You are on page 1of 13

FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA

ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

1 PËRMBAJTJA

1 PËRMBAJTJA...................................................................................................1

2 HYRJE.............................................................................................................1

3 KRIMI I ORGANIZUAR.....................................................................................2

4 DISA FORMA TJERA TË KRIMINALITETIT TË ORGANIZUAR..............................6

5 BALLKANI DHE KRIMINALITETI I ORGANIZUAR..............................................7

6 MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI....................................................................8

7 LIGJIN PËR NDALIMIN E KORRUPSIONIT.......................................................11

8 LITERATURA................................................................................................12

2 HYRJE

K
rimi i organizuar është krimi që realizohet
me më shumë se një person, me periudhë
të gjatë ose me periudhë të papërcaktuar,
i cili përdor infrastrukturën profesionale ose
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

infrastrukturën ligjore që i përngjan biznesit, ose


përdorimit të mjeteve të detyrimit apo të
kërcënimit, të influencës politike apo ekonomike.
Është përfitim i jashtëligjshëm sipas një plani të
qartë e të organizuar krimesh. Prandaj
organizatat e krimit të organizuar, për shkak se
kthehen në qendra të fuqishme ekonomike dhe
politike të jashtëligjshme, përbëjnë një kërcënim
dhe një problem shumë të madh në funksionimin e
shteteve demokratike. Ky problem që po
globalizohet, megjithë ekzistencën e ligjeve të
brendshme në shtetet demokratike ligjore dhe
pranimit nga këto shtete të kuadrit ligjor të
marrëveshjeve ndërkombëtare, përsëri vazhdon të
jetë në rritje.

3 KRIMI I ORGANIZUAR

KRIMINALITETI I ORGANIZUAR cilësohet me disa veçori si lidhshmëria e


përhershme me shumë persona në kryerjen e aktiviteteve kriminale, ekzistimi i një
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

strukture organizative me hierarki dhe pushtet të fuqishëm te udhëheqësit, dominimi i


rregullt i rendit, disiplinës, përgjegjësisë së anëtarëve solidariteti i imponuar, ruajtja e
fshehtësisë së veprimit dhe mos zbulimi i organizatës etj. Çdo mos respektim i këtyre
kërkesave ndëshkohet me dënime brutale-likuidimi fizik. Ata depërtojnë tek të gjitha
poret e pushtetit administrativ, ekzekutiv, policor e gjyqësor. Ndër organizatat kriminale
më të njohura botërore përmenden; mafia siciliane Comorra, Sacra korona unita, etj në
Itali, kurse në SHBA Cosa nostra, Japoni Jakuza, Kinë Triadat, Spanjë ETA, Irlandë
IRA.1

Krimi i organizuar, aq sa është kërcënim nga pikëpamja politike dhe ekonomike ndaj
demokracive të zhvilluara në vendet perëndimore, po aq ai përbën një problem serioz
edhe për vendet, të cilat punojnë të zhvillohen gjatë periudhës së tranzicionit demokratik.
Lidhjet reciproke ekonomike që janë vendosur midis vendeve të ndryshme dhe lëvizja e
lirë e njerëzve e kanë rritur edhe më tepër rrezikun e këtij kërcënimi.

Terrorizmi ndërkombëtar dhe trafiku i lëndëve narkotike përbëjnë dy kërcënime, të cilat


janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kërcënojnë seriozisht të gjithë njerëzimin dhe vlerat e
demokracisë. Të dyja janë bërë pjesë e njëra-tjetrës dhe kërcënimi që kanë krijuar në këto
zhvillime ka fituar një qartësi edhe më të madhe mbas përfundimit të “Luftës së Ftohtë”.
Trafikimi i lëndëve narkotike siguron financimet e nevojshme për blerjen e armatimit të
organizatave terroriste dhe radhitet midis elementëve që përdoren në operacionet e
pastrimit të parave të zeza.

Koha ka provuar se ashtu si terroristët kanë nevojë për para, ashtu edhe trafikantët kanë
nevojë për organizatat terroriste. Trafikimi I armatimit të narkomanëve me terrorizimin
ndërkombëtar tashmë është vërtetuar se është në marrëdhënie reciproke interesash.
Krimet e organizuara, të cilat njihen si “Kriminelët e Rinj”, përbëjnë zinxhirin e
“kriminelëve të mafias së madhe, trafikimit të lëndëve narkotike–terrorizimit”, në formën
e një shembulli që nuk është hasur më parë. Me përfundimin e “Luftës së Ftohtë “,
mosmarrëveshjet rajonale nuk përfunduan, në të kundërt të saj ato treguan rritje. Kjo
gjendje, duke influencuar drejtë për drejtë edhe ndaj problemit të narkotizimit
ndërkombëtar, rrit përmasat e influencës së kërcënimit dhe zgjeron hapësirat e tij.

Mbas “Luftës së Ftohtë”, midis parashikimeve të para në drejtim të marrëdhënieve të


krimit të organizuar dhe organizatave terroriste zuri vend vlerësimi se ai do të vazhdonte
të rriste përmasat e lidhjeve që ekzistonin midis organizatave të krimit të organizuar me
organizatat që mbrojnë nacionalizmin etnik, duke përdorur për këtë forcën politike.

1
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.143
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

Në vendet e pazhvilluara ose të botës së tretë do të shfaqeshin lëvizjet e pa kontrolluara


dhe qytetet do të rrethoheshin me ndërtime të tëra të pa ligjshme duke krijuar një anarhi
urbanistike, siç ndodhi me qytetet e mëdha . Njësitë e vogla politike do të krijonin forcat
e sigurimit të tyre, ndërsa pjesa tjetër do t’i kthenin të gjitha shpresat tek padronët e
mëdhenj. Militantët etnikë, forcat e armatosura gri-të zeza, terroristët që drejtonin
trafikun e lëndëve narkotike dhe si diktatorët që drejtonin forcat e armatosura do të
rrisnin kërcënimet potenciale. 2

Do të formoheshin primitiviteti i politikave në vendet e botës së tretë dhe ushtritë e këtyre


vendeve do të thërrmoheshin dhe shpërbëheshin. Në lidhjet e trafikantëve të lëndëve
narkotike ndërkombëtare dhe organizatave terroristejanë, përgatitur disa Sektor p.sh. i
Kontrollit të Narkotizimit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, lidhjen e
organizatave terroriste me trafikun e narkotikëve e shpjegon në këtë mënyrë: “Trafikimi i
narkotikëve dhe veprimtarive terroriste në botën me lidhjet që janë krijuar midis karteleve
të narkotikëve shikohet edhe më e madhe në rajonet me probleme ekonomike dhe të
mbërthyera me probleme etnike”.3

Në të njëjtën formë, në vendimin me temë “Terrorizmi dhe të Drejtat e Njeriut” që u mor


më datën 24 nëntor 1993 në Këshillin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tërheq
vëmendjen për “lidhjet që po fuqizohen midis trafikimit të lëndëve narkotike dhe
armatimit me grupet terroriste.

“Në nenin 9 të Komunikatës Përfundimtare të Konferencës së Ministrave Pan-Evropianë


të datës 4 shkurt 1994, lidhjet e organizatave të krimit të organizuar dhe organizatave
terroriste vlerësohej në këtë mënyrë: “Duke marrë në konsideratë rritjen dhe përhapjen
e vazhdueshme të trafikimit të lëndëve narkotike, rritja e pjesëmarrjes në këto
veprimtari të organizatave të organizuara që përdorin forcën dhe fuqinë ekonomike
përbëjnë një kërcënim seriozë për shoqërinë”. 4

Edhe në komunikatën politike që u pranua në përfundim të “Mbledhjes Speciale të


Kombeve të Bashkuara kundër narkotizimit ndërkombëtar” që u organizua në New York
në datat 8-10 qershor 1998, solli në rend të ditës lidhjet terrorizëm- narkotizim. Si
përfundim, është e nevojshme të nënvizohet se përpjekja dhe lufta kundër trafikimit të
lëndëve narkotike dhe terrorizmit ndërkombëtar nuk mund të realizohet me një sukses të

2
http://www.gazetastart.com/printversion.php?lajmid=1667
3
Shih -Sektori i Kontrollit të Narkotizimit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara
4
Shi -Në nenin 9 të Komunikatës Përfundimtare të Konferencës së Ministrave Pan-Evropianë të
datës 4 shkurt 1994
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

plotë dhe të vazhdueshëm me përpjekjet e vetme që mund të bëjnë vendet që ndodhen


përballë këtyre kërcënimeve. 5

Për të drejtuar një lufte efektive ndaj këtyre problemeve është e nevojshme ngritja e një
sistemi konsultimi dhe bashkëpunimi të gjerë midis vendeve demokratike. Për këto arsye
krimi i organizuar dhe terrorizmi përbëjnë një problem madhor me të cilin ndeshet bota e
sotme.

Krimi i organizuar në vendin tonë hodhi shtrat me kalimin në sistemin demokratik dhe u
perfeksionua me shpejtësi duke tronditur ndjeshëm stabilitetin politik, ekonomik dhe
sigurinë e vendit. Ai mbërriti kulmin me organizatat e krimit të organizuar financiar të
përfaqësuara nga bankat piramidale . Pasojat e këtyre organizatave të krimit të organizuar
vendosën në pikëpyetje ekzistencën e shtetit .

Por krimi i organizuar vazhdon të jetë prezent me paratë që i vidhen pasurisë kombëtare
nëpërmjet tenderëve të të gjitha niveleve që zhvillohen, ku pjesën më të madhe e marrin
ministrat përkatës dhe ekipi i tij i besuar, në shitjen e objekteve të ndryshme shtetërore,
në deformimin e zgjedhjeve elektorale dhe vjedhjen e votës së qytetarëve, në mbulimin e
të ardhurave financiare dhe kalimin pa doganë të eksporteve apo importeve të
rëndësishme, në trafikimin e lëndëve narkotike duke e përdorur Maqedoninë urë kalimi
për në perëndim, në kultivimin e lëndëve narkotike brenda vendit dhe eksportimin e tyre
nëpërmjet organizatave kriminale që funksionojnë për këtë qëllim, trafikimi i qenieve
njerëzore etj.

Të gjitha këto veprimtari kriminale nuk mund të kryhen nga një njeri dhe nuk mund të
bëhen pa për fitime financiare. Prandaj ato radhiten te krimi i organizuar. Për ta mbrojtur
dhe realizuar këtë krim të organizuar, vazhdimisht direkt ose indirekt pjesë e tij bëhet
politika dhe pushtetarët e veshur me imunitet. Prandaj duhet të veëojmë disa organizata
kriminale të cilat tradicionalisht janë të lidhura me krimin e organizuar .

Organizatat kriminale tradicionale në Itali - më e njohura është mafia siciliane


italiane. Fjala mafia rrjedh nga emërtimi i një organizate që është krijuar në Sicili në vitin
1282 e cila quhej morte alla francia italia mella. Comorra - organizatë kriminale e
koncentruar në qytetin e Napolit e cila përbëhet nga 126 organizata dhe në Kalabri është
e njohur Ndrangheta 6

Organizatat kriminale në SHBA - COSA NOSTRA - që në përkthim dmth


ÇËSHTJA E JONË, kjo organizatë funksion dhe është e organizuar në disa familja –
famigllia të cilët e kanë sindikatën e tyre të regjistruar si legale. Një ndër shefat më të
5
Mbledhjes Speciale të Kombeve të Bashkuara kundër narkotizimit ndërkombëtar” që u
organizua në New York në
datat 8-10 qershor 1998
6
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.143
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

njohur të mafies ka qenë Al Capone që ka vepruar në qytetin e Çikagos dhe dënimin e ka


mbajtur në burgun e njohur Alkatraz.7

Jakuza Japoneze - disponon me një sindikatë të fortë të kriminalitetit të organizuar. Vet


fjala Jakuza është e sajuar nga emrat e tre numrave JA-8, KU-9, ZA-3 të cilat janë numra
të lojës së bixhozit, pos në Japoni veprojnë në Koren Jugore, Filipine e Honkong.
Sindikatë quhet Sumiyoshi-rengo dhe tjetra sindikate Inagua-kai në Tokio. Organizimi i
saj është i ngjashëm me mafien në SHBA 8

Triada Kineze - e cila aktivitetin e saj e zhvillon në ish-koloninë Britanike në Honkong.


Si aktivitet kryesor është shitblerja e drogës, organizimi i bixhozit, prostitucioni,
shantazhet etj. Fjalë TRIADA e ka kuptimin e trekëndëshit kryesor QIELLI-TOKA-
NJERIU. Edhe kjo i ka dy sindikata. 9

Organizatat kriminale në Amerikën latine - janë Narko Kartelet kolumbiane si:


Medellin Cartel, Cali Cartel etj. që merren me organizimin e prodhimit, përpunimit
shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. Shefi i kësaj Kartelës Cali është Gilberto Rodriguez
Orejuela kurse ish shef i narko kartelit Medellin është Pablo Escobar. SHBA me një
aksion te përbashkët me shtetin kolumbian jepi një grusht të madhë organizatave
kriminale ku vritet edhe njeriu i parë i narko karteli Medellin Pablo Eskobar. 10

Mafia Ruse - merret me shitblerjen e armëve të llojllojshme nga Arsenali i armatimit të


Ish-BRSS, po ashtu merret edhe me tregtinë e lëndëve të para radioaktive për prodhimin
e armëve bërthamore etj. Ajo quhet GUS. 11

4 DISA FORMA TJERA TË KRIMINALITETIT TË ORGANIZUAR

REKETIZMI - merret me ndërrmarjen në mënyre të organizuar të kërcënimeve,


shantazheve ndaj personave përgjegjës dhe bartësve të detyrave nëpër firma, shitore,
dyqane, hotel, fabrika etj. Fillet e veta i ka në SHBA gjatë viteve 30. Ndërsa kjo është
bërë një dukuri e rregullt. W. Reckless thekson se organizatorët dhe shefat e këtyre
grupeve angazhojnë persona të veçante me karrierë kriminale p.sh: gangster, tipa agresiv,
etj për të shantazhuar. 12

7
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.145
8
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.146
9
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.147
10
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.148
11
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.148-149
12
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.149-150
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

LARJA E PARAVE - ka të bëj me veprimet të cilat ndërmerren në mënyrë që paratë e


fituara nga transaksionet dhe aktivitete kriminale të deponohen dhe të investohen në punë
dhe veprimtari legale e pastaj ato të përdoren si para të pastruara-lara. Procesi i larjes së
parave ndahet në 3 faza:

1. Faza I-rë përfshinë transferimin fizik të parave të cilat janë fituar si rezultat i
veprimtarisë kriminale.

2. Faza II-të përfshinë mbulimin duke u kyçur në transaksione financiare


komplekse për t’i humbur gjurmët dhe rrugët e fitimit të parave.

3. Faza III-të përfshinë përpjekjen dhe angazhimin që këto para “të pastruara” të
paraqiten si formë e pasurisë dhe kapitalit të tij të pastër-legjitim. 13

FALSIFIKIMI PARAVE - është dukuri kriminale bashkëkohore ku Kodi Penal e ka


parapare si vepër penale të veçantë. Kjo u sjell përfitime të mëdha dhe zakonisht
falsifikohen parat $, Euro, të cilat janë valuta të sigurta. Sipas të dhënave të Interpolit
gjatë viteve të fundit janë shënuar falsifikime të parave në 135 shtete ku më së shumti
është falsifikuar $ amerikan.

TREGTIA ME VEPRA TË ARTIT DHE KULTURËS NACIONALE - me qëllim


të vjedhjes dhe trafikimit ilegal të krijimtarive artistike të llojllojshme organizohen grupe
kriminale në nivel kombëtar ose ndërkombëtar të cilat bëhen në galeri, muzeume
ekspozita.14

5 BALLKANI DHE KRIMINALITETI I ORGANIZUAR

Këtë e kanë treguar edhe shumë krime të organizuara, të cilat janë zbuluar ose janë
aktualisht në hetim. Të gjithë mbrapa kanë një mburojë politike. Kur krimi i organizuar
rrezikohet nga goditja shtetërore, atëherë ai kalon deri në veprimtari terroriste, ashtu siç
ka ndodhur shpesh deri në asgjësimin e drejtuesve dhe efektivave të policisë apo
vendosjes së tritolit në shtëpitë ku ata banojnë. Lëndët narkotike që kalojnë nëpër
Maqedoni ose që tregtohen brenda vendit, realizohen vetëm nëpërmjet organizatave të
krimit të organizuar që përfshin disa shtete si Turqi, Bullgari, Shqipëri, Itali dhe më tutje.
Suksesi për shpartallimin e këtyre korridoreve të lëndëve narkotike apo të armatimit, siç

13
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.150
14
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002 fq.154
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

ishte ai me destinacion Mali i Zi-Shqipëri-Maqedoni ka qëndruar vetëm kur midis


shërbimeve sekrete dhe të policive është vendosur një bashkëpunim profesional. 15

Paratë e zeza të përfituara nga organizatat e krimit të organizuar kryesisht janë hedhur në
industrinë e ndërtimeve, nëpërmjet të cilave është realizuar larja e tyre. Të gjitha këto
veprimtari janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në prezencën e shtetit, i cili është edhe
përgjegjësi kryesor ligjor për shpartallimin e krimit apo organizatave të krimit të
organizuar. Deri tani shteti nuk e ka justifikuar në kuptimin e gjerë luftën ndaj krimit të
organizuar dhe organizatave të krimit të organizuar. Megjithatë, mundësitë për ta goditur,
çorientuar dhe asgjësuar pjesë-pjesë janë të plota.

Kryesorja është pastrimi i politikës nga politikanët e koruptuar dhe që kërkojnë të marrin
imunitetin politik vetëm për të fshehur dhe mbrojtur krimin ekonomik dhe financiar që
kanë bërë apo që kanë planëzuar për ta realizuar. Maqedonia është vend i vogël dhe nëse
ekziston predispozicioni dhe pastërtia politike e politikanëve, krimi i organizuar dhe
veprimtaritë terroriste do të uleshin në minimum. Por edhe vlerësimi i fundit, e radhiti në
vendet që nuk e ka luftuar në shkallën e duhur krimin e organizuar dhe prezenca e
korrupcionit e radhit Maqedonin me siguri shumë të cunguar. 16

6 MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI

Maqedonia është shtet me nivel të lartë të korupsionit. Ai është i pranishëm në të gjitha


poret e jetës dhe ka marrë përmasa shqetësuese. Nëse nuk ndërmeren masa adekuate
mund të rezikohet edhe e ardhmja e vendit. E vetmja shpresë për rimëkëmbjen
ekonomike të Maqedonisë janë investimet e jashtme, mirëpo investitorët perendimorë
nuk investojnë kapitalin e tyre në vende të koruptuara, si është Maqedonia.

Si qeveria, ashtu edhe opozita pajtohen se shoqëria maqedone është e korruptuar.


Mendimet dallohen rreth qasjes se si duhet luftuar kjo dukuri negative. Lufta kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar janë një ndër prioritetet e qeverisë së Maqedonisë.
Mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë derisa qeveria në vepër nuk demostron gatishmëri që
seriozisht të luftojë korupsionin. Nga hapat e deritashëm mund të konstatohet se qeveria
më shumë bënë propagandë mediale se sa vërtet lufton korrupsionin. Te ajo mungon
vullneti politik për të sjellur këtë të keqe në kuadër të normales. Lufta e shpallur kundër
15
Lajme, analiza, -www.gazetastart.com
16
Drejtoria e Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

korupsionit dhe krimit të organizuar më tepër i ngjanë një revanshi politik kundër
opozitës se sa një aksioni antikrim mirë i paramendur.17

Në vitin 1997, qeveria ishte e koruptuar dhe se në Maqedoni kishte krim të organizuar.
simbilokisht duheshte ta luftonte oktopodin që kishte mbërthyer shoqërinë.

Si rezultatet I gjith kësaj u burgos vetëm pronarja e kursimores piramidale TAT, që


përpiu mbi 200 milionë marka gjermane të qytetarëve.

Të dhënat për nivelin e korruspinit në Maqedoni të prezentuara nga një organizatë


joqeveritare janë më se shqetësuese. Transparent International thotë se mbi 82 për qind e
qytetarëve mendojnë se në Maqedoni nuk zbatohen ligjet ndërsa mbi 75 për qind e tyre
janë deklaruar se në vend nuk sundon shteti juridik.

Ekzistojnë indikacione të qarta se kurrupsioni dhe krimi i organizuar është produkt i vetë
qeverive që udhëhoqën vendin deri tani. Fillet e korupsionit dhe krimit të organizuar
datojnë nga viti 1993 e deri më vitin 1998. Është për t'u habitur se Maqedonia si shtet me
nivel të lart korrupsioni, ligjin antikorupsion e miratoi shumë vonë.

Transparent International thotë se ligji ka defekte dhe kërkon ndryshimin dhe plotësimin
e tij. Ligji kundër larjes së parave u miratua më 2001, kurse në fuqi hyri në mars të vitit
2002. 18

Transparent International gjithashtu vëren se teksti i ligjit është i keq dhe i paharmonizuar
me pjesën tjetër të rregullativës ligjore të vendit.

Transparent International thotë se në Maqedoni janë detektuar tre lloj korupsioni;

 I Lartë

 I Mesëm

 I Ulët
KORUPSIONI I LARTË manifestohet te bartësit e lartë të funksioneve publike, që
kanë të drejtë diskrecioni për të vendosur për projekte të mëdha të qeverisë. Ata mund të
ndikojnë gjatë marrjes së vendimit për të fituar marrëveshje gradnioze për furnizime
publike dhe për dhënien e koncesioneve qeveritare.

KORUPSIONI I MESËM locohet në eshallonin e dytë, të tretë dhe të katërt të


kierarakisë shtetërore. Ekziston një qark i gjërë i funksionarëve në të gjitha nivelet që

17
http://www.pasqyra.com/arkivi/2003/01022003/faqe/.httm
18
Organizata joqeveritare Transparent International –rapot vjetor-2003
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

vendosin me diskrecion. Japin leje për import, marrëveshje, furnizime publike,


koncesione, dokumenta të doganës, etj.

KORRUPSIONI I ULËT paraqitet te shtresat e ulta të administratës, siç janë nëpunësit


publik, policët, nëpunësit nëpër sportele. Ky tip korupsioni ka karakter social dhe është
pasojë e erozionit shoqërorë dhe degradimit moral. 19

Sipas Transparent International njëri ndër faktorët që ka ndihmuar paraqitjen e


korupsionit është transformimi i sistemit politik prej atij socialist në shumpartak. Gjatë
këtij procesi janë krijuar zbrazëti juridike, që klasa politike i ka përdorur për t'u pasuruar
brenda natës.

Faktor tjetër është privatizimi jotransparent. Në Maqedoni s'kishte privatizim por vjedhje
klasike të pronës shtetërore. Ligji ishte i tillë që hapte shtigje për manipulime.
Transparent International thotë se lufta në trojet e ish-jugosllave dhe embargot e
ndryshme ishin gjithashtu gjenerator të korrupsionit. Është sekret publik se krerët e shtetit
maqedon gjatë luftës në Bosnjë e Kroaci qëllimisht thyenin embargon për naftë dhe
armatim të vënë kundër Serbisë nga ana e OKB-së.

Aty ku s'ka vullnet politik për të luftuar korupsionin dhe krimin , mungon edhe kuadri
institucional.

Pushteti në Maqedoni vetëm formalisht është i ndarë në tre shkallë, në pushtetin:

ekzekutiv, ligjëvënës dhe gjyqësorë. Në praktikë qeveria dominon mbi Parlamentin dhe
gjyqësinë. Në këto rrethana qeveria kontrollon gjyqet dhe policisnë si organe që janë të
ngarkuara ta luftojnë krimin dhe korupsionin. Deri tani asnjë proces gjyqësor nuk është
çuar deri në fund kundër ndonjë funksionari qeveritar. 20

Për luftë të suksesshme kundër korupsionit Transparent International propozon disa


masa. Ligjet e vendit të harmonizohen me standardet ndërkombëtare, ndërsa ligji për
antikorupsion të ndryshohet dhe plotësohet. Kjo organizatë joqeveritare sugjeron
miratimin e një ligji që pengon konfliktin e interesit dhe sjelljen e ligjit për finansimin e
partive politike. Në aspektin institucional pavarësimin finansiar të gjyqësisë dhe
depolitizim të administratës publike. Të ndërtohen kritete për pranimin dhe gradimin e
nëpunsve sipas aftësive profesionale e jo sipas përkatësisë politike.21

19
“ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2005 – fq 200-201
20
“ E drejta kushtetuese” –Kurtesh Salihu
21
Organizata joqeveritare Transparent International –rapot vjetor-2003
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

7 LIGJIN PËR NDALIMIN E KORRUPSIONIT

Në Ligjin për ndalimin e ekzistojnë dispozita që mund të interpretohen në drejtim të


vendosjes së parimit për mbrojtje të personave që zbulojnë informacione për punë të
keqe. Edhe pse në Ligj ky parim nuk është shprehur qartasi në formën e vet të pastër,
megjithatë, është i pamohueshëm vullneti i ligjdhënsit që t'i mbroj personat që do të
zbulojnë informacione në lidhje me keqpërdorimet ose aktivitetet korruptive. Kështu, në
nenin 20 paragrafi 1 të Ligjit është konfirmuar se nuk mund të ndërmer- retpërndjekje
penale ose të thirret në çfardo përgjegjësie tjetër personi që ka zbuluar të dhëna që
tregojnë ekzistimin e korrupcionit. Sëkëndejmi, është e dukshme se, edhepse këto ligje në
një apo mënyrë tjetër e trajtojnë qasjen e lirë deri te informacione, gjithsesi, vetëm
LQLKP e bën këtë në mënyrë të plotë, dhe prandaj pikërisht ky Ligj është rregullativa
themelore sipas rregullave të të cilave caktohet qasja.22

Derisa rregullat antikorruptive nuk janë inkorporuar në ligje dhe derisa funksionarë të
shumtë të pushtetit aktual relativizojnë ngatrrimin e tyre në punë të dyshimta sipër të
cilave pezullon fryma e korrupsionit, është e ditur se askush nuk habitet që, përpos
premtimeve të shumta, vjedhjet nga privatizimet e kohës së tranzicionit nuk fituan
epilogun e merituar në gjyqe, madje edhe në ato raste kur policia dhe organet hetuese
patën kryer pjesën e punës së tyre. Diç e ngjashme ndodh edhe me krimin e organizuar,
edhe pse për shkak të nevojës për llogaritje efikase me të janë sjellë edhe ligje adekuate,
sikurse edhe është formuar edhe Zyrë e veçantë, e cila do të duhej të kordinonte dhe
bashkonte punën e policisë dhe të organeve hetuese dhe gjyqësore. Por, përpos faktit se
policia gjatë tre vjetëve të kaluara kishte shkruar dhe dorëzuar deklarata për krim të
organizuar, përveç disa grupeve të vogla të cilët ishin zënë në vepër, ende asnjëra nga
aferat e njohura të organizatave mafioze nuk ka dalë para gjyqeve, madje as ata të cilët
nuk kanë nguruar të likuidojnë ata të cilët ua "turbullonin" punët. Në të njëjtën kohë dhe
në vazhdim kontinuitiv vazhdon kontrabanda me drogë, njerëz, automobila, cigare…
Burgosjet e kohëpaskohëshme dhe procesuimi i disa grupeve të organizuara të krimit më
shumë janë një dëshmi se krimi i organizuar ka lëshuar rrënjë të thella, se sa që
dëshmojnë për ballafaqimin dhe llogaritjen efikase me ta, sepse, përpos disa rasteve gjatë
të cilave janë burgosur edhe persona nga hierarkia e policisë ushtarake dhe policore,
bëhet fjalë kryesisht për grupe aktorësh apo vepruesish të drejtpërdrejtë, të cilët pa
dyshim janë vetëm një pjesë e zinxhirëve të krimit organizatorët dhe kreatorët e të cilit
sot e gjithë ditën janë të fshehur mirë në strukturat shtetrore dhe parashtetrore.23

22
nenin 20 paragrafi 1 "Gazeta zyrtare e RM-së" numër 83/04
23
http://www.aimpress.ch/dyn/dos/archive/data/2003/30617-dosa-01-02.htm
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

8 LITERATURA

1. http://www.aimpress.ch/dyn/dos/archive/data/2003/30617-dosa-01-02.htm
2. Organizata joqeveritare Transparent International –rapot vjetor-2003
3. “ E drejta kushtetuese” –Kurtesh Salihu
4. "Gazeta zyrtare e RM-së" Nenin 20 paragrafi 1 / numër 83/04
5. “ Kriminologjia “- Ragip Halili botimi 2002
6. http://www.pasqyra.com/arkivi/2003/01022003/faqe/.httm
7. Lajme, analiza, -www.gazetastart.com
8. Kodi Penal I RM-së
9. Drejtoria e Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare
10. Mbledhjes Speciale të Kombeve të Bashkuara kundër narkotizimit
ndërkombëtar që u organizua në New York në datat 8-10 qershor 1998
11. http://www.gazetastart.com/printversion.php?lajmid=1667
12. Sektori i Kontrollit të Narkotizimit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara
13. Në nenin 9 të Komunikatës Përfundimtare të Konferencës së Ministrave Pan-
Evropianë të datës 4 shkurt 1994
14. Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 38/04).
1
3
FATMIR AVDIU – METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMIT TË METODIKA
ORGANIZUAR DHE E KORRUPSIONIT KRIMINALISTIKE

15. Iso Rusi është ushtrues i detyrës së drejtorit për degën e Komisionit të
Helsinkit për Drejta të Njeriut në Maqedoni

1
3

You might also like