You are on page 1of 4

FUNKSIONIMI I THARESEVE ME CILINDER

Thareset me cilinder nga ana potenciale prezantohen si tharesit me te zakonshem, me te vjeter ne perdorim dhe si makinerite me prodhim mjaft te gjere ne industry. Gjithashtu kjo lloj tharese ka pesuar modifikimet me te shumta shkencore dhe inxhinierike se sa cdo tharese tjeter. Ky aparat rezulton vecanerisht I pershtatshem per tharjen e pezullive me viskozitet te larte si brumi. Keto lloj tharesesh perbehet nga cilindri prej llamarine, I vendosur kudrejt hinkes shkarkuese te materialit. Gjate rrotullimit te cilindrit, I cili rrotullohet ngadale, materiali terhiqet nga siperfaqja qe permban ajrin e nxehte dhe tymrat e djegies, qe pershkojne cilindrin paralel ose ne rryme te kundert me materialin, qe permban lageshti. Per te rritur dhe bere me te afert takimin e materialit me ajrin e nxehte shtyhen ne thellesi te cilindrit mjete, qe kane detyre te terheqin materialin dhe e bejne te bjere nga lartesi me te medha. Nje tjeter rruge per rritjen akoma me shume te takimit ndermjet materialit dhe ajrit te nxehte, eshte ajo e ndertimit te pjeseve te brendshme se fole bletesh, nje system labirint I formuar nga qoshe te ndryshme, qe ne menyre te ndryshueshme grumbullojne dhe leshojne materialin te bjere gjate rrotullimit te cillindrit. Shume here materiali, qe hyn, permban lageshti te madhe dhe ka pamje ne trajte paste, qe ngjitet ne parete, ne kete rast rrezikohetkaliminga bllokimi. Me qellim qe te shmanget ose pakesohet depozitimi I materialit, ne paretet e jashtme te tamburit, pergjate cilindrit, vendosen cekice me krahe te gjate. Gjate rrotullimit, ata godasin me force mbi pllakat e salduara ne llamarinen e jashtme te cilindrit, duke lehtesuar ne kete menyre, ngjitjen e materialit ne parete. Levizja e ajrit nxitet nga nje ventilator, I cili zakonisht vendos tharesen nen nje thithje te lehte. Kur materiali eshte pjeserisht I thate dhe vendoset ne transport te vazdhueshem, duke rene ne pjeset e brendshme te pajisjes, prodhon pluhur, qe transportohet me lehtesi nga rryma e gazte. Ne kete raast, eshte me interest e krijohet nje levizje e ajrit dhe e materialit ne rryme te kundert, per faktin se masa e lagesht hyrje mban pluhurin, duke e terhequr. Kur duhet te shmangen humbjet e ndjeshme te materialit me terheqje, ne ajrin e lagesht, eshte gjithmone me interes te futet ndermjet ventilatorit dhe daljes se gazrave te thareses nje ciklon dhe nje ndares I pluhurit. Rryma e ajrit mund te jete e drejtperdrejte, ne te njejtin drejtim te kalimit te materialit ose ne te kundert.

You might also like