You are on page 1of 3

Credited cast:

Kastriot Ahmetaj

Roza Anagnosti

Rajmonda Bullku

Vasillaq Godo

Bujar Lako

Gulielm Radoja

Liza Vorfi ... Kontesha Dizeta

Ndriçim Xhepa

Regjisor Dh.Anagnostit.
Interpretojnë: Bujar Lako /gjenerali italian/; Guliem Radoja /prifti/; Roza Anagnosti /plaka
Nicë/; Ndriçim Xhepa /gjenerali gjerman/; Rajmonda Bulka /Beti/; Liza Vorfi / kontesha plakë-
Dizeta/; Era Anagnosti /vajza e stadiumit/; Teli Stefani /psikopati/; etj.

Një gjeneral dhe një prift vijnë në Shqipëri për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre që u vranë
gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Strukturimii filmit është bërë në mënyrë inverse me romanin, nga fundi në fillim, nga një skelet i
vetëm në “ ristrukturimin “ e ushtrisë agresive të vendosur nëpër arkivole. Një luftë arkeologjike:
në gërryerjen jo vetëm të tokës për nxjerrjen e eshtrave por edhe në memorien e njerzve, në vetë
kujtesën kombëtare për ato ngjarje të vështira të luftës.

Abaz Tahir Hoxha

Titulli i Filmt:
Gjenerali i ushtrise se vdekur

Pershkrimi:
Nje Film me karakter historik qe trajton historite e eshtrave te ushtareve italiane ne Shqiperi dhe
peripecite e gjeneralit italian me popullaten shqiptare ku ai ka ndermarr misionin e kerkimeve dhe
germimeve te ushtarakeve italiane te vrare gjate luftes se dyte boteror ne Shqiperi
Titulli i Filmt:
Gjenerali i ushtrise se vdekur

Pershkrimi:
Nje Film me karakter historik qe trajton historite e eshtrave te ushtareve italiane ne Shqiperi dhe peripecite e gjeneralit italian
me popullaten shqiptare ku ai ka ndermarr misionin e kerkimeve dhe germimeve te ushtarakeve italiane te vrare gjate luftes
se dyte boteror ne Shqiperi

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në Bosnjë


Publikuar më 24/04/2009

Autori i Lajmit: Qerim Pllana


Jo rastësisht, këtyre ditëve më ra në duar një skenar i bukur i nxjerrë nga romani, ndër më të
bukurit në letërsinë tonë kombëtare: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur i z. Ismail Kadare. Skenari
për dramë, por edhe për film është nxjerrë nga z. Serafin Fanko. Mund të jetë i vjetër, i para disa
vjetëve apo dekadave. Sidoqoftë është një skenar i mirëfilltë, i kapshëm dhe mjaft i bukur, i
shndërruar në monologë, dialogë, në syzheun dhe trajtimin që i bëhet brendisë, esencës, idesë
dhe personazheve aq të kapshme në roman. Ç është e vërteta, romani ka bërë një jetë të gjatë, ka
pësuar nxjerrje, prurje dhe skenare tashmë të njohura në gjuhën në të cilën është shkruar vepra.
Por ai lë përshtypjen, mbase ndonjëherë edhe më të thellë, më të përshtatshme edhe nëpër
përkthimet në gjuhët botërore. Kuptohet, varësisht përkthimit, shfaqjeve, aktorëve të cilët i lozin
rolet e personazheve të kësaj vepre të mrekullueshme, të pavdekshme e sidomos të jetëgjatësisë
dhe përjetësisë, pra aktualitetit, të cilën romani dhe syzheu i tij mbetet gjithnjë aktual, tërheqës
dhe për asnjë kohë monoton. Unë do të thoja, kjo vepër e skenuar, apo si e tillë, roman i shkruar,
ka përjetësinë, jetëgjatësinë, aktualitetin kohën dhe hapësirën, kudo dhe në çdo skenë teatrale apo
televizive. Ka modernitetin, qartësinë, bukurinë e ngritjes dhe përsosjes së temës, të
personazheve, kohës kur është shkruar, por pikërisht edhe të kohës në të cilën jemi duke jetuar.
Dhjetëvjetëshi ynë i fundit, në veçanti vitet e pas luftës në Kosovë, dhe jo vetëm te ne, romanin e
bënë aq më aktual, më tërheqës, edhe më përmbajtësor. Sepse, dhe luftërat e fundit, të zhvilluara
në një ish-“Perandori” falsifikatesh, dhe viktima të pafajshme, po ashtu ushtarë dhe eshtra të
martirëve, dëshmorëve dhe heronjve, fëmijëve dhe grave, ushtarëve dhe djemve tanë. Atyre që
akoma i kërkojmë, çdo ditë përpiqemi të dimë diçka për ta, na përkujtojnë esencialisht; plakën
Nicë, Reizin që ra, se ra viktimë e fashizmit pas 20 vjet luftë. Të të dy gjeneralëve, priftit,
specialistit, dasmës, grupimeve, marsheve, Betit, kolonel Zampës, sidomos viktimës, vajzës së
Nicës etj. Nuk është thenë kot së koti. Familje e roman. Popull dhe romane, poema, drama dhe
opera. Kjo vlen për shqiptarët, siç duket më shumë. Por, për habi në këtë gadishull, akoma vepra
të kësaj natyre mund të shkruhen pa asnjë paragjykim. Ismail Kadare, bëri një vepër të shkëlqyer,
pas njëzet vjetësh të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ç`dua të them me këtë. Ne, në tokën
veriore të Shqipërisë kontinentale, pra në Kosovë, dhjetë vjet më parë përjetuam një kasaphanë
trishtimi, dhembjeje, vuajtjeje, humbjesh, të bijve, motrave, vëllezërve, etërve, bashkëkombasve,
bashkatdhetarëve, djemve dhe vashave të Ushtrisë sonë të Lavdishme, rrënjët e së cilës, dikush
mundohet me çdo kusht t`i çrrënjosë, për t`i zhbërë sikur nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ky do të
ishte mallkimi ynë më i rëndë, në këtë mijëvjeçar për kombin dhe atdheun. Prandaj, romani,
përkatësisht drama e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sikur na vjen me një porosi
fundamentale se eshtrat, dhe jo vetëm ato, sidomos luftën dhe të rënët nuk guxohet të harrohen,
po aq më tepër familjet të cilat përjetuan skëterrat e luftës. Sepse, ajo mund të na përsëritet si
edhe deri më tani. Gjeneralët në dyluftim, në shahun e bukur të dyshemesë së hotelit “Dajti”, mbi
pllakat e sheshta bardhezi, si një fushë e bukur, por e madhe shahu, të kujtojnë skenat e
tmerrshme të ngjarjeve, me fajin e një lufte të cilën e “polli” Serbia, duke nxjerrë projektet e një
shekulli më herët nga plangprishësit dhe kriminelë të sojit Milosheviç. Dhe s`është e rastit, që një
zonjë si Sonja Biserko, e hedh në gjyq një “baba” të një kombi të tërë të hutuar, të mashtruar dhe
të futur në ëndrra kryqëzatash mesjetare. Lufta me thasë ngjyrë blu najloni, me eshtra luftëtarësh;
të gjeneralit, me gjenerallejtnantin në fushën e “shahut” në patosin e hollit të hotel “Dajtit”, flet
aq me ironi, me aq filozofi dhe me aq kuptim porosie dhe mesazhi, saqë njeriu mbetet pa tekst në
ato momente! Po aq sa veprimi i plakës Nicë, në dasmën e paftesë të gjeneralit, i cili nuk ishte aq
i interesuar sa prifti për t`i gjetur eshtrat e kolonel Zampës. Si përfundim, po të ishte Kadareja
ynë një latin, një “evropian”, amerikan, por edhe një rus, po me këtë vepër, do ta fitonte çmimin
“Nobel”. Sepse, shumë kolegë të tij, me vepra shumë më të zbehta, dhe shumë nën nivelin e
krijimtarisë dhe veprimtarisë së Kadaresë, fituan çmime, të nivelit “Nobel”. Vallë a nuk ishte ai
Ivo Andriç me veprën “Ura e Drinit”, e cila është thellë nën hijen e “Gjeneralit”… Por, ai ishte
çmim shumë më shumë i natyrës politike, sesa i vlerave artistike…Sepse, kjo vepër edhe sot ka
aktualitetin, madje më të fuqishëm sesa kur është krijuar. Për habi, këtyre ditëve m u ofrua
skenari i romanit të I. Kadaresë, të përktheja dhe të përshtatja për një teatër të aktorëve
boshnjakë, diku jashtë Kosovës. Unë ata i përgëzoj dhe i uroj për guximin, që kjo vepër më në
fund të shfaqet edhe në gjuhën “boshnjake”, edhe për shikuesit, sidomos të atyre që akoma nuk e
njohin këtë vepër për së afërmi, por që i përshtatet kohës, hapësirës, rrethanave dhe ngjarjeve
makabre të ndodhura edhe në hapësirën dhe bashkëkombasit e tyre të gjërë, por tejet të
dhëmbshme.

Ky lajm është publikuar: 24/04/2009

Dhe ne romanin e mijevjacarit personazhi anonim nuk do ishte gjenerali Zeta, por nje klerik. Nen
petkun e tij ai do abuzonte me sa te mundej, i mbrojtur nga eproret dhe nga shteti,dhe faji si
gjithmone do mbetej anonim. Ne rolin e plakes e cila vuante nga dhimbja qe i kishte shkaktuar
gjenerali 1 e 82 i gjate, do vihej dhimbja e dhjetra e dhjetra banoreve qe nuk dine se ku kane
shkuar kockat e te parve te tyre. Por ndofta do vihej dhimbja e nje kombi i cili po neperkembet
nga pushtetaret e tij,te cilet nuk bejne gje tjeter vec se sehir ne kembim te ndoj vize,apo te ndoj
biznesi personal. Ata qe vehten e quajne blu,ata qe vehten e quajn roze, ata qe therrasin se do
qeverisin me duart te pasterta, ata qe therrasin se mbrojne te ardhmen, po shkruajne faqet e
romanit te tyre te turpit. Faqet e nje romani i cili mund te kete titullin; " Histori e zeze e
mijevjacarit te ri"...

You might also like