You are on page 1of 25

Sistemi e-Filing

Udhezuesi i Perdoruesit per Modulin e Listepagesave

Tatimpaguesi

Versioni 5.0

Permbajtja
HYRJE ............................................................................................................................................. 3 SI TE HYNI (LOGIN)............................................................................................................................... 3 PER TATIMPAGUESIT ................................................................................................................... 4 DIREKTORIA TAKSAT E MIA ................................................................................................................. 4 Si te plotesoni Listepagesen E-SIG 025 .......................................................................................... 6 Si te plotesoni Pasqyren E-SIG 027 .............................................................................................. 18 Si te plotesoni deklaraten per SIG (Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore) ............................... 24 Si te plotesoni deklaraten per TAP (Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi) ................................ 25

Hyrje
Moduli i Listepagesave ne sistemin e-Filing ju lejon te plotesoni nga kompjuteri juaj listepagesat me ane te formularit E-SIG 025 si edhe te shtoni ose largoni punonjesit me ane te formularit E-SIG 027. Per te mundesuar hyrjen tuaj ne sistem eshte e nevojshme pajisja me kredencialet perkatese, username dhe password, prane zyrave te sherbimit ndaj tatimpaguesve, ku duhet te dorezoni dokumentacionin perkates dhe te merrni instruksionet e para te perdorimit.

Si te hyni (Login)
Pasi keni siguruar me sukses kredencialet, ju mund te hyni ne sistem dhe te filloni nga puna. Per te hyre ne sistem veproni si me poshte: 1. Hapni faqen kryesore te sistemit e-Filing (www.tatime.gov.al) dhe klikoni butonin Sign In. Shfaqet faqja Log In (shikoni Figuren 1). 2. Shkruani NIPT-in tuaj ne kutine NIPT. 3. Shkruani fjalekalimin ne kutine Password. 4. Klikoni butonin Log In.

Figura 1 - Faqja hyrese

Per Tatimpaguesit
Direktoria Tatimet e Mia
Faqja Tatimet e Mia eshte vendi juaj i punes ne portalin e-Filing, te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (DPT). Ketu mund te realizoni te gjitha deklarimet e tatimeve ne menyre elektronike duke zgjedhur nyjen perkatese.

Vendi i punes perfshin direktorite e meposhtme, me nendirektorite perkatese: Deklarimi i TVSH-se, ku ju mund te deklaroni Tvsh-ne dhe Librat Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, ku ju mund te deklaroni Listepagesen, marrjen dhe largimin nga puna te punemarresve si edhe deklaratat per SIG dhe TAP Deklarimi Vjetor i Tatim Fitimit Tatim Vjetor Biznes i Vogel Libri i llogaritjeve tatimore Sherbimi ndaj Taksapaguesit; ne kete nyje ju mund te postoni pyetje qe do te shkojne elektronikisht ne zyrat e sherbimit ndaj tatimpaguesve dhe mund te lexoni pergjigjet qe do te vijne prej andej Profili im; ne kete nyje ju mund te shikoni detajet e llogarise suaj ne sistemin e-Filing per tu siguruar qe te dhenat i keni te sakta dhe te rinovuara Logini im (NIPT), shfaq NIPT-in tuaj Ndrysho Fjalekalimin; ketu mund te ndryshoni fjalkalimin per te hyre ne sistemin e-Flining. Eshte e keshillueshme qe fjalekalimin ta keni kompleks, me shkronja (kapitale dhe jo-kapitale) dhe numra si edhe ta ndryshoni periodikisht per arsye sigurie.

Vendi i punes eshte i ndare ne dy panele. Ana e majte shfaq nyjet dhe sherben per navigim. Per te hapur nje direktori/nendirektori, klikoni titullin korrespondues prane ikones. Ana e djathte shfaq permbajtjen e direktorise/nendirektorise qe ju keni zgjedhur ne te majte. Titulli i nendirektorise se zgjedhur ndricohet. Zgjerimi dhe mbyllja e nje direktorie realizohet duke klikuar mbi shenjat plus (+) dhe minus (-).

Figura2 Taksat e mia


Nendirektoria e perzgjedhur (e ndricuar)

Si te plotesoni Listepagesen E-SIG 025


a. Hyni ne sistem (Login). b. Shkoni ne vendin e punes duke klikuar mbi Tatimet e Mia ne panelin e majte, poshte Sherbimeve elektronike. Shfaqet faqja Taksat e mia (shikoniFigura2). c. Ne te majte, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur nendirektorite perkatese. d. Per plotesimin e Listepageses klikoni mbi Listepagesat dhe fokusohuni ne panelin e djathte. e. Per te shtuar nje Listepagese te re, ne toolbar te panelit te djathte, klikoni butonin Listepagese e re. Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per te plotesuar listepagesen e re. f. Plotesoni formularin me te gjithe informacionin e duhur.

Shenim:ne nderfaqet e punes, fushat, etiketat e te cilave jane te kuqe, duhen plotesuar patjeter. Plotesimi do te ndjeke nje rrjedhe, ku faqet do te dalin njera pas tjetres. Kalimi ne hapin pasardhes behet duke klikuar mbi butonin Tjeter, ne fund te seciles faqe. Klikimi mbi butonin Perditesim, regjistron informacionin e plotesuar deri ne ate cast. Duke klikuar mbi Mbyll, nderpritet procesi.

1. Ne faqen e pare te formularit jane fushat (Figura 3): DRT Del automatikisht Drejtoria Rajonale Tatimore ku eshte rregjistruar subjekti. NIPT Del automatikisht NIPT-i juaj. Rrethi Zgjidhni Rrethin, per te cilin po plotesoni Listepagesen. (Nje Tatimpagues mund te kete aktivitet ne me shume se nje Rreth, keshtu qe do ti duhet te deklaroje disa Listepagesa). Muaji Zgjidhni muajin per te cilin po beni deklarimin. Viti Zgjidhni vitin per te cilin do te behet deklarimi. Zgjedhja e muajit dhe vitit percakton periudhen tatimore per te cilen po deklarohet Listepagesa. Si periudhe tatimore e pare do te konsiderohet Janar 2012.

Figura 3 Zgjedhja e periudhes tatimore te Listepageses

2. Ne hapin pasardhes sistemi i shfaq tatimpaguesit te dhenat qe ka te regjistruara per te, si edhe i jep mundesine te regjistroje fushen Veprimtaria e Deges / Njesise, ne rast se ka nje dege (Figura 4).

Figura 4 Konfirmimi i te dhenave te Tatimpaguesit

3. Ne hapin pasardhes do te jeni ne nderfaqen e punemarresve. Ne rast te deklarimit per here te pare, kjo nderfaqe eshte bosh, ne te kundert do te kete listen e

punemarresve te periudhes se meparshme tatimore plus shtesat, minus largesat (Figura 5).

Figura 5 Nderfaqja e punemarresve

Per te shtuar punonjesit, klikoni mbi butonin Shto Punonjes. Do te hapet dritarja si me poshte (Figura 6). Figura 6 Kapja e Numrit Personal

Kjo nderfaqe do te perdoret ne rastin e plotesimit te formularit E-SIG 025, kur plotesohet per here te pare si edhe ne rastin e shtimit te punemarresve me ane te formularit E-SIG 027. Sistemi ju lejon te zgjidhni fillimisht shtetesine e punemarresit. Ne rastin e punemarresve te huaj, sistemi do tju krijoje mundesine e kapjes se disa te dhenave per punemarresin ne menyre manuale, sic paraqitet ne Figuren 7.

Figura 7 Gjeneralitetet e punemarresit te huaj

Ne te dy rastet, pra si per punemarresin shqiptar ashtu edhe per ate te huaj, Numri Personal tek Figura 6 duhet te plotesohet dhe me tej klikoni butonin Tjeter.

Ne rastin e punemarresve shqiptare, sistemi do te lidhet automatikisht me Regjistrin Kombetar te Shtetasve dhe do te terheqe prej andej gjeneralitetet e punemarresit ne fjale (Figura 8). Kjo nderfaqe sherben edhe si verifikim per identitetin e punemarresit. Pas kesaj klikoni mbi butonin Tjeter.

Figura 8 Gjeneralitetet e punemarresit (shqiptar)

Shenim: Nese nuk e keni Numrin Personal te punemarresit ose nga Regjistri Kombetar i Shtetasve merrni mesazhin qe numri i dhene nuk gjendet, atehere sistemi nuk do tju lejoje te vazhdoni me tej me kete punemarres. Eshte e domosdoshme qe punemarresi te kete nje Numer Personal te verifikueshem nga Regjistri.

Figura 9 Nderfaqja per te dhenat e punemarresit

Ne Figuren 9 paraqitet nderfaqja per plotesimin e te dhenave te punemarresit, sipas seksioneve dhe fushave perkatese, ku perfshihen:

8) Numri Personal Vjen automatikisht nga hapat e meparshem 9) Emri e Mbiemri Vjen automatikisht nga hapat e meparshem

10) Detyra, funksioni, Profesioni apo Puna Sistemi ju ofron zgjedhjen e profesionit te punemarresit nepermjet nje hierarkie me 5 nivele. Profesioni do te zgjidhet bazuar tek Regjitri Kombetar i Profesioneve, sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave (VKM) Nr. 627 date 11.06.2009. 11) Numri i kategorise se te punesuarit per kontributet Zgjidhni nje nga 10 kategorite, te ciles i perket punemarresi 12) Dite kalendarike pa punuar gjate muajit Me data-entry vendosni numrin e diteve gjate te cilave punemarresi nuk ka punuar. Nese ky numer eshte zero, tehere vendosni zero dhe mos e lini fushen bosh. Nese e lini fushen bosh sistemi do tju gjeneroje nje mesazh gabimi, kur te kaloni ne hapin pasardhes duke klikuar mbi butonin Tjeter. 13) Dite kalendarike te punuara te subjekti gjate muajit Me data-entry vendosni numrin e diteve gjate te cilave punemarresi ka punuar.

Paga bruto ne leke 14) Gjithsej Me data-entry vendosni pagen bruto. 15) Mbi te cilen llogariten kontributet Me data-entry vendosni pagen mbi te cilen llogariten kontributet.

Kontribute per sigurimet shoqerore ne leke 16) Punedhenesi Me data-entry vendosni kontributin e Punedhenesit. 17) Punemarresi Me data-entry vendosni kontrubutin e Punemarresit. 18) Kontribut shtese (sigurime shoqerore suplementare) Me data-entry vendosni shumen e derdhur si kontribut shtese, nese ka. 19) Gjithsej (16+17+18) E llogarit sistemi automatikisht.

20) Kontribute per sigurimet shendetesore gjithsej ne leke Me data-entry vendosni kontributin per sigurimet shendetesore. 21) Kontribute gjithsej (19+20) E llogarit sistemi automatikisht. 22) Paga bruto mbi te cilen llogaritet Tatimi mbi te ardhurat nga punesimi Me data-entry vendosni pagen bruto per llogari te TAP-it. Nese paga bruto eshte deri ne 30,000 leke, shifra e vendosur ne kete rubrike duhet te jete e barabarte me pagen bruto minus 10,000 leke. Perndryshe, nese paga bruto eshte me e madhe se 30,000 leke, shifra e kesaj rubrike duhet te jete e barabarte me pagen bruto te deklaruar.

23) Tatimi mbi te ardhurat nga punesimi ne leke Me data-entry vendosni TAP.

24) Shenime Shtoni shenime per punemarresin nese ka, ne te kundert mund te lini bosh. Mund te perdoret ne rastet e sqarimeve qe jepen per punemarresit, fjala vjen kur jane te dypunesuar.

Klikoni mbi butonin Tjeter per te perfunduar me punemarresin ne fjale dhe veproni ne te njejten menyre per te perfunduar me te gjithe punemarresit.

Klikoni mbi butonin Tjeter te nderfaqes se punemarresve (Figura 5).

Shenim: Ne fushat 14, 15, 16, 17, 18, 20, 22 dhe 23 sistemi nuk lejon vlera me presje dhjetore.

4. Workflow do te vazhdoje me hapin e radhes, ku do tju paraqese totalet e listepageses per te gjithe punemarresit (Figura 10). Pasi te jeni bindur se totalet jane ne rregull klikoni mbi butonin Tjeter.

Figura 10 Permbledhja e Listepageses

5. Ne hapin pasardhes, listepagesa mund te ruhet per rishikim, duke klikuar mbi Ruaj per Rishikim ose mund te konfirmohet perfundimisht duke klikuar mbi PerfunduarDergo (Figura 11).

Figura 11 Konfirmimi i Listepageses

Nese klikoni mbi Perfunduar-Dergo, shfaqet faqja si me poshte (Figura 12), ku mund te eksportoni ne PDF Listepagesen dhe ta printoni nese deshironi te keni nje kopje ne leter ose mund ta ruani ne kompjuter.

Figura 12 Printimi i Listepageses

Listepagesa e eksportuar ne PDF duket si ne Figuren 13.

Figura 13Listepagesa ne format .PDF

Pas klikimit mbi butonin Tjeter (tek Figura 12), workflow perfundon dhe listepagesa zhvendoset tek nendirektoria Te konfirmuara. Nese klikoni tek Ruaj per Rishikim, listepagesa do te ngelet tek nendirektoria Listepagesat.

6. Nyja Te konfirmuara do te permbaje te gjitha listepagesat e konfirmuara te Tatimpaguesit (Figura 14). Tatimpaguesi pas deklarimit dhe konfirmimit te listepageses vazhdon punen me dy deklaratat SIG dhe TAP, permbajtja e te cilave plotesohet automatikisht me te dhenat qe vijne direkt nga listepagesa e konfirmuar e se njejtes periudhe tatimore. Me tej tatimpaguesi gjeneron urdherat e pageses per SIG dhe TAP dhe realizon pagesen ne banke. Jane inspektoret e perpunimit neper DRT ata qe vleresojne pagesat e mbrritura ne sistemin e-Filing dhe bejne perputhjen me Listepagesat. Nese ata e gjejne nje listepagese te deklaruar te perputhur me pagesat e mbrritura, atehere e markojne ate si te perputhur duke i hapur rrugen per transferrim tek te tretet: ISSH dhe ISKSH. Kur nje listepagese markohet si e perputhur nga inspektori, fusha Konfirmuar nga Inspektori?merr vleren Po. Per sa kohe inspektoret jane ne pritje te mberritjes se pagesave ose pagesat e kryera nuk e shlyejne plotesisht nje listepagese, atehere fusha e mesiperme do te kete vleren Jo. Inspektoret mund ta kthejne per korrigjim nje listepagese te konfirmuar nga tatimpaguesi per shume arsye dhe nese e bejne dicka te tille, atehere sistemi do te krijoje nje version te ri te listepageses se markuar per korrigjim dhe do tja shfaqe kete tatimpaguesit tek nyja Listepagesat. Pasi tatimpaguesi ta korrigjoje dhe konfirmoje serish, atehere tek nyja Te konfirmuara do te jene dy listepagesa te periudhes tatimore ne fjale, por qe dallojne nga versioni (numri te fusha Versioni). Sistemi u lejon inspektoreve te markojne si te perputhur per nje periudhe tatimore listepagesen me versionin me te larte.

Figura 14Listepagesat e konfirmuara

Si te plotesoni Pasqyren E-SIG 027


1. Per te shtuar ose hequr punemarresit klikoni mbi nyjen Ndryshimi i punonjesve.

2. Klikoni mbi butonin Shto E-SIG 027,i cili ndodhet mbi panelin e djathte. Shenim: E-SIG 027 eshte nje pasqyre e cila merr nje numer rendor. Sistemi do te numeroje te gjitha pasqyrat E-SIG 027 te deklaruara prej nje tatimpaguesi. Ky numer rendor eshte rrites dhe nis qe nga casti qe tatimpaguesi deklaron pasqyren e pare. Tatimpaguesi mund te deklaroje disa pasqyra E-SIG 027 brenda te njejtes periudhe tatimore. 3. Pas klikimit mbi butonin Shto E-SIG 027, shfaqet nderfaqa per zgjedhjen e periudhes tatimore si ne Figuren 15, te cilen plotesojeni me te dhenat perkatese: a. Rrethi per te cilin po deklarohet kjo pasqyre (ka tatimpagues qe kryejne aktivitet ne disa rrethe dhe ky eshte vendi per te zgjedhur rrethin perkates) b. c. Muaji dhe Viti Muaji dhe Viti percaktojne periudhen tatimore

Figura 15Zgjedhja e periudhes tatimore te pasqyres E-SIG 027

Klikoni mbi butonin Tjeter per te vazhduar ne hapin pasardhes (Figura 16).

Figura 16E-SIG 027,Shtimi dhe Largimi i punemarresve

4. Klikoni mbi butonin Shtoni nje punemarres per te shtuar nje punonjes. Plotesoni te dhenat per punemarresin duke nisur me numrin personal, njesoj si ne piken 3 (Figurat 5 dhe 6) te plotesimit te Listepageses E-SIG 025.Vendosni kategorine e te punesuarit per kontributet si edhe daten e fillimit te punes. Beni kujdes me plotesimin e Profesionit.

Figura 17Shtimi i punonjesit te ri

Perfundojeni shtimin duke klikuar tek butoni Tjeter. 5. Klikoni mbi butonin Largoni nje punonjes per te larguar nje punonjes. Sistemi do tju lejoje te zgjidhni per largim nje nga punemarresit ekzistues ne subjektin tuaj duke klikuar mbi butonin e lupes ne te djathte te fushes Punemarresi (Figura 18). Automatikisht shfaqet lista me punonjesit ekzistues (Figura 19). Beni kujdes te vendosni daten e largimit te punonjesit nga puna.

Figura 18Largimi i punonjesit

Figura 19Lista e punonjesve ekzistues

Klikoni mbi butonin Tjeter te Figures 18 per te perfunduar me largimin e nje punemarresi. Me poshte paraqitet nje pasqyre E-SIG 027 e plotesuar.

Figura 20Pasqyra E-SIG 027 e plotesuar

Klikoni mbi butonin Tjeter per te kaluar ne hapin e radhes.

6. Pasqyra mund te ruhet per rishikim, duke klikuar mbi Ruaj per Rishikim ose mund te konfirmohet perfundimisht duke klikuar mbi PerfunduarDergo(Figura 21).

Figura 21 Konfimimi i Pasqyres

Nese klikoni mbi Perfunduar-Dergo, shfaqet faqja si me poshte (Figura 22), ku mund te eksportoni ne PDF Pasqyren dhe ta printoni nese deshironi te keni nje kopje ne leter ose ta ruani ne kopmjuter.

Figura 22 Printimi i Pasqyres

Pasqyra e eksportuar ne PDF duket si ne Figuren 23.

Figura 23Pasqyra ne format .PDF

Pas klikimit mbi butonin Tjeter (tek Figura 22), workflow perfundon dhe pasqyra zhvendoset tek nendirektoria Te konfirmuara.

Nese klikoni tek Ruaj per Rishikim, pasqyra do te ngelet tek nendirektoria Ndryshimi i punonjesve.

Si te plotesoni deklaraten per SIG (Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore)


Pasi eshte konfirmuar (Perfunduar-Dergo) listepagesa/listepagesat si me lart, fushat per deklarimin e SIG plotesohen automatikisht, pasi behet deklarimi i tij per periudhen tatimore respektive. Gjithsesi, ju keni te drejte ti ndryshoni manualisht keto fusha, pavaresisht vlerave automatike qe ato kane marre, bazuar ne te dhenat e listepageses. Per te bere ndryshime ne keto fusha, mjafton te klikoni mbi to dhe te shkruani vlerat e reja. a. Ne panelin majtas, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur nendirektorite perkatese. b. Per plotesimin e deklarimit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, klikoni mbi Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore. c. Per te shtuar nje deklarim te ri te SIG, netoolbar te panelit te djathte, klikoni mbi butonin Deklarim i ri (Figura 24).Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per deklaraten e re. d. Kontrolloni ose rishikonite dhenat e deklarates se plotesuar automatikisht.
1

e. Figura 24 Nyja e Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore

e. Konfirmimi ose ruajtja per rishikim e deklarates behen njesoj sic e keni realizuar deri me sot.

Gjithmone behet fjale per listepagese te konfirmuar per ate periudhe tatimore dhe jo per listepagese qe eshte ende ne procesim (Ruaj per Rishikim)

Si te plotesoni deklaraten per TAP (Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi)


Pasi eshte konfirmuar (Perfunduar-Dergo) listepagesa/listepagesat si me lart, fushat per deklarimin e TAP plotesohen automatikisht, pasi behet deklarimi i tij per periudhen tatimore respektive. Gjithsesi, ju keni te drejte ti ndryshoni manualisht keto fusha, pavaresisht vlerave automatike qe ato kane marre, bazuar ne te dhenat e listepageses. Per te bere ndryshime ne keto fusha, mjafton te klikoni mbi to dhe te shkruani vlerat e reja. a. Ne panelin majtas, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur nendirektorite perkatese. b. Per plotesimin e deklarimit te Tatimit mbi te Ardhurat nga Punesimi, klikoni mbi Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi. c. Per te shtuar nje deklarim te ri te TAP, netoolbar te panelit te djathte, klikoni mbi butonin Deklarim i ri (Figura 29).Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per deklaraten e re. d. Kontrolloni ose rishikonite dhenat e deklarates se plotesuar automatikisht. Figura 29 Nyja Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi
2

e. Konfirmimi ose ruajtja per rishikim e deklarates behen njesoj sic e keni realizuar deri me sot.

Gjithmone behet fjale per listepagese te konfirmuar per ate periudhe tatimore dhe jo per listepagese qe eshte ende ne procesim (Ruaj per Rishikim)

You might also like