You are on page 1of 1

Provimi: Histori Ekonomike Konstitucionale Shqiptare shek.

XX

Të dashur aspirantë,
Kam pasur kënaqësinë që pikërisht me juve t’i përmbylli orët e mësimit në karrierën time
si pedagoge. Edhe në fazën e mëparshme të studimeve, ju me interesimin, me seriozitetin,
me përgatitjen, me kompetencën, me sjelljen, me kulturën tuaj po dhe me sharmin rinor
tuaj ma keni rrëmbyer zemrën ...

Ja temat të cilat duhet të jenë në fokusin tuaj:

1. Ngjizja e idesë për shtetin shqiptar- Shqipërinë; Sami Frashëri, ....Shqipëria “çdo
të bëhet?”, apo Faktorët shtytës dhe frenues në rrugën e ngritjes së Shqipërisë si
dhe fizionomia konstitucionale e shtetit të ardhshëm shqiptar sipas artikuluesit të
mendimit politik dhe konstitucional shqiptar të shek. XIX, Sami Frashërit.
2. Lindja dhe ngritja e Shqipërisë 28 nëntor 1912-10 prill 1914 (rrjedhat në plan të
brendshëm dhe të jashtëm): Fizionomia konstitucionale e saj sipas Statutit
Organik apo Kushtetutës së oktrouar 1914.
3. Ringritja e shtetit shqiptar 1920-1921: (rrjedhat në plan të brendshëm dhe të
jashtëm): Statuti i Lushnjës, Vendimet e 9 nëntorit 1921 të KAP. Kontributi i
kosovarëve në këtë fazë (Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës).
4. Monarkia fiktive 1920-1924-zhvillimet kryesore; Republika tranzicionale 1925-
1928- zhvillimet kryesore; Monarkia shqiptare 1928-1939- zhvillimet kryesore.
5. Tiparet kryesore të ekonomisë shqiptare 1912-1939: Banka Kombëtare; Huat;
Koncesionet; Industria, Bujqësia, Eksport-importi.
6. Entitetet politiko-ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vizioni programor
për Shqipërinë e pasluftës (FANÇ, Balli Kombëtar, Legaliteti, PKSh).
7. Pushteti komunist në Shqipëri: instalimi i tij, thellimi i tij, orientimi i jashtëm i tij,
izolimi i tij; Kushtetuta e vitit 1976; Tufëzimi. Rënia e këtij sistemi.
8. Tiparet kryesore të ekonomisë socialiste: Fshati, Qyteti.

Siç edhe u pajtuam “Samiu” është i pashmangshëm, ndërsa nga pesë nga këto tema ju
duhet të zgjidhni një prej tyre.
Po kështu ju mund të zgjidhni a do të shpreheni me shkrim apo me gojë, me test apo pa
të. Pra një larushi ofertash, me rëndësi që ju të begatoni kapitalin tuaj intelektual dhe
profesional. Me fjalë tjera, një drekë Bajrami.
Afatin e provimit e caktojmë ne, pavarësisht se kur e shpallin zyrtarisht.

Punë të mbarë

Emine Bakalli

P.S. Nga unë ju sugjeroj që të lexoni së paku punimin “Domosdoshmëria për përkufizime
përkatëse... në Përballje... dhe Përfundimin (“Shqipëria në udhëkryq”) e studimit
Marrëdhëniet ekonomike shqip.-jug...

You might also like