You are on page 1of 4

-1-

Inxh. Haki Kola


PYJET DHE DILEMAT POLITIKE

Ajo per te cilen publiku shqiptar po behet cdo dite e me koshient, eshte se pyjet po pakesohen dhe natyra jone e bukur po varferohet, po shtohet erozioni dhe permbytjet. Ndersa flitet per masa qe duhet te marre shteti per forcimin e kontrollit dhe rritjen e efektivitetit te sherbimit pyjor e te hallkave te tjera te shtetit, nje ndikim te rendesishem ne kete drejtim kane edhe politikat qe adoptohen per te lidhur me ngushte popullatat qe banojne ne fshat me pyjet. Ne te kaluaren, qeverite ne mbare boten i trajtonin pyjet si depo me sasi te caktuara druri, qe mund te shtohet, mirembahet ose konvertohet per te permiresuar mireqenien kombetare. Aktualisht shoqeria njerezore po behet koshiente qe perfitimet dhe sherbimet qe siguron pylli shkojne shume me larg se lenda drusore. Ky pergjithesim per ate cfare jane pyjet, dhe cfar ata kontribuojne per te plotesuar strategjite dhe politikat kombetare, sherben per ti integruar pyjet ne perpjekjet per zhvillimin rural e per te ballancuar nevojat ekonomike me ato ambientale ne mes interesave familjare, lokale dhe kombetare. Sidoqofte, veshtiresite e krijuara nga tranzicioni i gjate, dhe kerkimi i rrugedaljeve me politika qe shpesh nuk jane te pajtueshme me njera tjetren: liberalizimi i tregut, zbutja e varferise, reduktimi i deficiteve, decentralizimi, tregtia e lire, sigurimi i ushqimit, marredheniet globale, privatizimi dhe qendrueshmeria. Ne kete kontekst, interesat politike lokale, nacionale dhe globale ne pyje ndryshojne ne kufinj te gjere, dhe ne te gjithe keto nivele, politikat sigurojne oportunitete dhe inisiativa qe stimulojne rritjen ose uljen e dobive dhe sherbimeve qe siguron pylli. Keto cojne ne rezultate disa here konfliktuese dhe ne sfida qe kane te bejne me sektorin pyjor dhe zhvillimin kombetar. Evolimi i koncepteve dhe ndryshimi i prioriteteve jane gjithashtu vendosje e hallkave shtese ne kapacitetin kombetar te menaxhimit te ekonomive pyjore. Per shembull, qendrueshmeria ne pylltari ka evoluar nga fokusimi i sigurimit te prodhimtarise se lendes drusore ne nje koncept shume me te gjere te menaxhimit te proceseve ekologjike, te sherbimeve mjedisore dhe te dobive ekonomike dhe sociale. Si koncepti i zhvillimit te qendrueshem, futja e kesaj amplitude te gjere vlerash ne menaxhimin e pylltarise se qendrueshme eshte nje thirrje, realizimi praktik i se ciles ka veshtiresi. Perafrimi i qendrueshmerise mvaret nga adoptimet perspektive. Ne adresimin e spektrit te gjere te prioriteteve ne mes te perspektivave lokale dhe globale, dhe te grupeve respektive te interesuara, qe mund te kene objektiva konkuruese, perplasjet jane te paevitueshme. Probleme me rendesi kritike te barazise dhe shkalles morale ngrihen kur interesat dhe mireqenia e komuniteteve lokale, me opcione dhe kapacitet te kufizuar per te gjetur alternativa per ekzistencen e tyre, ndryshojne nga prioritet kombetare. Konsultimi dhe kompensimi i atyre qe jane te varfer, sipas prioriteteve te seleksionuara jane esenciale; publiku duhet te pershihet ne caktimin e prioriteteve. Per te gjitha keto arsye shoqeria jone eshte ne sfiden e ekuilibrimit te nevojave te popullatave me interesat kombetare aktuale dhe ato te perspektives;

-2-

duke perdorur politika qe kushtezojne gjendjen e pyjeve dhe menyren e rruget qe ndihmojne e krijojne oportunitete per popullatat dhe komunitetet; dhe duke kuptuar me mire nderveprimet midis politikave sektoriale dhe makropilitikave qe influencojne popullatat ne perdorimin e pyjeve dhe pasojat e ketij perdorimi ne zhvillimin nacional.

Me poshte ekzaminohen rruget praktike ne te cilat kombet po tentojne te zgjidhin keto probleme komplekse. Per shembull me ane te: futjes se tipeve te rinj te programve te pylltarise komunale; fuqizimit organizativ dhe kapacitetit per zbatimin e menaxhimit te qendrueshem te pyjeve; hartimin dhe zbatimin e strategjise kombetare per te cuar perpara sektorin pyjor.

PYLLTARIA KOMUNALE

Eksperienca e koheve te fundit ne programet e pyjeve komunale jep mesime per forma te reja te qeverisjes lokale me qellim qe te adresohen interesat e popullsise, qe ka mvartesi nga pyjet. Kjo eshte tani nje nevoje dhe nje oportunitet per ti investuar keto mesime ne rregullimin e marredhenieve te politikave ndersektoriale dhe te makropolitikave qe percaktojne cfar popullatat bejne me resurset pyjore. Eshte nje tendence e shtetit te fajesoje komunitetet rurale per shkaterrimin e pyjeve; se popullatat lokale mbishfrytezojne per druzjarri, lejojne blegtorine te mbikullose etj . Shtetezimet dhe kufizime per popullatat lokale, shkurtimi i te drejtave dhe futjen e autoritetit te shtetit zevendesuan kulturat e komuniteteve, thyen traditat e krijuara ne menaxhimin e resurseve te perbashketa dhe rezultuan me shtim te shkaterrimit te resurseve pyjore.1 Kontrolli i shtetit nenkupton mbajtjen e popullatave larg pyjeve. Ne kete kontekst bujqesia dhe pylltaria konsiderohen te ndara dhe ne nje fare mase perjashtojne njera tjetren. Sidoqofte tashme eshte evidentuar qe ekspansioni i kontrollit te shtetit dhe shkurtimi i te drejtave te komuniteteve injoron lidhjet fondamentale ne mes pyjeve, bujqesise dhe popullatave si nje sistem integral i ekosistemit rural. Sigurimi i ushqimeve, te ardhurat, te ushqyerit, punesimi , burimet e energjise dhe dhe gjithe mireqenia e familjeve rurale jane te lidhura me pyjet. Ky rivleresim e shtyn pushtetin lokal, sherbimin pyjor dhe hartuesit e politikave te bejne disa pyetje celes, si: Kush do te jete shqetesimi primar, komunitetet apo pyjet ? Duhet te perdoren komunitetet per zhvillimin e pyjeve, apo duhet qe pyjet te perdoren per te lehtesuar zhvillimin e komuniteteve ?

M.Sarin. 1993. From conflict to collaboration:lokal institutions in joint forest management. Join forest management Working paper Nr 14. New Dehli Ford Fondation

-3-

Pergjigja e ketyre pyetjeve rezultoi nga nje projekt pilot i zbatuara ne tre komuna te Elbasanit nga ku u perftua nje perafrim i ri qe synonte te integronte pylltarine me komunitetet ne nje kornize te thjeshte te politikave dhe te veprimeve, vecanerisht ne zonat me varferi te madhe, dhe ne zonat me pyje te degraduar. Politikat e riorientuara dhe programet e hartuara ne kuadrin e projektit te pyjeve kane qellim te mbeshtesnin pylltarine per popullatat dhe te inkurajojne popullatat lokale te marrin pjese ne perpjekjet per zhvillimin e pylltarise dhe ne perpjekjet per ruajtje te biodiversitetit. Pylltaria komunale eshte nje term ombrelle i mirenjohur per te tilla aktivitete me pjesemarrje , qe perfshijne pylltarine private (bujqesore), koomenaxhimin e pyjeve dhe shfrytezimin e rezervave. Gjenden dallime te vogla (pothuajse te pakapeshme) midis programeve, por te gjitha perfshihen ne nje forme te pylltarise qe bazohet ne interesimin lokal dhe mvaret nga pjesmarrja e komuniteteve per prodhime jo industriale nga pylli . Aktivitetet e pylltarise komunale, qe po ushtrohen ne formen e projekteve pilot qe financohen nga Banka Boterore, tentojne te punojne brenda ketij konteksti politik,duke influencuar direkt perdorimin e pyjeve individuale, me ane te marreveshjeve formale dhe informale ne mes te qeverise dhe grupeve lokale. Rregullimet (masat organizative) ne pylltarine komunale jane shpesh ne formen e kontratave qe vendosin kushtet e programit ( psh. kush investon, cfar dhe sa produkte jane shperndare) dhe kapaciteti relativ i pjesmarresve per te siguruar ruajtjen e resurseve dhe ekspertizen teknike. Llojshmeria e prodhimeve dhe sherbimeve dhe pjeset e interesuara te popullatave, e bejne te veshtire klasifikimin e rasteve dhe politikave qe cojne ne sukses apo ne deshtim. Sidoqofte eshte evidente qe tipe te ndryshme grupesh perdorues mund te kooperojne dhe te menaxhojne programe , per mbjellje druresh dhe restaurim pyjesh. Nje rishqyrtim i koheve te fundit ne komuna te ndryshme qe jane perfshire ne kete projekt, ve ne dukje disa modele qe ndryshojne nga cfar eshte bere nga apo kane ndermend te bejne projektuesit.2 pjesmarresit individuale jane me te suksesshem se sa pjesmarresit komunale; as individet as grupet nuk e pranojne mbjelljen e drureve si nje prioritet per te siguruar drute e zjarrit. ne te kundert, fermeret individuale ne shume komuna kerkojne te mbjellin per mbrojtje nga erozioni, per baze ushqimore dhe per fruta;

KAPACITETI I ZHVILLIMIT
Sukseset e pylltarise komunale nenvizojne avantazhet e forcimit te kapacitetit te grupeve lokale dhe te OJQ ve, te perfshira ne aktivitetet pyjore. Kapaciteti per zhvillim eshte i nevojshem per pjesmarrje individuale, menaxhim komunal, bashkemenaxhim me sherbimin pyjor shteteror, ose ndermarrje te perbashketa me grupe private. Grupet lokale kerkojne zgjerim te edukimit, trenim te aftesive dhe financim nga shteti.

J.E.M. Arnold. In FAO. 1992. Comunity forestry: ten years in review.FAO. Community forestry note No.7. Rome.

-4-

Zhvillimi i kapacitetit lokal dhe nacional ne pylltari kerkon resurse njerezore me aftesi te permiresuara dhe me kapacitet per te formuluar dhe zbatuar politika, strategji dhe programe; dhe rregullime instuticionale te permiresuara per zhvillim ekonomik. Kjo eshte me urgjente per vendin tone qe kalon tranzicionin nga ekonomia e centralizuar dhe e planifikuar ne ekonomi te orientuar nga tregu. Rregullimet per me teper aktivitete multisektoriale kerkohen nga sektori pyjor , ndersa sherbimi pyjor duhet te gjeje rruge me efektive per te bashkepunuar me OJQ te dhe organizata te tjera. Keto rregullime , bashke me kerkesat ne rritje per resurset pyjore kerkojne me shume personel me aftesi profesionale dhe teknike dhe nje rang me te gjere njohurish. FAO identifikon 6 fusha qe kerkojne kujdes te vecante ne rritjen e kapacitetit institucional3: aftesine per te grumbulluar, analizuar dhe perdorur informacion sektorial per formulimin e politikave, planifikimin, zgjedhjen e prioriteteve dhe programimin; kapaciteti per dialog dhe kooperim midis sektoreve, institucioneve dhe rritjen e amplitudes se grupeve te interesuara, strategjia per zhvillim dhe programet e te cilave kane nevoje te ndjekin perafrimet per qendrueshmeri, qe te jete komplementare me ato te pylltarise. kapaciteti per te nxitur pjesmarrje te qendrueshme nga komunitetet rurale dhe per tu siguruar atyre mbeshtetjen e duhur , duke perfshire edhe ekstensionin; kapacitetin per te identifikuar, pergatitur dhe negociuar e per te siguruar fonde per projektet dhe programet e bazuar ne vlera demonstruese per kontributin e pyjeve; kapacitetin per te adoptuar politika, ligje, pronesi mbi token dhe pyllin, institucione dhe qendrime se si te transformohet aftesia ne efektivitet; kerkimet dhe zhvillimi teknologjik si dhe ekstensioni ne amplitude te gjere per probleme teknike, ekonomike, social ekonomike si dhe te politikave qe kane te bejne me zhvillimin e pyjeve.

FAO. 1994. The road from Rio: moving forward in forestry. Rome

You might also like