You are on page 1of 12

Punim Seminarik

Lënda: Kontabilitet

TEMA:,,Plani Kontabël”

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE


Gostivar 2010 ,,GOSTIVAR”

Mentor: Studentët:
Doc.Dr. Gëzim Selimi Advin Nuhija
Ass.Elmedina Idrizi Ardit Emri
Ardian Dalipi
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

pËrmbajtja

I. PLANI KONTABËL
I.1 Kuptimi i planit kontabël…………………………………………….4
I.2 Qëllimet dhe detyrat e planit kontabël………………………….........5
I.3 Parimi i përpilimit të planit kontabël………………………………...6
I.4 Kontot, grupet dhe klasat…………………………………………….7
I.4.1 Sistemi dekad i kontove………………… ………………7-8
I.5 Përbërja dhe funksioni i klasave………………………………….8-11

II. KONKLUZION

2
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

Hyrje

Ndryshimet permanente që ndodhën Brenda një kohe të shkurtër në sistemin ekonomik të


vendit në tendencë për tiu përshtatur gjithnjë e më tepër kushteve dhe rregullave të mirëfillta të
ekonomisë së tregut, nuk mundet të mos kenë ndikim edhe në sistemin përllogaritar të vendit, e
krejt kjo nuk mund të mos ndikojë në ndërtimin permanent të skemës dhe kodit kontabël si
,,gjuhë e biznesit,, Plani Kontabël.
Plani kontabël, si instrument efikas i Njëformesisë së kontabilitetit, gjithnjë e më tepër zhvillohet
krahas zhvillimit të vet kontabilitetit në rrugën nga kontabiliteti i thjeshtë, përmes kontabilitetit
kameral e deri te kontabiliteti i dyfishtë.
Specifika e planit kontabël mbështetet para se gjithash në njëformësitë e parimeve për kontimin e
transakcioneve kontabil, njëformësitë e klasifikimit të kontove në planin kontabël si dhe
njëformësitë e koncipimit të pasqyrave financiare-bilancit të gjendjes dhe të suksesit. Kjo do të
thotë se një transakcion afarist i njejtë, gjithnjë sipas parimeve të kontabilitetit të dyfishtë, duhet
të evidentohet në konto të njejta dhe me shifra të njejta, me çka mundësohet që të njejtat
segmente strukturale të mjeteve, burimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve të përfshihen
gjithmonë në të njëjtat zëra bilancor.
Sistemi unik i kontabilitetit është implementuar edhe në R.Maqedonisë që para 5 dekadave, dhe
është zhvilluar krahas zhvillimit dhe ndryshimeve të sistemit përllogaritar të vendit si nënsistem i
sistemit ekonomik në përgjithësi. Që atëherë e deri më sot, me kontinuitet përcaktohen kontot
themelore në planet kontabile zyrtare për subjektet e ndryshme ekonomike në suaza të degëve të
njejta ekonomike. Kjo do të thotë se përmes Planit Kontabël unik mundësohet evidentimi unik i
transakcioneve të së njejtës gjini(lloj) në konto të njejta të përcaktuara me planin unik kontabël.

3
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

I. PLANI KONTABËL
1.1 Kuptimi i planit kontabël

Në të gjitha subjektet ekonomike zakonisht Kontabiliteti regjistrohet nëpër libra të palidhur dhe
në llogari (konto). Numri i kontove në kontabilitetet e subjekteve ekonomike mund të jetë i
ndryshueshëm në subjekte të ndryshme. Numri i madh i kontove, nga njëra anë dhe nevoja për
njëllojshmëri, unifikim të evidencës nga ana tjetër, nevojitet një pasqyrë të rregullt të të gjitha
kontove të cilat shfrytëzohen në evidenc si një parakusht për ta eleminuar konfuzionin e
mundshëm gjatë regjistrimit të ndryshimeve kontabël. Me zhvillimin e tërësishëm të ekonomisë
rritet numri i subjekteve ekonomike, zhvillimi i tyre mundëson krijimin e korporatave të mëdha
nacionale si dhe atyre multinacionale, gjë që shfaq nevojën për përpilimin e një rregulli të
caktuar sistematik, me anën e të cilit do të pasqyrohet çdo ndërim në mjete, burime të mjeteve,
në shpenzime, në të hyra në të dala si dhe pasqyrimi i rezultatit financiar gjatë një periudhe të
caktuar përllogaritëse.

Pasqyrimi sistematik i rregulluar i cili përfshinë të gjitha kontot e kontabilitetit të një subjekti
ekonomik paraqet planin kontabël.1

Sipas shkollës europiane kontabiliteti organizohet sipas sistemit të përgjithshëm kontabël. Emri i
kësaj shkolle rrjedh nga fakti se ajo është krijuar dhe përdorur në shtetet e Europës siç janë
Gjermania, Franca, Suedia etj.
Kushtet e përgjithshme ekonomike të cilat kanë ekzistuar tek këto vende përcaktuan dhe
karakteristikat e kësaj shkolle të kontabilitetit. Rregullat dhe mënyra e mbajtjes së kontabilitetit
përcaktohen në ligjin për kontabilitet dhe në Planin Kontabël. Në përgjithësi plani kontabël
rregullon në mënyrë precize evidencën kontabël të subjektit ekonomik me partnerët e saj, të
jashtëm dhe të brendshëm ose në tërësi me mjedisin ku ajo vepron. Plani kontabël mund të
kuptohet si një gjuhë me anën e së cilës komunikojnë kontabilistët e subjekteve ekonomike nga
të ndryshmet.

1
Trajko Rusevski, Finansisko smetkovodstvo, Shkup, 1994 faq.22

4
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

1.2 Qëllimet dhe detyrat e Planit Kontabël

Ekzistenca e kompanive të mëdha, roli i shtetit si rregullues i marrëdhënieve në ekonomi, kultura


juridike e bazuar në kulturën romane etj. përcaktuan ashtu si edhe në shumë drejtime të tjera një
rregullim të fortë shtetëror të kontabilitetit2. Një përcaktim i saktë dhe rigoroz i mbajtjes së
evidencës kontabël kryesisht ka për qëllim mbrojtjen e interesave të pronarëve të kapitalit,
kreditorëve, kontroll më të lehtë fiskal të organeve të shtetit, për krahasim më të lehtë me
subjektet të ndryshme në vend dhe jashta vendit për nevojat e institucioneve të ndryshme
statistikore që merren me vlerësime dhe projekte zhvillimore në nivel lokal, kombëtar apo
botëror.
Plani kontabël duhet të paraqes një lloj zgjidhje organizuese të teknikës së kontabilitetit
financiar. Nëpërmjet strukturës së planit kontabël duhet të sigurohet realizimi i qëllimeve të
kontabilitetit, në suaza të atyre qëllimeve edhe qëllimet e kontabiliteteve.
Korniza e planit kontabël na jep vetëm bazën fillestare për përgaditjen e një pasqyre të
përgjithshme të kontove në atë subjekt ekonomik. Në këtë kornizë zakonisht janë të dhëna klasat
dhe grupet e kontove. Grupet e kontove në kornizën e planit kontabël japin mundësi të
mjaftueshme për krijimin e kontove sintetike sipas nevojës së evidencës të subjektit ekonomik.
Në shkallën e parë të ndarjes bëjnë pjesë klasat, në shkallën e dytë bëjnë pjesë përveç klasave
edhe grupet themelore të kontove, ndërsa shkallën e tretë bëjnë pjesë kontot sintetike. Korniza
zyrtare e planit kontabël është e ndarë deri në shkallën e tretë. Plani kontabël është njejtë për të
gjitha subjektet ekonomike.
Në bazë të ligjit për Kontabilitet dhe ligjit për Shoqatat Tregtare në Maqedoni, subjektet
ekonomike janë të obliguara që evidencën kontabël ta udhëheqin nëpërmjet kontove sintetike.
Plani kontabël paraqet pasqyrë të përgjithshme i cili është i detyrueshëm për të gjitha
veprimtaritë ekonomike dhe njëherit është model gjatë përpilimit të planit analitik kontabël.

1.3 Parimi i përpilimit të planit kontabël


2
Sotiraq Dhamo, Kontabiliteti financiar, Tiranë 1998, faq.94

5
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

Përpilimi i planit kontabël dhe i planit analitik kontabël është aktivitet i rëndësishëm i
ndërmarrjes. Ky aktivitet më së shpeshti kërkon punë ekipore të personave ekspert që kanë
njohuri të përgjithshme rreth shkencës ekonomike, juridike, teknologjike etj.
Për organizim më të mirë të kontabilitetit parakusht themelor është zgjedhja adekuate e formës
teknike në përpilimin e tij.
Numri i kontove në çdo subjekt ekonomik mund të ndryshojë. Por kontot që më parë të
sistematizuara dhe logjike në një tërësi paraqesin planin kontabël të një subjekti ekonomik.
Plani kontabël mund të përpilohet në bazë të dy parimeve:
1. Parimi Funksional
2. Parimi Bilancor

Parimi funksional:- klasat dhe kontot rradhiten sipas asaj se çfarë funksioni kanë mjetet
në procesin prodhues. Sipas këtij parimi rradhitja e klasave duhet ti përgjigjet formulës së njohur
për lëvizjen rrethore të kapitalit P_M_Pr_M1_P1, pra rradhitet sipas asaj si rrjedh procesi i
riprodhimit shoqëror. Sipas këtij parimi kontabiliteti duhet ti përfshijë mjetet, pronën në të gjitha
fazat nga lëvizja rrethore dhe në çdo moment të mund të jep informata se me sa mjete dhe pronë
disponon dhe në cilën faze gjenden ato mjete.
Sipas këtij parimi në planin kontabël së pari vijnë klasat të cilat përfshijnë mjetet dhe pronën, e
pastaj rradhiten klasat në të cilat evidentohen shpenzimet e tyre, më pas prodhimi, produktet e
gatshme, të ardhurat dhe në fund janë klasat e rezervuara për burimin e mjeteve.
Parimi bilancor:- sipas këtij parimi gjatë përpilimit të planit kontabël sistematizimi i zërave
bëhet ashtu siç janë të rradhitura në bilancin e gjendjes dhe të suksesit. Sipas këtij parimi së pari
rradhiten kontot e aktivit e më pas të pasivit. Secila prej këtyre dy klasave ka anët e saja pozitive
dhe negative.

1.4 Kontot, Grupet dhe Klasat

6
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

Përgjithësisht njihen një numër i madh i sistemeve të shpërndarjes në teorinë si dhe në praktikën
e kontabilitetit ku si më të njohura janë: sistemi i ngjyrave, numrave, shkronjave, sistemi dekadë
dhe i kombinuar.
Përdorim më të gjërë në kontabilitet ka sistemi dekadë numerik. Me aplikimin e sistemit dekad
gjatë përpilimit të planit kontabël të gjitha kontot e kontabilitetit janë të dhëna në 10 konto
themelore, të cilat janë të emërtuara si klasa dhe janë të shënuara me numra nga 0 deri në 9.
Shpërndarja në kuadër të një klase teoritikisht është e pakufizua, ashtu që çdo klasë mund të
shpërndahet në 10 grupe, ku lajmërohen grupet prëj 00 deri në 99, dhe secili grup mund të ndahet
me 10 konto sintetike, të cilat lajmërohen me numrat 000 deri 999 duke përdorur kombinime të
ndryshme.
Çdo vend në ato numra paraqesin një shkallë të klasifikimit dhe një farë përkatësie të mjeteve,
kapitalit ose detyrimeve nga aspekti i përbërjes (strukturës) së mjeteve. Simbolet dekade nuk
lexohen si numra, por simbol pas simbolit p.sh 220- nuk lexohet dyqind e njëzet por secili numër
theksohet veç e veç në këtë rast dy, dy, zero.
Numuri dhe rradhitja e klasave rrjedh nga detyrat dhe qëllimet e parashtruara ndaj kontabilitetit.
Për ilustrimin e mënyrës së sistemimit të kontove do të marrim një konto nga plani kontabël,
kontoja 120- Blerësit në vend. Shifra 120 tregon se kjo konto i përket klasës së parë, për shkak
se shenja e parë “1” tregon klasën një. Shenja “2” tregon se bën pjesë në grup për shkak se të
gjitha grupet janë me dy shenja. Në këtë rast “12” tregon grupin e blerësve dhe klasën një.

1.4.1 Sistemimi dekad i kontove


Sistemimi i planit kontabël është i përpiluar sipas parimit dekad dhe ai duket kështu:
0 – Konto klasa – Mjetet themelore
02 – Konto grupi – Mjetet materiale
023 – Konto sintetike - Vegla, inventar dhe mjete transportuese
0236 – Konto analitike – Mjetet transportuese
02360 – Konto subanalitike – Vetura.

7
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010
Në pasqyrimin e parë skematik tregon mundësinë e sistemit të kontove në planin kontabël sipas
sistemit dekad, ndërsa në pasqyrën e dytë skematike tregon mundësinë e këtij sistemi për
klasifikimin e kontove në thellësi.

1.5 Përbërja dhe funksioni i klasave


Plani kontabël përfshinë tërësinë e llogarive metodologjikisht të klasifikuara që janë të
nevojshme për regjistrimin e veprimeve nga subjekti ekonomik, për përcaktimin e rezultateve
dhe për ndërtimin e pasqyrave financiare të saj.
Plani kontabël duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të merret parasysh aktiviteti, struktura ligjore
dhe karakteristikat ekonomike e fiskale të subjektit ekonomik.
Në planin kontabël zyrtar bëjnë pjesë këto klasa:

KLASA 0. Kërkesa për kapitalin e regjistruar i papaguar dhe mjetet themelore.


KLASA 1. Mjetet monetare, letrat me vlerë, kërkesa afatshkurtëra dhe NKA.
KLASA 2. Obligime, rezervime afatgjate për shpenzime dhe për rreziqe dhe NKP.
KLASA 3. Stoqet e lëndëve të para, materialeve, pjesëve rezervë dhe inventari i imët.
KLASA 4. Shpenzimet dhe të dalat nga veprimtaria.
KLASA 5. E lirë (kontabiliteti i repartit).
KLASA 6. Rezervat e prodhimit, produkteve të gatshme dhe mallit tregtar.
KLASA 7. Të hyrat dhe të dalurat.
KLASA 8. Rezultatet nga puna.
KLASA 9. Kapitali, rezervat dhe evidenca jashtë bilancore.
Klasa zero (0) – në këtë klasë janë të rezervuara grupet dhe kontot për evidencën e mjeteve
themelore. Të gjitha kontot janë konto të gjendjes, tregojnë gjendjen e mjeteve ku salldoja e tyre
gjithmonë është 0 ose më e madhe pozitive (+). Kur rritet gjendja e këtyre mjeteve atëherë
kontimi bëhet në anën debitore të kontove të klasës zero, ndërsa kur gjendja zvogëlohet kontimi
bëhet në anën kreditore.
+ K-tot e klasës zero (0)
Saldo Zvogëlim
Rritje

8
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010
Klasa një (1)- në këtë klasë përfshihen mjetet monetare, letrat me vlerë, kërkesat afatshkurtëra
dhe NKA. Nga aspekti i kontimit ndërrimet kontabël janë identike me klasën zero.

+ K-tot e klasës një (1) -


Saldo Zvogëlim
Rritje

Klasa dy (2)- në këtë klasë evidentohen obligimet. Saldoja e këtyre kontove gjithmonë është zero
ose më e vogël, negative. Kur rritet gjendja e këtyre obligimeve atë herë kontimi bëhet në anën
kreditore të kontove të klasës dy, ndërsa kur gjendja zvogëlohet, kontimi bëhet në anën debi.

+ K-tot e klasës dy (2) -


Zvogëlim Saldo
Rritje

Klasa tre (3)- Në këtë klasë është e rezervuar evidenca e stoqeve të materialeve, pjesëve rezervë
dhe inventarit të imët. Evidentimi në këtë klasë është identik si te klasa 0 dhe 1.

+ K-tot e klasës tre (3) -


Saldo Zvogëlim
Rritje

Klasa katër (4)- Klasa katër tregon shpenzimet. Kontot e klasës katër nuk janë zëra bilancor,
andaj edhe nuk mund t’i radhisim dhe t’i përfshijmë në aktivën ose pasivën e bilancit të gjendjes.
Shpenzimet kur rriten evidentohen në anën debitore, kurse në anën kreditore evidentohet mbyllja
e shpenzimeve.

+ K-tot e klasës katër (4) -


Rritje Mbyllja e kontove

9
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010
Klasa pesë (5) – është e lirë.Në këtë klasë përfshihen kontot që kanë për detyrë të plotësojnë një
numër të madh të nevojave interne të kontabilitetit financiar.

Klasa gjashtë (6)- Kontot e kësaj klase duhet të sigurojnë evidencën e prodhimit në vijim,
furnizimit të mallit tregtar, rezervat e produkteve të gatshme dhe mallit. Kontimi i tyre bëhet
njëlloj sikurse edhe ajo në klasën 0,1 dhe 3.

+ K-tot e klasës gjashtë(6) -


Saldo Zvogëlim
Rritje

Klasa shtatë (7) – Në këtë klasë evidentohen kontot e të hyrave dhe të dalave. Me ndihmën e
këtyre kontove përcaktohet rezultati financiar i ndërmarrjes për një periudhë të caktuar kohore.
Këto konto janë konto të bilancit të suksesit. Saldot e këtyre kontove në fillim të vitit janë zero
dhe deri në mbylljen e tyre kanë vetëm rritje. Gjatë lajmërimit të të dalave, kontimi bëhet në
anën debitore, ndërsa të të hyrave kontimi bëhet në anën kreditore.

+ K-tot e klasës shtatë(7) -


Saldo=0 Saldo=0
Të dalat Të hyrat
Rritje Rritje

Klasa tetë (8) – Në këtë klasë bëjnë pjesë kontot, funksioni i të cilave është që ta llogarisin
rezultatin e ndërmarrjes, ta shpërndajnë, respektivisht ta evidentojnë përvetësimin e saj. Këto
konto realisht nuk duhet të kenë saldo pasi ta kryejnë punën e tyre, andaj edhe nuk janë zëra
bilancor dhe njihen si konto për llogaritje dhe konto të mbylljes.

10
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010
Klasa nëntë (9) – Në këtë klasë janë kontot, të cilat prezantojnë kapitalin, respektivisht detyrimet
ndaj pronarëve të kapitalit. Këto konto kanë çdo herë saldo kredituese dhe pasqyrohen në
pasiven e bilancit. Gjatë kontimit në këtë klasë vlejnë rregullat si në klasën dy.

+ K-tot e klasës nëntë (9) -

Zvogëlim Saldo
Rritje

11
Punim Seminarik Plani Kontabël 2010

KONKLUZION
Pra, si përfundim pamë se gjuha e përbashkët e të gjithë kontabiliteteve në nivel botëror është
plani kontabël. Plan ky i cili në vete përbëhet prej 10 klasave duke filluar nga klasa 0 deri në
klasën 9. Duke hulumtuar më tej pamë se ekzistojnë dy parime prej të cilave edhe përpilohet
plani kontabël që ishin Parimi funksional dhe Parimi bilancor.
Vërejtëm se kontot nuk janë numra që shprehen thjeshtë si numra por janë numëra që paraqiten
si simbole që na ndihmojnë për evidencën gjithpërfshirëse kontabël. Analizuam pikë për pike
Klasat e kontove, se në cilën anë rriten në cilën zvogëlohen, si dhe ku gjindet saldoja e këtyre
kontove. Me zhvillimin e kontabilitetit zhvillohet edhe plani kontabël i llogarive ku duhet patur
parasysh se secili kontabilist por edhe ekonomist ka për obligim të dijë diçka rreth planit
kontabël se është ABC-ja e kontabilitetit pra gjuha e kontabiliteti që aplikohet kudo ne botë.

12

You might also like