen e një pune ju kërkohet ‘tatimi jozyrtar’,
atëherë a mund të shpreson një person i tillë për një ardhmëri më të lumtur? Kurrsesi jo
sepse ajo familje dëmtohet direkt në jetën e përditshme edhe më shumë dëmtohet ku si
pasojë e korrupsionit Shteti nuk zhvillohet ekonomikisht. Dhe kjo bënë që gjendja e tyre
të bëhet e pazgjidhur në një situatë të tillë, ku mbretëron korrupsioni.

3. Korrupsioni në vendet e Ballkanit

Është e natyrshme se korrupsioni ka pasoja në të gjitha shtetet, por në vendet në


tranzicion pasojat e tij janë më të rënda. Shtetet e zhvilluara ia kanë dalë që me politikat e
tyre demokratike dhe me ngritje të vazhdueshme ekonomike ta ulin korrupsionin në një

9
shih www.riinvestinstitute.org- "Korrupsioni dhe ndikimi i tij në ekonominë e Kosovës."
7
8

shkallë shumë të ulët dhe që nuk paraqet kërcenim për ekonominë e vendeve përkatëse. 10
Shkalla e korrupsionit varet direkt nga shkalla e zhvillimit ekonomik të një vendi.
Ndërsa vendet më te prekura nga korrupsioni janë ato vende që kanë burime të
naftës dhe që kanë qeverisje diktatoriale, ato janë: Nigeria, Bangladeshi, Iraku, Irani etj.
Fondeve që janë dedikuar për investime përfundojnë nëpër kontot- gjepat e politikanëve
apo udhëheqësve të shtetit. Ne baze te këtij studimi është përfunduare se 400 miliard
USD11 humbasin në të gjithë botën çdo vit për shkak të mitos dhe llojeve tjera të
korrupsionit.12 Nga kjo mund të vijmë në përfundim se në qoftë se nuk do të kishte
korrupsioni në botë as një njeri nuk do të vdiste nga mungesa e bukës.
Vendet e Ballkanit Perëndimor apo fqinjët tanë kanë një shkallë të lartë të
korrupsionit, mund të veçojmë Slloveninë me një shkallë të ulët të korrupsionit, kurse
Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia nga 10 pikët e mundshme kanë me pak se 3
pikë në raportin e fundit të paraqitur nga “ Transparence Internacional (TI) .
3.1. Shqipëria një vend i dalë nga një diktaturë dhe një mbyllje për 48 vite ka
mjaft probleme me korrupsionin. Ai në shkallë më të lartë është paraqitura në polici,
drejtësi dhe në administratë publike, por është i pranishëm edhe në të gjitha fushat e jetës
shoqërore . “Korrupsioni është i pranishëm në Shqipëri dhe ai bëhet nga njerëzit në
pushtet “ kështu deklaroi presidenti i shtetit shqiptar Alfred Moisiu në një takim me
studentë, kjo na lenë të kuptojmë se në Shqipëri ka korrupsion dhe atë në shkallë të gjerë.
Vlen të përmendim emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Top-Channel i cili
zbardhë shumë raste të korrupsionit në Shqipëri. Rasti në shëndetësi ku për kryerjen e
analizave dhe shërbimeve tjera duhet të paguhet mito (lekë), apo ti kalosh ato pengesa
përmes ndonjë të afërmi. Por jo vetëm ky rast, por edhe shumë raste të tjera siç është rasti
kur për kryerjen e një provimi mjaftonte të kishe para dhe provimi ishte kryer pa u
paraqitur fare në provim13.
Sipas shumë analistëve korrupsioni është edhe një nga shkaqet për varfërinë e cila
mbretëron sot në Shqipëri, si dhe mbetet peng e investimeve të huaja dhe e integrimeve, e
që këto të fundit përbëjnë elementet themelore për ndërtimin e një shteti të fuqishëm.
Edhe pse kemi shenja të luftimit të korrupsionit,14 prapë korrupsioni në Shqipëri është në

10
Ndër vendet me nivel më të ulët te korrupsionit llogaritet të jenë vendet Skandinave, pason Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikes,
Britania e Madhe etj.
11
Dollari Amerikanë
12
http://www.setimes.com
13
Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11
14
Në Shqiperi janë ngriturë 370 Qështje Penale për korrupsion.
8
9

shkallë mjaftë të lartë, dhe është vështirë të luftohet. Sepse në vendin e lartë cekur janë të
korruptuar politikanët, pra kemi një Korrupsion Politik. Pra vetëm ndërrimi i pushtetit
dhe ndërrimi i mentalitetit për një kohë mund të zbresë shkallen e korrupsionit, sepse nuk
mund që politikanët të qesin veten të korruptuar.
3.2. Serbia dhe Mali i Zi ka mjaft probleme me korrupsionin dhe me krimin e
organizuar, dhe posaçërisht vërehet korrupsioni politikë, korrupsioni në polici, në
administratë publike etj. Shumë analist serb dhe të huaj fajësojë policinë e korruptuar dhe
politikanë të ndryshëm të cilët janë të lidhur drejtpërdrejtë me ish-klanin e Zemunit. E që
këta të fundit shkaktuan vdekjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiq, ndoshta ishte
udhëheqësi i parë që ka penguar grupet kriminale për vazhdimin e aktiviteteve kriminale
dhe vazhdimin e ndikimit në Partinë e Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në jetën
politike. Gjithë këto ndodhën si pasoj e korrupsionit politik i cili ishte i pranishëm në vitet
e fundit në Sërbi dhe Mal të Zi. Mjafton të veçojmë se ish-presidenti diktatori i madh i
shekullit XX renditet në mesin e 10 udhëheqësve më të korruptuar në gjithë botën i të
gjitha kohërave.15
3.3. Maqedonia është një vend që është ende vatër konfliktesh ndëretnike, së
fundi kishte në vitin 2001 dhe erdhi si pasojë e shtypjes së shqiptareve nga shumica
maqedonase dhe diskriminimi i të drejtave të njeriut. Një shtet me aq shumë probleme në
shoqëri dhe administratë natyrisht se edhe korrupsioni e gjen veten në një klimë të tillë
politike. Në Maqedoni është mjaft i pranishëm korrupsioni sidomos në Dogana,
Administratë Publike, Polici dhe në të gjitha institucionet publike ku vërehet një
korrupsion i dukshëm dhe mjaft i përhapur.
Në sistemin doganor të Maqedonisë është mjaftë i pranishëm korrupsioni dhe ka
marrë trajtën e korrupsionit sistematik. Rastet më të rënda janë kur zyrtarët hapur
kërkojnë ryshfete nëse dëshirojmë ti shmangesh pritjeve të gjata të imponuara nga
doganierët maqedonas, kjo ka marrë karakterin e një tarife të zakonshme doganore. Edhe
të gjitha institucionet publike kanë të njëjtin problem me korrupsionin, që tashmë është
bërë sistematik dhe ka marrë formën e tij më të brishtë. Mirëpo kohëve të fundit
maqedonia ka treguar një shkallë të lartë të gatishmërisë për luftimin e korrupsionit me
anën e disa mekanizmave që kanë filluar të aplikohen e cila në përputhje më

15
www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm

9
10

harmonizimin e ligjeve të EU-së i ka dhëne maqedonisë statutin e kandidatit serioz për


antarësim në Bashkimin Evropian.

4. Korrupsioni në Kosovë

Kosova ballafaqohet sot me zgjedhje fundamentale. Korrupsioni mbetet fenomen i


zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve. Në masë të madhe, kjo është pasojë edhe
e trashëgimisë së shtetit socialist, i cili ka krijuar një kulturë në të cilën korrupsioni
tolerohet, si dhe i kushteve ekonomike të tanishme të cilat e krijojnë një sjellje
korruptuese të domosdoshme për plotësimin e pagave. Megjithatë, korrupsioni ende nuk
është as aq depërtues e as i rrënjosur thellë në popullatë. Korrupsioni në Kosovë nuk është
në nivel të lartë siç perceptohet nga popullata.
Korrupsioni në Kosovë kryesisht është i koncentruar në organizata kryesorë
ekonomike dhe shoqërore të Kosovës. Siç janë : Doganat, Posta dhe Telekomi i Kosovës,
Korporata Energjetike e Kosovës. por nuk mungon as nëpër Administrata dhe
Institucione të Kosovës. Doganat janë burimi kryesor i buxhetit të Kosovës dhe natyrisht
ka një rëndësi fundamentale në jetën e kosovarëve. Ekziston dyshimi, por edhe realiteti se
në dogana ka korrupsion edhe atë vlerësohet si organizata më e korruptuar në Kosovë, si
nga popullata ashtu edhe nga statistikat e bëra nga organizata të ndryshme
ndërkombëtare16 që luftojnë korrupsionin si fenomen në shtetet të zhvilluara dhe tek ato
në zhvillim.
PTK-ja17 tani veç është e njohur për korrupsion. Tarifat e larta të pagesave për
shërbime telefonike fikse dhe ato të rrjetit satelitor e që janë ndër më të lartat në rajon
tregojnë qartë për një mekanizëm të korruptuar dhe të dëmshëm për popullatën kosovare
me një varfëri të skajshme dëri në 19% të popullsisë së përgjithshme. Me gjithë respektin
ndaj sektorit të drejtësisë dhe sektorit të zbatimit të ligjit duhet shumë punë të bëhet nëse
institucionet për zbatimin e ligjit, dhe gjyqësia dëshirojnë ta largojnë ndikimin e
korrupsionit. Fakti që një Polic e ka pagën 100% më të ulët se një pastrus në PTK, e kur
16
Organizatat joqeveritare më të njohurat janë RIINVEST , USAID, UNDP etj .
17
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës
10
11

dihet fakti se çfarë pune të rënde dhe me përgjithësi kanë policët dhe të kenë një pagë kaq
të ulët është për t’ardhur keq. Dhe natyrisht kur një polic nuk ka mundësi të mbajë
familjen me pagën që merr atëhere ai të vetmen zgjidhje e ka që të korruptohet, në
mënyrë që të siguroj ekzistencën. Por nëse shohim se kompetencat në sektorin e
gjyqësorit i ka UNMIK-u, dhe Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u
profesionalizuar- duke pasur parasysh historinë e saj 7 vjeçare, dhe qeveria ka parë se
policia është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shtetit, atëherë mund të ketë një
shpresë se rastet e korrupsionit në këto institucione kyçe do të minimizohen apo të
zhduken fare në një të ardhme të afërt.
Gjatë kontakteve me disa policë ndërkombëtarë ata nuk e fshihnin faktin që
korrupsioni e ka kapluar Kosovën në një masë të madhe, duke përfshirë këtu edhe SHPK-
në. Dhe një nga definicionet që ka dhen një një Polic gjerman për korrupsionin është:
“Korrupsioni është fillimi i një fundi”. Me të vërtetë caku final i korrupsionit është fundi
qe herët a vonë do te arrihet nëse neglizhohet prezenca e tij ne shoqëri nga organet
qeveritare dhe mungojnë masat e vërteta për ta luftuar atë.
Ndoshta problemi më i madh në Kosovë në raport me korrupsionin është tolerimi i
korrupsionit nga qytetarët, e që kjo dukuri është ‘ushqimi’ më i mirë për korrupsionin.
Toleromi i korrupsionit bën që korrupsioni të merr përmasa të tilla që të bëhet i
pashërueshëm, sepse qytetaret e pranojnë një gjë të tillë psh: pranojnë që të jepnin mito
apo ndonjë dhuratë për kryerjen e ndonjë problemi apo për institucionet publike siç janë:
spitalet, policia, shkollat etj18. Prandaj që të fitohet lufta kundër korrupsionit duhet të jemi
sa më të ashpër kundër atyre që kërkojnë mito për kryerjen e punëve, dhe ti paraqesim ata
para organeve përgjegjëse, në mënyrë që ta ndalojmë apo të zvogëlojmë rastet e pranimit
të fenomenit korrupsion.

5. Luftimi i Korrupsionit

Korrupsioni është një sëmundje që ngadalë po e shkatërron Kosovën. Prandaj


qytetarët dhe liderët tanë duhet t'i bashkojnë forcat që të asgjësojmë këtë sëmundje fatale
derisa nuk është vonë. Luftimi i korrupsionit është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin
18
Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi I korrupsionit në Kosovë “
11
12

kontributin tonë në mënyrë që të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë praktikat e
shteteve që kanë luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet të bëjmë projekte
konkrete për luftimin e korrupsionit dhe ato të vihen në përdorim. Duhet të bëhen
thjeshtësime të procedurave qeveritare në mënyrë që të mundësohet funksionimi më i
mirë i biznesit dhe të minimizohen fushatë dhe hapësirat ku do të mund të vihet në pah
korrupsioni. Krijimi i një mjedisi të duhur ligjor dhe institucional për parandalimin e
korrupsionit. Toleranca të jetë zero për korrupsionin nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një
shtet të fuqishëm dhe të inkuadrohemi në BE dhe organizatat tjera .
Ekzistojnë edhe shumë hapa të ndryshëm që duhet të merren për luftimin e
korrupsionit.19 Duhet që te përcaktohet me ligje çështjen e korrupsionit, dhe të zhduken
boshllëqet në legjislacionin ekzistues d.m.th të krijohen ligje të cilat caktojnë qartë atë që
sot quhet Korrupsion. Dhe të ceket qartë pasojat që e presin një njeri i cili është i
korruptuar dhe atyre që korruptohen çfarë pasoja e presin. Sepse për shkak të kaluarës
tonë shumica e qytetarëve ende nuk dinë qartë, se çka në të vërtet është korrupsioni?
Por luftimi i korrupsionit nuk mund të bëhet nga të korruptuarit. Pra hapi i parë i
cili duhet bëhet në luftën kundër korrupsionit është që të gjinden mënyra e zvogëlimit të
korrupsion brenda institucioneve publike.20 Ndoshta një formë që ende nuk është
përmendur është që , ç’do personi i cili fillon në punë në IPVQ-së 21 ti verifikohet pasuri, e
njëjta gjë të bëhet edhe pas përfundimit të mandatit dhe kjo mundëson që sado pak të
zvogëlohet dukuria e korrupsionit në Institucionet Publike.
Nuk janë vetëm institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, por ekzistojnë
edhe shumë faktorë që kanë rolë kyç në luftën kundër korrupsionit. Një nga “luftetarët” që
mund të themi është Katalizator i luftës kundër korrupsionit është media. Ngritja e
kapacitetit të medias dhe lirisë së shtypit dhe lirin e shprehjes së gazetarëve dhe analistëve
lidhur me korrupsionin dhe çështje të tjera lidhur me Kosovën. Sepse siç dihet media
duhet të jetë ajo e cila bënë presion në institucionet publike për parandalimin e
korrupsionit dhe zbulimin e korrupsionit.
Një shembull i funksionimin e medias për zbulimin e korrupsionit është emisioni
shumë i qëlluar në Top-channel “Fiks Fare“ i cili kryen një punë mjaft të madhe në luftën
kundër korrupsionit në Shqipëri. E që në Kosovë një emision i tillë për fatin tonë të keq na
mungon. Pastaj trajnimi i grupeve të shoqërisë civile në lidhje me korrupsionin në mënyrë

19
Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11
20
Sipas studimeve të bëra kohëve të fundit kemi par që shkalla e korrupsionit në IPVQ është brengosësh.
21
Institucionet e Përkohshme për Vetëqeverisje
12
13

që të vetëdijesohet popullata dhe posaçërisht të rinjtë për problemet që sjellë korrupsioni.


Dhe të kuptojnë një herë e mirë se Korrupsioni nuk sjellë ndonjë gjë të mirë.
Dihet se lufta kundër korrupsionit është e pamundur nëse kemi një varfëri të lartë
dhe një mesatare të pagave çfarë është sot në Kosovë. 22 Prandaj duhet që të bëhen
strategji për zhvillim ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe ngritjen
e pagave të punëtorëve të institucioneve publike. Kryesisht të mësuesve23 dhe mjekëve në
mënyrë që të mos kenë nevojë të korruptohen dhe të sigurojnë jetën për familjet e tyre.
Një hap tjetër shumë i rëndësishëm do të ishte decentralizimi i pushtetit lokal dhe
të dispozitave të shërbimeve publike, duke i vendosur shumë shërbime publike nën
mbikëqyrjen e përbashkët me qeveritë komunale. Ky veprim do të plotësonte dëshirat e
shumicës së kosovarëve, të cilët besojnë se shërbimet do të funksiononin më mirë në
nivelin lokal. Decentralizimi do të thjeshtësonte dhe kristalizonte fushatën e shërbimit, si
dhe do ta sillte Qeverinë më afër qytetarit. Kjo do të mundësonte që të zvogëlohen fusha e
veprimit të korrupsionit, sepse qytetari nuk do të ketë nevojë që të japë mito apo ryshfet
për tu pajisur me një dokument të udhëtimit sepse ai mund të nxirret shumë shpejt edhe
pa ryshfet. Gjithë kjo do të sjellë një klimë ku do të përmisohet jeta e qytetarit në Kosovë
dhe do të minimizohet fenomeni i quajtur korrupsion.

6. KONKLUZIONI

Ne jemi në ndërtim të një demokracie pra jemi në fazën e tranzicionit prandaj nga
praktikat e më pashme të shteteve në tranzicion kemi vërejtur se korrupsioni si dukuri
është parë të jetë si një nga sfidat më të rënda në ndërtim të një shteti demokratik.
Institucionet e Kosovës duhet të kenë prioritet luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të
zhvillohet ekonomikisht shteti i Kosovës. Të përqendrohen kryesisht në luftën kundër
korrupsionit dhe dënimin e të korruptuarve me gjobën e merituar në mënyrë që të kenë
frikë të tjerët.
Mirëpo nuk mjafton vetëm institucionet që lufta kundër korrupsionit të fitohet, por
duhet të vetëdijesohemi ne që mos të pranojmë të dhurojmë mito për kryerjen e një pune

22
18 Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi i korrupsionit në Kosovë”
23
Sot një mesues ka pagen 174 Euro. a i mbulon nevojat e një familje sot në Kosovë, me nivelin e çmimeve që kemi.?
13
14

apo për zgjidhjen e një problemi që na paraqitet. Ndoshta e meta më e madhe që na ka


lënë e kaluara e jonë e hidhur (socializmi-diktatura e Millosheviçit), është se jemi mësuar
që me dhënien e një ryshfeti ti kryejmë të gjitha punët si në komunat, spitale dhe
institucione tjera. Pastaj heqjen e gjobave apo ikja nga gjobat nëse ti je i gatshëm që t’ia
heqësh një shujtë ditore policit e që e gjithë kjo është duke na vështërsuar punët.
Te gjithë ne duhet të mësohemi t’i respektojmë rregullat e shoqërisë dhe ti
shmangemi dhënies së mitos apo ryshfeteve për kryerjen më të shpejtë të punëve. Vetëm
një bashkim i forcave do të mundësonte fitimin e luftës kundër korrupsionit sepse në këtë
luftë nuk mundet të na ndihmoj askush. Kjo luftë do të fitohet vetëm më bashkim dhe
punën e palodhshme dhe të pamëshirshme kundër të korruptuarve. Por ne kemi ditur të
luftojmë kundër atyre që na bëjnë keq, dot dimë të luftojmë edhe kundër korrupsionit dhe
ti mposhtim të korruptuarit.

14
15

7. LITERATURA

.1 www.kosovo.undp.org
.2 www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm
.3 www.settimes.com
.4 www.riinvestinstitute.org
.5 Televizioni Top-channel/ Emisioni ‘Fiks Fare’
.6 USAID - Agjensioni për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-ve
.7 Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit
të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore, 23 Maj 2006, faqe 11
8. OJQ “Transparenca Internacionale”
9. Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative
techniques by John Knopic prepared for a seminar on the laë of nationbuilding
Chicago-Kent College of Laë, http://www.kentlaë.edu/ May, 2006

15

You might also like