You are on page 1of 150

PETRAQ KOTE

MIRË SE ERDHE LAMTUMIRË!...


poezi

Shtëpia e librit Globus R

Seria e botimeve “ poezia shqiptare ”


Titulli i origjinalit
Petraq KOTE
Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi

Redaktoi Agim VINCA


Alfred Mehmeti
Reçenzent Xhevahir SPAHIU
Xhelal Tosku
Halil Jaçellari
Korrektor letrar Dhurata HAJDINI
Kopertina u realizua nga Leonidha BULLGARI
Struktura grafike u realizua
- Metaphor studio – Tiranë
metaphor- studio@yahoo.com

©copyright: Petraq KOTE


Të gjitha të drejtat e këtij botimi në gjuhën shqipe janë të rezervuara
E – mail: kotepetraq@yahoo.com
Botues Petraq RISTO
Shtëpia e librit GLOBUS- R

Ky botim u hodh në qarkullim në muajin janar 2006


shtypur në letër
tirazhi 500 kopje

------------------
isbn: 978-99943- 35- 91- 3
“ Nous laisserons ce - monde - ci aussi sot et mechant que nous
l’avons trouve en y arrivant “

Volter

ATDHEU LAKURIQ NË NJË POEZI PA STOLI


(Petraq Kote, Mirë se erdhe Lamtumirë!..., poezi, Globus R., Tiranë 2006)
Shkruar nga prof. Agim Vinca

Morëm rrugën për në Fier unë dhe miqtë e mi nga Mitrovica për të marrë pjesë në promovimin e librit me
poezi Mirë se erdhe Lamtumirë!... të mikut tonë të madh, poetit Petraq Kote. Të marrësh rrugën nga Prishtina e
Mitrovica në këtë stinë të vitit ( temperatura në Prishtinë shënonte – 15 gradë celsiues ) për një përurim libri apo
edhe për një manifestim letrar, çfarëdo qoftë ai, besoj se është një sakrificë. I kemi hyrë me vetëdije të plotë kësaj
aventure dhe nuk jemi penduar aspak. Autori i librit dhe vetë libri, sikurse edhe takimi “Fjala poetike Apollonia
2007”, e meritojnë këtë. Sa më përket mua personalisht, unë në këtë takim sjell edhe një befasi të vogël:
dorëshkrimin e këtij libri, të cilin autori ma pat dërguar për lexim e redaktim para më se një viti. Asgjë e
jashtëzakonshme, do të thoshte dikush me të drejtë. Dhe ashtu është vërtet, sikur kjo histori të mos kishte edhe një
“bisht” prapa, ashtu siç e ka, sipas fjalës popullore, dardha. E kam mbajtur këtë dorëshkrim me muaj të tërë në
kabinetin tim të punës në Prishtinë, ku brenda ditës hyjnë e dalin me dhjetëra studentë, mes qindra librash, punimesh
e dorëshkrimesh... As kjo s’është diçka e pazakontë, mund të thoni me të drejtë. E pazakonshmja qëndron në faktin
që ky dorëshkrim me poezi i Petraq Kotes ka bredhur pothuajse nëpër krejt trevat shqiptare, nëpër të gjitha viset për
të cilat flitet në këto vargje: në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoni e, madje, edhe në Ulqin; ka kaluar (në kthim
nga Ulqini) nëpër Shkodër, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Qafëthanë, Strugë e Ohër, për të ardhur përsëri në
vendlindjen e tij dhe tek i zoti - poeti Petraq Kote.
E pata lexuar me kujdes dorëshkrimin e Petraqit, me laps në dorë, siç lexoj pothuajse gjithmonë dhe, në një email
dërguar autorit më 25 shtator 2006, pata shkruar:
”Petraq Kote rri zgjuar mbi vargje, ritme, figura, metafora… Ai vjen nga Apollonia e lashtë, ku ngahera janë
përkundur arti dhe poezia. I përket qerthullit të krijuesve të sotëm fierakë, që me veprat e tyre konkurrojnë lirshëm
në tregun e vlerave të letërsisë kombëtare. Poezia e Petraqit është poezi e një shpirti të rebeluar, që s’pajtohet dot me
gjendjen në të cilën është katandisur Atdheu i tij. Ai urren dogmat e të gjitha llojeve, që kufizojnë lirinë njerëzore
dhe proteston zëshëm kundër tyre.
Kote është mjeshtër i peizazhit myzeqar, të cilit i jep një dimension universal. Vargu i tij është i gjallë, dinamik,
përplot tension emocional. Në vargjet e këtij libri buçet zëri i një poeti që ka unin e vet; një zë thellësisht njerëzor e
burrëror, që përballë të rëndomtës, absurdit e banales, vë ëndrrën për një botë më të mirë e më humane, ku njerëzit
do të jenë njerëz e jo varre.
Kemi të bëjmë me një poezi që komunikon direkt me jetën dhe njerëzit e jo me vargje libreske, çfarë ka shumë në
kohën tonë. Në vend të skemave e kallëpeve letrare, Kote preferon fjalën e gjallë e të frymëzuar poetike, ku nuk
mungojnë gjetjet interesante, ritmi dinamik dhe figurat, herë-herë, surreale”.
Ky tekst është vënë i plotë në kopertinën e mbrapme të librit Mirë se erdhe Lamtumirë!... dhe unë si autor i tij nuk
kam ç’t’i shtoj e as t’i heq as tani që ka kaluar më se një vit nga koha kur e kam shkruar atje në studion time në
Prishtinë. E rilexova këto ditë librin e Petraqit, tani në formë të shtypur, si libër, me një pikturë të bukur në ballinë,
vepër e piktorit Leonidha Bullgari dhe hetova në të vlera që mbase nuk i kisha hetuar plotësisht herën e parë, për
disa prej të cilave do t’i them dy fjalë në vazhdim.

Kote – poet i bashkëkohësisë

Petraq Kote ( Fier, 1959 ) është ndër të rrallët poetë bashkëkohorë shqiptarë, që kërkon me ngulm rrënjët e qenies
sonë kombëtare, duke u kthyer shpesh në Arkadinë shqiptare të quajtur Iliri a Illyricum, për të ndërtuar me vargje
Via Egnatia-n e udhëtimit tonë nëpër shekuj. Në një poezi me titull “...Dikur ishte Iliri”, të shkruar në Janinë në vitin
2002, poeti vajton fatin e zi të Çamërisë, drama tragjike e së cilës ia zbardh pendët korbit (Kur u vra Çamëria korbi e
pa/ dhe u zbardh), si thuhet në dy vargjet e para të vjershës. Më tej poeti e përfytyron Çamërinë si një grua të ve, që
bredh me dhimbjen memece të çamëve ullishtave e anës deteve, e mbështjellë me shami kuq e zi. Copëtimi i tokave
shqiptare në tavolinat e fuqive të mëdha, që në tekstin poetik konkretizohet nëpërmjet emrave gjeografikë: Artë,
Prevezë, Follorinë, Manastir, Ulqin etj. është një obsesion i këtij poeti. Ky obsesion afishohet poetikisht nëpërmjet
fjalës plagë. Çamëria është plagë që kullon gjak. Poeti e hap dhe e mbyll vjershën me pikat e heshtjes ose retiçencën,
duke shtuar poshtë emrave të mësipërm vargun: “... ka Iliri poshtë tyre!” Thënia e mësipërme, e shqiptuar si
eksklamacion, do të mund të artikulohej edhe ndryshe, fjala vjen në formën e pyetjes retorike: “... a ka Iliri poshtë
tyre?”. A ka Iliri poshtë nesh, në ne dhe brenda nesh? Iliria në vargjet e Petraq Kotes është metaforë e lashtësisë
shqiptare dhe e shpirtit liridashës, me një fjalë e esencës së patjetërsueshme të etnosit. Së paku unë jam i prirur ta
lexoj kështu këtë shenjë gjuhësore shumë frekuente në vargjet e këtij poeti.
Në librin Mirë se erdhe Lamtumirë!... trajtohet gjerësisht tema e historisë dhe e gjeografisë shqiptare, por
autori i tij, Petraq Kote, megjithatë, nuk është poet i historisë, por i bashkëkohësisë. E kaluara tek ai i flet të sotmes,
kurse e mira, siç thoshte demiurgu i fjalës shqipe, Jakov Xoxa, në të pakalueshmin Lumi i vdekur, duket sikur i jep
diçka së keqes dhe anasjelltas. Te Petraqi rrinë pranë e pranë Peizazhi mollos dhe Gjaku i martirëve të Kosovës (tituj
vjershash), kurse fragmentet e historisë së lashtë, të gjymtuara si statujat e Apollonisë, pleksen me imazhin e qytetit
të ndarë në dysh me emrin Mitrovicë, që nuk e ka lënë të qetë poetin dhe e ka ndjekur pas vazhdimisht që nga vizita
e tij e parë në këtë qytet.
Atdheu është strumbullari rreth të cilit enden fijet e lëmshit poetik të Petraq Kotes, kurse atdhe për të nuk
është vetëm Shqipëria shtetërore, por e gjithë hapësira shqiptare. Poezia e tij është dialog me atdheun dhe himn lirisë
së tij, por edhe protestë kundër së keqes e shëmtisë që e ka kapluar atdheun e poetit, i cili, në vend se “me kostum
madhështie e trimërie” vishet “me re, me llafe, me drama, me komedi”, kurse në prehër në vend se kurora i prehet
qivuri (vjersha Atdhe, lahu!). Një poet shqiptar i viteve ’60, Trifon Xhagjika, qe pushkatuar midis Tirane nga
diktatura komuniste vetëm pse kishte guxuar ta shihte Atdheun lakuriq, ashtu siç ishte në të vërtetë. “E pashë
Atdheun lakuriq!” - klithte ky poet fatkeq në fillim të viteve gjashtëdhjetë dhe thërriste me sa zë kishte:
“Ndihmomëni të qesh!/ Ndihmomëni të gëzoj!”. Në vend se dora e ndihmës, e çiku plumbi i pushkës plot 46 vjet më
parë, më 23 dhjetor 1963, në prag të Krisht-lindjeve, që do të ndaloheshin me ligj, ashtu sikurse edhe festat e tjera
fetare, 3-4 vjet më vonë. Po të kishte jetuar në atë kohë, ndoshta edhe autori i këtij libri do ta pësonte të njëjtin fat si
poeti tragjik Xhagjika nga Tirana, që iu mbyll goja me plumb ose si sivëllai i tij çam nga Ninati, Bilal Xhaferi, që u
detyrua të degdisej nga atdheu në fund të viteve ‘60, vetëm pse kishte guxuar të mendonte me kokën e vet.
Rebelizmi gjithmonë është paguar shtrenjtë në këto gërxhe ballkanike, madje edhe sot kur kohërat kanë ndryshuar
tagri i tij nuk është aspak i lehtë.

Poezi të tipit avantgard

Petraq Kote si poet reagon në mënyrën e tij ndaj dukurive të tranzicionit shqiptar, këtij tranzicioni “bishtdhelpër”,
siç do ta quajë poeti lezhian, Ndoc Gjetja, ku nuk dihet mirë ku mbaron liria dhe e vërteta dhe ku fillon anarkia e
gënjeshtra; ku atdhetari e demokrati nuk shquhen nga diktatori e krimineli dhe ku ndodhin edhe sa e sa anomali të
tjera, që e sjellin individin në pozitë që ta ndiejë veten “të lirë në burg dhe të burgosur në liri”, si thuhet në vjershën
e shkurtër Momenti, që, si shumë poezi të tjera të Petraqit, ka një thelb paradoksal. Dhe jo vetëm kaq. Poeti sheh
ngado: “ditë të veremta”, “fshatarë pa lavdi”, “burra që rrëzohen”, njerëz të dëshpëruar, tabute, varre, qirinj,
qimitere... Subjekti lirik jeton në një qytet ku bie “shi thashethemesh” dhe në një vend ku fjala “pushtet” mund të
lexohet edhe “pusht” (f. 132).
Petraq Kote është poet që, si shprehet miku i tij poet, Alfred Mehmeti, dëshiron t’i bëjë autopsinë kohës së
vet. Me skalpelin e vargjeve të tij, herë-herë deklarative, ai pret, flet, operon, gjykon, beson, dyshon. Në një nga
vjershat e tij, që si titull ka pikërisht foljen dyshoj (Dyshoj..., f. 147), pasi pohon tri herë radhazi se gënjeshtra e ka
emrin: qeveri, shtet, pushtet, por jo edhe Komb; se gënjeshtra e ka emrin: udhëheqës, zgjedhje, votë, por jo edhe
Popull dhe se gënjeshtra e ka emrin: mirëqenie, punë, lekë, por jo edhe Ndershmëri, poeti shpreh gjykimin se ka
filluar të dyshojë edhe në këto kategori. “Ruana zot, nëse edhe guri më tradhton”, pat thënë dikur Ali Podrimja në
librin e tij Credo (1976), në një kohë kur letërsia e Kosovës i bënte jehonë ankthit ekzistencialist si filozofi dhe
gjuhës simbolike në poezi.
Me temat, motivet, idetë, shprehjen dhe sensibilitetin e saj poezia e Petraqit është poezi e tipit avangard.
Revolta qëndron në bazën e kësaj poezie dhe është një veçori tipike e saj. Lexuesit që nga poezia lirike kërkojnë
përsosmëri artistike, mund të mos e gjejnë atë në poezinë e Petraq Kotes, e cila nga pikëpamja gjuhësore lë për të
dëshiruar, por kjo “papërsosmëri” e saj, është tipar i stilit të autorit, i cili është, si thamë, stil avantgard. Teoricieni i
shquar rus, Lotmani, duke shkruar për poezinë e Majakovskit dhe të Pasternakut, konstatonte se poezia e këtyre dy
poetëve, ndër më të mëdhenjtë e kohës së vet dhe të mbarë shekullit XX, nuk ishte e përsosur si strukturë e, madje,
as edhe e formësuar plotësisht si e tillë, por edhe se forca e kësaj poezie qëndron te vitaliteti i verbit poetik e jo te
destilimi i saj estetik, të themi kështu.
Vëllimi poetik Mirë se erdhe Lamtumirë!..., në të cilin autori ka përfshirë rreth 150 poezi, të pandara në
cikle siç veprojnë zakonisht poetët e sotëm, sjell tema, motive, ide, vizione, mesazhe dhe ngjyrime të fuqishme
emocionale e estetike, që nuk e lënë indiferent lexuesin. Përkundrazi. Ato e mbajnë të tendosur vëmendjen e lexuesit
nga fillimi e gjer në fund dhe e nxisin që t’u rikthehet përsëri shumë poezive e vargjeve të librit. Ky nuk është
vëllimi i parë me poezi i poetit tashmë të njohur Petraq Kote, por mund të thuhet lirisht se është ndër më të
realizuarit, nëse jo edhe më i realizuari.
Mirë se vjen në poezinë shqipe me zërin tënd të fuqishëm e vargun përplot emocion e dramaticitet, miku
ynë poet, Petraq Kote! Në qiellin e saj të paskaj ka vend për të gjithë poetët e vërtetë.
(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit Mirë se erdhe Lamtumirë!... të poetit Petraq Kote, në kuadër të
manifestimit letrar “Fjala poetike Apollonia 2007” më 23. 12. 2007 në Fier)
Botuar në “ Epoka e Re “ Prishtinë
Botuar në “ Tirana Observer “
Botuar në “ Zemra shqiptare “ Zvicer
Botuar në “ Fjala e Lirë “ Londër 16 qershor 2009

… E ngjeshur me emocione të lindura nga përjetime të thella, poezia e sotme pasqyron


një lëvizje të brendëshme, një evolucion krijues në ide, formë, arsenal
Mjetesh shprehëse që të bëjnë për vete. Ndërkohë ndien se zërat poetikë… përbëjnë vlera
të reja, ashti si filozofimet e Frederik Rreshpjes, Ndoc Gjetjes, Ervin Hatibit, Petraq
Ristos, Primo Shllakut, Petraq Kotes, të detyrojnë t’u kthehsh e rikthehesh poezive të tyre
dhe të mendosh gjatë ato që pohohen në vargje…

Prof. dr. Adriatik Kallulli


Mehr Licht

… Poezia e Petraqit dhe proza është artikulim i guximit. Metafora e tij është sociale.
Kërkon, arsyeton, rrebelohet. Jeta paradoksale është lënda e ndjeshmërisë së tij…

Prof. dr. Moikom Zeqo

... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombetare.

Prof. Adriatik Kallulli

Atdheu nuk është në ndonjë “ tokë ” afër


apo piedestal i përmendoreve tona,
atdheu është brenda nesh,
atdhe
është njeriu,
varri.

petraq kote
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!… poezi
-------------------------------------------------------------------

Kombi rrjedh nga varret

Pasaportën fëmijës
ia jep varri i të parit të tij,
nuk ia jep djepi …

Janë përrenj ata që vdesin.


Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ”
i pi.
Duke zbritur nga majat e maleve,
kodrave,
rrëpirave,
fushave,
moshën çajnë
dheun vetvete.
Jetën ua shoh rrjedhë.
Vdekjen,
llum në grykëderdhje
për fusha,
male të reja,
shtretër të pahapur.

Ne,
nipërit,
mbesat,
përrenjtë e rinj
përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave
pa kaligrafi,
që nisin e shkruhen tek varret,
këto shtëpi kodesh,
që mbajnë Margjinën Shqiptare mbushur
pa vahe,
pa cektina …

Tiranë, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe lamtumirë!... poezi


…………………………………………………………

Gjithmonë… tre varre…

Tek kthes’e lumit që ka vdekur,


një copë shkëmbi
është atje.
E mbollën ca fshatarë në motin,
kur bridhte vdekja përmbi dhe’.

Në bregun tjetër ka një gur.


E vunë po ata fshatarë…
…shqiptar ishte dhe “ tradhëtari ”
me trimin, trimërisht qe vrarë.

…atëhere lumi ishte gjallë


dhe shkonte detit përkrenar!…

Tre varre janë tani, atje…


dy plaka qajnë, oi … oi
rrëzuar qyqet përmbi gurë…
po kush e qan lumin e zi?!

Tiranë, vjeshtë 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Nuk e di ç’të ardhme do të le?!

Sa herë që selvi të larta shoh,


e dua edhe më shumë gruan time.
Sa herë që male të lartë shoh,
fusha të paana,
i dua edhe më shumë djemtë, vajzat e mia.

Dhe pastaj më kujtohen gjyshërit,


stërgjyshërit,
baballarët,
që më shumë deshën atdheun …

Dhe për çudi,


Atdheu ( s’u rrit ) u zvogëlua!

Tiranë, maj 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Treni që i ikën dhimbjes

M’u kujtuan trarët e nderit të shtëpisë,


që traversa për hekurudhën
e jetës u vendosën;

edhe gjyshja me gjyshin,


që trenin e besimit tërhiqnin
mbi të cilin familja jonë ilire udhëtonte.

Pastaj,
si babai dhe nëna i ndërruan një stacion,
një jetë …

Dhe tani që trenin e familjes sime të zhurmshme


unë tërheq,
më vjen të zihem me trarët që kalben,
çatinë që pikon
dhe jetën që mbaron në një jetë …

Dimër, Fier 2001

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Plepi i tharë, gargujt dhe shkrimtari

Si kockë e shkulur nga qimiteri,


anë udhe është një plep i tharë,
ca garguj, ulur ndër degë, atje
mallkojnë të lodhur rrugën e marrë.
Një bufe strehë-rënë në rrëzë që i ngrihet
të vetëm brenda
ka një shkrimtar
edhe ai si gargujt me gotë shan brengën,
oh,
rrugë pa rrugë
në rrugën e marrë.
Shikon përpjetë,
kërkon t’u flasë,
dhëmballë e mendjes e shtrëngon,
sa shumë mundohet …
eh, më në fund,
truri i kafshuar
gojën liron.
… kanë qënë ca mote o zogj të zezë
kur shpirti i mirë sundonte dhenë …

pastaj mallkon vitet që shkel


dhe gojën kyç
e më s’rrëfen …

Tiranë, vjeshtë 2001

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

A, s’vjen prej larti malli duke qar?!...

Ai malë që hekuros re
nga shpirti të zbardhura
me shpirt të nxir,
kalon mbi shpinën time të shtypur matan lumit të mendjes
e rrëzohet për brigje detesh…
O, fusha ime e shtruar për Inën Adriatikase
në qafën e puthur
të lindjes së diellit më me sy në botë,
përse litarët e frikës nuk i këput që unë të të dua edhe më çart?!
Ti nuk e shikon këtë ujë kur dheut i arratiset ç’formuar,
a, s’i vjen prej larti
Mallit duke qar?!...

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-----------------------------------------------------------

Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat

Sa herë festojmë ditëlindjen,


të zeztë ne,
ditëvdekjen festojmë…

Lesën e ugarit heq kau i plakur,


sterrin e korbave
mbi lesë që qajnë,
shkon mjeti i vjetër dhe shtyp dherishten,
zogjtë nga shtëpivdekja me thonj e mbajnë.
Sikur heq jetën mbi zvarrishte
çapit me thundra kafshë e gjorë …
zinxhiri i zisë
jo, nuk i shqitet,
çdo hallkë me sqep
ngordhja bën kor.

Dhe kur e lodhur kafshë e ligur,


diku
në fund are sapo qëndron,
reja e zezë e korbërisë
në çast e vret,
e gllabëron …

Fier, pranverë 2000

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… fshatarët e rinj pa lavdi

Shkoj për në fatin tim të lindjes …


Dhjetëra vjet në çantën e shpinës
me pluhur,
me re,
me mjegull shqisash veshur.

Dikush m’a fsheh parjen !…

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur,


pluhur natyre,
zëra të ndotur
dhe shikime të pista.
Për fat të keq
edhe vuajtjen,
pse miqtë i kam të zgjuar
dhe armiqtë budallenj!

Kur të arrij në fshat do ta shkund veshjen,


por
po e gjeta gjallë të dashurën,
se kujt tjetër t’i shfaqem pa këto re dhe pastër?!
Oh,
nuk mund ta kapërcej
poshtë pragut të fshatit
kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar;
paskan vënë
patjetër
poshtë kështjellës
edhe varrin e dashurisë time!

Një korb po më thotë se ka vdekur edhe varri,


mirë s’e kuptoj!
Kthehem …
i kthyer mbrapsht, si xhaketë e vjetër
tek rrobaqepësi qorr.

Sheqmarinas, tetor 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


---------------------------------------------------------------

Burra që rrëzohen …

Mbështetem tek dita,


Rrëzohem;
mbështetem tek nata,
përsëri rrëzohem.

Edhe avionët e urrejtjes


mbushur me urrejtës
hyjnë në qiellin e shpirtit tim dhe rrëzohen mbi sofra që kanë uri,
e garderobë që kanë të ftohtë

Dita mbështetet tek trëndafilat e bardhë,


ndërsa nata ende s’po gjen një vend ku të mbështetet;
trëndafilat e zez ende s’janë
… prandaj nuset mbajnë në dorë trëndafila,
kanë ditën aty,
mbështetur
dhe burra që bien përherë …

Tiranë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ti erdhe përgjysmë …

Ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës,


gjysma tjetër të pat mbetur diku …
siç vjen gjysm’e gjelit nga përralla e vjetër,
siç vjen sirena nga deti blu.

Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje,


në gjysmë shtrati u shtrive ti,
gjysmën e trupit më fale mua,
gjysmën tjetër se kujt s’e di!

Ti erdhe tek unë me dëshirën përgjysmë,


në ardhjen e plotë s’ishe veç ti
dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhja,
o vashë, sirenë, gjysmë dashuri! …

Gusht, Fier 1998


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… në majë të burrërisë që rrëzohen

Po bëhet e mërzitshme,
vdes shpesh.

Dua të jem i ri,


por detyra ime është të jem i vjetër
dhe akulli të mos më mbarojë kurrë në mendje
dhe liria
të mos më ngatërrojë këmbët dhe mendjen si ushtarët e luftës!
Legjendën e kam një hap larg,
që është i gjatë
sa bashkimi i shqiptarëve të përçarë,
sa largësia ndërmjet derës sime
dhe nokes së gishtit të një besëpreri.

Shoh zjarr.
Digjet në rrjedhën e lumit të rrëmbyer të shqiptarëve
pse gjurmët e diellit, që dikur këtej kalonte,
hëna tani i shkel.
Po bëhet e mërzitshme,
lind shpesh
me gra në krahë
në majë të burrërive që s’lindin …

Patos, dimër 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Qyteti pa mend

Në hartën e qytetit,
hiri guerril hodhi shenja të reja topografike:
edhe plumbat,
granatat,
edhe predhat,
thikat,
politikat
e gjaku
shënoi përrenjtë e tij,
krojet …
O Zot … që pihen!
Edhe veteranët
i ngritën prapë përmendore gënjeshtrës.

Mendja?!
Oh, mendja
nuk ishte në qytet atë kohë …

Në hartën e qytetit
mendja e ka vendin bosh.
Kam frikë se dikur, kur mendja të jetë në prani,
s’do të ketë më vend për mendjen në qytet
e atëhere lindjen e diellit
do ta shoh në krahët e korbave - mëngjes.

Fier, maj 1997

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Varre jemi apo njerëz?!...

Me ndjenjën e zjarrit ndezur mbi fytyrën time mangall


dhe tërmetit në gjoks
hyra në turneun e fundit kombëtar të miss – eve,
që fare mirë mund të quhet turneu kobëtar i erosit
me opus pentagramesh
pyes:
Me dorë i keni bërë
o, nëna këto vajza
o, skllave të burrave tuaj varre?!

Miss -e dhe shtëpi të fshehta kurvash mbijnë në dheun tim


çdo kohë
dhe vaj më vaj ...

Kala bukurie që rrëzohen nga gropat e qejfit


që u llokoçiten në rrëzë të kofshëve nga peshku penis
me epitaf të pashkruar
“ varre sperme ”

pa kryqe
edhe prej mendjeje.
Me ndjenjën e hirit në fytyrën time vatër e shuar
dhe tërmetit në gjoks,
me këngët e motrave qyqe
për një kufomë që vjen sa herë rinia vjen,
pyes veten
varre jemi apo njerëz ???

Tiranë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! ... poezi


-------------------------------------------------------------------

Përmendorja e Shqipërisë

Mitologjinë e Pellazgjisë, Ilirisë, Shqipërisë,


grekërit
poshtë e firmuan,
edhe shkrimet e shenjta të Moisiut
septuaginta
në emër të tyre janë ! ….

Zot! …
bijtë e tu,
sa herë bënë breza në sytë e tu
bënë lindje të gënjyer,
bënë jetë të gënjyer,
bënë vdekje të gënjyer.

Kur vranë Sokratin,


grekërit nuk vranë Sokratin,
sokrateskën e shenjtë vranë
dhe rritin
gënjeshtrit ose grekërit që atëherë.

Ti, s’ke baltë,


ti, s’ke gurë,
edhe prej lyme të tharë, o pellazgjishqipëri,
Strabonit piedestalin dhe mbi piedestal përmendoren t’i ngresh
se përmendoren tënde ngre atë çast me Hyll,
me Herkul,
që janë bijtë e tu durrahas?! …

Athinë, akropol 2002

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Pa kapak

Kapaku i kokës sime rroklli pa zhurmë tatëpjetën shqiptareske,


një macehistori
tenxheren ku jeta ushqimin më përgatiste
lëpin.
Kush e thirri Pele’ pështymtarin,
po rrënjët e pemëgjuhëve ç’dreq lopate i nxjerr?
Qan fëmija, qan ...
Afërdita e braktisi,
qan se e la edhe baba Ankizi. 1)
Enea
të ngecurën shqipe në pëlhurë
përse e le?
Ujin e qetë
urren i shëmtuari pse fytyrën bukur ia portretizon.
Tiranasi kohën
pse është gjendur idiot!
Në ç’gjumë sheh ëndrra Muzaka i Angjelinës
shqiptarët pse bredhin kaq gjerë
dhe me këngë në buzë
për kufij që mbyten?!

Iliri mirazhmadhe
po marr lumenjtë dhe përrenjtë e tu
të punoj xhamadanë dhe takije të ujta …
… pa kapak koka ime.

1. Ankizi - prijësi i Trojës fjeti një natë me hyjneshën Afërditë


dhe lindi Enea.

Tiranë, pranverë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… çmendina e poezive

Tek pallati ndërtuar në majë të humnerës


askush nuk banon …( thonë )!
Dikush hapi fjalë
se ca hije çdo natë shkojnë atje
dhe prej jashtë shikojnë … kur flenë perënditë

dhe perënditë e morën vesh,


dhe perënditë ikën prej atje,
shkuan …
një majë më lart.

Dikush përsëri hapi fjalë se ato hije hynë


atje …

Tashmë
kurioze perënditë vrapuan një natë
vetë,
si hije
dhe prej xhamave sy me xhama,
pamjen e brendshme përpinë.
Ç’ të shihnin?
Ishin poezitë brenda… që s’ flinin,
Zoti i kishte sjellë …
e kishte bërë pallatin çmendinë!

Gjinar, 20 maj 2006


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Shqipëria që mban Shqipërinë …


seferiane

Në qafë mbaj varur Shqipërinë


dhe një daulle prapa shpine kam,
në buzë një këngë për njerëz të Grebenesë
dhe një lot që mot e kohë
s’ma than.

Kam dhe shumë plagë në shpirt që më dhimbojnë,


ndoshta vetë Zoti m’i bëri për kujtim,
legjendën e Mujit shkroi në lëkurën time,
përpara hapit më vuri Doruntinën,
për hije pas
më vuri Kostandin.

Në shpinë mbaj hedhur … Shqipërinë

Tiranë, mars 1997


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Poezia heroinë

Kush tha se poeti nuk i do ato


çfarë presidentit,
kryeministrit,
akademikut,
priftit,
avokatit,
vendi i favorizon
edhe pse ai kundër presidentit,
kur vetë i ndodh e zgjidhet president,
kryeministër,
ngrihet?!
Shikoni
kush me mantele,
shirita,
grada e luks,
vjen prej vilave të krimit!
A nuk janë ata që i lindi nënë rruga
nënë mashtrimi,
dhe i rriti mama politika
a nuk janë ata që i lindi Liria,
kur liritë e brishta burgoste në varre?
Kush tha
se poeti nuk i do të gjitha?...

Po kur e popullojnë këta të parët elitën,


poeti vdes,
se natyra lind tek vdekja e tij,
ajo e reja fare,
elitarja e vërtetë
dhe heronjtë zvendësohen
me poezi
që ngrihen ndaj bandave ( shoqërore ) shtetërore në fuqi.
Tiranë, qershor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Shansi im i vetëm i ç’kujdesit …

Jam “ Druri Kujdes ! ”


në shoqërinë shqiptare,
shoqëria shqiptare është “ Pylli Kujdes! ”
në shoqërinë europiane.
Në trung dhe degë më kanë ngjitur dhe varur
postera e tabela “ Kujdes ! ”.
Edhe në gjethe më kanë shkruar fjalën dridhëruese “ Kujdes ! ”
Milje të tëra larg kurorës sime
janë ngulur në dhe’ supertabela për të huajt
“ Kujdes ! ”.
Edhe pse jam dru i bukur,
askush nuk afrohet për të më pare,
askush nuk afrohet farë për të marrë.
Pyllëtarja jetë
nuk do të mundë kurrë të më heqë këto postera,
tabela,
dreqshkrime,
këto “ trashëgimi ”
këto këmbë të stërmëdha përçmimi,
këto neuroza kuq e zi.
Por jam i sigurt
se sharrëtarja e tmerrshme,
vdekja
do të vijë
dhe do t’i japë fund të gjithave në prerje.

Ky
do të jetë shansi im i vetëm
i ç’kujdesit.

Tiranë, shtator 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… ditët e veremta

Të zakonshmit
zakonisht e fshehin të pavërtetën tek hamendja,
dëshira,
ëndrra e mëngjesit me rrugëdalje
duke mos kuptuar shumëfishin e dhimbjes heroike.

Në sirtarin e hapur të mendimeve


gjurmët e hapave të pasigurt
çelësa thyejnë
duke u kthyer në mesha papnore.

Vetpërçmimi kryeneç shqyen fantazitë e bukura


me shndërrime djajsh
pa ngjyrë.

Pasiguria kufomë
bredh në errësirën subjektive të gjykimit, e lodhur,
përsiatjet me intelekte të brishta
kthehen në larva të frikshme
hipur mbi kalin e fanta – zisë,
ku shformen ëndrrat e netëve shtatzane
që pjellin ditët e veremta …

Tiranë, verë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Tabuti im

E merrni miq tabutin tim,


e vini mbi Shqipëri,
këmbët poshtë në Artë ia lini,
shpatullat në Veri.
Flokët në Ulqin shkërleshjani.
buzët në Kosovë,
ku dikur, ku binte zemra,
të bjerë në Domozdovë.
I lakuriqtë t’i shfaqet febit
në kryqatdhe mbërthyer,
të rrjedhin këngë,
dashuri,
brenga,
që s’munda dot t’i nxjerr.

Të çahet mish,
damarë e kocka,
të dalë nga unë atdheu
dhe në të çarat e Atdheut
të hyjë Atdhe, atdheu.

Apolloni, maj 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Reja…

Ngrinë liqenet e mendjes sime ku ti laheshe në vetmi,


mbi trena kafkash tani ecën
i ngrirë qefini dashuri.

Rrahjet e zemrës ngrinë përjetë.


… nga përtej varrit besa shtyn.
oh, ç’është ky tren me rrota-sytë, që faraonët i pështyn?!

Përgjatë u shtri në vendin tim,


…e lodhur paskësh qenë ajo!
Një re e bardhë si me përtim që vjen ngado dhe fle kudo!…

Tiranë, pranverë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Ditët tona

Jam nën lavdi,


lavdia nuk bënë hije
është lavdiimja,
ti
tënden lavdi ngrije!
Si kumt i ngrohtë i ëndrrës së smirëftohtit
syroi dhe dielli,
hëna shkruan me hije.
Diku në breg të poezisë det
tek hedh dhe duart kufijve tej të plakur,
oh, prek një zë me shpirtin Aliger,
që ngrihet vrikshëm nga dallgë e vjetër letër.

Do çohem shpejt,
se barin paskam shtypur,
ku ka poet
mbiemrin të ketë Tiran?!
Janë mullinj mallesh,
vorbulla kujtimesh,
çmendin me dije të bukurat në çdo anë …

Tiranë, maj 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Njerëzve, njerëz …

S’e di akoma një obelisk ku të ngre,


kurorë, ekuatorin të vë atje,
relievi pa emra,
pa fe,
pa atdhe ?!…

Dibër, nëntor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Koka

Budallai i fshatit tim u thotë rrugëve ( se njerëzit s’e dëgjojnë )


- S’kam kokë, s’kam kokë, s’kam kokë,
se në kokën time
skamja
kokën e presidentit, kryeministrit, ministrit ka vënë.
Maskarai,
budallai i fshatit tjetër
nuk do që brenda kokës sime kokën e tij të vërë…
…që unë të kem kokë!

Fier, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

S’kam tjetër

S’kam tjetër njerëzve ç’tu jap!


Duan bukë, veshje, strehim
duan rrugë, teatro, qetësi
duan liri të lirë.
Vetëm miqësi më ka mbetur nëpër xhepat e zemrës,
që kanë filluar të shqyhen,
më kanë mbetur shkronja në arkivolin tim të mendjes,

buzëqeshje të lodhura …

S’kam tjetër shqiptarëve ç’tu jap!

Duan njerëzit e tyre matanë kufijve shtetërorë


kalatë e tyre,
varret e gjyshërve
duan klithmat,
heqjet e fundit të stërgjyshërve
gjalljet e tyre nën dhe’

… që të mos jenë të vdekur mbi dhe’.

Athinë, shkurt 2002

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Kurvat

Ajo nuk ia jep seksin drejtorit,


që drejtori ta emërojë “ kryetare dege ”
ajo nuk ia jep seksin shefit të burimeve njerëzore,
që shefi
“ drejtoreshë ” t’a emërojë,
ajo nuk ia jep seksin përgjegjësit të zyrës
për të ruajtur vendin e punës së pamerituar,
ajo nuk ia jep seksin burrave të zakonshëm
për të ndërtuar vila.
Ajo
ia jep seksin për bukë
kujtdo që ka bukë,
kujtdo që ka lekë,
thjesht të ushqehet,
të jetojë,
ajo ia jep seksin për rroba
kujtdo që ka edhe rroba,
kujtdo që ka euro,
thjesht të zhvishet
… e shkreta!

Ju që e quani kurvë,
që e quani rrospi,
i ofruat punë, bukë, rroba ndonjëherë asaj,
të paktën ato herë,
kur drejtori, shefi, përgjegjësi juaj
drekën, fjetjen dhe seksin në motele, hotele luksoze jua dha
që ju të emëroheshit drejtoresha, kryetare dege, apo të ruanit
vendin e pamerituar të punës, pastaj?!

Patos, prill 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Fati arrogant

E takova fatin arrogant,


statujë të madhe i kanë ngritur ciklopët,
hija e saj asgjë nuk rrit
veten ka filluar “ të hajë ”

Në syrin e zi, ku vdekja i ka ndalur,


shoh veten tek del në pikën e fundit të lotit
dhe rrëzohet në gojën sa një natë të statujës.
Një kalë aty pari vrapon.
Është atdheu im me popullin tim mbi vithe
pa shalë.
Ka rënë në dashuri me statujën …

Tiranë, qershor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… panteonet mitake

Po pi me mitet,
bumerang ngjyrë gjaku
me heshtjen e tyre të varrtë gotat mbush,
me vetmitë e vazhdueshme, ku lavditë e gjata mbyten,
misteri edhe bredhjet Aleksandriane
më dehin
mua, sarhoshin që dehemi me Shqipëri,
e në të pastajmen vjell…
panteone mitake.

Fier, dimër 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Mendimi i popullit …

Shën Maria më kërkoi ta lija shtatzanë,


… i vdekshëm të jetë zoti i Ri, - i thashë,
atëherë nuk do të jem Unë lindësja, - më tha,
atëherë gjej një shtatzanist tjetër, - përfundova unë,
po, përsëri ndërrova mendje,
më mirë Zoti të jetë i pavdekshëm!

Më duket se populli
mendon të kundërtën.
Të jetë i vdekshëm Zoti
votoi ai së fundi…
dhe të mos vdesin
( mbretërit
presidentët
kryeministrat
ministrat )
kriminelët

O Zot!

Fier, gusht 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Shuarja e personalitetit

Sot pashë një personalitet


tek shkatërronte shtëpinë e personalitetit të tij.
… i kishte ikur shtëpia e personalitetit nga shtëpia e qënies
dhe ai
me vrapin e ngatërruar të mendjeve të ngatërruara,
në rrugët e ngatërruara,
me emra të ngatërruar
e ndiqte
me një varre të madhe dehjeje godiste pa mëshirë.
Muret konvertoheshin në gurë duke u gërrmuqur
me dhimbje ngrehinash.

Kur shembjen mbaroi


shkrepsen nxorri dhe flakën i vuri …
dehja i doli …
i habitur thirri:
Zjarr!
Zjarr!

Dhe me guxim penisin nxorri


zjarrfikësin më të afërt,
filloi të shuante shtëpinë e djegur të personalitetit të tij
… në mes të qytetit …

Fier, janar 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Luftëtari e panjohur

U bënë bust dy poezitë e mia


që u bashkuan në një pa lejen time.
E busti më vështron me dy sy vajze e më dy sy djali
me sy metali.

Ai dhe ajo luftonin anëve tona sa herë mbinin armiq.


Askush s’i njihte!

Në mes të qytetit rron busti…

Sot në një djalë të panjohur


tek pallati im një vajzë të panjohur kërkonin
e ndërsa dy poezitë bashkoheshin e bëheshin varr…

Tiranë, mars 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! ... poezi
-------------------------------------------------------------------

… diejtë që s’ndrijnë

Sa e krishtere … nata!
Në duar rrotullon valë deti si tespie.
Rëra,
rërisht nga bregu kundron
diellin që sheh ëndrra nëpër djepe fëmijësh ballkanas
dhe valën që hyn fshehur nën rërë tek i dashuri.

Sa mirë që nuk rritet dielli!

Kujtesa më shpon nëpër trup me yje – Hyllide,


të ndryshkura,
miliarda vjeçare …

Sa e muslimanët nata!

Hënën të tërë e ka veshur


deri në flok mbulon turpin
dhe zbulon mendimet e saj …

Gjuajnë në detin tim të urrejtjes anije pambarim

… janë diejtë e mi, - një grua ulërin.


Himarë, qershor 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Babait ( 1928 – 1996 )

Atje, ku lotët me shkojnë pa më përfillur.

Tani atje
kuajt e Harresës hazdisin,
kamzhiku i Kujtesës vitheve u bie pa reshtur,
karroca e dhimbjes aty ka ngecur,
treni i shpirtit vonohet
aty …
… në Sheqmarinas.

Shkurt, 2006!
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Kamaret e buzëve

Edhe kur nata në gojën e saj syt më burgos


e llampat elektrike s’kamja energji pa apostrof i ha
në shtëpinë time
të gjitha i gjej pa i prekur dhe shkallët e thepisura.

Dhimbjen çdo kohë e çoj në provim.


Mësuesit e çmendur prej dritës
katra i venë tufës së thinjur të flokëve të mi.

E poeti shqiptar në qafën e shpirtit diellin e zemrës vendos


dhe harron penën në rremat e paqes
që janë arteret dhe venat e mia të gjakut
raki nga rrushi i vreshtave të reve bënë.

Era e fortë si mijëra violina që bien kush e di në ç’derë veshësh të mbyllur


me dryn, troket
pse kamaret e buzëve mbajnë, çarë...

Tiranë, qershor 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Këngë e marrë

Si helm i këputet shpirtit të njomë kjo këngë


dhe bën të ndizet kujtimi që u shua,
era që fryn
kërkon dhe i merr përndritjen
e në grykë ia mbyll
këtë këngë kësaj çupe – grua.
Nga vaj i heshtur rrjedh kjo këngë e trishtë
e shpirtit të fortë,
por mbytur në hidhërim,
që ngjan si lule,
rrënjë prerë nga shati i keq,
që shkon drejt tharjes pa harxh e pa shpagim.

Një jetë e ndalur shkon marrive të saj,


pas saj hije,
dhimbje në karvanë…
…o, djem të rinj pse ngritë,
u vratë buzë marsesh? …
Një vajzë pa mend
këto fjalë me dhimbje qan.

Si helm i këputet shpirtit të marrë kjo këngë


dhe var me lot
të marrën që e këndon …

Tiranë, 28 shkurt 1997 - 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Kombi që nuk njeh burrat …

Njoh një burrë,


që tërë jetën pas fjalëve servile që flet fshihet,
ashtu siç njoh një tjetër burrë,
që tërë jetën
pas veprave të mira që bën,
rri.

“ Nderi i kombit ”
është burri i fjalëve,
burri i veprave të mira
është fukara,
“ përbuzja e kombit ”
i bie të jetë.

Njoh dy burra,
që njëri
nuk i bie të jetë burrë,
ashtu siç njoh një komb,
që burrat
s’i njeh!

Tiranë, maj 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Rojat

Dita lëvizi nga dheu im,


pa shqetësim kufijtë i ngriti,
i lodhur nga shefat shkoi populli të flejë…

Një tjetër si unë, i arratisur në “ fli ”…


bën roje se thonë :
“ Djalli s’ka shtëpi “!

Sy të ngulur në ballë të fenerëve,


natën shpojnë dhe stuhitë e gërhimave
anijen “ nesër ” nga cimat të ngrenë…
dhe veten e tyre.

I stërlodhur populli tek shefat shkoi …

Tiranë, maj 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… këtej ku linda unë …

Këtej ku linda unë


era fryn ndryshe!
Fryn me det, me fushë, me pyll, me lumë,
me shpendë të egra, me kafshë, me bar …
fryn lehtë,
fryn dhe me vrull …

me njerëz të mirë fryn


këtej ku u rrita unë.

Këtej ku u rrita unë


fryn era ndryshe:
erë me vajza,
erë me gra,
me plaka,
erë nusesh
fryn …

Dhëndurë të çmendur shfryjnë


këtej ku u martova unë.

Djemtë, burrat, pleqtë, si fëmijë përkunden


në djepet e saj,
të përjetë nën faj …

A nuk janë të gjithë pa rresht,


pa mendje,
pa shpirtin lakuriq,

që të fundit tek Zoti shkojnë


këtej ku po plakem unë?! …

Seman, dhjetor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… kur të vdes

S’kam njohur shumë njerëz si pse - të e mia,


që është fatkeqësi
me çastin të mos jenë!

Tradhëtuar virtytesh
e vrarë historie,
liqenet e botës i gjeta brenda vetes,
lëkurën time sipërfaqe pergamen.

S’kam njohur shumë njerëz si vetja


ende!
… mërmërima valësh,
hëna në rrjeta,
diej në grepa,
furtuna këmbë thyera
e stuhi shalëgjata,
sharje peshkatarësh,
rënkima rremash lidhur në cimë.

Liqene të tharë
brenda liqenit tim …

S’kam njohur shumë njerëz si po - të


e mia …
ndaj shkruaj poet
mbi liqenin pergamen!

Belsh, pranverë 2006


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Liria e shthurur

… më qethën zero kundërshtitë e mia,


si dikur prostitutat
qyteti mos t’i njihte,
si dikur të burgosurit
drejtori i burgut.
Në shtëpinë e së padrejtës rri mbyllur,
qaj lirinë e shthurur,
tmerrin e së drejtës civile…

Tiranë, shtator 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… të “ mëdhenjtë ” e qytetit tim

Sa shumë të “ mëdhenj ” qyteti im që linde,


sa i vogël mbete,
sa i pistë,
sa i vjedhur,
sa i krimtë!
Në meshën e mëngjesit dhe të darkës
thërrime nga buka e të “ mëdhenjve ” prifti Ilia të jep për naforë.

I huaj, i shenjtë, i dridhëruar


pelenë fëmijësh…qyteti im.

Ceremonialë madhështorë ecin revan si bisha


e në rrugët e tua ngrenë pluhur,
por jo lavdi.
Fantazma shugurojnë në skenën e teatrit “ Bylis ”
Odeonin e Apollonisë
dhe në Ardenicë, Gurzezë, Bazilikën e Ballshit
i shpien të flenë
për t’i vjedhur Prashnikeri ndonjëherë …

Larg prej tyre bima “ E ardhme “ rritet


ara e të “ mëdhenjve ” e than filizin.

Më mirë pa duar, se në duart e tyre duart të kesh,


më mirë pa këmbë,
pa sy,
pa veshë!

Sa shumë të “ mëdhenj ”qyteti im që ke,


sa i vogël mbete
qyteti im idiot!

Fier, dimër 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Sharrxhiu i ri

Në trungun tim ka emra të gdhendur,


data,
piktura vetëtimash.
Ka të çara motesh si përrenjtë që ujin zbresin prej majave të thinjura
pa e vrarë.
Ka edhe prerje shpatash,
thikash pas shpine,
vrima plumbash;
ka degë të thyera si krahë të varur njeriu,
ashtu siç ka gjethe në degët e pathyera
ku era shkruan tekstet e këngëve të stinëve të moshës..

Në trungun tim ka mbështetje shpatulla barinjsh,


udhëtarësh,
ushtarësh
dhe vështrime të humbura matanë gjykimit të burrave,
përpara …
që shohin tinzarët që vijnë.
Ashtu siç trungu im tek unë i mbështetur
që hijen e vet sheh
hijet e emrave,
datave të frikësuara …
… nga sharrëtari i ri
të tmerruara.

Tiranë, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
… copëz poezie

… si degëza të stërholla varen rrezet e arta të diellit


prej larti,
me majat e tyre lozin në gjoksin e dheut me piktura;
nata xheloze i pret me gërshërët e saj të rënda,
për t’i varur hënës
degëzat e saj,
të vjedhurat, të argjendta..

Por … oh,
tërbohem kur krimbat tek i hanë
i shoh!

Fier, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Jeta

Sa herë e kam takuar jetën gënjeshtare,


tinzare,
të pa sinqertë,
të pa cipë,
të vërtetë pak herë e kam takuar,
por edhe atëherë
gënjente!

Sa herë e kam takuar jetën hajdute,


kriminele,
të pa besë,
mosmirënjohëse,
të mirë pak herë e kam takuar,
por edhe atëhere
vidhte!

Sa herë e kam takuar jetën të varfër,


të pistë,
gjithë zhele
tretur…
Të pasur pak herë e kam takuar,
por edhe atëhere
s’kishte për të ngrënë!

Sa herë e kam takuar jetën jo jetë,


dashtë Zoti,
vdekjen takoj
vdekje! …

Fier, pranverë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Bëni ç’doni …

Fëmijët janë si gjëmba therecke


të ngulur pas mullaqeve,
që të therin sa herë ule…
Sot një njeri vari veten.
Të paktën
kështu e panë dhe thanë njerëzit …
Qorrat!
Ai nuk kishte varur veten.
( të tijën, jo të tjerëve )
Varfërinë,
borxhet,
dëshpërimin,
urrejtjen,
jetën e pafuqi për të qënë jetë
kishte varur.
Tashmë
ato janë të vdekura,
të varura në drurin e marinës

- Bëni ç’doni, - sikur thotë, -


po deshët dhe i varrosni!

Sheqmarinas, 25 korrik 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… fatkeqësi

E gjej veten në sytë e saj,


ku drita rrjedh nga vatra e dritës me vrima,
ku mendimi çapit nga disonanca të çakorduara.

Veten,
lente të thyer në dhomën e errët të vetes
me infinit imazhesh ngjitje e zbritje shpirti
në shkallë që s’qenë
duke parë matanë dritares së pistë
lavdinë e saj në duart e lypësve …

E gjej veten në sytë e tij,


të saj…
ashtu siç mund ta gjeja veten
në hundë,
në veshë,
në gojë…

qurre,
dyll,
pështymë.

Fier, shkurt 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Gabimet e rinisë …

Mbrëmja mbushet me fytyrat e mia të rinisë.


Si plakë e harruar
vjen nga larg historia ime pa lumenj, pa rrugë, pa shtëpi.
E ndjekin prapa varret,
e ndjekin prapa djepet,
e ndjekin prapa pengjet …

E,
ku ta dijë kjo natë e re,
unë
kush jam mbi këtë dhe’?!

Shoh…
më mungojnë mundësitë
jo dëshirat.
Ndiej ç’burrërinë nën peshë
dhe në mbipeshë dashurinë.
Më thanë se ato vajza
janë varre ku nata me yjet ndalon
dhe hija që me mua u plak
është … gabimet e mia
kthyer në faj…

Fier, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Përse m’i lë komshi?!

Kur njoha dashurinë s’e njihja gruan time.


Ca thonë : Do të ishte
më shumë se dashuri!…
Në shtëpitë e tyre rrojnë gjithësecila …
Zot,
pa t’u lutur,
përse m’i le komshi?!

Fier, vjeshtë 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Dhimbje

Më braktisën dhe armiqtë


e më djeg me diell vëllai im…
Toka bërtet për ujë
e imagjinata shtrihet me ulërimëimë…
Kufijt e të pamundurës vriten
e fuqitë e ëndrrave s’kanë këmbë.
Bien gjethet e shpirtërave vjeshtë
e erërat e mallit i marrin me këmbë

Vlorë, tetor 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. poezi
-------------------------------------------------------------------

“ Rrëzimi ” i pleqve…

Në gardhin e ri të kopshtit të mendjes


mbështetur rrinë pleqtë…
Të rinjtë
vrapojnë…
( rrëzohen,
ngrihen ).
Furia e vrapit
shpesh herë nga kopshti i nxjerr
gardhin duke shqyer…

Tiranë,11 tetor 2006


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… ëndrra

Pashë ëndërr sikur njerëzit ecnin


me kokë.
Ashtu siç pashë ëndërr
që në vdekje qeshnin
dhe në lindje qanin
e për djepe përdornin varrin
e për varr, djepin.

Pashë ëndërr sikur njerëzit s’ishin më njerëz,


por dy drejtëza paralele,
të cilat ktheheshin në pingule
dhe më vonë
në dy pika si hunj,
ku lidheshin dy hijet e tyre imagjinare pa vete.

Fier, vjeshtë 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Apologji

Vdekjet e vetes më janë ndryshuar,


vijnë prej ngjarjeve
jo, moteve
dhe mendimet që hyjnë e dalin
në dhomat bosh të vdekjeve të mia
siellin poezi klasike,
nxjerrin poezi lirike.

Duke vdekur fshehtaz


shoh kufomat e vetes ndër rreshta
vrarë pas çdo ngjarjeje me plumba,
me pëllumba,
vijnë erë,
era nesër,
dikush po i varros në rrezet e diellit
varret e mi!

Përpara … ka ngjarje
… radhë të re për vdekje të re.

Tiranë, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… më të vjetrit, varret apo njerëzit?!

Pyetja ime ushton nëpër qiellin miturak


të intrigës së gjallë,
të intrigës së vdekur
me murgesha dhimbjesh
përmbi bijën skelet të Apollonit të sotëm.

Ku njerëzit dhe tumat e Kryegjatës vrapojnë dhe shikojnë


pa ditur sa në pendesë i lidh Shtyllasi
dhe hija e Aooss - ës në tradhëti,
pa ditur se kush më të vjetër janë
… varret apo njerëzit?!

Apolloni, prill 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ndërsa ne vishnim akull …

U ndamë përpara portretit të erës që kushedi se ç’piktor


e kishte bërë,
me dy lotë të lodhur në sytë e saj,
ku qielli ngrihej prapa jo si sfond,
me anash
dy statuja djegtarësh nën pishtarët e tyre ndezur,
që digjnin
ç’prapa lamë.

U ndamë,
digjej atëherë lëkura e dashurisë,
ndërsa ne
vishnim akull,
akullën dashuri të çnjerëzimit!

Tiranë, maj 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

…udhëheqësit shqiptar

Ti fle me kohën dhe kohën plakë


edhe pse zgjohesh në kohë të re.
Çdo gjurmë që bën pas teje ngrin
dhe vjen një erë … era hale.
Të kishe më mirë paterica,
krevatin njëqind pash nën dhe’
dhe sytë, zgavra ti t’i kishe,
gjarprinjtë t’i kishin për fole.

Po shumë dëshira shterpëzojnë…


Do i vdesësh jetës m’u në ballë,
do të të shtrijnë në dheun që ngrive
dhe do t’mbulojnë me kohë të gjallë…

Tiranë 2005, dimër


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Gratë

Gratë që kam takuar,


rrinë mjegull në krahët e zogjve shtegtarë
dhe vrap në akrepat e orës së vrarë.

Gratë që kam takuar,


rrinë verbëri që kërkon dritë në sytë e mi
dhe karroca që vrapojnë përherë pa karrocierë.

Gratë që kam takuar


rrinë lekë qindarka në xhepat e shpuar të kohës
dhe lëndina ku fëmijët shkelin
kullota të largëta kuajsh të egër.

Gratë që kam takuar


rrinë zogj që bëjnë fole në gotat bosh të pijeve
dhe ikona të varura përjetësisht
në kishën time të lindjes.

Gratë që kam takuar


rrinë gurë kilometrikë të thyer anë rrugëve
dhe faqe të rrëshqitura malesh,
ura të prishura
burrash vandalë

… gratë që kam takuar …

Fier, verë 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Kandidatja për kurvë

Ajo zhvishet gjysmë lakuriq


dhe mbulohet si me turp në gjysmën tjetër.
Ajo hap përgjysmë derën e shtëpisë së kurvave
dhe hyn me turp në gjysmëhyrje ...
Ajo zë gjysmën e shtratit,
të puth përgjysmë,
të zhvesh përgjysmë,
bën seks përgjysmë
dhe largohet përgjysmë.

Ajo kërkon për të gjitha këto


shumën e plotë të lekëve
dhe pendohet përgjysmë me gjysmë turpi
dhe largohet me gjysmë ikje
prej tërë shtëpisë së kurvave për në shtëpinë e nderit…

Tiranë, dimër 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ligjet

Habitem si nuk po shkel me këmbë këto ligje civile,


këto ligje ushtarake,
këto ligje shkencore të prapambetura …
Pasi me mendje çdo çast i shkel.
I urrej ligjet
se lirinë deri tek muret e tyre të armuara e lenë të vijë
dhe fëmijët e saj.

Ruajnë të sotmen e froneve këto ligje


prej armikes Liri
prej armiqve fëmijë …

E urrej guximin që në burgun e përkohshëm jeton,


që në burgun e pëjetshëm ( varr ) pjell fëmijë,
e urrej kohën që me jetën e ligjeve identifikohet,
ashtu siç urrej gjallesat,
robotët,
kthyer në bunkerë të ligjeve.

I urrej ligjet,
pse ligjet më urrejnë gjithmonë mua,
njerinë,
të nesërmen,
lirinë!

Tiranë, dhjetor 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Palavdia

Palavdinë,
lavdia e lindi
dhe e lindura pushtoi botën,
pothuajse.
Nëna e palavdisë është lavdia
dhe ju e pyesni :
Palavdi, e kujt je?

Më thoni njerëz
sa të lavdishëm janë sot në botë,
që unë t’ju them
…lavdia u mbars kot?!

Tiranë, pranverë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Vdekja e distancës

Këtë shteg,
ku jeta më ka mbetur shumë prapa shpatullave
dhe vdekja më është përpara fytyrës
asnjëherë nuk po e arrij;
mos distanca është akull,
mos lëvizja ka ngrirë,
mos do prerë ky pyll prej të ftohti,
që poshtë madhështisë së hijes së tij të mos kalojë askush?!

Një vajzë, që jetën e ka përpara fytyrës


dhe vdekjen shumë prapa shpatullave,
që i bie të jetë ngjitur me timen,
arriti.
Udhëtoj në dy vdekje tashmë,
njëra në prapa, tjetra në përpara.

Shkeljevdekur i largohem të djeshmes gjallë,


mitër në varret e të diturve të pardjeshëm
me barrën e sotme ëndërrim …

Ah, këtë shteg që më në fund e arrita!


… distanca?
Distanca kishte vdekur!

Fier, maj 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Bota
Malet me fuzhekët e tyre në grykat e furrave trazojnë retë – harxhë.
Djeg kamina e madhe hapësirë.
Pjek yjet,
yje të bëhen.
Poçarët,
këta titanë të pakënaqur nga zjarri “ dashuri ”
me zjarr të shuar pjekin
e mbajnë trurin në krahë.

Nga hiri në hi,


sipërfaqja e dyqanit të tyre të artit.

Nga ylli në yll,


si nga poçja në poçe,
historia e sotme e thyer.
Dorezë,
lëfyt,
fund.

Tepelenë, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Shiu i verës
Në dyert e ngushta të mallit rrëzohet,
s’e di se ç’mot ndër pika sjell
ç’kujtim dhe ç’ngjarje zbraz ndër to!...

Fier, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ku është…?

Ndoshta jemi të të njëjtit univers, Egist! 1)


përse të një klithme të jemi?
Ej, poet i gjashtë, i shtatë… i pllakatët,
Migjeni ku është, këngërevolta Migjeni?
Atij dua dhe të shkreptij Mjedshëm
dhe vdekje - gjallëjes terr e dritë Konica,
ej, poet i tetë, i nëntë … i faraontë,
Vinca ku është, majëfjala Vinca.

Bile të çorbitohem i shpërthyer


dhe rrëzohem në Iliri si probatini,
ej, poet proturberant, dritë djegës,
Naimi ku është, këngëlindja Naimi?

1) Egisti - dashnori i Klitemestrës,


vrasës i Agamemnonit.

Athinë, shkurt 2002

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ndoshta qaj natën

Ka të varfër,
por ai që shet ëndrrat
është shumë i varfër,
ndërsa ai që s’i mban mend
është fatkeq.

Kam filluar
dhe s’mbaj mend ëndrrat.
Gjurmët ua shoh jashtë vetes.
Tik – tak, tik – tak, tik – tak
ora e tyre e vjedhjes.

Një burrë i shet poshtë shtëpisë sime.

Tani,
fle me dritën ndezur …

Sa gjëra fsheh një pikë loti!...

… ndoshta qaj natën.

Fier, nëntor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Kali i mërzisë

Tingujt e muzikës së natës


flokëve të saj me hënë bredhin
bashkë me vargjet
pa eskortë…

Oh,
çfarë po shoh?!

Prapa gardhgjumit
një djalë me pena mbi kurriz
po shkon me kalin e mërzisë…
Tiranë, vjeshtë e tretë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Dimër pa kokë

Shkund flokë mbi flokët e mi dimri i pishave.


Siç duket i vetëshkul!

Dy herë flokë…

Mbi flokët e barit rrëzon flokë dimri i njerëzisë.


Siç duket e qethin!

Tre herë flokë …

Mbi flokët e dheut… dimri i qiellit s’ka ç’shkund,


siç duket është pa kokë! ...

Ulqin, dimër 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… dëgjo kur thyerja të bërtasë

…kam pasqyrë të madhe në duar,


fytyrat tuaja mund të dalin prej aty
ndryshe nga momenti që u panë.
Lëkura
të ndajë mikun nga armiku,
ajo e shpinës,
ajo e gjoksit …

Guernikë,
kjo pamje erebike që më thotë:

- Shko thyhu
dhe dëgjo ku thyerja të bërtasë!

Tiranë, vjeshtë 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Pallto biblioteka

…më propozoi e Sotmja, - dehemi?!...


dhe të dehur shkuam tek Zoti.
Zotin e gjetëm të varfër,
Zotin e gjetëm
poet.

Faqet e qiellit shkruam të tre


dhe që shiu të mos i fshinte poemat,
në palltot e vjetra grirë nga motet
i futëm.

Tani
faqet e qiellit janë libra,
në pallto bibliotekat e shqyera të poetëve…

Tiranë, dimër 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Kujtim

Kujtim të mbetet
kjo e folur e sotme,
të gjitha arritjet
si shkrimi i klasë së pare,
gëzimet,
pritjet,
shpresat
si anekdoda,
zënkat
plepa anë xhadeve tharë.

Kujtim të mbetet dhe gjithësia sot,


kujtim të mbetet
bile edhe kujtimi,
le të vëmë një basoreliev
të thyer mbi to

nënshkruar …përçmimi!

Tiranë, pranverë 2000


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. Poezi
-------------------------------------------------------------------

Shekujt e vetmisë shqiptare

Krifat e kuajve me hazdi të egër


bëhen pisk
me erën e egër
që fryn shterpësisë së egër shqiptare.
Nëpër galopin e udhëve të kripura
të konopicës së Semanit
vërshëllejnë si krende telash me gjëmba
melodi furtunike të mendjeve,
që shkulen dhe shpojnë këdo që nën gjatësi u kalon
duke hapur proturberanca naive krimesh.

Tinëzia e pyllit
vënë si fshesë
në dorën e njomë dhe të brishtë të nuses
fshin përherë sythat e rënë të luleve,
që mbinë së fundi
në burgjet e çelikta të kafkave tona.

Krifat e kuajve
me qime të egra
japin e marrin me pluhurin e egër të rrugëve të egra shqiptare,
në zërin e një kënge të Tas Hënës
dëgjoj fëshfërimën e së djeshmes së tyre
“ Laceja kur vjen nga stani … “

që vjen e ikën
me shekujt e baltisë shqiptare,
eter tashmë …

Tiranë, verë 1997 - 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ditët tona

Si plaka kërrusur ecin ditët,


tërhiqen duarsh nga ca fëmijë,
si medalionë mbajnë vesh të prerë
kokallat nxjerrë për hajmali.

Ca qen të zgjebur i ndjekin prapa


dhe prapa qenve
një re me pluhur.

Si plaka çala ecin ditët


me lecka hedhur lakuriqësisë,
ato s’janë plaka
por gra të mjera
me fëmijë të tharë varur në sisë.

Ca pleq si mjegull përfund u ngjiten


dhe prapa pleqve ka funeral.

Tiranë, shkurt 1997


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Vdekja e piktorit

Mos m’a tregoni të ardhmen,


që të kem të ardhme…

Atë vit
gjethen e fundit të dimrit në drurin e dimrit e këputa vetë,
pranvera nuk kaloi mbi ura
edhe puthjet nuk u ftohën
pse s’kaluan në buzë,
veç lumi i mbushur shtrat më shtrat
një pemë – vajzë
solli ndër vale,
të mbytur,
përdhunuar nga dimri.

… kishte vdekur piktori.

Bashtovë, 2005
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Vera dhe xhindët

Ka kohë që qielli s’ka qarë këtyre anëve,


përvëlohet nga buzët e diellit, dëshira,
djegia përzhëlit lëkurën e dheut,
kompresa det përsipër i rri …
… xhindët u dukën këtej përsëri.

Trupi lakuriq i verës është nxirë,


tundimi lakuriq, është nxirë dhe ai,
mbi gjoksin e saj sa duar janë shtrirë!
Me buzë sirenash, buzë ujërat këndojnë …
… xhindët vallëzojnë.

Flokë shelgjishtesh kreh flladi, tjerr majë,


lumenjtë si gjarpërinj në lëkura ngecur,
shpirtrat e njerëzve janë bërë çarçafë,
zhvirgjëria e stinës i njollos me të kuqe …
… xhindët këtej u bënë me huqe.

Fier, verë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Emri im

Ata që baltë më hodhën dhe më treguan të ardhmen


që të mos kisha të ardhme,
kishin vila në Shqipërinë time.
Me atë baltë unë bëra tulla dhe ngrita shtëpi.
Shtëpi, ku ngjiten ëndërra të thyera.
Brenda tyre vajza të njoma vijnë
me sy që i kanë si pika vese
rrëzuar me të shkuarën
nga shkelja e keqe.

Vijnë edhe dallëndyshe aty,


bija të shtegut të lodhur
dhe ngjitin ëndrrat e këputura
dhe ngrenë sytë e rënë poshtë gjurmëve të njerëzve mullarë,
që shpesh lopa moshë i ha,
që herë vdekja, zjarr.

Mbi malet e jetës sime mbijnë


pisha,
lisa e maja me bore,
ku nxënësit ngjiten dhe gdhendin emrin tim atje
në akull,
ku syri i diellit kriminel
s’sheh
dhe balta s’arrin …

Tiranë, pranverë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
…gjurmë copash

Fryn erë
nga xhamat e thyera të shpirtit tim,
drejt e në sytë e jetës
thërmija çmendish
shkretëtish europiane hyjnë…

Pale, qëllojnë dhe me gurë!

Oh
nuk po shoh atdheun,
mëmëdheun s’po shoh
…gjurmë copash kudo!

Shkup, tetor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Me tehun e qerpikëve …

Me tehun e qerpikëve pres mugun e prerë


si qumësht të hënës.
Faqet e maleve mëndak
zbardhin prej prurjeve
dhe hyjnë nga dritaret e shqyera të mendjeve të mia me vërshime
lymore.
Palpebrat
këto doreza shpatash drite
fërkohen me duart
pjesë trimërie kombi të vjetëruara.
Fitoret e humbura
kreh nata
me krehëra të bardhë përçmimesh,
ato lakuriqe
kodosheve “ humbje” në prehër u ulen...

Përmet, mars 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Riti im i rritjes

…ditën e ndërtoj kalanë time


natën m’a shkatërrojnë…
E një nuse nga të miat flijoj çdo ditë atje
duke i lënë jashtë mureve sisën nënë,
ku vëllai i plakur pi
dhe vëllai fëmijë ëndërron…
Djeg copa kohe. Ç’të djeg s’kam.
Në gojën time Shqipëria ka ftohtë.

E një nuse vëllai s’e gjen për ta flijuar…


shpirti im Rozafë
riti im i rritjes…

Tiranë, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Mrekullia e Judës

Dru më dru bilbil që s’sheh,


këndon.
Tek gurët e ujit, ku dimri lotët ka,
dhimbjen vë.
Melodramë e pyllit
hije më hije vrarë,
mezhdë më mezhdë
pa varr.

E pa gjurma
Judës i pozon.
Juda
statujë e bëri
me hije të akullt perëndie
dhe e vuri në qiell të bredhë
poetët të mbledhë.

Tepelenë, vjeshtë 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Të urrej pse kaq shumë të dua !

E urrej penën time pse ende bukur shkruan,


pena më urren shpirtin
që poezitë e shëmtuara e duan.
Shpirti më urren mua
që jetoj në këtë besë,
në këtë fe,
unë të urrej ty
pse kaq shumë të dua
Atdhe!

Tiranë, 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… thonjtë - thikë

Me thonj shenjtorësh grifonët na rrëmbejnë


e në çdo qiell na çojnë.
Shalët e mitopsikopatisë,
orbita që thyejnë këmbëndenjien tonë.

Verbëritë dashurore të dehura vjellin mbi flokët e dheut

Vdekjet e dherave,
i hanë ato
dhe përsëri vjellin atdhetë
mëmëdhetë…

Të pagjunjë
gjunjëzohemi e thërrasim për ndihmë:
- Zot, këta thonj - thikë
të kujt i kam mbi shpinë?!

Kurjan, kisha e Shën Kollit 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë1 … poezi


-------------------------------------------------------------------

Galopi im

M’u plakën kuajt e shpirtit,


s’ vrapojnë si një herë ata,
karvani më la prapa,
e shoh dhe qaj…aha!
Si mëzet shkojnë furtunshëm
dhe kuajt e rinj, ashtu,
galopi po u shuhet,
…kamzhiku u bë
hu.

Tiranë, dhjetor 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … Poezi
-------------------------------------------------------------------

Lindja e poetit

Shtetit,
pushtetit,
rojave
dhe servilëve
i merreshin mendtë nga vendosja,
latësia,
komunikimi dhe lëvizja e poetit.
Vetëm kombit jo,
kombit i merrej fryma
nga këpucët,
çismet dhe të ndenjurat e pushtetarëve,
rojave,
servilëve.
Dhe përsëri ata
shikonin lart marramendshëm,
shikonin lart me shikim-ulje vrastare …
dhe e ulën …
Tani që poeti ka vdekur, se nuk mund të rronte dot
në lartësinë e këmbëve,
në lartësinë e bythëve,
vetëm kombi e qan
me lotë lartësie,
me lotë kombi …
Flasin se shtetit
pushtetit,
rojave
dhe servilëve
nuk u merren më mendtë …
… flasin gjithashtu
se ka lindur një poet i ri,
por ende nuk flasin
se ka lindur një komb i ri! …

Fier, maj 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë1 … poezi


-------------------------------------------------------------------

Fusha ime

Tani, atje
ka yje që kullosin,
ka lope,
dele,
gomerë…
njerëz të ngulur në bisht të tyre,
ka rrugëza të prera
në grurë,
jonxhë, pa mbirë.
Ka këmisha të zbërthyera pas buzëve, gushëve të puthura,
sy me rrathë, të nxirë …

Tani atje ka shtëpi me barrë,


shtëpi shterpa ka,
ka çupëza si Shën Maria
dhe djem si Krishti.
Ka kurva të kthyera nga Europa,
ashtu siç ka edhe gra që dalin prej dhomave
të gjumit si tymi i oxhakut,
herë të bardha borë sikur shugurojnë një papë,
herë të zeza sterrë sikur kundërshtojnë një papë…
Me fushë në faqe
ku puthin burrat…

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Tani, atje
flenë njerëzit. Është natë.
Minjtë janë zgjuar dhe hajdutët
brejnë arat, kasollet, të korrat,
gjumin, ndonjë rojeje.
Hëna me fjalë akulli
mbi shikim prej akulli rrëshqet.
Nëpër kudo ka gjurmë,
por shtet, jo.
Zhabat bërtasin si presidenti,
kryeministri
në flluskat e tenxhereve të zënkave që ziejnë, hidhen.

Dielli i bërë tapë në diskot e natës


fytyrën e përflakur i ngjesh dheut semanjak,
bllana bajate duke stampuar
jo ditë!
Njerëzit për këtë pikturë surreale
zihen tmerrshëm me njëri - tjetrin
për ta shitur,
për të ushqyer fëmijët
në fund të fundit,
për t’a varur në muret bosh të shtëpive bosh.

Tani atje
kryqe vizatojnë fëmijët nëpër trokthe,
pas ikjes së tyre
kuajt paganë vrapojnë mbi kryqe…

Myzeqe, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Vdekje rrezesh

…rrezet më ulin çdo mëngjes mbi dhe’


rrezet më ngrenë çdo darkë prej atje.
Mbështjellë dy qefinësh,
dy vidhash mbështjellë,
një sy vdes me hënë,
tjetri
vdes me diell…

Shkup, 2004
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Roja i zemrës

Tek këmbët e kombit kokën kam vënë


gjurmët e tij janë buzët e mia…

Leh
qeni i shpirtit,
leh i ziu,
leh.
- Po të vjedhin zemrën, - më thonë, - atje …
Vjedhtarët i bien
me gurë,
me drurë,
qeni i shpirtit fle
gjumin e sëmurë …

Fier, verë 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ftohtë mes Europës

Thinjen lulet
askush s’i vë re,
filizat rrudhen
njeri nuk i sheh.
Zogjtë ngjiren
kurrkush s’i dëgjon,
ftohtë mes Europës …
… atdheu dridhëron!

Shkup, dimër 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… pushtuesit mbijnë

Ranë të ruajnë Shqipërinë të vdekur,


të gjallë nuk e ruajnë dot!
Faltoret asnjëherë nuk i përfillën
as fatin në kthesa që i ftonte.

Tek memorialët e tyre


lavdia çdo darkë i mbjell si lule
nata të përulet.

Ti që nesër vjen
me lulet do të “ ngatërrohesh ” patjetër,
mos i këput
se në vend të tyre pushtuesit mbijnë,
ditën!…

Tiranë, verë 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!... poezi
-------------------------------------------------------------------

dhe sot ….

Kisha fluturuar melodi


e një kënge smog
dhe isha përftuar në ndjesinë e urryer
të fshirësve të xhamave,
urdhër
që dilja prej shkopi dirigjenti
nga pentagrami.
Pa njohur dashurinë,
pa njohur tradhëtinë,
pa njohur luftën,
pa njohur lirinë.
Vetëm brigje buzësh njihja,
vetëm ngasje shpirti shihja,
vetëm flokë të fushave krihja.
Kisha fluturuar
në vijat inguinale të së bijës së Montezumës,
në vullkanet seminolas,
në një shpifje në Gogolas
dhe sot
mallkoj muzikantin,
fluturimin,
tymin,
përftimin,
ndjesinë e pa faj …

Tiranë, verë 1999


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Shkelje poeti

Të varfërit flenë.
Ti me lirika shpirtin u shkel me gjurmë shpirti.
Jeta bërtet
e lidhur në litarin varfëri.

Ngecur të vdekurit në orën tënde.

Kjo erë, që tund flamuj dhe rrëzon emblema,


çekan, që mbërthen djepe e qivurë,
arnë e shpirtit të shqyer
përse këpucën e ligjit
nuk shqyen???

Rrëzë një muri ëndrre


brenda një fuçie digjet zjarr,
përsipër duar digjen,
fotografi që flaka u shkrep të varfërve
pa lekë.

Të varfërit flenë,
ti vdes …

Tiranë, vjeshtë 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Një krimb që më ha

Lumenj të ëndrrave mbushur me harresë


poshtë lëkurave të gjithkujt gurgullojnë.
Kontenierët e kujtesave
drejt tombave shkojnë
mbi anijet “ njeri ” ngarkuar…

Çdo ditë
një jetë më marrin,
një vdekje më sjellin,
një krimb që më ha…

Patos, vjeshtë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Frederik Rreshpja1)

Në rebelen ndarje duke shkelur qiell


e kapërcyer qiej.
Majë minare koka,
kurmi këmbanë
ngjit realitetet e thyera
me djersën e burgjeve.
Në kënde gramash
çafka shpirtërash nxjerr për ikona
prej foleve të zemrave të sëmura.

Zëri i vdekur atje


nga bust - varri nis e shqipëron:

- Shihni o njerëz që s’shihni ( legjendën ) baladën …


Tani këtu po mbin
bari
burgu
pranga
liria...

1)Kur Rreshpja lindi duke vdekur, shkurt 2006 Tiranë

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Funerali madhështor

Vdiq poeti.
Eh, sa herë kishte vdekur nëpër jetë
dhe nëpër jetë qe vetëvarrosur
në trup të vet!

Ai
thjesht
vdiq sot,
thjesht po e futin nën dhe’
dhe dheun po ia hedhin me dorë …

S’është kjo e sotmja e rëndësishme,


i japin rëndësi kot!

…nëpër vdekjet në jetë


i duhej funerali madhështor …

Dimër 2005, Tiranë

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Mirë se erdhe lamtumirë!


Vektor për të nesërmen
nga e sotmja
buzët e mia vura
edhe gjuhën
edhe zërin

dhe këmbët me ndryshk


në trajtat e ecjes që ngula
dhe trenin e gjakut me vagona kockash
tek stacioni i njerëzve që s’vijnë …

E nesërmja nuk është jeta ime


është vdekja ime.
Shoh prapa …
në gropën e zërit bie.

… Mirë se erdhe lamtumirë!

Tiranë, dimër 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… dita e turpëruar

… çdo herë që sheh zhveshur veten e vet


arratiset nga vetja dita e shkretë.

Haremi i yjeve krejt i zhveshur krejt.


Tek kroi i diellit
lakuriq
është dhe hëna!

Turret dhe futet në kishën e reve,


retë e zeza me priftërinjtë bënin seks.
Në xhaminë e shirave vrapon tmerratare
shiu, hoxhallarët
lakuriq dhe ata!

Nuk shkon më lart,


zbret përsëri
në të përjetëshmen paturpësi vjetërsi …

Fier, verë 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Këmba e kujtimit

… mure që bien çdo çast, çdo mot,


pa dhunë, qetësisht, krejtësisht - o, Zot!
Si gjurmë shuhen, askush s’i përshpirt,
vdekur priftërinjtë, me sy, vesh e flirt!
Përpara, themelet e mureve të rinj,
të rinjtë muratorë, ngritjes i prijnë.
Ndërtojnë gjithkund, çdo çast, çdo mot,
pa zhurmë, qetësisht, shpirtërisht - o, Zot!
Prapa shkërrmoqur rrënojat kudo,
këmb’ e kujtimit veç shkel mbi to.
Tiranë, korrik 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Partneritet i hidhur

Shtëpi të shurdhuara këto male,


barqe të bindjeve të vjetra
që brezat lidhin me zë dhe presin thonjtë
e mashtrimit shqip.

Rrjeta e shqyer e kanunit si ostakonjtë i ka zënë.

I dua armiqtë
e jo më miqtë,
por kur miqtë më bëhen armiq
i dua edhe më shumë! …

Foshnjat,
këto stoli që s’i dua
pse aq të pafajshme janë
po aq engjëllore
me këmbë gjithë baltë në djepe rriten,
punojnë …
shtëpitë të rrojnë.

Mirditë, dimër 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… e re ç’ka mbetur?!

Nata e vjetëruar
vjetërsisht naton,
dita e plakur
dritë të plakur derdh,
dielli i stërlodhur
mbi të lodhurin qiell tretet,
shiu vjen mundimshëm
mundimshëm bie,
era beh e kërrusur
e kërrusur frymon …

e re ç’ka mbetur?!
Tiranë, tetor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

O Haxhi Maqellara…!

…si vërvite dhe hyn brenda lotëve,


jetim,
parnasin kërkon në verën e gjakut
mes tre stinëve
përgjithmonë të paardhura;
nuk them se s’je blatim,
je këngë e çarë e shpirtit pa shërim,
Haxhi Maqellara!

Tiranë, shtator 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Paradoks vjeshte

Qeton nata sonte


shkurtaqe
pa ar
se hëna rrëshqiti
ra mbi mullar.
Artojnë së bashku kashtë dhe planet
habia rri thyer tek s’duket më vet.

Ja yjet tek ndrijnë


që lagë habinë
tek kashta … s’arrin!

Fier, prill 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Miti …

Shokizmi ngrihet mbi dekada


dhe rrëzon pa kurrfarë ndërgjegje
mitin atlternativë – ide,
miti i rrëzimit gjallon
frymon
komandon.

Ngrehina e të cilit sa vjen e bëhet më solide,


ndërsa aktorët - banorë
edhe më të egër…

Tiranë, verë 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Eklips

Doli dielli
sy nxirë,
babai i kombit tim

hëna e vrau
verdhërisht,
njerka e kombit tim.

Ne u ( lindëm ) u rritëm
dy barqe
s’dimë nga mbajmë;
shkojnë ca nga njerka,
ca shkojnë nga babai.

Fier, prill 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Më merren mendtë

Më merren mendtë nga ora


pse rrotullohet në minuta,
edhe nga muajt më merren
që rrotullohen nëpër javë,
nga viti bëhem keq
që nëpër muaj xhiron …

Por mendtë më shumë më merren


nga ty, njeri pa mend!

Tepelenë, korrik 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ardena 1)

Pylli i Ardenës,
ky varr tutenkamun mban brenda
gjashtëqind mijë dridhma amerikane,
gjashtëqind mijë britma lirie,
miliona krisma nesërje
dhe rrugën pykë të Bestovës ngulur në kokën
e thinjur të këtij arkivoli hapësirë.

Nata, si lufta e thinjur vrapon,


këmbët e prera prej bombave ngatërron,
rrëzohet.

Jetën
nëna tokë nën mishin e saj ende e fsheh
duke ngritur atje
kështjella harrese së bashku me motet
dhe rrëzuar
po çdo mot
ato …

Tiranë, maj 2005

1) I kushtohet një divizioni amerikan që


luftoi në atë pyll, në luftën e dytë botërore
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… dikur i thoshin Iliri!

Kur u vra Çamëria korbi e pa


dhe u zbardh,
kjo grua si e ve
që bredh me dhimbjen memece të çamëve dhe s’ndal,
vdes ullinjtë
detin
diellin
emrat e mëdhenj…
muret,
pastaj vdes lotin
e më pastaj gjakun?!

Nga koka, që s’është shami por flamur kuq e zi,


hartën e genit s’e heq!

E shtypur me Tavolina Fuqish të Mëdha


kujtesa zbret tatëpjetën e rrugëve goditur me mendje.
Në Artë,
Prevezë,
Follorinë,
Manastir,
Ulqin
që tani quhen plagë
… ka Iliri posht tyre!

Janinë, shkurt 2002

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Momenti
Jam viktima e momentit të çastit
në liri burgosur
dhe në burg
i lirë.

Troket,
hyn djalli në shtëpinë
ku s’rri.
Shkoj e shoh

…momentin në çast
dhe
viktimën në zi…

Fier, tetor 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ti shko, - më tha çupëza … dhe qau

Me vonesë do të shkoj që sot e tutje kudo,


edhe në vdekjen time me vonesë do të shkoj
do takoj të dashurën time më të re atë ditë
dhe takimin e pasradhës
do vonoj …

Në faqen e fundit të ditarit do të gjeni:

“ … u harrova mbi gjoksin e sarritur


që mosha porsi hojëza ia çau…

E di!
Duke pritur je, o takim i radhës!

… ti shko! – më tha çupëza …


dhe qau.

Durrës, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Kujtime të largëta

Stuhia për mesi i rrok drurët


e ngjeshur të pyllit të largët të rinisë,
kërkon t’i shkulë,
t’i hedhë mbi kurriz
dhe tek unë t’i shkarkojë.

…më ngjan sikur digjet zjarr,
sikur ngrohen
më ngjan.

Mëhalla e errët ndrin,


digjet zjarr,
kam të dashurën atje me dashurinë shqipe në duar,
plumbat e ngulur në kyçe që s’treten
qiellin e natës së parë të së dashurës së parë

… dhe stuhia erdhi


bosh!

Fier, verë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… e kundërta ime!

Koha më shtyn përpara


drejt ecjes
që i bie prapa ecjes së saj të jetë.
Mes rrobave që do të vesh
mes ngrehinave që do të ngre.
Lyer me smog
me lot dhe ulërima të papërdorura
në historinë e ftohtë
njoh grimcat e të tërave,
ato që me mua të moskuptimta do të jenë.

Rishikoj epokat në skedarët e akullt të arkivolëve


… bosh.
I s’mundur të kaloj. Kapërcej.
Historia
ende s’ka mbërritur
… në rrugën e dëshirave të mia,
gjej një moment dhe kohën shtyj përpara
që i bie prapa ecjes sime të jetë.

- Shko drejt plakjes, - i them, - o e kundërta ime!

Apolloni, nëntor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Toka jonë

… e hapur toka jonë.


Çati ka qiellin e lartë.
Kënga është e ngjashme me emrin e saj,
me dashurinë
dhe me urrejtjen është.
E hapur toka jonë:
sipërfaqe dasmash,
sipërfaqe lindjesh,
sipërfaqe burrash
ka dhe vdekjesh
dhe sipërfaqe varresh
ka
përshkënditje diamantesh.
E hapur është toka jonë
me kokë të hapur …

Ishte i saj dielli dhe hëna e saj është


… të gjithëve jua dha!

Tiranë, dhjetor 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Në qytetin tim

… era me pëllëmbën e saj të ftohtë


ku ditët për dorashka ka veshur
më rreh,
dimër e bëri stinën e faqeve të mia ky qytet.
Bie shi thashethemesh,
borë largësish,
tërmet jete.

… me çfarë ta mbështjell trupin tim,


familjen?
Ndërsa e nesërmja kalon përpara meje
jo shqiptare.

Apoteoza e një gëzimi pa kufij,


e vetmja lumturi që prindërit dhe kombi më dhanë
jetën gëlltit me zell si të gjithë…
Ç’më ka mbetur?

Zemra e dheut më afrohet ngadalë


dhe psherëtima jeshile e natyrës kokëqethur …

Fier, nëntor 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Geni

Nuk u lindëm ditën kur na lindën prindërit tanë,


kur placentën lamë dhe dolëm në dritë,
ne u lindëm ditën kur prindërit tanë u lindën
prej prindërve
të prindërve të tyre …

Në se dikush kërkon ditëlindjen time


ajo është në dy data lindjesh …

Brenda vetes po kërkoj veten…


kush erdhi:
unë nga prindërit
apo prindërit nga unë?
Patos, maj 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Raport

E bukura nuk është prapa


unë
pashë …
…të lidhur me litar të padukshëm stërnipërie
e tërheqim gjithë rrugë - jetës zvarrë
prapa – n.
Çudi
përpara nuk e përçmon
siç unë të përparmen
moshën time
që nga poli i veriut të shpirtit
kartolinë m’i nis …

… s’e di
e bukura është vërtetë e bukur?

E bukura është në ovaret e grave, në teste


apo në gjatësinë e njeriut?

Sarandë, verë 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Varre që bien nga sytë…

Si pshertima grash bien gjethet.


Pa jetë rrokullisen në token e virgjër të syve.

Pushka e vjeshtës vënë në syrin e dimrit, qëllon.pa luftë.

… shkon dikush,
në fytyrën time fshehur
me varre që bien nga sytë…

Tiranë, verë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

E çmendura

… shpesh ajo arnon perdet e yjeve


shpesh ajo i shqyen ato,
shpesh ajo vesh këpucët e vjetra
pantallonat e vjetra
brekët e vjetra
sutjenat e vjetra
xhaketën e vjetër
mendim të thyer.
Shpesh ajo mban kokë të vjetër
trup të vjetër
gjymtyrë të vjetra
bën shikime të vjetra
frymëmarrje të vjetra.

Vetëm fjalët
kanë frikë nga ajo
dhe të vjetrat e saj.

bukurinë …
oh, sa të re e ka?!…

Sarandë, verë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… ligje lufte

Vjen deri tek porta ime tmerri,


i ftohtë
i bukur
dhe me kollare.

Vërshëllen era,
dielli nuk derdh dritë të zymtë,
qeveria “ Fuoristradë “ syze të errëta mban
sekretare me kokë zhveshur.
Nuk kanë kohë as të psherëtijnë,
vdesin të shtypura,
të thyera rrugët …

Gërrgërrin parlamenti,
doli jashtë përdorimit kallashnikovi…

Tiranë, dimër 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Dritarja e ditës

Nata akull,
xham për ditën është vënë këtë mëngjes.

Një vashë e mitur tek e lan me leckë


çdo kohë.

Ca “ maskarenj ” me hobe e thyen sot


që me mbrëmë përkon.

Të shohim
ç’xham do të venë të qënurit?!...

Lushnjë, janar 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

… besim i verbër

Si tym u bë … vonë si re,


më vonë shkarkoi drama,
pastaj tragjedi
dhe më pastaj … gjyqe.

Që atëherë nuk besoj pa sy,


që atëherë qaj shpesh.

Gruaja në supet e saj vë çati


por edhe ajo … pikon …

Fier, dimër 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Flamuri …

…flamurin, që luftërat e shpuan,


me copa shpirti e arnuam
dhe që atëhere ky flamur
është shpirti ynë,
nuk është pëlhurë.

Kur ndodh ndonjëherë


që prapë e shpojnë,
nuk shpohet si dikur ai
po ku valëvitet klithma shtrati
i dërgon kombit mu në gji,

ku turret gjaku i valë i njerëzve


nga shtretërit
dhe lumenj vërshojnë …

Lushnjë, tetor 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ritual ballkanik
për poetin Faslli Haliti

Dita ( e ) vret ditën, nata i hedh dhe’


në kokë qiparisin ia ngulin atje,
shpejt ia veshin qyrkun që së largu nxin
roje t’i rrijë murgut ta mbajë nën qefin.

Nata ( e ) vret natën dita i hedh dhe’


tek koka një mollë ia mbjellin atje,
shpejt e veshin mollën me fustan të bardhë
natës që poshtë varrit t’i duket se zbardh.

Ditë,
përherë t’i ngjaj,
kurrë perëndim
që çdo natë të vdes mbledhur me qefin …

Lushnjë, dimër 2006


kur poeti mbushte 60 vjeç

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Gabimi
… nëse pendimi s’do t’ma vriste
gabimi im do të ishte gjallë,
tash një makinë për në varrishte
çon për çdo herë një funeral …

Tiranë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lmatumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Roja

…e vranë qenin e shpirtit tim


të atdheut besnik,
përshpirtësit e mi e vranë,
hynin e dilnin në shtëpinë e shpirtit tim
pa kyç.
E vranë qenin e shpirtit tim,
tani
vrasës ka atdheu roja …
Tiranë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Gjaku i martirëve të Kosovës

Pas përmendoreve ngri dy xhami


i imi popull i Kosovës
dhe shko atje çdo ditë të falesh
po deshe ngriji edhe kisha
mbështetur shpatullash të jenë ato
dhe muri
ç’nxjerr minier’ e Trepçes.
Bler
të shoh nga Nishi ynë,
për nga Preveza Bill Klintoni
se shenjtët shohin shenjtërira!
Pastaj
një përmendore ty
do ta ngre vetë
Shenjtia Kosovë
dhe prapa saj Malin e shenjtë
me gjakun e martirëve të tu …

Prishtinë, nëntor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. Poezi


-------------------------------------------------------------------

Peizazh Mollos

Reflekse dimri në vatrën e braktisur Mollose,


thëngjinj
treten të vetmuar
atje.
Hiri i bllanët,
si spermë përdhunari nën vaginën e ngushtë
të oxhakut – krahinë,
ende i ngrohtë.
Dëshirat e shuara
mbi lëkurën e njerëzve mollosë
zgjohen si vullkane.
Thonjtë e stuhisë…të një dikur stuhie
hyrë deri thellë mishit të njomë
mbushur me ç’gërryen,
daljen e llavës kanë zenë.

Në jetë dhe në vdekje


peizazhin kanë vënë…

Janinë, shkurt 2002

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… fragment historie

Nga e drejta e fituar


më heqin sa herë ndërron kostumin pusht – eti,
korridori ma komunikon,
siç duket ngjyrat qënkan armike të njëra tjetrës!
Jo se nuk di,
jo se shkollën nuk e kam bërë në shkollë,
jo se idetë nuk i kam të rrezikshme,
jo se s’jam shkrimtar,
jo se s’jam njeri
dhe të pavërtetën pikturoj me fytyrë të vërtetë dhe var në muret
e boshta të fytyrave të njerëzve!

Nga e drejta për të jetuar


më heqin sa herë pusht – eti kostumin ndërron,
rruga ma komunikon.
Siç duket
zyrat pushkatojnë hapësirat e njëra - tjetrës!
Varret e pambyllur bredhin në ambientet e qytetit,
varre që pinë raki,
që dehen, dehen,
varre që vjellin mbi fytyrën e qytetit …

Fier, verë 2003

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Vdekje artistike

I ulur në shkallën e parë të amfiteatrit “ Botë ”


shoh tragjeditë e fundit të saj,
pa Shekspir,
pa Eskil.

Ulen lotët e parë


gjaqet e parë
shikimet e fundit …
dhe mbi veten time amfiteatri vdes …

Tiranë, verë 2003


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Mora pushkën …

Më prenë gishtin
s’u ndjeva,
më thyen dorën
thashë : E theva!
Më thyen brinjët
s’rrëfeva,
më thyen këmbët
gënjeva,
më nxorën sytë
s’tregova,
më prenë gjuhën
e durova,
më sulmuan atdheun
rënkova …

mora pushkën dhe luftova.

Kukës, pranverë 2004


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Ora pesë

Takimet i lemë në orën pesë.


Nisemi për udhëtime herët në orën pesë.
Në orën pesë
fillojnë seancat e pasditës të kuvendit të popullit.
Duart
këmbët me nga pesë gishtërinj
janë…
Në orën pesë shkojnë njerëzit në kishë dhe falen.
Në orën pesë edhe posta e pasdites vjen.

Ç’është kjo ora pesë?

… në orën pesë niset dhe një tren …

Fier, pranverë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Shlodhja, vdiq…

Të lodhura lodhjet
mezi ngrihen
shlodhjes t’i shërbejnë…

Jargët e diellit
brigjet e natës me ditën
lidhin.

Shpirti duke ngrënë shpirtin


shpirtin gjen,
në majë të gishtërinjve ecën çudia,
edhe pse të lodhura
lodhjet e shohin

…mezi ngrihen!
Shlodhja vdiq
kujt t’i shërbejnë?

Patos, pranverë 2005


Petraq KOTE Mirë serdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Kujt? …

Shpërndahet ftohtë,
difuzion me jone dridhëruese.
Himni i lirisë
tekst dhe muzikë arnat e shpirtrave të njerëzve të mi, ka.
e partiturë,
barkun e holl të ëndërrave shtatzana.

Shpërndahet ftohtë!…
Në kthinën e myktë të katedrales nudo
… dhiaku Llazar shkruan me bojë akulli biblën e re.
Njerëzit duan të shpirtërojnë!
… kujt?

Fier, gusht 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Atdhe, lahu !

Atdhe
të them vishu,
ti s’ke
as kostum madhështie,
as aureolë,
as kostum trimërie!
T’i vodhën një herë…
… dhe gjashtëqind vjet pa prerë…
Të them zhvishu,
vetëm lëkurën ke
dhe nën lëkurë ca fijëza të tejzgjatura mishi.
Atdhe
që vishe me re,
me llafe, me drama, me komedi,
në jetë, në vdekje, në dashuri.
Atdhe
o prehër qivuri
me këmbë
shtylla nderi të kohërave,
me krahë,
trarë lavdie, lakmie.
Atdhe
të them vishu
të them zhvishu
ti s’ke!
Atdhe lahu
atdhe !

Tiranë, shkurt 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Jeta

Po bien dhe gjethet e rinisë,


nuk erdhi vjeshtë,
dimër
jo.
Kërkoj nën degë,
nën gjethe,
rrënjë
dhe është kudo dhe s’është kudo.
Tutje
gjej një fëshfërimë,
është troku i vdekjes makutare
më tutje jeta më zë krahun
dhe sheh të sajin bark të rritur.

Kjo çupë që kurrë nuk u martua,


si bie me barrë…dhe vetë s’e di!!!

Fier, verë 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Bëni ç’të doni …

Turpin,
si kockën e fundit të moralit,
e hëngrën qentë.
Qentë,
si ngrënësit e fundit të kockave,
i vranë.
S’ka më
as turp,
as qenër.

Bëni ç’të doni tani o njerëz!

Fier, janar 2005


Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------

Burgu i poetëve

Shoh një grua mbytur në filxhanin e kafes


dhe askush s’e nxjerr prej ku,
ashtu siç shoh një burrë varur dhe vdekur
në llastikun e brekëve të asaj gruaje
dhe askush s’e ç’var prej aty.
Shuku i mizave dhe grerëzave
i qan duke ngrënë,
ndërsa merimangat thurin me fijet e tyre grackë
rreshtat e lamtumirës,
burgun e rëndomtë të poetëve …

Fier, maj 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------
Treni i Avernit

Nga dërrasa e gjoksit tuaj po gdhend ikona


për kishën Shën Jehonë,
që ngrita në majën e malit të besimit të kombit,
ku gjarpërinjtë e shtigjeve të vjetra shkojnë dhe predikojnë…

Treni i dërrasave të mia,


vende s’ka atje për t’u çuar,
stacionet i mbylla;
besimtarë,
ai s’ndalon.
… shkon drejt Avernit…

Tiranë, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Tablo

…udhët çapiten mbi mua


me hije ngjarjesh që ndizen
nëpër krisma faqesh e thyhen
në sytë e mi si kaonët.

Në ibrikë
gjethe dite ziej
rënë nga drurët venerë që nën nofulla skampinësh mbijnë
për natën,
nata të pijë.

Piktorët tek turren portretshëm


me tavallosë fluturash në duar
vrapin e udhëve tablojnë…

Tiranë, pranverë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Poetët dhe qetë

… Poetët dhe qetë janë njëlloj,


shpirtra dhe ara lërojnë
bretku u bie por s’ndihen
bamp me bodece i shpojnë
dhe çelet ugari … me akra
dhe shtohen librat e shkruar …
tërë jetën poetëve dhe qeve
një kohëz s’u dhanë për të pushuar.

Kur plakja u vjen atëherë,


kur shpirti u kërkon qetësinë,
qetë i therin
i hanë
poetët i rrasin në çmendinë…

Tiranë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

… hija e kufirit

Ruaj vijën,
jo imagjinatën,
siç mençuria shikon në çdo drejtim …

… porta e shtëpisë
është vijë e lirisë,

e hollë si cipë dite,


si neilon nate e hollë…
Por ja që unë me hijen e vijës u rrita
nën fetish.

Jo se frika më lajmëron për ndonjë rrezik,


është porta e atdheut tim
ikona ime.

Baba që ke vdekur,
origjinën nga e kam
nga vija,
nga hija?

Ulqin,verë 1993

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Vjedhje vjeshte

I kureshtur pas ikjes së vjeshtës


hap garderobën,
sirtarët e veshjeve të saj
ç’veshi e nuk veshi
të palosura,
të varura në kremastarë.
Ngjyrat
era
vruku,
të vjeshtuara,
stolitë nuk i shoh.
Pranvera dëshmon se vera që do të vijë pas saj
tinëzisht ia ka marrë,
siç dimri
lakuriqësinë.

O Zot ç’po shoh!…


në fund të tyre
jeta ime…
… m’a paska vjedhur vjeshta për stoli!

Vlorë, vjeshtë 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Dyshoj…

Gënjeshtra e ka emrin
qeveri
shtet
pushtet,
vetëm Komb nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ai emër po më bën të dyshoj!
Gënjeshtra e ka emrin
udhëheqës
zgjedhje
votë,
vetëm Popull nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ai emër po më bën të dyshoj!
Gënjeshtra e ka emrin
mirëqenie
punë
lekë
vetëm Ndershmëri nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ajo po më bën të dyshoj!

Tiranë, dimër 2005

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë … poezi


-------------------------------------------------------------------

Akilët - Perëndi …

Hijet tuaja
lidhur me tendinin e Akilit përjetësisht
konfigurohen në çdo terren me fanatizëm
në trajta të ndryshueshme
me dhe pa personalitet
me mishin e gjallë lidhur përjetësisht.

Të çuditur armiqtë i shohin


dhe më çudi akoma,
me shigjeta
shtiza
ende nuk po i zgjidhin përgjithmonë këto hije shtrembërore
duke goditur Akilët - Perëndi?!

Tiranë, dimër 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Nuk po di …

Përpiqem të jem zëri yt i arsyes,


populli im
ti s’do!

Përpiqem të jem arsyeja e zërit tënd,


populli im
ti prapë nuk do!

Nuk po di ç’të jem!

… të jem paranormal … dhe të jem lamtumirë


apo të jem normal … dhe të jem mirupafshim!
Fier, maj 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Qetësia e fshehur

E quanin Eli budallaqen e klasës sonë,


bukuria përgjunjej para saj,
djemtë bënë seks për herë të parë
me atë

dhe natës kurrë nuk ia thanë,

e “ përbuznin ” ditën.

Ndodhte
që mungonte ndonjëherë ajo,
heshtja e prishte qetësinë me ankth,
vajzat merrnin fytyrën e Elit.
Kur ditën tjetër në derë dukej Eli,
tjetër qetësi kishte klasa atëherë,
… qetësi të fshehur
fytyrat e tyre merrnin vajzat …

Fier, qershor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Folu armiqve!

Kur përshtypja të bind


se vetmia është brenda teje,
vetmia është bërë ti
dhe në sytë e tu
asgjë nuk ( hyn e del ) shkel
( se të la i dashuri,
se të la e dashura )

s’ je vetëm …
ke hijen tënde sa vetja me vete
( le të jetë hije )
ke erën
ke lulet
ke detin
ke bregun
ke lumin
ke shiun
ke pemën
ke edhe një zog pranë.
A nuk ke edhe nënën
që gjithmonë sa rrëzohe e thërret?!
Kur boshësia në burgun e vetmisë të ka futur
dhe të ka dënuar përjetë me burg,
s’je vetëm
ke armiqtë
… folu!

I vetëm as varri s’është


ka varret …

verë 2005, Fier

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Këpucët e qorrave

Zgjohu ti që asnjëherë s’ke qenë fjetur


dhe i qetë
qep mbi perden e ditës
pëlhurën e bardhë të natës,
të paktën
kështu të jetë!

Pastaj
me gërshërët e kirurgjisë antike
palpebrat pre
dhe jepja ndonjë këpucëbërësi
këpucë të bëjë
për qorrat

dhe më pastaj
rri…fli
në mundsh
pa këpucë!…

Plazhi Seman, 19 gusht 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Djepet e fushave

Këto thërrmija rëre,


që më djegin lëkurën e shpirtit pa mëshirë,
me lakuriqësi të linjtë,
kanë shtëpi brenda,
kanë pallate,
kanë rrugë,
kanë ura,
kanë njerëz,
makina që ecin
hidrocentrale gjigandë.

Këto thërmija rëre


kanë anije, që lundrojnë brenda,
kanë sirena,
tragete
kanë të mbytur.
Këto thërrmija rëre
kanë varre brenda,
varre malesh
dhe malet që ende nuk e dinë
se varret e tyre
janë djepe për fushat.

Plazhi Seman, 18 gusht 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Ndarja e natës

Poshtë drurit,
ku jeshilja e pyllit prej miliona vjet
pret,
vjen gjithmonë nata për t’u martuar me ‘të
Shënimet e çmendura të poetëve shqyen
dhe priftin mjekërosh
me petrail e kamillaf ngjyrë floriri të yjeve
fton,
formulën e martesës
shpejt të lexojë

se “ nesër ” vjen shpejt


dhe nesër nata
ndahet …
Plazhi Seman, 19 gusht 2006

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!… poezi


-------------------------------------------------------------------

… frikë - fëmija

Lirinë e vranë në mes të sheshit


ishte kapërcyelli i burgut atje.
Me bukë në gojë,
bukë kishte në dorën e majtë, për bukë,
bukë mbante në dorën e djathtë, për djathë.

Zbathur
pa mbathje,
pa rroba,
pa opinga,
edhe gjaku zbathur
pa vena …
dheu s’e piu
ishte talasemike liria.

E vranë lirinë
në mes të mesit e vranë
ata që e dinin mire se ç’bënin.
Mbarsën shtëpitë e popullit
shtëpitë e njerëzve …
dhe lindi frika!
Çdo shtëpi ka një frikë – fëmijë sot.

Fier, 6 qershor 2004

Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi


-------------------------------------------------------------------

Këmbët e mia

Këmbë shkelin
mbi fytyrën time të re - të vjetër
mbi mua,
mbi gjithçka të shenjtë,
të shtrenjtë,
sikur mbi rrugët pa rrugë.

Historia ime e vjetër - e re,


e veshur me pluhur nën pështymë
tinzare,
shpeshherë fatkeqe
struket se mos shiu e zë
dhe e kthen në shkëmb,
ashtu siç ka ndodhur katër herë
me shiun Romë,
me shiun Sllav,
me shiun Turk,
me shiun Grek.

Dhe me më shumë frikë


shikon si sot
( asgjë pa më thënë përsëri ).

Dikush këmbët e shekujve,


që shkelin fytyrën time të bukur, po pret! …
O Zot,
ato s’qënkan këmbët e shekujve,
këmbët e mia qënkin!

Tiranë, shtator 2005

Petraq KOTE

Lindi në Fier më 27 shkurt 1959. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu në vendlindje. Në vitin 1974 – 1978
vazhdoi dhe mbaroi shkollën e mesme ushtarake “ Skënderbej ” Tiranë dhe prej vitit 1979 – 1982 studioi
dhe u diplomua në shkollën e lartë të oficërëve “ Enver Hoxha ” sot akademia e Forcave Toksore ‘
Skënderbej ‘ për specialitetin fizkulturë. Universitetin e Vlores “ Ismail Qemali “ Fakultetin e Shkencave
Humane dega Gjuhe – Letersi Shqipe.
Krijimtaria letrare hovi me librin poetik “ Këngë e Marrë ”, për të vazhduar më pas me “ Ranë
Këmbanat ”, “ Humbja ”, “ Muza ”, “ Këngë e pa rrëfyer ”, “ Këngët e Motmotit ” si dhe librin
me tregime në dy vëllime “ Ngjarje ndër Muzakë ”. Libri poetik “ Mirë se erdhe Lamtumirë!… ”
do të pasohet së shpejti me romanin “ Gjerana ”…

Është vlerësuar nga kritika, krijues, miq e lexonjës të tij brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.

* * * * * *

Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli


Petraq Kote rri zgjuar mbi vargje, ritme, figura, metafora… Ai vjen nga Apollonia e lashtë e Ilirisë, ku
ngahera janë përkundur arti dhe poezia. I përket qerthullit të krijuesve të sotëm fierakë, që me veprat e
tyre konkurrojnë lirshëm në tregun e vlerave të letërsisë kombëtare. Poezia e Petraqit është poezi e një
shpirti të rrebeluar, që s’pajtohet dot me gjendjen në të cilën është katandisur atdheu i tij. Ai urren dogmat
e të gjitha llojve, që kufizojnë lirinë njerëzore dhe proteston zëshëm kundër tyre.
Kote është mjeshtër i peizazhit myzeqar, të cilit i jep një dimension universal.Vargu i tij është i gjallë,
dinamik, përplot tension emocional.. Në vargjet e këtij libri buçet zëri i një poeti që ka unin e vet; një zë
thellësisht njerëzor e burrëror, që përballë së rëndomtës, absurdit e banales, vë ëndrrën për një botë më të
mire e më njerëzore, ku njerëzit do të jenë njerëz e jo varre.
Kemi të bëjmë me një poezi që komunikon direk me jetën dhe njerëzit e jo me vargje libreske, çfarë ka
shumë në kohën tone. Në vend të skemave e kallëpeve letrare, Kote preferon fjalën e gjallë e të frymëzuar
poetike, ku nuk mungojnë gjetjet interesante, ritmi dinamik dhe figurta, here- here, surreale.
Prof. Agim VINCA

Janë disa vargje, që poeti i ruan për vete e s’i nxjerr në dritë, ngaqë i vlejnë më shumë atij, sesa
lexuesit… Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, që e shkruaj poezinë, midis vargjeve magnetike që nuk
shkëputen lehtë prej vetes, do veçoj:
“ Zgjohu poet … zgjohu poet / autopsinë t’i bësh kohës së vet! ” . Shprehem pa frikë se vetëzgjimi i poetit
është tejet i ndërgjegjshem, tejet qytetar, në këtë libër dhe fryma e distikut të mësipërm të shoqëron nga
poezia e parë deri tek më e fundit…
Alfred Mehmeti

Petraq Kote shkruan poezi të fuqishme që i burojnë nga thellësia e shpirtit. Ato të tronditin,
të emocionojnë, janë të freskëta dhe thellësisht origjinore…

Halil Jaçellari

You might also like