You are on page 1of 234

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

Tezë Doktorate
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E
SHKOLLËS SË MESME

PUNOI:
MSc. MARTA TOPÇIU

UDHËHEQËS:
PROF. ASOC. DR. VIRXHIL NANO

Tiranë, 2013
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISË

DISERTACION

PARAQITUR NGA: MARTA TOPÇIU


NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR”

SPECIALITETI: PEDAGOGJI

TEMA: PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E


SHKOLLËS SË MESME

UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF. ASOC. DR. VIRXHIL NANO

MBROHET MË DT. 13/ SHKURT/2014

PARA KOMISIONIT:

PROF. DR. VILSON KURI (KRYETAR)

PROF. DR. NIKOLETA MITA (OPONENTE)

PROF. ASOC. DR. ZENEL ORHANI (OPONENT)

PROF. DR. FATBARDHA GJINI (ANËTARE)

PROF. DR. ERLETA MATO (ANËTARE)


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 3

"Nuk dua të pikturoj më burra që lexojnë dhe gra që


thurin. Dua të pikturoj njerëz të gjallë që frymojnë,
ndiejnë, vuajnë dhe dashurojnë."

Edward Munch

Përmbajtja
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 4

Hyrje………………………………………………………………………………………………………11

Qëllimi i studimit………………………………………………………………………………………..15

Metodologjia……………………………………………………………………………………………..16

Hapat në zhvillimin e punimit…………………………………………………………………………21

Çështje etike të studimit………………………………………………………………………………...23

Kufizimet e punimit……………………………………………………………………………………..24

PJESA E PARË..........................................................................................................................................25

KAPITULLI 1……………………………………………………………………………………………..26

BARAZI SHANSESH/BARAZI SEKSESH………………………………………………………….......26

SEKSI DHE GJINIA……………………………………………………………………………………...26

1.1 Ndërtimi dhe përdorimi i konceptit gjini………………………….......................................................26

1.1.1.Praktikat e përdorimit sinonimik të tyre në ditët tona……………………………………..28

1.2 Dallimet biologjike midis dy sekseve…………………………………………………………………30

1.2.1 Çështë një seks?..................................................................................................................................32

1.2.2 Pabarazi apo dallime biologjike natyrale midis burrit dhe gruas……………………………………33

1.2.3. Përse gratë janë më të diskriminuara? ……………………………………………………………...34

1.3 Studimet mbi gjininë………………………………………………………………………………….36

1.3.1Institucionalizimi i fushës së studimeve gjinore……………………………………………………38

1.4 KONKLUZIONE……………………………………………………………………………………..40

KAPITULLI 2……………………………………………………………………………………………..41

GJINIA DHE SOCIALIZIMI……………………………………………………………………………..41

KUPTIMI MBI SOCIALIZIMIN…………………………………………………………………………41

2.1 Socializimi gjinor pjesë e socializimit të përgjithshëm……………………………………………….43

2.2.Dimensionet e ndryshme të socializimit gjinor………………………………….................................46

2.2.1. Secilit rolin e tij…………………………………………………………………………….47


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 5

2.2.2. Një “ekonomi politike” e pabarabartë asimetrike………………………………………………...49

2.2.3. Të mësuarit e një regjimi të së vërtetës…………………………………………………………...50

2.3. Socializimi gjinor në familje………………………………………………………………………..52

2.3.1 Prindërit mëshirojnë secili një rol të seksit të ndryshëm……………………………………………54

2.4. Socializimi gjinor në shkollë………………………………………………………………………….58

2.4.1 Nënshtrim apo mosnënshtrim i vajzave…………………………………………………………….59

2.4.2.Shkolla, vendi i fabrikimit të ndarjes gjinore………………………………………………………..60

2.5. Gjinia në produktet artistike dhe kulturore…………………………………………………………...62

2.6.KONKLUZIONE……………………………………………………………………………………...67

KAPITULLI 3……………………………………………………………………………………………..68

GJINIA DHE PUNA……………………………………………………………………………………...68

3.1. Si e përcakton gjinia punën, “zbulimi” i punës shtëpiake dhe pasojat e saj…………………………..69

3.1.1. Ndarja gjinore e punës kyç i shtypjes së grave; Nga puna shtëpiake tek teoria e patriarkatit…...74

3.1.2 Varësia ekonomike dhe shërbimet sociale të grave………………………………………………75

3.2. Akses i pabarabartë në punë…………………………………………………………………………..81

3.3. Punësimi dhe dallimet gjinore brenda tij ………………………………………………………..82

3. 3.1 Një treg pune që mbetet i segmentuar………………………………………………………………83

3.3.2.Hendeku gjinor i pagave…………………………………………………………………………….83

3.4.KONKLUZIONE……………………………………………………………………………………...85

KAPITULLI 4……………………………………………………………………………………………..86

GJINIA DHE POLITIKA…………………………………………………………………………………86

4.1.Ndërtimi gjinor i rendit politik modern………………………………………………………………..88

4.2.Gjinia dhe përfaqësimi politik................................................................................................................88

4.2.1 Parlamente me shumicë mashkullore..................................................................................................89


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 6

4.2.2 Gjinia dhe socializimi politik..............................................................................................................90

4.2.3.Kuota dhe gjeneza e saj.......................................................................................................................90

4.3.Gjinia dhe mobilizimi kolektiv..............................................................................................................92

4.3.1 Gjinia dhe angazhimet nëpër shoqata.................................................................................................93

4.3.2 Mobilizime për kauzën e grave: lëvizjet feministe.............................................................................95

4.4.Tabloja shqiptare....................................................................................................................................97

4.4.1.Përfaqësimi politik në Shqipëri...........................................................................................................97

4.5.KONKLUZIONE ……………………………………………………………………………………103

PJESA E DYTË ………………………………………………………………………………………...104

KAPITULLI 1............................................................................................................................................104

ARSIMI DHE GJINIA…………………………………………………………………………………...105

1.1.Shkolla dhe mësuesi institucione që duhet të ndërtojnë një edukim të qëllimshëm gjinor………….105

1.1.1. Ndërgjegjësimi i aktorëve të shkollës së mesme lidhur me problemet gjinore…………………107

1.2. Kuptimi mbi kurrikulën…………………………………………………………………...............109

1.3. Kurrikula e gjimnazit……………………………………………………………………..................112

1.3Analiza e programeve të kurrikulës së gjimnazit nga këndvështrimi gjinor…………………………116

1.3.1.Rubrika “Arte” 10,11,12…………………………………………………………………………..116

1.3.2.Rubrika “Karriera dhe aftësimi për jetën”…………………………………………………………120

1.3.3.Shkencat e natyrës “Kimi”10,11, “Fizikë” 10, 11. “Biologji” 10, 11……………………………...125

1.3.4.Shkencat shoqërore lëndët: Qytetari, 10-11; Histori e qytetërimit botëror, 10-11……………….127

1.3.5.Rubrika “Teknologjia”……………………………………………………………………………..129

1.3.6.Gjuha shqipe dhe letërsia klasa 10, 11,12………………………………………………………….128

1.4. KONKLUZIONE……………………………………………………………………………………128

KAPITULLI 2……………………………………………………………………………………………131

GJIMNAZISTËT PËRBALLË EDUKIMIT GJINOR………………………………………………….131

2.1Përfshirja gjinore në institucionin shkollor të mesëm………………………………………………...131


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 7

2.1.1 Struktura gjinore e mësimdhënësve……………………………………………………………….132

2.1.2.Struktura gjinore e shkollave ku është kryer anketimi. Viti shkollor 2012-2013………………….133

2.3.Kuptimi mbi tekstin shkollor………………………………………………………………………...136

2.3.1Analiza e teksteve shkollore nga këndvështrimi gjinor…………………………………………….136

2.3.2 Teksti shkollor i gjimnazit dhe gjinia……………………………………………………………...137

2.4.Ilustrimet në tekset e gjimnazistëve lidhur me aspektin gjinor………………………………………166

2.5 KONKLUZIONE…………………………………………………………………………………….173

KAPITULLI 3……………………………………………………………………………………………175

REFLEKTIME TË GJIMNAZISTËVE MBI ÇËSHTJET GJINORE......................................................175

3.1 Karakteristikat e zhvillimit të nxënësve të moshës 15-18 vjec…………...........................................175

3.2 Ndryshimet mes vajzave dhe djemve të kësaj moshe……………………………………………….177

3.3 Anketimet dhe përgjigjet lidhur me formimin gjinor të gjimnazistëve……………………………...179

3.4 Rezultatet e pyetësorit……………………………………………………………………………….182

3.5 KONKLUZIONE……………………………………………………………………………………210

KAPITULLI 4……………………………………………………………………………………………211

KORNIZA LIGJORE LIDHUR ME BARAZINË GJINORE NË SFERËN E ARSIMIT……………..211

4.1 Dokumenta ndërkombëtare…………………………………………………………………………..211

4.1.1 Objektivat e zhvillimit të Mijëvjeçarit……………………………………………………………..211

4.1.2 Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të diskriminimit ndaj gruas (CEDAW)…………...211

2.3.3. “Konferenca e Pekinit” dhe“Platforma për Veprim”……………………………………………...211

4.1.4 Konferenca e Kombeve të Bashkuara Pekin+10…………………………………………………...212

4.1.5 Strategjia e Komsionit Europian për barazinë midis burrave dhe grave (2010-2015)……………..213

4.2 Dokumente kombëtare……………………………………………………………………………….214

4.2.1 Kushtetuta e Shqipërisë…………………………………………………………………………….214


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 8

4.2.2 Ligji për Arsimin Parauniversitar…………………………………………………………………214


4.2.3 Në Ligjin”Për barazinë gjinore në shoqëri”(nr. 9970, dt.24.07.2008)…………………………….214

4.2.5 Kodi penal………………………………………………………………………………………….214

4.2.6 Kodi i punës………………………………………………………………………………………..214

4.2.7 Kodi i Familjes……………………………………………………………………………………..214

4.2.8 Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën në Familje. (2011-
2015) (Pjesa e arsimit)…………………………………………………………………………………..215

4.2.9 Strategjia kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009-2013 (Korrik 2009)………………………...215

4.2.10 Strategjia Kombëtare për zhvillim dhe Integrim (2007-2013)…………………………………...216

4.3.KONKLUZIONE…………………………………………………………………………………….216

REZULTATET E STUDIMIT…………………………………………………………………………...218

ANALIZA E REZULTATEVE………………………………………………………………………….223

PERFUNDIME DHE PROPOZIME…………………………………………………………………….225

BIBLIOGRAFIA………………………………………………………………………………………...227

SHTOJCA………………………………………………………………………………………………..233

Abstrakt
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 9

Edhe pse në rrjedhën e viteve raportet gjinore kanë ndryshuar, shoqëria jonë prezantohet ende
si një shoqëri maskiliste, e mbizotëruar dhe e përcaktuar nga burrat. Në këto kushte, futja e
çështjeve gjinore në arsim ndihmon në rrënjosjen e vlerave të barazisë gjinore. Të mësuarit e
barazisë midis dy sekseve sjell shpresë në mbarë shoqërinë dhe ndihmon eliminimin e
stereotipave gjinorë që nënkuptojnë inferioritet të grave dhe vajzave.

Shkolla, mbetet një nga institucionet sociale që mund dhe duhet të ndërtojë një edukim të
qëllimshëm gjinor. Veçanërisht, cikli i mesëm i shkollimit, që përkon me “moshën kulmore” të
zhvillimit të të rinjve duhet ta identifikojë këtë të fundit si domosdoshmëri.

Që edukimi shkollor të mos ndihmojë në ndërtimin e një subjektiviteti mashkullor, radikalisht


të ndryshëm nga ai femëror, duhet të udhëhiqet nga një kurrikul e saktë, afirmative,
përfaqësuese, integruese, një kurrikul që përfshin përvojat, nevojat dhe interesat e vajzave dhe
djemve.

Punimi synon të nxjerrë në pah pikërisht profilin gjinor të kurrikulës së shkollës së mesme dhe
të tregojë se perspektiva gjinore duhet të mbetet një zgjedhje e rëndësishme brenda saj.

Fjalët kyç: arsim i mesëm, kurrikul, stereotipa gjinorë, formim gjinor

Abstract

Even though in the course of years gender relations have changed, our society is still presented
as a maschilist (masculine) society, dominated and defined by men. In these circumstances the
power of gender issues in education helps in instilling (enrooting) the values of gender equality.
The learning of eqauality between sexes brings hope throughout the society and leads to the
elimination of gender stereotypes which mean inferiority for women and girls.

School remains one of the social institutions that can and should set up intentional gender
education. Especially the secondary education cycle which coincides with the “culminating age”
of the youth development should identify the latter one as a necessity.

To avoid the creation of a masculine subjectivity, radically different from the feminine one,
school education ought to be led by a correct, affirmative, representative, integrative curriculum
that includes experiences, necessities and interests of girls and boys.

The paper aims to highlight the gender profile of secondary school curiculum and to show that
gender perspective should remain an important choice within it.

Key words: secondary education, curriculum, gender stereotype, gender formation


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 10

FALËNDERIME

Shpreh falënderimet më të sinqerta për udhëheqësin tim Prof. Asoc. Dr. Virxhil Nanon, për orientimet
dhe mbështetjen e tij të çmuar në realizimin e këtij studimi, për dedikimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që
ka treguar gjatë këtyre viteve deri në finalizimin e tij. Pa vërejtjet dhe sugjerimet e tij nuk do të kisha
mundur ta kryeja këtë studim.

Gjatë gjithë studimit jam ndjerë e mbështetur nga këshillat e tij, informacionet dhe komentet e dobishme
për mbarëvajtjen e punimit të doktoraturës.

Falënderoj gjithashtu drejtorët e gjimnazeve, “Muharrem Çollaku, “Gjergj Pekmezi”, “14 Ëngjëjt” dhe
“Qemal Bazelli” të rrethit të Pogradecit për kontributin e tyre në kryerjen e anketimit. E vlerësoj
mundësinë që më krijuan duke më lejuar të kryej anketimin me nxënësit e gjimnazeve të tyre.

Në mënyrë të veçantë falënderoj gjimnazistët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në plotësimin e


pyetësorëve. U shpreh atyre mirënjohjen time për angazhimin serioz në mbushjen e tyre.

Një falënderim do ta rezervoja edhe për drejtueset e Shoqatës “Unë Gruaja” Pogradec, për vënien në
dispozicion të çdo literature lidhur me problemet gjinore.

Falënderoj, po ashtu bashkëshortin tim, për mbështetjen morale dhe kushtet e krijuara për të punuar sa më
gjatë.

Në mënyrë të veçantë do të falënderoja Z. Erjon Vesho për ndihmën e dhënë lidhur me realizimin e
grafikëve.

Dhe së fundmi do të doja të shprehja mirënjohje ndaj të gjithë personave që nga afër apo larg kanë
treguar interes për punimin tim.

* * *

HYRJE
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 11

Nxitja e këtij punimi përbën një fazë të rëndësishme në zgjimin e ndërgjegjes sime dhe dëshirës
së madhe për ndryshim, lidhur me barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare. Në vetvete, ai
synon paraqitjen e indiferentizmit ndaj gruas e cila duhet të luftojë për të zënë vendin që
meriton në këtë shoqëri. Ka shumë faktorë, që çojnë tek pabarazia. Këta faktorë lidhen me
ekonominë, politikën, me përvojën e re të demokracisë etj. Problem themelor tek ne është ai që
lidhet me mentalitetin, një mentalitet me rrënjë historike mbi mashkulloren dhe fuqinë e tij.

Shoqëria jonë sot, prezantohet ende si një shoqëri maskiliste, e mbizotëruar dhe e përcaktuar
nga burrat, duke ia pakësuar kështu vetes shanset e zhvillimit. Është e vështirë të nisësh një
debat serioz mbi mashkulloren në shoqërinë tonë. Sjellja tipike mashkullore shpesh perceptohet
si normale dhe si pjesë e kulturës së të qenit burrë. Është e vështirë që të fokusohesh në
“dimensionin mashkullor” të jetës së një burri, sepse një atmosferë dyshuese e rrethon këtë
argument. Problemet gjinore tek ne, janë probleme që e tronditin shpesh jetën shqiptare, nga
mënyra se si zgjidhen ato në familjet tona. Familje me përplasje gjinore, pa uniformitet
opinionesh, shpesh për t’ia dalë mbanë thërrasin në ndihmë mjetin më të papërshtatshëm, atë
më të shëmtuarin, më drithëronjësin: armën.

Si në filmat horror, ngjarjet e kronikës së zezë femërore përsëriten e ripërsëriten me të njëjtin


reagim personazhesh e opinionesh këtu në Shqipëri. Në media dalin e-maile e mesazhe
celularësh të trishta, ku denoncohen viktimat si persona të pamoralshëm. Pak flitet për krimin,
pak flitet për burrat që ndihen zotër të jetës së gruas. Baballarë, të sëmurë nga ndjenja e
pakësimit të autoritetit atëror, u marrin jetën qenieve që sjellin në jetë. Opinioni konservator i
komenton të pamoralshme, të mbrapshta ato vajza që s’dëgjojnë prindërit, që s’respektojnë
“normat morale” e si të tilla meritojnë plumbin. E shpesh edhe gjykatësit e çështjeve s’e shohin
të udhës t’u japin dënimin e merituar vrasësve. Në shumicën e rasteve problemi spostohet nga
vrasja e një njeriu, në atë të një morali që vret kur nuk e respekton.

Ky është morali i vërtetë. Burra që vrasin, se ndihen të pafuqishëm ndaj bashkëshortes, vajzës,
të fejuarës, të cilat i shohin si prona të hipotekuara në emër të tyre, gra që të ulin kokën dhe
mësojnë bijat e tyre se babai, burri, vëllai është zoti i jetës së tyre dhe që në emër të “moralit”ata
mund t’u marrin dhe jetën.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 12

Burri dhe gruaja duhet të jenë të barabartë siç i krijoi natyra. Njerëzit duhet ta duan njëri tjerin,
babain, bashkëshortin. Nuk duhet të jetë frika që duhet t’i bashkojë ata, por respekti dhe
dashuria, që duhet të jenë të dykahshme. Kur dashuria mbaron s’ka më asgjë që të mbajë dy
njerëz të bashkuar, por ndarje s’do te thotë vdekje. Shoqëria ka nevojë të zbresë në gjendjen e saj
natyrore, të respektojë kufijtë e së drejtës dhe jetës, të respektojë barazinë midis burrit dhe
gruas.

Në rrjedhën e viteve raportet gjinore kanë pësuar ndryshime por pabarazia midis burrave dhe
grave mbetet, për shoqërinë shqiptare, ende një ndër problemet kryesore të pazgjidhura. Janë
thyer shumë tabu lidhur me këtë problem, por duhet të ndërmerren hapa më konkretë, për të
trajtuar gjerë e në thelb fenomene që kanë të bëjnë me gjysmën e popullsisë, me atë që edhe vetë
burrat e quajnë “ gjysma ime më e mirë”.

Vitet e fundit, problemet me të cilat hasen femrat shqiptare kanë qenë në vëmendjen e opinionit
publik, e megjithatë, po t’i hedhësh një sy këtij realiteti do të kuptosh se sa pak ka ndryshuar.
Femra shqiptare ndjehet e lodhur nga pamundësia për të kuptuar një botë që duket se
funksionon më mirë për meshkujt.

Kjo tablo e errët, me raporte gjinore jo të barabarta në shoqërinë shqiptare, kërkon që barazia
gjinore të zerë vend të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë. Ky edukim
duhet të fillojë që në fëmijëri duke u lidhur me të gjitha aspektet e jetës së tyre të përditshme:
në familje, shkollë, aktivitete. Ai duhet të ndikojë në prezantimin e roleve gjinore, jo në mënyrë
streotipe, tradicionale por në zhvillim, në ndryshim të vazhdueshëm, me qëllim nxitjen e një
respekti më të madh, ndaj vajzave dhe grave.

Aktualisht, në mbështetje të gruas, të të drejtave të saj, lirive dhe barazive të saj qëndrojnë mjaft
dokumente ndërkombëtare, ligje e konventa shqiptare. Në mbështetje të saj është përmirësuar
kuadri ligjor shqiptar, që fillon me Kushtetutën e Republikës, me rolin e konventave të
ratifikuara në kuadrin ligjor shqiptar si edhe me legjislacionin përkatës shqiptar për problemet
gjinore.

Edhe pse, kuadri ligjor vjen vazhdimisht duke u përmirësuar, realiteti shqiptar tregon se çelësi i
suksesit qëndron në trajtimin e problemit (shkaqe, arsye, rrugë të ndërhyrjes) në një përspektivë
më tepër sociologjike sesa në një perspektivë rreptësisht juridike, që nënkupton marrëdhënie
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 13

ndërpersonale, ndërveprimi, komunikimi brenda familjes, që të vëzhguara në këndvështrime


sociale, kërkojnë një metodë trajtimi të realitetit dhe mangësive të tij, ndryshe nga
këndvështrimi i deritanishëm.

Kjo është një luftë për vlera të domosdoshme që i duhen ofruar shoqërisë sonë. Fillimi i kësaj
rruge të gjatë, që kërkon progres të vazhdueshëm, do t’i shërbejë ndryshimit të mentalitetit të
ngulitur gjinor, ndryshim që duhet ta ketë zanafillën tek familja por edhe tek shkolla.

Familja luan një rol të rëndësishëm në krijimin e modeleve gjinore. Por një rol të rëndësishëm,
në edukimin gjinor, do të luante edhe shkolla. S’mund të mohohet roli i kësaj të fundit në
socializimin e roleve gjinore. Barazia vajza-djem, më mirë se kudo, mund të mësohet brenda saj.
Shkolla ndihmon në edukimin gjinor nëpërmjet programeve të kurrikulës. Theksimi i ngjyrimit
gjinor të kurrikulës së arsimit parauniversitar dhe të arsimit të mesëm duhet të jetë pjesë e
përpjekjeve të gjithanshme për rritjen dhe lartësimin e figurës së gruas, duke synuar zhdukjen e
dallimve gjinore në disfavor të gruas.

Kurrikula synon edukimin shkencor vetjak dhe shoqëror të nxënësve. Që edukimi shkollor të
mos ndihmojë në ndërtimin e një subjektiviteti mashkullor, radikalisht të ndryshëm nga ai
femëror, duhet që “kurrikula shkollore” të jetë: përfshirëse, e saktë, afirmative, përfaqësuese,
integruese duke përfshirë përvojat, nevojat dhe interesat e vajzave dhe djemve.

Sistemi shkollor, në të gjitha nivelet e tij, duhet ta kthejë barazinë gjinore në një finalitet
politik dhe edukativ.

Në thelb punimi kërkon të nxjerrë në pah indiferentizmin ndaj gruas dhe të shërbejë si apel ndaj
barazisë së munguar të grave krahasuar me burrat në shoqërinë tonë. Barazia mes grave dhe
burrave përbën një të drejtë themelore për të gjithë. Ajo është një vlerë thelbësore për
demokracinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në BE. Në mënyrë që ky integrim të arrihet
vërtet, barazia mes grave dhe burrave duhet jo vetëm që të njihet ligjërisht, por të zbatohet me
efikasitet në të gjitha aspektet e jetës: politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Me gjithë përpjekjet e ndryshme për ta trajtuar barazinë gjinore, dhe përparimit të arritur në
njohjen e saj formale, barazia e grave dhe burrave në jetën e përditshme ende nuk është një
realitet: në praktikë, gratë dhe burrat nuk gëzojnë të njëjtat të drejta; dhe pabarazitë shoqërore,
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 14

politike, ekonomike dhe kulturore vazhdojnë. Këto pabarazi janë rezultat i formësimeve
shoqërore të bazuara në stereotipa të shumtë gjinorë të pranishme në familje, në proceset
politike, në jetën publike, në procedurat administrative dhe në organizimin e shoqërisë.

Qëllimi i studimit: Të pasqyrojë profilin gjinor të kurrikulës në arsimin e mesëm.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 15

Hipoteza:

Shkolla e mesme, nëpërmjet procesit mësimor dhe kurrikulës së saj thekson tek të rinjtë
dallimet gjinore dhe përforcon stereotipat e krijuar nga socializimi familjar dhe mjedisi socio-
kulturor i tyre.

Objektivi kryesor

• Objektivi i këtij punimi është të tregojë se çfarë mësojnë gjimnazistët e sotëm në


shkollë lidhur me aspektin gjinor.

Objektiva sekondarë:

• Të evidentojë vlerat dhe mangësitë që vihen re në programet e kurrikulës së gjimnazit


lidhur me formimin gjinor.
• Të analizojë praninë e elementëve gjinorë në përmbajtjen dhe ilustrimet e tekstit shkollor
të këtij niveli.
• Të paraqesë mënyrën e socializimit gjinor të të rinjve të arsimit të mesëm (gjimnazit) të
rrethit të Pogradecit
• Të nxjerrë konkluzione nëpërmjet anketimit në lidhje me informacionin që kanë të rinjtë
gjimnazistë në fushën e çështjeve gjinore.
• Të nxjerrë konkluzione nëpërmjet anketimit lidhur me ndikimin, qëndrimet,
ndjeshmërinë dhe përkushtimin e mësimdhënësve ndaj problemeve gjinore në punën e
tyre të përditshme.
• Të sjellë sugjerime në ndihmë të zhvillimeve pozitive gjinore në fushën e arsimit në
përgjithësi dhe atij të mesëm në veçanti.

METODOLOGJIA
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 16

Zgjedhja e temës së studimit:

Zgjedhja e temës së studimit është bërë mbështetur në:

Pamjen gjinore reale të shoqërisë shqiptare aktuale.

a. Në kushtet e një qëndrimi dhunues të paparë, diskriminues, neglizhues si edhe


shpërfillës ndaj gruas, ndaj përfaqësimit të saj në punësim, vendimmarrje apo politikë
më duket me interes trajtimi i një teme të tillë.

b. Ekzistencën e burimeve të informacionit mbi përkatësinë gjinore për shkak:

• Të të qenit staf i këshillueseve të qendrës së këshillimit “21-40” në mbrojtje të gruas dhe


vajzës së dhunuar në qytetin e Pogradecit në periudhën nga 1999-2006.
• Të të qenit anëtare e shoqatës “Unë gruaja” po të qytetit të Pogradecit.
• Të të qenit lektore e lëndës “Çështjet gjinore dhe drejtimi në arsim” Programi MP
“Drejtm dhe Administrim Arsimi” në Universitetin e Elbasanit.

• Ekzistencën e studimeve të mëparshme

• Studimet e mëparshme bërë mbi këtë problem:


• Mbrojtja e mikrotezës në vitin 2006 me temë: “Aspekti gjinor në kurrikulën e arsimit të
detyruar” më nxit ta çoj edhe më tej këtë hulumtim, duke e shtrirë në kurrikulën e
shkollës së mesme

Për të bërë një analizë sa më të plotë të çështjeve gjinore në arsimin e mesëm janë marrë në
konsideratë:

• Dokumentet bazë të politikave arsimore:

- Strategjia Kombëtare e arsimit parauniversitar (2009-2013)


- Programe të kurrikulës bërthamë të gjimnazit (10-12)
- Korniza kurrikulare e re
- Ligji për arsimin parauniversitar 2012
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 17

- Standartet e arsimit të mesëm


- Tekstet mësimore të arsimit të mesëm

- Studimi u mbështet në shqyrtimin e një literature të bollshme lidhur me kurrikulën e


shkollë së mesme dhe aspektin gjinor. Studimi i programeve të kurrikulës bazë është
bërë nëpërmjet analizës së objektivave, synimeve dhe qëllimeve sipas gruplëndëve të
ndryshme.

- Hulumtimi mbi praninë e çështjeve gjinore në kurrikulën e shkollës së mesme shtë kryer
duke u mbështetur në metodat sasiore dhe cilësore. Janë përdorur dy llojet e
metodologjisë (sasiore dhe cilësore) për shkak se asnjë qasje metodologjike nuk do ishte
vetë e mjaftueshme për të mbledhur të dhënat e nevojshme. Përdorimi i të dyjave bën që
ato të plotësojnë njëra tjetrën.

- Studimi i teksteve është kryer përmes analizës së përmbajtjes, krahasimeve,


përgjithësimeve, induksioneve, deduksioneve. Gjatë studimit janë marrë në konsideratë
edhe kërkesat psikologjike të ndërtimit të tekstit.

- Përgjithësisht, është respektuar strategjia e analizës së plotë mësimore. Janë vëzhguar


fjali, paragrafë apo edhe pjesë të plota. Rëndësi i është kushtuar edhe pjesës së aparatit
didaktik. .Kjo ka qenë e mundur pothuajse në të gjitha tekstet me përjashtim të atyre të
matematikës, fizikës, kimisë, teknologjisë, informatikës, shkencës së tokës, të cilët për
nga natyra e tyre qëndrojnë larg mundësisë për analizë gjinore.

- Në këtë studim është bërë edhe analiza e ilustrimeve të teksteve në aspektin gjinor.

Në themel të studimit qëndron metoda klasike e kërkimit sasior “Anketimi”, avantazh i të cilit
ka qenë mundësia e mbledhjes së një informacioni të gjerë për një masë të konsiderueshme
nxënësish, brenda një kohe të shkurtër.

Anketimi ka qenë i pjesshëm dhe është bërë me pyetje të hapura dhe të mbyllura duke u dhënë
mundësinë gjimnazistëve që:
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 18

në rastin e parë të kenë liri në dhënien e përgjigjeve, ndërsa në rastin e dytë të kenë mundësinë të
përgjigjen vetëm duke përzgjedhur një apo dy nga alternativat e parashtruara. Të anketuarit,
gjimnazistët, e kanë plotësuar anketën njëkohësisht, në katër grupe, njëra pas tjetrës, në ditë të
veçanta sipas shkollave.

Në këtë target grup janë përfshirë katër gjimnaze publike, të rrethit të Pogradecit. Dy gjimnaze
që ndodhen brenda në qytet dhe që janë përkatësisht: gjimnazi “Muharrem Çollaku” dhe ai
“Gjergj Pekmezi, ndërsa dy gjimnazet e tjera janë të zonave rurale. Njëri gjimnaz është ai i
fshatit Starovë (Buçimas) “14 Ëngjëjt” si edhe ai i fshatit Çërravë që mban emrin “Qemal
Bazelli”. Nga çdo shkollë janë anketuar 50 gjimnazistë vajza dhe djem. Të gjithë janë nxënës me
moshë 15, 16, 17 dhe 18 vjeç. Realizimi i anketimit është bërë në peiudhën janar-shkurt 2012. E
gjithë analiza e anketimit përmbledh mendimet e drejtpërdrejta të gjimnazistëve të cilëve u janë
shtruar pyetje lidhur me formimin e tyre mbi problemet gjinore. Përgjithësisht nxënësit kanë
qenë të disponueshëm për t’u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të anketës dhe me një çiltërsi që
të emocionon. Në të katër shkollat janë anketuar gjithësej 200 gjimnazistë, djem dhe vajza.

Anketa përmban 40 pyetje, shumica të strukturuara me shumë alternativa të nuancuara


përgjigjesh. Ndarja në djem dhe vajza të anketuar është përcaktuar nga raporti real i tyre në
shkollë; 102 ose (51%) vajza dhe 98 ose (49%) djem. Siç shihet, kemi të bëjmë me një shpërndarje
gati të barabartë sipas përkatësisë gjinore, ndonëse me një epërsi shumë të lehtë nga ana e
vajzave.

100 të anketuar banojnë në qytet dhe 100 në fshat.

Mbasi është marrë vendimi mbi përzgjedhjen e objektit të studimit, është kaluar në hartimin e
variantit të parë të anketës. Para se të shumëfishohej ajo dhe të jepej për t’u plotësuar u testua
me një grup të vogël gjimnazistësh, për të parë sa “e përtypshme” ishte për të anketuarit, duke
u testuar logjika e organizimit të pyetjeve, dhe koha e nevojshme për plotësimin e anketës.
Është diskutuar me grupe të vogla nxënësish për të parë nëse pyetjet kanë vështirësi, paqartësi
apo keqkuptime. Bazuar në sugjerimet e grupit me të cilët u testua anketa u bënë edhe
korrigjimet.

Gjatë procesit të anketimit, dhe sidomos para dhe pas anketimit, janë realizuar një numër
intervistash të lira me nxënës dhe nxënëse.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 19

Bëhet fjalë për një administrim direkt, që do të thotë se të anketuarit e kanë mbushur vetë
formularin duke pasur anketuesin për çdo paqartësi me qëllim mbushjen korrekte të tij.

Ai ka lejuar mbledhjen e informacioneve lidhur me njohuritë që kanë të rinjtë mbi:


• ndryshimet midis seksit dhe gjinisë,
• mbi punën dhe profesionet që ushtrohen më shumë nga burrat dhe gratë tek ne,
• mbi aksesin e të dyja gjinive në punë, vendimmarrje dhe politikë.

Është kërkuar opinioni i tyre lidhur me:


• ekzistencën e dhunës dhe diskriminimit të gruas në shoqërinë shqiptare,
• perceptimin që kanë ata mbi qëndrimin e ligjit ndaj këtyre fenomeneve
• efektet e dhunës tek individi
• prezantimin e saj nga media

U është kërkuar të shprehin opinionin e tyre lidhur me


• dhunën dhe llojet e ndëshkimeve në shkollë,
• qëndrimet e mësuesve ndaj diskriminimeve gjinore në shkollë,
• qëndrimin e mësuesve ndaj ndjenjave të tyre
• orientimin që u bëjnë ata për të ardhmen, arsimimin, profesionin, karrierën
• informacionin që u japin ata mbi SST-të, metodat e kontracepsionit, mbi HIV/SIDA etj.
-Studimi u fokusua tek mënyra se si çdo element i shkollës së mesme, dhe në veçanti i
kurrikulës së saj, mbartin edukimin e barazisë gjinore.
-Shpesh është hamendësuar interpretimi i një situate të caktuar nën këndvështrimin gjinor. Me
fjalë të tjera janë nxjerrë konkluzione në mënyrë disi të tërthortë.
-Meqënëse metodat e përdorura kanë qenë të aspektit cilësor dhe sasior, janë bërë ekzaminimet
e përshtatshme në të gjithë elementët e shkollës për të parë nëse rolet gjinore prezantohen në
përshtatje me karakteristikat për këtë grupmoshë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 20

Hapat në zhvillimin e punimit

PUNIMI ËSHTË KONCEPTUAR NË DY PJESË

PJESA E PARË i referohet kuptimit të përgjithshëm mbi aspektin dhe çështjet gjinore. Kjo pjesë
përbëhet nga katër kapituj të rëndësishëm.

Kapitulli i parë “Seksi dhe gjinia” fokusohet tek historia, ndërtimi dhe përdorimi i konceptit
gjini. Tek dallimet biologjike dhe kufiri midis dy sekseve si pengesë për barazinë midis burrave
dhe grave në të gjitha fushat. Ai trajton historinë e termit “gjini” dhe formulimet e tij të
ndryshme në raport me termin”seks”. Ai tregon se si dëshira e denatyralizimit të raporteve
midis burrave dhe grave, pikërisht në vitet 1970, ka çuar në krijimin e një termi të ri që nuk
përcakton “seksin social” por raportin e dominimit që prodhon kategori seksesh antagonoste.
Ky kapitull synon të nxjerë në pah mënyrën me të cilën ideologjia gjinore na jep mundësinë ta
shohim seksin si natyror dhe parasocial, duke u mbështetur tek prezantimi klasik i dikotomisë
natyrë/kulturë apo biologji/sociale.

Kapitulli i dytë “Gjinia dhe socializimi” i mëshon proceseve nëpërmjet të cilave gjinia mësohet.
Ai i mëshon jo vetëm faktit se rolet e seksit i nguliten gjithësecilit gjatë fëmijërisë dhe
përforcohen gjatë gjithë jetës në familje, në shkollë, në praktikat kulturore, por edhe vizionit
global që e ndan botën sipas optikës gjinore në botë që dallon gjithmonë për pabarazi.

Ky kapitull insiston veçanërisht mbi faktin që mashkullorja dhe femërorja nuk janë dy “norma”
të pavarura por formojnë një sistem pushteti asimetrik. Ai konsiston në përshkrimin e
ndryshimeve midis dy sekseve të cilat vijnë si rezultat i dallimeve biologjike si kufi midis dy
gjinive. Përshkrimi që u bëhet pabarazive në këtë pjesë nxjerr në pah se ato e kanë burimin tek
vetë jeta dhe socializimi primar dhe sekondar i fëmijës. Ai nxjerr në pah faktorët e socializimit
primar dhe atij sekondar si edhe agjentët që ndërhyjnë në realizimin e këtij të fundit. Ai
fokusohet tek forca socilizuese e familjes, shkollës, mikromjedisit, medias etj.

Kapitulli i tretë i kushton vëmendje socializimit gjinor si faktor i rëndësishëm për të ardhmen e
vajzave dhe grave dhe konkretisht për mundësitë e përfshirjes së tyre në mënyrë të barabartë
në tregun e punës. Ai dëshmon për aksesin e pabarabartë të gruas në punë në krahasim me
burrin. Ai tregon qartë se stereotipat vazhdojnë të jenë të fortë në tregun e punës, se gratë
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 21

paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë, se mbi të gjitha ato mbajnë peshën më të madhe
të shërbimeve dhe punëve brenda familjes.

Kapitulli i katërt “Gjinia dhe politika” eksploron universin politik në prizmin gjinor, duke
sjellë në të njëjtën kohë një numër të caktuar të dhënash empirike mbi pabarazitë midis sekseve
në këtë hapësirë (akses në përfaqësim, investim militant..) dhe duke treguar megjithatë se gjinia
paraqet kategori dhe praktika politike të konceptuara tradicionalisht si neutrale (demokraci,
shtetësi, etj). Kapitulli trajton në mënyrë të njëpasnjëshme tre dimensione qëndrore të universit
politik nga pikpamja gjinore: ndërtimi historik i rendit politik, përfaqësimi politik, mobilizimet
kolektive.

PJESA E DYTË përbëhet po nga katër kapituj të cilët veç të tjerash mbartin edhe paraqitjen e
rezultateve që kanë të bëjnë me objektivin kryesor të punimit.

Kapitulli i parë i kushtohet kuptimit mbi kurrikulën, duke dhënë përkufizime, dhe duke
trajtuar përmbajtjen e saj, përcaktimi i së cilës bëhet në bazë të qëllimeve dhe objektivave të
përgjithshëm arsimorë sipas niveleve të shkollimit. Më hollësisht ai na bën me dije lidhur me
kurrikulën e gjimnazit dhe synimet e saj në aspektin vetjak, shoqëror dhe ekonomik. Ky kapitull
i kushton një analizë të hollësishme kurrikulës së gjimnazit lidhur me ndjeshmërinë e saj ndaj
çështjeve gjinore. Në fund të kësaj analize del se kjo kurrikul i kushton hapësirën e duhur
objektivave që orientojnë lëndët e ndryshme, sidomos ato shoqërore, në kultivimin e barazisë
gjinore. Diku në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe diku në mënyrë të tërthortë, synimet sipas
programeve lëndore, kanë qenë të vëmendshme edhe ndaj edukimit gjinor të të rinjve. Duhet
theksuar se grup-lëndët “Karriera dhe aftësimi për jetën” apo “grupimi “Shkenca Shoqërore” u
kanë lënë hapësirë objektivave gjinorë në mënyrë të “lavdërueshme”. Nëse mësuesit do të
udhëhiqen nga to rruga drejt barazisë gjinore do të ishte më e shkurtër, deformimet gjinore
gjithmonë e më të pakta dhe diskriminimi gjinor gjithmonë e më i rrallë.

Kapitulli i dytë fokusohet mbi përfshirjen gjinore brenda institucionit shkollor dhe analizën e
tekstit shkollor. Mixiteti është i rëndësishëm brenda institucionit shkollor dhe kjo s’mungon në
shkollat tona madje janë vajzat ato që dominojnë në arsimin e mesëm, gjimnazet tona. Por ka
shumë më shumë rëndësi se çfarë mësojnë këta të rinj brenda institucionit shkollor çfarë
mësojnë ata nga tekstet shkollore lidhur me barazinë gjinore? A janë tekstet të ndjeshëm ndaj
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 22

edukimit gjinor? A e kanë ata pikësynim formimin e një mentaliteti të ri lidhur me rolet burrë
grua dhe a luftojnë ata kundër deformimeve gjinore? E kanë të lehtë këto tekste t’i shpëtojnë
keqformimit gjinor?

Kapitulli i tretë sjell informacion mbi atë se si i konceptojnë të rinjtë gjimnazistë problemet
gjinore. I ndërtuar mbi përgjigjet e të rinjve ky kapitull analizon opinionet e tyre mbi dhunën,
mbi pabarazinë gjinore, në ndarjen e punëve brenda familjes, mbi diskriminimin e gruas, vajzës
në familje apo institucion shkollor. Ai informon gjithashtu edhe mbi qëndrimet e mësuesit ndaj
këtyre problemeve.

Kapitulli i katërt paraqet mbështetjen ligjore lidhur me pabarazinë gjinore në fushën e arsimit.
Duket se pjesa ligjore vjen si një mbështetje e konsiderueshme duke na lënë të kuptojmë se
problemi mbetet më shumë një çështje e rëndësisë sociologjike, se problemi mbetet një problem
që ka nevojë për më shumë punë edukative se sa mbështetje ligjore, e cila edhe pse ekziston nuk
është gjithmonë e efektshme sa duhet, në mbrojtje të gruas.

Përfundimisht punimi do të tregojë se familja, shkolla, mbarë shoqëria duhet të punojnë edhe
më shumë për të sjellë transformime në fushën e të drejtave gjinore. Në veçanti duhet theksuar
se: familja dhe shkolla janë dy institucione që duhet të angazhohen seriozisht në ndihmë të gruas.

Çështjet etike të studimit:

Mbas krijimit të mundësisë për të ndërhyrë në ambientet e shkollës, për të kryer anketimin
mbledhja e të dhënave individuale është realizuar në mënyrë anonime dhe të gjithë të rinjtë janë
siguruar për këtë. Anketimi ka qenë anonim dhe identiteti i të anketuarve nuk është bërë i ditur.
Anketimi ka qenë individual dhe unik që do të thotë se është kryer një herë të vetme. Edhe pse
femër jam munduar të mbetem e paanshme, larg çdo ndikimi mbi rezultatet e kërkimit, me zell
për të sjellë të vërtetën. Jam munduar të jem e vëmendshme ndaj të dhënave, duke marrë në
konsideratë të gjitha përgjigjet e të anketuarve. Komunikimi midis meje dhe të anketuarve
mbetet një komunikim konfidencial.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 23

Kufizime të punimit

Studimi është mbështetur mbi anketimin nëpërmjet një pytësori. Megjithatë limitet e kësaj
metode duken tek rezultatet që paraqiten shpesh si përshkrime të zhveshura nga elementë
shpjegues. Një limit tjetër që del përpara çdo ankete që ka të bëjë me probleme gjinore, sjellje
brenda familjes sidomos me sjellje të kësaj moshe, është ngurimi i të anketuarve për t’u
përgjigjur apo për të dhënë përgjigje objektive.

Ndodh ndoshta që të anketuarit, të kenë pasur tendencën të japin përgjigje “të pranueshme”
por që nuk janë domosdoshmërisht ato që reflektojnë besimet e tyre, opinionet e tyre reale, apo
edhe sjelljet e tyre në jetën e përditëshme, duke mos qenë kështu përfaqësues të moshatarëve të
tyre. Është punuar për reduktimin në minimum të këtij problemi, duke i këshilluar të rinjtë të
jenë të vërtetë në përgjigjet që japin.

Në këtë proces komunikimi të drejtpërdrejtë me pikësynime studimore është realizuar edhe


vëzhgimi lidhur me sjelljet, seriozitetin, gatishmërinë, vendosmërinë dhe korrektësinë për të
ndihmuar në procesin e plotësimit të anketave.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 24

I. PJESA e parë
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 25

KAPITULLI 1

BARAZI SHANSESH/BARAZI SEKSESH

Seksi dhe gjinia

Dallimi midis “seks” dhe “gjini” qëndron në themel të studimeve mbi çështjet gjinore që nga
vitet 1970. Fillimisht gjinia është dalluar nga seksi për të përcaktuar ndryshimet sociale midis
burrave dhe grave. Këto ndryshime nuk janë vetëm biologjike. Në mënyrë progresive,
studiuesit kanë nxjerrë në pah që, origjinaliteti i gjinisë nuk është marrja në konsideratë e
aspektit social, por fakti që ajo e trajton aspektin social, si një fushë autonome, të
pareduktueshme në ligje biologjike. Në fund të këtij operacioni analitik dhe kritik, gjinia kthehet
në një koncept që autorizon shfuqizimin e varësisë sociale, ekonomike dhe politike të grave.
Nëse pabarazia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë vetëm me dallimet biologjike por është
më shumë produkt i “historisë” është e qartë që kjo pabarazi bëhet arbitrare në sytë e grave që i
përjetojnë ato. Pranimi i këtij arbitrariteti lehtëson vënien e tyre në diskutim.

1.1 Ndërtimi dhe përdorimi i konceptit gjini

Më shumë se sa të pretendojmë t’i japim termit “gjini” një kuptim definitiv, ia vlen të risjellim
historinë e përdorimeve konkrete të tij, si një koncept që vjen nga përpjeket dhe luftrat
feministe.

Termi gjini ka lindur nga dëshira për të dalluar idenë e ndërtimit social. Studimet e para mbi
gjininë, midis viteve 1930 dhe 1970, e kanë zhvilluar këtë teori me qëllim që gjinia të dallojë nga
nocioni i përgjithshëm i seksit, për të treguar diferencat sociale midis burrit dhe gruas që nuk
lidhen direkt me biologjinë. Bëhej fjalë për një proces të denatyralizimit të diferencave. Kështu,
sjelljet tipike të burrit dhe gruas bëhen rezultat i një ndërtimi social. Margaret Mead tregon se,
në disa shoqëri oqeanike, cilësitë e konsideruara si të natyrshme tek burri dhe gruaja mund të
jenë shumë të ndryshme nga ato që etiketohen si të tilla në perëndim.

Në vitet 1930 antropologia amerikane Margaret Mead, është e para që flet për “role seksuale”.
Në veprën “Zakone dhe Seksualitet në Oqeani” ajo tregon se “temperamenti” (një tërësi
tiparesh të karakterit si: urtësia, dhuna, kreativiteti, etj) nuk rrjedh nga seksi biologjik, por është
ndërtuar në mënyra të ndryshme në varësi të shoqërive.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 26

Më 1949, Simone de Beauvoir, në vëllimin e parë të veprës “Seksi i dytë” bën dallimin midis
femrës dhe gruas. Simone de Beauvoir shprehet: “nuk lind grua por bëhesh”

Në fund të viteve 1960 psikanalisti Robert Stoller bën dallimin terminologjik midis “seks” dhe
“gjini” duke ndarë qartë, në studimet e tij mbi transseksualitetin, seksin biologjik nga
identifikimi psikologjik.1

Në vitet 1970, seksologët John Money dhe Anke Ehrhardt insistojnë mbi nevojën e diferencimit
midis seksit anatomik dhe psikologjikisht të përcaktuar dhe gjinisë që ka të bëjë bëjë me
eksperiencën vetiake të të qenit burrë apo grua. Ata theksojnë se duhet dalluar roli gjinor që
përcakton sjellet “publike” të një personi nga identiteti gjinor që ka të bëjë me eksperiencën
“private”, që ky i fundit ka. Studimet e Stoller, të Money e Ehrhardt sjellin kështu, një
definicion të parë të gjinisë si: “role të seksit” ose “seksi social”

Publikuar më 1972 tek “Seks, gjini dhe shoqëri” An Okley afirmon dhe saktëson ndarjen
seks/gjini. Seksi ka të bëjë me dallimin biologjik midis meshkujve dhe femrave, ndërsa “gjinia”
ka të bëjë me dallimin kulturor midis roleve sociale, atributeve psikologjike dhe identitetit të
burrave dhe grave. I pari është një e dhënë e pandryshueshme, i dyti është i mundshëm dhe i
modifikueshëm nëpërmejt veprimit social, politik.

Me sociologen britanike An Oakley, dallimi seks/gjini merr një ngarkesë trimërisht kritike dhe
reshtohet në mënyrë të qartë në lëvizjen për liri të gruas.

Lidhja midis seks dhe gjini do të kritikohet më pas.

Në vitet 1990, Judith Butler do të theksojë se konceptimi i raportit midis seksit dhe gjinisë
ndihmon në përforcimin e natyralitetit të dukshëm të ndarjes mashkull/femër, duke
konfirmuar dyelementësinë natyrale të seksit. Për historianin amerikan, Thomas Laqueur, jo
vetëm gjinia –seksi social nuk përcaktohet nga seksi, por edhe vetë seksi nuk kuptohet më si
realitet natyror”. Pra, kemi të bëjmë, me vënien në diskutim të bazës natyrore dhe biologjike të
seksit, dhe të ndarjes në dy gjini të vendosura në mënyrë hierarkike që e shoqërojnë atë.

____________________

1.Stoller R., Sex and gender. On the Development of masculinity and feminity, Neë York, Science House,

1968.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 27

Për feministët materialistë2, gjinia nuk është një fakt i thjeshtë social, ajo është një raport social
që jo vetëm e ndan humanitetin në dy grupe të dallueshme, por e bën atë edhe në mënyrë
hierarkike. Atëherë, gjinia nuk është më një pasojë e seksit, por e paraprin atë dhe e përcakton.
Koncepti i patriarkatit është qendror në këtë analizë, meqënëse ai është realizimi i një dominimi
jo natyror, por material i një grupi mbi një tjetër. Post-feminizmi Queer3, i zhvilluar nga Judith
Butler, kërkon t’i shpërbëjë katëgoritë e gjinisë dhe seksit. Megjithatë, perspektiva nuk është
shkatërrimi i gjinisë por shtimi i formave të saj. Ky shtim do të kishte një efekt përmbysës, duke
e nxjerrë individin nga detyrimi për të qenë konform ndaj një norme dyjare.

Duke filluar nga vitet 80 e këtej, periudhë që etiketohet si mosha e dytë e teorive të gjinisë, kjo e
fundit mund të skematizohet si më poshtë:

- gjinia s’shpreh pjesën sociale të ndarjes, por është vetë ndarja


- gjinia paraprin dhe përcakton sekset, të cilët janë pjesë të saj
- gjinia s’është thjesht një sistem diferencimi, por edhe një sistem dominimi.

1.1.1 Praktikat e përdorimit sinonimik të tyre në ditët tona.

Le t’i referohemi gjuhës shqipe. Në fjalorin e gjuhës shqipe midis te tjerash për fjalën gjini do të
gjenim këtë shpjegim:

GJINI,4 ~a f. sh~të Tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i
përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit; seks. Gjinia mashkull (femër). Pa
dallim gjinie. Për të dyja gjinitë.

_______________________

2.Feminizmi materialist është një rrymë e feminizmit që është zhvilluar në vitet 1970. Për feministët
materialistë nuk ekzistojnë dominime natyrore, ekzistojnë vetëm dominime të motivuara që shpjegojnë
përbërjen e grupeve dominuese ndaj atyre të dominuara.

3“Queer” term në anglisht që do të thotë i çuditshëm, përdorur shpesh si fyerje për të stigmatizuar
homoseksualët apo çdo kategori tjetër që nuk është pjesë e normës. Termi queer përdoret më pak duke u
nisur nga vitet 2000 përfundon si sinonim i “lezbike, gay, bi, trans apo si një kategori e re në opozicion me
të tjerat.

4.Fjalori
i gjuhës sotme shqipe, Tiranë 1980 Akademia e shkencave e RP të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë
dhe iLetërsisë. fq. 620
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 28

Ndërsa për fjalën seks ndër të tjera do të kishim këtë përkufizim:

SEKS,i5 m.sh~e~et
Tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit
rolin e veçantë në riprodhimin e llojit; gjini. Seksi mashkull (femër). Seksi dhe mosha. Pa
dallim seksi. Për të dyja sekset. Veçoritë e sekseve.

Përkufizimet të japin përshtypjen se seks dhe gjini janë sinonime të njëra-tjetrës, por realisht
sikurse e thamë edhe më sipër, sociologët i përdorin të dy termat në mënyrë të diferencuar.
Termi përkatësi gjinore përdoret nga sociologët si një kategori konceptuale, me një kuptim
shumë specifik. Në kuptimin e vet të “ri” termi gjini i referohet përcaktimit socio-kulturor të
burrit dhe gruas, mënyrës se si shoqëritë dallojnë burrat dhe gratë dhe u caktojnë atyre role
shoqërore. Pra, është një term që na vjen në ndihmë për të kuptuar realitetet sociale në lidhje me
burrin dhe gruan.

Ndalemi në këtë kuptim të fjalës “gjini” që në shumicën e rasteve e përdorim edhe në anglisht,
“gender”. Pamë që : dallimet biologjike janë universale në të gjitha shoqëritë dhe janë të
pandryshueshme, përjashto ndërhyrjet moderne shkencore lidhur me ndryshimet e mundshme
në organet seksuale dhe funksionet riprodhuese. 6 Duke qenë se jetojmë në një kohë kur seksin e
njerëzve mund ta ndryshojmë fizikisht, edhe ndryshimi i gjinisë është i mundshëm. Të dhënat
për identitetet e gjinive të paqëndrueshme dhe shenjat e jashtme të gjinisë janë të bollshme.

Ndërsa seksi është natyral, i lindur dhe i pandryshueshëm, (ne të gjithë lindim të njëjtë dhe
ndryshojmë vetëm nga organet seksuale), përkatësia gjinore, atributet, mundësitë dhe
marrëdhëniet janë të ndërtuara dhe mësohen nga shoqëria gjatë procesit të socializimit.

-Seksi i referohet dallimeve të dukshme natyrore, të bazuara në karakteristikat biologjike që


lidhen me të qenët femër apo mashkull.

___________________________

5.Fjalori i gjuhës sotme shqipe, Tiranë 1980 Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë
dhe i Letërsisë. fq.1739

6.Kamla Bhasin, Botimi i Qendrës së Gruas “Të kuptosh përkatësinë gjinore”; fq. 10 Tiranë 2001
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 29

Gjinia i referohet mundësive dhe atributeve sociale të lidhura me faktin e të qenit burrë apo
grua, vajzë apo djalë, po ashtu edhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

Këto atribute, mundësi dhe marrëdhënie janë të ndërtuara dhe mësohen nga shoqëria gjatë
procesit të socializimit. Përkatësia gjinore përcakton se ç’pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një
grua apo një burrë në një kontekst të dhënë. Koncepti i përkatësisë gjinore na mundëson të
themi se seksi është një gjë, por përkatësia gjinore është diçka krejt tjetër. Të gjithë jemi lindur
meshkuj ose femra, dhe seksi ynë mund të përcaktohet thjesht nga orgnet gjenitale. Por çdo
kulturë ka mënyrat e saj për të vlerësuar vajzat dhe djemtë dhe për t’u caktuar atyre role,
përgjegjësi dhe atribute të ndryshme. Ne të gjithë lindim meshkuj dhe femra, por familja,
shoqëria dhe mentaliteti na rrisin dhe ne ndërkohë mësojmë si të bëhemi burra dhe gra.
Përkatësia gjinore është: socio-kulturore dhe e krijuar nga njeriu, i referohet cilësive
mashkullore dhe femërore, modeleve të sjelljes, roleve dhe përgjegjësive, është e
ndryshueshme.Gjithësesi, ajo që konsiderohet mashkullore dhe femërore është e hapur për
modifikim.

1.2 Dallimet biologjike midis dy sekseve

Pabarazi burrë-grua apo dallime biologjike, natyrore.

Që në lindje dhe gjatë viteve të para të jetës, organet gjenitale të jashtme mjaftojnë për të
dekretuar përfundimisht seksin e një individi. Seksi është prototipi i etiketimit që përshkruan
mënyrën me të cilën një fëmijë është klasifikuar nga pikpamja sociale që nga lindja e tij. Kodin
një ose zero përfundimisht, për sigurinë sociale, mbrojtjen apo universitetin…..”

Deri në adoleshencë, tërësia e trupit për të dy sekset është e padiferencuar. Puberteti i jep fund
kësaj ngjashmërie nëpërmjet shfaqjes së karakteristikave seksuale sekondare si pranisë së
qimeve, ndryshimit të timbrit të zërit, zhvillimit të gjoksit…. Ndaj kësaj dyvlerësie pleqëria
duket sërish se kthehet në një moderim, pakësim, madje fshirje të shenjave seksuale të
ndryshme. Të moshuarit “kthehen në fëmijëri” thonë dhe ky kthim nuk është vetëm
psikologjik.

Në dukje, ne vijmë në botë me një konstitucion biologjik dhe disa karakteristika seksuale, por
përtej këtyre karakteristikave të lindura, kodet e sjelljes “mashkullore” dhe “femërore” kanë të
bëjnë me ndërtimin social. Që njerëzit janë meshkuj ose femra gjykohet duke iu referuar fakteve
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 30

biologjike. Që ata janë mashkullorë dhe femërorë nuk mund të gjykohet në të njëjtën mënyrë,
kriteret janë kulturore dhe ndryshojnë në kohë dhe hapësirë.

Për Heritier7 pushteti i burrave është vendosur mbi bazën e një varësie të supozuar natyrore të
grave ndaj tyre. Natyra u ka dhënë njërit grup dhe tjetrit veçori të qenësishme të cilat janë
shfrytëzuar nga ideologjitë për të legjitimuar një rend social që më pas është interpretuar dhe
mbivlerësuar.

Si mitet në të kaluarën, ende edhe sot, natyra bëhet garante e postulatit kulturor. Ajo luan rolin
e fuqisë së mbinatyrshme që i lejon dominuesit të ndërtojë një pushtet, mbi interpretimin e të
dhënave shkencore mjekësore, gjenetike, për të justifikuar gjendje dhe fakte kulturore. Ajo që
nënvizojnë feministët, është impakti i “këtij efektit natyrë” që prek në mënyrë dalluese dhe
specifike disa grupe sociale: si gratë, punëtorët, arabët, të alkolizuarit, prostitutat etj. Ata duken
veçanërisht të ndjeshëm ndaj determinizmit natyror ku kultura formon elitat. Për disa, “natyra”
vendos shenjën e saj në mënyrë të përherëshme, të paracaktuar, të përkufizuar, të detyruar,
ndërsa për të tjerë ajo është e rezervuar, e përmbajtur, duke i lejuar madje të kalojnë përtej vetes,
të dominojnë, të arrijnë inteligjencën dhe arsyen.

Konstatimi i diferencave mbështetet mbi aspekte anatomike, morfologjike, të skalitura mbi dhe
në trup. Mbi këtë bazë prodhohen dhe justifikohen në mënyrë befasuese, të çuditshme, një varg
tiparesh psikologjike, qëndrimesh dhe praktikash të përditshme stereotipe. Kjo tregon se trupi
trajtohet si një mbështetës i privilegjuar i ndërtimit të pabarazive. Heritier pyet veten se si nga
diferenca të dukshme anatomike dhe psikologjike objektive, materiale, të pakundërshtueshme
midis sekseve kalohet tek Homo Sapienca në hierarki, në krijimin e dy kategorive dhe në
etiketimin e tyre femërore apo mashkullore.

Gratë reduktohen në funsionet e tyre riprodhuese që justifikojnë një kontroll social ndaj tyre.
Shpesh gratë asimilohen nga seksi i tyre. Funksioni riprodhues përbën për gruan vetëm
elementin e diferencimit midis individëve “një grua është një grua sepse ajo është femër, një
burrë është burrë sepse është një qenie njerëzore” Për shkak të trupave të tyre, gratë, lindin
_________________________

7 Françoise Heritier, Antropologe dhe etnologe franceze (shekulli XX dhe XXI)


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 31

fëmijë dhe i ushqejnë me gji ata; por përveç kësaj ato nuk bëjnë asnjë gjë tjetër që burrat nuk
mund ta bëjnë apo që mund ta bëjnë burrat dhe gratë jo. Lindja e fëmijëve nuk do të thotë që
vetëm gratë mund apo duhet të kujdesen për ta. Burrat mund të kujdesen po aq mirë. Kështu
që, pasja e trupave mashkullorë apo femërorë, jo domosdoshmërisht duhet të vendosë
karakteristikat, rolet apo fatet e grave në familje e shoqëri. Por, nëse gjinia paraprin seksin dhe e
transformon këtë të fundit në realite sociale të përhershme, ç’mund të thuhet për përbërjen e saj
materiale? Për materialin biologjik të saj, për diferencat anatomike që nuk mund t’i reduktojmë
në një shprehje sociale? Kjo kërkon ekzaminimin e asaj çka është biologjia dhe vendi që zë në
krijimin e dyshes seks/gjini.

1.2.1 Çështë një seks?

Për çfarë flasim ndërsa evokojmë nocionin seks? U referohemi cilësive fizike që lidhen me
tiparet e trupit të një njeriu, me gjenitalet e tij, genet, kromozomet dhe organet riprodhuese.
Duket se rrëshqasim shpesh nga një nocion anatomo-fizik (organet gjenitale mashkull apo
femër) në një symbol që na çon në debat, të identifikojmë grupe personash sipas atributeve
gjenitale: të dyja sekset janë fare mirë burrat dhe gratë të karakterizuar nga një “seks” mashkull
apo femër.

Polisemia e termit seks na lejon ta konsiderojmë seksin anatomik, si shenjë të jashtme, lidhur me
identifikimin e burrave dhe grave brenda një regjimi të së vërtetës biologjike.Por kriteret e
shumta të përcaktimit të seksit të vërtetë janë: anatomia (penis/vaginë), gjendrat gjenitale
(testikujt/vezoret), hormonet (testosterone/estrogjene). ADN-ja (kromozomet XY/XX), dhe sot
organizimi i trurit të njeriut. Seksi i përcaktuar nga mjekësia, përfshin sot përveç kritereve të
mësipërme edhe karakteristika fizike sekondare (gjoksi, qimet, forma e trupit).8 Ekzistojnë të
dhëna, karakteri biologjik i të cilave është i pakontestueshëm, por që nuk mjaftojnë për
përcaktimin e seksit si të tillë. Këtu gjinia merr shkas për të ngritur disa pyetje lidhur me disa
pozicionime të veçanta individësh: a duhet shfuqizuar gjinia, përmbysur, apo transformuar ajo?
Pyetjet e ngritura historikisht nga grupet e dominuara dhe minoritetet seksuale janë sot pytje që
i drejtohen gjithë shoqërisë dhe me të cilat legjislatori po merret gjithnjë e më shumë.

___________________________
8.Foucault M., Dits et ecrits, t. IV, Paris, Gallimard, 1994, (“Le vrai sexe”).
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 32

1.2.2 Pabarazi apo dallime biologjike natyrale midis burrit dhe gruas

Më sipër bëmë të qartë se, një fëmijë i sapo lindur, ka një seks biologjik, por jo gjini sociale.
Ndërsa fëmija rritet, shoqëria sjell një tërësi modelesh të sjelljeve të përshtatshme për njërin apo
tjetrin seks, të cilat e socializojnë fëmijën, brënda përkatësisë së një gjinie specifike, në
këndvështrimin kulturor.

Megjithatë shpesh besohet, ende edhe sot, se ndryshimet midis vajzave dhe djemve janë
“natyrore”. Për pasojë nga dallimet biologjike do të rridhnin cilësi psikologjike, pastaj role
sociale të ndryshme midis grave dhe burrave. Studime të shumta kanë treguar
shumëllojshmërinë ekstreme të tipareve psikologjike dhe roleve sociale të burrave dhe grave në
shoqëri, epoka apo grupe sociale. Nga kjo, arrihet në përfundimin se ndryshimet midis sekseve
nuk janë pasojë e një “natyre” që do të zhvillohej spontanisht tek secili, por janë produkt i
përfytyrimeve sociale, të një mashkulloriteti dhe feminiteti individual për çdo shoqëri.

Në shumë vende ka dallime dhe pabarazi midis grave dhe burrave përsa u përket përgjegjësive,
shfrytëzimit të burimeve, mundësive për të marrë vendime. Dallimet sociale përcaktojnë se
çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të caktuar. Këto të
fundit janë krijuar në familjet tona, në shoqëritë dhe kulturat tona. Pra, çdo kulturë ka mënyrat
e saj për të vlerësuar vajzat dhe djemtë, për t’u caktuar atyre role, përgjegjësi dhe atribute të
ndryshme. Pikërisht, këto role dhe pritje mësohen. Ato mund të ndryshojnë me kohën dhe
dallojnë nga një kulturë tek tjetra. Analiza e tyre gjinore ndihmon të zbulojmë se si është
ndërtuar shoqërisht varësia e grave. Kjo e fundit, pra varësia e gruas, mund të ndryshojë ose të
marrë fund. Ajo nuk është biologjikisht e paracaktuar dhe as e fiksuar njëherë e përgjithmonë.
Gjinia nuk përcakton gratë por marrëdhëniet midis burrave dhe grave, ajo i referohet
ndryshimeve sociale midis grave dhe burrave. Prandaj ajo ndryshon nga koha në kohë, nga
kultura në kulturë, madje edhe nga familja në familje. Ndryshimet midis sekseve duhen
vlerësuar duke u nisur nga realiteti, nga rolet sociale të secilit, nga tiparet psikologjike që merr
shoqëria dhe që, në mënyrë të pashmangshme, duhet të mësohen nga brezat e ardhshëm.

Kjo përbën embrionin e problematikës që do të trajtohet në këtë punim. Prindërit dhe mësuesit duhet të
ndikojnë në ndryshimin e mentalitetit ekzistues. Ata duhet të krijojnë klimën e përshtatshme për
edukimin gjinor si edhe për mënyrën e socializimit të të dyja gjinive.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 33

Për të arritur sigurimin e barazisë, duhet fillimisht të sigurohet integrimi i saj, në gjirin e
institucioneve dhe organizmave. Rolet “femërore” dhe “mashkullore”(p.sh. gratë duhet të
merren me punët e shtëpisë dhe fëmijët, politika dhe drejtimi i ndërmarrjeve janë fusha që u
rezervohen burrave, etj…) nuk janë të përcaktuara që në lindje (veçori të lindura të përcaktuara
nga teoria gjinore). E fiksuar fillimisht mbi gruan, kjo teori është transformuar dhe pasuruar në
mënyrë progresive duke përfunduar në një teori të përqëndruar mbi marrëdhëniet midis
burrave dhe grave: Rolet “gjinore” janë role që klasifikohen sipas seksit, por ky klasifikim është
shoqëror dhe jo biologjik. P.sh. kujdesi për fëmijën klasifikohet në rolet e femrës, por jo një rol i
seksit femër përderisa ai mund të luhet si nga burrat edhe nga gratë.

Dallimet biologjike i bëjnë meshkujt dhe femrat të përshtaten në role të ndryshme sociale. Këto
role sociale vërtet mund të jenë bazuar tek dallimet biologjike, lidhur me fuqinë fizike dhe në
aftësinë e gruas për të rritur të vegjëlit, por këto dallime nuk justifikojnë trajtimin e ndryshëm të
femrave dhe të meshkujve në shoqërinë moderne. P.sh. në krahasim me burrat, gratë rrallëherë
gjenden në pozicione të pushtetshme në shoqëri, megjithëse ende nuk ka të dhëna se burrat janë
udhëheqës më të mirë sesa gratë. Dallimet midis sekseve, në aftësitë konjitive, nuk janë aq
shumë të mëdha që të justifikojnë dallimin mashkullor si më të mirë nga drejtimi femëror.

Hubbardi, më 1990 thotë: “Aftësitë e njerëzve për të punuar në detyra të vlefshme sociale, për të
rritur fëmijë, për të formuar marrëdhënie joshfrytëzuese dhe të pranueshme nga të dyja palët,
nuk lidhen me biologjinë, por me praktikat diskriminuese, ekonomike dhe sociale. Personi nuk
ka gjasa që vetëm nga prindërit të arrijë standartet e barazisë dhe të nxisë tek fëmijët sjellje të
tjera, kjo nuk do të realizohej derisa grupi i bashkëmoshatarëve dhe elementë të rëndësishëm në
kulturë t’i miratojnë ato”.

1.2.3. Përse gratë janë më të diskriminuara? A s’kemi interes të gjithë në mënyrë kolektive ta
bëjmë të vlefshëm produktivitetin dhe kapacitetin e tyre?

A nuk janë rolet dhe mënyrat e sjelljes të grave dhe burrave të bazuara mbi dallimet e tyre
biologjike? Po punësimi dhe përfshirja e saj në tregun e punës a përcaktohet po ashtu nga
dallimet midis saj dhe burrit?

Deri në një farë mase po.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 34

Të qenit trup mashkullor apo femëror jo domosdoshmërisht duhet të vendosë karakteristikat,


rolet, punët që mund të bëjmë apo edhe fatet tona. Trupave tanë mund t’u jepet formë apo të
ndryshohen nga ne, shoqëria apo kultura. Mund të ndryshojmë përmasat, formën dhe forcën e
trupave tanë përmes stërvitjes, përdorimit, mospërdorimit, keqpërdorimit apo abuzimit.
Shembuj që flasin vetë janë trupat e burrave apo grave mundëse, body-bilders, atletë,
kërcimtarë, praktikues të jogës e kështu me rradhë. Në mënyrë të ngjashme, trupat e grave janë
të tillë që mund të riprodhojnë, por tani ne mund të zgjedhim për të pasur apo jo fëmijë, sa të
tillë të kemi dhe në çfarë intervalesh t’i kemi. Riprodhimi nuk është i pashmangshëm.

Nëse një grua mund të gatuajë po kështu mundet edhe një burrë.
Ne duhet të rikujtojmë një rregull të thjeshtë të shkencës-variablat (rolet gjinore) nuk mund të
shpjegohen nga konstantet (organet gjenitale dhe kromozomet ose seksi). Në qoftëse vetëm
biologjia do t’i përcaktonte rolet tona, çdo grua në botë duhet të gatuante, të lante dhe të qepte,
gjë që nuk është e vërtetë, pasi shumica e kuzhinierëve, pastruesve të rrobave dhe rrobaqepësve
profesionistë janë meshkuj.
Ajo që rrjedh prej kësaj është fakti se statusi i ndryshëm që gëzojnë gratë dhe burrat në shoqëri
është me të vërtetë i përcaktuar nga shoqëria dhe kultura; është diçka e bërë nga njeriu, ndërsa
natyra ka pak të bëjë me të. Është përkatësia gjinoredhe jo seksi, që ka përcaktuar se kudo, gratë
si grup, konsiderohen inferiore ndaj burrave. Ato gëzojnë më pak të drejta, kontrollojnë më pak
burime, punojnë më shumë se burrat dhe puna e tyre është ose e nënvlerësuar, ose më pak e
paguar.
Në shumë vende ka dallime dhe pabarazi midis grave dhe burrave përsa u përket përgjegjësive,
shfrytëzimit të burimeve, mundësive për të marrë vendime. Dallimet sociale përcaktojnë se
çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të caktuar. Këto të
fundit janë krijuar në familjet tona, në shoqëritë dhe kulturat tona.

Pra, çdo kulturë ka mënyrat e saj për të vlerësuar vajzat dhe djemtë, për t’u caktuar atyre role,
përgjegjësi dhe atribute të ndryshme. Pikërisht, këto role dhe pritje mësohen. Ato mund të
ndryshojnë me kohën dhe dallojnë nga një kulturë tek tjetra. Analiza e tyre gjinore ndihmon të
zbulojmë se si është ndërtuar shoqërisht varësia e grave. Kjo e fundit, pra varësia e gruas, mund
të ndryshojë ose të marrë fund. Ajo nuk është biologjikisht e paracaktuar dhe as e fiksuar
njëherë e përgjithmonë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 35

1.3 Studimet mbi gjininë

Studimet mbi gjininë përcaktohen, si tërësia e kërkimeve që kanë në fokus gratë dhe burrat,
femëroren dhe mashkulloren. Por, një definicion i tillë injoron ndihmesat heuristike të traditës
së pasur intelektuale që është zhvilluar që nga vitet 1970 në rrymën e lëvizjeve feministe, dhe që
u ka dhënë jetë atyre që sot i quajmë studime mbi gjininë.

* Përpjekja e parë e studimeve mbi gjininë ka qenë shpallja e vizioneve esencialiste të diferencës
së sekseve që konsistojnë në atribuimin e karakteristikave të pandryshueshme të burrave dhe
grave, më shpesh në funksion të karakteristikave të tyre biologjike. Perspektiva antiesencialiste
qëndron në themel të përpjekjes të Simone de Beauvoir, tek “Seksi i dytë” më 1949, kur shkruan
“nuk lindim gra; po bëhemi të tilla”.9 Nuk ka thelb të femërores, as të mashkullores, por një
përvetësim të sjelljeve që shoqëria pret nga një grua apo një burrë gjatë gjithë jetës. Sikurse
thamë edhe më lart diferencat sistematike midis grave dhe burrave nuk janë produkt i një
determinizmi biologjik por të një ndërtimi social.

* Demarshi i dytë i studimeve mbi gjininë është ai i trajtimit relacional të sekseve, sepse
karakteristikat që i delegohen çdo seksi janë të ndërtuara në mënyrë sociale në një marrëdhënie
opozicioni. Që prej atij çasti, nuk mund të studiohet ajo që ka të bëjë me gratë dhe me
femëroren, pa artikuluar analizën me burrat dhe mashkulloren. Ndryshe nga ajo që mendohet,
shpesh studimet mbi gjininë interesohen për gratë dhe femëroren po aq sa edhe për burrat dhe
mashkulloren. Megjithatë, adoptimi i një qëndrimi relacional nuk tregon që nuk mund të
punohet në mënyrë të privilegjuar mbi një nga dy grupet e sekseve.

Historikisht, kërkimet feministe i janë kushtuar studimit të eksperiencave sociale të grave në një
perspektivë “kompensimi”, përballë dijeve të disiplinave, që duke pretenduar se studiojnë
individë abstraktë, praktikisht janë fokusuar më shumë mbi burrat dhe mashkulloren. Një
numër i madh kërkimesh mbi gratë kanë të bëjë me një perspektivë relacionale, d.m.th. me
përfytyrimin mbi gratë dhe femëroren si produkt të një raporti social. Në të njëjtën kohë, një
numër i caktuar kërkimesh mbi burrat dhe mashkulloren, renditen në trashëgiminë e kërkimeve
feministe mbi gjininë, dhe pajtohen me këtë qëndrim relacional.10
____________________________

9. De Beauvoir S., Le deuxième sexe. Tome II: L’exprerience vecu, Paris, Gallimard, 1976.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 36

* Demarshi tretë që del nga koncepti i gjinisë konsiston në të kuptuarit e marrdhënieve sociale
midis sekseve, si një raport pushteti. Studimet gjinore nuk thonë vetëm që të dy sekset janë të “
ndryshëm” në aspektin social, ato tregojnë gjithshtu që raporti është hierarkik: shpërndarja e
burimeve (ekonomike, politike) dhe e mbivlerësimeve simbolike tenton të jetë i pabarabartë, me
mënyra dhe intensitet të ndryshëm. Ky fenomen është menduar në mënyra të ndryshme dhe
është vlerësuar sipas rrymave të studimeve mbi gjininë. Kështu, teoricienët feministë
“materialistë” si Christine Delphy, Collete Guillaumin, Nicole Claude Mathieu, nxjerrin në pah
shfrytëzimin e punës dhe trupit të gruas në gjirin e sistemi “patriarkat”.11

Nëpërmjet nocionit “ valenca e ndryshme e sekseve” antropologia Françoise Heritier tregon se


vlerat, që i bashkëngjiten femërores, janë diskretituar në mënyrë sistematike në krahasim me
vlerat që i bashkëngjiten mashkullores, edhe pse vlerat, lidhur me njërin apo tjetrin, mund të
variojnë sipas shoqërive. Termi “dominim mashkullor” është përdorur në disa punime për të
treguar strukturat materiale dhe simbolike të inferioritetit të grave në raport me burrat.

Por, gjinia nuk është vetëm raport i dominimit të burrave mbi gratë, ajo përkthehet ndërkohë si
një rend normativ që sjell prodhimin e një kufiri midis dy kategorive të seksit femëror dhe
mashkullor dhe që është në vetëvete shtypës. Sistemi i gjinisë urdhëron secilin t’i përkasë një
grup seksi të vetëm (atij të përcaktuar që në lindje) dhe të adoptojë mënyra të të qenit dhe të të
bërit konform definicionit social të seksit të tij, duke sanksionuar individët që devijojnë nga këto
norma të gjinisë. Ky dimension normativ i gjinisë, që fikson identitetet në dy kategori
ekskluzive, është denoncuar veçanërisht nga perspektivat “Queer” në veprën e Judith Butler,
“Gender trouble”, dalë më 1990.

-Idea e katërt, në themel të studimeve mbi gjininë është analiza e saj në pikëndërprerje me
raportet të tjera të pushtetit. Kategoritë e seksit nuk janë homogjene, ato përshkohen nga
tensione të shumta, ndarje, diferencime sipas klasës sociale, seksualitetit, racës, moshës etj.

________________________

10. Connell R., Masculinites, cambridge, polity, 2005 (deuxieme edition).


11.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
9.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 37

Të jesh i bardhë apo i zi, heteroseksual apo homoseksual, punëtor apo kuadër, nuk çon në të
njëjtat eksperienca në raportet gjinore. Kështu, të adoptosh një perspektivë gjinore do të
ndihmonte të ngrije sistematikisht çështjen e modaliteteve, të mbivendosjes gjinore, në raporte
të tjera të pushtetit që përshkojnë rendin social.

Duke u nisur nga këto katër dimensione analitike, (ndërtim social, trajtim relacional, raport
pushteti, pikëndërprerje me raporte të tjera) gjinia mund të përkufizohet si një sistem
bikategorizimi që, vendos në mënyrë hierarkike sekset, (burra/gra) vlerat, përfaqësimet që u
bashkëngjiten atyre (mashkullore/femërore). Kjo sjell një përcaktim terminologjik të
rëndësishëm: termi gjini përcakton një raport social dhe një ndarës.

1.3.1 Institucionalizimi i fushës së studimeve gjinore

Teoria e kontestimit të determinizmit biologjik dhe analiza e raporteve të pushtetit midis


sekseve, ka njohur zhvillim të ndjeshëm me lëvizjet feministe, të quajtura “të valës së dytë”,
lëvizje që lindën në vendet perëndimore gjatë viteve 1960, 1970, dhe që e drejtuan dimensionin
politik të çështjeve, deri tek problemet private si: kontraceptimi, aborti, martesa, etj. Këto lëvizje
u regjistruan si vazhdimësi të atyre të quajtura “të valës së parë”, (gjurmët e të cilave i gjejmë
gjatë shekullit të XIX), të përqëndruara mbi barazinë juridike midis sekseve. Mbas periudhës
“militante”, këto studime kanë hyrë në fazën e institucionalizimt, d.m.th. kërkimit dhe
mësimdhënies brenda universitetit, në varësi të kohës dhe shkallës që ndryshojnë në funksion
të konteksteve kombëtare. Ky proces, ka qenë më i parakohshëm dhe më i arrirë në SHBA, se në
shumë vende europiane.

Tek ne, OSFA (SOROS) hartondhe ndërmerr zbatimin e një strategjie fleksibël, për mbështetjen
e problematikës gjinore, duke përditësuar prioritetet e saj në përputhje me evolucionin e
çështjeve gjinore në Shqipëri. Programi i Gruas, i OSFA-s, ka filluar të zbatohet në vitin 1994.
Gjatë tri viteve të para, financimet u përqëndruan në objektiva të drejtpërdrejta, për krijimin
dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për OJF-të e fushës gjinore; nxitjen e pjesëmarrjes së
gruas në politikë; shtimin e kujdesit për shëndetin e grave dhe rritjen e shkallës së
ndërgjegjësimit të publikut mbi të drejtat dhe barazinë gjinore.

Më pas, mbështetja u zgjerua me objektiva të tillë si: ndërgjegjësimi i publikut për eliminimin e
dhunës në familje; mbështetjen e grave në nevojë; lufta kundër trafikimit të grave dhe vajzave,
rehabilitimi i grave dhe vajzave të trafikuara dhe rritja e shkallës së arsimimit të grave.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 38

Duke filluar nga viti 2005, u përcaktua si qëllim strategjik i Programit të Gruas, forcimi i
kompetencës së grave në jetën e gjithanshme të vendit. Programi u fokusua në katër tematika
kryesore: dhuna në familje, gruaja në drejtim, fuqizimi ekonomik dhe integrimi gjinor. Një nga
treguesit më të mirë të mbështetjes së OSFA-s lidhet me ngritjen dhe funksionimin e një numri
qendrash të përfshira në çështjet e barazisë gjinore. Ndër më të sukseshmet mund të
përmendim:

Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare viti 1991, Shoqata “Refleksione” themeluar në vitin 1992,
Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” themeluar në vitin 1993. “Qendra e Gruas” themeluar në
vitin 1995 si kontribut i shoqatës “Refleksione”, Në vitin 2004 është regjistruar zyrtarisht si
“Qendra e Aleancës Gjiniore për Zhvillim”, Strehëza krijuar në nëntor te vitit 1998, Qendra e
Këshillimit për Gratë ka hedhur bazat gjatë vitit 2001. Sot këto qendra, si edhe të tjera, kanë
fituar pavarësinë dhe kapacitetin e mjaftueshëm njerëzor për të zbatuar me sukses misionin e
tyre.

Sot, në Universitetet publike, kryesisht në programet e përgatitjes së mësuesve, psikologëve


shkollorë, sociologëve e punonjësve socialë, studimet dhe analizat gjinore, reflektimet dhe
ndërhyrjet në kurrikulat universitare, janë kryer në bashkëpunim me burime të brendshme dhe
donatorë ndërkombëtarë. Çelja e programit “Master në studime gjinore” në UT u asistua nga
UNDP dhe ekspertiza e huaj. Në të gjitha universitetet publike, ku përgatiten mësues, ka pasur
inpute dhe followup për çështjet gjinore përmes rrjetit të trajnerëve gjinorë dhe qendrave të
edukimit qytetar, demokratik, pranë tyre.

Në universitetet publike të vendit (Universitetet e Tiranës, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës,


Durrësit dhe Shkodrës) janë rishikuar kurrikulat për përgatitjen fillestare të mësuesve.
Në këto universitete, në degët e Shkencave Sociale dhe Mësuesisë zhvillohen lëndë dhe module
për barazinë gjinore. Në Universitetin e Tiranës dhe Elbasanit, ka programe studimi të
përgatitjes së punonjësve gjinorë në nivelin “Bachelor” dhe “Master”. Sot, ka angazhime të
universiteteve publike, në drejtim të studimit të çështjeve të barazisë gjinore dhe dhunës në
familje. Në programet e përgatitjes së mësuesve, punonjësve socialë, sociologëve dhe
psikologëve, janë shtuar kërkimet sasiore dhe cilësore për çështje të përkatësisë, identitetit,
stereotipave dhe barazisë gjinore. Edhe në sektorin privat të arsimit të lartë po përfshihen lëndë
të studimeve gjinore në kurrikula.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 39

1.4 KONKLUZIONE

Dallimi midis seksit dhe gjinisë nuk flet vetëm për një opozicion midis “fizikes” dhe “ sociales”.
Gjinia përcaktohet si raporti social që ndan humanitetin në dy sekse të dallueshme dhe të
artikuluara në mënyrë hierarkike, jashtë të cilëve duket se asgjë nuk mund të ekzistojë. Sipas
këtij definicioni, seksi shfaqet si “produkti” i gjinisë, si rezultati i një sistemi ndarës që
përforcon, në mënyrë të vazhdueshme, forcën e tij, duke i paraqitur sekset si elementë natyrorë
dhe parasocialë, përbërës të botës në të cilën jetojmë. Si kundërpeshë është funksionimi i këtij
perceptimi “natyror”.
Koncepti gjini është një kategori analitike që bashkon, në një fjalë të vetme, një tërësi
fenomenesh sociale, historike, politike, ekonomike, psikologjike, që flasin mbi arsyet pse qeniet
njerëzore i përkasin njërit apo tjetrit seks. Si çdo koncept në shkencat humane dhe sociale edhe
ai i gjinisë s’ ka një kuptim të vetëm, sepse ai sinjifikon trajtime të ndryshme, madje divergjente,
të fenomeneve si: ndërtime identiteti, sjellje gjinore, raporte midis burrit dhe gruas, pabarazi
midis tyre. Gjinia, në një mënyrë shumë të përgjithshme, na tregon se ka elementë të sociales
tek ajo që duket krejt natyrore. Ajo nxjerr në dritë një nga teknikat “e fuqisë” që ndihmon
natyralizimin e raporteve sociale për të maskuar një dominimin të fshehtë, por të vërtetë.

Koncepti gjini synon të përcaktojë seksin si të ndërtuar nga ana sociale.

Pyetjet vijnë natyrshëm, sa herë që kërkojmë të dallojmë “socialen” nga “biologjikja” në


realitetin njerëzor. Meqë gjinia është ndërtim social i seksit atëherë ç’do të thotë ndërtim social?
Ç’farë është ndërtuar, a është ndërtim i gjithçkaje? Çfarë është ndërtuar tamam? Fakti që burrat
dhe gratë kanë të drejta të pabarabarta do të thotë që obligimet për burrat të jenë “
mashkullorë” dhe për gratë “femërore”?
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 40

KAPITULLI 2

GJINIA DHE SOCIALIZIMI

Kuptimi mbi socializimin

E vërteta është se, gratë dhe burrat mendojnë dhe veprojnë në funksion të koncepteve të
mashkullores dhe femërores, të lidhura me kulturën. Gjinia nuk qëndron tek individët por tek
marrëdhëniet sociale që prodhohen dhe riprodhohen nga veprimet e tyre. Janë këto
ndërveprime që mbartin në vetvete një dimension gjinor. Sipas Courtenay, gjinia shihet si një
strukturë sociale, dinamike, që e ka origjinën tek treguesit kulturorë dhe subjektivë, të cilët
ndryshojnë në kohë dhe hapësirë. Sipas optikës sociokonstruktiviste të këtij autori burrat dhe
gratë nuk janë viktima pasive të socializimit dhe të roleve që ai u cakton. Ata, janë agjentë që
marrin pjesë aktive në ndërtimin dhe rindërtimin e normave dominuese të mashkullores dhe
femërores. Nuk duhen neglizhuar as pyetjet që ngrihen nga minoritetet seksuale, të cilat duhet
të trajtohen seriozisht nga të gjitha shoqëritë.

Socializimi, sipas sociologes Muriel Darmon, përbën tërësinë e proceseve nëpërmjet të cilave
ndërtohet individi (edukohet, modelohet, formohet, fabrikohet, përpunohet) nga shoqëria
globale dhe lokale në të cilën ai jeton. Për të, ai është një proces gjatë të cilit individi përfton
(mëson, përvetëson, integron) mënyra të të bërit, të të menduarit, të të qenit, në përshtatje me
mjedisin përreth.

Socializimi konceptohet si një proces programimi, me qëllim përmbushjen e disa detyrave


brenda një sistemi kompleks. Rolet përfaqësojnë mënyrën me të cilën individi kontribuon
brenda këtij sistemi. Kështu ndodh edhe me rolet sociale dhe ato gjinore, që kanë një rëndësi
kapitale për identitetin vetiak. Individi e ndërton pjesërisht identitetin e tij duke u nisur nga
rolet që ai merr përsipër. Socializimi përfaqëson procesin e asimilimit të këtyre roleve. Individi
u referohet këtyre roleve për të krijuar imazhin e tij.

Duke pasur parasysh dendësinë dhe kompleksitetin e shoqërisë, ai thërret në ndihmë modele të
identitetit, duke fragmentuar tërësinë në kategori të kuptueshme për eksperiencat vetiake.
Kështu, çdo individ përdor një numër të limituar modelesh dhe rolesh që janë domethënëse në
aspektin social. Këto modele përmbushin një funksion të trefishtë: të njohjes së vetvetes, të
identifikimit të të tjerëve dhe të të qenit i identifikuar nga ta.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 41

Socializimi nënkupton procesin nëpërmjet të cilit një individ mëson të asimilojë vlerat dhe normat e
shoqërisë për të lehtësuar ndërtimin e identitetit të tij dhe integrimin e tij social. Ky proces, skicohet gjatë
socializimit primar dhe merr formë të plotë tek ai sekondar.

Ku konsiston socializimi primar dhe ai sekondar?

Socializimi primar është proces i të mësuarit social të fëmijëve dhe të rinjve. Ai mbështetet në të
mësuarit e normave dhe vlerave të një shoqërie. Ai përfshin tërësinë e rregullave dhe sjelljeve
që duhen adoptuar në grup. Nuk është rastësi që socializimi fillon, mësohet që në lindje. Në një
moshë të re, fëmija konsiderohet tejet i vëmendshëm dhe receptiv. Ai është i aftë të ruajë atë që i
mësojnë. Socializimi primar ka të bëjë me burime të shumta dhe të njëkohshme të instancave
socializuese. Në fëmijëri, mbi fëmijën, veprojnë njëkohësisht shkolla, familja, grupi i të
barabartëve. Ajo që duhet kuptuar është lidhja e socializimeve të shumta dhe të njëkohshme.

Socializimi sekondar përfaqëson idealet dhe parimet që udhëheqin mënyrat tona të të menduarit
dhe të të vepruarit. Brenda tij përfshihen respekti dhe mirësjellja ndaj të tjerëve. Në socializimin
sekondar, problemi shfaqet ndryshe. Ajo që duhet kuptuar këtu është dinamika e kohës midis
socializimeve të ndryshme dhe të njëpasnjëshme, jo të njëkohshme si tek socializimi primar.

Peter Berger et Thomas Luckmann e kanë diferencuar qartë socializimin sekondar nga ai
primar.

Socializimi primar karakterizohet nga forca dhe ekskluziviteti: Fëmija absorbon botën sociale në
të cilën jeton”jo si një univers i mundshëm, midis të tjerësh, por si e vetmja botë që ekziston dhe
që ai e pranon, shkurt botën. Në të mësohet, përftohet “ një dije bazë” e materializuar nëpërmjet
gjuhës, që siguron “posedimin subjektiv të një uni dhe të një bote”, konsolidimin e roleve
sociale dhe atyre gjinore, që lejojnë diktimin dhe klasifikimin e situatave që i japin kuptim botës
ku jetojmë. Është procesi i parë i ndërtimit të identitetit përmes marrëdhënieve të shumta: midis
botës sociale dhe familjes, shokëve dhe botës institucionale të shkollës apo shoqatave, (sportive,
fetare) .

Socializimi sekondar realizohet më pas, në kontakt me një botë më të specializuar, të futur


direkt apo indirekt në ndarjen e punës. Është tërësia e proceseve të socializimit të mëtejshëm, që
i lejojnë individit të integrohet në nëngrupe të veçanta të shoqërisë: çifte, grupe profesionale,
shoqata, parti politike etj.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 42

Si artikulohen këto dy forma të socializimit? A influencon socializimi primar mbi personalitetin,


“duke ngjyrosur” të gjitha eksperiencat e mëvonshme? A mund të ripërcaktojmë mënyra të reja
të të menduarit, të të ndjerit, të të sjellurit? Në çfarë limitesh?

Socializimi sekondar nuk fshin totalisht identitetin e përgjithshëm të ndërtuar në fund të


socializimit primar. Ai mund të zhvillojë edhe të transformojë një identitet. Ndonjëherë, ky
ndryshim mund të jetë edhe radikal. Kushte institucionale të veçanta si ushtria, azili,
institucionet psikiatrike mund të realizojnë një transformim të tillë. Zgjedhje në jetë, si besimet
fetare, ndryshimet e orientimeve politike, ndryshimet në profesion, ndryshime të identitetit
seksual mund të prodhojnë orientime të ndryshme.

Pra, socializimi është një proces interaktiv i brendësimit dhe riinterpretimit të botës sociale që
nuk limitohet nga një periudhë e vetme e jetës. Fëmijëria (socializimi primar) përbën një
moment të privilegjuar të përftimit të normave, vlerave, aftësive por ky proces vazhdon gjatë
gjithë jetës së të rriturit (socializimit sekondar).

Eksperiencat e jetuara në ambiente të ndryshme, gjatë gjithë jetës përbëjnë elemente


transformimi, që duhen marrë në konsideratë nga socializimi. Socializimi primar edhe ai
sekondar i mësojnë gjithçka njeriut. Si të tillë, ata luajnë rol të rëndësishëm edhe në mësimin e
gjinisë. Të mësuarit e gjinisë është esenciale në socializimin primar. Rolet dhe identiteti gjinor,
të formuara në këtë periudhë marrin trajta edhe më të qarta gjatë socializimit sekondar.

2.1 Socializimi gjinor pjesë e socializimit të përgjithshëm

Ideja se gjinia është “një ndërtim social” mund të duket sa abstrakte aq dhe arbitrare.Që në
fillimet e saj, sociologjia e gjinisë i është vënë studimit të mënyrave me të cilat mësohet dhe
transmetohet gjinia nga një brez tek tjetri, mënyra të cilat sipas Emile Durkheim, ushtrojnë mbi
individin një ndikim të jashtëm. Studimet mbi gjininë kanë vënë në themel të tyre analizat e
socializimit. Nëpërmjet socializimit gjinor mësojmë ç’është e përshtatshme dhe e
papërshtatshme për të dy gjinitë. Nëse studimet sociale, lidhur me gjininë, janë të rëndësishme,
socializimi gjinor është akoma më i rëndësishëm.

Socializimi gjinor fillon para se një fëmijë të vijë në jetë.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 43

Në shumë kultura, shumica e familjeve preferojnë të kenë më mirë një djalë se një vajzë.
Praktika e ekografisë lejon t’i caktohet fetusit një seks shumë muaj para lindjes. “Fetusi bëhet
kështu ai ose ajo”.12 Prindërit anonçojnë identitetin e gjinisë të fëmijës së tyre, zgjedhin ngjyrën e
veshjes, të mureve të dhomës, të mobulave që, kur fëmija të vijë në jetë, çdo gjë t’i përshtatet
identiteti të tij të përcaktuar. Element i këtij përcaktimi është edhe gjetja e emrit i cili i
bashkohet identitetit të fëmijës pa pasur mundësi zgjedhje. Mënyrat me të cilat prindërit dhe të
rriturit ndërhyjnë në edukimin e fëmijëve dhe modelojnë rolin e seksit të tyre janë:

- Së pari, prindërit si qenie të një seksi të caktuar mëshirojnë “modele rolesh”, ndaj të
cilave fëmijët nxiten të përshtaten
- Së dyti, prindërit reagojnë ndryshe me djemtë dhe ndryshe me vajzat, duke i detyruar
(duke u vënë detyrë) në mënyrë eksplicite të adoptojnë rolet që i përkasin seksit të tyre.

Socializimi gjinor është një nga format më specifike të socializimit; ai ka të bëjë me atë, se si
fëmijët e sekseve të ndryshme socializohen brenda roleve të tyre gjinore dhe mësojnë ç’do të
thotë të jesh mashkull ose femër.

Me socializim gjinor kuptojmë proceset nëpërmjet të cilave individët, në bazë të seksit të tyre
mësojnë të sillen, të ndiejnë, të mendojnë, sipas formave që, në aspektin social, i shkojnë seksit
të tyre që e shohin botën në prizmin e diferencave gjinore, ku çdo individ, femër apo mashkull,
vendoset dhe vendos objektet e qeniet që e rrethojnë, brenda një hierarkie sociale dhe simbolike
midis burrave dhe grave, midis mashkullores dhe femërores.

Ky kapitull prezanton përvojat kryesore, teorike dhe empirike, të kërkimeve mbi socializimin
gjinor. Para se t’i trajtojmë ato është e rëndësishme të formulojmë tre përcaktime të rëndësishme
mbi kuptimin e socializimit gjinor.

Gjithë forca e tij është të transformojë detyrimet sociale në tipare “natyrore” apo “ cilësi”
individuale. Socializmi gjinor më shumë se përvetësim idesh, është të mësuarit praktik të
xhesteve, reflekseve, ndienjave, për të provuar (pranuar) botën dhe ndarjet e saj.

__________________________

12.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
35.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 44

Së pari: sipas Durkheim socializimi është një proces gjerësisht praktik dhe i pandërgjegjshëm.

Ky përvetësim bëhet nëpërmjet ritualesh, lojrash, eksperiencash të vetë mjedisit, më shumë se sa


nëpërmjet aplikimit të ndërgjegjshëm dhe me dëshirë të normave eksplicite. Një nga format e
socializimit gjinor është të mësuarit “nëpërmjet trupit”: nëpërmjet një sërë aktivitetesh
udhëzimesh të ndryshme sipas seksit (veshje, lojra, lodra, ushqim, marrëdhenie me të rriturit,
etj).

Mënyrat e përshtatjes ndaj “seksit” përvetësohen që në fëmijëri. Socializimi gjinor prodhon


tipare fizike (peshë, muskulaturë); mënyra të të qëndruarit dhe të të lëvizurit, tonalitete vokale
të ndryshme, gjithmonë në varësi të seksit.

Nëse detyrimi social, norma, është përvetësuar mjaftueshëm, ajo nuk ndjehet si e tillë por si
shprehje e karakteri individual, (një vajzë që adhuron të luajë me kukull, një djalë që pasionohet
pas futbollit) si shprehje e një determinizmi natyror, (vajzat do të ishin natyrisht më të qeta, më
të ëmbla, më delikate dhe më të disiplinuara se djemtë) edhe pse socializimi nuk është një
proces mekanik, nëpërmjet të cilit individët do të regjistronin në mënyrë pasive udhëzimet dhe
ndikimet e jashtme.

Personat “e socializuar” duke përfshirë aty fëmijët, luajnë një rol aktiv në procesin e
socializimit, ata seleksionojnë, përvetësojnë, transformojnë ose shmangin shpesh detyrimet
sociale. Është e vërtetë që gjinia aktualizohet nëpërmjet socializimit, por po kaq e vërtetë është
që nëpërmjet tij, gjinia edhe mund të destabilizohet, të transformohet apo edhe të “shbëhet”13.

Së dyti: socializimi gjinor është një proces që zhvillohet gjatë jetës, në një mori aktivitetesh të
sferës sociale: në politikë, në punë, në media, në zbavitje të ndryshme, në seksualitet, në jetën në
çift, në familje. Gjinia përpunohet në ndërveprimet e përditshme, ajo “bëhet” e “ribëhet” çdo
herë që një person “mashkull ose femër” takon një tjetër të tillë, ose kur një individ provon ta
përfshijë tjetrin në një seks të caktuar me qëllim që të dijë si të sillet me të.

Së treti; socializimi gjinor vendoset mbi të tjera procese të socializimit. “Efektet”, që socializimi
gjinor prodhon mbi individin mbivendosen në: kontekstin sociohistorik, ku individi jeton dhe

________________________

13. Butler J., Defaire le genre, Paris, Editions Amsterdam, 2006.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 45

klasës sociale së cilës i përket.14 Në shoqëri ka diferenca e pabarazi midis grave dhe burrave
përsa u përket përgjegjësive, burimeve, mundësive për të marrë vendime. Përkatësia gjinore
është pjesë e një konteksti sociokulturor më të gjerë. Kritere të tjera të rëndësishme përcaktuese
të kontekstit sociokulturor janë: klasa, raca, niveli i varfërisë, grupi etnik, mosha, arsimi etj.
Gjinia si koncept evoluon në raport me evoluimin e shoqërisë, sepse dhe vetë shoqëria
përcakton pritshmëri stereotipe, role, përgjegjësi të ndryshme për gruan dhe burrin, në faza të
caktuara të zhvillimit të saj.

Koncepti mbi “gjininë” nga të rinjtë e sotëm s’është e njëjtë me atë të prindërive të tyre. Në
Suedi nuk është e njëjtë me atë në Itali, Marok, SH.B.A, tek fëmijët e njerëzve të thjeshtë është e
ndryshme nga ajo e fëmijëve të shtresave të privilegjuara.

Paradigma e socializimit të roleve gjinore bazohet mbi postulatin: burrat dhe gratë mësojnë
qëndrimet dhe sjelljet gjinore të mjedisit përreth tyre. Pikërisht në këtë mjedis vlerat kulturore,
normat dhe ideologjitë përsa i takon të qenit grua apo burrë, përforcohen dhe modelohen. Rolet
gjinore janë sjellje që aktivizohen në përputhje me idetë e ndërtuara nga shoqëria, lidhur me
mashkulloren dhe femëroren. Kjo paradigmë bazohet tek idea sipas së cilës, njerëzit nuk lindin
me gjini. Ata e mësojnë atë (“të jesh burrë” dhe “të jesh grua”) në një shoqëri të veçantë, në një
epokë të dhënë. Nëpërmjet socializimit, burrat ashtu sikurse edhe gratë, mësojnë dhe asimilojnë
standartet sociale, normat edhe pritjet e sjelljeve të të dyja gjinive.

2.2. Dimensionet e ndryshme të socializimit gjinor

Për të analizuar të mësuarin e gjinisë duhet fillimisht të perceptohen dimensionet e ndryshme të


saj. Duke u nisur nga idea që “nuk lind grua po bëhesh e tillë”, problematika më e eksploruar
nga shkencat sociale është ajo e “roleve sekse”. Punimet fillestare të sociologjisë së gjinisë kanë
studiuar “normat” e sjelljeve të ndryshme që u nguliten djemve dhe vajzave. Edukimi jep një
kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e roleve stereotipe. Këto role sekse nuk janë
simetrike: djem e vajza nuk zhvillohen pavarësisht njëri-tjetrit por, në gjirin e një raporti social
të pabarabartë. Ajo që mësohet nga individi gjatë socializimit gjinor nuk është vetëm roli i tij
_______________________

14. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.109
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 46

por “ekonomia politike” që i jep kuptim këtij të fundit. Kjo ekonomi asimetrike organizon
ndërtimin e mashkullores si një ndarje me femëroren, ndërkohë që e kundërta është më pak e
vërtetë.

Përveç kësaj, gjinia nuk ka të bëjë vetëm me individët, ajo përcakton përftimin e një vizioni
tërësor dhe koherent të botës, një kozmologji që tenton t’u atribuojë një seks objekteve, vendeve
dhe xhesteve, t’u atribuojë një seks pjesëve të ndryshme të hapësirës mjedisore apo të vendosë
analogji të qarta midis raportit burrë-grua dhe raporteve të tjera të botës natyrore (dielli/hëna)
dhe të botës sociale (elita/populli) etj.

Më në fund, të mësosh gjininë do të thotë të përfshihesh pak e nga pak në një regjim të së
vërtetës që ndihmon dallimin e kufijve midis seksit, gjinisë dhe seksualitetit dhe, në nivel
subjektiv, sensin e gjinisë. Kështu, një qenie e socializuar në mënyrë korrekte sot, në fillim të
shekullit të XXI, do të dijë që ekzistojnë vetëm dy sekse, që me të vërtetë nuk mund ta ndrosh
atë, që mund të jesh homoseksual dhe megjithatë mashkullor, që një burrë i transformuar në
femër nuk është e njëjta gjë me një grua, sikurse edhe mund të ndodhë që një grua shumë
mashkullore të jetë lezbike.

Të gjitha këto dimensione synon t’i sqarojë socializimi gjinor.

2.2.1 Secilit rolin e tij

Dimensioni i parë i socializimit gjinor është të mësuarit nga djemtë dhe vajzat “të roleve të
ndryshme të seksit”. Këto role konsistojnë në xheste p.sh. gjatë fëmijërisë, vajzat që ulen pa
kujdes ndëshkohen. Rolet e sekseve kanë të bëjnë me mënyrat e të ndjerit, të të shprehurit të
emocioneve: p.sh. e qara tolerohet tek vajzat dhe çensurohet tek djemtë, ndërkohë që ndodh e
kundërta me zemërimin. Por më thellë akoma, është gjithë identiteti gjinor që fëmijët zhvillojnë
gjatë socializimit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre identifikohen shpejt me seksin, duke përdorur
gjininë e duhur gramatikore për të folur për veten dhe për t’u sjellë ndryshe, sipas seksit, me
individë të tjerë. Rolet gjinore modelohen nga perspektiva e heteroseksualitetit, paraqitur nga
prindërit që shpesh përbëjnë të vetmin horizont të mundshëm, në mos për qeniet humane në
përgjithësi, të paktën për fëmijët e tyre.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 47

Në zemër të këtij prodhimi rolesh të ndryshme gjendet diskriminimi i gjinisë d.m.th. ekzistenca e
institucioneve që ndajnë, zgjedhin dhe izolojnë djemtë dhe vajzat, duke i grupuar djem dhe vajza sipas
gjinisë.

Modalitetet dhe gjerësia e diskriminimit sipas seksit janë vendosur në kohë dhe hapësirë. Gjatë
shekullit të XIX-të deri në gjysmën e shekullit të XX-të në vendet perëndimore, norma e
diskriminimit sipas seksit ka afektuar fort jetën e individëve në shkollë, në sferën profesionale
dhe në sfera të tjera të marrëdhënieve të përditëshme, veçanërisht për klasat e mesme dhe ato të
larta (zbavitje, angazhime qytetare).

Por, imponimi i normës nuk përkthehet si zhdukje e segregacionit të sekseve. Siç nënvizon
Claude Zaiman, në parathënien e veprës klasike të Erving Goffman, përkthyer prej saj,
“Rregullimi i sekseve”, raportet sociale të seksit përfshihen në një marrëdhënie sociale shumë
të veçantë, midis segregacionit dhe indiferencës ku burrat dhe gratë janë “së bashku dhe të
ndarë”.15

Ekzistojnë gjithmonë rrethe e shoqata që grupojnë në mënyrë të ndarë burrat dhe gratë, që nga
fëmijëria deri në moshë të rritur. P.sh. në vendet anglo-saksone llozhat masonike (në përgjithësi
i përjashtojnë gratë) forma të tjera të shoqërimit bazuar mbi identitetin e sekseve (shoqata
femërore me drejtim fetar të caktuar), aktiviteteve sociale, mashkullore etj…) Në mënyrë më
difuze, kemi eksperienca të vendeve dhe momenteve të segregacionit sipas seksit. Përdorimi i
tualeteve publike, aktiviteteve sportive, garderobave që ndajnë burrat dhe gratë dhe shpesh në
praktikë, në kompeticion, apo në fushën profesionale: edukatore çerdhesh dhe punëtorë të
ndërtimit, zhvillohen në hapësira pune thuajse unisekse. Sot norma e segregacionit gjinor ka
humbur terren në favor të asaj të miksitetit: shkolla mikse është bërë normë dhe gratë kanë
arritur të kenë akses në një numër, gjithmonë në rritje, hapësirash dhe aktivitetesh që u
rezervoheshin burrave.

__________________________

15.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
11
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 48

2.2.2 Një “ekonomi politike” e pabarabartë asimetrike

Socializimi gjinor tenton të përjashtojë ata që nuk hyjnë në katëgoritë: djemtë si vajza dhe vajzat
si djem intersekset, transgjinitë. Por kjo nuk është detyrë e parë e tij. Socializimi gjinor i mëson
individit diferencën midis sekseve, po aq sa edhe hierarkinë midis tyre. Segregacioni i sekseve, i
trajtuar paraprakisht si një mekanizëm i ndërtimit të roleve të seksit, është njëkohësisht një
instrument qendror i hierarkisë së tyre, ashtu si segregacioni racial ka qenë në vendet që e kanë
praktikuar, një nga ingranazhet kryesore të organizimit të një hierarkie sociale midis grupesh
racialë. Hapësirat femërore dhe mashkullore bëhen të barasvlershme vetëm:

-kur djem e vajza shkollohen totalisht në institucione të përbashkëta,

-kur gratë bëhen për burrat konkurente aktive,

- kur shkencat sociale fillojnë të interesohen për diferencat midis procesit të socializimit të të
dyja grupeve. 16

Asimetria midis sekseve duket edhe në procesin e ndërtimit të identiteteve mashkullore dhe
femërore, gjatë kalimit të fëmijëve në moshën e rritur.

Për djemtë, konstituimi i identitetit “të burrit” merr formën e një ndarjeje me universin e nënës,
në fillim e përbashkët për djemtë dhe vajzat kur ata janë të vegjël. Ky ndërtim i identitetit
mashkullor, si shkëputje nga universi femëror, duket në mënyrë spektakolare në ritet e inicimit
të rezervuar ndaj djemve në disa shoqëri.

Në shoqëritë kontemporane, identiteti i burrave është më pak spektakolar ndaj nënës. Skenën e
shkëputjes të identitetit të djalit nga universi femëror i nënës e gjejmë në teoritë froidiane të
Edipit.

Në Shqipëri, shërbimi ushtarak i detyrueshëm për qytetarët e rinj të seksit mashkull, sot i
zëvendësuar nga një shërbim qytetar jo i detyruar, ka luajtur për një kohë të gjatë rolin e
institucionit mashkullor, i cili kontribuonte t’i ngrinte djemtë në rangun e burrave dhe të
dallonte burrat nga gratë.

________________________

16.Baudelot C., Establet R., Quoi de neuf chez les filles? Entre stereotipes et libertes, Paris, Nathan, 2007
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 49

Në kontrast, identiteti i gruas shkon përtej shkëputjes së saj nga fëmijëria dhe nga nëna:
feminiteti perceptohet gjerësisht si i trashëguar nga natyra, ndërsa mashkullorja si e fituar në
shoqëri. Asimetria e mënyrave të definicionit të identitetit të burrave dhe grave, lejon të
kuptohet përse transgresionet e gjinisë sanksionohen më shumë për burrat se sa për gratë.
Ashtu sikurse një pikë gjaku e papastër mjafton për të ndotur një oqean të gjakut të pastër, në
kuadrin e dominimit mashkullor, prezenca e veçorive femërore tek një burrë përbën një rrezik
më të mëdh social se sa prezenca e tipareve mashkullore tek femrat p.sh. prindërit lejojnë më
lehtë vajzat e tyre të vogla të lujanë lojra djemsh sesa djemtë e tyre të luajnë lojra vajzash. Ata
ngurojnë më shumë t’u ofrojnë djemve albume, heronjtë e të cilëve janë vajza, sesa t’u ofrojnë
vajzave albume me heronj mashkullorë; ata veshin me shumë dëshirë vajzat e tyre si djem se sa
djemtë si vajza.

2.2.3. Të mësuarit e një regjimi të së vërtetës

Dimensioni i fundit i socializimit gjinor konsiston, në mësimin pak nga pak të seksit, gjinisë dhe
seksualitetit (apo orientimit seksual) si fusha të dallueshme të ekzistencës humane. Edhe të
mësuarit e seksit, mbështetet në arsyetim. Në shoqërinë tonë, çdo subjekt i përket një seksi të
caktuar, në atë pikë që pothuajse është e pamundur të shfaqet dikush, gjininë e të cilit nuk kemi
mundur ta përcaktojmë paraprakisht. Edhe pse e prezantojmë shpesh si një zhvillim natyror, që
i nënshtrohet një finaliteti të paracaktuar, psikologët kanë përshkruar në mënyrë empirike fazat
e ndryshme që fëmijët kalojnë para “integrimit”, në regjimin e së vërtetës” që dominon lidhur
me seksin. Psikologu Lorenc Kolberg përcakton tre etapa të njëpasnjëshme të zhvillimit konjitiv.

Etapa e “identitetit gjinor” (drejt moshës dy vjeç): fëmija fillon të klasifikojë njerëzit në burra dhe
gra, duke u nisur nga karakteristika sociokulturore (krehje, veshje) por akoma nuk mendon që
vajzat do të bëhen gra dhe djemtë burra.

Etapa e dytë, etapa e stabilitetit të gjinisë, (3-4 vjeç): fëmija vendos një lidhje stabël midis seksit të
fëmijëve dhe atij të adultit, por ai e sheh akoma seksin si një variabël sociokulturor, që mund të
ndryshojë nëse adoptohen atribute të seksit të kundërt: një burrë i veshur si grua mund të bëhet
një grua dhe e kundërta. Në këtë kontekst, identitetet përvetësojnë qartë norma morale: mund
të ndryshojmë seks por kjo nuk duhet bërë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 50

Etapa e “qëndrueshmërisë së gjinisë” (5-7 vjeç): fëmija përshtatet me “ regjimin e së vërtetës”.


Ashtu si për të rriturit edhe për të, seksi nuk është një variabël sociokulturor, por një e dhënë
biologjike që mbështetet mbi diferencat e organeve gjenitale.Veçoritë sociokulturore “të
jashtme” nuk janë veçse shprehje të tij. Edhe nëse, mund të prezantojmë në mënyrë
sipërfaqësore “veçoritë e seksit tjetër”, nuk mund të ndrosh me të vërtetë seks. Ky “regjim i së
vërtetës” kërkon integrimin e një hapësire simbolike të gjinisë, një topologji që e pozicionon
mashkulloren dhe femëroren si të kundërta, brenda së cilës nuk mund të jetë më shumë njëri pa
qenë më pak tjetri.

Besimet definitive të kësaj faze të tretë varen nga shoqëria, nga epoka dhe klasa sociale në të
cilat rritet fëmija. Socializimi gjinor është larg transmetimit të një tërësie rregullash, sjelljesh dhe
perceptimi univok dhe koherent.

Ky trajtim ka pasoja gjatë gjithë jetës. Meqë ai fillon shpejt, po kaq shpejt ai përftohet nga femra, ai
natyralizohet: diferencat kuptohen si të lindura, biologjike.

Kjo seri hipotezash e përpunuar, duke u nisur nga ndryshimet biologjike midis burrit dhe
gruas, është pikërisht ajo që themelon identitetin e çdo individi, i cili ndërtohet duke
ndërgjegjësuar fëmijën mbi diferencat anatomike, duke imituar modelet e prindërve, duke
ndërtuar kategorinë gjinore si një vetëkategorizim konjitiv, si djalë ose si vajzë.

Por, individi ndodhet edhe nën presionet që i vijnë nga ambienti rreth e rrotull tij. Një prej tyre
është presioni normativ: kontradikta, tensione, urdhra që nga brezi në brez, kontribuojnë në
perceptimin e qenieve humane si subjekte me një seks të caktuar.

Mëposhtë tregohen mënyrat me të cilat ky proces merr formë në familje. Me të drejtë thuhet se,
tek fëmija ndikojnë ndjeshëm, presioni i asaj që duhet bërë dhe që është normë dhe modeli që
vjen i diferencuar sipas gjinive.

Presioni normativ.

Presioni normativ ushtrohet kur njeriu largohet nga norma ose kur ai i përshtatet asaj. Në rast të
mospërshtatjes do të ketë ndëshkim dhe në të dytin shpërblim. Në fëmijëri, ky proces quhet
“përforcim i diferencuar”: inkurajohet djali i vogël të vrapojë, të hidhet dhe të harxhojë energji,
madje duke i veshur edhe rrobat e përshtatshme. Atij ia rrëmbejnë nga dora kukullën e motrës
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 51

dhe e lavdërojnë kur është kurajoz dhe i fortë. Përkundrazi, e inkurajojnë vajzën e vogël të luajë
qetësisht me kukullat e saj, e veshin bukur, e këshillojnë të rrijë pastër, i kërkojnë të ndihmojë
nënën për të përgatitur drekën, e lavdërojnë për bukurinë e saj.

Shpërblimi, për përshtatjen ndaj stereotipive, do të jetë miratimi social që vjen nga dëshira e
prindërve, për t’i parë fëmijët ashtu si i magjinojnë.

Modelimi i diferencuar.

Midis kushtëzimit social dhe preferencës personale, në moshën 3 vjeç, fëmijët preferojnë
aktivitete dhe realizojnë sjellje tipike të lidhura me seksin e tyre. Që në këtë moshë fëmija
kupton që i takon njërit nga sekset, dhe që këto dy sekse janë të lidhura me tipare të veçanta. Në
moshën 7 vjeç fëmijët kuptojnë se, përkatësia ndaj një seksi është e qëndrueshme dhe
konstante.

Kur ky identifikim ka mbaruar, fëmija fillon të përdorë mjedisin rreth tij, për të mësuar më
shumë mbi atë që është dhe që duhet të bëjë. Fëmija sheh modelet e të njëjtit seks dhe adopton
sjelljet, shijet dhe qëndrimet e tyre. Pikërisht ky është modelimi i diferencuar. P.sh, nëse nëna
lan enët dhe babai lexon gazetën, ambicjet e vajzave dhe djemve në moshë të vogël do të
riprodhojnë këto modele.

Duke u larguar nga dimensionet biologjike të fjalës seks, përkatësia gjinore të jep mundësinë e
një dimensioni më të plotë, më real. Dimensioni real nënkupton që seksi mashkull dhe femër
duhet të përcaktohet jo si njëri kundër tjetrit, por njëri me tjetrin, duke mundësuar mbështetjen e
femrës. Duhet kuptuar që mbështetja e gruas në shoqëri nuk përbën një politikë seksiste por një
domosdoshmëri. Nëse duam ta shohim gruan si forcë të konsiderueshme në zhvillimin
shoqëror, nëse s’duam ta paraqitim atë si “seks i dobët” kjo së pari është detyrë e familjes,
gjithçka e ka fillesën e saj tek familja.

2.3. Socializimi gjinor në familje

S’mund të mohohet roli edukues i familjes, gjithçka, në raport me njerëzit, mësohet brenda saj.
Aty mësohet dashuria, frika, paragjykimi, urrejtja, përgjegjësia, mirësia, shtirja vërtetësia. Në
familje mishërohen rolet kryesore, që përbëjnë dinamikën e marrëdhënieve të saj: roli i fëmijës,
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 52

roli i vëllait i motrës, roli i bashkëshortit, bashkëshortes, dhe roli i prindit. Prindi është modeli
kryesor për fëmijët e tij. Modelimi dhe imitimi i sjelljeve sipas seksit fillon në familje.

Tensionet brenda familjes sjellin pasoja negative tek fëmijët dhe adoleshentët. Ato shfaqen në
veprime të zakonshme si: disiplina dhe bindja, stilet e prindërimit, paratë, rivaliteti midis
fëmijëve, lodrat dhe gjërat personale të tyre, dëshira e adoleshentëve për pavarësi, punët e
shtëpisë etj. Të acaruara shfaqen ato kur ka problem në jetën bashkëshortore. Jo rrallë ndodh që
brenda familjes ka përplasje të ndryshme, të cilat shpesh kuptohen si përplasje kundërshtarësh.
Elementët bazë të edukatës edhe të marrëdhënieve bashkëshortore merren pikërisht në familje.
Në familje, çdo pjesëtar duhet të ketë të drejtën e mendimit. Aty, ai duhet të mësojë se dy njerëz
nuk mund të mendojnë njësoj. Gjithmonë njeriu duhet të jetë i lirë, në të shqyrtuarit e gjërave
(këtu edhe dy binjakë të vërtetë nuk bëjnë përjashtim).

Uniformiteti është pengesë për dy njerëz që jetojnë bashkë, për një familje edhe për çdo grup që
e kërkon atë. Njerëzit ndihen mirë kur kanë opinione të ndryshme, “shkëndija e së vërtetës”
vjen nga përplasja e opinioneve të ndryshme. Ky fakt duhet konsideruar si një oportunitet i
mrekullueshëm për të mësuar nga njëri-tjetri. Askush nuk di gjithçka dhe askush nuk është
superior ndaj dikujt tjetër. Ngado që të vijnë, të gjitha nuancat e opinioneve duhet të
konsiderohen si kontribute pozitive.

Një eksperiencë e mirë në këtë drejtim është produkt i edukatës brenda familjes, e rolit të
rëndësishëm të saj mbi individin.

Në familje mësojmë:

-të dëgjojmë,të tregojmë interes ndaj tjetrit, pa e denigruar mendimin e tij

-ta konsiderojmë mendimin tonë si një kontribut dhe jo si një fakt të padiskutueshëm

-të mos kemi frikë e të shprehemi lirshëm

-të flasim pak, brenda temës, pa e thënë gjënë e parë që na vjen ndër mend

-të evitojmë egocentrizmin, paragjykimet dhe pasionet

Në të gjitha këto qëndrime shihen gjurmët e familjes. S’duhet neglizhuar aspak idea se një
shoqëri e emancipuar e ka suksesin e vet tek familja. Familja është vendi ku individi mëson të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 53

kuptojë vetveten dhe të zgjidhë keqkuptimet. Familja është vendi, ku ky i fundit, mëson të dojë
dhe të tolerojë.

Në jetën e përditshme prindërit, në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, nëpërmjet shembullit të


tyre, u transmetojnë fëmijëve qëndrime pozitive ose negative. Që në fëmijëri ata duhet të
mësohen me drejtësinë dhe barazinë gjinore. Në familje duhet të krijohet një klimë barazie, ku
modelohet ajo; që nëna dhe babai, motra dhe vëllai kanë të drejta të barabarta.

Në fëmijëri, fëmija mëson vetëm mënyrën e jetesës dhe të komunikimit të prindërve e cila
transmetohet natyrshëm brez pas brezi. Prandaj harmonia familjare është faktor i rëndësishëm
për edukimin e fëmijëve. Një marrëdhënie harmonike s’ndërtohet pa respektin reciprokdhe
vleresimin për veten dhe për të tjerët. Këto cilësi edukohen duke luftuar për të mos aplikuar
brenda familjes dy pesha dy matësa, për të mos përdorur kritere të ndryshme për burrat dhe
për gratë, duke krijuar kështu, raporte të pabarabarta: gra inferiore dhe burra superiorë. Duke
ekzaltuar cilësi tipike mashkullore ose femërore ndikojmë ndjeshëm në formimin e identitetit
gjinor. Familja, edhe mjedisi përreth kanë ndikimin e tyre mbi identitetin gjinor. Ai formohet,
përsoset, perfeksionohet gjatë gjithë jetës. Çdo eksperiencë afektive, sociale, e trondit edhe e
pasuron atë. Formimi i identitetit është personal dhe i veçantë. Ai realizohet nga lëvizje
konstante dhe permanente, midis vetes dhe mjedisit. Identiteti është njëherazi edhe identitet
gjinor.

Me E. Durkheim, fëmijëria është konsideruar si moment themelor i socializimit. Trajtimet


psikologjike dhe sociologjike tregojnë deri në ç’pikë fëmijëria është një laborator i vërtetë i
gjinisë,17 një etapë kruciale në procesin e përvetësimit të diferencës dhe hierarkisë midis
sekseve.

2.3.1 Prindërit mëshirojnë secili një rol të seksit të ndryshëm

Nëse bebja nuk di, kur vjen në jetë, në është djalë apo vajzë, vetë prindërit e tyre janë qenie të
një seksi të caktuar. Ata i ofrojnë fëmijës dy modele të dallueshme të identifikimit potencial. Për
psikanalizën, identifikimi me prindin e të njëjtit seks nuk është automatik: ai rezulton nga
“zgjidhja “ e një konflikti të brendshëm. Për të dyja sekset, nëna prezanton deri në moshën tre
____________________________

17. Cromer S., Dauphin S., naudier D., “ L’enfance, laboratoire du genre. Introduction. 2010.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 54

vjeçare, të parin objekt të dashurisë. Pastaj, sipas Froidit, djem edhe vajza reagojnë në mënyrë të
ndryshme, sipas konstatimit që ata bëjnë lidhur me organet e tyre gjenitale, kompleksi i Edipit.
Jashtë kuadrit psikanalitik, studime psikologjike kanë analizuar mënyrat me të cilat baballarët
dhe nënat sillen me fëmijët e tyre.

P.sh : Nënat kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, realizojnë aktivitete të vazhdueshme,
tregojnë përkujdesje bëjnë stimulime apo luajnë kukamfshehti. Baballarët bëjnë aktivitete dhe
lojëra të përpikta, me më shumë stimulime kinestezike, lëkundje apo lojëra me objekte të vogla
fizike.18

Nënat imitojnë më shumë zanoret, vokalizat e bebeve të tyre,u flasin më shumë. Baballarët
privilegjojnë lojrat me ndërveprime psikomotore.19Ata i drejtohen fëmijës si një të rrituri, duke
formuar kështu një pikë linguistike referimi me ambientin e jashtëm.20

Babai dhe nëna mëshirojnë role të ndryshme në sytë e fëmijës sepse ata investojnë, në
përgjithësi, në mënyrë të pabarabartë në punët e shtëpisë dhe ato prindërore. Pavarësisht
progresit për barazi, gratë kryejnë pjesën më të madhe të punës në shtëpi dhe atë prindërore.
Nënat kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, me to ndodh pjesa më e madhe e
ndërveprimeve prind-fëmijë, mbi to bie përgjegjësia e edukimit konkret dhe e zhvillimit aktiv të
fëmijëve.

Sot, vihet re një transformim, në mjediset sociale, në konceptimin e rolit të babait. Gjatë
dekadave të fundit shfaqet një model i ri babai, që investon në shërbime të konsiderueshme si
tipike të nënës (të ndrojë fëmijën, ta lajë atë, ta marrë nga shkolla, etj). Ky diskutim mbi
“baballarët e rinj” përhapur nga mediat, është sanksionuar me zhvillime juridike.
______________________________

18. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.123

19.Po aty

20. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.123
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 55

Në Francë si edhe në vende të tjera europiane janë vendosur leje për baballarët në shërbim të
fëmijës, funksionet simbolike (socializim, ndarje, autoritet) u atashohen baballarëve, ndërsa
funksionet e “mëmësisë” (siguria e afektivitetit), figura kryesore e atashimit, kujdesi i
përditshëm) i shkojnë nënës, në emër të lidhjes natyrale me fëmijët.21 Investimi i pabarabartë
dhe i ndryshëm i dy sekseve, në marrjen në ngarkim të fëmijëve, ka pasoja në socializimin
gjinor.

Në shkollë, diploma e nënës do të ketë më shumë efekt në mbarëvajtjen e fëmijës në krahasim


me atë të babait, sepse janë nënat ato që marrin në ngarkim administrimin e shkollës në të gjitha
detajet, edhe sigurimin e kapitalit kulturor, informal, që është një instrument i rëndësishëm i
mbarëvajtjes shkollore te fëmijëve (vizitë në muze, regjistrim në bibliotekë etj). Në praktikë, po
prapë janë gratë që ndihmojnë, e vëzhgojnë fëmijët në aktivitete jashtëshkollore, u blenë lodra
etj. Ato janë në korent të gjërave më të vogla, të gjesteve, të preferencave, tekave, dëshirave
pasioneve të fëmijëve të tyre. Me të drejtë thuhet se modelimi dhe imitimi i sjelljeve sipas seksit,
fillon në familje.

Qëndrimi i babait është më i prirë dhe më i fortë në formimin e identitetit gjinor. Babai, është
më i interesuar që djali të jetë djalë: i fortë, trim, ndërsa vajza të jetë femërore: e brishtë,
korrekte. Nëna i trajton ata më thjesht. Babai përpiqet t’u mësojë atyre tipare të sjelljes së gjinisë,
ai vepron, luan me ta në mënyra të ndryshme. Fëmijët, me të tillë baballarë, i mësojnë shpejt
dallimet dhe stereotipat gjinorë.

Në shumicën e rasteve prindërit deklarojnë se nuk bëjnë diferencime midis edukimit të vajzave
dhe djemve të tyre. Por nëpërmjet kulturës familjare, besimeve, praktikave, lodrave, shumica e
familjeve prodhojnë difernca sipas një rregulli hierarkik midis vajzave dhe djemve. Socializimi
brenda familjes është një proçes relacional midis fëmijëve dhe prindërve. Objektivi i këtyrë të
fundit, është të ndërtojnë identitetin e fëmijës (në këtë rast gjinor) përmes këtij socializimi. Dhe
kjo fillon shumë herët.

Sipas psikologes Suzanne B. Robert Ouvray, fëmija “ është sjellë nga përfytyrimi i nënës, i

_______________________

21. Gresson G. “Indicible mais omnipresent: Le genre dans les lieux d’accueil de la petite enfance”, Cahiers
du genre 2010.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 56

babait, i njerëzve rreth tyre, para se ai të ekzistojë vërtet”.

Gjatë shtatzanisë edhe babai e ka imagjinuar fëmijën e tij të ardhshëm. Sipas analizës së M.
Lernay, “fëmija është një vazhdimësi e vetë atij, përçues i imazheve që vijnë nga historia e tij,
një përgjigje ndaj dëshirës së tij për pavdekësi, një revansh i mundshëm ndaj edukimit të tij, një
afirmim i burrërisë së tij. Prandaj, fëmija që sapo lind, edhe pse nuk është i vetëdijshëm për
këtë, ka tashmë një identitet të dhënë nga prindërit e tij, që është regjistruar në historinë
prindërore dhe familjare.

Që nga lindja, dhe madje para saj, prindërit bëjnë projekte të diferencuara dhe sjelljet e tyre nuk
janë identike për njërën apo tjetrën gjini. Identiteti i individit ndërtohet që në origjinë, si
identitet gjinor, duke u konceptuar edhe nga prindërit si një identitet, si një mundësi që e
regjistron individin në grupin social, sipas përkatësisë së tij. Ky është qëndrimi, reagimi jashtë
tij, ndikimi i të tjerëve në përkufizimin social të identitetit të tij gjinor. Nga ana tjetër në ndërtimin e
këtij individualiteti, edhe vetë individi ka pjesën e tij. Ai nuk është pasiv por i ndjeshëm dhe aktiv
në formimin social të individualitetit të tij gjinor.

Socializimi i lidhur me seksin vazhdon gjatë gjithë jetës. Ai është proçes ku individi mëson të
sillet në funksion të bindjeve, vlerave, qëndrimeve dhe shëmbujve që i servir shoqëria.

Pritshmëria e prindërve dhe e shoqërisë, përzgjedhja e lodrave për vajza dhe djem, detyrat e
ndryshme që u besohen fëmijëve përcaktojnë një proçes socializimi që buron nga diferencimi
lidhur me seksin. Ekzistojnë shembuj, në vende të ndryshme të botës, që konfirmojnë se
socializimi sipas gjinisë, është ngushtësisht i lidhur me vlerat etnike, kulturore apo fetare të
shoqërisë.

Këto stereotipi përjetësohen nga antarët e familjes, mësuesit dhe njerëzit e tjerë që shprehin
pritshmëritë e tyre të ndryshme nëse bëhet fjalë për djalë apo për vajzë. Prindërit janë agjentët e
parë të socializimit me të cilët ai do të kontaktojë dhe meqë, identiteti gjinor dhe ndërtimi i tij
social, e ka zanafillën e tij tek familja, lypset që ajo të ketë në vemendje të saj:

- të vlerësojë në mënyrë të barabartë djemtë dhe vajzat

-të edukojë me ndjenjën e punës, marrëdhënies së mirë, kompromiset, marrëveshje-mirëkuptim.

- t’i edukojë me të qenit të barabartë në punët, problemet e shtëpisë.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 57

- të kultivohet vetëpërmbajtje, kurajo si cilësi të rëndësishme në barazinë gjinore dhe në


formimin e identitetit.

- të ndihmojë në formimin pozitiv të individualitetit të vajzës apo djalit.

- t’u mësojë që orari, rregulli korrektësia duhen respektuar nga të dyja gjinitë.

- të mos përdorë terminologji të ndryshme ndaj të dyve

- t’i edukojë vajzat të luftojnë për të realizuar aspiratën e tyre.

- të edukohen vajzat me guximin për të dëshiruar edhe profesione të vështira.

- t’i edukojnë me idenë se karrierë mund të bëjnë edhe vajzat.

Femora është i aftë të vetërealizohet, për t’iu përshtatur gjinisë së tij, gjithnjë nën ndikimin e
familjes. Ndikime të pakontrollueshme, që luajnë rol ofrohen nëpërmjet televizionit, literaturës
për fëmijë, qëndrimit të shokëve, shoqeve mësuesve, rrugëve që inkurajojnë riprodhimin e
diferencave gjinore dhe ndihmojnë në formimin social të identitetit gjinor në mënyrën më
pozitive. Nëse gjithçka do të shkonte mirë, lidhur me identitetin gjinor dhe rolet jo stereotipe të
tij, familja do të ishte vërtet e lumtur dhe shoqëria shumë më shpresëdhënëse.

2.4. Socializimi gjinor në shkollë

Sot, shkollimi përbën një instancë madhore të socializimit jashtë familjes. Kërkimet mbi raportet
e gjinisë në shkollë, kanë treguar që mbas një periudhe të pabarabartë të dijeve dhe pozicioneve
shkollore në dëm të vajzave, në vitet 1960 ky pozicion ka ndryshuar, vajzat kanë performancat e
tyre në aspektin e dijeve dhe pozicioneve në shoqëri. Kjo pabarazi, në favor të vajzave, është
shtrembëruar nga vazhdimi i segregacionit të fortë sipas sekseve të karrierës shkollore dhe
profesionale. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve orientohen drejt karrierës që në aspektin
social i bashkëngjiten seksit të tyre, si në arsimin e përgjithshëm edhe në atë teknik e
profesional. Ky segregacion seksual nxjerr në pah rolin e shkollës në (riprodhimin e pabarazive
gjinore. Karrierat femërore, në mënyrë globale janë më pak prestigjioze dhe më pak rentabël në
tregun e punës, në krahasim me karrierat mashkullore.

Një numër i madh punimesh i janë vënë hapjes së kutisë së zezë të shkollës mikse, në dukje
neutrale dhe e përkushtuar ndaj barazisë, duke nxjerrë në pah “kurrikulën e fshehtë”22
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 58

transmetuar në mënyrë të pandërgjegjshme, nga aktorët e institucionit shkollor dhe që prodhon


udhëzime të ndryshme ndaj nxënësve të të dyja gjinive.

2.4.1 Nënshtrim apo mos nënshtrim i vajzave

Në veprën “Përpara vajza”! sociologët Bodelot dhe Establet propozojnë një model për të sqaruar
paradoksin midis mbarëvajtjes shkollore të vajzave dhe orientimit drejt profesioneve më të
zhvleftësuara dhe më pak të paguara në tregun e punës. Sipas tyre, këto dy fakte sociale kanë të
njëjtin shpjegim: vajzat që në fëmijëri, së pari në familje, socializohen në mënyrë që të jenë në
konformitet me pritjet e universit shkollor më shumë se djemtë.23

Vetë të mësuarit e rregullave dhe qendrimeve të shoqërisë, konform pritjeve të universit


shkollor, lindin nga vetë dominimi mashkullor: sepse vajzat socializohen me përdorim të
limituar të hapësirës, janë më shumë të detyruara t’i nënshtrohen autoritetit, kanë më pak liri
për të dalë jashtë shtëpisë dhe orientohen më shumë drejt zbavitjeve serioze duke imituar rolin
e ardhshëm të tyre prej të rriture. Ato do ta mësonin më lehtë “profesionin e nxënësit” sesa
djemtë.

Përveç kësaj, duke qenë se nëna është më e ngarkuar në çift, me ushqimin kulturor të fëmijëve,
identifikimi i vajzave me nënën u lejon atyre një lehtësi më të madhe në jetën shkollore dhe
kulturore, ndërkohë që identifikimi me babain (me aktivitetet sportive) nuk ua siguron këtë gjë
djemve.24

Të mësuarit e identitetit mashkullor, përkundrazi, shkakton përvetësimin e disa aftësive që


janë larg, dhe shpesh në kontradiktë me pritjet e institucionit shkollor: veçanërisht tek djemtë,
nga shtresat e thjeshta të cilët rrezikojnë më shumë të ekspozohen ndaj kulturës së rrugës.

__________________________

22. Durut-Bellat M., “Garçons et filles à l’ecole de la difference” la Decouverte, 1995.


23. Baudelot C., Establet R., Allez les filles! Une revolution silencieuse, Paris, le Seuil, 2006.
24. Baudelot C., Establet R., Quoi de neuf chez les filles? Entre stereotipes et libertes, Paris, Nathan, 2007
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 59

Nëse socializimi femëror lejon të kuptohet që vajzat shkojnë më mirë në shkollë, ai lejon
gjithashtu të kuptohet, sipas Baudelot dhe Establet, edhe shmangien e tyre nga karrierat
shkollore më prestiogjioze dhe më të paguara. Në fakt, meqë vajzat janë më pak të socializuara
se djemtë me kompeticionin dhe përballjen, ato kanë tendencën të tërhiqen në rast seleksioni
shkollor. Socializimi mashkullor i përgatit më shumë djemtë për siguri në vetvete dhe ndaj
kulturës konfliktuale, që duket se janë kartat më të forta, në momentin e përzgjedhjeve decizive,
lidhur me orientimin e karrirës.

Modeli i socializimit, që nënshtrimin e vajzave e konsideron si çelës të mbarëvajtjes shkollore


dhe të zgjedhjes së një profesioni më pak prestigjioz dhe më pak të paguar, nuk përbën
unanimitetin. Ai kritikohet se:

-mbështetet pjesërisht mbi disa stereotipa gjinorë (vajza të nënshtruara përkundrejt djemsh të
hedhur)

-neglizhon aftësitë rezistuese të vajzave dhe përdorimin aktiv të institucionit nga ana e tyre.

Sipas Duru-Bellat, përzgjedhjet e orientimit të vajzave nuk janë vetëm produkti i një socializimi
femëror, por dhe “strategji” “nga zori”. Vajzat orientohen drejt profesioneve që do t’u lejojnë të
integrohen sa më mirë në tregun e punës që është gjerësisht i ndarë sipas gjinisë dhe që
përjashton gjerësisht gratë nga punët që lidhen me ushtrimin e pushtetit. 25Arritjet gjithnjë e më
të mira të vajzave përbëjnë një investim pozitiv për kapitalin shkollor dhe u krijon atyre shanse
profesionale të reja, në krahasim me ato të nënave të tyre.26 Studimet mbi praktikat konkrete të
institucionit shkollor kanë nxjerrë në pah rolin aktiv të këtij të fundit në (ri)prodhimin e rendit
gjinor përtej socializimit gjinor, përcjellë thjesht nga mekanizmat e familjes.

2.4.2. Shkolla, vendi i fabrikimit të ndarjes gjinore

Miksiteti, larg anulimit të diferencimit dhe hierarkisë sipas seksit, përbën një mjedis të
favorshëm për zhvillimin e tyre.

_________________________

25. Duru-bellat M., L’ecole des filles. Quelle formation pour quels roles sociaux?, Paris, L’Harmattan, 1990.
26. Marry C., Les femmes ingenieurs, Une revolution respectueuse, Paris, Belin, 2004.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 60

- Raportet gjinore prekin ndarjen e roleve dhe pozicioneve brenda institucionit shkollor
(mësimdhënës, kujdestarë konvikti, këshillues profesionesh, psikologë) duke prekur më
shumë gjininë femërore. Në shkollë, përveç programeve shkollore zyrtare, nxënësit
mësojnë që drejtuesit janë më shumë burra dhe varëset më shumë gra, që mësimdhënia
në klasat e ulta është punë për gra.
- Studimet mbi praktikat e mësimdhënies, tregojnë që mësimdhënësit nuk sillen njëlloj me
nxënësit e të dyjave sekseve. Në klasat mikse, ata ndërveprojnë më shumë (në mënyrë të
pandërgjegjshme) me djemtë se vajzat,27 pavarësisht seksit të mësimdhënësit.
- Po ashtu, nxënësit djem perceptohen më shumë si individualitete, nxënëset vajza duken
më të padiferencuara.
- Vlerësimet e mësuesve ndaj detyrave të vajzave dhe djemve ndryshojnë, djemtë
vlerësohen për aftësi, nivele intelektuale; vajzat për formën dhe paraqitjen.
- Ata vlerësojnë performancat e djemve ndërsa tek vajzat vlerësojnë më shumë
përshtatjen,
- Vajzat lavdërohen për pastërtinë, djemtë për pasurinë dhe origjinalitetin e tyre.
- Përveç kësaj, mësuesit u atribuojnë, vajzave, mbarëvajtjen e përpjekjes së tyre, ndërkohë
që djemve iu besojnë kapacitetin intelektual dhe talentin.
- Në rast dështimi ata mendojnë se djemtë nuk i shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet e tyre
intelektuale.
- Për të njëjtin nivel të djemve dhe vajzave në matematikë, ata orientojnë djemtë drejt
degëve shkencore dhe ato letrare vajzat, duke besuar se djemtë kanë aftësi më tepër në
matematikë. Pra,vajzat me nivel të njëjtë me djemtë, shpesh orientohen në mënyrë më
pak të favorshme.

Mësuesit kanë pritje stereotipe përsa u takon sjelljeve ndaj të dyja sekseve:

- pritet nga vajzat të jenë të sjellshme dhe djemtë të pavëmendshëm,


- vajzat në bangat e para, djemtë në fund,

__________________________

27. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.15
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 61

- shpesh u kërkojnë vajzave të jenë “ndihmëse pedagogjike” të djemve.

Këto qëndrime të mësuesve kanë efekte edhe tek vetërealizimi i nxënësve. Ato provokojnë tek
ta sjellje që pajtohen pjesërisht me këto ide. Kështu, jemi përpara një përforcimi të dyanshëm,
pritjet e mësuesve dhe sjelljet e nxënësve drejt një riprodhimi të stereotipave gjinorë: vajza të
vëmendshme, të zellshme dhe djem të pavëmendshëm, të rrëmbyer. Përtej normave të sjelljes,
këto pritje kanë efekte mbi orientimin e mëvonshëm.

Influenca e skemës vajzë punëtore, djalë që shkëlqen, dëgjohen kur flitet për orientimin
shkollor. Këta stereotipa për fat të keq përforcohen edhe nga përmbajtja e manualeve shkollorë.
Shqetësimi ka të bëjë edhe me kontributin e manualeve shkollore lidhur me diferencimet në
orientimin e karrierës së vajzave dhe djemve.

Socializimi shkollor nuk ndodh vetëm në marrëdhëniet mësues-nxënës. Shkolla është vendi i
socializimit “horizontal” me të ngjashmit. Edhe oborri i shkollës është një nga peisazhet e tij.
Mësuesit e shohin oborrin jashtë aspektit pedagogjik, ata vlerësojnë që fëmijët çlirohen dhe
tregojnë autonomi në marrëdhëniet mes tyre. Gjatë lojës marrëdhëniet gjinore ndërtohen nën
strehën e pabarazisë, të siguruar zyrtarisht nga institucioni shkollor. Por një ndarje sipas
sekseve ndodh në hapësirën dhe lojrat, djemtë lujanë me top në qendër të oborrit ndërsa vajzat
në periferi të tij me litar.

Rolet gjinore në kontekstin shkollor vënë në diskutim miksitetin në shkollë, në interes të


vajzave. Në disa shkolla dhe universitete në SHBA jomiksiteti mendohet si një mjedis që u lejon
vajzave të rritin performancat e tyre dhe ambicjet e tyre në një kontekst jo miks, në krahasim me
një mjedis në kontakt me djemtë. Kështu mendohet se ato do të zhvillonin më lehtë
kompetencat e tyre, shijet e tyre në fusha, që në kontekste mikse, janë monopol i djemve.

2.5. Gjinia në produktet artistike dhe kulturore

Përtej marrëdhenieve me prindërit, edukatorët dhe moshatarët, pikpamjet gjinore mishërohen


në mënyrë difuze edhe në agjentë periferikë të socializimit: veshjet, lodrat, albumet, librat,
emisionet televizive, interneti, publiciteti etj.

Ndarja gjinore e objeketeve dhe produkteve kulturore përcaktohet gjerësisht nga bota e të
rriturve, që u ofrojnë fëmijëve mjedise materiale të ndryshme për djem dhe vajza. Ndarja
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 62

gjinore fillon me sa duket me “gjirin e nënës”, me çerdhen, me familjen dhe më pas vazhdohet
me shkollën. Grupi i shokëve, në klasë dhe oborr luajnë po ashtu një rol në gjinizimin e mjedisit
material dhe kulturor të fëmijëve. Sikurse theksuam më lart, ndërsa dallimi midis roleve
femërore dhe mashkullore të të riturve janë më pak të ngurtë, përpara fëmijëve, në moshë të
hershme, ofrohet një mjedis më i diferencuar.

Objekte të ndara sipas gjinisë

Shfaqja e normës unisex, nga vitet 1960 orientohet drejt mashkullores. Disa veshje femërore-si
xhinset për vajza, propozojnë variacione të lehta mbi një sfond mashkullor. (p.sh. një prerje e
veçantë). Gama e ngjyrave mashkullore është e reduktuar: blu, jeshile, kaki, kafe, në përgjithësi
nuanca të thella. Ndërsa vajzat, kanë të drejtën e një numëri të pafund ngjyrash. Madje, ka
subjekte ekskluzivisht të rezervuara për gratë. Ekzistojnë subjekte që shesin veshje të ndara
sipas sekseve; qoftë për të rritur, qoftë për fëmijë. Nëse në fund të viteve 2000, shfaqja e ngjyrës
rozë për çunat –që ka kërkuar një operacion komercial të gjerë, anonçon një transformim të ri,
duket që prindërit janë ngurues për t’u dhuruar rozën fëmijëve djem të sapolindur.

Lodrat

Lodrat janë një tjetër kategori e agjentëve periferikë të socializimit, që dallojnë për normat e tyre
gjinore. Virtyti i tyre socializues është edhe më i madh kur lojrat e fëmijëve kërkojnë “të bësh të
rriturin”.Vetë logjika e lojës ritualizon këto role dhe thekson diferencat. Për një kohë të gjatë
lodrat kanë qenë imitime në miniaturë të botës së të rriturve.

Duke u nisur nga shekulli XVIII dhe XIX janë zhvilluar lodrat në seri: ushtarë, tambure, trompa,
standartizimi i të cilave ka lehtësuar diferencimin e përzgjedhjes së lodrave në funksion të seksit
të fëmijës.Në shekullin e XX, festa e Krishtlindjes si ngjarje komerciale, është kthyer në një festë,
gjatë së cilës u ofrohen lodra pa fund fëmijëve, vajzave dhe djemve. Lodrat që u ofrohen
djemve evokojnë transportin dhe mjedisin jashtë familjes (biçikletë, avion, veturë) ndërsa lodrat
për vajza evokojnë universin shtëpiak dhe kujdesin ndaj fëmijëve. 28

_____________________

28.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.136
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 63

Në shoqëritë perëndimore të fund shekullit XX, lodrat kanë njohur të njëjtin proces gjinizimi si
edhe veshjet për të dyja sekset. Në raftet e magazinave në katalogë, shumë lodra s’janë
edukative në aspektin gjinor. Polarizimi gjinor është i dukshëm, lodrat e djemve stimulojnë
lëvizjen, manipulimin, krijueshmërinë, shijen e aventurës, ato të vajzave zhvillojnë interesin,
kujdesin ndaj vetes e të tjerëve duke edukuar joshjen dhe ndjenjën prej nëne.29

Stereotipat gjinorë u referohen imazheve të stereotipizuara të mashkullit dhe të femrës. Lodrat


jo gjithmonë janë të dëshiruara dhe të zgjedhura nga fëmijët. Të rriturit i udhëzojnë ata në
zgjedhjen e lodrës së tyre. Vajzave u ofrojnë kukullat “barbi” shtëpi, komplete parukerie etj.,
meshkujve u ofrojnë “njeriun merimangë” “njerëzit X”, makina të llojeve të ndryshme, pushkë
etj. Kjo përzgjedhje e lodrave në bazë të gjinisë, e drejtuar jo rrallë nga të rriturit, zhvillon pa e
kuptuar tek vajzat tërheqjen rreth asaj që është e bukur, tërheqëse, ndërsa djemve u zhvillon
ndjenjën e të qenurit të fortë, agresivë dhe ndonjëherë dhe të dhunshëm. Edhe të rriturit kur
blejnë lodër për një fëmijë bëjnë përzgjedhjen sipas stereotipave gjinorë. Dyqanet e lodrave
ndahen në lodra për vajza dhe djem.Në repartin e lodrave të vajzave ka më shumë lodra se në
repartin e djemve.

Lodrat e vajzave inkurajojnë më shumë imitimin se sa inovacionin. Ato kultivojnë më shumë


kompetencat relacionale dhe verbale. Lodrat e djemve stimulojnë më shumë garën dhe
kompetencat spaciale.

Lodrat për djem i ftojnë ata t’i japin makinës plastike ndërsa ato për vajza u propozojnë atyre të
luajnë me shitëse ose me kukull të cilës i flitet. Lodrat e destinuara për djemtë tentojnë të jenë
më irealiste (supermen, spaidermen) ndërsa ato të destinuara për vajzat janë më realiste dhe të
orientuara drejt rolit të tyre adult konkret dhe efektivisht të përfytyrueshëm (infermiere, shitëse,
nënë).Kjo do të thotë se shumë herët nxiten djemtë të luajnë dhe vajzat të përgatiten në mënyrë
aktive për detyrat familjare, të bashkëshortes, të nënës etj. Nëse prindërit, edukatorët, dhe
moshatarët kërkojnë të orientojnë fëmijët drejt lodrave (apo drejt praktikave të lodrave)
konform seksit të tyre, prodhuesit dhe tregëtarët nuk hezitojnë aspak t’i jepen një pedagogjie të

______________________________

29.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.136
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 64

vërtetë, aktive që synon të ndërtojë gjininë”.30

Gjithnjë e më shumë sot, është fëmija vetë që ia kërkon lodrat prindit apo babagjyshit të vitit të
ri. Një fëmijë që kërkon dhuratë për ditëlindje apo krishtlindje, është më e mundur ta këtë atë
nëse flitet për lodër në përshtatje me seksin e tij.31 Në këtë mënyrë fëmija udhëhiqet të zgjedhë,
në tërësinë e lodrave me të cilat mund të luante, ato që i përshtaten më shumë rolit seks të tij.Në
fund, këto kërkesa, tregojnë që është fëmija ai që e socializon familjen. Ai importon në familje
socializimin që vjen nga moshatarët e tij në shkollë, nga influenca e mediave, edhe pse prindërit
të shqetësuar për integrimin e fëmijëve të tyre në ambientet jashte familjes, hezitojnë, ngurrojnë
t’i imponojnë atij një lodër shumë devijuese. Ata detyrohen t’i ofrojnë atij atë që vjen nga
mjedisi përreth.

Në këto kushte ajo që mund të bëjnë prindërit progresistë, është të evitojnë lodrat e dhunshme,
të rrezikshme, apo aksesorë pa vlerë. Përfundimisht duhet thënë: fëmija nuk është një produkt i
thjeshtë i socializimit familjar por “një kalë i Trojës” i gjinisë në familje.

Veshja:

Vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat vishen në mënyrë të ndryshme. Në disa vende, ky dallim
mund të jetë minimal, në të tjera mund të jetë i theksuar. Ka komunitete ku gratë detyrohen të
mbulohen nga koka deri tek këmba. Moda e veshjes influencon lëvizshmërinë, sensin e lirisë
dhe dinjitetit të njerëzve. Kritika ndaj përmbajtjes gjinore të produkteve kulturore ka qenë tepër
aktive në vitet ‘70 e nxitur nga lëvizja feministe.

Publiciteti

Ende sot një grua, është një trup, një imazh, një figurë. Një diktaturë estetike dhe seksuale
ushtrohet mbi trupat femërorë, shëmtia është një kundërpeshë e frikshme, e tmerrshme, në

_____________________________________________

30. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.139

31. Zegai M., “La mise en scene de la difference des sexes dans les jouets et leurs espacesde
commercialisation”, Cahiers du genre, 2010.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 65

ndërtimin e identitetit femëror. Trupi dhe estetika e gruas provojnë personalitetin e saj,
rrezatimin e saj, ndjesinë e saj, turbullimin që ajo mund të shkaktojë, brishtësinë dhe
inferioritetin e saj.

Publiciteti

Ende sot një grua, është një trup, një imazh, një figurë. Një diktaturë estetike dhe seksuale
ushtrohet mbi trupat femërorë, shëmtia është një kundërpeshë e frikshme, e tmerrshme, në
ndërtimin e identitetit femëror. Publiciteti luan rol në stereotipat gjinorë për efekte komerciale.
Prodhimet që ai propozon janë të segmentuara sipas seksit të konsumatorëve që ai synon. Më
shumë se çdo gjë tjetër ai i redukton gratë tek bukuria e tyre që zëvendëson çdo aftësi tjetër.

Bukuria e bën akoma gruan, ndërsa fjalë të ashpra, të vrazhda për sportistet, politikanet, gratë
që tejkalojnë seksin e tyre dhe që çojnë përpara përkatësinë e tyre gjinore duke fshirë me
vetëdije karakteristikat e tyre fizike.

Mashkullore/femërore

Shumica e publiciteteve që venë në skenë burra dhe gra evokojnë pak a shumë hapur ndarjen
dhe hierarkinë tradicionale midis sekseve. Kështu, gruaja në shumicën e rasteve vendoset në
pozicione të dorës së dytë. Burri, shtati më i lartë i të cilit simbolizon statusin superior,
prezantohet në një post mbrojtës, në lidhjen sociale që ai ka me partnerët e tij: familjar,
profesional, dashuror.

Përgjithësisht, kur flasim për maskilitetin dhe feminitetin, ne flasim për karakteristika të
personalitetit dhe karakteristika sociale. Kjo ndodh përmes procesit të socializimit apo
gjinizimit, një proces i vazhdueshëm në familje, shkollë dhe shoqëri. Këtë e kuptojmë nga
mënyrat e ndryshme se si i drejtohen, e prekin, e trajtojnë, e veshin një individ. Përmes këtyre
rregullave, modeleve apo skemave gjinore i mësojnë se si të sillen, si pjesë e shoqërisë ku ai/ajo
jetojnë. Mekanizma të ndryshëm shoqërorë u mësojnë fëmijëve mashkulloren dhe femëroren, e i
bëjnë ata të përvetësojnë sjelljen, qëndrimet dhe rolet e tyre brenda një konteksti të dhënë.

Por me të drjetë lind pyetja. Nëse procesi i socializimit është i vazhdueshëm, atëherë pse
vazhdon debati mes natyrës dhe edukimit?

Kjo ndodh sepse edukimi është përgjegjës për ndryshimet mes djemve dhe vajzave.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 66

2.6. KONKLUZIONE

Përmes gjuhës, veprimtarive të ndryshme, ambientit shkollor, prezantimit mediatik të dyja


gjinitë paraqiten të ndryshme në sjellje. Kështu p.sh. femrat paraqiten si të pafuqishme, të
parëndësishme, pasive, që pëkujdesen për të tjerët dhe punët e shtëpisë. Përgjatë zhvillimit të
një fëmije këto imazhe nguliten përmes një procesi përsëritje të vazhdueshme. Edhe nëse
prindërit nuk i shfaqin këto streotipe dhe mundohen të transmetojnë tek fëmijët e tyre, vlerat
dhe sjellje jodiskriminuese, ato mund të transmetohen nëpërmjet faktorëve dhe aspekteve të
jashtëm socializues.

Në çdo gjeneratë apo brez, një fëmijë, duke filluar që nga moment i lindjes, ndeshet me presione
socializuese si shkolla, loja, media, puna etj. Fëmija zhvillon skema gjinore duke krijuar kështu
një identitet gjinor. Ky proces ndodh përmes një përforcimi, modelimi dhe imitimi direkt. Në
këtë kapitull i është mëshuar idesë që pabarazia gjinore mbrohet nga institucionet. Kjo i jep
forcë kësaj pabarazie. Megjithatë, gjinia nuk mund të jetë e palëvizshme apo e
pakundërshtueshme. Mund ta ndryshojmë gjininë duke ndryshuar institucionet që e prodhojnë
atë. Vetë aktorët socialë mund të ndodhen në qendër të këtij devijimi potencial sepse “ato” apo
“ata” nuk janë pasivë para socializimit gjinor që i prodhon si qenie gjinore. “Ata” dhe “ato”
kanë tek vetja pushtetin për t’i rezistuar kësaj pabarazie.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 67

KAPITULLI 3

Gjinia dhe puna

Puna e grave ka qenë dhe mbetet e pranishme në të gjitha shoqëritë humane. Pa të njerëzimi do të kishte
qenë i rrezikuar.32

Në gjysmën e parë të shekullit të XX-të, vihet re një ulje e vazhdueshme e aktivitetit të grave,
por kjo tendencë pëson një ringritje spektakolare duke filluar nga viti 1962.33Në pjesën më të
madhe të vendeve perëndimore, reflektimet mbi punën kanë qenë shoqëruese të pandara të
feminizimit të popullsisë aktive. Në themel të studimeve të tyre qëndronte diskutimi i konceptit
“punë”. Shkencat sociale e perceptonin punën si aktivitet të paguar. Ky konceptim ndihmoi
nxjerrjen në pah të punë së papaguar, asaj shtëpiake. Kjo e fundit, e kryer nga gratë në sferën
private, ka qenë preokupimi kryesor i rrymave të ndryshme feministe fill mbas viteve ‘60.

E realizuar nga gratë, jo për qëllime tregëtimi (puna e shtëpisë, kuzhina, kujdesi ndaj fëmijëve)
por edhe për qëllime tregëtimi (kontributi në aktivitetin ekonomik të bashkëshortit) rezultonte e
injoruar plotësisht deri në këtë kohë. Problemi mbi punën e papaguar të gruas brenda familjes,
si edhe pasoja kryesore, ndarja gjinore e saj, (punë riprodhuese me dominim femëror dhe ajo
prodhuese me dominim mashkullor) përbëjnë esencën e të gjitha reflektimeve dhe studimeve
gjinore mbi punën.

Kjo ndihmon historianët t’i kundërvihen opinionit se gratë kanë filluar të punojnë gjerësisht në
vitet ‘60. Është e vërtetë se në vitet 60, kudo në Europë, aktiviteti femëror rritet mjaft, por gratë
kanë punuar gjithmonë. Historianë, ekonomistë sociologë bien dakord që gratë kanë punuar
gjithmonë. Me kalimin e kohës, ato që kanë ndryshuar, janë modalitetet e këtij aktiviteti,
orientimi i tij drejt një statusi të përcaktuar dhe të dukshëm nga pikpamja sociale.

Marrja në konsideratë e punës shtëpiake, ndihmon në vlerësimin dhe përcaktimin e saktë të


vjetërsisë së kontributit të grave në aktivitetin ekonomik duke treguar fshehjen e punës së
papaguar.

________________________________

32.ecomultimedia.free.fr/diapos/correctdfemini.ppt

33.po aty
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 68

Ndarja gjinore e punës

Analiza e ndarjes gjinore të punës përbën për sociologët, çelsin kryesor në shpjegimin e
pabarazive gjinore në sferën profesionale. Kjo analizë paraqitet në dy aspekte kryesore si:

-pabarazi në aksesin në punë

-pabarazi në punë, (në ushtrimin konkret të profesioneve).

Nga njëra anë, pabarazia në aksesin në punë midis burrave dhe grave (aktivitet më i pakët për
gratë se për burrat, kohë e pjesëshme dhe superpapunësi e femrave) shpjegohen jo vetëm nga
detyrimet objektive (punët shtëpiake) që rëndojnë mbi gratë por edhe nga parashikimet
normative të vendit të burrave dhe grave në punë, që vijnë si rezultat i kësaj ndarjeje gjinore të
punës. Aktiviteti femëror gjykohet si sekondar dhe si primar “mbajtja e familjes” që etiketohet
si përgjegjësi mashkullore, sipas modelit të “male breadwinner”34

Nga ana tjetër ndikimi i ndarjes gjinore të punës duket tek modalitetet konkrete të punës: gratë
dhe burrat kanë tendencë të mos zenë të njëjtat profesione, por edhe kur e bëjnë këtë,
eksperiencat e tyre janë të ndryshme dhe shanset e tyre në ngritjen profesionale janë të
pabarabarta.

3.1. Si e përcakton gjinia punën, “zbulimi” i punës shtëpiake dhe pasojat e saj.

Përtej identifikimit të punës së papaguar si punë e padukshme, “zbulimi” i punës shtëpiake, në


themel të analizës së ndarjes gjinore të punës, trajtohet si element kyç në prodhimin e shtypjes
së gruas.

1.1 Puna shtëpiake në qendër të refleksioneve feministe.

Më sipër thamë se çështja e punës shtëpiake, gjendet në qendër të refleksioneve feministe. Më


1963, në “The feminine mystique”, vepër e mbajtur shpesh si “akti i lindjes” së valës së dytë të
feminizmit në SHBA, Betty Fricdan denoncon “të keqen pa emër” të grave pranë vatrës. 35

_________________________

34.Model ku burri është ai që siguron kryesisht të ardhurat në familje, ndërkohë që aktiviteti dhe të
ardhurat e gruas janë inekzistente apo sekondare.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 69

Reflektimi ndaj saj inspiron fort rrymat feministe liberale të barazisë së feminizmit, të cilat e
shohin pjesëmarrjen e barabartë të gruas me burrin në tregun e punës si mënyrën më të mirë të
emancipimit të saj.

Paralelisht me rrymat feministe liberale, në mbrojtje të punës shtëpiake, ngrihen edhe rryma
të tjera të lëvizjes së grave, me orientime të ndryshme.

A. Lëvizja feministe tradicionale, që duke rigrupuar gra që punonin vetëm në familje ose
bashkëpuntore të ndërmarrjes familjare, hedhin poshtë trajtimin stigmatizues të punës
shtëpiake të promovuar nga feminizmi liberal, duke luftuar për vlerësimin ekonomik dhe
social të saj.

B. Feminizmi materialist e vendos punën shtëpiake në qendër të një refleksioni më të


përgjithshëm, atë të shtypjes së gruas. Duke u nisur nga perspektiva teorike shumë të
ndryshme, këto refleksione konvergojnë në identifikimin e kësaj pune, nga një punë gjerësisht e
padukshme më parë dhe e panjohur në aspektin social që kryhej nga gratë, në një aktivitet që
duhet vlerësuar si punë e paguar. Detyrat që i përkasin sferës familjare janë: kujdesi, edukimi,
shoqërimi moral i fëmijëve apo të rriturve të pavarur, kuzhina, pastrimi, larja, hekurosja, pazari,
detyra administrative, marrëdhëniet sociale të familjes. Detyra të sferës private janë pjesë e
aktivitetit prodhues: ato që kryhen për llogari të bashkëshortit, në bujqësi, tregëti, etj. Daniele
Kergoat shprehet: “është e qartë për të gjithë se gratë kryejnë falas një punë shumë të madhe.
Kjo punë është “e padukshme”, ajo s’realizohet për vete por për të tjerët, në emër të natyrës, të
dashurisë apo të detyrës si nëne. 36

Këto rryma, të analizës së punës shtëpiake, që e kanë prejardhjen tek lëvizjet e grave edhe pse s’
janë dakord me zgjidhjet e propozuara (pagesë për punët shtëpiake, socializim i saj, emancipim
i grave nëpërmjet aktivitetit profesional…) ato janë për denoncimin e “padukshmërisë” sociale
të kësaj pune dhe etiketimin e saj si “një problem i madh”.

_____________________

35. Friedan B., The Feminine Mystique, London, Penguin books, 1963
36. Kergoat D., “Division sexuelle du travail et rapports sociaux de sexe”,
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 70

Claudia von Werlhof 37thotë:“Bashkëshorti ka “mbretëreshën” e të mirave para në xhepin e tij,


por bashkëshortja nuk paguhet për punën e saj. Orët e punës, kushtet e punës, festa, pushimet e
gruas shtëpiake nuk përcaktohen me kontratë; kontrata e martesës nuk është e krahasueshme
me një kontratë punësimi. Nuk gëzojnë asnjë sigurim shoqëror për punën e tyre si gra
shtëpiake, nuk mbrohen me ligj nga despotizmi dhe dhuna e bashkëshortëve të tyre. Në shtëpi
askush nuk siguron respektimin e të drejtave të njeriut, ato janë çështje private, të cilat nuk kanë
të bëjnë me publikun edhe kur nuk ka garanci të sigurisë fizike.

Me pak fjalë, gruaja shtëpiake është një punëtore e papaguar, në dispozicion të burrit të saj,
gjithë ditën, gjatë gjithë jetës; ajo është në dispozicion të tij, përfshi seksualitetin dhe aftësinë për
të lindur fëmijë, mendjen dhe ndjenjat. Këtu punohet nga dashuria dhe pastaj dashuria
shndrohet në punë. Situata mund të mos jetë gjithnjë e patolerueshme, por s’mund të
parashikohet që s’do të bëhet e tillë”.38

Logjikshëm lind përpjekja për ta nxjerrë në pah ekzistencën dhe rëndësinë e kësaj pune.

Me qëllim që mendimi mbi punën shtëpiake të shkojë përtej refleksioneve feministe, duhet që
ndarja e saj sipas seksit të matet me statistika dhe të provohet rreziku ekonomik që ajo paraqet.
Çdo aktivitet i realizuar pa pagesë në shtëpi përfshihet brenda definicionit “ punë shtëpie”. Kjo
punë po të konvertohet në orë është diçka që duhet të mërret në konsideratë. Studimet që janë
bërë më 1974 tregojnë se një grua “inaktive” përmbush 40 orë punë shtëpie në javë39. Kur një
grua përfshihet në tregun e punës, kjo gjë nuk shoqërohet me një rindarje të barabartë të punës
në shtëpi midis sekseve. 40 Sipas vlerësimeve të studiueseve, puna shtëpiake përfaqëson 32%
deri në 41% të prodhimit të brendshëm bruto. Perspektiva historike tregon se puna shtëpiake e
grave është reduktuar në mënyrë sinjifikative.

________________________

37.Kamla Bhasin Botimi i Qendrës së Gruas “Te kuptosh përkatësinë gjinore” Tiranë; 2001

38. Klaudia von Werlhof, ka lindur më 1943, dhe është një nga bashkëthemelueset të kërkimeve mbi gratë
në Gjermani.
39 Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq

172

40 Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq
172
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 71

Brenda disa dekadave, ka kaluar nga 7,3 orë në ditë më 1966 në 4,7 orë më 1998. Ky reduktim i
dukshëm i punës shtëpiake të grave, i lidhur kryesisht me “shtimin e civilizimit industrial”
(makinë larëse, frigorifer, konsumimi i produkteve të përgatitura) i detyrohet pak një progresi
të punës shtëpiake të burrave që mbetet e limituar.41

Riekulibrimi relativ i kontributeve të grave dhe burrave në punët e shtëpisë në tre dekada
(kontributi i grave në kohën e harxhuar për punë shtëpie kalon 81% më 1966 në 69% më 1988)
rezulton më shumë si rezultat i reduktimit të kohës së punës në shtëpi të grave se sa nga rritja e
kohës për këtë punë bërë nga burrat. Kështu, megjithë shpërndarjen e përfaqësimeve të
pabarabarta, përsa i takon ndarjes së detyrave në çiftet heteroseksuale, praktikat ndryshojnë
ngadalë.

Nga kjo përsëritje e ndarjes së pabarabartë të punës shtëpiake, sfera private përbën një peisazh
të rëndësishëm të “fabrikimit” të raporteve gjinore. Konstatohet lehtësisht ruajtja e një
specializimi gjinor të detyrave shtëpiake: ndërsa gratë kalojnë 2 herë më shumë kohë se burrat
në aktivitetet e punëve shtëpiake burrat kalojnë 2 herë më shumë se gratë në kopshtari dhe
aktivitete të tjera të parëndësishme. Këto statistika globale maskojnë kontrastet e forta midis
grave pikërisht nga fakti i kapacitetit të tyre të pabarabartë, (sipas burimeve që ato disponojnë)
të delegimit të punës shtëpiake në të tjerë persona të paguar për këtë (që janë po ashtu më
shumë gra).42

Këto të dhëna të përcaktuara nuk arrijnë të tregojnë dimensionin më subjektiv të marrjes në


ngarkim të kësaj pune: pavarësisht nga koha që i kushtohet nga vetë gratë apo nga gra që ato
mund të punësojnë ) “ngarkesa mendore, e kësaj pune, përgjegjësia për realizimin sa më të mirë
të saj pavarësisht nga aktorët që e kryejnë (marrja në ngarkim në gjirin e familjes apo delegimi
tek të tjerë) vazhdon të rëndojë kryesisht mbi gratë “aktive” ose jo. 43
_____________________

41.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
172

42.Haicault
M., L’experience sociale du quotidien: corps, espace, temps, Ottawa, Presses de l’Universitè
d’Ottwa 2000

43.Haicault M., L’experience sociale du quotidien:corps, espace, temps, Ottawa, Presses de l’Universite
d’Ottawa, 2000.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 72

Gratë shqiptare shpenzojnë më shumë kohë për punët shtëpiake, pra kryejnë më tepër punë të
papaguar. Rreth 70 për qind, rezultojnë si shtëpiake. Për një grua shtëpiake gjithë lëvizja bëhet
në shtëpi. Ajo bën: larjen e enëve, të teshave, hekurosje, punë kuzhine, shoqërimi i fëmijëve në
shkollë. Kjo bën që ajo të jetë një punonjëse e shërbimit dhe një tajë që bën pothuajse të gjitha
lëvizjet e një mësimi të gjimnastikës. Kur duhet të pastrojë shtëpinë, në një ditë mund të
llogarisim në total afër 12 kilometër më këmbë e pa paguar përkundrejt disa qindra metra për
atë që punon e paguar. Te gjinia tjetër kjo panoramë përmbyset, pasi mbi 60% e burrave
rezultojnë të punësuar. 95% e grave dhe 39% e burrave merren me punë shtëpie, kujdesen për
fëmijët, përgatitin ushqimin dhe bëjnë pazarin.44

Ekspertët pasi kanë analizuar ditën e një familjeje normale, ka rezultuar se rreth orës 23 të
darkës 40% e burrave flejnë dhe 60% e grave bëjnë punë shtëpie. Burrat shpenzojnë më shumë
kohë se sa gratë në punë të paguar.45 Studimet në fushën e barazisë gjinore, synojnë zvogëlimin
e këtij hendeku.46 Gratë me fëmijë më të vegjël se 7 vjeç bëjnë më shumë punë të papaguar
krahasuar me ato që i kanë fëmijët të rritur. Për meshkujt, të pasurit apo jo fëmijë, përbën një
ndryshim të papërfillshëm. Femrat dhe meshkujt, në zonat rurale, shpenzojnë më shumë kohë
duke punuar sesa ato të zonës urbane. Grupi që kalon më shumë kohë në punë në ditët e javës
dhe në fundjavë, janë gratë e zonave rurale. 47

Të dhënat tregojnë se familja shqiptare është larg modelimit simetrik, ku burri dhe gruaja
ndajnë përgjegjësi, detyra dhe të drejta të barabarta brenda dhe jashte familjes. Ndarja e punëve
vazhdon të jetë e pabalancuar, e disfavorshme për gratë. Ndarja e padrejtë e detyrave, presioni i
kohës së pamjaftueshme mbetet një burim potencial konflikti familjar.

Rritet probabiliteti për konflikt aty ku bashkëshortët jo vetëm janë të dy sigurues të ardhurash,
por janë edhe të orientuar të dy nga karriera profesionale, gjë që u kërkon më shumë investim
në kohë, energji dhe përkushtim.

_____________________________

44.www.tiranaobserver.al/20 dhjetor 2011 studim i INSTAT

45.po aty

46.po aty

47.po aty
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 73

3.1.1. Ndarja gjinore e punës kyç i shtypjes së grave; Nga puna shtëpiake tek teoria e
patriarkatit

Përtej identifikimit si “punë e padukshme”, reflektimi mbi punën shtëpiake ka përbërë për
feminizmin materialist themelin e një teorie të shtypjes së gruas.

Përcaktimi i grave në punët e shtëpisë ka të bëjë me ndarjen gjinore të punës. Kjo përbën një
konstatim të vjetër të antropologjisë. Në të gjitha shoqëritë ekzistojnë detyra që u rezervohen
burrave dhe të tjera grave. Edhe pse caktimi i një detyre njërit apo tjetrit seks varion sipas
shoqërive, kjo ndarje gjinore ndjek përgjithësisht dallimin midis punës prodhuese
(mashkullore) dhe asaj riprodhuese (femërore). Rinovimi teorik i sjellë nga refleksioni feminist
nuk qëndron aq në këtë konstatim të punëve ndarë sipas gjinive se sa në konvertimin e kësaj
diference në një raport pushteti: këto punë nuk janë vetëm të ndryshme por ato nuk “vlejnë “ aq
sa duhet në aspektin social. Punët mashkullore kanë qenë dhe janë sistematikisht më të
vlerësuara. Duke u parë kështu punët, burra e gra nuk vendosen në një marrëdhënie
komplementariteti funksional, por në një raport pushteti, që teorikisht e kemi quajtur “raport
social i seksit” .

Patriarkatin (sistemin e varësisë së grave ndaj burrave) Delphy e analizon si sistem me bazë
ekonomike. Ajo nxjerr në dritë një mënyrë prodhimi paralele me mënyrën e prodhimit
kapitalist. Ekonomia dhe sociologjia e punës, mënyrën e prodhimit shtëpiak, burrat dhe gratë i
ka konsideruar si klasa seksi.

Jo e reduktur në një tërësi detyrash apriori të palimituara, puna shtëpiake do të jetë në mënyrë
adekuate e përkufizuar si punë e kryer gratis për tjetrin, në kuadrin e çiftit ose të familjes. Në
mënyrën e prodhimit shtëpiak që i ngarkohet institucionit të martesës, bashkëshortja i krijon të
mira dhe shërbime bashkëshortit në shkëmbim jo të një pagese (si në mënyrën e prodhimit
kapitalist) por të një mirëmbajtjeje (bashkëshorti plotëson nevojat e saj). Delfi nënvizon
karakterin e padrejtë të këtij “shkëmbimi” që e supozon një disponibilitet të pafund kundrejt një
mirëmbajtjeje jo gjithmonë të garantuar.

Kur gruaja merr pjesë në tregun e punës, në vend që puna e saj brenda shtëpisë të reduktohet
ajo shtohet edhe më, sepse gruaja vazhdon ta bëjë këtë punë edhe pse ka një të ardhur të vetën.
Puna e shtëpisë, e bërë për llogari të burrit, shfaqet atëherë më qartë si një punë e papaguar.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 74

Rreshtimi i grave në këtë menyrë prodhimi shtëpiak limiton kapacietin e tyre dhe modalitetet e
pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës.

Në këtë këndvështrim duket qartë se famijla është vendi i shfrytëzimit dhe i raportit të pushtetit
midis klasave të seksit. Një ndarje e tillë, e vendosur ndaj antipodëve të përfaqësimeve të
familjes dhe të lidhjes bashkëshortore, nxjerr në pah dallimin midis situatës së “grave në
shtëpi” dhe të grave aktive (puna e tyre shtëpiake bëhet objekt i një shfrytëzimi të ngjashëm).
Këto dy konfiguracione dallohen përsa i takon impaktit të tyre në raportin e pushtetit në çift.

Në rastin e parë, ku gruaja s’ka një të ardhur personale, shfrytëzimi i punë së saj shoqërohet me
një situatë varësie ekonomike totale, për rrjedhojë një raport pushteti të pabarabartë. Të varura
ekonomikisht nga bashkëshortët e tyre, gratë kanë një pushtet shumë të vogël negociatash në
çift, më pak mundësi daljeje nga marrëdhënia bashkëshortore, janë më të prirura për t’iu
nënshtruar shtypjes. 48

Ndërsa tek gratë aktive pavarësia ekonomike përmirëson aftësinë e negociatave në çift dhe
favorizon një raport pushteti më të ekuilibruar, edhe pse ajo nuk është domosdoshmërisht
sinonim i pavarësisë ekonomike.

Prej shumë kohësh e injoruar, (bashkimet në çift kanë qenë më stabël), sot varësia ekonomike e
grave ndihet nga shtimi i numrit të divorceve, fenomene të njohura tek vendet perëndimore
gjatë tre dekadave të fundit. Varfëria e grave të divorcuara, e nënave (familja monoprindërore)
bëhet një problem publik. Kjo varfëri, që është edhe më e dukshme në momentin e një ndarjeje,
tregon një situatë të dallueshme të varësisë ekonomike.

3.1.2 Varësi ekonomike dhe shërbimet sociale të grave.

Ndarja gjinore e punës ka pasoja edhe për shërbimet sociale të grave. Të drejtat sociale (në
fushën e shëndetit apo të pensioneve) janë të lidhura me punën. Në këto kushte, gratë që
mungojnë në tregun e punës apo që kanë lidhje relativisht të dobëta me të (pjesëmarrje në
mënyrë të çrregullt, rroga të ulta…), kanë të drejta më pak solide. Situata e grave në fushën e

_______________________

48 Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.176
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 75

pensioneve është krejt sinjifikative lidhur me këtë, shuma mesatare mujore e derdhur e
pensionit të grave është inferior ndaj atij të burrave.49

Gratë mund të përfitojnë në rrugë të tjera të aksesit ndaj shërbimeve sociale, sipas disa
modaliteteve të sistemeve kombëtare të mbrojtjes sociale,50Disa të drejta mund të lidhen me
shtetësinë e thjeshtë apo të rezidencës së tyre pa kushte punësimi. Këto burime alternative të
drejtash sociale mbeten më pak solide se sa puna. Ndarja gjinore e punës, që tenton të
frazhilizojë vendin e grave në punë, ndikon jo vetëm mbi të ardhurat direkte të grave, por edhe
mbi të drejtat sociale ndaj të cilave ato kanë akses. Kjo situatë ushqen, varësinë e tyre ndaj
bashkëshortit.

Në momentin e ekzaminimit të modaliteteve të aksesit të grave në tregun e punës, është e


rëndësishme të merret në konsideratë konteksti i ndarjes gjinore të punës dhe pasojat e saj,
varësia ekonomike dhe shërbimet sociale të grave. Ndarja e pabarabartë e përgjegjësive
familjare flet edhe për pabarazinë profesionale midis burrave dhe grave. Transformimet sociale
dhe ekonomike transformojnë edhe aspiratat e burrave dhe grave, por kjo shpresë për ndryshim
përplaset me realitetin dhe faktet jetësore.

Analiza e gjendjes së grave dhe të burrave në tregun e punës nuk mund të mbështetet vetëm tek
punësimi dhe jopunësimi. Edhe pse shifrat flasin për një pjesëmarrje të ulët të grave në forcat e
punës në krahasim me burrat, kjo s’flet për mungesë të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Tërheqja nga forcat e punës, fsheh brenda vetes shkuarjen drejt punëve shtëpiake të papaguara
edhe drejt punës, në të zesë të tyre.

Ndarja gjinore e punës i refrohet caktimit të roleve, përgjegjësive dhe detyrave të ndryshme të
burrave dhe grave, bazuar në idetë shoqërore të asaj që burrat dhe gratë duhet të bëjnë dhe janë
të aftë të bëjnë.
Detyra dhe përgjegjësi të ndryshme u caktohen vajzave dhe djemve, grave dhe burrave sipas
roleve të tyre seks-gjini, dhe jo domosdoshmërisht sipas aftësive ose preferencave të tyre
personale.
____________________________

49.www.insee.fr

50. Sainsbury D., Gender, Equality, and Welfare States, Cambridge, Cambridge University Press, 1996.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 76

Puna dhe aktivitetet mund të ndahen në tre kategori: prodhuese, riprodhuese dhe punë
komunitare. Të shqyrtojmë secilin nga këndvështrimet e “ndarjes gjinore të punës”.

Prodhimi
I referohet atij aktiviteti që prodhon të mira dhe shërbime për konsumim dhe tregëti. E gjithë
puna e bërë në fabrika, zyra, ferma, hyn në këtë kategori. Këto aktivitete llogariten si
ekonomike dhe përfshihen në produktin kombëtar bruto të vendeve. Edhe pse si burrat dhe
gratë janë të përfshira në aktivitetet prodhuese, mbizotëron ndarja gjinore e punës. Burrat bëjnë
punë që janë më të specializuara dhe më të paguara. Shpesh aktivitetet prodhuese të grave janë
një vazhdim i punës që ato bëjnë në shtëpi. Aktiviteteve prodhuese të grave u jepet më pak
rëndësi dhe vlerë. Punësimit mashkullor i vihet theks dhe i jepet më shumë prioritet.

Riprodhimi:
Është dy llojesh- biologjik dhe social.
Riprodhimi biologjik i referohet lindjes së qenieve njerëzore, një aktivitet të cilin vetëm gratë
mund ta kryejnë. Riprodhimi shoqëror i referohet gjithë aktiviteteve të përkujdesjes të
nevojshme për të siguruar mbijetesën dhe vazhdimësinë njerëzore. Kujdesi për fëmijët, gatimi,
ushqimi, larja, pastrimi, ushqimi me gji dhe aktivitete të tjera shtëpiake futen në këtë kategori.
Edhe pse ato janë të nevojshme për mbijetesë njerëzore, nuk konsiderohen as punë, as aktivitet
ekonomik, dhe si të tilla janë të padukshme, të panjohura dhe të papaguara. Puna riprodhuese
kryhet kryesisht nga gratë dhe vajzat nëpër botë.

Puna komunitare
I referohet të gjithë atyre aktiviteteve të nevojshme për të menaxhuar dhe organizuar jetën
komunitare. Qeverisja, organizimi dhe pjesëmarrja në shërbimet shoqërore si rrugët, shkollat,
shërbimi shëndetsor, etj. janë të gjitha aktivitete komunitare. Si burrat edhe gratë marrin pjesë
në to, por përsëri sipas normave të caktuara, që përcaktojnë aktivitetet “ mashkullore” dhe “
femërore”.
Ndarja gjinore e punës, si rrjedhim, funksionon edhe në aktivitetet prodhuese dhe komunitare,
shumica e të cilave ndodhin jashtë shtëpisë. Ndarja gjinore e punës tani konsiderohet një
koncept kyç për të kuptuar se si asimetritë dhe pabarazitë gjinore ruhen dhe ringrihen.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 77

Me kohë kjo ndarja gjinore e punës çon në një ndarje gjinore të aftësive të ndryshme të burrave
dhe grave, vajzave dhe djemve. Ato janë produkt i dallimeve biologjike midis të dyja gjinive
duke përcaktuar, punën e grave dhe burrave. Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat mësojnë dhe
perfeksionojnë vetëm ato shprehi që konsiderohen të përshtatshme për rolet e tyre gjinore.
Kështu krijohen shprehi dhe aftësi të ndryshme tek burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë dhe ato i
caktohen vetëm njërës palë ose tjetrës.
Caktimi i detyrave burrave dhe grave në proceset prodhuese (veçanërisht në prodhimin
familjar) çon në çështje komandimi dhe kontrolli mbi burimet dhe mbi produktet e punës.
Kështu, për shkak të një ndarjeje gjinore të punës, burrat përfitojnë kontrollin mbi tokën,
teknologjinë, kreditë, paratë nga shitja e produkteve, e kështu me rradhë.
Normalisht gratë prodhojnë për të jetuar dhe burrat për para. Ndarja gjinore e punës nuk është
e njëjtë kudo, ajo është specifike sipas kulturës, vendndodhjes dhe kohës. Të sfidosh ndarjen
gjinore të punës në shoqëri do të thotë të sfidosh të qenët “burrë” apo “grua” në një shoqëri të
caktuar.
Punës prodhuese dhe riprodhuese të grave përgjithësisht nuk u bashkëngjitet shumë vlerë
ekonomike. Sipas raportit të zhvillimit Njerëzor të UNDP-së për vitin 1995, puna e padukshme
dhe e papaguar që bëhet nga gratë, çdo vit vlen 11 trilion dollarë. 51Autonomia financiare është
aspekti qëndror i betejës feministe që lejon konkretizimin e pavarësisë dhe emancipimit të
gruas. Në mënyrë progresive t’u njohim grave të drejtën për të punuar, për të marrë një pagë të
barabartë për punë të barabartë. Në realitet pabarazitë vihen re: në shpërblimin e punës, në
zhvillimin profesional, në përqëndrimin e grave në profesione më pak të vlerësuara dhe më pak
të paguara.

Autonomia personale e grave është në një shkallë të ulët. Kjo ka të bëjë me reaksionin ndaj
opinionit, fanatizmit, ofendimeve, tradhëtisë së besimit, papunësisë, varfërisë ekonomike,
stresit, vështirësive të jetës, problemeve familjare, të karakterit: emigracioni i familjarëve,
vetmia etj. Të gjitha këto sjellin pabarazi gjinore të theksuar, të shoqëruara me forma të

______________________

51.Hendeku i pagave midis grave dhe burrave. Komiteti për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat.
Asambleja Parlamentare, 8 shkurt 2010, Këshilli i Europës. Marrë më 1 prill 2012 në:
http://assembly.coe.int/Documents/WorkingDocs/Doc10/
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 78

ndryshme dhune, me të cilat përballen gratë. Duhet të jenë vetë gratë, që duhet të marrin
inisiativa konkrete për të ndryshuar situatën e tyre. Problemet në punësim, varfëria,
rrjedhimisht janë shkaqe të dhunës në familje. Në familjet e varfra ka më shumë dhunë fizike
dhe më të dëmtuarat janë gratë. Kjo lidhet me pozitën sociale ekonomike të gruas dhe
kontributin e saj të pakët në buxhetin familjar. Kjo situatë gjeneron inferioritet, konflikt social
dhe dhunë mbi të. Papunësia është një problem social për të cilin shteti duhet të ketë rolin
kryesor për ta reduktuar.

Në mundësinë e punësimit ka një mungesë të kritereve dhe standarteve profesionale që


vlerësojnë aftësitë e punësimit të grave dhe burrave që paraqiten në të njëjtin vend pune.
Ndodh që në këtë situatë gratë të jenë më pak të favorizuara se meshkujt, ato paragjykohen se
janë ose mund të bëhen nëna dhe kjo gjë mund t’i pengojë në mbarëvajtjen e punës, në orare,
punë të zgjatur, mungesave në punë. Edhe këtu evidentohet paqartësia e legjislacionit social
dhe mentaliteti i shoqërisë që ka krijuar të tillë stereotipa, që janë kultivuar brez pas brezi deri
në ditët tona.

Gjithashtu, është duke u përvijuar një lloj mendësie tek gratë se për të fituar një vend pune nuk
është shumë e lehtë. Punëdhënësi shtet apo privat, i vlerëson ato nga shumë pikpamje dhe
këndvështrime, ku kualifikimi dhe paraqitja janë të rëndësishme.
Është fakt se femrat që kanë mbaruar shkollat e larta dhe kanë moshë relativisht të re kanë
arritur të punësohen në sektorët e kreditit dhe të sigurimeve, ndërsa në administratën publike
numri i të punësuarave është më i ulët. Prania e femrave në strukturat drejtuese e
vendimmarrëse është akoma larg niveleve të pranueshme. Punësimi i femrave në administratë
bëhet në të shumtën e rasteve sipas preferencave politike të drejtuesve të tyre dhe jo si pasojë e
politikave të qëndrueshme për barazinë gjinore dhe punësimin e femrave.

Sidoqoftë, kombinimi i bukurisë me kualifikimin nuk është gjithmonë i mundur, por që të dyja
janë në natyrën e femrës dhe mund të ndihmojnë në plotësimin e figurës femërore dhe kërkesën
gjithnjë e në rritje për punësimin e tyre. Punësimi i pakët i gruas ka të bëjë edhe me faktin se ato
nuk mund të depërtojnë në fusha tradicionalisht mashkullore si shkenca dhe teknologjia. Gratë
pësojnë humbje, sepse nuk mund të hyjnë në punë të paguara mirë dhe me prestigj të lartë, por
edhe shoqëria gjithashtu humbet, sepse shpërdoron një pjesë të rëndësishme të talentit të vet.
Gratë, jo vetëm që përmbushin rolin e nënës dhe bashkëshortes, por u bie edhe barra të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 79

kujdesen për të tjerët. Për rrjedhojë, femrat nuk tentojnë që të orientohen drejt karrierrës dhe
arritjeve aq sa meshkujt, por anojnë drejt sektorit të shërbimeve, punë të cilat janë me pagë më
të ulët, ndryshe nga burrat, të cilët interesohen për arritjet, konkurencën, statusin dhe pushtetin.

Barazia e karrierës profesionale midis burrit dhe gruas dhe pagesat midis tyre duhet të bëhen
realitet. Ndërmarrjet nuk i respektojnë detyrimet e tyre përsa i takon barazisë profesionale.
Pabarazitë në pagesë shpjegohen gjerësisht nëpërmjet faktit se gratë janë gjithmonë e më shumë
të ekspozuara ndaj punës të pasigurt dhe punës me kohë të pjesëshme. Një punë e pjesëshme të
sjell një pagesë jo të plotë, një zhvillim karriere të vështirë si edhe një pension të pjesshëm.

Krahas këtij diskriminimi klisheja “Gruaja preokupohet për shtëpinë ndërsa burri punon dhe mban
familjen” ndodh të tingëllojë sot edhe e vjetër.

Meqënëse mendohet se gratë duhet ta investojnë fuqinë e tyre në lindjen dhe rritjen e fëmijëve,
ato nuk investojnë për veten në përgatitje të gjerë për karrierë dhe vende pune që kërkojnë
trajnim të konsiderueshëm dhe pagesë të lartë. Megjithatë, ato janë ndërgjegjësuar në lidhje me
faktin se do të shpenzonin një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre në fuqinë punëtore,
ndoshta edhe duke sakrifikuar jetën bashkëshortore.
Aktualisht shumë gra ndjekin karrierën e tyre me sukses, privilegj ky i rezervuar ekskluzivisht
për burrat më parë. Ky evolucion ka mundësuar modifikime në strukturën familjare
tradicionale. Të merresh me fëmijët dhe punët e shtëpisë nuk është më vetëm punë për gratë.
Ka gra në ditët e sotme që punojnë, janë mjeke, krijuese nëpër ndërmarrje, shkencëtare madje
edhe drejtuese. Rruga ishte e gjatë dhe e mbushur me pengesa para se të arrihej deri këtu.
Evolucioni i rolit të gruas kërkon njëkohësisht edhe një ndryshim të mentalitetit.
Në krye të kësaj liste janë gratë ambicioze që luftojnë për të bërë karrierë. Ndryshe nga
paragjykimet, gratë që bëjnë karrierë bëhen po ashtu edhe nëna.
Ne jemi dëshmitarë të asaj se edhe kur një grua punon shumë, një grua në karrierë nuk e
neglizhon jetën e familjes së saj dhe dëshiron të ketë fëmijë. Megjithatë, të kombinosh karrierën
me mbështetjen e bashkëshortit si prind kërkon pikësëpari nje ristrukturim të menjëhershëm të
roleve në familje. Një grua, nëse punon, nuk mund në të njëjtën kohë të preokupohet për
shtëpinë dhe për fëmijët. Punët e shtëpisë duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis burrit dhe
gruas. Burri punon por duhet po ashtu të ndihmojë bashkëshorten e vet në shtëpi.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 80

3.2. Akses i pabarabartë në punë

Koha e pjesëshme, papunësia dhe inaktiviteti janë shfaqjet kryesore të pabarazive të


vazhdueshme që mbartin shenjën e ndarjes gjinore të punës.
Edhe pse pjesëmarrja e grave në punë nuk daton që nga vitet 1960, pagesa, shpërblimi i këtij
aktiviteti ka qenë pjesë e një tronditjeje më të përgjithshme të statusit social të grave. Ky
feminizim i tregut të punës nuk është sinonim i barazisë përballë punës.

Feminizimi i tregut të punës


Caktimi tradicional i grave në sferën shtëpiake ndikon jo vetëm në modalitetet e aksesit të tyre
në punë, por edhe në masën e këtij të fundit. Megjithëse ai shpjegohet pjesërisht nga mungesa
efektive e disa grave në tregun e punës, dallimi midis përqindjeve të aktiviteteve femërore dhe
mashkullore, i detyrohet një padukshmërie historike të disa formave të aktivitetit të grave dhe
pikërisht të punës së realizuar në shtëpi për llogari të bashkëshortit (blegtor, tregëtar, artizan).
Shkalla zyrtare e punësimit është më e lartë për burrat se për gratë. Gjatë periudhës kohore
2007-2009 (sipas të dhënave të AFP-së), shkalla e punësimit të grave ra nga 49.3% në 43.6%.
52Gjatë të njëjtësperiudhë, punësimi i burrave ka mbetur i pandryshueshëm. Dinamika e kohëve
të fundit e punësimit ka rezultuar në zgjerimin e vazhdueshëm të hendekut të punësimit midis
grave dhe burrave.

Sterotipat gjinorë vazhdojnë të jenë të forta në tregun e punës.Shumica e femrave të punësuara


vazhdojnë të punojnë në profesione të cilat tradicionalisht kanë qenë më të përqëndruara: në
arsim, shëndetsi, etj. Po ashtu, burrat vazhdojnë tradicionalisht të mbajnë pozicionet drejtuese
dhe vendimmarrëse në të gjitha organizmat që rregullojnë tregun e punës. Këto fshehin
pjesëmarrjen e vërtetë të gruas në forcat e punës, nuk shprehin angazhimet e saj dhe prekin të
drejtat e saj sepse nuk u sjellin atyre të ardhurat e duhura duke e nxjerrë jashtë skemës së
sigurimeve shoqërore.

Normat e papunësisë për gratë janë më të larta se ato të burrave. Politikat publike të tregut të
______________________
52. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011 fq.72
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 81

punës tashmë duhet të marrin parasysh edhe faktin që si burrat dhe gratë kanë përgjegjësi
familjare të njëjta të cilat ata duan t’i kombinojnë me përgjegjësitë në tregun e punës.
Politikat që synojnë të pajtojnë përgjegjësitë familjare me ato të punës mundet ose të ndihmojnë
gratë të balancojnë më lehtë këto dy përgjegjësi ose të lehtësojnë rialokimin e një pjese të
përgjegjësisë për punë të papaguar tek burrat. Kjo përfshin politika për lejen e lindjes ose të
fëmijës, politika të kujdesit për fëmijën dhe arranxhime për punë fleksible.

3. 3. Punësimi dhe dallimet gjinore brenda tij

Në fillimet e punës, burrat dhe gratë, nuk zenë të njëjtat poste dhe nuk janë në të njëjtat kushte.
Për të studiuar pabarazitë në sferën profesionale, duhet shkuar përtej dallimit të pagës, dhe të
analizohen profesionet dhe kushtet e punës së burrave dhe grave: çfarë profesioni ushtrojnë?
Cilat janë kualifikimet e këtyre profesioneve, cilat janë logjikat e promocionit të njërës kategori
dhe tjetrës?
Treguam që burrat dhe gratë vazhdojnë të mos ushtrojnë të njëjtat profesione, por edhe kur e
bëjnë këtë, s’janë në të njëjtat kushte, dhe nuk njohin të njëjtin progres të karrierës. An Oakley
ofron statistika që tregojnë se në vendet e industrializuara ekziston një diferencim i dukshëm
gjinor në shumicën, në mos në të gjitha llojet e vendeve të punës. Një vend pune veçanërisht
është ekskluzivisht femëror. Ajo më tej thotë se brenda industrisë ekziston një diferencim i
madh në bazë seksi. Shumica e grave, që punojnë, janë të përqëndruara në prodhimin e
tekstileve, të veshjeve dhe të përpunimit të ushqimit. Meshkujt zotërojnë shumicën e punëve
me prestigj të lartë, aftësi dhe të ardhura të larta. Kjo është e vërtetë për të gjithë botën e
industrializuar.53

3.3.1. Punësimi sipas sektorëve tregon dallime të theksuara gjinore. Treg i segmentuar

Pjesëmarrja e ulët e gruas si fuqi punëtore reflektohet në nivelin e lartë të papunësisë së tyre.
Duhet theksuar se dallimet në nivelin e papunësisë janë edhe më të theksuara, sepse një numër i
__________________________
53.Kamla Bhasin Botimi i Qendrës së Gruas “Te kuptosh përkatësinë gjinore”; Tiranë 2001

madh i grave, për shkak të shpresave të humbura për t’u punësuar nuk deklarohen fare si të
papuna. Duke parë tregun e punës vërehet se gratë janë kryesisht të punësuara në sektorin e
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 82

arsimit, shëndetsisë, tregëtisë dhe administratës publike. Segmenti i tretë, vendimmarrja


gjithashtu flet për nivel të lartë të pabarazisë gjinore duke filluar që nga organizimi i lartë
legjislativ që është kuvendi.
Barazia gjinore është një nga vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë, edhe të
shoqërisë shqiptare, e cila duhet të mënjanojë pengesat për të garantuar sjellje, mundësi dhe
përfitime të barabarta për të dy gjinitë në të gjitha sferat e jetës.
Aksesi në botën profesionale përbën një fazë tjetër të përftimit të normave dhe vlerave të
veçanta gjatë së cilës individi mëson tërësinë e kodeve dhe praktikave që përbëjnë imazhin
social të një profesioni.

Ndërgjegjësimi i vetë grave, i drejtuesve të subjekteve politike dhe institucioneve për


angazhimin e femrave aty ku ato drejtojnë, nuk është në nivele të kënaqshme. Vëtë gratë,
sidomos ato që janë të papuna, duket se janë pajtuar me të qenurit shtëpiake e kokëulura. Kjo
ndikon drejtpërdrejt në diskriminim gjinor të tyre. Të varura ekonomimkisht nga burrat vijnë
dhe varësi të tjera. Gratë e punësuara ndihen inferiore ndaj burrave, se më së shumti, ato kanë
një pagë që shpesh është më e ulët se ajo e burrave por edhe kur ato paguhen më mirë, është
mentaliteti frenues patriarkal ai që i bën të ndihen jo në rolin e tyre aktiv.

3.3.2. Hendeku gjinor i pagave

Nga pabarazia në punë, rrjedh një tregues emblematik pabarazia në shpërblimin e punës. Këto
kanë qenë gjithmonë një shënjestër e privilegjuar e politikave publike që synojnë barazinë.
Pabarazia e shpërblimit në punë është prezente edhe në vendet e Bashkimit Europian.
Diferencimi në pagë përfaqëson kristalizimin statistik, në një moment të dhënë, të pabarazive
midis sekseve, pasojat e të cilëve janë më të thella dhe më komplekse duke u përkthyer në
punë me kohë të pjesshme, segregacion gjinor i tregut të punës, nënvlerësim i kualifikimeve të
grave, karakterisitika të sistemit të marrëdhënieve profesionale dhe vendit të grave në
negocimin kolektiv, politika të shpërblimit të punës diskriminuese etj… 54
Pavarësisht nga njohja e të drejtës themelore “pagë të barabartë për punë të barabartë, hendeku
i pagave tani është 17.4% në disavantazh të grave, në Bashkimin Europian.55 I matur në bazë të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 83

ciklit jetësor dhe jo të fitimeve për orë, hendeku i pagave bëhet akoma dhe më i madh, duke
shpjeguar feminizmin e varfërisë - në veçanti për nënat e vetme dhe gratë në moshë të vjetër.
Hendeku gjinor tipik i pagave nuk mund të shpjegohet vetëm objektivisht përmes faktorëve të
tillë “strukturorë”.
Në të vërtetë kjo pabarazi shkaktohet nga diskriminimi i gjatë ndaj grave: nga dallimet në
mundësitë e tyre për të ndjekur arsimin, trajnimet, nga vetë tregu i punës, nga vlerësimi i
paragjykuar, nga sistemet e pagës, ngritjes në detyrë, nga stereotipat diskriminues gjinorë dhe
rolet e vjetëruara gjinore.56
Mungesa e të dhënave mbi pagat dhe të ardhurat në Shqipëri, veçanërisht përtej sektorit publik,
e bën vlerësimin e hendekut gjinor të pagave të vështirë..Përmes ligjeve të ndryshme,
legjislacioni shqiptar rregullon pagat në sektorin publik. Neni 115/1 i kodit të Punës i
Republikës së Shqipërisë (ligji.nr.7961) legjitimon pagë të barabartë për gratë dhe burrat, për të
njëjtën punë. Burrat, për të njëjtën punë, paguhen mbi 35 për qind më shumë se gratë. 57

3.4. KONKLUZIONE
Progresi i aktivitetit të paguar të grave ka përfaqësuar një element të rëndësishëm në
transformimin e statusit të tyre social, gjatë tre dekadave të fundit. Megjithatë, kjo dinamikë
nuk ka shkuar drejt një barazie të sekseve përballë punës dhe punësimit. Pavarësisht arritjeve
në ndarjen e punëve të shtëpisë, gratë vazhdojnë të përmbushin 2/3 e punës së papaguar
shtëpiake. 58

__________________________________________

54. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
201
55.UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011 fq.81
56. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011 fq.81

57.UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011 fq.81

58.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012
fq.216

Përveç kësaj aksesi i tyre në tregun e punës mbetet më i brishtë se ai i burrave. Janë nënat (dhe
më shpesh nënat e thjeshta) dhe jo baballarët që tërhiqen nga tregu i punës, për t’u marrë me
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 84

fëmijët e vegjël. Gruas i imponohet një punë me kohë të pjesshme që, larg lehtësimit të
marrëveshjes punë-familje, e vështirëson edhe më këtë marrëveshje për vetë oraret atipike.
Papunësia prek më shumë gratë se burrat, gratë janë më shumë të prirura dhe të detyruara të
vetëdeklarohen inaktive. Pabarazia gjinore pasqyrohet në pagesën më të ulët të femrave, në
statusin më të ulët që ato kanë në shoqëri, në pjesën e pabarabartë që ato marrin në punët
familjare dhe në rritjen e fëmijëve, në situatën kur ato janë të punësuara jashtë familjes. Një
shoqëri rezulton e drejtë në aspektin gjinor kur heq dorë nga besimi se ndarja tradicionale e
punës midis sekseve është natyrale dhe e pandryshueshme.

Në shoqërinë shqiptare burrat kanë më shumë mundësi për t’u punësuar, kurse gratë mbeten
rëndom në shtëpi për t’u kthyer në shtëpiake. Një pjesë e vogël e tyre janë të punësuara me
kohë të plotë përkundrejt burrave që përbëjnë një përqindje të konsiderueshme punësimi.

Profesionet e reja, të panjohura nga femrat dhe zhvlerësimi i profesioneve të mëparshme, ka


bërë që punësimi i femrave të bëhet kryesisht në sektorin e shërbimeve. Prodhimi, ndërtimi, dhe
transporti u mbeten burrave. Këtu s’e ka fajin vetëm tregu i vakët i punës por mentaliteti
shqiptar sipas të cilit “burri duhet të sjellë më shumë para në shtëpi”. Integrimi i plotë i gruas
në zhvillimin e shoqërisë mbetet një nga sfidat e kësaj shoqërie. Realisht, gratë shqiptare janë
akoma larg pjesëmarrjes dinjitoze të tyre në çdo aspekt të shoqërisë.

KAPITULLI 4
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 85

Gjinia dhe politika

“Qëllimi kryesor i rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë s’është thjesht rritja e numrit të grave në
këtë sektor, por nxitja e krijimit të një axhende të re dhe demokratike në politikë, e cila do të ndryshojë për
mirë jetën e të gjithëve, të burrave dhe grave”

Leslei Abdela 59

Universi politik perceptohet ende si një univers mashkullor, ku burrat janë legjitimë dhe gratë
të lejuara në pozicione të supozuara si në ndihmë të cilësive që u ofrohen grave si gra: misone
sociale, media, mandate administrative. Gratë edhe kur hyjnë në politikë pyeten mbi jetën e
tyre familjare. Është fusha në të cilën ato duhet të tregojnë zotësi, ndryshe nga burrat të cilët
mbajnë përgjegjësitë e veprimeve të tyre politike. Kjo ndarje burra-gra lidhur me rëndësinë e
çështjeve familjare i ka rrënjët tek mentaliteti. Këtë e dallojmë edhe tek emërtimet “zonjë” për
gratë e martuara dhe “zonjushë” për beqaret pa ndonjë mbështetje në ligj, ndërsa burrat thirren
“zotërinj” pa iu referuar aspak jetës së tyre private, pa pasur parasysh asnjë referencë të jetës së
tyre.

Më shumë se çdo univers tjetër social, fusha politike i bashkohet mashkullores. Gratë kanë qenë
gjatë të përjashtuara nga qytetaria politike në shtetet të cilat, që nga shekulli i XVIII, janë
inspiruar nga parimet liberale dhe demokratike. Aksesi i grave në të drejtën e votës dhe në atë
të të qenit e zgjedhur, gjatë shekullit të XX, vendosja e kuotave politike gjinore, në nje qindëshe
vendesh, gjatë viteve të fundit të shekullit të XX, nuk e kanë tronditur ende me themel
dominimin mashkullor në fushën politike. Më 2011, më shumë se 80% e vendeve në parlamente
në nivel botëror janë mbajtur nga burrat dhe vetëm 10% e kryetarëve të shtetit dhe të pushtetit
kanë qenë gra.60 Kërkimet mbi gjininë dhe politikën, që studiojnë dinamikën e gjinisë që
përshkon këtë hapësirë dhe kërkojnë të kuptojnë logjikën e spostimit të grave në gjirin e saj, janë
zhvilluar me vonesë në raport me fushat e tjera të studimit mbi gjininë.

_________________________________
59. Shoqata Unë Gruaja, Fuqizimi i gruas në vendimmarrjen lokale; 2010. fq.14
60.. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
213
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 86

Për arsye se politika ka qenë për një kohë të gjatë një univers i monopolizuar nga burrat
kërkimet feministe nuk e kanë konsideruar si një fushë investigimi prioritare, duke u interesuar
në radhë të parë për problemet sociale ku edhe tradicionalisht gratë kanë qenë më të pranishme.
Përveç kësaj, shkenca politike ka qenë edhe kjo, për një kohë të gjatë, shumë mashkullore dhe
rezistencat ndaj analizave lidhur me gjininë kanë qenë aty më të forta se kudo.

Në vitet ‘50, studimet e rëndësishme sasiore të sociologjisë elektorale kanë nxjerrë në pah atë që
anglofonët e kanë quajtur “gender gap”, dallimi i pjesëmarrjes dhe sjelljes elektorale
tradicionale që janë zhvilluar e janë përhapur gjerësisht gjatë dekadave 1990 dhe 2000 në
fushat e tjera të mëdha të disiplinës (sociologji politike, marrëdhënie ndërkombëtare, politika
publike). Në botën frankofone, me përjashtim të punëve të rralla pioniere, shkenca politike ka
mbetur për një kohë të gjatë e verbër ndaj trajtimeve gjinore.61 Këto kërkime janë zhvilluar që
prej dhjetë vjetësh, rreth studimit të vënies në jetë të politikave të kuotave dhe të barazisë.

Duke u mbështetur mbi një literaturë gjithmonë e më të pasur mbi raportet midis gjinisë dhe
politikës, duke privilegjuar trajtimet sociologjike dhe historike, ky kapitull kërkon të tregojë se
në çfarë pike koncepte dhe praktika politike, të cilat e kemi zakon t’i quajmë neutrale, të tilla si
shërbimet sociale, përfaqësimi politik, demokracia apo edhe shteti, strukturohen nga gjinia. Ky
vështrim, i informuar nga një perspektivë gjinore mbi politikën, lejon të qartësojë mekanizmat
që prodhojnë largimin e grave prej saj, edhe pse ato kanë fituar të drejtat “formale” të votës dhe
të zgjedhjes.

Por raportet midis gjinisë dhe politikës nuk janë skalitur në mermer; ky kapitull do të jetë
njëkohësisht i vëmendshëm në rikonfigurimin e tyre në kohë, pikërisht në favor të
transformimit të raporteve të gjinisë në rendin social dhe në një konteks të dhënë, nëpërmjet
vënies në praktikë të politikave të feminizimit të përfaqësimit politik (kuota dhe barazi).

________________________________________

61. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
214
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 87

4.1. Ndërtimi gjinor i rendit politik modern

Përjashtimi politik i grave nuk është një specifitet i epokës kontemporane. Ndër shekuj dhe
regjime politike, gratë janë mënjanuar nga pushteti, me forma të ndryshme dhe në shkallë të
ndryshme. Në Athinën e shekullit të V p.K. gratë ishin me skllevërit, të përjashtuara nga populli
i qytetarëve. Funksionimi i demokracisë, d.m.th. aksesi i njerëzve të lirë dhe të barabartë në
sferën publike, mbështetej mbi emancipimin e veprimtarive prodhuese dhe riprodhuese, të
siguruara në hapësirën private duke u mbështetur në nënshtrimin e gruas dhe të skllevërve.

Historia e monarkive europiane të mesjetës në epokën moderne, dallon për largimin e gruas
nga pushteti. Në fund të shekullit XV dhe mesi i shekullit XVII, aksesi në pushtet i grave ka
qenë objekt i një tolerance. Mbretëreshat kanë ushtruar dukshëm pushtetin (pikërisht regjentet e
Anës së Austrisë dhe të Katerinë dë Medisi), trashëgimtare të pronave feudale kanë mundur të
marrin pjesë në asamble provinciale dhe, midis grave të popullit, gra të veja, (shefe familjesh)
kanë marrë pjesë në asamble të komuniteteve të banorëve.62 Gjatë shekujve XVII dhe XVIII gra
të elitës sociale kanë organizuar dhe marrë pjesë në “sallone”, vende të shoqërueshmërisë
mondane midis hapësirës private dhe asaj publike, midis literaturës dhe politikës që bëhen në
shekullin e XVIII, vende të kontestimit të monarkisë absolute.63

4.2. Gjinia dhe përfaqësimi politik

Në dekadat që vijnë mbas Luftës së dytë Botërore, shumë vende të botës u kanë akorduar grave
të drejtën e votës dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Pavarësisht kësaj barazie politike formale,
fushat politike, këto hapësira sociale të specializuara rreth fitores dhe shpërndarjes të
mandateve dhe funksioneve politike, qëndrojnë tërësisht të dominuara nga meshkujt. Mbas
ngritjes së një panorame botërore të mospërfaqësimit politik të gruas ne do të ekzaminojmë
shumë faktorë që shpjegojnë margjinalizimin e vazhdueshëm të grave në postet më të lakmuara
të pushtetit.

_________________________

62. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012

63.Viennot E., la France, les femmes et le pouvoir, Paris, fq 7.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 88

Në demokracitë e perëndimit, lidhur me “rendin social” jepen pak shpjegime, më shumë flitet
për raporte të ndryshme midis burrave dhe grave në politikë, në ndarjen e pabarabartë të
burimeve sociale (nivel diplome, status socio-profesional...) të afta për t’u konvertuar në kapital
politik. Riprodhimi i dominimit mashkullor i hedh veçanërisht rrënjët në vetë funksionimin e
fushës politike, fort e strukturuar nga ana gjinore, sikurse e tregon eksplorimi i roleve politike
apo të funksionimit organizacional të aktiviteteve praktike. Së fundmi, ne do të shohim, atë që
politikat voluntariste të feminizimit të elitave politike (kuota, barazi) u kanë sjellë raporteve
midis gjinisë dhe politikës.

Panorama e mospërfaqësimit politik të gruas

4.2.1 Parlamente me shumicë mashkullore

Mbajtësit e pushtetit legjislativ në nivel nacional, parlamentet janë, më shumë se çdo tjetër
asamble e zgjedhur, bastione mashkullore. Sipas bashkimit ndërparlamentar (UIP), përqindja
mesatare e grave si anëtare të parlamenteve shkon në 19% më 2011. Hegjemonia numerike e
burrave në parlamente është në tërheqje, e dobët kjo tërheqje por e pandërprerë, që nga viti
1990. Më 1995, gratë zinin më pak se 12% të vendeve parlamentare. Kjo mesatare botërore
maskon pabarazi të forta, sikurse e tregon klasifikimi vjetor, nga UIP, nga 190 vende në
funksion të feminizimit të dhomës së ulët apo unike të tyre.

Në Ruanda, e klasifikuar e para, gratë zenë shumicën e vendeve në parlament 57%. Njëzet
vende numërojnë midis një të tretës dhe një të dytës në dhomat e ulta apo ato unike. (Suedi,
Finlandë, Afrikë e Jugut, Vendet e Ulta, Mozambik, Argjentinë, Belgjikë, Spanjë, Nepal...). Por
këto raste janë në minorancë. Dy të tretat e vendeve ndodhen poshtë 20%: si SHBA me 16.8%,
Algjeria (8%), ose në mënyrë akoma më befasuese rasti i Jemenit me (0.3%).64

Në parlamentin e shkuar shqiptar nga 140 mandate gratë morrën 23 duke përfaqësuar 16.4%
vende. Sipas IPU-së ky rezultat e vendos Shqipërinë në vendin e 143-të në klasifikimin botëror,
pak para Malit të Zi me 12.3% dhe Rumanisë me 11.2%) por shumë më poshtë shumicës së
___________________________

64. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq
226
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 89

vendeve europiane.65

Në parlamentin e ri kemi një numër shumë më të madh femrash sesa në 4-5 parlamentet e
fundit, kemi po ashtu një deputete 20 vjeçare që do ndajë ditën midis fakultetit dhe parlamentit.

4.2.2 Gjinia dhe socializimi politik

Nëse sjelljet elektorale të të dyja sekseve po shkojnë drejt bashkimit, në një numër të madh
vendesh, kjo nuk tregon se gra e burra kanë të njëjtin raport me politikën. Të shumta janë
studimet që tregojnë se gratë qëndrojnë, në shumicën e konteksteve kombëtare, më pak të
“politizuara” se burrat që do të thotë se për status social të barabartë ato ineteresohen më pak
për politikën, e quajnë veten më pak legjitime për të folur për të, dhe më pak kompetente për ta
praktikuar.

Në një shoqëri, që nga fëmijëria, djem dhe vajza njihen me një socializim politik të pabarabartë
dhe të diferencuar. Ata mësojnë përfaqësimin dominues të një ndarjeje femërore-private dhe
mashkullore-publike, ku etja për politikë dhe modeli i angazhimit politik anojnë nga
mashkullorja. Djemtë inkurajohen më herët të interesohen për politikën. Baballarët kanë në
shumicën e rasteve rolin e referentit përsa i përket angazhimit në këtë fushë. Ky politizim i
pabarabartë vazhdon në moshë adulte edhe pse nuk vihet re ndonjë dallim në pjesëmarrje gjatë
fushatave elektorale. Gratë deklarojnë më rrallë se burrat që interesohen për politikë dhe
diskutojnë më pak për politikë me miq, kolegë të punës apo me familjen duke e mbajtur veten
për më pak kompetente për të folur për politkë apo për t’u angazhuar drejt saj.

4.2.3. Kuota dhe gjeneza e saj:

Kritikat feministe të përfaqësimit demokratik, shpalosur nga filozofët dhe politologët në fushën
akademike që nga vitet ‘80, kanë ofruar mjete njohëse të thella të legjitimitetit të instrumentit të
kuotës gjinore. Duke parë se sa ngadalë rritet numri i grave në politikë, po rritet gjithnjë e më
shumë kërkesa për më shumë metoda efikase për të arritur balancën gjinore në institucionet

__________________________

65. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.100
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 90

politike. Një mekanizëm i tillë janë kuotat. Prezantimi i sistemit të kuotave për gratë është një
hap cilësor në një politikë me qëllime dhe mjete të përcaktuara saktë. Për arsye të efektivitetit të
saj relativ, shpresat për një rritje dramatike në përfaqësimin e grave duke përdorur këtë sistem
janë të mëdha. Në të njëjtën kohë kuotat ngrenë çështje serioze në disa raste kanë rezistencë të
fortë.

Ç’janë kuotat dhe në ç’mënyre mund të kontribuojnë ato në fuqizimin politik të gruas?

Idea e zbatimit të politikave voluntariste për të feminizuar pushtetin është imponuar që prej 30
vitesh në shumë organizata ndërkombëtare, shpesh nën influencën e matur të militantëve të
çështjes së gruas që punojnë në gjirin e tyre.66Që nga 1979, në kuadrin e CEDAW, OKB nxit
shtetet nënshkruese të adoptonin “masa të përkohshme speciale” në favor të gruas, duke
përfshirë kuotat gjinore për të ndihmuar aksesin e gruas në përfaqësimin politik.

Këto këshilla do të rimerren nga Këshilli i Europës që nga vitet ‘80, nga Komisioni Europian në
vitet ’90. “Aksioni pozitiv” bëhet në shkallë institucionesh europiane, një rrugë e privilegjuar
për të kaluar nga “ barazia e trajtimit” në “ barazi shansesh” midis grave dhe burrave.67 Por
politikat e kuotave janë po ashtu produkt i përpjekjeve dhe luftrave kolektive, bërë kryesisht
nga gratë, në vazhdën e luftrave për të drejtën e votës, të fillim shekullit të XX. Politikat e
kuotave gjinore nuk do të zbatoheshin nëqoftëse ato nuk do të takonin interesat e elitave
politike mashkullore. Këto elita duhet të jenë pro tyre sepse gratë përfaqësojnë 50% të
popullsisë botërore.68 Duke folur për to, do të thotë të evokosh situatën e gjysmës së planetit,
dhe jo fatin e disa yjeve.

Përse të mos testohen edhe gratë në pushtet?

Të dimë nëse gratë e ushtrojnë pushtetin ndryshe. Edhe vetëm për këtë arsye ia vlen kuota.
Zërat pro kuotës kanë dhe shumë arsye të tjera.

______________________________
66.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq
249
67.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq

249

68.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq
25
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 91

Ideja thelbësore e sistemit të kuotave është të rekrutojë gra në pozicione politike dhe të sigurojë
se gratë nuk janë vetëm një pakicë në jetën politike. Kuotat zgjedhore për gratë mund të jenë
kushtetuese, legjislative ose kuota në partitë politike.Thelbi i saj është të rekrutojë gra në
pozicione politike dhe të sigurojë që gratë nuk janë të izoluara në jetën politike. Në disa vende
ajo është aplikuar si një masë e përkohshme d.m.th. deri atëherë sa janë hequr pengesat për
hyrjen e gruas në politikë. Pjesa më e madhe e vendeve që përdorin kuotën nuk e kanë kufizuar
përdorimin e saj në kohë, ato synojnë rritjen e numrit të përfaqësimit të grave.

- Kuotat për gratë nuk diskriminojnë, por kompesojnë barrierat aktuale që ndalojnë
gratë, për ndarje të ndershme të vendeve politike.
- Gratë kanë të drejtën e përfaqësimit të barabartë me burrat se përfaqësojnë më
shumë se gjysmën e popullsisë.
- Jeta politike ka nevojë për eksperiencën e gruas, prezenca e saj më e madhe në
politikë, do të forcojë kulturën e re politike në Shqipëri.
- Gratë janë më të arsimuara se burrat, por kualifikimet e grave nënvleftësohen në një
sistem politik, të dominuar nga meshkujt.
- Pjesëmarrja më e madhe e gruas në parlament tregon shkallën e zhvillimit
demokratik të një vendi.
- Përfshirja më e madhe e gruas në legjislativ, do të bënte më prezent kontributin e saj
në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit.
- Gruaja është më e ndjeshme ndaj problemeve sociale që përjeton vendi. Ajo do të
ndikonte më shumë në zgjidhjen e tyre.
- Pjesëmarrja e gruas në politikë, do të ndikojë më mirë për të luftuar plagë të tilla të
shoqërisë dhe shprehje të diskriminimit të saj si dhuna në familje, ngacmimet
seksuale, trafikimin e grave dhe fëmijëve etj...

Një tregues i rëndësishëm i mjedisit politik është balanca gjinore e strukturës së pushtetit dhe
trupave politikbërëse, balanca e të dy gjinive në vendimmarrje për të siguruar përfshirjen e
grave edhe burrave në proceset e hartimit të politikave, menaxhimit dhe administrimit.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 92

4.3. Gjinia dhe mobilizimi kolektiv

Nëse fusha politike karakterizohet nga një dominim i burrave, i mashkullores, a ka të tjera
hapësira të angazhimit të gruas jashtë kësaj fushe? Të votosh, të angazhohesh në një parti
politike nuk përbën të vetmet mënyra për të ushtruar qytetarinë politike. Që nga krijimi i
shteteve liberale moderne në shekullin e XIX, një pjesë e jetës qytetare është zhvilluar në
kolektiva të tjerë të angazhuar, si sindikata apo shoqata. Këto organizata kanë qenë në qendër të
ngjarjeve protestuese (greva, peticione, manifestime) që e kanë dekoruar jetën politike dhe
influencuar zhvillimin e saj.

Do të sillnim këtu disa akse problematike që vijnë nga literatura mbi gjininë dhe mobilizimet
kolektive, që tregojnë se në ç’pikë gjinia përshkon gjithë dimensionet e veprimit kolektiv. Do të
shohim më pas mënyrën me të cilën gjinia strukturon botën e shoqatave dhe atë të sindikatave.
Më në fund do të interesohemi për një kategori specifike të mobilizimit kolektiv për lëvizjet e
grave dhe ato feministe.

4.1. Mobilizimet kolektive të kuptuara nga gjinia

Angazhimi i dobët në kolektivat militantë për një kohë të gjatë ka gjetur shpjegim tek faktorët e
jashtëm të këtyre kolektivave;

-disponibilitet i dobët i grave për shkak të angazhimeve shtëpiake që peshojnë mbi to

-ndienjë iligjitimiteti dhe inkompetencë

-mungesë interesi për politikën dhe çështje qytetarie.

Ndarja gjinore e punës militante çon në margjinalizimin e grave në gjirin e mobilizimeve


kolektive dhe në padukshmërinë e tyre.

Perspektivat gjinore pasurojnë analizën e tërësisë së aspekteve të jetës të lëvizjes sociale: kushtet
e emergjencës së tyre, mënyra e tyre e organizimit, taktikat e tyre, prodhime simbolike apo
akoma raportet e tyre me mjedisin politik dhe mediatik. Gjinia funksionon në mobilizimet
kolektive, si një gramatikë simbolike, e mobilizuar në mënyrë strategjike, e caktuar nga aktorë të
jashtëm, për të rritur ose reduktuar shanset e suksesit të tyre.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 93

4.3.1 Gjinia dhe angazhimet nëpër shoqata

Në fund të shekullit të XX, gratë janë margjinalizuar në partitë dhe sindikatat, ato investojnë më
shumë në botën e shoqatave. Ky univers është për to më i mbyllur, pikërisht sepse ai ofron
mundësinë e një angazhimi në anë të sferës private dhe asaj publike, për shkaqe që u zgjatin
jetën roleve tradicionale të grave në hapësirën shtëpiake.

Që nga lindja dhe lejimi me ligj i shoqatave edhe brenda tyre është vënë re segregacioni gjinor.
Fushat që kanë të bëjnë me fenë, me problemet sociale dhe edukimin kanë tërhequr shumicën e
grave. Disa shoqata janë ndërtuar mbi bazën e identitetit femëror dhe janë përbërë ekskluzivisht
nga gra. Sektorë të tjerë historikisht kanë tërhequr në masë të madhe ose ekskluzivisht burra, të
tilla si shoqatat profesionale, sportive apo masoneria (llozhat e masonëve kanë qenë të mbyllura
për një kohë të gjatë për gratë). Edhe universi i shoqatave mbetet i ndarë sipas seksit. Burrat
angazhohen më shumë në shoqatat sportive, të zbavitjeve, shoqata në lidhje me jetën
profesionale, apo akoma shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Gratë janë më të shumta në shoqatat e
prindërve të nxënësve, në shoqatat sanitare, sociale, ato të karitasit apo humanitare si edhe ato
religjioze. Studimet cilësore mbi angazhimin në shoqatat “qytetare”(që mbrojnë një kauz)
tregon se gratë tentojnë të angazhohen në distancë në shoqatat “politike”.

Organizatat jo qeveritare janë pjesë komplementare e partive politike. Pa presionin e shoqërisë


civile politika do të humbiste një dimension të rëndësishëm. Shoqëri civile është busull për
politikanin. Por vartësia është reciproke. OJF-të gjithashtu kanë nevojë për politikanët, nëse
puna e tyre nuk do të kufizohet vetëm në parrulla e banderola. Në një shoqëri të shëndoshë
demokratike OJF-të dhe partitë politike punojnë paralelisht duke respektuar plotësisht kushtet e
njëra tjetrës.

Jo vetëm në politikë por edhe në institucionet financiare dhe organizatat ndërkombëtare, dhe
grupe të tjera të fuqishme, burrat vazhdojnë të mbizotërojnë vendet drejtuese. Shifrat tregojnë
se, në shumicën e vendeve, drejtohet politika në mënyrë të tillë që përjashtohet afërsisht gjysma
e talenteve të tyre njerëzore. Jo vetëm në politikë, por edhe në institucionet financiare dhe
organizatat ndërkombëtare, burrat vazhdojnë të mbizotërojnë vendet drejtuese.

Lëvizjet e grave u adresohen anëtareve të tyre si gra, nëna, motra apo vajza. Analizat empirike
tregojnë që lëvizjet e grave ndjekin qëllime të ndryshme. P.sh. gra që mobilizohen si gra për të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 94

luftuar kundër regjimeve autoritare, për të kërkuar paqen apo për të nxitur alfabetizmin e grave
të shtresave sociale të pafavorizuara. Kështu lëvizjet e grave, nuk kanë ndoshta si objektiv
kryesor të veprojnë në favor të grave apo kundër hierarkisë midis sekseve.

4.3.2 Mobilizime për kauzën e grave: lëvizjet feministe

Lëvizjet e grave mund të përkufizohen, sipas Sonya Alvarez, si “ një tërësi lëvizjesh të përbëra
në masë të madhe, por jo domosdoshmërisht nga gra që formulojnë kërkesa ndaj sistemeve
kulturore dhe politike në bazë të roleve gjinore historikisht atribuar grave” 69

Lëvizje feministe quhen lëvizjet që përpiqen për të drejtat e grave.

Sipas historianes Linda Gordon, feminizmin mund ta përkufizojmë si një kritikë ndaj
supremacisë mashkullore e farkëtuar nën dritën e një vullneti për të ndryshuar kursin e tyre.
Vetë kritika, mbështet bindjen që një ndryshim i tillë është i mundur.70

Lëvizjet feministe janë mobilizime kolektive që vendosin feminizmin, apo kundërshtimin e


hierarkisë gjinore, në qendër të axhendës së tyre militante. Që prej kohës që ato kanë dalë në
skenë si ndërmarrje të organizuara në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, lëvizjet feministe janë
përshkruar nga tensione të shumta. Ato n’a ndihmojnë në përkufizimin e kauzës së grave.163. 71

Ndodh shpesh, që lëvizjet feministe, të luftojnë njëkohësisht në favor të grave dhe kauza të tjera,
(mbrojtje e të drejtave të gey, lezbike, mbrojtje e mjedisit, luftë kundër racizmit) dhe renditen në
ideologji të mëdha dominuese (socializëm, liberalizëm, nacionalizëm). Kështu, diferencime të
shumta, që paraprijnë në universin e mobilizimeve kolektive importohen në lëvizjet feministe,
që provokojnë debate mbi përkufizimin e kauzës së grave dhe mbi kategorinë e grave.

Valët e lëvizjeve feministe: sipas historianëve perëndimorë, historia moderne e lëvizjeve feministe

____________________________

69. Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
297

70..Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
297

71. Bereni, L., Les feministes de la deuzième vague, Rennes, PUR, 2012
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 95

ndahet në tri periudha.

Periudha e parë që aktivizohet në fund të shekullit të XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit të
XX-të merrej kryesisht me të drejtën e votimit, punësimit, dhe arsimimit.Objektivi kryesor i saj
ishte të reformonte institucionet, me qëllim që burrat dhe gratë të jenë të barabartë përpara
ligjit. Lëvizja që lindi në vendet e perëndimit duke u nisur nga gjysma e dytë e shekullit te XIX,
u përqëndrua rreth kërkesës të barazisë juridike (civile dhe politike) midis sekseve. Mbasi janë
votuar lëvizjet feministe në shumë vende ato janë zhytur në një fazë tërheqjeje, shpesh e cilësuar
si “thellim i valës”.

Në vitet ’60-‘70, ato njohin një periudhë rinovimi duke implikuar një gjeneratë të re militantesh,
kolektivash të rinj, parullash dhe strategjish veprimi. Një nga qëllimet krysore të këtyre
mobilizimeve të quajtura të valës së dytë, ishte të nxjerrë dimensionin “politik” të çështjeve
tradicionalisht të konsideruara si “private” të tilla si kontraceptivi, aborti, seksualiteti, martesa.
(siç edhe e tregon sllogani emblematik i këtyre luftrave: “personalja është politike”).

Periudha e dytë, që fillon në vitin 1960 dhe vazhdon deri në vitin 1980, merret me të drejtat
ligjore, kulturore dhe rolin e gruas në jetën shoqërore.

Në vitet ‘80, lëvizjet feministe kanë njohur një periudhë demobilizimi dhe të vizibilitetit të
pakët politik. Në gjysmën e dytë të vitit 1990, shumë vende kanë parë lindjen e grupeve të reja
me investime nga militante më të reja (“vajzat” e feministeve të viteve 1970).

Periudha e tretë fillon nga viti 1980 dhe vazhdon deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të
XXI. Gjatë kësaj periudhe vazhduan përpjekjet e periudhës së dytë për të fituar të drejtat që
kishin dështuar dhe nuk ishin realizuar.

Termi “feminizëm” “feministe” së pari u përdor në Francë dhe Hollandë në vitin 1872, në Angli
në vitin 1890, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1910.Vëzhgimi i parimeve të
reja organizacionale (mikse) apo parulla (tematika(queer dhe transgjini, intreseksionalitet) të
shumë nga këto kolektiva çon disa analistë të evokojnë lindjen e një vale të “tretë” të
mobilizimeve feministe .72
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 96

4.4. Përfaqësimi politik në Shqipëri

Gratë shqiptare fituan të drejtën e votës më 1945 dhe bashkë me këtë të drejtë atyre iu njoh edhe
barazia me burrin në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe politikën. Neni 18 i Kushtetutës së
Shqipërisë, (1998) thekson se: “ të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit” Askush nuk
mund të diskriminohet për shkak të; gjinisë, racës, besimit fetar, përkatësisë etnike, gjuhës,
bindjeve politike, fetare a filozofike”që do të thotë se ligjërisht, shanset për t’u angazhuar në
vendimmarrje janë të barabarta.

Gjatë regjimit komunist, gratë zgjidheshin në parlament si përfaqësuese të Partisë. Statistikat


tregojnë një numër të konsiderueshëm të angazhuara në procesin e vendimmarrjes. Në
legjislaturën e viteve 1974-1978, gratë mbanin 35.2 % të numrit total të përfaqësuesve në
parlament që është dhe numri më i lartë i tyre në atë institucion.73

Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në vendimmarrje janë tregues kyç të një shoqërie që ka
përqafuar barazinë midis sekseve në të gjitha sferat e jetës.

Pabarazitë e theksuara mbështeten në nocionin e modeleve thellësisht të stereotipizuara të


grave, vajzave, burrave dhe djemve që i caktojnë autoritet, përfaqësim dhe pushtet publik
aktorit mbizotërues mashkull. Megjithatë, zhvillimi dhe demokratizimi i qëndrueshëm social-
ekonomik mund të arrihet vetëm përmes përpjkejeve fuqizuese dhe emancipuese, të cilat u
garantojnë grave dhe burrave përfaqësim në të gjithë sektorët dhe fushat, në veçanti në ato
vendime që ndikojnë në jetën e tyre.

Çështja e të drejtave demokratike të grave trajtohet vazhdimisht në raportin e BE-së për


progresin vjetor të vendeve. Dokumenti i vitit 2011 komenton se, ndërsa është bërë një farë
progresi në zbatimin e kuotës gjinore, krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2007, “Partitë

__________________________________________

72.Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e èdition, 2012 fq.
266

73.Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Revista “Gaia” 3 fq 16.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 97

politike nuk e kanë respektuar kuotën e kërkesës gjinore, gjë që rezultoi në një nivel të ulët
pjesëmarrjeje të grave.74

Pavarësisht se në Shqipëri gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e elektoratit, ato vazhdojnë të jenë
seriozisht të nënpërfaqësuara si kandidate për poste publike dhe si anëtarë të shërbimeve civile.
Edhe në sektorë me një përqindje të lartë personeli gra, ato kanë kryesisht poste të ulëta dhe
përgjithsisht mungojnë në nivele drejtuese. Një nga faktorët kryesorë që rezulton në modele të
tilla piramidale është socializimi i grave dhe burrave në bazë të stereotipave dhe roleve
tradicionalë gjinorë. Kjo bën që gratë të zenë poste më të ulta dhe më pak të paguara të cilat
ofrojnë më pak mundësi për ecje në karrierë dhe ngritje në detyrë, gjë që i bën gratë të ndihen të
izoluara në ato raste kur janë në poste më të larta. Kjo gjë, po ashtu, përforcon rolet sunduese të
burrave dhe mungesën e përfqaësimit të temave dhe problemeve që lidhen me gratë në
planifikim dhe vendimmarrje.

Masa të përkohshme, si veprimet afirmative dhe kuotat për gratë, trajtojnë dhe synojnë të
përmirësojnë modelet e theksuara dhe shumë të pabarabarta të përfaqësimit. Modelet
tradicionale të punës së shumë partive politike dhe strukturave të qeverisë vazhdojnë të jenë
pengesa për pjesëmarrjen e grave në jetën publike. Megjithatë prania në rritje e grave në politikë
dhe në poste vendimmarrëse në qeveri kontribuon në ripërcaktimin e përparësive politike dhe
pika të reja në axhendën politike. Këto pasqyrojnë dhe trajtojnë shqetësimet specifike gjinore të
grave dhe ofrojnë perspektiva të reja për çështjet e politikës së përfaqësimit gjinor. Kohët
ndryshojnë dhe të qenurit grua nuk përbën më një pengesë të pakapërcyeshme për të pasur
akses në funksionet më të larta politike. A duhet thënë se gratë politike kanë diçka më shumë se
homologët e tyre meshkuj?

A duhet votuar për një grua se është grua?

Në përgjithësi, gratë që janë pro idesë që një grua të zgjidhet, nuk do të votonin kurrë vetëm pse
ajo është grua. A është e nevojshme, në politikë, të dallohen burrat nga gratë, në vend që të
hapet një debat i vërtetë mbi programin e çdo kandidati? A nuk është kjo të reduktosh
udhëheqësit politikë në pamjen e tyre, dhe të shmangësh çështjet e vërteta?

__________________________________________

74.UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.108
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 98

Edhe pse nevojiten studime të mëtejshme lidhur me efektin e kuotave, personalisht jam pro
tyre. E vërteta është se “ethet e kuotës” kanë afektuar botën. Gratë kanë pritur tashmë shumë
gjatë. Gra të kualifikuara, që nuk marrin vlerësimin e duhur, ka në të gjithë botën. Të tilla
shohim plot edhe në realitetin shqiptar. Pozicionet kyçe vendimmarrëse (të ministrit,
zëvendësministrit, drejtorit të kabinetit) u takojnë burrave. Kjo situatë dominuese reflektohet
edhe në organet e tjera drejtuese.

Ajo që bie në sy tek ne është fakti që sa më të larta janë pozicionet vendimmarrëse aq më pak
përfaqësohen femrat aty. Është kjo arsyeja që politika shqiptare, e udhëhequr kryesisht nga
meshkujt, duhet të tejkalojë të ashtuquajturën “politikë të premtimeve”, e cila mbaron aty ku
edhe fillon. Duhet t’i kthehet më me seriozitet çështjes së femrës, duke i dhënë vendin e duhur
si partnere e barabartë në politikë. Për këtë ka nevojë shoqëria shqiptare, e aq më shumë vetë
politika.

Në parlamentin e kaluar nga 140 mandate 23 mbaheshin nga gratë.75Kjo do të thotë se ato
treten si kripa në ujin e një parlamenti burrëror. Edhe si garniturë propagandistike kjo shifër
është mjerane për të na bindur se gruaja shqiptare, gjysma më e virtytshme e popullsisë, është e
vlerësuar në një vend që pretendon qytetërimin europian.

Në parlamentin e ri kemi 24 gra. Shifrat, megjithëse të ulëta, duken më inkurajuese në nivelet e


ulta të administratës dhe shtohen edhe më tej. E njëjta pamje shihet edhe në strukturat
drejtuese të partive politike. Aty ku bëhen politikat për pjesëmarrjen e gruas në politikë,
pikërisht aty ka mungesë kulture politike.

- Në mjedisin tonë mashkullor, shpesh, përdorimi i nocionit “femër në politikë” ngjall


reaksionin se ç’kërkojnë këto femra në politikë?
- duke e konsideruar politikën si një fushë të panjohur për femrën në sytë e
meshkujve shqiptarë.

Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është një hap i rëndësishëm për një qeverisje më të
efektshme, për një politikë më të butë, për të qenë më pranë njerëzve që kanë probleme.

__________________________________
75.UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.100
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 99

Zhvillimi dhe fuqizimi i gruas mund të realizohet vetëm me projekte ambicioze dhe duke
intesifikuar veprimtaritë. Kjo do të çojë rrjedhimisht drejt forcimit të mekanizmave
institucionalë që kanë për funksion të sigurojnë shanse të barabarta për të dyja gjinitë, në
realizimin e politikave përfshirëse gjinore në të gjithë sektorët.

Përfaqësimi politik dhe pjesëmarrja e grave në vendimmarrje. Shqipëri

Përfaqësimi i grave në procesin e vendimmarrjes është një nga kërkesat kryesore që


OSCE/ODIHR-i vazhdimisht u bëjnë qeverive të shteteve të Europës juglindore. 76
Ndërkombëtarët trumbetojnë respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, duke
stimuluar përdorimin e diskriminimit pozitiv me anë të kuotave, si e vetmja rrugëzgjidhje e
arritjes së barazisë gjinore, përfaqësuese në vendimmarrjen shqiptare.

Niveli i ulët i vetëvlerësimit të grave është një faktor tjetër që ndikon në uljen e numrit të
përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Perceptimi për veten, besimi i ulët në aftësitë
profesionale vjen nga mënyra si femra shqiptare rritet dhe edukohet duke i besuar idesë se
vendi i tyre është shtëpia, është familja. Gratë, pjesë e vendimmarrjes, s’po japin një shembull
inkurajues për pjesën tjetër, për të kuptuar se ç’kanë bërë këto gra, diçka për të ndryshuar
situatën, për të inkurajuar vetveten.

Pozicioni ekonomik i grave në tregune e punës, mungesa e një mbështetjeje financiare gjatë
kohës së kandidimit është një ndër arsyet kryesore pse sot femrat nuk marrin pjesë në procesin
e vendimmarrjes.

Le të flasim me terma konkretë:

Parlamenti.

“Kuota prej 30% u vendos për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Nga 140
mandate, gratë morrën 23, ose 16.4% vende në Parlamentin shqiptar. Ky rezultat e vendosi
Shqipërinë në vendin e 82-të (nga 143 vende) në klasifikimn botëror të IPU-së, përpara Malit të
Zi, Rumanisë, dhe më poshtë shumicës së vendeve europiane. Edhe pse është më pak se synimi

______________________
76.Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Revista “Gaia” 3 fq. 14
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 100

30%, ky ishte përfaqësimi më i madh i grave i arritur deri në këtë moment që nga periudha
komuniste. 77

Këshilltarët

Në periudhën para zgjedhjeve vendore të vitit 2011, zbatimi i kuotës 30% u vendos si një çështje
me konsensus të përgjithshëm, e mbështetur nga nja gamë e gjerë faktorësh. Afërsisht 30% e
kandidatëve për këshilltarë, në listat shumëemërore ishin gra. Kjo ëshë një rritje e
konsiderueshme, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, që pjesërisht i atribuohet instruktimeve
intensive dhe veprimtarive mbështetëse të ndërmarra nga OJQ-të vendore, OSBE-ja, dhe NDI-
ja gjatë periudhës parazgjedhore. Prej tyre , 31.5% ishin gra dhe 68.5% ishin burra. U morrën
6600 mandate, 12.2% nga gratë dhe 87.3% nga burrat. Krahasimi i shifrave absolute të grave
këshilltare, të zgjedhura në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe 2011 tregon se pak progres është
bërë. Përqindja e grave këshilltare të zgjedhura ishte 10 % në vitin 2007, gjë që tregon një rritje
prej vetëm 25 në vitin 2011. 78

Kryetarët e bashkive

Në zgjedhjet vendore të majit 2011, kishte 22 kandidate femra për kryetare të njësive vendore
prej të cilave 11 kandidate për kryetare bashkie. Nga grupi i femrave kandidate, u zgjodhën 5
kryetare bashkish dhe 2 kryetare komunash. Ndonëse në vitin 2011 numri i grave të zgjedhura
në zonat urbane u rrit pak, krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2007, pati një rënie të
dukshme në numrin e grave të zgjedhura në nivel lokal. Numri i përgjithshëm i grave të
zgjedhura në këto poste ra nga 2.4% në vitin 2007 në afërsisht 1.4% në vitin 2011. 79

Pjesëmarrja politike e grave.

Pjesëmarrja e grave dhe vajzave si votuese në zgjedhjet vendore të vitit 2011 u përllogarit me
50.2% të të gjithë votuesve. Në këto zgjedhje gratë dhe vajzat u konsideruan si një elektorat me
peshë të caktuar. Përqindja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave ishte e lartë (afërsisht 50%) në të
gjitha rrethet e vëzhguara, çuditërisht, në Tiranë (47.6%), në zonat rurale 46.8%. Nuk ekzistojnë

________________________________________
77.UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.100

78. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.101
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 101

të dhëna të krahasueshme monitoruese ndaj gjinisë për vitet e mëparshme andaj krahasimi me
pjesëmarrjen e votueseve femra nuk mund të bëhet. 80Ajo që mud të thuhet është se shkalla e
pjesëmarrjes së grave ishte po aq e lartë, apo edhe më e lartë, krahasuar me atë të burrave.

Media

Media luan një rol të rëndësishëm në përçimin e mesazheve për gratë si vendimmarrëse,
udhëheqëse, kandidate dhe qytetare të ligjshme, të barabarta me burrat. Artikujt për kandidatet
femra, në periudhën parazgjedhore, ndiqen me shumë kujdes. Që nga viti 2009, ka një prirje
shumë pozitive të medias, për të pasqyruar drejt e në mënyrë më pozitive gratë kandidate. Kjo
është bërë e mundur prej rritjes së ndërgjegjes gjinore të gazetarëve, marrëveshjes në kuadër të
bashkëpunimit midis unionit të gazetarëve dhe OJF-ve që punojnë për barazinë gjinore,
trajnimit të gazetarëve, fushatave të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për kuotën 30%.

Për herë të parë, çështjet e barazisë gjinore dhe nevoja për rritjen e numrit të grave në poste
drejtuese, u shprehën hapur në periudhën parazgjedhore vendore të vitit 2011, në shumë
komente dhe artikuj të gazetave kryesore të vendit.81

Demokracia e një vendi, përparimi i një shteti, civilizimi i një shoqërie, përcaktohet nga vendi
që gruaja ka në to. Në Shqipëri politika vazhdon të mbetet e dominuar nga burrat. Përfshirja e
grave nuk është ende në nivelet e duhura. Në qendër të programeve për Shqipërinë, organizatat
jo-fitimprurëse, vendase dhe të huaja, është përfshirja e gruas në politikë.

Sot gratë janë bërë të suksesshme në shumë sfera të jetës, s’ka qenë e lehtë, por ato ia kanë dalë.
Burra dhe gra kanë aftësi të njëjta për të gjykuar dhe vepruar, zgjedhin të dy të veprojnë, kanë
njëlloj kurajon për të vendosur dhe kapërcyer kufij. Meqë është kështu përse nuk mund të kenë
njësoj vend edhe në politikë?

Gratë mund të jenë më shumë, duke mbështetur njëra tjetrën. Vetëm kështu problemet e tyre
bëhen prezente, vetëm kështu ato do të gjejnë zgjidhje. Ato duhet të mbështesin gratë me

__________________________

79. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.103
80. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.104
81. UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri 2011. fq.106
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 102

kapacitet dhe potencial, për të pasur më shumë akses në vendimmarrje. Kjo duhet parë jo si
privilegj por si e drejtë e meritë e tyre.

4.5. KONKLUZIONE

Analiza e raportit gjini-politikë ka nxjerrë në pah dallimet midis aktiviteteve dhe sjelljeve
politike të burrave dhe grave, proceset e diferencimit dhe hierarkisë midis sekseve, mënyrat e të
menduarit dhe praktikat e politikës qarkullojnë edhe sot nën paraqitje neutrale formale, një
vizion të caktuar të raporteve gjinore dhe i caktojnë, i tronditin ato. Nxjerrja në pah e e
dimensionit gjinor të hapësirës politike lejon të kuptohet si pabarazitë midis burrave dhe grave
që (ri)prodhohen në gjirin e shoqërisë.

Universi politik është një nga fushat, ku raportet gjinore riafirmohen, rikonfigurohen dhe
ndonjëherë edhe kontestohen. Në këtë kapitull kemi treguar që rendi modern politik është
ndërtuar duke u mbështetur në një ndarje gjinore midis sferës publike ku burrat kanë pasur për
një kohë të gjatë monoplin dhe sferës private ku gratë kanë qenë pjesë përbërëse për një kohë të
gjatë).

Studimi i përfaqësimit politik nga pikpamja gjinore na çon të bëjmë diagnostikimin e


nënpërfaqësimit të gruas, të studiojmë faktorët kryesorë, dhe të prezantojmë modalitetet e
paktit të politikave të kuotave dhe të barazisë që janë adoptuar në shumë vende për të ndrequr
situatën. Kemi nxjerrë në pah mobilizimet kolektive dhe theksuar specifikat e mobilizimeve
feministe dhe femërore. Më në fund, eksplorimi i ndërhyrjeve të shtetit nga pikpamja gjinore
na ka çuar nga njëra anë të nxjerrim në dritë vetëkuptueshmëritë dhe efektet gjinore të politikave
të ndryshme publike dhe, nga ana tjetër në prezantimin më specifik të politikave të promovimit
të barazisë gjinore.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 103

II. PJESA e dytë


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 104

KAPITULLI 1

ARSIMI DHE GJINIA

1.1 Shkolla dhe mësuesi institucione që duhet të ndërtojnë një edukim të qëllimshëm
gjinor

“ Të gjithë kemi detyrim që të gjejmë zgjedhje dhe mundësi për ata që s’kanë pasur asnjëherë të tilla:
arsimim për vajzat që u është mohuar; mbrojtje ndaj të abuzuarve, në shtëpi, apo në vendin e punës;
mbrojtje për bashkëshortet dhe nënat që kanë vuajtur heshturazi; mundësi për pushtet të vërtetë politik
dhe ekonomik, për gratë në çdo vend. Nëse do ta arrijmë këtë, do të krjojmë një botë më të mirë për fëmijët
tanë, si për vajzat dhe djemtë”82

Arsimi është një instrument, me rëndësi të jashtëzakonshme, përmes të cilit mund të arrihet
ndryshimi social. Ai nuk lidhet vetëm me sigurimin e shkollave të mjaftueshme, teksteve dhe
mësuesve të kualifikuar por edhe me një kontekst të caktuar social, i cili duhet të shihet si një e
drejtë e të gjithëve, ku individët kanë mundësi të përmirësojnë mirëqënien e tyre sociale,
ekonomike dhe të marrin pjesë në jetën publike.Niveli arsimor është një tregues i rëndësishëm
që flet edhe për statusin e grave dhe vajzave në shoqëri. Ai ndihmon në fuqizimin e pozitës së
grave, zhdukjen e hendekut midis burrave dhe grave, në shfrytëzimin e mundësive social-
ekonomike. Është shumë e rëndësishme që edukimi të konsiderohet si një pikënisje potenciale
për të sfiduar stereotipat gjinorë që kontribuojnë në një shoqëri të padrejtë.

Ai duhet të shihet si komponent i rëndësishëm i integrimit gjinor për çdo strategji kombëtare.
Përmes tij mësohen mentalitete dhe sjellje të reja që sigurojnë barazpeshë gjinore dhe sfidojnë
paragjykimet dhe stereotipat. Përmes studimit të lëndëve të shkollës, mjeteve didaktike,
teksteve shkollore, përmes vlerësimit të sjelljeve të mësuesve, secili mund të arrijë në
konkluzione mbi sjelljen dominuese dhe nevojën për ndryshim. Arsimimi i gruas dhe të drejtat
e barabarta me burrat e mundësojnë ndryshimin. Arsimimi i gruas është i rëndësishëm se:

• rritet produktiviteti i tyre, duke rritur të ardhurat dhe ulur varfërinë;

__________________________

82.Mesazh nga administrator i PNUD, Mark Malloch Brown, 8 mars 2003


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 105

• promovohet barazia gjinore brenda familjes dhe hiqen barrierat, kufizimet në rolin
vendimmarrës.
• gratë e shkolluara rritin fëmijë më të shëndetshëm dhe më të edukuar.

Shkolla duhet të marrë përgjegjësinë e domosdoshme për të treguar qartë se të dyja gjinitë kanë
vlera të barabarta në shoqërinë e sotme, prandaj vëmendja duhet drejtuar tek politikat arsimore
që udhëheqin shkollën.

A janë këto politika të ndjeshme ndaj problemit të përkatësinë gjinore?

Sipas studiueses së mirënjohur Kamla Bhasin, jo domosdoshmërisht arsimi sjell në vetvete


drejtësi gjinore:

“Shumë shpesh vetë arsimi është patriarkal, ai justifikon, përjetëson dhe s’merr parasysh pabarazitë mes
burrave dhe grave. Analizat e librave shkollorë dhe literaturës për fëmijë kanë treguar paragjykime
gjinore, në favor të burrave. Këto paragjykime vazhdojnë pothuajse në të gjitha disiplinat akademike”. 83

Futja e çështjes gjinore në arsim, ndihmon në rrënjosjen graduale të vlerave të barazisë gjinore
në këtë fushë, sjell shpresë për barazi gjinore në mbarë shoqërinë, ndihmon përpjekjet për
eliminimin e stereotipave gjinorë. Shkolla, mbetet një nga institucionet sociale të mirë-
organizuara, me strukturë të brendshme, që mund dhe duhet të ndërtojë edukim të qëllimshëm
dhe strategjik me theks gjinor. Veçanërisht, cikli i mesëm i shkollimit, që përkon me “moshën
kulmore” të zhvillimit të të rinjve duhet ta identifikojë edukimin gjinor të të rinjve, si
domosdoshmëri. Kjo sepse:

• Shkolla dhe mësuesi përmes dijes shkollore, kanë potencialin e nevojshëm për të
transmetuar te të rinjtë, përqasje të çështjeve gjinore që lidhen me retrospektivën
historike dhe projeksionet e së ardhmes.
• Shkolla dhe mësuesi janë institucionet që mund dhe duhet ta “qeverisin” edukimin gjinor
në të gjitha kuptimet, në të gjitha dimensionet.

_________________________________________

83.Botimi i Qendrës së gruas, Kamla Bhasin; “Të kuptosh përkatësinë gjinore”, Tiranë 2003 fq. 33
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 106

• Shkolla dhe mësuesi ndihmojnë ballafaqimin e nxënësve me integrimin dhe barazinë


gjinore si me: të drejtat e njeriut, qytetarinë, dhunën në familje, integrimin europian,
median, shëndetin riprodhues, zhvillimin e karrierës, mjedisin etj.

1.1.1. Ndërgjegjësimi i aktorëve të shkollës së mesme lidhur me problemet gjinore.

Rolet gjinore janë të lidhura ngushtë me mënyrën si edukohen njerëzit, jo vetëm në familje, por
edhe në shkollë. Vajzat dhe djemtë e së sotmes janë gratë dhe burrat e së nesërmes. Ata duhet të
formohen mirë për të ardhmen duke mos lejuar edukimin e deformuar gjinor të tyre. U duhet
dhënë mundësi mësuesve dhe nxënësve për të përmirësuar reagimin dhe qëndrimin ndaj
pabarazive, diskriminimit gjinor, ndaj dhunës dhe viktimave të saj, për të mos i riviktimizuar
ato më tej. Është koha që edukimi në shkolla, veçanërisht në atë të mesme, të merret seriozisht
me çështje të një edukimi të tillë gjinor që të pengojë dhunimin e të drejtave dhe të integritetit të
grave dhe vajzave në mjedise publike e private.

Në kushtet reale të së sotmes duhet rritur maksimalisht ndërgjegjësimi i aktorëve në shkollat e mesme
lidhur me mosdiskriminimin e gruas dhe trajtimin e saj në mënyrë të barabartë me burrin..

Mësuesit e shkollës së mesme luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e interesave dhe
pritshmërive të vajzave në hapat për të ardhmen. Mësuesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për
rolin që luajnë në formimin gjinor si edhe ndikimin në zgjedhjen e karrierës së nxënësit. Shkolla
mund të përforcojë dhe nxisë stereotipat gjinorë, në mënyrë direkte apo të tërthortë.

Mësuesit duhet të ndërgjegjësohen për ndikimin që mund të kenë tek nxënësit e tyre lidhur me
orientimin e tyre në lëndët shkollore. Ndodh që djemtë nxiten të fokusohen në lëndët ekzakte
dhe e kundërta për vajzat. Ata duhet ta kthejnë në bindje të nxënësve të tyre faktin se, arsimi
shkencor dhe teknik duhet të jetë i barabartë për të dy grupet në mënyrë që të shmanget
kanalizimi i hershëm i zgjedhjes së karrierës.“Shkolla dhe mësuesi në ciklin e mesëm, munden
pasi në dorën e tyre është një dokument formal me fuqi kushtetuese, kurrikula lëndore, e cila
krijon të gjitha mundësitë e nevojshme për të ofruar edukimin gjinor, dhe orientimin drejt një
karriere të suksesshme”. 84

___________________________

84. Qendra Aleanca për Zhvillim “Përkatësia Gjinore” libri për mësuesit. Tiranë 2010 fq.14
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 107

Sa është përfshirë perspektiva gjinore në kurrikulën e shkollës së mesme? A kanë librat


shkollorë përmbajtje që reflekton qasje të ndjeshme drejt aspekti gjinor? Sa ka ndryshuar gjendja
në kapërcimin e paragjykimeve me bazë gjinore në procesin mësimor? Sa janë mësimdhënësit të
përkushtuar ndaj çështjeve gjinore në punën e tyre të përditshme? A janë ata të ndjeshëm ndaj
çështjeve që shoqëria dhe media i identifikon si pabarazi gjinore? A mbajnë ata qëndrim ndaj
diskriminimeve gjinore? A diskutojnë ata mbi tabu dhe stereotipa gjinore? A merren ata me
ndjenjat e nxënësve të tyre? Sa ndihmojnë ata në përzgjedhjen e profesionit të ardhshëm? Sa ka
ndryshuar gjendja në aspektin e tejkalimit të paragjykimeve me bazë gjinore në procesin
mësimor?

Këto janë disa prej pyetjeve që ky punim është përpjekur t’u japë përgjigje nëpërmjet
hulumtimit. Ai synon të tregojë se shkolla dhe mësuesi janë institucione që duhet të ndërtojnë
edukimin gjinor, të tregojë sa i shëndetshëm është mjedisi shkollor i mesëm në formimin e
identitetit gjinor, të identifikojë si edukim të qëllimshëm gjinor:

- dimensionin lidhur me kuptimin për veten, si djalë dhe si vajzë, edhe për tjetrin,
- identifikimin e roleve sociale,
- identifikimin e stereotipave me origjinë gjinore,
- repertorin e sjelljeve të të rriturit, “konservuar” nga shoqëria ndër dekada, që jetohen
nga djemtë dhe vajzat.

Të gjitha këto çështje duhet të bëhen çështje qendrore të edukimit që ndihmojnë në ndërtimin e
kuptimit dhe të respektit për veten. Ai etiketon si edukim të qëllimshëm gjinor nevojën për më
shumë emancipim për gjimnazistet dhe gjimnazistët, nevojë e cila duhet të ndihet në mënyrë të
pandërprerë si një këmbanë e demokracisë mbi shkollën e mesme.

Ai do të perceptojë, si një edukim të qëllimshëm e të drejtë gjinor, edukimin e së ndryshmes, së


natyrshme tek djemtë dhe vajzat, prandaj edhe duhet me çdo kusht të vijë si i tillë pra i
QËLLIMTË.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 108

1.2 Kuptimi mbi kurrikulën

Termi “kurrikulum” apo “kurrikul” u identifikua së pari nga Novak, më 1960, në një tekst
pedagogjie, të shkruar në anglisht.85Është e vështirë të japësh një përkufizim të prerë për
kurrikulën, se dhe në vetë literaturën perëndimore ndeshen përcaktime të ndryshme e shpesh
herë konfuze. Në përpjekjet e bëra për ta përkthyer atë, janë përdorur fjalë apo perifrazime, që
kanë të bëjnë me aspekte të veçanta të saj, si program, kurs, përmbajtje, instruksion, aktivitete
mësimore etj. D.Nolku, në librin e tij “Bazat e kurrikulave” shkruan: “Kurrikula i referohet
përmbajtjes dhe qëllimeve të një programi edukimi (arsimimi) së bashku me organizimin e
tij”.86

Glothern, kurrikulën e cilëson si një “plan të hartuar për të udhëhequr të mësuarit në shkollë, i
shprehur në dokumenta dhe i zbatuar në klasë”. Siç shihet, të dy përcaktimet janë mjaft të
hapura. Emërues të përbashkët kanë përfshirjen në të jo vetëm të planeve të dokumentuara, por
edhe realizimin e tyre. Ndryshe nga planet, programet e tekstet, kurrikulat karakterizohen nga
një konceptim më liberal apo më fleksibël të procesit të edukimit (arsimimit) në shkollë.
Filozofia e kurrikulave e sposton vëmendjen nga një dokument burokratik në një procedurë
vendimmarrëse, e cila shkon paralel me ndjekjen e akteve zyrtare.87

Përmbajtja e kurrikulave është e gjerë. Aty përfshihet përcaktimi i përmbajtjes, qëllimeve dhe
objektivave të përgjithshëm arsimore, për cikle apo nivele të ndryshme; për lëndë të veçanta
apo dhe grupe lëndësh; metodat dhe mjetet që do të përdoren gjatë procesit mësimor si edhe
sistemi i vlerësimit, (teste, provime).

Kurrikula u përgjigjet pyetjeve: “Kush?”(subjekti i arsimimit apo i edukimit); “Si?” (metodat


dhe mjetet); “Në ç’masë?”(vlerësimi i rezultatit); pra, gjithçka që ka të bëjë me procesin e të

_______________________________

85. Instituti i Studimeve Pedagogjike; Reforma Arsimore në Vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Tiranë, 1995 fq. 44

86. Instituti i Studimeve Pedagogjike; Reforma Arsimore në Vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Tiranë, 1995 fq. 46
87.Po aty.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 109

mësuarit; ndaj dhe me kurrikul shpesh nënkuptohet vetë përmbajtja e këtij procesi. Për pasojë,
edhe kur flasim për reformim të kurrikulave do të nënkuptojmë reformimin e gjithë elementëve
që, në tërësinë e tyre, përbëjnë procesin e edukimit (arsimimit).

Kurrikula përbën tërësinë e strategjive mësimore të planifikuara për t’u zbatuar në shkollë,
drejtime, fusha, përvoja njerëzore, që janë dije të dobishme dhe objekt themelor i të mësuarit në
shkollë e që skicohen në planet e programet mësimore. Vlerat e kurrikulave konceptohen ose si
mjete të arsimit të nxënësve (lëndët, tekstet, programet, punët praktike, aparati pedagogjik,
mjetet mësimore) ose si qëllim i arsimit (rezultatet përfundimtare që do të arrihen në përfundim
të një niveli kryesor shkollimi).

Për të shmangur ndonjë keqkuptim Glothern propozon disa emërtime, për lloje të ndryshme kurrikulash:

* Kurrikul e rekomanduar: dokumenti hartuar nga Ministria e Arsimit, një grup pune, instituti
apo këshilli kombëtar, ku janë parashtruar zgjidhjet më të mira për problemet e mësipërme, pa
statusin e ligjit.

* Kurrikul e shkruar apo zyrtare: e detyrueshme për t’u zbatuar për një shkollë, nivel apo sistem
arsimor kombëtar të caktuar.

* Kurrikul e mësuar: gjithë veprimtaria mësimdhënëse e mësimnxënëse në klasë; organizimi


dhe realizimi i saj.

* Kurrikul e mbështetur : tekstet, koha e zbatimit, mësuesit dhe niveli i përgatitjes së tyre si dhe
çdo gjë që duhet për zbatimin e kurrikulit të shkruar.

* Kurrikul e testuar: kurrikul e shkruar, e shndërruar në test; provimet dhe mjetet e tjera të
kontrollit.

* Kurrikulat synojnë cilësinë e edukimit (arsimimit) dhe shndrimin e njohurive të marra në


shkollë në mënyrë jetese.

Pra kurrikula vjen si një sistem objektivash të përshkallëzuara, që duhen arritur nga nxënësit në
fund të periudhave të caktuara të shkollimit, nëpërmjet një sistemi të organizuar formash,
mjetesh dhe metodash.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 110

Përmes kurrikulës, nxënësit ballafaqohen me sfidat e ndryshme që u mundëson realiteti.


Kurrikula ka të bëjë me faktin se ç’duhet të dinë dhe ç’duhet të jenë në gjendje të bëjnë nxënësit,
cilat vlera duhen kultivuar, si të aftësohen ata për bashkëjetesë dhe tolerancë, si të japin
ndihmesë në mënyrë aktive për mirëqënie shoqërore dhe vetiake.

Brezi i ri, i sotëm, që po jeton në një tip tjetër shoqërie, kërkon përgatitje të re, me aftësi,
shkathtësi të reja, të përshtatshme për një shoqëri demokratike, të barabartë për të dyja gjinitë,
në kushtet e ekonomisë së tregut. Si e tillë, kurrikula është themeli mbi të cilin ngrihet procesi i
arsimimit, thelbi i çdo procesi reformimi tërësor apo të pjesshëm të arsimit.

Zhvillimi dhe reformimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar në vendin tonë, bazohet në një
sërë dokumentesh thelbësore, të cilat pasqyrojnë politikat dhe strategjitë arsimore për të
ardhmen. Ajo u përgjigjet ndryshimeve shoqërore e ekonomike dhe ripërtërihet në bazë të
ndryshimeve sipas ligjeve të brendshme të zhvillimit të saj.

Ndryshimet që ndodhin vazhdimisht në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, të


lidhura me ato që ndodhin në nivel rajonal dhe global, të para në kontekstin shkollor,
kushtëzojnë drejtimet, përmbajtjen, ritmet, thellësinë dhe gjerësinë e zhvillimeve arsimore dhe
veçanërisht të ndryshimeve kurrikulare.

Në tekstet dhe materialet mësimore, stereotipat gjinorë të lëndëve dhe profileve janë akoma të
pranishëm, për këtë arsye kërkohet promovimi i kurseve e profesioneve që nuk konsiderohen si
tipike për vajzat e djemtë, që në moshë të hershme.

Për momentin, ekziston një skelet kurrikule për arsimin parauniversitar, që është i ndjeshëm
ndaj çështjes së gjinisë. Miratimi i teksteve parauniversitare që bazohet në kritere të barazisë
gjinore dhe programe trajnimi për mësuesit është i ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore.
Janë shtuar module dhe kurse mbi barazinë gjinore, janë nxitur kërkimet gjinore dhe ka edhe
një program masteri për studimet gjinore. 88

_____________________________
88.Un women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. Fq.69
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 111

1.3. Kurrikula e gjimnazit

Gimnazi është hallka më e rëndësishme e shkollimit të individit. Prej aty, nxënësit hedhin hapat
drejt së ardhmes prandaj mësimdhënësit duhet të krijojnë hapësirat e nevojshme për zhvillimin
dhe fuqizimin e potencialit intelektual të tyre. Menaxhimi i gjimnazit është një sfidë, e cila
kërkon përkushtim e lodhje. Nëpërmjet punës së mësimdhënësve, nxënësit e këtij cikli, duhet të
mësojnë se e nesërmja u përket atyre që e meritojnë atë, atyre që dinë të marrin përgjegjësi si
anëtarë të shoqërisë dhe si pjesëtarë të familjes së sotme, detyra dhe përgjegjësi jo më
tradicionale.

Gjimnazi përdor strukturën e re kurrikulare te shtetit shqiptar. Programet dhe realizimi i tyre
është konform gjithë udhëzimeve të Ministrise se Arsimit e të Shkencës.

Sfida e sotme në gjimnaz nuk është vetëm përfitimi i njohurive të reja, por vënia e tyre në
funksion të formimit të personalitetit qytetar të nxënësit, me synimin qe t’i sigurojnë atij
zhvillimin maksimal etik, intelektual, fizik, social dhe estetik.

Kurrikula e re mbështetet në një dokumentacion ku përfshihen; Korniza kurrikulare, Standardet


e fushave të të nxënit, Programet lëndore, Udhëzuesi për zbatimin e kurrikulës së re dhe
Udhëzuesi sipas fushave lëndore dhe lëndëve.

-Synimet e saj janë të edukojë të menduarit kritik dhe krijues, menaxhimi i informacionit, aftësia
e të punuarit në grup, etj.

Do të analizojmë programet e kurrikulës bërthamë dhe asaj opsionale të gjimnazit.

- kurrikula bërthamë, është e detyrueshme për të gjithë nxënësit,


- opsionale, është ajo që përzgjidhet nga nxënësit sipas interesave të profilizimit të
tyre.

Kurrikula e gjimnazit ka për qëllim:

- Të sigurojë zhvillimin etik, intelektual, fizik, social, estetik të nxënësit gjatë gjithë
jetës, që t’u përshtatet ndryshimeve, të ketë vetëbesim, të dijë të punojë në grup dhe
që të jetë i gatshëm të ofrojë përpjekjet e tij për mirëqenien, përparimin, lirinë e
demokracinë e vendit.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 112

Kurrikula e gjimnazit synon të pajisë nxënësit me njohuri, aftësi dhe qëndrime që t’i bëjnë të
mundur të realizojnë:
- rritjen e mirëqenies vetjake (aspekti vetjak);
- ndihmesën për shoqërinë (aspekti shoqëror);
- kontributin në zhvillimet ekonomike dhe publike të vendit (aspekti ekonomik).

Synimi në aspektin vetjak, rritja e mirëqenies vetiake kërkon që individi:

- Të njohë anët e tij të forta dhe të dobëta.

- Të ketë besim tek vetja.

- Të njohë të drejtat e tij dhe t’i mbrojë ato.

- Të ketë nën kontroll ndjenjat dhe sjelljet e tij.

- Të njohë përgjegjësitë ndaj vetes dhe t’i përmbushë ato.

- Të praktikojë një mënyrë të shëndetshme jetese.

- Të përshtatet ndaj ndryshimeve.

- Të vendosë për veten ambicie të larta dhe të mundshme.

- Të sigurojë mirëqenien e vet shoqërore.

- Të sigurojë mirëqenien e vet ekonomike.

Kurrikula e gjimnazit synon dhe aftësimin në aspektin shoqëror.

Për një shoqëri të shëndoshë demokratike, që respekton individin, vajzat e djemtë, burrat dhe
gratë, kurrikula e gjimnazit synon të aftësojë nxënësit:

- Të njohin të drejtat e individëve të tjerë, t’i respektojnë dhe t’i mbrojnë ato.

- Të njohin e respektojnë të drejtat shoqërore të komuniteteve dhe t’i mbrojnë ato.


(familja, shkolla, vendi i tij dhe më gjerë).

- Të punojnë në grup.

- Të jenë tolerantë dhe të arrijnë kompromise.

- Të mbajnë një qëndrim të hapur, të pavarur e kritik ndaj ideve të reja.

- Të mirëkuptojnë larminë e kulturave shoqërore.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 113

- Të shfaqin interes të vazhdueshëm ndaj ndryshimeve shoqërore.

- Të mbajnë qëndrim pozitiv ndaj përmirësimeve shoqërore.

- Të ndihmojnë në përmirësimet shoqërore të komuniteteve (familje, shkollë, atdhe


dhe më gjerë).

- Të ushtrojnë forma demokratike në ndërveprimet shoqërore.

Vetëm si të tillë ata, vajzat dhe djemtë, do të jenë anëtarët e një shoqërie të drejtë, që mbart
brenda saj barazi e drejtësi gjinore, respekt për veten dhe tjetrin, ndjeshmëri ndaj diskriminimit
dhe shtypjes së të drejtave dhe lirive të gruas.

Synimi në aspektin ekonomik:

Formimi i njeriut me mentalitet të ri do t’i shërbejë si duhet familjes dhe shoqërisë. Është
domosdoshmëri të kemi njerëz që: bëjnë zgjedhje të suksshme ekonomike, të karrierës, që
kuptojnë përgjegjësitë e tyre ndaj familjes, shtetit, rajonit, që shfaqin interes ndaj politikave dhe
nismave ekonomike si edhe që kuptojnë nevojat e brezave.
Kurrikula e gjimnazit synon që nxënësi:

- Të bëjë zgjedhje të suksesshme ekonomike;

- Të bëjë zgjedhje të suksesshme të karrierës;

- Të njohë përgjegjësitë për mirëqenie ekonomike të komuniteteve që u përket


(familja, shteti, rajoni dhe më gjerë) dhe t’i përmbushë këto përgjegjësi;

- Të njohë përgjegjësitë për mbrojtjen e mjedisit dhe t’i përmbushë ato;

- Të ketë interes ndaj politikave dhe nismave ekonomike të komunitetetit;

- Të kuptojë nevojat e brezave të ardhshëm dhe të kontribuojë në përmbushjen e tyre.

Kurrikula i ndihmon nxënësit të bëhen qytetarë aktivë dhe bashkëpunues, nëpërmjet


mësimdhënies, organizimit të jetës kolektive, marrëdhënieve me jetën jashtë shkollës etj. Këto
aktivitete synojnë transmetimin e dijeve, u mësojnë nxënësve qëndrimet bazë të ndershmërisë
qytetare dhe kërkimit të së vërtetës, shpirtin kritik dhe vigjilencën ndaj të gjitha formave të
manipulimit dhe totalitarizmit. Ajo duhet të kultivojë tek ata sensin e drejtësisë, e barazisë
midis njerëzve, vajzave dhe djemve, burrave dhe grave.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 114

Duke ofruar formim të përgjithshëm, gjimnazi është institucion që ze një vend ndërmjetës në
sistemin shkollor. Midis arsimit të detyruar, që i bindet një logjike të unifikimit dhe arsimit të
lartë, që i bindet një logjike të specializimit, gjimnazi realizon formimin e të rinjve në
perspektivën e një diversiteti progresiv.

Veç kësaj gjimnazi duhet të ndihmojë edhe në formimin e mirë gjinor. Vajza e djem që
respektojnë njëri tjetrin mbushin gjimnazet tona. Vajza e djem që ndihmojnë e mbështesin njëri-
tjetrin përshkojnë rrugën nga arsimi i detyruar drejt arsimit të lartë. Është momenti më i mirë
për t’i larguar ata nga deformimet gjinore, sepse aty krijohen lidhje, promovohet liria, iniciativa,
vetëvlerësimi, vetëbesimi dhe respekti për veten.

Aty promovohet më lehtë se kudo kurajua dhe aftësia për të realizuar idetë dhe marrë vendime.
Aty, më shumë se kudo, ndihmohen të rinjtë të jenë mëndjehapur, të disiplinuar, të angazhuar
të gatshëm për t’u treguar të përgjegjshëm. Aty mund të mësohen të rinjtë se të drejtat dhe
detyrat shkojnë së bashku.

Kështu ne besojmë se gjimnazi i ndihmon ata të bëhen qytetarë të pavarur, të zotë në përmbushjen e
detyrave në shërbim të familjes dhe shoqërisë.

Kurrikula bërthamë e shkollës së mesme është një dokument i rëndësishëm që u ofron


mësuesve, udhëzime për zbatimin e programeve arsimore. Kurrikula që është dokument i cili
zbatohet në praktikën pedagogjike shkollore, duhet ta ketë në konsideratë perspektivën gjinore,
në objektivat, qëllimet synimet sipas grup-programeve lëndore.

Lëndët sociale dhe humane, si letërsia, artet, trashëgimia kulturore, biologjia, historia,
gjeografia, edukimi qytetar, ekonomia, kanë hapësira të mjaftueshme për të prekur çështjet e
edukimit gjinor.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 115

1.3. Analiza e programeve të kurrikulës së gjimnazit nga këndvështrimi gjinor


• Rubrika “Arte” 10,11,12

Në Lëndët “Art pamor” për klasat 10-12; “Historia e artit shqiptar” klasa 10; “Muzikë” për
klasat 10-12, “Teatër” për klasat 10-12; “Kërcim” 10-12; thuhet:

- Këto lëndë i ndihmojnë nxënësit të vlerësojnë botën në mënyrë krijuese dhe kritike. Arti
edukon ndjenjat, imagjinatën, shpirtin njerëzor, humanizmin, dashurinë dhe lirinë. Në
mënyrë të veçantë teatri u jep mundësi të rinjve të edukohen me frymën e respektit
reciprok për njëri-tjetrin.
- Përmes studimit të kësaj lënde, nxënësit mësojnë të njohin veten dhe të tjerët, duke
përmbushur në këtë mënyrë kontributin në zhvillimin personal të tyre.

Këto lëndë edukojnë, disiplinojnë shpirtin njerëzor, ndjenjën e humanizmit, dashurinë, frymën
liridashëse e demokratike, respektin për veten dhe të tjerët, duke realizuar kështu objektiva që
ndihmojnë edukimin e drejtë gjinor. Njerëz me të tilla tipare nuk do të bëheshin kurrë të ashpër,
ndëshkues, dhunues apo më keq akoma vrasës.

Në këto programe kur fjalitë shkruhen në njëjës, fjalët nxënësi dhe mësuesi shkruhen: nxënës/i-
ja dhe mësues/i-ja.

Në fund të programit shkruhet :

“Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore,
racore dhe fetare”. Kjo fjali, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i referohet edhe gjinisë.

• Rubrika “Edukimi fizik dhe sportet” 10, 11, 12.

Kurrikula e edukimit fizik të gjimnazit ka objektiv: të zhvillojë dhe stimulojë tek nxënësit një
shëndet të plotë fizik, psikologjik, shpirtëror dhe shoqëror, të formojë aftësi dhe shprehi
lëvizore të vlefshme për jetën, një model të jetës aktive. Edukimi i të rinjve me të kuptuarit dhe
të jetuarit me grupin, me ndarjen e përgjegjësisë dhe suksesit, edukimi i të rinjve me respektin
ndaj rregullave të lojës sportive, përbëjnë në vetvete një model të respektit ndaj rregullave
demokratike të jetës qytetare
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 116

Në program përshkruhen edhe kërkesat e lëndës së edukimit fizik ndaj lëndëve të tjera si:
Biologjisë, Fizikës, Arteve,Qytetërimit. Të përzgjedhim ato ku synohet që nxënësi:

- të njohë etapat e zhvillimit të qenieve humane, femra-meshkuj,

- të shpjegojë ligjet themelore të trashëgimisë gjenetike në fushën e edukimit fizik e të sportit.

-të perceptojë dhe të shpjegojë konceptet: individ, shoqëri, grup shoqëror, përgjegjësi e individit
ndaj grupit dhe anasjelltas.

- të dijë ç’është rregulli, të njohë rregullat dhe rregulloret, ligjin dhe respektin për të, të
respektojë veten të tjerët

Këto synime indirekt i orientojnë të rinjtë drejt një komunikimi gjinor të adhuruar. Të edukuar
me rregullin, me ligjin, respektin për veten dhe tjetrin ata do të jenë të denjë për familjen,
shoqërinë, kombin.

Edhe këtu nuk mungon fjalia përmbyllëse: “Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar
parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare”.

• Rubrika “Karriera dhe aftësimi për jetën”

Lëndët “ Aftësimi për jetën” për klasat 10-12; “Edukimi për karrierën” për klasat 11-12;

Programi i lëndës “Aftësim për jetën”. (klasat 10-12)

Aftësitë për jetën janë një grup kompetencash psiko-sociale dhe ndërvetjake që i ndihmojnë
nxënësit të marrin vendime të mirëinformuara, të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë
kritike dhe krijuese, të komunikojnë në mënyrë të efektshme, të ndërtojnë marrëdhënie të
shëndetshme intelektuale dhe emocionale me të tjerë, si edhe të ndërtojnë jetën e tyre në mënyrë
të shëndetshme dhe të sigurt. Kompetenca shumë të nevojshme për të respektuar barazinë
gjinore, për të evituar diskriminimin dhe dhunën gjinore. Sërish themi se të tilla cilësi e
ndihmojnë individin të bëhet njeriu i duhur për familjen dhe shoqërinë.

Në objektivat e përgjithshme të lëndës në fund të gjimnazit nxënës/i-ja duhet:

- të gjykojë dhe të përzgjedhë mënyra të shëndetshme dhe të sigurta jetese;


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 117

- të parashikojë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të alternativave, vendimeve që lidhen


me shëndetin dhe sigurinë për veten dhe të tjerët.
- të listojë strategjitë e parandalimit të sjelljeve të rrezikshme dhe veprimtaritë e jetës së
përditshme.

Këtu shfaqen elementë që lidhen me edukimin e shumë çështjeve gjinore.Gjatë zhvillimit të


kësaj lënde nxënës/i-ja ushtrohet paraprakisht për të marrë vendime të rëndësishme për
sigurinë, shëndetin, aftësohet të hedhë hapa të sigurt në mjedisin e madh dhe të larmishëm ku
ai jeton. Nxënës/i-ja ushtrohet:

- të përcaktojë problemin
- të vendosë qëllime
- të shqyrtojë alternativat e zgjedhjes
- të shqyrtojë pasojat, vështirësitë dhe faktorët lehtësues
- të dallojë vlerat
- të marrë vendime për të vepruar për veten, familjen dhe për komunitetin
- të vlerësojë rrjedhojat e veprimit të tij

Kjo nuk është një lidhje direkte me çështjet gjinore, por një orientim, një ndihmesë për edukimin
gjinor të të rinjve si njerëz dhe familjarë të zotë.

Nënlinja “Edukim shëndetsor” synon të zhvillojë tek nxënësit njohuri dhe aftësi mbi
dimensionet e shëndetit (mirëqënies) fizik, social, emocional dhe intelektual, në mënyrë që të
bëjnë zgjedhje të drejta për shëndetin e tyre.

Ky edukim do t’i ndihmojë ata të menaxhojnë ndjenjat dhe emocionet, të përballojnë streset; të
njohin proceset e riprodhimit njerëzor, problemet e abuzimit seksual, kultivimin e ndjenjës së
kontrollit gjë që do t’i ndërgjegjësonte të rinjtë për risqet që vijnë nga realiteti në të cilin ata
jetojnë.

Në fund të klasës së dhjetë vihen re synime që ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë formimin


gjinor. Për më konkretisht i kërkohet nxënësit që:

- Të evidentojë faktorët që ndikojnë në shëndetin e njeriut (trashëgimia dhe prirja ndaj


disa sëmundjeve )
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 118

- Të diskutojë për ndikimin e stereotipave, si: gjumi, higjiena, stresi, marrëdhëniet sociale,
familjare dhe ekonomike etj;
- Të ndërmarrë veprime për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të të tjerëve.

Nënlinja “Edukim shëndetsor” vjen si një orientim për çështje të rëndësishme si: seksi,
seksualiteti, rreziqet ndaj HIV/SIDA, SST-të, shtatzënitë në adoleshencë, abortet etj…

Në fund të këtij moduli nxënës/i-ja duhet:

- të dallojë seksualitetin nga seksi (seksualiteti si pjesë e rëndësishme e njeriut, përfshin të


gjitha ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e gruas ose burrit, të qenit tërheqës dhe i
dashuruar, si dhe të qenit në një marrëdhënie që përfshin afërsi seksuale dhe aktivitet
fizik, seksual);
- të njohë zhvillimin seksual gjatë cikleve të ndryshme të jetës;
- të vlerësojë presionet e brendshme dhe të jashtme për t’u bërë seksualisht aktiv, të
demonstrojë strategji për t’u rezistuar presioneve;
- të rendisë faktorët që përcaktojnë një rrezik të mundshëm për infektimin me HIV/SIDA,
SST dhe të një shhtatzënie të padëshirueshme;
- të analizojë prirjet e përqindjeve të shtatzënisë të adoleshenteve, lindjet në adoleshencë
dhe lindjet jashtë martesore, duke përqëndruar vëmendjen në modelet martesore, e
normat seksuale, praktikat kontraceptive, rrezikshmërinë e abortit dhe raportin e lartë të
tij tek adoleshentët në raport me numrin e popullsisë;
- të parashikojë se si bindjet fetare dhe kulturore, teknologjitë aktuale e të përparuara
ndikojnë në shëndetin riprodhues dhe seksual;
- të hulumtojë çështjet që lidhen me orientimin seksual;
- të hulumtojë çështje të shëndetit riprodhues dhe seksual te femrat dhe meshkujt, të
diskutojë rëndësinë e edukimit shëndetsor parandalues (p.sh të bërit nga gratë e testeve
të gjoksit, mitrës dhe e testikujve nga burrat, për problemet tumorale).

Në trajtimin e temës mbi HIV-SIDE është i rëndësishëm fakti se tabutë e djeshme thyhen hapur
dhe udhëhiqen nga objektiva të qarta të kurrikulës së gjimnazit. Sot trajtohen tema mbi të cilat
nuk guxohej të flitej aspak me gjimnazistët e dikurshëm.

Këto njohuri i ndihmojnë nxënësit:


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 119

- të bëjnë dallimin midis HIV/SIDE dhe SST-ve.


- të kuptojnë dhe argumentojnë pse duhen vonuar në kohë marrëdhëniet seksuale;
- të njohin pasojat e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël, e marrëdhënieve të
pambrojtura.
- të njohin mjetet mbrojtëse që duhet të përdorin për të shmangur këto pasoja.

Edhe tek kërkesat e lëndës “Aftësimi për jetën” ndaj lëndëve të tjera si “Gjuhës shqipe”,
“Biologjisë”, “Matematikës”,”Kimisë”, ndaj “Arteve” dhe “Qytetarisë” i kërkohet gjimnazistit të
shkruajë, lexojë dhe komunikojë informacione rreth çështjeve që lidhen me aftësimin për jetën.

Edhe në këtë rast ai merr njohuri për jetën, seksualitetin, për shkaqet e sëmundjeve, për
problemet që shkakton alkooli dhe drogat, merr njohuri për ndërtimin dhe funksionin e
organeve gjinore, femërore dhe mashkullore, për zhvillimin embrional të fetusit etj.

Ai edukohet të mbajë qëndrim kritik ndaj sjelljeve që dëmtojnë shëndetin, sigurinë vetjake dhe
cilësinë e jetës shoqërore.

Nuk mungon as fjalia: Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë
gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare.

Lënda “Edukimi për karrierën”, klasat 11-12, që përbëhet nga kapitujt:

- Hulumtimi i karrierës; Planifikimi/vendimmarrja për karrierën;


Planifikimi/vendimmarrja për sipërmarrjen u mëson nxënësve se:

formimi i karrierës është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës. Ai fillon në familje, zhvillohet gjatë
periudhës së shkollimit, përvojave të punës dhe njehsohet me aftësinë e individit për të marrë
vendime për të ardhmen e tij, në përshtatje me statusin e kualifikimit dhe me ndryshimet në
tregun e punës.

Kjo lëndë synon: të zhvillojë tek nxënësi aftësi për të zbuluar mundësitë e karrierës, si dhe për të
vetëvlerësuar interesat dhe prirjet e tyre me qëllim vendimmarrjen për shkollimin/trajnimin e
mëtejshëm dhe punësimin, për të qenë pjesëtarë funksionalë të shoqërisë. Kjo u kërkohet si
djemve dhe vajzave.

Në përfundim të zhvillimit të lëndës “Edukimi për karrierën”, nxënës/i-ja duhet:


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 120

- të menaxhojë njohuritë, e marra për hulumtimin, planifikimin dhe vendimmarrjen për


karrierë;
- ta shohë familjen, shkollën, biznesin si burime që ndikojnë në karakterin personal dhe në
planifikimin e karrierës;
- të fitojë njohuri, shprehi dhe ekspertizë nga një gjerësi burimesh me qëllim përmbushjen
e qëllimeve të paracaktuara nga vetë ai/ajo për planifikimin e karrierës.
- Të hulumtojë dhe planifikojë karrierën duke analizuar detyra dhe raste të suksesshme
nga jeta e të rriturve, bota e punës dhe sipërmarrja;
- Të vlerësojë në mënyrë kritike, në përputhje me interesat, prirjet dhe cilësitë vetjake,
mundësitë e tij/saj për karrierën duke marrë parasysh konsumin dhe buxhetin personal,
shëndetin dhe përgjegjësitë sociale, si dhe prirjet e tregut të punës;
- Të planifikojë hapat për karrierën bazuar në vendimmarrje

Kjo tërësi objektivash ndihmon si vajzat dhe djemtë në vendimmarrjen për një karrierë të
suksesshme. Është e rëndësishme që të ndihmohen të rinjtë drejt karrierës, por më e
rëndësishme është që të orientohen drejt profesionesh të së ardhmes, pa bërë dallime gjinore.

Edhe vajzat duhen orientuar drejt teknologjisë, informatikës, inxhinierive etj.

Linja “Hulumtimi i karrierës” ndihmon që në përfundim të klasës 11-të nxënës/i-ja:

- të njohë legjislacionin e punës, kushtet, kohën e lejuar të punës, pushimet, të drejtat dhe
detyrimet e palëve në punë.
- të njohë ndikimin e profesioneve të ndryshme në organizimin e jetës së përditshme;
- të paraqesë përvoja nga pjesëtarët e familjes ku duket ky ndikim.

Linja vetëvlerësimi:

Vetëvlerësimi është i rëndësishëm sidomos tek vajzat. Ndryshe nga djemtë ato kanë një
vetëvlerësim të ulët dhe mosbesim në forcat e tyre. Që të vogla, ato mësohen që sukseset e tyre
të mos ia dedikojnë vetes por të tjerëv, më të rriturve, si prindërve, mësuesve etj. Për këtë arsye
ato kanë nevojë për vetëvlerësim. Prandaj me të drejtë mund të themi se vetëvlersimi ndihmon
në edukimin gjinor.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 121

Objektivat e kësaj linje lidhen me gjininë, tregun e punës dhe segmentimin gjinor të tij, ndikimin
e sensualitetit, seksualitetit, intimitetit në raport me profesionet e zgjedhura, stilin e veshjes,
paraqitjes, sjelljes në mjediset e punës.

Në përfundim të këtij programi nxënës/i-ja duhet

- të identifikojë interesat dhe dëshirat personale për profesione të ndryshme


- të bëjë vetëvlerësimin në lidhje me dëshirat dhe interesat që lidhen me këto profesione
- të vlerësojë aftësitë dhe prirjet personale të nevojshme për profesionet e zgjedhura
- të vlerësojë ndikimin e rolit gjinor në profesionet e zgjedhura
- të njohë eksperienca që lidhen me ndikimet e rolit gjinor në tregun e punës
- të identifikojë aspekte të sensualitetit, seksualitetit, intimitetit në profesionet e
zgjedhura;
- të paraqesë nëpërmjet shembujve ndikimin e sensualitetit, seksualitetit, intimitetit në
profesionet e zgjedhura;
- të vlerësojë profesionet që ka zgjedhur duke bërë dallimin mes objektivitetit dhe
paragjykimit.

Nxënësi i edukuar me ndjenjën e vetëvlerësimit duhet;

- të njohë anët e dobëta dhe të forta personale në raport me aftësitë sipërmarrëse;


- të identifikojë mundësitë personale për realizimin e një veprimtarie sipërmarrëse.

Lidhja e lëndës “Edukimi për karrierën” me lëndë të tjera nxjerr në pah edhe elementë të
edukimit gjinor. Në objektivat e lëndës “Edukimi për karrierën” dhe “Matematika” thuhet se:
nxënës/i-ja duhet: të aftësohet për veprime matematikore në funksion të llogaritjes së buxhetit
familjar dhe personal. Në këtë mënyrë të dyja gjinitë aftësohen për t’u bërë administrues të
mirë të buxhetit vetiak, familjar apo dhe shoqëror.

Lënda e matematikës i përgatit nxënësit të interpretojnë tabela, grafikë diagrama statistikore që


lidhen me prirjet e tregut të punës dhe punësimit.

Në këtë mënyrë përgatitet një individ (djalë-vajzë) që do të dijë të mbajë përgjegjësitë në familje,
në rolin e bashkëshortit apo edhe bashkëshortes dhe të ecë përpara në tregun e punës.

Si tek “Edukimi për karrierën” dhe në lëndën “Qytetari” nxënës/i-ja aftësohet:


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 122

- të përdorë konceptet e familjes dhe komunitetit për të bërë analiza të ndryshme;


- të përdorë forma të ndryshme komunikimi
- të vlerësojë mendime të tjetrit pa e paragjykuar atë
- të dialogojë, të dëgjojë, të tërheqë opinione, të shprehë pikëpamje, të jetë tolerant, të
mos paragjykojë, të njohë dhe shfrytëzojë mentalitetin familjar dhe të komunitetit në
ndihmë të planifikimit të karrierës.

Këto synime ndihmojnë në mënyrë indirekte edukimin gjinor. Ato kanë për qëllim, synojnë
aftësimin e individit për një komunikim të mirë kudo, në familje, shkollë, shoqëri.

Lidhja “Edukimi për karrierën” me “Njohuri për ekonominë” kanë si objektiv të përbashkët të
ndihmojnë nxënës/it-et të njohin tregun e punës dhe faktorët që ndikojnë në të.

Lidhja mes “Edukimi për karrierën” dhe “Biologjisë” konsiston në njohjen e pasojave të
dëmshme që sjell përdorimi i drogës, alkoolit, duhanit, HIV-it, shtatzënitë e padëshirueshme,
abuzimi seksual etj.

Nuk mungojnë emërtimet e gjinisë femërore; kur fjalitë shkruhen në njëjës nxënësi dhe mësuesi
shkruhen: nxënësi/i-ja dhe mësues/i-ja.

Edhe këtu shfaqet fjalia përmbyllëse: “Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar
parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare” .

• Shkencat e natyrës “Kimi”10,11, “Fizikë” 10, 11. “Biologji” 10, 11

Shkencat e natyrës përfshijnë lëndët: kimi, fizikë, biologji.”

Lënda kimi, fizikë nëpërmjet dijeve që përcjell tek nxënësi luan një rol të rëndësishëm në
formimin e tyre. Ky formim i ndihmon ata të bëhen të vetëdijshëm për drejtimin që do të
zgjedhin në jetë.

Për shumë nxënës, përveç rolit që kanë në aspektin social, mjedisor, ekonomik, lëndët e
mësipërme duhen parë si lëndë kyç për karrierën e tyre në jetë. Duhen parë si orientime për
djemtë po aq edhe për vajzat. Mësuesit duhet të këmbëngulin që t’i nxitin të dyja gjinitë t’i duan
këto lëndë dhe t’u kushtohen edhe në të ardhmen duke zgjedhur profesione që bazohen mbi to.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 123

Mësuesit duke edukuar dëshirën, përkushtimin për këtë lëndë i ndihmojnë ata të orientohen
drejt profesioneve që mbështeten në këto shkenca p.sh.: biologji, kimi, mjekësi, fizikë, inxhinieri
etj.

P.sh. lënda e biologjisë i jep nxënësit konceptet bazë të anatomisë së njeriut, faktorët gjenetikë
dhe mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut etj.

Objektivat sipas linjave dhe nënlinjave renditen si objektiva që kanë të bëjnë direkt me
edukimin gjinor dhe konkretisht tek linja “Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni" thuhet:

-përmes kësaj linje të gjithë nxënësit fitojnë njohuri, për trashëgiminë dhe transmetimin e
tipareve nga prindërit tek pasardhësit.

Në fund të klasës së 10 nxënës/i-ja mësojnë se:

- si gjenet që ndodhen në të njëjtin çift kromozomik, në një kromozom janë të lidhura;


- organizmat kanë një numër karakteristik kromozomesh, ku çifti i tyre përcakton seksin e
individit.
- informacioni trashëgues ndodhet në gjene të cilat janë të lokalizuara në kromozome.
- diskutimi në grup për problemet e kancerit të gjirit, të testikujve etj. është i
rëndësishëm.

Tek studimi i organizmit (anatomia fiziologjia e njeriut) nxënës/i-ja njihen me anatominë e


njeriut, organet e trupit, funksionet e tyre etj. Nxënësit njihen me

- funksionin e sistemit të riprodhimit mashkullor;


- ndërtimin dhe funksionin e qelizës seksuale mashkullore (spermatozoidi=gameta
mashkullore)
- ndërtimin dhe funksionin e sistemit të riprodhimit femëror;
- ndërtimin dhe funksionimin e qelizës seksuale femërore (veza=gameta femërore)
- ovulacionin dhe ciklin menstrual te femra;
- pjekurinë seksuale dhe shtatzëninë;
- fazat e zhvillimit të zigotës, fetusit dhe lindjen e fëmijës.
- llojet e kontraceptivëve dhe metodat kontraceptive.
- abortin dhe mbrojtjen e sigurt;
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 124

Ky edukim mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i shërben edhe çështjes së përkatësisë gjinore.
Në Shqipëri, për shkak të normave kulturore e shoqërore tradicionale, gratë janë rrallëherë të
gatshme për të negociuar seks të sigurt ose të refuzojnë seksin e padëshiruar. Gjithashtu
ekzistojnë njohuri të kufizuara për metodat kontraceptive dhe planifikimin familjar.89

Këto njohuri ndikojnë në edukimin gjinor të të rinjve.

Nuk mungojnë emërtimet e gjinisë femërore; kur fjalitë shkruhen në njëjës nxënësi dhe mësuesi
shkruhen: nxënësi/i-ja dhe mësues/i-ja.

Edhe këtu është prezente fjalia përmbyllëse: “Zbatimi i programit duhet të bëhet duke
respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare” që shihet direkt e
lidhur me çështjet gjinore.

• Shkencat shoqërore

Lëndët: Qytetari, 10-11; Histori e qytetërimit botëror, 10-11

Qytetari 10-11 Misioni i lëndës “Qytetari” është zhvillimi i aftësive që lidhen me sjelljen
shoqërore si:

- aftësitë komunikuese
- aftësitë për të bashkëpunuar
- për të debatuar, për të negociuar dhe për të bërë kompromise
- aftësitë për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet
- aftësitë për të shpallur të drejtat vetiake, pa shkelur të drejtat e të tjerëve;
- aftësitë për të marrë përsipër përgjegjësi, përkushtim ndaj vlerave të njohura si:

përkufizimi ndaj vlerës së mirëkuptimit të ndërsjelltë, të bashkëpunimit, të mirëbesimit dhe të


solidaritetit, ndaj luftës kundër racizmit, paragjykimeve dhe çdo forme të diskriminimit.

Tek kapitulli 1: “Ligji dhe ne”, thuhet se ligji është rregullatori i tërë veprimtarisë njerëzore, në
të gjitha fushat dhe se ne duhet të jemi përgjegjës për zbatimin e tij.

_____________________________
89.PNUD, Përgatitur nga Edlira Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni dhe Edit Olah. “Udhëzues i Integrimit
Gjinor” Tiranë 2004
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 125

Për të argumentuar këtë sillen shembuj nga jeta e përditshme, raste të shkeljeve të ndryshme
ligjore pasojat që sjell kjo tek individi për familjen dhe shoqërinë. Vetë nxënësit demonstrojnë
qëndrimet e tyre ndaj shkeljes së normave, ligjeve që kanë pasoja negative për individin dhe
shoqërinë.

Tek linja 2; “Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut” nxënësit njohin rolin dhe rëndësinë
e Kushtetutës si ligj themeltar i shtetit.

Linja 3 i kushtohet familjes, e etiketuar si qeliza bazë e shoqërisë që ofron dashuri, mbrojtje,
edukim. Nxënës/i-ja mësohet dhe edukohet ta shohë familjen si pjesë të rëndësishme të
familjes, shoqërisë, të njohë, vlerësojë rolin e familjes, ligjet që rregullojnë marrëdhëniet
familjare, problemet e familjes së sotme, të njohë shkaqet dhe pasojat e tyre. Të mbledhë fakte,
të parashikojë pasojat.

Këto njohuri i ndërgjegjësojnë të rinjtë për rëndësinë që ka familja, rregulli brenda saj,
marrëdhëniet dhe komunikimi i mirë mes anëtarëve të saj.Kjo njohje është e rëndësishme dhe e
domosdoshme para se ata të bëhen përgjegjës për të.

“Shkolla” vjen nëpërmjet linjës 4 me rëndësinë e arsimimit për jetën e individit.

- me të drejtën për arsimim.


- me ligjet për mbrojtjen dhe kujdesin për fëmijët, të drejtat e fëmijëve
- me shembuj për mosrespektimin e të drejtave të tyre
- me shembuj për respektimin e të drejtave të fëmijëve në botë;
- me shembuj për problemet, pasojat, qëndrimet, politikat, ligjet e ndryshme;

Tek linja 6 “Rritja e fëmijës, ndryshimet” nxënës/i-ja njohin

- ndryshimet fizike dhe psikologjike që pëson njeriu para adoleshencës (10-14 vjeç)
- problemet me të cilat përballet në jetën e përditshme me bashkëmoshatarët dhe te
rriturit.
- problemet shpirtërore me të cilat përballet në jetën e përditshme, në familje, shkollë e
shoqëri.

Një tjetër linjë që u vjen në ndihmë problemeve gjinore është edhe linja 9 “Shëndeti” që i
ndihmon të rinjtë të njohin:
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 126

- dëmet që shkaktojnë droga, alkooli, duhani, etj dhe


- mënyrat si të mbrohen nga rreziqet dhe sëmundjet.

Lënda Qytetari klasa 11

Tek linja “Informimi” paraqiten rrugët, format e ndryshme të informimit sot, rëndësi e tij por
edhe problemet dhe pasojat e tyre në jetën e fëmijëve dhe të të rriturve. Aty theksohen edhe
ndikimet e ndryshme të qëndrimeve të medias në jetën e çdo inidividi, fëmijë apo i rritur.

Lënda : Histori e Qytetërimit botëror

Klasat 10-11. Lënda “Histori e qytetërimit botëror” synon përmes studimit të historisë të ngrejë
vlerat themelore qytetare si tolerancën, mirëkuptimin, të drejtat e njeriut, demokracinë duke
kontribuar kështu në rritjen e personalitetit të individit, në përgatitjen e tij për jetën.

Kjo lëndë u jep nxënësve njohuri mbi zhvillimin historik të shoqërisë, mbi dallimet mes
shoqërisë matriarkale dhe asaj patriakale. Këto njohuri i ndihmojnë ata në perceptimin e drejtë
të shoqërisë së sotme, në përcaktimin e tipareve patriarkale që ajo ruan ende, në vlerësimin e
konferencës së Helsinkit për promovimin dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut;

• Rubrika Teknologjia

Lënda: Teknologji e Informacionit dhe komunikimit (TIK) për klasat 10,11,12

Njohuritë e përdorimit të kompjuterit dhe programeve aplikative të informatikës sot janë


domosdoshmëri në çdo fushë të jetës dhe bazë për një punësim të ardhshëm. Kjo lëndë, do t’u
sigurojë nxënësve mundësinë të fitojnë njohuri të reja në fushën e informatikës dhe të thellojnë
njohuritë e fituara. Në shkollën tonë ky edukim dhe stimulim për lëndën e informatikës njëlloj
si për vajzat dhe për djemtë. Mësuesit, prindërit, edukatorët në përgjithësi, duhet të nxitin edhe
më tepër vajzat të orientohen në fushën e informatikës.

Nuk mungojnë emërtimet e gjinisë femërore; kur fjalitë shkruhen në njëjës nxënësi dhe mësuesi
shkruhen: nxënësi/i-ja dhe mësues/i-ja.

Edhe këtu nuk mungon fjalia përmbyllëse: “Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar
parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare” që shihet direkt e lidhur me
çështjet gjinore
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 127

• Gjuha shqipe dhe letërsia klasa 10, 11,12

Gjuha shqipe dhe letërsia është themeli i procesit të të nxënit, i komunikimit, i formimit të
identitetit personal e kulturor, si dhe i krijimit të marrëdhënieve shoqërore.

Objektiva të kësaj lënde që lidhen me edukimin gjinor janë ato që kërkojnë nga gjimnazisti:

- të identifikojë stereotipet gjinore, etnike etj, në forma të ndryshme mediatike;


- të vlerësojë besueshmërinë e përmbajtjes së mesazheve të ndryshme mediatike;
- të zbulojë nënkuptimet që fshihen pas imazheve statike grafike (fotografi, pikturë,
skulpturë etj).
Me fjalë të tjera të ndihmojë individin të orientohet drejt medias, publiciteteve, reklamave duke
u aftësuar për të zbuluar ekzagjerimet e mesazheve të tyre.

1.4. KONKLUZIONE

Vitet e fundit po zbatohen reforma të thella në shkollat e arsimit të mesëm. Këto iniciativa të
reja, të guximshme dhe sfiduese janë përpjekje që po i japin shkollës më shumë autonomi, liri
profesionale dhe vendimmarrje. Përgjegjësitë e shkollës janë të mëdha. Shkolla është vendi ku
edukohet qytetaria demokratike dhe synohet të formohen të rinj e të reja që të përballojnë me
sukses çdo sfidë. Sot shkolla ka një përmbajtje të re. Ajo zbaton dhe zhvillon një kurrikul të
përafërt dhe konkurruese me atë europiane. Kurrikula bërthamë dhe ajo me zgjedhje, projektet
kurrikulare, veprimtaritë dhe aftësitë ndërkurrikulare janë elemente të qarta të reformimit të
përmbajtjes së shkollës sonë.

Në programet mësimore të lëndëve të “Kurrikulës bërthamë të gjimnazit” për klasat 10-12 diku
në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe diku të tërthortë, nëpërmjet synimeve, objektivave të
përgjithshëm, objektivave sipas linjave apo kërkesave të lëndëve të caktuara ndaj lëndëve të
tjera vihet re se: programet “Edukimi fizik”, “Karriera dhe aftësimi për jetën” “Shkenca
Shoqërore” kanë synime, objektiva të qarta që duhet të ndikojnë ndjeshëm në edukimin dhe
formimin gjinor të të rinjve. Këto programe tregojnë kujdes të veçantë ndaj edukjimit të drejtë
gjinor. Brenda tyre spikatin orientime që ndihmojnë mësuesit dhe nxënësit gjimnazistë t’i
kthejnë sytë nga problemet gjinore sepse aty, të rinjtë informohen, dhe edukohen me shprehi
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 128

për jetën, duke u aftësuar për të nëpërmjet orientimit drejt profesioneve dhe karrierës në
mënyrën më të drejtë, sepse shkolla duhet të marrë përgjegjësinë e domosdoshme për të
shpjeguar qartë se vajza e djem janë të barabartë, janë të aftë dhe mund të kontribuojnë njëlloj
në ndërtimin e jetës së tyre apo edhe asaj sociale në përgjithësi.

Perspektiva gjinore duhet të mbetet një zgjedhje e rëndësishme, me prioritet brenda institucionit
shkollor, i cili duhet të shihet si një komponent i fuqishëm në integrimin gjinor.

Mësuesit duhet të ndërgjegjësohen për rolin që duhet të luajnë lidhur me edukimin e roleve
gjinore tek nxënësit e tyre.Veçanërisht mësuesit e shkollës së mesme duhet të flasin më shpesh
dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet gjinore. Duke pasur në dorë kurrikulën
lëndore, ku përfshihen objektiva të qarta mbi problemet kryesore gjinore, ata duhet të flasin në
përputhje me synimet sipas programeve duke bërë interpretimet e duhura, hapur, jashtë çdo
kompleksiteti apo mentaliteti.

Ata duhet të luftojnë duke mbajtur qëndrimin e duhur kundër çdo padrejtësie, pabarazie,
diskriminimi apo mentaliteti të gabuar gjinor. Ata duhet të prodhojnë të rinj që kanë flakur tej
çdo model negativ të së shkuarës.

Kurrikula e gjimnazit e udhëhequr nga objektiva sipas programeve lëndore synon të pajisë
secilin nxënës me njohuri, aftësi dhe qëndrime të cilat t’i bëjnë të mundur të njohë anët e forta
dhe të dobëta të tij, të kuptojë të drejtat dhe t’i mbrojë ato, të kontrollojë ndjenjat dhe sjelljet, të
jetë tolerant dhe të arrijë kompromise, të përshkruajë zhvillimin seksual, të njohë rreziqet e SST-
ve dhe SID-ës, të bindet për vonesën e marrëdhënieve seksuale duke qenë i kujdesshëm në
ndërmarrjen e hapit drejt tyre.

Po ashtu mësuesit të orientuar nga programet lëndore që kanë objektiva të qarta lidhur me
çështjet gjinore dhe orientimin drejt karrierës, duhet të dinë të udhëheqin të rinjtë në
planifikimin e hapave të tyre drejt vendimmarrjes për profesionet e së ardhmes. Ata duhet të
krijojnë së fundmi bindjen se: të gjithë duhet të udhëhiqemi në mënyrë të vazhdueshme nga ligjet si
rregullatorë të veprimtarisë njerëzore në të gjitha fushat.

Duhet theksuar që të gjithë programet e kurrikulës, objektiva, synime, qëllime marrin jetë vetëm
nëse mësuesit e lëndëve përkatëse u referohen atyre me këmbëngulje dhe përkushtim të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 129

vazhdueshëm. Objektivat e kësaj kurrikule orientojnë çdo nxënës drejt vendimmarrjes dhe
karrierës profesionale.

Kujdes: çdo qëllim, synim, objektiv merr jetë vetëm në sajë të mësuesit, kur ai udhëhiqet nga to
dhe i zbaton me përkushtim të vazhdueshëm.

KAPITULLI 2
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 130

GJIMNAZISTËT PËRBALLË EDUKIMIT GJINOR

2.1 Përfshirja gjinore në institucionin shkollor të mesëm

Matja standarte për të vlerësuar barazinë gjinore në sektorin e arsimit bëhet duke marrë në
konsideratë numrin e studenteve femra në krahasim me numrin e studentëve meshkuj. Kjo
është një matje që përdoret në të gjithë botën. Në shumë vende të botës që konsiderohen vende
në zhvillim, regjistrimi i studenteve femra është shumë prapa regjistrimit të studentëve
meshkuj.Objektivi është arritja e një balance midis regjistrimit të femrave dhe meshkujve. Në
disa vende europiane, të konsideruara vende të zhvilluara, ndryshimi midis shkallës së
regjistrimit të femrave dhe meshkujve është shumë i vogël. Kjo është e vërtetë në disa nivele
arsimimi. Në të njëjtën kohë, kur flasim rreth shkallëve të barabarta të regjistrimit, kjo shpesh
fsheh pabarazi në fusha të caktuara të studimit dhe arsimimit.

-Tek ne, është realitet fakti që regjistrimi i femrave është më i vogël se ai i djemve në fusha të
tilla si teknologjia e informacionit, inxhinieria etj. dhe regjistrimi i meshkujve në shkencat
humane, edukim, kulturë, punë sociale dhe madje ndonjëherë edhe në mjekësi mbetet më i
vogël se i femrave.

Duke analizuar të gjithë studentët me kohë të plotë në universitet tona, në tetë fusha të mëdha
studimi, spikat një ndarje e theksuar gjinore e preferencave në varësi të roleve tradicionale
gjinore. E provuar kjo edhe me përqindjet e regjistrimit në universitete të ndryshme, femrat janë
më të kufizuara në vendimet e tyre dhe përzgjedhin kryesisht studime në shkencat humane.
Studentet femra përbëjnë 735 të të regjistruarve në arsim, 68% në mjekësi dhe 615 në shkencat
humane dhe arte.

Nga ana tjetër, studentët meshkuj përbënin 70% të atyre të regjistruar në inxhinieri. 90

Numri i studentëve meshkuj në shkenca, informatikë dhe matematikë, si dhe në studime të


lidhura me shërbimet, ka ardhur duke u rritur.

_______________________________

90.Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. Fq.62
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 131

Përsa i përket arsimit profesional, kanalizimi i vajzave dhe djemve në lëndë dhe studime tipike
për “femra” dhe “meshkuj” nxit ndarjen e theksuar gjinore të profesioneve në tregun e punës që
ofrojnë paga më të ulëta dhe shanse më të pakta karriere në jetë, duke kontribuar dukshëm dhe
negativisht në hendekun e pagave midis femrave dhe meshkujve. Megjithatë në fund të
shkollës së mesme, një përqindje e lartë vajzash marrin diploma krahasuar me djemtë.91

Gjatë viteve të fundit ka pasur një prirje të meshkujve që largohen nga shkolla pasi përfundojnë
arsimin e detyruar ose në fillim të shkollës së mesme. Kjo gjë mund të shpjegohet me faktin se
nxënësit meshkuj ndërpresin studimet për të hyrë në tregun e punës apo për të emigruar.92

Prirja e kufizuar e regjistrimit të femrave në arsimin profesional është e njëtrajtshme në të gjithë


Shqipërinë. Regjistrimi i vajzave në këtë arsim ka ardhur duke u ulur. Me sa duket, arsimi
profesional nuk paraqet mundësi tërheqëse për vajzat që të vazhdojnë arsimimin pas
përfundimit të nivelit të shkollë së mesme. Pjesa më e madhe e kurseve të ofruara në shkollat
profesionale janë në të ashtuquajturat “profesione meshkujsh”, si p.sh. tregti industriale,
elektromekanikë dhe ndërtim, e për rrjedhojë tërheqin kryesisht interesin e djemve. Profilet
profesionale tepër gjinore dhe profesionet në tregun shqiptar të punës pasqyrohen gjithashtu në
ndjekjen e kurseve nga nxënësit, kjo gjë ndjek stereotipat tradicionalë gjinorë dhe përforcon
ndarjen tradicionale gjinore në punë.

Prirja shoqëruese e rezultateve të larta të vajzave në arsim pasqyrohet dhe në numrin më të lartë
të studenteve femra në universitete. Fenomeni vihet re njëlloj si në zonat rurale ashtu edhe në
ato urbane, dhe ndryshimi në ndjekjen e shkollës së mesme nga vajzat dhe djemtë mes viteve
akademike është i ulët dhe shkon midis 0.3-0.6%.93

2.1.1 Struktura gjinore e mësimdhënësve:

Në shumë vende të botës shumica e mësuesve në shkollat fillore janë femra, ndërsa më shumë
meshkuj japin mësim në nivelet e arsimit të lartë. Gjithashtu është e vërtetë se pozicionet
menaxhuese dhe administruese kontrollohen nga burrat.

_____________________________
91. Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011.fq 14
92. Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. fq.59
93. Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, po aty.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 132

Barazia strukturale brenda profesionit të mësimdhënies është një çështje e mundësive të barabarta në
tregun e punës.94

Problemet e ngritura në këtë skenar janë të lidhura me politikat dhe veprimet e punësimit të
ndërmarra brenda tregut të punës. Ky problem është i lidhur gjithashtu me rolet dhe stereotipat
gjinorë.

“Përqindja e stafit akademik femra/meshkuj në tre nivelet kryesore të sistemit arsimor” më


2009-’10, gratë përbënin përafërsisht 70% të stafit akademik në sistemin e arsimit të detyruar.
Përqindja e femrave është më e lartë në nivelin e arsimit fillor (69.4%), reduktohet në nivelin e
shkollës së mesme (60.6%) dhe është më e ulët në universitete (48.5%).95Përqindja e stafit
akademik femra/meshkuj në tre nivelet kryesore të sistemit arsimor karakterizohet nga një
përqindje më e lartë e femrave në staf. Megjithatë, përqindja e grave në pozicionet
vendimmarrëse ndjek modelin tradicional piramidal, ku stafi femëror zë vendin më të madh në
pozicionet e ulëta dhe një ulje paralele në nivelet e larta menaxhuese. Meqënëse mungesa e
roleve, modeleve, përçon një mesazh negativ stereotipi gjinor për nxënësit dhe studentët, është
e nevojshme të merren masa konkrete për të rritur përqindjen e grave në nivelet më të larta
menaxhuese në harmoni me legjislacionin shqiptar. 96

2.1.2. Struktura gjinore e shkollave ku është kryer anketimi. Viti shkollor 2012-2013

Përfshirja gjinore e nxënësve

Gjimnazi “Muharrem Çollaku” që ndodhet në qytetin e Pogradecit, ka gjithësej 904 nxënës, nga
të cilët 499 vajza. Pra 94 vajza më tepër se djem. E përkthyer në % tek kjo shkollë ka 55.25 %
vajza.

Gjimnazi “Gjergj Pekmezi” që ndodhet po ashtu në qytetin e Pogradecit, ka gjithsej 776 nxënës
nga të cilët 372 femra dhe 404 meshkuj, pra 32 meshkuj më tepër se femra. Kjo shkollë ka pra
372 vajza ose 47.9%.

____________________________

94.Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. fq.35
95.Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. fq.63
96.Un Women Raporti Kombëtar i pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri, 2011. fq.63
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 133

Ndërsa gjimnazi “14 Ëngjejt” që ndodhet në fshatin Starovë (Buçimas) ka 271 nxënës gjithsej,
mes tyre 117 femra dhe 154 meshkuj. Pra siç shihet 37 meshkuj më tepër. Gjimnazi i Starovës
(Buçimasit) ka 43.27% femra.

Gjimnazi “Qemal Bazelli” në fshatin Çërravë është gjimnaz plus dy klasa profesionale. Gjimnazi
ka në total 254 nxënës nga të cilët 151 femra. Ky institucion shkollor ka 59.9% vajza, që do të
thotë se brenda tij studiojnë 48 femra më tepër se meshkuj.

Këtu duhet theksuar se dy klasat profesionale kanë në total 60 nxënës dhe që të gjithë janë
djem. Tek kjo profesionale bujqësore tregohet më së miri tendenca e vajzave për të qenë larg
arsimit profesional.

Nga të dhënat e mësipërme del se absolutisht nuk mund të thuash se ka djem më shumë se
vajza që ndjekin gjimnazin. Në total të katër gjimnazet kanë 2265 nxënës, nga të cilët janë 1139
femra dhe 1126 djem. Pra në total ka 13 vajza më tepër që në përqindje është 0.57.

Përfshirja gjinore e mësimdhënësve

Në përqindje mund të themi se në të katër gjimnazet, në rrethin e Pogradecit ka 51.6 % femra.


Nëse do të ndalemi tek struktura gjinore e mësimdhënësve do të vemë re se: Gjimnazi
“Muharrem Çollaku” ka në stafin e tij pedagogjik gjithsej 42 mësimdhënës nga të cilët 27 femra
dhe 15 meshkuj. Në % do të duhej të thoshim se ky gjimnaz ka në stafin e tij 64.3% femra.

Gjimnazi “Gjergj Pekmezi” ka në përbërje të personelit mësimdhënës 25 femra dhe 13 meshkuj.


Në total stafi pedagogjik i këtij institucioni shkollor ka 38 mësimdhënës. Pra shumica janë femra
65.8%.

Gjimnazi “14 Ëngjëjt” në fshatin Starovë (Buçimas) ka në përbërje të satafit të tij 17 mësues nga
të cilët 11 femra dhe 6 meshkuj. Pra 64.75 % e trupës mësimore përbëhet nga femrat

Gjimnazi “Qemal Bazelli” ka në përbërjen e tij në stafin e gjimnazit: 17 mësues nga të cilët 10
femra, dhe 7 meshkuj. 58.85 % femra. Kjo do të thotë se edhe në këtë institucion shkollor
mësimdhënëset dominojnë. Ato përbëjnë 58.85% të të gjithë stafit pedagogjik.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 134

Struktura gjinore e nxënësvetë shkollave ku është kryer anketimi. Viti shkollor 2012-2013

Shkolla Gjithesej nxënës Femra më tepër


Muharrem Çollaku 904 499 94 femra (19%)
Gjergj Pekmezi 776 372 32 meshkuj (4.1%)
Qemal Bazelli 254 151 48 femra (18.9%)
14 Ëngjëjt 271 117 37 meshkuj (13.6% )

Struktura gjinore e mësuesve të shkollave ku është kryer anketimi. Viti shkollor 2012-2013

Shkolla Gjithesej mësues Femra më tepër


Muharrem Çollaku 42 27 12 femra (28.6%)
Gjergj Pekmezi 38 25 12 femra (31.6%)
Qemal Bazelli 17 10 3 femra (17.6%)
14 Ëngjëjt 17 11 5 femra (29.4%)

Për t’i shkuar më tej analizës, edhe për ta plotësuar atë është shumë e rëndësishme të shohim se
çfarë mësojnë të rinjtë nga teksti shkollor lidhur me çështjet gjinore në gjimnazet tona.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 135

2.3. Analiza e teksteve shkollore 16 nga këndvështrimi gjinor

2.3.1 Kuptimi mbi tekstin shkollor

“Në kundërshtim me romanet dhe esetë, tekstet shkollore nuk e kanë fuqinë të shkaktojnë debate,
kundërshtime, apo revolucione. Ata shprehin urtësisht shpirtin e një epoke”

Aubin 2006.

Që nga fillimet e tij deri sot, teksti shkollor dallon për statusin e tij tejet të veçantë që nuk lejon
të konsiderohet si një libër i njëjtë me të tjerët. Ai shpreh, pa dyshim, më mirë se çdo libër tjetër,
ç’kemi qenë, ç’farë jemi dhe ç’do të bëhemi. Dëshmitar i evolucionit të shoqërisë, manuali
shkollor është njëkohësisht një mjet transformimi: ai prezanton një model të asaj çka është apo
asaj që do të donin të ishte shoqëria. 97Ai përbën një pasqyrë, më të arsyeshme se sa e besojmë,
të kërkesave shpesh abstrakte të politikave dhe programeve të edukimit.

Libri shkollor do të zerë për një kohë të gjatë një vend mbizotërues dhe do të mbetet gjithmonë
një instrument i nevojshëm i arsimit. Ai luan një rol të rëndësishëm në historinë e edukimit,
madje edhe atë sociale. Libri përbën kështu suportin historik të njohurive që një tërësi aktorësh
socialë i konsiderojnë të rëndësishëm për t’ua përcjellë brezave në vijim. Ai ndikon gjerësisht
mësimdhënien dhe mësimnxënien dhe përçon vlera të shumta.

Pra, teksti shkollor është shumë më shumë se një mjet i thjeshtë didaktik i mësimdhënies dhe
mësimnxënies, i përbashkët për shumicën e disiplinave shkollore, ai është një mjet i fuqishëm
ideologjik dhe kulturor që ndihmon direkt në ndërtimin e identitetit dhe të mentaliteteve
kolektive.

Duke marrë pjesë në transmetimine vlerave të lidhura me nacionalizmin, qytetërimin, moralin,


problemet gjinore etj, ai luan një rol unik në shoqëri të ndryshme. Ai dikton, ose të paktën,
përshkruan sjelljet sociale, politike, gjinore dhe kulturore që fëmijët, adoleshentët, të rinjtë
duhet të adoptojnë duke përmbushur kështu funksionin implicit të shpërndarjes së vlerave
sociale e kulturore si për vajzat dhe djemtë.

________________________________
97.Georges Gusdorf, Pourquoi des professeurs? Pour une pedagogie de la pedagogie. 1963
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 136

Por çfarë mësojnë aty këta të fundit lidhur me të qenit vajzë apo djalë?

Për fat të keq, në shumicën e rasteve tekstet mësimore, nga ana e tyre përçojnë steriotipa gjinore që
ndikojnë në rolet e pozicionet e ardhshme, në shoqëritë e djemve dhe vajzave, sepse përcjellin frymën e vet
tek nxënësit, nëpërmjet shembujve, ilustrimeve, steriotipave me të cilat ato operojnë.Tekstet ndikojnë
gjithashtu me periodicitetin e paraqitjes së meshkujve dhe femrave, rolet në të cilat ata vendosen dhe
sidomos kur brenda tyre flitet për preferenca dhe profesione.

Ato mbartin mesazhe herë të drejtpërdrejta e herë të fshehta, të padukshme, por tërësisht aktive
të indoktrinimit gjinor të shkollarëve djem dhe vajza, me role tradicionale.

Nëse kjo ndodh, me tekstet e gjimnazit do të thotë se tek të rinjtë do të krijohet në mënyrë naïve
idea se ka fusha jete në të cilat si djemtë dhe vajzat nuk mund të jenë të suksesshëm/e për
shkak të seksit të tyre duke u edukuar atyre diskriminimin dhe pabarazinë gjinore dhe duke
penguar formimin e shprehive për një jetë të vërtetë qytetare e demokratike.

Për këtë do të bëjmë vlerësimin e teksteve duke qëmtuar deformimet gjinore të tekstit shkollor
në gjimnaz në tri komponentët e mëposhtëm duke bërë vlerësimin:

- e përmbajtjes së mësimit (tekstit të shkruar për njësi mësimore)


- e aparatit pedagogjik
- e ilustrimeve

2.3.2 Teksti shkollor i gjimnazit dhe gjinia.

Sa herë që progrese të reja teknike apo teknologjike tronditin botën e komunikimit, sa herë që
krijohen apo adoptohen teori dhe metoda të reja të mësimdhënies, të shumtë janë ata që
parashikojnë fundin e librit shkollor. Megjithatë ai ekziston.
Në këtë çështje kam zgjedhur të ekzaminoj rezistencën e botës shkollore ndaj mjeteve të reja të
komunikimit duke marrë si këndvështrim përdorimin e manualit shkollor lidhur me
kontributin e tij në fushën e çështjeve gjinore, sepse ai përbën akoma sot suportin didaktik më të
përdorur në institucionet tona shkollore.
Ngjyrat dhe tingujt që shpërndajnë manualet shkollorë të ditëve të sotme përshtaten më së miri
me shkëlqimin dhe zhurmën e shoqërisë në të cilën jetojmë, prandaj duke bërë analizën e tyre
kemi parë në të njëjtën kohë vetë shoqërinë, mentalitetin e saj, problemet sociale të saj si edhe
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 137

profilin gjinor të saj. Po t’u referohesh teksteve të grupimit Edukimi i karrierës dhe aftësimi
për jetën” si edhe grupimit të lëndëve “Shkenca shoqërore” do të vëresh përpjekje serioze. Ka
brenda tyre tema, pjesë, paragrafë, ushtrime, apo fjali të veçanta që japin kontributin e tyre në
edukimin gjinor të të rinjve.

Shpesh ata mbartin ftesa për debat lidhur me dhunën në përgjithësi dhe atë ndaj gruas në
veçanti, me mosrespektimin e ligjit, me padrejtësitë ndaj grave, me vetëvlerësimin e ulët të tyre.
Nuk mungojnë debatet për tema tabu të së djeshmes. Ky është një hap i konsiderueshëm i
tekstit sot. Por ajo që duhet theksuar është fakti se edhe kur teksti mbart deformime gjinore
duhet të jetë mësuesi ai që duhet të ndalet fort mbi to duke i korrigjuar dhe duke ndihmuar të
rinjtë t’u shpëtojnë kurtheve të roleve gjinore tradicionale.

Pyetjet që ngrihen në këtë rast janë të tipit sasior dhe cilësor. Sasior: a përfaqësohen gratë aq sa
edhe burrat në libra? Cilësor: burrat dhe gratë përfaqësohen në mënyrë të ndryshme në sferën
familjare, në sferën e argëtimit, në atë të punës dhe politikës? A paraqiten ata në role gjinore
tradicionale apo në role në zhvillim?

Për t’a bërë këtë duhen marrë tekstet një e nga një.

• Tek teksti “Edukimi për karrierën dhe aftësimi për jetën 10”

Në të gjithë kapitujt duke filluar nga I deri tek IX gjimnazistët marrin njohuri që kanë lidhje
me çështjet gjinore.

Tek “Edukimin shëndetsor” nxënësit njihen me faktorët që dëmtojnë shëndetin. Të rinjtë


mësojnë aty mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), alkoolizmin, përdorimin e
drogave, të ushqyerin e shëndetshëm dhe performancën trupore. Të gjitha këto ndikojnë në
ruajtjen e shëndetit, shmangien e problemeve dhe sëmundjeve që vinë nga pakujdesi të tilla.
Kur gëzojmë shëndet të mirë jeta do të jetë edhe më e bukur, komunikimi më i mirë,
marrëdhëniet më të ngrohta.

Në temat mbi alkoolin dhe drogën nxënësit njihen me dëmin që ato i sjellin shëndetit:

Duhani shkakton kancerin e mushkërive, dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Abuzimi me
alkoolin dëmton trurin, sytë, veshët, muskujt, aparatin tretës, kockat, funksionet riprodhuese
etj. Drogat mund të çojnë deri në vdekje. Abuzimi me alkoolin dhe drogat janë burim
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 138

aksidentesh dhe aktesh kriminale. Viktima të duhanpirjes pasive janë fëmijët dhe jo-
duhanpirësit. I rëndësishëm është informacioni që vjen nga tema: ‘’Ndikimi i duhanit alkoolit
dhe drogave mbi bebet para, gjatë dhe pas lindjes”.

Përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogës nga një grua shtatzënë paraqet një rrezik të dyfishtë.
Ato dëmtojnë së pari, shëndetin e nënës, por edhe zhvillimin normal të bebes. Ato kalojnë
nëpërmjet gjakut nga nëna tek bebja në zhvillim.

Përdorimi i tyre sjell rrënimin e familjes, aksidentet por edhe probleme me ligjin. Prodhimi,
trafikimi dhe shpërndarja është i paligjshëm dhe konsiderohet nga ligji si krim duke u kthyer
kështu në burim kryesor të kriminalitetit. Ajo bëhet shkak për infektimin nga HIV/SIDA, për
sjellje agresive dhe dhunë seksuale. Viktimat kryesore të dhunës nën ndikimin e alkoolit dhe të
drogës janë femrat. Ato këshillohen t’u shmangen lëvizjeve në orët e vona të natës, të mos
marrin alkool sa të humbin kontrollin, të mos shoqërohen apo ndajnë tavolinën me njerëz te të
cilët s’kanë besim. Shpesh të dhunuarit bëhen dhunues.

Viktimat e dhunës seksuale vuajnë jo vetëm trauma psikike, por edhe pësojnë dëmtime në
aparatin riprodhues. Një vajzë e dhunuar seksualisht ka predispozitën të preket nga sëmundjet
seksualisht të transmetueshme, HIV/SIDA, gonorreja, klamidia, sifilizi, herpesi etj. Moshat 16-
24 vjeç janë viktimat kryesore të alkoolit dhe drogës.

Nxënësit marrin njohuri edhe mbi barnat, efektet anësore të tyre, kujdesin që duhet të tregojnë
për të mos abuzuar me to, pasi keqpërdorimi i barnave mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Në këtë tekst ata marrin njohuri edhe për seksualitetin, edukimi seksual, seksologjinë, për
marrëdhëniet seksuale të pambrojtura që janë shkaku kryesor i shtatzënive të parakohshme,
edhe i sëmundjeve të rrezikshme seksualisht të transmetueshme.

Ata marrin informacion mbi orientimin seksual, mbi faktorët që ndikojnë seksualitetin, lidhjen e
seksualitetit me moshën. Ata mësojnë se shtatzënitë e parakohshme, se lindjet e parakohshme
s’janë të mira as për nënën dhe as për beben, se lindja dhe rritja e një fëmije është përgjegjësi e
madhe, se si mund të shmangin shtatzënitë e parakohshme. Marrin informacion mbi kontrollin
e lindjeve, mbi kontraceptivët, metodat mekanike konraceptive, mbi konraceptivët hormonalë
dhe përdorimin e tyre, pajisjet kontraceptive që vendosen drejtpërdrejt në mitër apo për
spermicidet deri tek sterilizimi i të dyja gjinive. Ata edukohen për rëndësinë dhe
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 139

domosdoshmërinë e vizitave për shëndetin seksual, për normat morale dhe seksualitetin, për
disiplinimin e marrëdhënieve seksuale, për zakonet dhe seksualitetin, për normat zakonore të
martesës që janë të ndryshme në vende të ndryshme, për normat dhe vlerat fetare si edhe për
lidhjen e ligjit me seksualitetin.

Në Kreu VI ku jepen njohuri mbi HIV/SIDA-n nxënësit njihen me

SST-të, si transmetohen ato, me veprimet dhe sjelljet që shkaktojnë dëmtime të shëndetit


seksual. Ata marrin informacion mbi klamidian, gonorrenë, herpesin gjenital, hepatitin B,
sifilizin dhe trikomonozën, jepen shenjat e infektimit me HIV, mënyrat e parandalimit të saj,
dhe nxënësit në bashkëpunim me mësuesit ndërmarrin projekte dhe fushata në mbështetje të
ndërgjegjësimit të infektimit nga HIV/SIDA.

Për t’u theksuar është fakti që sida etiketohet si ‘’sëmundja tragjike e shekullit’’.

Pjesa e dyë e tekstit, ‘’Edukim Karriere’’ i kushton vëmendje parandalimit të krimit, dhunës,
arsyeve që e ushqejnë, parandalimin e tyre, konfliktet, shkaqet, zgjidhjen e tyre.

Ky edukim i ndihmon të rinjtë të aftësohen për jetën. Nesër, në rolin e prindit, atyre do t’u
duhet të marrin përgjegjësi, si vazhdues të denjë të prindërve që shumë gjëra ua ka mësuar
koha dhe jo shkolla siç ndodh sot. Shumë nga problemet e mësipërme kanë qenë tabu për
prindërit e tyre.

• “Edukimi për karrierën 11”

Programi dhe njohuritë janë paraqitur para nxënësve në tri linja të cilat janë: 1“ hulumtimi i
karrierës, 2: “vetëvlerësimi” dhe 3: “planifikimi/vendimmarrja për karrierën.

Linja I: Hulumtimi i karrierës

Tek hulumtimi i karrierës nxënësi zhvillon aftësinë për të hulumtuar botën e punës, si dhe
mundësitë për kualifikim të mëtejshëm, si një parakusht për arritjen e një vendimmarrjeje të
studiuar mirë. Objektiva kryesorë të këtij kapitulli i orientojnë gjimnazistët:

- të arrijnë të argumentojnë me shembuj lidhjet midis punës, profesionit, dhe karrierës.


- të marrin informcioin e duhur mbi rëndësinë e kualifiimit në përgjithësi dhe atij
profesional, në lidhje me statusin e punësimit.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 140

Në mënyrë skematike nxënësit e gjimnazit fitojnë njohuritë e duhura mbi profesionin i cili
lidhet me:

- Aftësitë e njohuritë bazë


- Kohën e edukimit
- Me testimin e kompetencave
- Me autonominë e punës
- Shoqatat e profesioneve.

Të rinjtë marrin informacione mbi kualifikimin, llojet e tij dhe ndikimin e këtyre kualifikimeve
në karrierë. Të rinjtë orientohen drejt rrugëve të punësimit që janë:

- Zgjedhja e profesionit
- Kualifikimi
- Edukimi në karrierë

E rëndësishme është njohja me legjislacionin e punës që në bankat e shkollës. Ata njohin


Kushtetutën si ligjin themelor të shtetit, kodin e punës si dokument ligjor që bazohet në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kontratatat e punës që rregullohen në bazë të ligjit
themelor të shtetit.

Ata mësojnë si të mbrojnë personalitetin, fitojnë njohuri mbi prirjet e zhvillimit të tregut dhe
burimet e punësimit, mbi lidhjen e shkollës me punën, rëndësinë e shkollës në zgjedhjen e një
profesioni. Ndër të tjera ata mësojnë se ç’është tregu real, tregu virtual, elementët e rekrutimit
në tregun e punës, strategjitë edhe fazat e rekrutimit.

Linja II: Vetëvlerësimi: Kjo linjë trajton problemin e vlerësimit dhe vetëvlerësimit të aftësive të
individit, me qëllim zgjedhjen e profesionit të duhur dhe të dëshiruar.

Nxënësit gjykojnë dhe përgatisin informacionin për veten, duke marrë parasysh dhe ndikimet e
mjedisit mbi ta.

Roli gjinor është tema që ka të bëjë direkt me problemin tonë, pra me edukimin gjinor.
Seksualiteti dhe sensualiteti” vjen si një paketë me rregulla që lidhen me rolin gjinor.

Të rinjtë mësojnë çdo të thotë përkatësi gjinore, çjanë rolet gjinore.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 141

-objektivat mësimorë për nxënësin/-en janë:

* të vlerësojë ndikimin e rolit gjinor në profesionet e përzgjedhura

* të paraqesë shembuj nga realiteti, lidhur me ndikimin e rolit gjinor në tregun e punës.

* të identifikojë aspekte të sensualitetit, seksualitetit, intimitetit në raport me profesionet e


përzgjedhura

* të përqasë nëpërmjet shembujve, ndikimin e seksualitetit, intimitetit ndaj këtyre profesioneve


të zgjedhura.

Shprehimisht në fq. 57 të këtij teksti shkollor thuhet: “Është mirë që në familje, të flitet pa siklet
dhe hapur për seksin, duke respektuar kufijtë e njëri-tjetrit.

• Ata edukohen me rëndësinë e komunikimit, veshjes, paraqitjes. Komunikimi dhe etika,


vendimmarrja, planifikimi, menaxhimi i kohës, i stresit dhe konflikteve përbën suksesin
e sigurt në karrierë.

Linja III: “Planifikimi dhe vendimmarrja për karrierën” lidhet me hapin e fundit për zhvillimin e
karrierës, atë të vendimmarrjes. Nxënësit njihen me aplikimet për punë.

Pasi kanë identifikuar aftësitë dhe cilësitë e tyre, ata mund të përcaktojnë zgjedhjen e duhur dhe
të dëshiruar nëpërmjet metodave teorike e praktike, të drejtpërdrejta apo jo, me shkrim, me
gojë, me telefon, me internet. Ata aftësohen për të hulumtuar në tregun e punës, si të përgatitin
kërkesat për punë, komunikimin, intervistat, përshtatja me teknologjitë moderne në jetën e
përditshme.

Mësuesi është lënë i lirë të zgjedhë edhe mënyra të tjera në dhënien e informimit, zhvillimin e
veprimtarive, duke dhënë shpesh udhëzimet përkatëse. Nxënësit aftësohen të hartojnë dhe të
përshtatin planet për të udhëhequr ndryshimin dhe tranzicionin.

Të gjitha këto informacione u përcillen në të njëjën mënyrë djemve dhe vajzave dhe
përvetësohen po në të njëjtën mënyrë duke u dhënë mundësi të mëdha për t’u aftësur
maksimalisht për jetën e tyre në të ardhmen, për të qenë indivë, anëtarë të familjes, të shoqërisë
në të cilën ata do të kenë akses.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 142

E pra kush më mirë se ky tekst, “Edukim për karrierën” 11 do t’i aftësonte të rinjtë në kaq
shumë aspekte që lidhen ngushtësisht me edukimin gjinor dhe rrugën drejt karrierës për të
ardhmen?

Vendimmarrja për karrierë të suksesshme është e rëndësishme për brezin e ri dhe në mënyrë të
veçantë për vajzat të cilat dallojnë, në krahasim me djemtë kur flitet për jetën e tyre
profesionale.

Shkencat e natyrës: “Kimia” 10 dhe 11; “Fizika” 10 dhe 11 “Biologjia” 10 dhe 11

• “Biologjia 10” krijon mundësi për të diskutuar lidhur me çështjet gjinore. Në kreun I
nxënësit marrin njohuri mbi ndërtimin e ADN-së, si mbartëse e informacionit gjenetik,
përgjegjëse për trashëgiminë te qeniet e gjalla.

Tek tema “Riprodhimi në botën e gjallë”, në pjesën ‘’Riprodhimi seksual’’ gjimnazistët mësojnë
se shkrirja e qelizës mashkullore me atë femërore jep qelizën e parë të pllenuar që quhet zigotë.
Gjysma e kromozoneve të saj janë me origjinë nga njëri prind dhe gjysma nga prindi tjetër.
Individi i ri që do të rritet nuk është më kopje ose klon as i njërit prind, as i tjetrit.Në këtë
mënyrë ai do të trashëgojë tipare të të dy prindërve. Të rinjtë kanë rastin të njohin mirë
ndërtimin e organeve të brendshme dhe të jashtme gjenitale.

Tek kreu V nxënësit mësojnë tema të tilla si ‘’Trashëgimia dhe ligjet e saj’’ ‘’Gjenet normale dhe
të ndryshuara’’ “Trashëgimia e disa sëmundjeve gjenetike’’, ‘’Mutacionet kromozomike’’,
informacion ky që lidhet me problemet gjinore. Duhet theksuar se tema si: “Shëndeti seksual
dhe riprodhues” lidhet me çështjet e përkatësisë gjinore meqënëse marrëdhëniet dhe rolet
gjinore janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me to.

Veç kësaj gjimnazistët kanë mundësinë të mësojnë që në bankat e shkollës mbi diagnostikimin
e anomalive gjenetike. Atyre u bëhet e qartë se sot, falë kërkimeve shkencore dhe evolucionit të
teknologjisë, shëndeti i bebes në mitrën e nënës nuk është më një mister. Këto teknologji u japin
mundësi të interesuarve të ndërpresin shtatzëninë nëse fetusi mbart sëmundje të rënda
gjenetike. Nëse një nënë shtatzënë ka dyshime se foshnja e saj mund të lindë me çrregullime
gjenetike, ajo ka mundësi të kryejë teste gjenetike në laboratore të specializuara.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 143

• “BIOLOGJIA 11”nëpërmjet “Riprodhimit te njeriu” u krijon të rinjve mundësinë të


njihen me riprodhimin. Ata njihen me aparatin mashkullor, organet ndihmëse të
riprodhimit dhe spermën, kontrollin hormonal të riprodhimi te mashkulli, organet e
aparatit të riprodhimit te femra, organet femërore ndihmëse të brendshme, organet e
jashtme femërore të riprodhimit.

Të rinjtë marrin informacion mbi pllenimin, shtatzëninë dhe lindjen. Ata mësojnë shtatzëninë,
shenjat e saj, ndërprerjen e aktit seksual dhe metodat ritmike, metodat e pengesave ose
barrierave mekanike dhe kimike. Aty merren informacione mbi kontraceptivët hormonalë të
kombinuar, pajisjet intrauterine dhe metodat kirurgjikale.

Me interes është edhe informacioni që u jepet të rinjve lidhur me “Fekondimin in vitro”. Ata
marrin njohuritë e duhura edhe mbi hormonet, funksionin e tyre, mekanizmin e veprimeve të
tyre.

Shkencat shoqërore:

• “Qytetaria 10”: Që në fillim të këtij teksti shkollor nxënësit njihen me ligjin.

Kreu I nis me një thënie të Aristotelit: “Sundim i ligjit është më i mirë se sundimi i çdo individi”.

Në këtë kapitull ndër të tjera xënësit do të mësojnë se: ligji është një sistem rregullash i
përforcuar nga një grup institucionesh, është norma me fuqinë juridike më të lartë që
përfaqëson vullnetin sovran dhe Shteti ligjor kërkon që fuqia dhe autriteti i shtetit të burojë
nga ligji dhe të mbështetet në parimin e drejtësisë dhe barazisë para ligjit. Nxënësit mësojnë
se ligji mbështetet në kushtetutën e Repulikës së Shqipërisë dhe nuk mund të jetë në
kundërshtim me të.

Kreu II: Kushtetuta ligji themeltar i shtetit.

U mëson të rinjve se ky dokument themeltar është një kontratë shoqërore, një marrëveshje
midis të gjithë qytetarëve dhe qeverisjes së tyre.

Ata njihen me parimet kryesore të mishërura në Kushtetutë që janë : parimi i kushtetutshmërisë


dhe ai i demokraisë. U mësohet të rinjve se demokraci do të thotë:

- njohje dhe respektim i të drejtave politike dhe civile


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 144

- qeverisje kushtetuese, legjitimitet demokratik i pushtetit politik, ndarje e pushtetit


shtetëror,
- garantimi i lirisë dhe barazisë në të drejtën e angazhimit politik

Tek tema : “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” nxënësit njihen me karakteristikat dhe
kategoritë e të drejtave të njeriut, garancitë kushtetuese, për rregullimin e fushave të veçanta
të jetës, si: martesa, familja, fëmijët, edukimi dhe arsimimi janë mishëruar në kushtetutë

Nxënësit njihen jo vetëm me Kushtetutën por dhe me Konventën Europiane të të drejtave të


Njeriut. Ata mësojnë se: dhuna është shkelje e të drejtave të njeriut, se familja është modeli që
zhvillon marrëdhënie dashurie dhe kujdesi midis pjesëtarëve të saj, se familja është institucioni
social që përbën themelin e jetës sociale dhe qelizën e shoqërisë .

Funksionet e saj janë :

• vazhdimësia e brezave, nëpërmjet lindjes së pasardhësve,


• zhvillimi i seksualitetit në çift
• lidhjet emocionale midis pjesëtarëve të saj
• sigurimi i një jete private dhe familjare të përbashkët, në mbrojtje dhe mbështetje të
pjesëtarëve të saj
• rritja, përkujdesi dhe edukimi i fëmijëve
• sigurimi i burimeve për plotësimin e nevojave të përditshme të pjesëtarëve të saj.

Zgjedhja e e lirë e bashkëshortit/es, rritja e rëndësisë së intimitetit emocional dhe seksual,


është dominuese në shoqërinë e sotme. Janë rritur të drejtat e grave dhe vendimmarrja e tyre
në familje. Janë shtuar martesat jashtë besimeve fetare, racave,etnive. Është rritur liria seksuale
edhe në shoqëritë që ishin shumë kufizuese.

Ato që e bëjnë një familje të shëndetshme janë përkujdesja vetëkontrolli ndaj pjesëtarëve të saj.
U bëhet e qartë të rinjve se mospërmbushje do të thotë: papjekuri, mospërmbajtje, mungesë
empatie, papërgjegjshmëri për veten dhe anëtarët e familjes.

- modelet e mira prindërore, (të dhunshmit prodhojnë të dhunshëm),

- problemet sociale: legjislacioni, vlerat kulturore ndikojnë në përmbushjen e funksioneve


të familjes.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 145

Tek “Zhvillimi demografik i shoqërisë”ndër arsyet kryesore të plakjes janë rënia ekonomike,
problemet psikologjike, problemet sociale, humbja e të afërmve dhe miqve, ndarja nga fëmijët,
kur këta të fundit jetojnë larg prindërve. Aty mësohet se situata sociale e grave të moshuara
është më problematike se ajo e burrave për arsye që janë shtjelluar në pjesën e parë. Përmes
edukimit në shkollë nxënësit njohin edhe institucinet në mbrojtje të familjes, legjislacionin që e
mbështet atë.

Tek kapitulli “Familja dhe barazia gjinore” kemi të bëjmë direkt me edukimin gjinor të të rinjve.

Nxënësit diskutojnë mbi çështje të tilla si:Çfarë do të thotë përkatësi gjinore? A ka një ligj të
veçantë për barazinë gjinore? Cilat janë situatat familjare ku reflekohet barazia gjinore? Përmes
diskutimeve dhe njohurive që marrin ata qartësohen mbi domethënien e barazisë gjinore, mbi
aspektet e jetës familjare që ndikohen nga këndvështrimi gjinor si: martesa, barazia e partnerëve
gjatë martesës, zgjidhja e martesës, ndryshimi i mbiemrit, fëmijët, pasuria, përgjegjësia
prindërore, të ardhurat familjare. Nxënësit marrin informacionin e duhur lidhur me
legjislacionin për barazinë gjinore në Shqipëri.

Tek rubrika ’’Ligji në libra’’ dhe ‘’Ligji në praktikë’’ ka vend për diskutime që lidhen me
problemet gjinore brenda familjes.

Aty ngrihen pyetjet:

- A përcaktohet në Kushtetutë ndalimi i diskriminimit për shkak të gjinisë?


- A kanë burrat dhe gratë të drejta të barabarta sipas ligjit për të ankimuar në gjykatë një
të drejtë a interes të shkelur?
- Si vendoset nga gjykata lënia për rritjen dhe edukimin e fëmijës dhe e drejta e vizitës së
prindit tjetër?
- A njihni raste të pasqyruara në media, ku është raportuar ose denoncuar diskriminimi
për shkak të gjinisë?
- Çfarë të dhënash kini mbledhur për ndarjen reale të të drejtave dhe përgjegjësive brenda
familjes?
- A e zbatojnë në praktikë gratë të drejtën për të ankimuar në gjykatë?
- Cilët janë faktorët që merren parasysh për të lënë fëmijën për edukim dhe rritje tek njëri
prind?
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 146

- Si zbatohet e drejta për vizitë e prindit tjetër?


- A dini nëse ka praktika të mosrespektimit të kësaj të drejte nga prindërit?
- A ka dallime midis burrit dhe gruas përsa i përket kësaj praktike?

Të rendësishme janë edhe temat “Problemet e familjes sot’’ ‘’Dhuna në familje, format e saj dhe
pasojat tek anëtarët e familjes”.

Tek ‘’Problemet e familjes” i kushtohet vëmendje zgjidhjes së martesës, dhunës në familje,


abuzimeve fizike, psikologjike, materiale, abuzimit me të drejtat ndaj fëmijëve që vjen në
formën e dhunës fizike, indiferencës fizike, indiferencës emocionale, abuzimit seksual, kushteve
demoralizuese për fëmijët apo detyrimeve për punë jashtë mundësive të tyre. Dhuna
shkatërron çdo marrëdhënie në familje.

Hapësirë zenë edhe diskutimet mbi lindjet jashtë martesore dhe në moshë të vogël, martesat me
mblesëri. Të gjitha diskutimet dhe çështjet e ngritura janë trajnime të vërteta të çështjes gjinore.

Tema ‘’Dhuna në familje” trajton një ndër problemet kryesore të shoqërisë shqiptare dhunën
brenda saj, format e saj fizike, psikologjike, seksuale dhe reagimin ndaj saj. Kjo dhunë prek të
gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike,
besimi fetar apo moshe. Viktimat e kësaj dhune janë gjithmonë gra. Pasojat e dhunës lenë
gjurmë jo vetëm tek viktima por edhe tek anëtarët e tjerë të familjes.

Ata mund të shfaqin sjellje josociale. Fëmijët mund të brendësojnë modelin e dhunshëm të
prindërve të tyre.

Tek kreu i IV ‘’Shkolla’’ vihet theksi mbi rëndësinë e shkollës për jetën e individit dhe shoqërisë.
Në Repulikën e Shqipërisë të gjithë shtetasit gëzojnë të drejtën për t’u arsimuar në të gjitha
nivelet e arsimimit. Veprimtaria mësimore-edukative në shkollën shqiptare, brenda dhe jashtë
saj realizohet në përputhje me:

- Kushtetutën e Repulikës së Shqipërisë


- Ligjin ‘’Për arsimin parauniversitar’’
- Ligjin ‘’Për arsimin e lartë’’
- Dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 147

E drejta e arsimit mbrohet me ligj. Dokumenti themeltar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë


(neni 57) e njeh të drejtën për arsimin si një nga liritë dhe të drejtat kulturore më të rëndësishme
dhe përcakton rolin e shtetit për përmbushjen e objektivit social (neni 59) për të siguruar
‘’arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të rinjve...’’. Shkolla, për shkak të
ndryshimeve politike shoqërore dhe ekonomike në vend përballet me probleme si: braktisja e
shkollës, probleme të disiplinës, dhunës, duhanit, drogës, puna e fëmijëve etj.

Roli imësuesit është i rëndësishëm. Ai ndikon fuqishëm në formimin intelektual, në edukimin


moral e psikologjik të të rinjve. Detyra e tij është:

- të realizojë zhvillimin akademik të nxënësve;


- të përgatitë të rinjtë për punë, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në fusha të
ndryshme
- të përgatitë nxënësit, nëpërmjet edukimit social dhe qytetar, për t’u sjellë dhe përshtatur
në një shoqëri demokratike
- të ndikojë në zhvillimin e personalitetit të nxënësit,
- të edukojë vlerat atdhetare, njerëzore, morale dhe demokratike
- të mundësojë krijimin e shanseve të barabarta për të gjithë nxënësit, për vetarsimim gjatë
jetës, aftësimin e tyre për të përballuar me sukses jetën, për t’u përballur me përgjegjësitë
personale, familjare, shoqërore.

Shkolla përmbush funksione të caktuara në bashkëpunim me institucione të tjera si familja,


komuniteti, por edhe me vetë nxënësit.

Tek tema ‘’Fëmijëria’’ qartësohen të drejtat edhe detyrimet ndaj fëmijëve, sipas legjislacionit
shqiptar.

“Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta, pavarësisht nëse janë vajza apo djem, të pasur apo
të varfër, pavarësisht nga raca, etnia, gjuha që flasin, besimi fetar apo çdo dallim tjetër”. Sipas
Kodit civil dhe kodit të familjes, fëmija mund të pyetet për prindin që preferon kur ka mbushur
moshën 10 vjeç.

Si edhe të rriturit, fëmijët kanë të drejta dhe detyra.


Fëmijët duhet:
- të kërkojnë të drejat e tyre
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 148

- të jenë tolerantë, të jetojnë në paqe, në liri,


- të respektojnë të tjerët
- të thonë mendimin e tyre, kur merren vendime për ta,
- të duan dhe respektojnë prindërit edhe kur ata nuk jetojnë bashkë,
- të respektojnë fenë, besimet, zakonet e të tjerëve,
- të respektojnë jetën private të fëmijëve të tjerë apo edhe të të rriturve,
- të qëndrojnë larg mjediseve dhe personave që mbajnë armë, konsumojnë drogë, alkool
personave që përbëjnë rrezik për ta dhe shoqërinë.
Kështu ata rriten si njerëz të formuar të së ardhmes që i shërbejnë familjes dhe shoqërisë.
Fëmijët përballen me probleme si: varfëria, dhuna, abuzimi, braktisja e shkollës, trafikimi,
gjakmarrja, kriminaliteti fëminor, diskriminimi (ndaj fëmijëve romë dhe egjiptianë). Kjo dhunë
ndaj fëmijëve le pasojat e saj.
Në adoleshencë të rinjtë pësojnë ndryshime fizike, psikologjike, emocionale. Problemet e tyre
me moshatarët dhe të rriturit, hendeku midis brezave dhe zgjidhja e konfliktit kërkojnë që
adoleshentët të trajtohen me respekt nga prindërit, mësuesit e të rriturit si anëtarë të çmuar të
shoqërisë.

• “Qytetaria 11”

Ky tekst shkollor synon të rritë ndërgjegjshmërinë qytetare dhe të përmirësojë aftësitë e


nxënësve në katër fusha të reja që kanë të bëjnë me ushqimin, sjelljen në rrugë, sjelljen si
konsumator dhe sjelljen në raport me median. Çështjet e trajtuara në këtë tekst prekin shumë
tema të realitetit të përditshëm në të cilin të rinjtë jetojnë. Njohja me të drejtat, ligjet dhe nenet e
Kushtetutës, lidhur me këto çështje, u jep atyre mundësinë t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë ato në
mënyrë të plotë.

Mësimi përfundon me rubrikat “Ndërtoj kuptimin tim për”dhe “Përforcoj sjelljet e mia
shoqërore”, rubrika të cilat do t’i ndihmojnë gjimnazistët të analizojnë dhe të japin gjykimet e
tyre kritike lidhur me çështjet e diskutuara në mësim. Qytetarë të tillë i duhen familjes,
shoqërisë, kombit. Në këtë tekst mesazhet ndaj barazisë gjinore na vijnë në mënyrë indirekte.
Qytetarë të ndërtuar ndërtojnë siç duhet familjen dhe gjithë shoqërinë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 149

Lënda Fizika 11, Kimia 11, Matematika 11, Teknologjia 11 synojnë të përcjellin dijen dhe
njohuritë. Mësuesit duhet të orientojnë vajzat gjithnjë e më shumë drejt këtyre lëndëve.

• “Historia e Qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore 11”

Tek tema “Shoqëria në Indinë, Kinën dhe Japoninë e lashtë”, flitet për familjen patriarkale dhe
frymën autoritare të prijësit të familjes i cili kishte pushtet të plotë mbi të gjithë anëtarët e saj.
Ky është një rast shumë i mirë për të përforcuar njohuritë mbi patriarkalizmin.

Tek tema: “Doktrina filozofiko-fetare në Indi, Kinë, Japoni” tek Sistemet filozofike-fetare në
Kinë tek predikimet e Konfucit thuhet: Zbatimi i moralit, sipas rregullave të caktuara, vendos
rregullin në shoqëri. Sipas tij, në bazën e shoqërisë qëndronte familja, ku duhet të mbretërojë
harmonia, sepse çdo anëtar i saj kryen detyrat e respektohet.

Familja sipas tij, krijon modelin, sipas të cilit ndërtohet shoqëria. Një familje e tillë realizohet po
të mbështetet në 5 virtyte, 5 marrëdhënie. Virtytet ishin: dashamirësia, drejtësia, prona
(pasuria), urtësia, mirëbesimi, ndërsa marrëdhëniet brenda familjes ishin 3: babë e bir, vëllai i
madh dhe vëllezërit e tjerë, grua e burrë, dhe 2 brenda shoqërisë: shok me shok, qeveritar me
qytetar.

Tek “ Idetë e reja politike në shekullin XVIII, me idetë themelore të iluminizmit dhe me
“Kontratën shoqërore” të Zhan Zhak Rusoit, propagandohen idetë e mëposhtme:

- Njerëzit duhet të jenë të lirë në veprimtarinë e tyre


- Iluministët vlerësonin shumë edukimin e njeriut
- Iluministët mbronin barazinë; Rusoi pohonte se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë e të
barabartë.

Mesazhet që vijnë nga ky tekst shkollor ndihmojnë në shtimin e njohurive mbi familjen
patriarkale, frymën autoritare të prijësit të familjes. Aty flitet mbi virtytet që duhet ta udhëheqin
familjen.

Qytetërimi japonez në shek. XVII-XIX, nëpërmjet strukturës shoqërore tregon se në gjirin e


familjes japoneze ekzistonte hierarkia tradicionale konfuciane, që predikonte bindjen e fëmijëve
ndaj prindërve, të gruas ndaj burrit, të shërbyesit ndaj të zotit, të më të voglit ndaj më të madhit.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 150

Sidomos, gruaja japoneze ishte në një pozitë varësie ndaj të atit, bashkëshortit dhe ndaj të birit.
Këtu ka vend për diskutim lidhur me të drejtat e gruas.

Tema “Jeta shoqërore dhe politike e Evropës Perëndimore në periudhën pas Luftës së II –të
Botërore Riorganizimi politik dhe lëvizjet sociale”

I njeh të rinjtë me faktin se u dekretuan ligje për zgjerimin e të drejtës elektorale. Iu dha e drejta
e votës grave (kjo lëvizje mori fund në vitin 1971, kur Zvicra shpalli të drejtën e votës për gratë).
U promovuan gjerësisht koncepte të tilla, si “tolerancë”, “konsensus”. Iu kushtua më shumë
kujdes përfaqësimit të grupeve të interesit në organet qeverisëse. Hapi më i rëndësishëm është e
drejta e gruas për të votuar, si rezultat i lëvizjeve feministe.

Lëvizja e grave synonte t’i jepte fund diskriminimit të tyre në punë e pagë dhe të siguronin
barazinë edhe në fushën ekonomike dhe shoqërore. Lëvizja e grave mori trajta të lëvizjes
feministe e drejtuar edhe kundër shfrytëzimit komercial. Ata pajisen me njohuri mbi lëvizjet
feministe, informacion i rëndësishëm ky sepse u mëson të rinjve se gruaja është përpjekur dhe
duhet të përpiqet për lirinë, të drejtat dhe barazinë e saj me burrin.

Tek Tema “Kriza ekonomike 1970-1980 dhe Evropa Perëndimore, tek pjesa e titulluar
Theçerizmi, flitet për Margaret Theçer, gruan e parë në historinë e Britanisë, e cila mori postin e
kryeminisrit dhe që ishte përkrahëse e flaktë e neoliberalizmit dhe neokonservatorizmit. Theçeri
mbronte me këmbëngulje pikëpamjet dhe vendimet e veta, prandaj u quajt “Zonja e hekurt”.
Qeveria e Theçerit pati arritje pozitive.

Portreti i Theçerit dhe etiketimi i saj si “zonja e hekurt” të ofron doza besimi tek forca e gruas
dhe mundësia e saj për të qenë në krye.

• “Historia e shqipëtarëve 12”

Popullsia paleolite në trojet shqiptare. Tek përshkrimi i organizimit të bashkësisë paleolitike


shkruhet:

Burrat gjuanin kafshë të ndryshme, ndërsa gratë mblidhnin barishte, bimë e fruta të egra. Në
paleolitin e lartë (30000-10000 p.K.) u bë më e theksuar ndarja e punës në mes burrit që
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 151

vazhdonte të merrej me gjueti, dhe gruas e cila, përveç mbledhjes së bimëve, merrej me rritjen e
fëmijëve, ruajtjen e zjarrit, përgatitjen e ushqimit e të veshjeve etj. Gruaja luante rolin kryesor në
bashkësi. Origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nga nëna, sepse nuk kishte lindur martesa në
çifte, pra vazhdonte martesa me grupe. (poliandria).

Në këtë shkallë zhvillimi shoqëria kishte karkter matriarkal.

Tek tema: “Qytetërimi neolitik” Në këtë periudhë gruaja vazhdoi të ruante pozitën parësore në
gjini, sepse ishte në qendër të veprimtarisë prodhuese. Martesa përsoset duke kaluar nga
martesa me grupe (poligamia dhe poliandria) e periudhës paleolitike, në martesën me çifte
(monogamia). Lind familja (burrë, grua, fëmijë e cila përcaktonte qartë edhe origjinën e fëmijës.

Tek tema : “Nga epoka e gurit te epoka e metaleve” thuhet se: zhvillimi i madh ekonomik solli
ndryshime të thella shoqërore. U rrit roli i burrit në bashkësi, ndërsa pozita e gruas u dobësua.
Lindi gjinia patriarkale dhe familja patriarkale monogame zëvendësoi familjen matriarkale.

Tek tema kushtuar shtetit të parë ilir, kur flitet për luftën e parë iliro-romake 229-228 p.K.
thuhet se pas Agronit, Teuta ishte mbretëresha e mbretërisë Ardiane (shek. IV pr.K-167 pr.K.).
Ja si përshkruhet ajo:

“Teuta ishte një grua e vendosur e cila ndoqi rrugën e bashkëshortit të saj forcoi rendin e
brendshëm të mbretërisë dhe siguroi bregdetin; pushtoi ishullin e Korkyrës (Korfuzine sotëm)
dhe lidhi aleancë me epirotët”.

Tek tema: “Arsimi dhe kultura gjatë rilindjes kombëtare” mbas hapjes së shkollës së parë shqipe
në Korçë, disa vjet më vonë, tetor 1891, u hap po në qytetine Korçës edhe shkolla e parë shqipe
për vajza, themelues i të cilës ishte Gjerasim Qiriazi, dhe në një foto paraqiten edhe motrat
Qiriazi si veprimtare të lëvizjes për arsimin në gjuhën shqipe.

Tek tema: Shqiptarët në Kosovë dhe Çamëri gjatë Luftës së Parë Botërore, në pranverën e vitit
1919 komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” miratoi programin e kryengritjes, e cila
shpërtheu në prill 1919 dhe u drejtua nga Azem e Shote Galica përmenden sipas rastit, në
mënyrë shumë të shpejtë personazhet femërorë. Ndoshta duhej ndalur më tepër. Po kaq
kalimthi vijnë edhe Nexhmije Xhuglini, Edi Luarasi apo Musine Kokalari .
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 152

Ndërkohë linja “Shqipëria gjatë regjimit komunist” rubrika projekt “Emancipimi i gruas dhe
roli i saj në shoqërinë socialiste” vjen me një përshkrim të shkurtër historik ku thuhet se: pozita
e gruas në shoqërinë shqiptare përgjatë historisë ka qenë shumë e vështirë. Me gjithë reformat
emancipuese që u ndërmorrën gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut, për përmirësimin e statusit të
gruas, ai linte ende shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e PKSH gjatë viteve të lufës së Dytë
Botërore u përpoqën të përfshinin gruan shqiptare në qëndresën kundër pushtuesit. Në përbërje
të strukturave drejtuese të PKSH-së u përfshi një numër grash e vajzash, gjithashtu ato u
inkuadruan edhe në formacionet ushtarake të FNÇ-së.

Gruaja në Shqipëri zinte një peshë të konsiderueshme në shoqëri dhe PKSH-ja nuk mund ta
anashkalonte atë. Kështu që edhe pas luftës ajo filloi një fushatë për emancipimin e saj. Në vitin
1966, në kuadër të fushatës për revolucionarizimin e jetës së vendit, u forcua propaganda edhe
kundër “zakoneve prapanike” të cilat pengonin procesin e emancipimit të gruas. Mund të
thuhet që në fushën e emancipimit të gruas, regjimi komunist pati suksese. Në punën e
pavarur hulumtuese dhe krijuese u kërkohet nxënësve që duke u mbëshetur në këto fjalë kyç;
emancipim, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, shoqëri socialiste, familje patriarkale, zakone
patriarkale:

- të hartojnë një pyetësor për rolin e gruas në shoqërinë socialiste dhe shkallën e
emancipimit të saj.
- të evidentojnë etapat nëpër të cilat kaloi procesi i emancipimit.
- të përcaktojnë peshën e gruas në jetën shoqërore: shkallën e arsimit, punësimit, postet
drejtuese etj, duke e krahasuar atë me periudhën paraardhëse.
- të evidentojnë rolin e gruas në familje, duke e krahasuar me peshën e saj në jetën
shoqërore.
- të gjykojnë për përparësitë dhe mangësitë e emancipimit të gruas gjatë regjimit
komunist.

Kjo është një përpjekje për t’u treguar të rinjve mbi rolin dhe peshën e gruas në shoqërinë e
djeshme. Nuk mund të mohohet që roli dhe kontributi i saj kanë qenë të rëndësishëm në
ndërtimin e asaj shoqërie. Nuk mund të mohohet fakti, që në këtë periudhë, ajo ka qenë më e
punësuar se kurrë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 153

• Teknologjia 10, 11,12; Kimi 10, 11; Fizika 10, 11 nuk na sjellin mesazhe të drejtpërdrejta
por dijet që përcjellin këto lëndë realizojnë edukimin intelektual njëlloj si për vajzat dhe
për djemtë. Edukimi mbi gjininë vijnë aty këtu, me ndonjë figurë ku duket se dhe gruaja
ka forcë sikurse burri. (sportiste, kozmonaute).
• “Informatika 10”; Një figurë gruaje është shquar në këtë fushë.

Në rubrikën ‘’Në vend të hyrjes’’ veç trajtimit të zhvillimit historik të kompjuterave, aty flitet
për Lady Augusta Ada Lovelace, vajza e Lord Bajronit, poetit, e cila etiketohet si një
matematikane brilante. Ajo korrektoi disa gabime të punës së Babbage që projektoi një
kompjuter prototip 100 vjet përpara kohës së tij. Ajo shpiku disa programe duke përdorur
shirita me vrima. Ajo shpesh konsiderohet si programatistja e parë e kompjuterit për shkak të
këtyre punimeve. Është e mjaftueshme për një tekst të kësaj natyre siç është informatika të
ndalemi këtu dhe të mjaftohemi me një fakt kaq të fortë lidhur me inteligjencën e gruas. Edhe
portreti i saj në faqet e para të këtij teksti shkollor ka vlera lidhur me forcën e gruas në fushën e
shkencës dhe teknologjisë. Është i vetmi element me ngjyrim gjinor.

• “Shkenca e tokës 10”

Është më se normale të mos i kërkojmë këtij teksti mesazhe mbi edukimin gjinor. Dhe me të
vërtetë nuk ka asnjë gjurmë të tillë as në përmbajtje e as në ilustrime.

• “Gjeografia 11”nuk ka absolutisht asnjë gjë lidhur me çështjet gjinore.

• “Gjeografi 12” Në krye të çdo mësimi para deklarimit të objektivave thuhet: në


përfundim të mësimit nxënës/i-ja të jetë i aftë; ose fjali të tipit: mësues/ja-i do të ......

• “Matematika 10”. Po ashtu nuk na ndihmon dot në edukimin me barazi gjinore.


Gjithësesi mësuesit e këtyre lëndëve duhet që të sillen njëlloj si me vajzat dhe djemtë
duke u treguar se të dyja gjinitë mund të mësojnë shumë mirë në këto lëndë dhe mund
të orientohen në studime të mëtejshme drejt tyre.

• “Matematika 12” nuk ka ndonjë mesazh lidhur me çështjet gjinore.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 154

• “Shkenca 12”: Tek tema: “Mbretëria e qenieve të gjalla. Flitet për riprodhimin seksual
dhe u kërkohet nxënësve në fund të mësimit tek rubrika “pyetje”të japin shembuj të
riprodhimit seksual.
• “Gjuha shqipe dhe letërsia 10”

Në tekstet e gjuhës dhe letërsisë vihen re stereotipa gjinorë sepse në shumicën e rasteve rolet e
femrave janë të kufizuara në të qenurit nënë, grua. Edhe po të ndalemi tek profesionet ato
ushtrojnë profesione tipike femërore. Mjedisi ku burri nuk haset asnjëherë në këto tekste është
kuzhina. Ndërsa, gruaja gjithmonë aty.

Në pjesët e zgjedhura, në shumicën e rasteve, ajo vjen si objekt bukurie. E tillë ajo shfaqet tek
Hygoi i madh, nëpërmjet Esmeraldës, tek “Katedralja e Parisit”

Odeta po ashtu tek “Një dashuri e Suanit” e Daniel Prust deri tek Dylqineja e Tobozës, zonja e
ëmbël dhe katundarja e bukur e Don Kishotit.

Aty këtu ka portretizime gjinore, burrë i pasur me njohje të shumta, i guximshëm, ndërsa gruaja
mëndjelehtë, sipërfaqësore, që nëpërmjet bukurisë kërkon të arrijë gjithçka.

Tek shpjegimi i elementëve të reklamës, teksti ynë nuk i ka shpëtar dot imazhit të një vajze të
buzëqeshur; vajza është e bukur, ka një fytyrë të përsosur, të lëmuar dhe të freskët, i ka sytë e
mbyllur dhe në fytyrën e saj spikasin buzët që shkëlqejnë dhe dhëmbët e bardhë. Pastërtia dhe
delikatesa e lules së bardhë me rozë krahasohen me vajzëne re me lëkurë të shndritshme. Në
anën tjetër shohim dy kuti kremi me ngjyra të ëmbla: produkti që po reklamohet. Vajza objekt i
reklamës.

Premtimi: ekstrakte të pastra nga lulet më të mira...rezultat efikas dhe i dukshëm.

Slogani: lule nga zemra e luleve, bukuri e re. Ja ekzagjerimi me femrat si objekt i publicitetit.

Promovimi i vlerave dhe i pasurive turistike të vendit tonë ka në qendër personazhe femërore.

“Shqipëria, një dashuri e re mesdhetare”, titullohet spoti televiziv i Shqipërisë,i cili promovon
turizmin shqiptar në botë. Promovimi i Shqipërisë në kanalin televiziv CNN realizohet me anën
e tri spoteve.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 155

Spoti i parë paraqet një familje që udhëton nëpër vendet kulturore dhe plazhet e Shqipërisë.
Nëna dhe vajza e vogël shihen nëpërmjet syve të babait teksa shijojnë pushimet e tyre në
Shqipëri.

Spoti i dytë prej 30 sekondash paraqet një çift të ri të dashuruarish. Nga këndvështrimi i djalit,
shihet një vajzë e re, e bukur, që magjepset dhe intrigohet nga bukuritë e Shqipërisë. Pra
bukuria femërore shpirti i publicietit

Në shpjegim të si-së dhe pse-së

Për të ilustruar “Si-në” dhe “pse-në” merret si shembull një nga rolet më kryesore tradicionale
të gjinisë femërore brenda familjes, gatimi. Dhe konkretisht aty thuhet: “Sigurisht është ndryshe
të pyesësh “si” gatun një mama çdo ditë për familjen e saj (mjetet dhe përbërësit që përdor,
sasinë, kohën e pjekjes etj)dhe ndryshe të pyesësh “përse” gatuan, domethënien, motivin dhe
kuptimin e thellë të punës së saj të përditshme.

Fjalia thirrore “Ej, bukuroshe? Shiko këtu ka ulje 50%” sjell një detaj për të cilin femrat janë të
apasionuara. Teksti nxjerr në pah, pa u shpëtuar dot stereotipive, se blerjet u shkojnë më shumë
atyre, vajzave. Do të ishte më mirë që kjo thirje t’i drejtohej një djali të ri. Do ta orientonim
ndryshe perceptimin djalë vajzë.

Por ka edhe momente nga të cilat duhet përfituar për të kultivuar tek të rinjtë ndjenjën për
barazi dhe drejtësi gjinore. Tek pjesa: Dhuna në familje; rubrika Analizë teksti: u kërkohet të
rinjve të shkruajnë një ese të shkurtër: ‘’Dhuna në shoqërinë shqiptare sot”. Kjo ese sjell një
mundësi të mirë diskutimi mbi problemet që i vijnë shoqërisë shqiptare nga dhuna, në mënyrë
të veçantë nga ajo që ushtrohet mbi gruan dhe vajzën.

Domethënës është edhe komenti që bëhet për Barletin tek“Historia e Skënderbeut” i cili
shprehet se: gruaja është e zonja jo vetëm për familjen por edhe për punët shtetërore.

Në letërsinë 11 tek një ushtrim kërkohet “ushtrohuni në leximin e grafikëve dhe në ndërtimin e
tyre sipas të dhënave paraparake” dhe grafikët paraqesin grupet e rrezikuara nga HIV/AIDS në
Shqipëri. Pra leximi i një problemi të madh që sjell shkatërrim të jetës së të rinjve (djemve e
vajzave). Në ushtrimin për plotësimin e CV-së në krye vendosen të dhënat mbi jetën dhe
veprën e Musine Kokalarit. Një zgjdhje e kujdesshme përsa i takon aspektit gjinor.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 156

Megjithëse objekti i mësimit në vazhdim është si strukturohet e ndërtohet një gazetë, cilat janë
rubrikat e saj, nëpërmjet zgjedhjes të këtij artikulli realizohet edukimi gjinor. Artikulli shërben
për sensibilizim, për informacion dhe njëkohësisht për të thyer tabutë e dikurshme. Edhe këtu
është pasur parasysh një objektiv lidhur me edukimin gjinor. Jo pa qëllim zgjidhet një gazetë që
në faqen e saj kryesore ka artikull mbi planifikimin familjar, përdorimin e kontraceptivëve si
edhe problemin e kufizimit të lindjeve tek familjet intelektuale.

Si ilustrim në këtë mësim mbi shkrimin e një gazete sillet faqja e parë e një gazete që për
kryeartikull ka “planifikimin familjar”

“Planifikimi familjar, familjet në zonat rurale dy herë më shumë fëmijë. Çiftet e reja drejt
karrierës, ulen lindjet në Shqipëri. Sistemi i ri, i kontrollit të aborteve.

Vetëm 11% e shqiptarëve përdorin kontraceptivët. Gratë i njohin shumë pak metodat mbrojtëse.
Këto janë titujt dhe nëntitujt që jepen në faqen e gazetës që ilustron temën e mësimit.

Tjetër moment interesant tek ky tekst është pikërisht letra që shkrimtari i famshëm Remark i
dërgon të dashurës së tij Marlen. Është një letër e natyrshme, reale, e bukur, që duhet lexuar me
zë të lartë. Aty shprehen hapur ndjenjat për vajzën që shkrimtari dashuron të cilës i drejtohet
me fjalët: “O qielli im i dashur, njëqind puthje të zjarrta etj..”

Në temën e mësimit “Shkrimi i ditarit” për ilustrim jepet ditari vajzës së nj një gruaje politike të
kohës së diktaturës, që nuk u kursye nga lufta e klasës. Ajo vjen si dëshmi e një dhune
ekzemplare. Autorja, e cila vdiq në lule të moshës, është vajza e Liri Belishovës, e dënuar
politike në kohën e diktaturës.

Po tek “Gjuha dhe letërsia shqipe 11” Floberi trishtohej për personazhet e vet, që i quante heronj
të një epoke të palavdishme, të një epoke që i mungonin të ndershmit, të një epoke që i
përplasën tërë ëndrat ideale të Emës tek “Zonja Bovari” me botën e ashpër e të korruptuar
mashkullore, të përfaqësuar nga tregëtarë, noterë, dashnorë egoistë, të cilët e çojnë Emën në
vetëvrasje. Në vazhdim u kërkohet nxënësve të zbulojnë gjendjen shoqërore e martesore të
Emës, Ç’edukatë ka marrë ajo? Ç’përvojë ka për jetën?
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 157

Po ashtu ngrihet për diskutim situata midis saj dhe bashkëshortit të saj. Ata paraqiten, në
mënyrë të vazhdueshme, në kundërshti me njëri-tjetrin. Të rinjtë duhet të përgjigjen nga se lind
kjo kundërvënie?

- Nga mungesa e dashurisë?


- Nga moskuptimi?
- Nga shijet dhe dëshirat e ndryshme?
- Nga mungesa e mirëqenies?
- Nga interesat e ndryshme?
- Nga formimet e ndryshme?

Nxënësit duhet të zgjedhin alternativat duke i ilustruar me tekstin. Ema është viktimë e
ëndrrave të veta si dhe e burgimit shpirtëror që i krijon provinca. Faji i saj i madh është se
ëndërron aq shumë sa idealizon dhe gjërat më të rëndomta. Ushtrimi kërkon reflektimin e
nxënësve ndaj pyetjes - a ka të drejtë Ema?

- të ëndërrojë si një grua e porsamartuar


- të kërkojë përgjigje shpirtërore nga i shoqi
- të kërkojë që i shoqi të bëjë e të dijë gjithçka që asaj i shkon në mendje?

është sërish një mundësi që nxënësit të shfaqin mendimet e tyre lidhur me ekzistencën e një
kufiri që njeriu u vë ëndrave të veta. Edhe kjo është një ftesë për debat lidhur me çështjet
delikate të jetës në çift. Si e gjykoni zonjën Bovari: fajtore, të pafajshme, as fajtore as të
pafajshme? Për çdo zgjedhje u kërkohet të rinjve të parashtrojnë të paktën dy argumenta.

Në rubrikën e fundit u kërkohet nxënësve të përshkruajnë portretin e prindërve të tyre në jetën


e përditshme, familjare, në marrëdhënie me njëri-tjetrin, duke kuptuar se çfarë pëlqejnë
prindërit e tyre tek njëri-tjetri dhe çfarë jo.

Të gjitha, argumentet, reflektimet, interpretimet që u kërkohen gjimnazistëve lidhur me çështjet


e mësipërme janë orientime dhe mësime që u duhen për të ardhmen lidhur me jetën
bashkëshortore.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 158

Po ashtu letërkëmbimi që pati Floberi me Luizë Kolet, është nga pasuritë e mëdha të këtij lloji
në literaturën botërore që zbulon, krahas drithërimave të shpirtit të dashuruar, edhe vështirësitë
në punën dhe aktivitetin krijues të vetë autorit.

Po me rëndësi do të ishte edhe analizimi i strukturës së letrës për të zbuluar veçori të saj:

Ç’tregon fakti që Floberi e ka shkruar letrën pas mesnate?

Ç’kuptoni me “mua më pëlqejnë ujrat e thella”A përputhet ky mendim me veprën që shkruan


vetë Floberi?

Pse i drejtohet përsëri së dashurës? Çfarë pret prej saj? Zbuloni lidhjen ndërmjet trishtimit nga
dashuria dhe trishtimit nga krijimtaria?A ka afri mes tyre?

Po në këtë tekst shkollor nxënësit mësojnë se “Novelat e Qyteti të veriut” të Migjenit kanë në
qendër të tyre figurën tragjike të gruas, në mjedisin shqiptar të viteve ’30. Personazhi i gruas
jepet në situata të ndryshme, në tregime të ndryshme, por me të njëjtin fat dramatik;

“Studenti në shtëpi” është një nga prozat më të spikatura të Migjenit. Protagonisti Nushi, që ka
studiuar për mjekësi në një nga shtetet e Evropës, khehet në shtëpi, ku konstaton gjithë moralin
e gënjeshtërt mbi të cilin është ngritur familja e asaj kohe.

“Mamë! Nushi thotë se edhe vajzat sa unë, edhe të martueme bile, shkojnë në shkollë. Vajza nuk
u përgjigj, por, e zanun me tregimet e vllaut, mendone ato vendet e çuditshme, ku vajzat nuk
lidhen për shtëpi, ku dalin me djelm me shëtitë pa farë turpi, ku kërcejnë....”

“Tanë një familje, e mbyllun brenda mureve të shtëpis dhe mbrenda një ambienti patriarkal,
përgatitet për jetën qytetare të së nesërmes”.

Studenti Nushi shprehet për një realitet krejt të kundërt me atë shqiptar të kohës së Migjenit.

“…Këtu te na përmbyset bota me ba m’u pa një vajzë me një djalë. Atje as i bie në sy kujt.
Gjithkush shikon punën e vet.

Agia, motra e studentit Nushi, që është e fejuar, qan për jetën e saj jo të lumtur.

...Agia nga turpi nuk do t’i tregojë gja, as nuk do t’i pohojë pse qan. Turpi e sidomos turpi i
vajzave të fejueme, kurse e din se te burri shkon vetëm të dajë dyshekun me të. Gja tjetër ku të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 159

dijë jo kurse e njef, një fjalë s’e ka folë me mashkullin që do marri.Thonë se vajzat pa nder janë
pa turp. Prandaj duhet turpi, turpi që s’të len me ngritë zanin në mbrojtjen e vetvetes prej atyne
që të dëshirojnë shumë lumtuni.

Fabula: turpi që s’të len me ngritë zanin në mbrojtjen e vetvetes.

Ja fjalët e Migjenit mbi hierarkinë brenda familjes shqiptare të asaj kohe:

Kryefamiljari, babai, është shylla mi të cilin ngrihet ngrehina e familjes. Ai krijon atmosferë
frike. Fjala e tij është ligj, që duhet dëgjuar dhe zbatuar me bindje. Nushi dëgjon. Nga fjalët e t’et
i shtrëmbnohet fytyra, por me ndgjue-ndëgjon. Ndëgjojnë edhe vllaznit e motrat, të cilë kanë
ndejun përreth dhe të gjithë janë bamë vesh.??? Pale mos dëgjo. Ndëgjon dhe nana në dhomë të
zjarrmit fjalët e burrit të vet dhe me një frigë çuditet për ditunin e madhe të bashkëshortit. Tanë
një familje, e mbyllun mbrenda mureve të shtëpisë dhe mbrenda një ambienti patriarkal,
përgatitet për jetën qytetare të nesërme. Nga ana tjetër, babai është jo vetëm bartësi kryesor i
mentalitetit patriarkal, por dhe trashëguesi i tij më i denjë. Duket sikur ky është i vetmi qëllim
kryesor i jetës së tij. Dhe autori e përgjithëson figurën e babait me krejt baballarët e tjerë të
qytetit ku ai jeton.

Bota femërore vjen në këtë tregim nëpërmjet figurës së nënës së Nushit dhe motrës së tij, Ages.
Te nëna, as Migjeni dhe as personazhi i tij nuk qëndrojnë gjatë, përveç dy-tre detajeve, si për të
treguar se fati i saj ishte i përcaktuar, që kur ajo kishte lindur të ishte një hije e të shoqit.

Vëmendja e Migjenit përqëndrohet tek Ageja, vajzë e re, përfaqësuese e një brezi të ri, me
mundësi për ta ndryshuar rrjedhën e jetes. Ageja bëhet një personazh tërheqës, pasi është e
vetmja ku Nushi mbështet ndjenjat dhe dëshirat e tij për ndryshim.

Nushi, ndjen brenda vetes përgjegjësinë për lumturinë e saj. Por ai është i pafuqishëm përballë
pengesës patriarkale që i vihet Ages, tashmë gati për t’u martuar, si një mur i lartë, nga i cili ajo
s’ sheh dhe as merr frymë.

Secila prej figurave mashkullore me veprimet e veta e viktimizon më shumë Agen. Babai e
detyron të martohet dhe nuk i intereson lumturia e vajzës. Burri nuk është në gjendje ta
lumturojë. I dashuri përfiton nga gjendja e pashpresë e vajzës dhe vëllai Nushi, që tashmë e njeh
jetën më mirë, hesht para gjendjes të së motrës.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 160

Figura e Ages, e kësaj femre që guxon vetëm fshehurazi tregon më së miri se ajo është viktimë e
moralit të gënjeshtërt të epokës së Migjenit.

Migjeni e çmitizon realitetin deri në lakuriqësi, duke tronditur me sarkazmën e vet tabu të tilla,
si: nderi i motrës, përulja ndaj baballarëve; marrëdhëniet e interesit brenda familjes etj.

“Nderi i shoqnis asht i pacënueshëm. I mjeri ai i cili provon ta cënojë. Së paku kështu ngjan për
faqe. Mos të gërvishtet, mos të prishet lusra e shoqris së qytetit”.

Mesazhet që vijnë nga Migjeni lidhen me edukimin gjinor, me nderin e gruas, me shtypjen e saj,
dhe falsitetine shoqërisë së asaj kohe.

• “Gjuha shqipe letërsia 12”

Detaj domethënës në këtë tekst është fundjava në mal me personazhe vajza. Semela dhe shoqja
e saj Ina shkruajnë mesazhe me njëra-tjetrën. Është një ftesë për fundjavë në mal bashkë me disa
shoqe.

Në një ushtrim të këtij teksti u kërkohet nxënësve të imagjinojnë një situatë komike:

Berti ka blerë një I-Phone dhe i thotë shokut të vet që ta ndihmjë për t’i çuar një SMS të dashurës
Mirelës. Por shoku, ngaqë është “dreqi vetë”, në vend që t’ia dërgojë asaj ia dërgon shoqes së
ngushtë të Mirelës, Marselës.

U kërkohet të rinjve ta kthejnë në një skicë-komike këtë situatë.

Është diçka e bukur, që të rinjtë kanë shoqe dhe shokë, dhe veç kësaj edhe humori që ata bëjnë
me njëri tjetrin flet për çiltërsinë mes tyre.

Ushtrimi 3: Lexoni esenë e mëposhtme dhe analizoni strukturën e saj sipas modelit të
mësipërm;

Eseja flet për rëndësinë e medias, për ndikimin e saj në vetë gjykimin, sjelljen dhe stilin e jetës.
Ajo ndikon në ndryshimin e mentalitetit të të rinjve. Duke ndjekur median televizive, të rinjtë
fillojnë të mendojnë, të vishen, të flasin dhe të arsyetojnë si personazhet në emisionet televizive.

Tek “Teksti përshkrues” një ushtrim kërkon: “Analizoni nga ana gjuhësore tekstet e mëposhtëm
përshkrues. Ja përshkrimet që i bëhen femrës tek to.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 161

Të shohim tekstet përshkruese që janë përzgjedhur

1. “Gruja e re. Gruja e re është një grua e shkathët si një mace, kockëmadhe dhe përtace,
me gojë të gjerë dhe buzëqeshje të lehtë. Sytë e saj janë të zinj dhe të mprehtë, si dy
kokrra mani. Ajo është një grua e madhe, me kyçet e duarve finë dhe gishta të plotë, të
gjatë e të drejtë. Ushqimin e ha me ëndje. Ajo fle, dhe ha, dhe dembelohet. Nxjerr deri në
fund gjuhën e saj të gjatë e të kuqe dhe lëpin me buzë mishin e majmë e të shijshëm të
deles. Ah, këtë e pëlqej! -thotë ajo, qesh dhe rrotullon sytë. Shoh e magjepsur gojën e saj.

(Askund, J.M. Coetzee)

2 “….Ndonëse në lulen e moshës, dhe për më tepër e papërgatitur për të përballuar


detyrat e nënës, ia doli të mëkonte një dashuri të atillë që nuk do të mund ta harroja. Që
aso kohe, të gjitha nënat në moshë të re do të merrnin për mua emrin Xhixhe…”.

Të dyja përshkrimet i përmbahen së pari përshkrimit të portretit fizik të gruas dhe së dyti
përshkrimit të rolit të saj si nënë.

Po në vazhdim të tekstit përshkrues jepen shënimet e një anëtareje të ekipit me gomone në


Osum.

E pazakontë; shënimet janë të një vajze pjesëmarrëse në një sport disi mashkullor. Detaj i bukur
dhe edukativ lidhur me aspektin gjinor.

…..adrenalinë në kanionet e Osumit. Është pikërisht një e re Era, që tregon aventurën e një
udhëtimi me gomone në Osum. Vajza e përshkruan aventurën si një film me metrazh të
shkurtër që i kishte brenda të gjitha: dramën, idilin, heroizmin. Është e papërshkrueshme ajo që
përjetova, - thotë Era.

Gjimnazistëve u kërkohet të analizojnë detajet përshkruese të këtyre pjesëve.

Tek Eseja paraqitëse e krahasim-kontrastit kërkohet analiza e esesë me titull “Mamaja dhe babai
im”

Për ne është me interes përshkrimi:


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 162

“Nga pamja e jashtme do të dalloja pak ndryshime. Të dy bukuroshë, me fizik të rregullt e


tipare të pastra. …Babai hyn pa bërë shumë fjalë, pasuar nga mamaja që, si në entuziazëm e si
në mërzi apo inat, do të shpërthejë me nota të larta zëri. Fjalët e saj ndiqen nga gjeste të
gjallëruara, ndërsa babai para saj duket i palëvizshëm. Duke qëndruar vetë në një vend, ai
mund të përmbushë shumë kërkesa njëherësh. Në të njëjtin vend ai çlodhet, sheh televizor, flet
e bisedon. Mamaja gjithmonë është në lëvizje e shumë pak pushon.

Ajo mund të ketë shumë teka, por ka një zemërgjerësi shumë më të madhe, babai duket se nuk e
vë re dhe ia ngatërron me naivitetin. Kjo tregon se me sa pak largpamësi i sheh ai gjërat. Një gjë
që më bën shumë përshtypje është se si babai u dorëzohet situatave pa bërë asnjë përpjekje për
t’i ndryshuar ato. Nëse do të vendosja në një anë të peshores ambicien dhe në anën tjetër
krenarinë, kjo e fundit do të peshonte më shumë. Mamaja ime jeton mbi re, por arrin gjithmonë
të realizojë pjesën më të madhe të atyre që ëndërron. Ndonjëherë zhytet në punët e saj dhe lë
çdokënd jashtë, ndërsa babai është më i qëndrueshëm. Të dy janë të dashur me mua, por shumë
vonë kuptova se nuk i kisha njohur ashtu siç janë vërtet…Jo vetëm buzëqeshje e përkujdesje”.

Ana Filipi

Përshkrimet e mësipërme duhet të shërbejnë si ngacmim për të diskutuar gjerësisht për vajzën
dhe djalin, për burrin dhe gruan, për nënën dhe babain. Ato vijnë si momente tepër të
favorshme për t’u ndalur tek rolet gjinore tradicionale. Mësuesi duhet të përfitojë nga ky rast
për të ndikuar në formimin gjinor të nxënësve të tij.

Interesante dhe e bukur është pjesa “Kënga e dashurisë” tek testi poetik, pjesë që ilustrohet me
analizën e lirikave të Lasgush Poradecit. Të ndalemi tek: “Kënga e dashurisë”. Lasgushi e
përforcon tezën se nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë, kur thotë: -Unë besoj në dashurinë. Më
shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar dashuria. Lasgushi ua
trasmeton të rinjve dashurinë jo si emocion por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e
qiellore. Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua, kurse marrëdhënia me të bëhet
zjarr, flakë, që arrin në nivel të lartë emocionues.

Dashuria llaftare, ashtu si dhe Bukuria llaftare janë figura të forta e të veçanta që dalin nga
mënyra e veçantë e të kënduarit të dashurisë prej Lasgushit. Edhe kur kënga e dashurisë merr
trajtën e një forme dramatike të pushtuar nga dhimbjet, edhe kur kënga e dashurisë shfaqet në
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 163

trajtën e idilit gazmor, tekstin e Lasgushit e karakterizon thellësia e emocionit, përpara të cilit ai
përulet deri në dhe e ngrihet deri në qiell. Ky emocion kaq i thelle përcillet tek të rinjtë.

Në rubrikën “Diskutim mësimor” u këkohet nxënësve të shpjegojnë “Ç’vend zë dashuria në


lirikën lasgushiane” dhe “Ç’është dashuria për konceptin poetik të Lasgushit”?

“Poradeci ngre një kult të ri, atë të femrës e të dashurisë”- thotë I. Kadare. Ky është rasti më i
mirë për të bërë debat me nxënësit lidhur me ndjenjën e pastër të dashurisë, atë që e mban fort
të lidhur një çift dhe shton bukurinë e jetës së tyre. Është momenti për të folur për bukurinë e
dashurisë, dhe gjithçka mbart ajo brenda saj.

Edhe teksti “Ekonomia 12” do të na tregojë se çfarë i rezervon edukimit gjinor.

Në çdo kapitull thuhet: Në përfundim të çdo kreu nxënë/si-ja duhet të jetë i/e aftë :

Tek kreu 3 Tek tema 3.3 “Papunësia” Tek shembujt e papunësisë friksionale (e përkohshme dhe
e pashmngshme); rubrika Shembuj shkruhet:

Vjollca e la punën, pasi shefi e ofendoi. Asaj mund t’i duhet një muaj për të gjetur një punë
tjetër, sepse ajo nuk ka informacin për vendet e lira të punës. Ndërsa Artani pasi mbaroi
studimet në Fakultetin Ekonomik, kërkon prej tre muajsh të hyjë në punë, por ende nuk ka
filluar, sepse punët që i janë ofruar nuk i janë dukur të përshtatshme.

Pra na jepet një grua që e lë punën për shkak se e ofendon shefi dhe një mashkull që ka
mbaruar shkollë dhe s’hyn në punë sepse punët që i janë ofruar nuk i duken të përshtatshme.

Tek rubrika “Lexim” është me interes të ndalemi tek shkrimi: Familja e “Mandit dhe problemet
e saj në tranzicion.

Në familjen e Mandit para viteve ’90 punonin të gjithë, me përjashim të motrës që vazhdonte
shkollën. Babai ishte tornitor, por pas ndryshimeve dhe hapjes së ekonomisë me botën e
jashtme, pjesët e këmbimit që prodhoheshin në uzinën ku ai punonte filluan të vinin nga jashtë
dhe ajo u mbyll. Ai ka tre vjet që kërkon punë dhe tani shpreson të fillojë si rojë nate në uzinën
ku ai punonte më parë, e cila tani shërben si magazinë. Vëllai ka mbaruar me rezultate shumë të
mira Fakultetin e Drejtësisë dhe kërkon punë pranë një avokati të njohur ose pranë ndonjë zyre
juridike me aktivitet të gjerë. Nëna ka punuar si edukatore, por me mbylljen e disa kopshteve
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 164

dhe, pasi ka kërkuar punë duke pranuar edhe shpërblim të vogël dhe nuk ka gjetur, nuk kërkon
më. Mandi vazhdon të punojë si më parë në doganë, ndërsa e motra vazhdon studimet në
fakultetin Ekonomik, dega Ekonomi. fq.149.

Nëna ka punuar si edukatore, por me mbylljen e disa kopshteve dhe, pasi ka kërkuar punë
duke pranuar edhe shpërblim të vogël dhe nuk ka gjetur, nuk kërkon më. Ja nëna në tekstin
tonë që kërkon punë duke pranuar edhe shpërblim të ulët.

Nëse do t’i bënim një analizë kësaj pjese do të dilnim në përfundimin se në shoqërinë tonë gratë
janë gra dhe burrat burra. Tregu i punës e përforcon këtë pohim tradicional.

Te rubrika diskutoni: gjejmë fjalinë: “ Të futem në punë? S’i a vlen as ta mendoj”-deklaroi


Lumja, nënë me shumë fëmijë.fq.149.

Duke iu përgjigjur gazetares së njërit prej televizioneve në vendin tonë, për pyetjen se a punon,
Iliri i diplomuar në arkitekturë i përgjigjet: “Unë mund të punoj si kamerier, por po përpiqem të
gjej një punë që i përshtatet njohurive që kam marrë në shkollë.

Testet: testi 3.fq. 168. sjell diçka të re. Një vajzë që ble një apartament të ri dhe një djalë që ble një
motoçikletë të përdorur, shembuj këta jo të zakontë për traditën shqiptare.

- Dea bleu një apartament të ri


- Reni bleu një motoçikletë të përdorur
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 165

2.4. Ilustrimet në tekset e gjimnazistëve lidhur me aspektin gjinor:

Ilustrimet zenë një vend të konsiderueshëm në tekstet shkollore duke mbështetur, plotësuar dhe
shpesh qartësuar edhe përmbajtjen e tekstit. Sigurisht, që në moshën e gjimnazistëve, ato nuk
kanë ato efekete si tek fëmijët e arsimit të detyruar, por gjithësesi edhe në këtë moshë ato kanë
rëndësinë e vet. Ato stimulojnë të kuptuarin. Përmbajtja dhe ilustrimi i tekstit, nëpërmjet
kombinimit mes tyre komunikojnë me nxënësit dhe bëjnë që këta të fundit të mbajnë mend
edhe më mirë atë që kanë mësuar. Ilustrimet ndihmojnë të kuptuarin dhe po kaq edhe
mendimin kritik të nxënësve, nxitin aftësitë krijuese apo edhe afësitë e tyre perceptuese dhe
interpretuese.

Shembuj pikantë të tekstit shkollor që ndihmojnë në socializimin gjinor

Çndodh në të vërtetë me tekstet tona?A mbartin ato në mënyrë të barabartë sa femrat dhe
meshkujt?A i paraqisin këto tekste burrat dhe gratë në role tradicionale apo në role në
zhvillim?A paraqiten gra e burra në profesione të përcaktuara për ta, apo thyhet kjo stereotipi
tradicionale?A kërojnë ata që nëpërmjet ilustrimit të ndikojnë në ndërtimin e një tjetër
mentaliteti, një mentaliteti të ri lidhur me rolet gjinore? Sa vend i lënë ato burrit dhe gruas,
vajzës dhe djalit? Në çfarë rolesh paraqiten ata?

Le t’u hedhim një sy ilustrimeve të teksteve të gjimnazit duke filluar nga vendi që zenë
personazhet femërore.

Klasa 10. Lënda

• “Edukimi për karrierën dhe aftësimi për jetën”.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 166

Në vështrim të parë teksti duket plot ilusrime ku paraqitet burri dhe gruaja, vajza e djali në
profesine të ndryshme dhe role të ndryshme sociale. Po t’i numërojmë do të shohim se edhe
këtu, ku bëhen përpjekje maksimale për edukimin gjinor të të rinjve, kemi në total 383 ilustrime,
nga të cilat vetëm vajza paraqiten 65, vetëm djem 70, dhe 68 ndër to paraqesin djem e vajza së
bashku. Pjesa tjetër, 180 ilustrimet, s’kanë lidhje fare me personazhe femra apo meshkuj.

“Edukimi për karrierën dhe aftësimi për jetën 10”.

vajza
17%
te ndryshme
djem
47%
18%

vajza dhe djem


18%

• “Historia 10”: Ka në total 216 ilustrime. Ndër to vetëm me vajza ka 5 ilustrime. Vetëm
meshkuj kemi në 70 raste ilustrimesh. Ndërsa femra e meshkuj kemi në 20. Të tjera,
ilustrime që nuk bëjnë pjesë në objektivin tonë janë 121.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 167

femra
2%

meshkuj
33%

te ndryshme
56%

femra dhe
meshkuj
9%

• “Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe 10”

Ka në total 278 ilustrime nga të cilat 47 na paraqesin femra dhe 108 meshkuj. Ndërsa meshkuj e
femra gjejnë vend në 54 ilustrime. Mbeten jashtë temës tonë 69 ilustrime.

femra
te ndryshme 17%
25%

meshkuj dhe
femra meshkuj
19% 39%

• “Biologjia 10”: Ka mjaft ilustrime që ndihmojnë tema të caktuara. Me femra ka 9


ilustrime, vetëm me meshkuj 24 dhe me femra e meshkuj së bashku 10 të tilla.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 168

femra dhe
femra
meshkuj
21%
23%

meshkuj
56%

• “Qytetaria 10”

Gjithsej 158 ilustrime, ato që paraqesin femra janë 19, meshkuj janë 24 djem e vajza, meshkuj e
femra 76, 39 ilustrime s’kanë objekt prezantimi meshkuj apo femra por tematika të tjera.

femra
te ndryshme 12% meshkuj
25% 15%

djem dhe vajza


48%

• Artet 10,11,12
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 169

Në total kemi 689 ilustrime, me femra 105, me meshkuj 178, me meshkuj dhe femra 175 dhe 231
janë ilustrime të ndryshme.

femra
te ndryshme 15%
34%
meshkuj
26%
meshkuj dhe
femra
25%

Klasa 11

• “Gjuha shqipe dhe letërsa 11”

“Gjuha shqipe dhe letërsa 11” ka 171 ilustrime, me femra janë 19, me meshkuj 63, 41 me femra
dhe meshkuj. 48 përfaqësojnë të tjera subjekte.

femra
11%

te tjera
28%

meshkuj
37%
djem dhe vajza
24%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 170

• Qytetaria 11

“Qytetaria 11” ka 144 ilustrime. 11 prej tyre paraqesin femra, 17 meshkuj, dhe po 17
përfaqësohen me femra dhe meshkuj, 99 ilustrime prezantojnë tjetër gjë.

vajza
djem 7%
12%

te dy
12%
te tjera
69%

• BioIogjia 11

“BioIogjia 11”, 227 ilustrime në total, prezantime femrash ka 23, meshkujsh 12, femra dhe
meshkuj 1 dhe 191 të ndryshme.

femra
10% meshkuj
5%
se bashku
1%

te ndryshme
84%

• Historia e qytetërimit botëror 11


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 171

“Historia e qytetërimit botëror 11” ka 183 ilustrime, femra 13, me meshkuj 60. Me meshkuj e femra
8 ilustrime. Mbeten jashtë kësaj analize 102 ilustrime.

Djem
33%

Te ndryshme
56%

Vajza
7%
Se bashku
4%

• “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” ka 195 ilustrime, 25 paraqesin femra, 75 meshkuj, 35
meshkuj e femra dhe 112 të tjerat objekte të ndryshme sipas temave.

Femra
10%

te tjera
45% meshkuj
31%

te dy`
14%

• Historia e shqiptarëve 12
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 172

“Historia e shqiptarëve 12” ka 256 ilustrime, me femra 8, me meshkuj 106, me meshkuj e femra
janë 30 ilustrime dhe 112 ilustrime të ndryshme.

vajza
3%

te ndryshme djem
44% 41%

se
bashku
12%

• “Ekonomia 12”, 122 ilustrime, femra 10 ilustrime, meshkuj vetëm 20 të tilla, me femra
dhe meshkuj 18 ilusrime dhe 74 ilustrime janë të ndryshme.

femra
8%
meshkuj
16%

te ndryshme se bashku
61% 15%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 173

Është marrë më shumë në konsideratë periodiciteti i paraqitjes së femrës dhe mashkullit sepse,
sigurisht që, në tekstin e shkollës së mesme nuk ka vend për figura të tipit “babai lexon” dhe
“nëna gatuan”

2.5 KONKLUZIONE

Është i rëndësishëm miksiteti brenda institucionit shkollor të mesëm si dhe përbërja gjinore e
stafit pedagogjik. Në shkollë të mesme ka shumë rëndësi veç përbërjes gjinore të trupës
mësimore, modeli që anëtarët e saj, mësues dhe mësuese përcjellin në komunikim me njëri-
tjetrin si edhe modeli që përcjellin ata në komunikim me nxënësit e tyre, vajza dhe djem. Sa
mbështetës janë ata për të dyja gjinitë e në mënyrë të veçantë për vajzat.

Është e rëndësishme çfarë mesazhesh përcjellin ata nëpërmjet mësimdhënies, nëpërmjet


përmbajtjes së lëndëve të tyre. Sigurisht që, ajo që ata u mësojnë nxënësve, varet më së shumti
nga tekstet shkollore që kanë në përdorim, por edhe nga mënyra se si ata e përcjellin
përmbajtjen e tyre. Teksti shkollor, luan një rol të konsiderueshëm në edukimin e individit, rol
që merr forcën e duhur në sajë të artit të mësuesit, si edukator dhe si mësimdhënës.

Në përgjithësi tekstet mësimore janë besnikë të realitetit shqiptar, të jetës sociale shqiptare.
Është e pamohueshme, që në krahasim me vite më parë, tek to vihen re përpjekje për të nxitur
dëshirën për barazi gjinore, dëshirën për të thyer mentalitetet e vjetra, dëshirën për të
ndryshuar stereotipa tradicionalë dhe për t’i orientuar të rinjtë sa më shumë drejt barazisë
gjinore në të gjitha fushat.

Në arsimin e mesëm tekstet shkollore, ndryshe nga dje, përcjellin tek të rinjtë mesazhe
shkencore për tema që kanë qenë të ndaluara për t’u futur në programet mësimore. Në tekstet
shkollore të lëndëve shoqërore ka tema që ndihmojnë emancipimin e të rinjve, edukimin e tyre
me një mentalitet të ri, që ndihmojnë në kapërcimin e vështirësive dhe risqeve që jeta u nxjerr
para. Diskutohen probleme për jetën, marrëdhëniet seksuale, shtatzëninë e padëshirueshme,
përdorimet e kontraceptivëve, për lirinë e individit në këtë aspekt, për ndjenjën e dashurisë, e të
tjera tema që stimulojnë mendimin e hapur, jo paragjykues, pa komplekse e inferioritete.
Ilustrimet e teksteve e plotësojnë këtë përpjekje, por duhet thënë se akoma më tepër i duhet
mëshuar objektivit për një edukim sa më të drejtë gjinor dhe një përfshirje sa më të fuqishme të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 174

aspektit gjinor brenda tekstit shkollor, si një instrument i jashtëzakonshëm në edukimin e të


rinjve.

Në kushtet reale të shoqërisë shqiptare, problemet gjinore duhen theksuar më shumë, tekstet
shkollore duhet t’u shpëtojnë deformimeve gjinore. Ato duhen paditur sa herë që u japin
vajzave të reja perspektivën e shtëpiakes me detyra të qarta, madje varësinë ndaj meshkujve të
fuqishëm ua shndërron në ëndërr. 98

Ajo që duhet theksuar është qëndrimi i mësuesit ndaj deformimeve gjinore që mund të takojë.
Reagimi, qëndrimi i tij ndaj deformimeve mund të mirëedukojnë të rinjtë. Nëse tekstet
kultivojnë tek vajzat ndjenjën e përuljes, të statusit të dorës së dytë, të vetmisë, të humbjes,
mësimdhënësi duhet të mbrojë fort të kundërtën.

Realisht tekstet tona bëjnë përpjekje por do të duhej edhe më shumë përqëndrim tek fenomet gjinore.
________________________________________________

98.Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim; Perspektiva Gjinore në Tekstet Shkollore; Tiranë 2008

KAPITULLI 3

REFLEKTIME TË GJIMNAZISTËVE MBI ÇËSHTJET GJINORE

3.1. Karakteristikat e zhvillimit të nxënësve të moshës 15-18 vjeç

• “Adoleshenca e mesme”, që përfshin moshat nga 15-18 vjeç, i referohet periudhës së


ndarjes psikologjike nga figurat prindërore dhe kërkimit të marrëdhënieve sociale e
sentimentale jashtë familjes, mes bashkëmoshatarëve. Ajo karakterizohet nga një tension
i fortë drejt përcaktimit të identitetit seksual”.
• Ndryshimet konjitive shërbejnë për t’u dhënë adoleshentëve një ndjenjë më të fortë
autonomie. Në këtë stad moshor atyre nuk u duhet më të kërkojnë shpjegime nga të
tjerët. Ata janë në gjendje të krijojnë përgjigje të sofistikuara dhe të vlerësojnë vetë
situatat. Të rinjtë e këtij stadi moshor studiojnë më qartësisht botën e brendshme dhe
paraqitjen e tyre të jashtme, ashtu sikurse edhe botën reale, duke arritur të kuptojnë
kompleksitetin e saj. Në krahasim me fëmijët, ata shikojnë dhe pranojnë ambiguitetin
dhe pavendosmërinë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 175

• Në këtë periudhë atyre u duhet të kenë besim në sensacionet, mendimet dhe veprimet e
tyre. Mbështetja mbi këto ndryshime të brendshme i orienton ata drejt autonomisë. Pa
besimin në këto aftësi, adoleshentëve do u duhet përherë të bazohen në gjykimet,
mendimet dhe aftësitë e të tjerëve. Ndërgjegjësimi për opinionet e tyre dhe besimi në to
janë realisht rezultat i kësaj përiudhe intensive “auto-orientimi” që fillon në fazën e parë
të adoleshencës, vazhdon në fazën e mesme për të përfunduar në fazën e fundit.
• Adoleshentët në fazën e mesme, fitojnë eksperienca personale nëpërmjet bashkëveprimit
me moshatarët e tyre. Ata krahasojnë veten me të tjerët që gjenden në të njëjtën fazë
shqetësimesh. Në fazën e fundit adoleshentët përqëndrohen në “purifikimin” e
eksperiencave të tyre për të arritur në diçka të veçantë dhe të vërtetë. Mënyra kur dhe si
adoleshentët piqen, përbën një faktor të rëndësishëm në zgjedhjen e shokëve të tyre. Për
ketë motiv djemtë dhe vajzat që piqen më shpejt zënë shoqëri më lehtësisht, ndërsa ata
që piqen më ngadalë shpesh qëndrojnë më të tërhequr.
• Gjatë adoleshencës së mesme, nevojë kryesore është ajo e të ndjerit i lidhur fort me
bashkëmoshatarët, në shkollë dhe në ambientet sociale që u përkasin atyre. Kemi të
bëjmë me një kalim evident nga bota familjare në botën e bashkëmoshatarëve. Shoqëritë
më të ngushta mbeten të rëndësishme, por gradualisht triumfon logjika e grupit që
manifestohet në shumë mënyra si përshembull dëgjimi i të njëjtit lloj muzike, veshja me
të njëjta rroba, të njëjtat aktivitete sportive e sociale.
• Gjatë adoleshencës së mesme djemtë jetojnë intensivisht të tashmen. Duan te mësojnë
kush dhe çfarë janë, kush është i njëjtë më ta dhe kush do të rrijë me ta. “Besimet” e kësaj
moshe mund të shprehen me termin “njih vetveten”. “Adoleshentët e mesëm” ecin në
rrugën e shoqërisë me qëllimin e qartë që të tjerët t’i njohin sa më shumë që të jëtë e
mundur, në situata të ndryshme sociale. Kërkojnë të familjarizohen me botën e tyre të
brendshme duke ëndërruar me sy sapur, duke shkruar ditare, poezi e tregime. Shpesh
kjo periudhë korrespondon me një rritje të kreativitetit.
• “Adoleshentët e mesëm” i venë shumë rëndësi situatave dhe personave jashtë familjes.
Shpesh herë ata kanë nevojë që të stabilizojnë me prindërit marrëdhënie të reja, te cilat
t’u përgjigjen ndryshimeve dhe raporteve të reja me të tjerët. Raportet e reja, që kërkojnë
në këtë përiudhë janë ato me bashkëmoshatarët si meshkuj dhe femra.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 176

• Fillojnë të shoqërohen me moshatarët e të njëjtit seks, për t’u hapur më pas drejt grupeve
mikse shoqërore.
• Ndërkohë kërkojnë edhe të rritur, që nuk janë prindërit e tyre, për të zbuluar
karakteristika me të cilat të mund të indentifikohen; p.sh. kanë më tepër vëmendje te
mësuesit, te trajnerët dhe miqtë e prindërve të tyre.
• Në këtë fazë, shumë adoleshentë bien në dashuri. Për ata një nga burimet më të
rëndësishme të mirëqenies është ëndërrimi i një mardhënieje dashurore me një nga
objektet e reja të dëshirës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një person të njohur në
shkollë, apo të një ylli të muzikës ose të kinematografisë. Shikimi i idhujve te tyre, nga
posterat e ngjitur nëpër muret e dhomave të tyre, u jep atyre një sens afërsie dhe sigurie
Mbas fazës së fillimit të një dashurie, të kesh një të dashur bëhet e rëndësishme si nga
ana sociale ashtu edhe nga ajo personale. Statusi social relacionohet shpesh me faktin e
të pasurit një mardhënie fikse, që përfshin eksperiencat seksuale.
• “Adoleshentët e mesëm” kanë më familjaritet me trupin e tyre, ndjenjat, senset dhe
ëndrrat. Pranojnë më lehtë ndryshimet që ndodhin në proçesin e tyre mendor dhe janë
më shumë të vetëdijshëm për impulset e tyre seksuale dhe të pjesëve të trupit të tyre.
Kanë më familiaritet me jetën sociale, të cilën e përdorin më mirë, dhe janë më të
pavarur nga prindërit. Përgjithësisht ndihen më të sigurtë për veten dhe më të zotë.
Hyjnë në periudhën e “adoleshencës së vonë” të përgatitur për këtë proçes konsolidimi
të sigurisë së tyre dhe kanë një kontakt më të ngushtë me atë që mund t’u rezervojë e
ardhmja.
• Ndërkohë që “adoleshentët e mesëm” janë të përqendruar përparësisht në botën e tyre,
që shpesh është e kundërvënë me atë të të rriturve, të rinjtë e “adoleshencës së vonë”
fillojnë të shohin vetveten si individë dhe shpesh janë të prirur të mendojnë mbi çfarë
janë dhe çfarë duan të jenë. Kapaciteti i tyre për ta parë realitetin me preçizion është më i
zhvilluar dhe më pak i shqetësuar nga pyetje me natyrë psikologjike.
• Konflikti me prindërit zbutet, duke fituar një pavarësi më të madhe për të vepruar
bashkë me një rritje të stabilitetit emotiv dhe një besimi më të madh tek të tjerët dhe tek
vetvetja.
• Relacionet me moshatarët mbeten të rëndësishme dhe zënë një vend gjithashtu të
rëndësishëm, bashkë me interesat orientuese drejt së ardhmes. Kalimi normal nëpërmjet
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 177

adoleshencës sjell një sasi shqetësimesh në ndjenjat e brendshme dhe në sjelljet kundrejt
të tjerëve.

3.2 Ndryshimet mes vajzave dhe djemve të kësaj moshe

Analizat sociologjike kanë treguar se gjinia është një shenjë e fortë gjatë periudhës së
adoleshencës së mesme. Dallimet në përzgjedhjet e aktiviteteve sipas gjinisë janë shumë të forta.

• Djemtë privilegjojnë aktivitetet fizike në dëm të aktiviteteve intelektuale, si leximi, dhe e


kundërta për vajzat. Për më tepër ky dallim duket se theksohet me kalimin e moshës.
• Përsa i takon edukimit fizik tregon një akses më të madh të vajzave, në krahasim me të
shkuarën, por – si edhe në lëndë të tjera- kjo prezencë, veçanërisht në arsimin e mesëm
nuk garanton angazhimin e tyre në aktivitetin fizik. Në këtë nivel të sistemit edukativ
vihet re një mosangazhim i vajzave në aktivitete sportive, veçanërisht në sporte
kolektive dhe atletizëm. Ndarja mbetet e vazhdueshme midis angazhimit të vajzave në
aktivitete fizike dhe ato të djemve. Në përgjithësi aktivitetet sportive regjistrohen si më
të rëndësishme më shumë në logjikën e përballimit të sfidës, të provës. Këto janë
stereotipa të farkëtuar nga rolet sociale, por këto zakone mbeten thellësisht emblematike
dhe përbëjnë ndoshta një nga strehëzat e fundit të identifikimit gjinor.

Vajzat mendojnë se nuk kanë të njëjtat aftësi fizike sikurse djemtë. Duke hyrë në një trajtim
cilësor të kësaj pabarazie shihet mirë që këto diferencime shfaqen edhe më të thella.

Të rinjtë e kësaj moshe janë vazhdimisht në kontakt me mediat. Lojrat video, televizioni,
interneti janë pjesë e jetës së tyre dhe është e vështirë që ata të jetojnë pa to. Por këto
influencojnë në mënyrën e të menduarit, të të ushqyerit, të të veshurit etj... Publicitetet e
panumërta që shohin në televizor, internet apo në revista ndikojnë shumë në imazhin trupor të
tyre.

• Imazhi i grave të holla dhe me një trup të bukur që shfaqet në televizor, admirohet nga
të rejat adoleshente që duan t’u ngjajnë atyre. Djemtë duan imazhet e njeriut me muskuj
të fortë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 178

Studime kanë lidhur idealin aktual të bukurisë fizike, glorifikimin e grave të holla dhe të
burrave muskulozë me një gamë problemesh të shëndetit, përfshirë flakjen e pamjes dhe
problemet ushqimore. Për më tepër janë të shumtë filmat që u referohen cigares, alkolit dhe
drogave.

Adoleshentët ndikohen fort nga ato që shohin në televizor. Kërkimet kanë provuar që të rinjtë
influencohen nga aktorët e tyre të preferuar në ekran ashtu si edhe në jetën reale. Shumë filma
tregojnë njerëz të famshëm duke pirë duhan.

Kjo tregon se mediat i zhytin të rinjtë në një banjë kulturore në moshën kur ata janë më ndijues,
më të ndikueshëm, më të ndjeshëm. Universi i mediave është shpesh një univers që i çon t’u
bashkohen grupeve të fëmijëve të moshës së tyre, të adoptojnë një referencë kulturore të
përbashkët, qoftë kjo një marrëveshje adoptimi ndaj një kanali, radioje, televizioni etj.

• Polarizimi gjinor bashkon në mënyrë stereotipe djemtë në sport dhe vajzat në lojrat
video. Kitara është praktikë artistike, preferencë mashkullore. Vajzat jepen ndaj
praktikave artistike, ndaj dëgjimit të radios apo mbajtjes së rregullt të një ditari intim,
praktikë kjo që zbehet për vajzat në fund të adoleshencës.

Disa praktika kulturore bashkojnë vajzat dhe djemtë por edhe i dallojnë ata. Kompjuterin
djemtë e përdorin më shumë si një instrument për lojë, vajzat e përdorin edhe si lojë por më
shumë për dije. Edhe lojrat e kompjuterit janë të ndara sipas seksit.
• Realisht adoleshentët e këtij stadi moshor kanë nevojë për pavarësi, autonomi, besim,
diskutime, modele etj. Tek ta zhvillohet të menduarit kritik dhe kërkimi i një ideali. Ata
mbështeten në autoritetin e tyre dhe ndjehen ekspertë për shumë probleme duke u vënë
shpesh në rolin e opozitarit. Ata shpesh e përjetojnë ankthin, shqetësimet, madje edhe
depresionin kalimtar. Ata kanë nevojë për konflikt, në kërkim të një opozicioni të
vazhdueshëm dhe në diskutim të vlerave të adultëve. Ata kanë nevojë për diskutim dhe
reflektim. Kjo periudhë, e cila dallon për rëndësinë e madhe që i kushtohet solidaritetit
dhe drejtësisë, është për ta periudhë e angazhimeve në idealet e mëdha.
I riu, e reja ndjen nevojën për të testuar limitet e veta duke pasur nevojë për sensacion të fortë,
afirmim kapaciteti, dëshirë për autonomi ndaj të rriturve. Në këtë moment mund të shfaqen
sjellje deviante: alkooli, droga, ecja shpejt me makinë, ndërmarrja e rreziqeve etj. Nga nevoja për
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 179

tu siguruar në grupin e tyre ata ndajnë me shokët një mënyrë funksionimi dhe sjelljesh
stereotipe. Duan të diferencohen por edhe të konformohen me grupin. Nevoja për t’u pëlqyer
dhe për të pasur besim në vetvete: rëndësia e raporteve miqësoredhe dashurore që sjellin siguri.

Nevoja seksuale; është periudha e pulsioneve, të kërkimit të kënaqësive,

Nevoja për drejtësi; është periudha e dëshirës për të qenë garant i lirisë të njërit dhe tjetrit.

3.3 Anketimet dhe përgjigjet lidhur me formimin gjinor të gjimnazistëve

Studime të shumta kanë treguar shumëlloshmërinë e tejskajshme të tipareve psikologjike dhe


roleve sociale të burrave dhe grave sipas shoqërive, epokave dhe grupeve sociale. Nga kjo
arrihet në përfundimin se diferencat midis sekseve nuk janë pasoja e një natyre që do të
zhvillohej spontanisht tek secili, por janë produkti i një ndërtimi sipas përfytyrimeve sociale,
nga një maskilinitet dhe nga një feminitet i veçantë për çdo shoqëri.

Duhet të përmbyset parimi i kuptueshmërisë: diferencat midis sekseve duhen kuptuar duke u
nisur nga realiteti social që përcakton rolet sociale të secilit dhe tiparet psikologjike që ushtrimi i
këtyre roleve merr: këto role sociale dhe këto tipare psikologjike duhet të mësohen nga brezi që
vjen.

Ne thamë se, me raportet sociale të seksit kuptohet një strukturë fondamentale e shoqërisë që
organizon të gjitha nënsistemet sociale që nga familja, shkolla, puna dhe fushat e tjera politike,
juridike, kulturore të realitetit social, që formon këto raporte midis grupeve gjinore “mbi
mënyrën e pushtetit të njeriut, mashkullorja në raport me femëroren”, d.m.th. jo vetëm mbi
mënyrën e diferencimit, por kryesisht mbi atë të një hierarkie midis këtyre grupeve.

Praktikat edukative i nënshtrohen kësaj logjike komplekse. Edukimi u mëson djemve dhe
vajzave të ndërtojnë jetën e tyre duke u nisur nga pozicione sociale brenda një hierarkie. Por në
të njëjtën kohë, në mënyrat e tyre të trajtimit të vajzave dhe djemve të tyre, familjet janë pak a
shumë, partizane ose jo të barazisë, dhe e njëjta gjë është edhe me aktorët e sistemit shkollor.

Shkolla është një instancë socializimi e një rëndësie të veçantë që do të kontribuojë në


përforcimin dhe modifikimin e identiteteve gjinore të ndërtuara në familje.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 180

Duhet të supozojmë që kur fëmija arrin në shkollë, takon një edukim dhe dije të çliruar nga
konotacioni gjinor. Por të gjitha kërkimet e bëra mbi shkollën, tregojnë që nuk ka asgjë lidhur
me të. Në fakt në shkollë, nuk mësohen veç dijet shkollore. Ekziston një aspekt implicit, “ i
profesionit të nxënësit” që konsiston në aspiratën që mëson të bëhesh burrë apo grua?

Edukimi luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi ne e shohim botën përreth. Edukimi
influencon atë çfarë ne shikojmë si të mundshme dhe si të veprojmë. Prandaj është e
rëndësishme të sfidojmë jo vetëm praktikën, por edhe të kuptuarit tradicional mbi pabarazinë.
Qytetaria synon të shtyjë përpara bazat e shoqërisë, rregullat që përcaktojnë shpërndarjen e
burimeve dhe sistemet që krijojnë pabarazinë. Nga ana tjetër është pikërisht familja ku formohet
fillimisht identiteti gjinor. Ky i fundit është në të njëjtën kohë rezultat i presioneve të mjedisit
(teoria socio-konjitive) dhe i mënyrës aktive me të cilën çdo fëmijë dhe çdo i ri reagon ndaj
këtyre ndikimeve, në nivel të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm.

Ashtu si raca, etnia dhe klasa, përkatësia gjinore është një kategori sociale që vendos prioritete
dhe shanse për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri dhe ekonomi, prandaj programet dhe
politikat në fushën e arsimit po i adresojnë nevojat e djemve dhe vajzave në shkollë, si pjesë
përbërëse e të gjithë shoqërisë.

Kjo dhe për faktin se, pabarazia gjinore në shkollë ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik e
shoqëror, duke mos siguruar vënien në përdorim nga shoqëria të të gjitha burimeve njerëzore,
aftësive, kontributeve e vlerave të saj.

Për të parë një perspektivë, disi ndryshe, në role sociale të nxënësve (djem dhe vajza) në shkollë,
psikologët dhe eksperiencat e perëndimit konkludojnë se: zhvillimi i personalitetit të fëmijës,
fillon, që në kopësht, në ciklin fillor. Në këtë moshë këta personazhe fillojnë të identifikojnë
veten në planin e tyre gjinor dhe përmes vetes me të tjerët e marrëdhëniet me ta.

Tërësia e këtyre ndikimeve (familja, shkolla, teksti, mësuesja, mësuesi) bën që fëmija mashkull
apo femër të ndërtojë rolin e tij social, profilin e tij si individ, perspektivat me gjininë e tij apo
gjininë tjetër. Duke parë rëndësinë e shkollës në këtë aspekt vlerësojmë si të domosdoshme dhe
jo sforcim për shkollën, që të kthejë sytë nga barazia gjinore dhe të qartësohet se sa e
rëndësishme është për jetën dhe profilin e nxënësit kuptimi për përkatësinë gjinore, rolet që ai
pritet të luajë në jetë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 181

Puna mësimore dhe edukative, konceptimi i orëve mësimore duhet të sjellin qëllimshëm
mësuesin dhe nxënësin në një pikë të re shikimi të roleve gjinore në shkollë, të pandikuara nga
kultura, mentaliteti dhe tradita e deritanishme për t’u dhënë të dy gjinive rolin që dikton koha.

3.4. REZULTATET E PYETËSORIT

1. Cilat janë ndryshimet midis seksit dhe gjinisë?

148, ose 74% e të anketuarve i referohen seksit si diçka që ka të bëjë me dallimet biologjike midis
meshkujve dhe femrave. 24 mes tyre ose 12 % e përkufizojnë atë si marrëdhënie seksuale,
ndërsa 28 të tjerë apo 14% e gjimnazistëve përgjigjen se nuk e dinë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 182

nuk e di
14%

marredhenie
seksuale
12%

dallim biologjik
74%

Ndërsa përsa i takon gjinisë; 109 ose 54.5% nga të pyeturit i referohen asaj si diçka që ka të bëjë
me rolet sociale, me ndryshimet kulturore të ndërtuara nga shoqëria midis meshkujve dhe
femrave. 53 apo ndryshe 26.5 % shprehen thjesht se gjinia ka të bëjë me femër, mashkull dhe
pjesa e mbetur 28 ose 14% përgjigjen se nuk e dinë çdo të thotë “gjini”.

nuk e di
15%

femer ose
mashkull roli social
28% 57%

2. Çështë për ju pabarazia gjinore dhe diskriminimi gjinor?


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 183

Pabarazia gjinore ka të bëjë me mosplotësim të nevojës për t’u lënë hapësirat e duhura të dy
gjinive respektive për t’u përmbushur dhe vetërealizuar konform pritshmërive personale dhe
pritshmërive të shoqërisë. Pabarazia gjinore funksionon kryesisht në fushën e ligjit dhe më
ngadalë dhe përmes barrierave, edhe në praktikën e përditshme. Pabarazia gjinore duhet
trajtuar me kujdes pasi nuk mund të identifikohet lehtësisht sepse barazia gjinore dhe nevoja
për ta shndërruar atë në realitet është përtej të qenit e drejtë themelore dhe detyrim themelor.

Si mendojnë të anketuarit?

184 ose 92% e nxënësve e kanë etiketuar pabarazinë gjinore si: më shumë të drejta dhe
privilegje për burrat. Ndërsa 16 prej tyre apo 8% konfirmojnë se nuk e dinë.

nuk e di
8%

me shume te
drejta per
burrat
92%

Diskriminimi gjinor është përjashtimi i grave nga të drejtat themelore të njeriut dhe nga të drejtat
specifike për shkak edhe të përmbushjes së statusit të tyre. Izolimi i gruas në kushtet e shtëpisë,
mungesa e arsimimit, kufizimi i jetës private janë disa nga format e konservuara të
diskriminimit. Mohimi i së drejtës së votës, të abortit, të divorcit mbeten format klasike të
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 184

diskriminimit. Diskriminimi është i pranishëm në të gjitha moshat dhe stadet e zhvillimit për
gratë në botë. Diskriminimi në pagesë, në profesione, në vendimmarrje.

Për 110 gjimnazistë pra 55.% e tyre diskriminimi gjinor është trajtim i diferencuar midis grave
dhe burrave, vajzave dhe djemve. Ndërsa 70 apo 35% e perceptojnë si pozicion social të
ndryshëm midis burrit dhe gruas. Nuk kanë munguar as ata që janë përgjigjur se nuk e dinë.
Bëhet fjalë për 20 prej tyre që në përqindje përkthehet 10 %.

nuk e di
10%

trajtim I
pozicion social
diferencuar
35%
55%

3. A ndihmojnë ligjet tona mosdiskriminimin e gruas apo barazinë gjinore?

Përse të drejtat e grave janë përtej të drejtave dhe lirive të individit? Çfarë e bën të veçantë
gruan? Nëse shoqëria njerëzore ka identifikuar nevojën për të formuluar dokumente për liritë
dhe të drejtat themelore të individit si qenie njerëzore, përse krahas këtyre ka lindur edhe
nevoja për të prodhuar dokumente që fokusohen te liritë dhe të drejtat e gruas në D.U.D.NJ, që
është dokumenti universal i lirive dhe të drejtave të njeriut? Kode morale dhe fetare në shoqëri
dhe kultura të ndryshme kanë projektuar ndër shekuj për gruan nënshtrimin ndaj mashkullit,
duke e konsideruar si vlerë deri në nivelin e kulturës këtë nënshtrim. Jehonë e tyre ndihet ende
edhe tek ne. Prandaj edhe ka tingëllim real pyetja: A ndihmojnë ligjet tona mosdiskriminimin e
gruas apo barazinë gjinore?

Cili është reagimi i gjimnazistëve ndaj kësaj pyetjeje?


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 185

88 nxënës(44%) përgjigjen “disi”, 67(33.5%) “pak”, 22( 11%) “aspak” dhe nuk kanë dhënë asnjë
përgjigje 12 ose 6% e të anketuarve. Pra pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar, të marrë së
bashku, mendojnë se ligjet tona ndihmojnë “disi”, “pak” ose “aspak” mosdiskriminimin dhe
barazinë gjinore. Vetëm 11 ose 5.5% e nxënësve mendojnë se ligjet tona ndihmojnë
mosdiskriminimin e gruas dhe barazinë gjinore.

ndihmojne nuk e di
diskriminimin 6%
6%
aspak
11% disi
44%

pak
33%

4.A ka dhunë në familjen dhe shoqërinë shqiptare?

Vitet e fundit edukimi gjinor ka arritur të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut.
Sot ai i është përkushtuar një detyre të re dhe të vështirë, asaj të ndërhyrjes së qëllimshme me
mënyra dhe forma të efektshme për të ndalur dhunën ndaj grave dhe vajzave në mjediset
private dhe publike. Pavarësisht nga përvoja kombëtare dhe ajo ndërkombëtare, për të siguruar
dhe garantuar të drejtat dhe liritë e individit, dhunimi i lirive, të drejtave dhe integritetit fizik të
grave dhe vajzave kuptohet dhe interpretohet ndryshe nga institucione të ndryshme.

Duhet kujdes për moscënimin e të drejtave të grave në hapësirat publike por edhe në mjediset
ku duhet të ishin më të sigurta në familjet e tyre. Ndëshkimi dhe dhuna ndaj grave është e
pranishme kudo, madje nuk mund të mohohet se shpesh gratë dhe vajzat shqiptare kërcënohen
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 186

edhe me armë vdekjeprurëse. Është e vetmja pyetje që merr, në mënyrë unanime, të njëjtën
përgjigje.

“Po”, janë përgjigjur të 200 të anketuarit.

5. Nëse po, dhunohen më shumë: gratë, burrat, djemtë apo vajzat?

Të vjen keq! E vërteta është se dhuna në familjen dhe shoqërinë shqiptare është diçka e
padiskutueshme. 134, apo 67% e nxënësve përgjigjen se dhunohen më shumë gratë. Vetëm 1 i
anketuar thotë se dhunohen burrat, 3 nxënës apo 1.5 % thonë se dhunohen më shumë djemtë,
13 nxënës apo 6.5 % shprehen se janë vajzat ato që dhunohen më shumë dhe 49 prej tyre apo
24.5 % pajtohen me faktin se janë gratë dhe vajzat ato që dhunohen më tepër.

grate dhe vajzat


25%

vajzat
7% me shume
djemte grate
1% 67%

dhunohen
burrat
-1%

6.Dhuna shkakton tek fëmijët:

Rrethoni dy nga alternativat e mëposhtme që i konsideroni më të rëndësishme.

1) Dhimbje të gjatë shpirtërore 2) Dhimbje fizike 3) Mungesë vetëbesimi 4) Nivel të lartë ankthi
5) Stres 6) Agresivitet

56 apo 28 % e të anketuarve pajtohen me faktin se dhuna shkakton tek fëmijët dhimbje të gjatë
shpirtërore dhe stres, 42 prej tyre apo 21% mbrojnë idenë se ajo sjell dhimbje të gjatë shpirtërore
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 187

dhe mungesë vetëbesimi, 39 apo 19.5 % përgjigjen se sjell dhimbje shpirtërore ashtu sikurse
edhe dhimbje fizike, 30 ose 15% thonë se shkakton dhimbje të gjatë shpirtërore dhe agrsivitet, 21
apo 10.5 % janë për atë se dhuna shkakton dhimbje shpirtërore dhe nivel të lartë ankthi dhe 12
të fundit apo 6 % mendojnë se ajo shkakton stres dhe agresivitet. Shumica dërmuese e të
anketuarve mbrojnë së bashku idenë se dhuna së pari shkakton dhimbje të gjatë shpirtërore.

stres dhe
agresivitet
shton tek
ankthi 6%
femijet stres …
11%
28%

agresivitet
15%

sjelle mungese
dhimbje fizike vetebesimi
19% 21%

7. Kur fëmija dhunohet; ai mëson: rrethoni dy nga alternativat e mëposhtme.

1)Të fshehë gabimet e tij, 2)Të bëhet tinzar, 3)Të kthehet në rrugë të mbarë, 4)Të rregullojë
sjelljet, 5)Të bëhet agresiv,

Më shumë se gjysma e të anketuarve 121 apo 60.5 % pajtohen me opsionin “të bëhet agresiv dhe
të fshehë gabimin” 46 të tjerë ose 23% mendojnë se kur fëmija dhunohet mëson të fshehë
gabimin dhe bëhet tinzar, 21 apo 10.5 % mendojnë se dhuna u mëson fëmijëve të bëhet agresiv
dhe tinzar njëkohësisht dhe vetëm 12 apo 6 % e gjimnazistëve pajtohen me idenë se kur fëmija
dhunohet mëson të kthehet në rrugë të mbarë dhe të rregullojë sjelljet.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 188

kthehet ne
rruge te
agresiv dhe mbare
tinzar 6%
11%

tinzar agresiv dhe


23% fsheh gabimet
60%

8. Prindërit janë më të dhunshëm

1) Me vajzat 2) Me djemtë? 3) Me të dy njësoj?

Pothuajse gjysma e të anketuarve 103, apo 51.5% janë pro idesë se prindërit janë më të
dhunshëm me vajzat, 78 apo 39% e tyre pajtohen me opsionin se prindërit janë më të dhunshëm
me djemtë ndërsa 19 gjimnazistë apo 9.5 % pranojnë se prindërit janë të dhunshëm njësoj si me
vajzat ashtu edhe me djemtë.

te dy njesoj
10%

me vajzat
me djemte 51%
39%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 189

9.A realizohet disiplina99 nëpërmjet dhunës?

1) asnjëhere 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

Pjesa dërmuese e të anketuarve 176, 88% kanë dhënë përgjigjen “asnjëherë”. 14 apo 7% e tyre
pretendojnë se ndonjëherë edhe mund të vendoset disiplina nëpërmjet dhunës, 8 gjimnazistë
apo 4% e tyre janë përgjigjur: “shpesh” dhe vetëm 2 të anketuar ose 1% e tyre pajtohen me
opsionin se disiplina realizohet gjithmonë nëpërmjet të dhunës.

______________________________________

99.Fjala disiplinë ka në këtë rast kuptimin e tërësisë së rregullave të sjelljes që u imponohen pjesëtarëve të
një kolektivi ose që i imponohen vetvetes.

gjithmone
shpesh
ndonjehere 1%
4%
7%

asnjehere
88%

10. Kush punon më tepër brenda familjes shqiptare?

1) Nëna, 2) Babai? 3) Të dy njesoj?


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 190

Prindërimi dhe përgjegjësitë që vijnë prej tij kanë një efekt afatgjatë në tregun e punës. Kjo
reflektohet në faktin që më tepër gra kujdesen për fëmijët, të moshuarit, dhe për personat me
aftësi të kufizuara.

Shpërndarja gjinore e kohës së dedikuar punës me pagesë dhe asaj që nuk paguhet është një
tjetër tregues i drejtësisë gjinore në një shoqëri të caktuar.Të dhënat tregojnë se burrat
shpenzojnë më tepër kohë në punë që paguhet, krahasuar me gratë. Megjithatë, gratë
shpenzojnë më shumë kohë duke punuar, nëse koha e shpenzuar në punën e paguar dhe atë që
nuk paguhet mblidhen së bashku. Ky fakt i rëndësishëm tregon se gratë janë më tepër të
ngarkuara krahasuar me burrat megjithëse në pamje të parë, duket se burrat punojnë më tepër.

Pjesa më e madhe e të pyeturve dhe konkretisht 146 apo 73% e tyre janë pro opsionit se brenda
familjes shqiptare punon më shumë babai. Pro idesë se është nëna ajo që punon më shumë janë
38 gjimnazistë ose 19% e tyre, ndërsa pajtohen me idenë se brenda familjes shqiptare punojnë të
dy njësoj 16 nxënës pra 8 % e të pyeturve. Kjo vjen ngaqë shumica e nënave të gjimnazistëve të
anketuar janë të papuna.

te dy njesoj
8%

nena
19%

babai
73%

11. Bëni listën e punëve që bën zakonisht nëna juaj gjatë gjithë ditës.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 191

Shumica e gjimnazistëve i shohin nënat e tyre më shumë brenda familjes se sa jashtë saj. Pra ata
i vlerësojnë ato më shumë si amvisa të mira, si edukatore të mira, si individë që përgjigjen
direkt për jetën brenda familjes. Ata madje e theksojnë se nënat e tyre janë gjithmonë në
shërbim të fëmijëve, burrave apo të moshuarve brenda familjes. Të gjithë të anketuarit (edhe ata
që i kanë nënat shtëpiake edhe ata nënat e të cilëve shkojnë në punë) deklarojnë se nënat
përgjigjen për punët e shtëpisë. Janë shumë të rrallë ata që shprehen se edhe baballarët
ndihmojnë brenda familjes kur janë të lirë. Lista e punëve që bën nëna për tëgjithë të anketuarit
është më e gjatë se ajo e punëve që bën babai. Që nga mëngjesi në darkë të rinjtë shohin me sytë
e tyre se çfarë bëjnë nënat e tyre dhe baballarët e tyre.

12. Bëni listën e punëve që bën zakonisht babai juaj gjatë gjithë ditës.

Lista e punëve që bën babai është shumë më e shkurtër se ajo e nënës. Shumica e të rinjve
deklarojnë se babai çohet në mëngjës, merr mëngjesin dhe më pas shkon në punë ose bën “punë
të rëndësishme” gjithmonë jashtë shtëpisë. Edhe pse lista e punëve që bën nëna dhe babai nuk
është njëlloj e gjatë shumica absolute e të rinjve janë pro idesë se babai punon më shumë. Madje
edhe në rastet kur nëna veç punëve të shtëpisë shkon edhe në punë të shtetit ose merret me
ndonjë biznes të vogël pranë familjes. Kjo lidhet me atë që këta të rinj e shohin edhe sot babain
si njeriun kryesor që siguron të ardhura për familjen. Të rrallë janë të anketuarit që shprehen se
të dy, edhe babai edhe nëna, lodhen dhe të dy kontribuojnë në sigurimin e mirëqenies së
familjes.

13. A keni provuar ndonjëherë ta çlironi nënën nga punët e ditës dhe t’i bëni ju ato?

1) Jo, 2) PO,

Pjesa më e madhe e të anketuarve 184 apo 92% e tyre duket se e kanë provuar ta çlirojnë nënën
ndonjëherë nga punët e shtëpisë ndërsa 16 prej tyre ose 8% e të anketuarve deklarojnë se nuk e
kanë brë asnjëherë këtë gjë. Vlen të theksohet se pesha specifike e vajzave që japin një përgjigje
të tillë është më e lartë se e djemve.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 192

jo
8%

po
92%

14. Cilat janë profesionet ku burrat dhe gratë në vendin tonë janë më tepër të punësuar?

Edhe nga përgjigjet e të rinjve del se gratë janë më shpesh të përfshira në sektorin administrativ
dhe shërbime, shkolla, spitale, poliklinika, ndërsa në ushtri, polici, teknologji mbeten
dominantë burrat. Lulishtar, punëtor ndërtimi, arsimtar, mjek, farmacist, biznesmen, avokat,
rojë objekti, usta janë më së shumti burrat, ndërsa gratë: mësuese, infermiere, parrukiere,
rrobaqepëse, edukatore, punonjëse administrate, sanitare etj.

15. A mendoni se gratë dhe burrat në Shqipëri paguhen njëlloj për të njëjtën punë?

1) Po 2) Jo

Dihet që në përgjithësi paga e gruas është më e ulët se ajo e burrave në shoqërinë tonë. Kjo nuk
ka të bëjë vetëm me faktin që gratë ushtrojnë në përgjithësi punë më pak të kualifikuara se
burrat ato janë më pak kuadro, e më shpesh punonjëse të administratës por edhe me faktin që
për të njëjtin kualifikim shpërblimet janë më të pakta. Ndër shpjegimet, shpesh thuhet që të
qenurit nënë nuk kombinon me karrierën profesionale.

Mungesa e përvojës, ndarja e profesioneve mbi bazë gjinie, puna me kohë të kufizuar dhe
kujdesi ndaj fëmijëve janë disa nga shkaqet që ndikojnë në uljen e pagës për femrat thuhet në
raport. 98 Cilat janë përgjigjet e dhëna nga të anketurit tanë.

184 ose 92 % jo, 16 ose 8 % po.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 193

jo
8%

po
92%

16.Nëse jo kush prej tyre paguhet mëtepër?

1) Burri, 2) Gruaja.

170 të anketuar ose 85% mbrojnë idenë se burri paguhet më tepër. 8 ose 4% e të anketuarve
pajtohen me idenë se gruaja paguhet më pak dhe 22 gjimnazistë ose 11% e tyre mbrojnë idenë se
për të njëjtën punë paguhen të dy njësoj.

17. Si mendoni se paraqitet niveli i ngritjes në detyrë për gratë dhe burrat?

Janë më të preferuar: 1) Burrat, 2) Gratë? 3) Të dy njesoj


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 194

142 të anketuar ose 71% mendojnë se janë më të preferuar burrat për t’u ngritur në detyrë. Për
gruan prononcohen 38 ose 19% e të anketuarve dhe 20 të tjerët (10%) deklarojnë se preferohen
të dy njësoj kur bëhet fjalë për ngritje në detyrë.

18.Kush janë më të pranishëm në vendimmarrje?100

Pavarësisht nga zhvillimi i shpejtë ekonomik e social i vendit si dhe progresi në çështjet gjinore,
gratë vazhdojnë të jenë pjesë e grupeve vulnerabël të shoqërisë. Për shkak të mendësive
diskriminuese, përparimi i tyre në karrierën profesionale është i vështirë. Ato shumë rrallë kanë
pozicione drejtuese dhe pjesëmarrja e tyre në politikë dhe vendimmarrje është ende mjaft e ulët.

Agresiviteti i politikës në Shqipëri, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, i detyron shumë


femra të mos përfshihen në këtë proces. Lidhur me këtë pyetje duket se dominon opinioni që
më të pranishëm në vendimmarrje janë burrat.

Më saktësisht 166 apo 83% e të anketuarve janë pro idesë se burrat dominojnë vendimmarrjen.
12 ndër ta apo 6% pajtohen me idenë se janë gratë dhe 22 të anketuar, pra 11% mendojnë se të
dyja gjinitë janë të pranishme në vendimmarrje.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 195

19. Kush ka rezultate më të larta në shkollë, djemtë apo vajzat?

1) Djemtë, 2) Vajzat? 3) Të dy njësoj?

Vajzat janë më të përkushtuara ndaj përparimit në mësime, sepse edhe hapësirat gjatë kohës së
lirë për to, sidomos në zonat rurale, janë më të kufizuara se ato të djemve. Ato e kanë më të
________________________________
100.Vendimmarrje në fushën institucionale

vështirë të aktivizohen në ndonjë veprimtari sportive ose kulturore, ndërsa djemtë menjëherë
pasi mbarojnë mësimet mund të luajnë futboll në fushën pranë shkollës, të lahen në liqen në
rastin e qytetit tonë, apo të luajnë bilardo e kalçeto. Vajzat janë më të interesuara për shkollimin.
Kështu mendon edhe shumica e mësuesve. 101 185 apo ndryshe 92% e të anketuarve pajtohen me
idenë se janë vajzat ato që kanë rezultate më të larta në mësime. 10 gjimnazistë (5%) mendojnë
se janë djemtë ata që kanë rezultate më të larta në mësime dhe 5 të anketuar, pra vetëm 2.5% e të
anketuarve mendojnë se vajzat dhe djemtë kanë rezultate të larta në mësime. Ndoshta kanë
menduar se të dy kategoritë mund të kenë rezultate të larta sepse i kanë mundësitë për të
mësuar njëlloj.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 196

20. A ka dhunë fizike në shkollë? (në raportin mësues-nxënës)

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

Dhuna fizike nuk edukon. Ajo sjell më tepër ndrydhje të përkohëshme të sjelljes se sa
ndryshime të qëndrueshme, shkakton një rezonancë të përgjithëshme shoqëruese stresi, ankthi,
regresioni. Ajo ka mundësi të ngurtësojë sjelljen e ta depozitojë atë për të shpërthyer sërish më
vonë ndoshta me më shumë forcë. Dhuna ka shumë pamje dhe shumë shkallë apo
_____________________
101.Artan Fuga, Zyhdi Dervishi, “Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global” Tiranë 2010

nivele, por në të gjitha rastet ajo është devijim shmangie nga arsyeja. Disa fëmijë djem dhe vajza
ndjehen të frikësuar emocionalisht pas vitesh dhune, ndëshkimi fizik dhe abuzimi si në familje
dhe në shkollë. Trauma nga ky abuzim nuk mund të kalohet lehtë, shtimi i ndëshkimeve në
shkollë nuk i ndihmon ata të kalojnë efeketet e abuzimeve.

Fëmijët, djem dhe vajza që kanë përjetuar dhunë në familje kanë pësuar një humbje serioze:
humbjen e sigurisë, besimit dhe dashurisë për njerëzit e afërt. Ata vuajnë jo vetëm në shëndet,
por edhe në vetëbesim. Në të shumtën e rasteve, ata vuajnë për një kohë të gjatë pasojat e
neglizhimit, abuzimit fizik, seksual dhe emocional.102

Qëllimi i arsimit është, krahas të tjerave, t’u japë djemve dhe vajzave të ardhur nga mjedise të
dhunshme, një mjedis të sigurt edukues, ku ata të përjetojnë rritje fizike dhe emocionale, ndjenja
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 197

sigurie dhe vetëbesim pozitiv. Dhuna ka në themel forcën dhe nëpërmjet saj ajo nuk e respekton
aspak arsyen, madje i imponohet deri në atë pikë sa e sfidon. Shpesh ajo është fizike: d.m.th e
ushtruar mbi trup. Si i përgjigjen të anketuarit pyetjeve: “ A ka dhunë fizike në shkollë”?

Lidhur me dhunën fizike 179 (89.5%) gjimnazistë deklarojnë: “asnjëherë” dhe vetëm 21 (10.5%)
të tjerët mendojnë se ka “ndonjëherë”. Absolutisht asnjë nuk deklarohet se ushtrohet “shpesh”
apo “gjithmonë” dhunë fizike në shkollë. Dhe kjo është mëse e vërtetë.

_____________________________

102.Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim; Përkatësia Gjinore dhe: Të drejtat e njeriut, Qytetaria, Dhuna në
familje, Integrimi Europian, Media, Shëndeti riprodhues, Zhvillimi i karrierës, Mjedisi. fq.61.

21.A ka dhunë psikologjike në shkollë? ( në raportin mësues-nxënës)

1) Asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

Në përgjithësi dhuna fizike është ajo e gjykuara në mënyrën më negative, për shkak të
ekstremeve që mund të arrijë. Ajo çka është e përbashkët në format ekstreme të dhunës qoftë
morale apo fizike është dëshira për të poshtëruar, për të rrënuar. Etika s’ka vend këtu.

Cili është reagimi i të anketuarve ndaj kësaj pyetjeje?

Për fat të keq ata që shprehen se ushtrohet dhunë psikologjike nga ana e mësuesve mbi nxënësit
“shpesh” janë 130 ose 65 % e të anketuarve, pra më shumë se gjysma. Ata që mendojnë se kjo
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 198

gjë ndodh vetëm ndonjëherë janë 31 gjimnazistë ose 15.5 %. Ata që shprehen se nuk ndodh
asnjëherë një gjë e tillë janë 22 ose 11% e të anketuarve dhe ata që thonë se ka gjithmonë janë 17
nga gjimnazistët ose 8.5% e tyre. Për fat të keq del se dhuna psikologjike është e pranishme në
institucionet tona shkollore. Mësuesit e ushtrojnë atë jo në pak raste.

22. Mësuesit ndëshkojnë psikologjikisht më shumë

1) Djemtë? 2) Vajzat? 3) Të dy njësoj

Ata që mendojnë se janë vajzat ato që dhunohen më shumë psikologjikisht nga mësuesit janë 80
ose 40% e të anketuarve. Ata që pajtohen me atë se janë djemtë ata që ndëshkohen më tepër nga
mësuesit janë 102 ose 51% e të aketuarve. Dhe ata që mendojnë se ndëshkohen njësoj të dy janë
18 të anketuar ose 9% e tyre.

Te dy njesoj
9%

Djemte
40%

Vajzat
51%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 199

23.A dhunohen psikologjikisht vajzat nga djemtë brenda institucionit shkollor?

1) Asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

83 ose 41.5% thonë shpesh, ndonjëherë thonë 59, 29.5%, gjithmonë përgjigjen 11, 5.5% dhe 47
pohojnë “asnjëherë”ose 23.5%.

gjithmone
6%

asnjehere
23%

shpesh
42%
ndonjehere
29%

24. A ju flasin mësuesit për barazi midis djemve dhe vajzave?

1) asnjehere 2) ndonjehere 3) shpesh 4) gjithmone

112 thonë shpesh 56%; “ndonjëherë” 62 ose 31%, “asnjëherë” 25 “gjithmonë” ose 12% dhe 1%
shprehet “gjithmonë”.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 200

gjithmone asnjehere
1% 12%

ndonjehere
shpesh
31%
56%

25. A mbajnë mësuesit qëndrim ndaj diskriminimeve gjinore?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues; 3) Jo, asnjë prej mësuesve

106, pra 53% deklarojnë: po pjesa më e madhe e mësuesve; 73 ose 36.5% deklarojnë po vetëm
pak mësues; 21 ose 10.5% shprehen se asnjë prej mësuesve nuk mban qëndrim ndaj
diskriminimeve gjinore që mund të vihen re.

asnje prej
mesuesve
11%

pjesa me e
vetem pak madhe
36% 53%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 201

26. A diskutojnë me ju mbi tabu e stereotipa, mbi dhunën ndaj vajzave?

1) asnjehere 2) ndonjehere 3) shpesh 4) gjithmone

Shpesh 133, 66.5%; 59 ose 29.5 % ndonjëherë; asnjëherë dhe 8 ose 4% gjithmonë 0.

asnjehere
4%

ndonjehere
29%

shpesh
67%

27.A merren mësuesit me ndjenjat tuaja?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues; 3) Jo, asnjë prej mësuesve

Disa nga të anketuarit thonë se i shprehin ndjenjat përmes letërsisë, poezia, thotë një vajzë, më
ndihmon veçanërisht të shpreh atë që ndiej. Te letërsia gjej mbështetje për ndjenjat e mia,
shpreh atë që mendoj dhe pres që mësuesi dhe të tjerët të më kuptojnë.

Ndër të anketuarit 129 ose 64.5 % shprehen se “vetëm pak mësues preokupohen për ndjenjat e
tyre”. 68 ose 34 % e tyre janë përgjigjur se “asnjë prej mësuesve të tyre” nuk e bën këtë gjë dhe
vetëm 3 ose 1.5% deklarojnë se “pjesa më e madhe e mësuesve” interesohen edhe për ndenjat e
tyre.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 202

Pjesa
me e
madhe
1%

asnje mesues
34%

vetem pak
65%

28. A ju përfshijnë mësuesit djem dhe vajza së bashku në pastrimin e ambientit shkollor?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

Pjesa më e madhe e të anketuarve 131 (65.5 %) shprehen “asnjëherë, ndërsa 69 prej tyre apo
34.5% pohojnë opsionin “ndonjëherë”. Me përgjigjet “shpesh” dhe “gjithmonë” nuk është
dakord asnjë nga të anketuarit.

shpesh
gjithmone
0%
0%

ndonjehere
35%

asnjehere
65%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 203

29. A janë paragjykues mësuesit ndaj qëndrimeve, apo gabimeve tuaja?

Nëse po ndaj 1) vajzave 2) djemve 3) të dyve vihet re më shumë ky fenomen?

85, pra 42.5 % e të anketuarve dëshmojnë se mësuesit janë më shumë paragjykues ndaj vajzave.
62 ose 31%, mbrojnë idenë se këta të fundit janë më shumë paragjykues ndaj djemve dhe 53
ndër të anketuarit ose 26.5% kanë dhënë përgjigjen se ky fenomen vihet re edhe ndaj djemve
edhe ndaj vajzave në të njëjtën masë.

te dy
27% vajzave
42%

djemve
31%

30. Nëse përfshiheni në konflikt me shokët/shoqet.

Cili është qëndrimi i mësuesve ndaj jush?

Ata u flasin më shumë 1) vajzave 2) djemve për këtë? apo 3) të dyve njësoj

Djemve 152, 76% vajzat 24, 12% dhe të dyve 24, 12%.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 204

vajzave te dy
12% 12%

djemve
76%

31. A mbajnë qëndrim mësuesit e shkencave sociale ndaj temave apo teksteve mësimore që
paraqesin gratë dhe burrat në rolet e tyre tradicionalë?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

Shpesh 103 (51.5 %); Ndonjëherë 25 (12.5%); Asnjëherë 68 (34 %); Gjithmonë 4 (2%)

gjithmone
2%

asnjehere
34%

shpesh
52%
ndonjehere
12%
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 205

32. A ju flitet në shkollë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve seksualisht të


transmetueshme?

1) Po, nga pjesa më e madhe mësuesve 2) Po, nga pak mësues 3) Po, vetem mësuesit e lëndëve “
Biologji” “Qytetari” , “Edukim karriere” ten. 4) Jo nga asnjë mësues

Të gjithë të anketuarit janë dakord se vetëm mësuesit e lëndës “Edukim karriere” “Biologji dhe
“Qytetari” u japin informacion mbi parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve seksualisht të
transmetueshme.

33. A ju flitet në shkollë për metodat e kontracepsionit?

1). Po, nga pjesa më e madhe mësuesve 2). Po, nga pak mësues 3). Po, vetëm mësuesit e lëndëve
“ Biologji” “Qytetari” , “Edukim karriere” ten. 4). Jo nga asnjë mësues

Të gjithë të anketuarit deklarojnë se për metodat e kontracepsionit flitet vetëm nga mësuesit e
lëndës ”Edukim Karriere”dhe “Biologji”

34. A diskutojnë ata me ju për rëndësinë e arsimimit të gruas në marrëdhëniet vendimmarrëse në


çift?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues 3) Po, vetëm mësuesit e lëndëve
“Qytetari” , “Edukim karriere” 4) Jo asnjë prej mësuesve

Shumica e të anketuarve dhe konkretisht 138 ose 69% janë të mendimit se vetëm mësuesit e
lëndëve: “Qytetari” , “Edukim karriere” u flasin atyre për rëndësinë e arsimimit të gruas në
marrëdhëniet bashkëshortore. Pjesa tjetër pra 62,(31%) e gjimnazistëve shprehen se vetëm pak
mësues e bëjnë këtë gjë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 206

Pak mesues
31%
Vetem mesuesit
e lendeve
Qytetari
69%

35. A ju flasin mësuesit për zgjedhjen e profesionit në të ardhmen?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues 3) Po, vetëm mësuesit e lëndëve
“Qytetari” , “Edukim karriere” “Letërsi” 4) Jo asnjë prej mësuesve

Shumica e të anketuarve, 179, (89.5 %) deklarojnë se janë mësuesit e lëndëve “Qytetari” dhe
“Edukim karriere”që u flasin atyre lidhur me zgjedhjen e profesionit në të ardhmen. 19 ose
(9.5%) prej tyre deklarojnë: “po vetëm pak mësues” dhe 2 gjimnazistë shprehen se “asnjë nga
mësuesit” nuk u flet atyre lidhur me profesionin në të ardhmen. Askush nuk pohon se pjesa më
e madhe e mësuesve u flet atyre për të ardhmen profesionale.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 207

vetem pak asnje mesues


mesues 1%
10%

vetem mesuesit
e lendeve
Qytet……..
89%

36. Si përfaqësohen vajzat në media?

1) Në mënyrë të barabartë me djemtëv 2) Në mënyrë jo të barabartë me djemtë 3) Në mënyrë


joprofesionale dhe etike 4) Si personzhe që kanë përjetuar dhunë dhe janë trafikuar

Të gjithë kemi bindjen se media luan një rol kyç në promovimin e barazisë gjinore. Për ta kryer
sa më mirë këtë rol është e rëndësishme që jo vetëm të zbatohen ligjet shqiptare, kodi etik i
medias, por edhe ato ndërkombëtare. Statistika të shumta tregojnë hendekun e madh të
pabarazisë gjinore jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por edhe në nivel botëror.

Kur trajtojmë çështjen e përkatësisë gjinore në media jemi të prirur të besojmë se:

- përdorimi i imazheve femërore në marketing funksionon shumë mirë, prandaj nuk


hiqet dorë prej tyre,
- vetë gratë lejojnë që të shfrytëzohen nga mediat
- edhe meshkujt portretizohen shumë shpesh në mënyrë jorealiste në media
- vetëm gratë e bukura mund të jenë të suksesshme

Barazia gjinore në media sanksionohet sepse media ndihmon në rritjen e vetëdijes së


përgjithshme për barazinë e grave dhe të burrave :

a). përmes raportimit jodiskriminues mbi baza gjinore


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 208

b). përmes përdorimit të terminologjisë neutrale në aspektin gjinor

c). përmes shmangies së steretipave gjinorë në veprimtarinë e vet

Por çfarë thonë të anketuarit lidhur me lentet gjinore të medias?

Shumica e të anketuarve pohojnë se vajzat dhe djemtë shfaqen në mënyrë jo të barabartë në


media. Ata janë 84%. Ka ndër ta që shprehen se të dyja gjinitë paraqiten në mënyrë të barabartë
dhe këta janë vetëm 16% e të anketuarve.

shfaqen ne
menyre te
barabarte
16%

Jo te barabarte
84%

37. A interpretojnë mësuesit mesazhe që reflekton media rreth burrave dhe grave sidomos kur
dhuna dhe brutaliteti sensacionalizohen në media?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

“Ndonjëherë “ përgjigjen shumica e të anketuarve dhe janë 130 ose 65%.

Përgjigjen “asnjëherë” e japin 55 ose 27.5 % dhe vetëm 15 ose 7.5 % deklarojnë se mësuesit bëjnë
interpretime, pra reagojnë ndaj mesazheve të medias lidhur me dhunën dhe brutalitetin e
burrave ndaj grave.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 209

interpretojne
8% asnjehere
27%

ndonjehere
65%

38.Çfarë mund të bëjnë aktorë të ndryshëm të shoqërisë (mësues, prindër, të rinj, plitikanë,
përfaqësues të medias etj.) për të ndryshuar stereotipat gjinorë?

Stereotipat gjinorë janë përgjithësime të forta për njerëzit që i përkasin një kategorie të caktuar
sociale. Të tilla besime kanë tendencën të shpërndahen në mënyrë universale brenda një
shoqërie të dhënë dhe mësohen si pjesë e procesit të zhvillimit në atë shoqëri. Kur flasim për
stereotipa të rolit gjinor ne flasim për grupe të strukturuara bindjesh rreth cilësive personale të
grave dhe burrave. Stereotipat lidhen me atë se si ne e perceptojmë njëri-tjetrin, veçanërisht
individët jashtë grupit.

Shumica deklarojnë se gjithë aktorët e mësipërm duhet të punojnë për ndërgjegjësimin e të


rinjve lidhur me efektet negative të stereotipave gjinorë si mbeturina të së kaluarës, 118 ose
106.2%. Të tjerë pretendojnë se duhet të udhëheqin me shembullin personal duke krijuar
modelin e duhur dhe këta janë 44 ose 22%. Një pjesë jo e vogël, 56 ose 28% deklaron se duhet të
luftojnë qëndrimet indiferente ndaj stereotipave gjinorë kudo në familje, shkollë, shoqëri.
Shumica e të anketuarve janë pro idesë se gjithë aktorët e mësipërm duhet të luftojnë për të
ndërgjegjësuar fëmijë, adoleshentë, të rinj, të rritur se duhen thyer stereotipat tradicionalë si
praktika të së shkuarës. Duhet luftuar për të dobësuar pushtetin e tyre.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 210

3.5. KONKLUZIONE

Anketimi që u është bërë gjimnazistëve nëpërmjet pyetësorit dëshmon për efektet e edukimit që
ata kanë marrë në dy mjediset e shenjta: familje dhe shkollë. Pyetësori në total jep opinionin e
përgjithshëm se të rinjtë jetojnë në familje apo më gjerë në një shoqëri, e përditshmja e së cilës
vijon ta perceptojë gruan në role të paracaktuara sociale brenda familjes, madje edhe kur është e
punësuar apo në karrierë. Mënyra se si paraqiten burrat dhe gratë në tekstet tona bën që shumë
djem të ndjehen me më shumë të drejta. Jeta në shoqërinë shqiptare, familje apo shkollë u ka
treguar të rinjve se dhuna është një nga gjërat më të pashmangshme të saj.

Opinioni i përgjithshëm i gjimnazistëve është se në shoqërinë shqiptare ka dhunë. Pra, për të


gjithë të anketuarit tanë dhuna është shoqëruese e shqiptarëve kudo, në shkollë, familje,
shoqëri. Ndëshkimi i grave dhe vajzave përmes formash të hapura dhe të sofistikuara të dhunës
si në jetën publike ashtu edhe private shihet në mënyrë tradicionale. Është e përhapur një
pandjeshmëri e dukshme ndaj dhunës. Nga gjithë sa thamë më sipër del se sot është koha që
shkolla të merret seriozisht me çështje të një formimi të tillë gjinor që të pengojë dhunimin e të
drejtave dhe mosintegritetin e grave dhe vajzave, të ndihmojë ecjen e tyre përpara, të lehtësojë
mundësitë e tyre drejt profesioneve të quajtura mashkullore, drejt vendimmarrjes dhe
përfaqësimit sa më të lartë në politikë.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 211

KAPITULLI 4

KORNIZA LIGJORE LIDHUR ME BARAZINË GJINORE NË SFERËN E ARSIMIT

Shoqëria shqiptare ka në dispozicion të saj një kuadër ligjor dhe institucional gjithëpërfshirës
për nxitjen e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

4.1 Dokumente ndërkombëtarë

4.1.1 Objektivat e zhvillimit të Mijëvjeçarit

Një nga tetë objektivat e mijëvjeçarit të vendosura nga Kombet e Bashkuara në Samitin e
Mijëvjeçarit, mbajtur në Nju York në vitin 2000, është “Eliminimi mundësisht deri në vitin 2005,
i diferencave gjinore në arsimin fillor e të mesëm dhe deri në vitn 2015 në të gjitha nivelet e
arsimit” 103

4.1.2 Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të diskriminimit ndaj gruas (CEDAW)

U kërkon shteteve anëtare të dënojnë diskriminimin e grave në fushën politike, sociale,


ekonomike dhe kulturore, si dhe të marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë
legjislacionin, për të modifikuar ose eliminuar ligjet, rregulloret, zakonet apo praktikat
ekzistuese që konsistojnë në diskriminimin e grave. Edhe ky dokument, i ratifikuar nga qeveria
shqiptare në vitin 1993, i kushton rëndësi të veçantë barazisë gjinore dhe mos-diskriminimit të
grave dhe vajzave. Duke qenë se është ratifikuar nga qeveria shqiptare, të gjitha nenet e kësaj
konvente i bashkëngjiten legjislacionit ekzistues.

Në mënyrë specifike, shteti shqiptar, duke qenë se ka ratifikuar këtë dokument - duhet të marrë
të gjitha masat e nevojshme për të mënjanuar diskriminimin e gruas, me qëllim që asaj t'i
sigurohen të drejta të barabarta me burrin edhe në fushën e arsimit mbi bazën e barazisë midis
burrit dhe gruas. Në kuadër të kësaj konvente, ekzistojnë disa kushte apo detyrime, që shteti
shqiptar duhet të ofrojë.

_____________________________

103. Qëndra Aleanca Gjinore për zhvillim; “Perspektiva Gjinore në tekstet Shkollore”Tiranë , Korrik 2008,
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 212

2.1.3. “Konferenca e Pekinit” dhe “Platforma për Veprim”

“Konferenca e Katërt Botërore e Grave” në Pekin, 1995, dhe “Platforma për Veprim”, e
mbështetur nga 180 vende, u fokusua në parimet universale të drejtësisë gjinore. Platforma për
Veprim e Pekinit përfshin një seksion të veçantë për arsimin dhe trajnimin e grave dhe vajzave.
Objektivat strategjikë të identifikuar në këtë seksion janë: sigurimi i mundësive të barabarta për
t'u arsimuar; zhdukja e analfabetizmit në radhët e grave; përmirësimi i mundësive të grave për
të marrë trajnime për të shfrytëzuar shkencën e teknologjinë dhe arsimin e vazhdueshëm;
zhvillimi i një arsimi dhe kualifikimi jodiskriminues; shpërndarje e burimeve të mjaftueshme
mbi dhe për monitorimin e zbatimit të reformave në arsim; promovimi i një arsimi afatgjatë si
dhe kualifikimi i grave dhe vajzave.

Duke pranuar se arsimi jodiskriminues kontribuon në marrëdhënie të barabarta midis grave


dhe burrave “Platforma për Veprim” identifikon dhe fushat në të cilat ekziston një arsim i tillë
diskriminues, duke përfshirë: qëndrimet tradicionale; martesat dhe shtatzënitë e hershme;
mungesa e ndërgjegjësimit gjinor në sektorin e arsimit; përgjegjësitë shtëpiake të vajzave, koha e
pakët që ato kanë në dispozicion për t'u arsimuar dhe ngacmimi seksual.
“Platforma për Veprim” rekomandon strategji specifike për secilin prej faktorëve të mësipërm
dhe përkrah përdorimin e rrugëve për ndryshim, të tilla si shfrytëzimi i plotë i potencialit
edukues të masmedias, duke synuarpërfshirjen e grave në zhvillimet teknologjike në fushën e
arsimit.

4.1.4 Konferenca e Kombeve të Bashkuara Pekin+10

Në Pekin+10, një dekadë mbas deklaratës së Pekinit, u rishikua dhe vlerësua periudha
dhjetëvjeçare e zbatimit të Platformës për Veprim. Ajo fokusohet në shtatë prioritete:

• Shtimi i përpjekjeve për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave, garantimi i të drejtave
riprodhuese dhe seksuale.
• Garantimi i të drejtës së grave për pronësi, tokë dhe të drejtës së trashëgimisë
• Eliminimi i pabarazive gjinore në punësim, si dhe eliminimi i diferencës në të ardhura
• Rritja e numrit të grave në qeverisjen qëndrore dhe atë vendore
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 213

• Investimi në infrastrukturë për të ulur në mënyrë drastike kohën e punës dhe lidhjen e
grave dhe vajzave, në aktivitetet e mbledhjes së lëndës djegëse, ujit dhe nevojave të tjera
jetësore
• Zgjerimi i mundësive të edukimit të vajzave, në sistemin fillor dhe atë të mesëm.

4.1.5 Strategjia e Komsionit Europian për barazinë midis burrave dhe grave (2010-2015)

Ajo përbën programin e punës të komisionit european lidhur me barazinë e grave me burrat
për periudhën 2010-2015. Bëhet fjalë për një kuadër të plotë nëpërmjet të cilit Komisioni
angazhohet për të promovuar barazinë midis grave dhe burrave në të gjitha politikat e tij, sipas
prioriteteve tematike të mësposhtme:

- pavarësi të barabartë ekonomike


- barazi shpërblimi për të njëjtën punë apo punë me të njëjtën vlerë
- barazi në vendimmarrje
- dinjitet, integritet dhe fund dhunës me bazë gjinie
- barazi midis grave dhe burrave në politikën e jashtme etj.

4.2 Dokumente kombëtare

Legjislacioni mbi barazinë gjinore në Shqipëri, ashtu sikurse dhe vetë vendi ka kaluar një
periudhë tranzicioni. Por legjislacioni shqiptar është në thelb i sanksionuar sipas standardeve të
shoqërive demokratike të përparuara. Ndër të paktët mund të theksohen:

4.2.1 Kushtetuta e Shqipërisë

Neni i 18-të i Kushtetutës shqiptare, ku përcaktohet barazia e të gjithë shtetasve përpara ligjit
dhe se askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe të tilla si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha,
bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore e sociale.
Konventa CEDAW, e cila u ratifikua nga vendi ynë në vitin 1993. Kjo konventë gjithashtu nxit
vendet përkatëse të marrin parasysh përmbushjen e detyrimeve që përfshihen aty.

4.2.2 Ligji për Arsimin Parauniversitar


Në ligjin “Për Arsimin Parauniversitar” Nr.69/2012 Në nenin 5 të tij: “E drejta për arsimim”
thuhet:
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 214

Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe
personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual,
bindjet politike ose fetare, gjendja ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar
ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar.

4.2.3 Në Ligjin”Për barazinë gjinore në shoqëri”(nr. 9970, dt.24.07.2008)

Në pjesën e 5-të adresohet trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi për shkak të
gjinisë në arsim dhe kualifikim. Neni 25/1 i këtij ligji thotë që”…subjektet që ofrojnë arsim,
kualifikim e trajnim si dhe ata që formulojnë tekstet, programet dhe materialet e tjera
mësimore, në të gjitha nivelet , sigurojnë mësimdhënien e njohurive të nevojshme dhe përdorin
metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në
promovomin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit për
shkak të gjinisë, së stereotipave negativë, paragjykimeve dhe praktikave zakonore ose të çdo
lloji tjetër, që cënojnë parimet e barazisë gjinore”.

4.2.4 Kodi penal shqiptar i miratuar në vitin 1995 (Ligji Nr. 7905) siguron barazinë mes burrit
dhe gruas në të gjitha fushat e jetës, shëndetit, pronës, dhe dinjitetit.

4.2.5 Kodi i punës i miratuar në vitin 2003 njeh të drejta të barabarta për punë midis burrit dhe
gruas, për mbrojtjen e gruas në vendin e punës, për pushime të paguara dhe pagesë te
barabartë. Ky kod nxit dhe përmirëson gjendjen e punëkërkueseve gra dhe vajza duke
stimuluar materialisht punëdhënësin/en.

4.2.6 Kodi i Familjes i miratuar në vitin 2003 (Ligji Nr. 9062) parashikon të drejta të barabarta
mes burrit dhe gruas që të zgjedhin lirisht angazhimet martesore dhe divorcin, si dhe të drejtat
dhe detyrimet e tyre ndaj familjes dhe edukimit të fëmijëve.

4.2.7 Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore Dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.
(2011-2015) (Pjesa e arsimit) thuhet:
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 215

Arsimi. Në kuadër të zbatimit të strategjisë, arsimi publik ka arritur të shënojë hapa drejt
institucionalizimit të barazisë gjinore. Korniza Kurrikulare e Rishikuar e Arsimit
Parauniversitar dhe Standardet e Mësuesit ndërthurrin angazhime të edukimit për barazinë
gjinore me elemente të tjera kurrikulare. Në sistemin e trajnimit në punë të mësuesve të arsimit
fillor, nëntëvjeçar dhe të mesëm është ndërhyrë me manuale mbi barazinë gjinore për mësuesit
dhe nxënësit, dhe janë zhvilluar trajnime respektive për përdorimin e tyre. Në universitetet
publike të vendit janë bërë rishikime të kurrikulave të përgatitjes fillestare të mësuesve. Në këto
universitete, kryesisht në degët e Shkencave Sociale dhe Mësuesisë zhvillohen lëndë dhe
module të veçanta për barazinë gjinore.

4.2.8 Strategjia kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009-2013 (Korrik 2009)

Krijimi i shanseve të barabarta


MASH-i duhet të sigurojë në të njëjtën kohë barazinë e shanseve dhe efektivitetin për të gjithë
nxënësit dhe veçanërisht për grupet e margjinalizuara, si romët, evgjitët, fëmijët e familjeve në
nevojë dhe natyrisht të sigurohen të drejtat dhe barazia e fëmijëve të minoriteteve. Me mjaft
kujdes duhet të trajtohen në dokumentacionin shkollor dhe në procesin mësimor zhvillimet
lidhur me ratifikimin e dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare, si: ligji për barazinë
gjinore, ndryshimet në kodin e familjes, natyrisht të lidhura më problematikat që i shoqërojnë.
Për më tepër, problemet e barazisë dhe krijimit të shanseve të barabarta, shtrohen dhe zgjidhen
ne parim në projektin e EFA, tashmë të miratuar edhe në rang ndërkombëtar.

4.2.9 Strategjia Kombëtare për zhvillim dhe Integrim (2007-2013)

Kjo strategji ka si synim arritjen e barazisë gjinore nëpërmjet integrimit të perspektivës gjinore
në të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të politikave.
Kushtetuta e Shqipërisë, Ligji për një shoqëri gjinore të barabartë, Ligji për arsimin
parauniversitar, objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit dhe strategjia kombëtare ndërministrore
për shtresat e margjinalizuara, përbëjnë një nxitje e mbështetje reale ligjore për punën e shkollës
në lidhje me barazinë gjinore. Diskriminimi me bazë gjinore, pavarësisht zhvillimit të shoqërisë,
mbetet i dukshëm në të gjitha format dhe përmasat, problem për sistemin arsimor, pasi ky i
fundit njihet dhe si tregues zhvillimi social ekonomik të një shoqërie.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 216

4.3 KONKLUZIONE

Çështjet politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe administartive që lidhen me integrimin


gjinor janë në një proces të vazhdueshëm institucionalizimi, të qëllimshëm, objektiv që po vjen
përmes strategjish në nivel global dhe lokal. Konventat ndërkombëtare, të përkthyera në
objektiva apo strategji lokale, në përputhje me specifikat lokale dhe që përcjellin nevojat e grave
në të gjitha nivelet, konstatohen dukshëm në kushtetutë dhe legjislacione.

Këto të fundit, të formuluara në frymën e dokumenteve globale, platformave globale për


veprim dhe strategji si ajo e Pekinit 1995, Samiti i Nju Yorkut, tentojnë të bëjnë pjesë të
ndërgjegjies politike dhe morale të shoqërisë, çështjen e integrimit gjinor. Në dekadën e parë të
shekullit tonë, çështjet në funksion të integrimit gjinor janë bërë pjesë e vullnetit politik të
shteteve. Në mënyrë të vendosur gruaja po mbështetet institucionalisht dhe veçanërisht
shoqëria civile është bërë një aleate e fuqishme për integrimin gjinor. Në nivelin lokal,
amendimet që i janë bërë kodit të punës, kodit të familjes, kodit penal, hartimi i ligjit “Për
shëndetin riprodhues”, i ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”, i ligjit “Për masa mbrojtëse në
marrëdhëniet familjare, tregojnë se procesi i instuitucionalizimit të çështjeve gjinore në vendin
tonë, po bëhet gjithnjë dhe më i pandalshëm.

Gjithësesi i duhet mëshuar gjithmonë e më shumë “EDUKIMIT”. Ky i fundit do të ishte ndër


shpëtimtarët kryesorë të mosvlerësimit, padrejtësisë, dhunës, diskriminimit ndaj gruas.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 217

IV. REZULTATET E STUDIMIT

Studimi është fokusuar tek:

• programi i kurrikulës së gjimnazit,


• tek struktura gjinore e nxënësve dhe mësuesve të arsimit të mesëm
• tek tekstet shkollore të këtij cikli shkollor
• tek anketimi bërë me të rinjtë në katër gjimnaze të rrethit të Pogradecit
• korniza ligjore në mbështetje të barazisë gjinore në fushën e arsimit

PROGRAMI Kurrikular

Synimet e kurrikulës së gjimnazit në aspektin vetjak, shoqëror dhe atë ekonomik ndihmojnë
diku në mënyrë direkte dhe diku në mënyrë të tërthortë formimin gjinor, sepse ato kërkojnë
ndër të tjera nga individi

- të kuptojë të drejtat e tij, të të tjerëve; t’i mbrojë e respektojë ato


- të edukohet me humanizëm, dashuri, ndjenjën e lirisë, të kontrollojë ndjenjat, të jetë
tolerant, jo paragjykues të kërkojë kompromisin
- të bëjë zgjedhjet e tij të suksesshme ekonomike dhe të karrierës
- të kuptojë përgjegjësitë e tij ndaj mirëqenies familjare
- të dijë të përshkojë etapat e zhvillimit të qenieve humane, femra-meshkuj
- të shpjegojë ligjet e trashëgimisë gjenetike, të përshkruajë zhvillimin seksual gjatë
cikleve të ndryshme të jetës
- të përshkruajë fazat e zhvillimit të zigotës, fetusit dhe lindjen e fëmijës
- të njohë rreziqet e SST-ve dhe HIV/SIDA
- të analizojë prirjet e shtatzënive në adoleshencë, arsyet e vonesës së marrëdhënieve
seksuale, lindjeve në adoleshencë dhe lindjet jashtë martesore duke treguar vëmendje
ndaj modelit martesor, normave seksuale, praktikave kontraceptive, vlefshmërisë së
abortit etj.
- të vlerësojë prirjet, cilësitë vetjake mundësitë për karrierë dhe të vlerësojë ndikimin e
rolit gjinor në profesionin e zgjedhur
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 218

- të paraqesë shembuj lidhur me ndikimin e rolit gjinor në tregun e punës, të sjellë


shembuj mbi ndikimin e sensualitetit, seksualitetit, intimitetit në raport me profesionet e
përzgjedhura
- të përshkruajë familjen, problemet e saj, ligjet që rregullojnë marrëdhëniet familjare
- të përshkruajë ligjet shqiptare dhe të tregojë shembuj për mosrespektimin e të drejtave të
njeriut dhe fëmijëve në veçanti
- të shpjegojë dallimet mes shoqërisë matriarkale dhe asaj patriarkale
- të identifikojë stereotipat gjinorë, etnikë etj. në forma të ndryshme të medias.

Duke pasur në dorë kurrikulën lëndore, shihen objektiva të qarta, që në mënyrë të


drejtpërdrejtë apo të tërthortë, fokusohen tek probleme që lidhen ngushtë me edukimin gjinor.
Pra kurrikula dallon për qëllime, objektiva dhe synime që u mundësojnë të rinjve të
përqëndrohen tek problemet gjinore. Duhen veçuar këtu programet e lëndëve “Qytetari”
“Edukim karriere” objektivat e të cilave janë tepër të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore. Shumë e
rëndësishme është që mësuesit të udhëhiqen realisht nga këto objektiva duke i pasur mirë
parasysh ato.

Struktura gjinore e mësuesve dhe nxënësve të arsimit të mesëm dallon për dominimin femëror.

Përfshirja gjinore në shkollat e mesme; në rang kombëtar

Përqindja e vajzave dhe djemve që kanë përfunduar shkollën e mesme sipas shpërndarjes qytet-
fshat vitet 2009-2010 ka qenë:

Qytet 46.1% djem dhe 53.9 % vajza. Dominojnë vajzat

Fshat 45.8% djem dhe 54.2% vajza. Po përsëri dominojnë vajzat

Ndërsa struktura e mësimdhënësve në arsimin e mesëm po në vitin akademik 2009-2010 fshat-


qytet paraqitet 39.4 5 meshkuj dhe 60.4 % femra. Dominojnë gratë.

Ndërsa në shkollat ku u krye studimi për vitin 2012-2013 kemi:

Në qytet 48.2% djem dhe 51.85 vajza.

Në fshat 48.85% djem dhe 51.15 vajza.


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 219

Pra në të dyja rastet kemi epërsi të vajzave.

Po ashtu edhe struktura e mësuesve në këto gjimnaze, për vitin 2009-2010, dominohet nga
gratë. Në total fshat-qytet në të katër gjimnaze ka 64% femra dhe 36% meshkuj.

Tekstet:

Duke pasur parasysh se tekstet shkollore mund të luajnë një rol të veçantë në dallimin mes
“edukimit për nënshtrim” dhe “edukimit për fuqizim” të djemve dhe vajzave, vihet re se tekstet
shkollore të gjimnazit ndahen në tre kategori:

Tekstet e matematikës, fizikës, informatikës, shkencës së tokës, teknologjisë që janë larg çdo
ndikimi të edukimit gjinor. Ato s’kanë pothuajse asnjë element lidhur me barazinë gjinore.
Ndërsa tek tekstet “histori”, “letërsi dhe gjuhë shqipe”, ka vend për më tepër përfaqësim të
gruas. Vihen re përpjekje që në zgjedhjen e temave në letërsi, apo edhe në pjesën e aparatit
didaktik hapen debate që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.

Tekstet “Edukim karriere”, “ Qytetari” edhe “Biologji” , ka tema që lidhen me edukimin gjinor.
Gjëja që duhet theksuar është se gjithmonë problemet e marrëdhënieve seksuale, problemet e
riprodhimit, trajtohen në mënyrën shkencore të tyre, deri tani nuk ka në tekste një temë që të
flasë për ndjenjën e bukur e të pastër mes të rinjve dhe marrëdhëniet seksuale që mund ta
pasojnë atë.

Tekstet e historisë janë larg mënyrës së prezantimit të gruas në role në zhvillim. Edhe si
personazhe të historisë ato kalohen me më pak vëmendje se përsonazhet meshkuj.

Tekstet e letërsisë dhe gjuhës shqipe kanë kërkesa, ushtrime që kërkojnë debate e diskutime,
sipas rubrikave apo temave të zhvilluara, lidhur me problemet e fushës gjinore: me dhunën,
diskriminimin ndaj gruas, barazinë gjinore, etj.

Përfundimisht mund të themi se tekstet në mënyrë të diferencuar, pra jo të gjithë në të njëjtën


masë, bëjnë përpjekje për të ndihmuar të rinjtë lidhur me orientimin gjinor të tyre apo edhe të
karrierës. Periodiciteti i paraqitjes së personazhit femër është i ulët në krahasim me atë të burrit.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 220

Madje edhe në tekstet që përpiqen seriozisht të fokusohen tek ndihma ndaj problemeve të
gjinisë vihet re ky fenomen.

Rezultatet e anketimit:

• Duket se të rinjtë në shumicën e tyre e kanë aftësinë të interpretojnë drejt pabarazinë


dhe diskriminimin gjinor.
• Ata janë të mendimit në mënyrë unanime se ka dhunë në shoqërinë shqiptare dhe se ato
që dhunohen më shumë janë gratë dhe vajzat
• Janë kundër dhunës duke mbrojtur idenë se ajo shkakton dhimbje shpirtërore, ankth,
stres, agresivitet dhe më kryesorja nuk sjell “kthim në rrugë të mbarë dhe nuk vendos
rregull e disiplinë.
• Po të krahasohet lista e punëve që bën babai dhe nëna nga mëngjesi në mbrëmje, kësaj
të fundit, pra nënës i bie të jetë një automat i vërtetë. Veçanërisht kur është edhe e
punësuar.
• Shumë e ngarkuar duket gruaja edhe në fshat sidomos në stinë të veçanta. Shumica e të
rinjve deklarojnë se më shumë punon babai. Befasuese, sepse ka nga ata që e bëjnë këtë
pohim edhe kur nëna punon jo vetëm në shtëpi por dhe jashtë shtëpisë, punë shtetit apo
private.
• Të rinjtë janë të ndërgjegjshëm se në shoqërinë shqiptare ka ndarje gjinore profesionale,
se gratë paguhen më pak, se janë më larg vendimmarrjes dhe se stereotipa gjinorë
dominojnë jo vetëm familjen por edhe tregun e punës.
• Të rinjtë dëshmojnë se vajzat shkollohen disi më shumë se djemtë kanë edhe rezultate
më të larta se ta në shkollë.
• Ata janë dakord se ka dhunë në shkollë por ajo është më shumë psikologjike.
• Shumica e të anketuarve pranojnë se u flitet në shkollë për diskriminim gjinor e
stereotipa gjinorë, se u flitet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo për
kontraceptivë, por kjo ndodh vetëm nga mësues lëndët e të cilëve udhëhiqen nga të tillë
objektiva, pra nga mësuesit e lëndëve shoqërore.
• Shumica e tyre e thesojnë se nuk u flitet sa duhet, madje edhe nga mësuesit e shkencave
shoqërore apo të edukimit të karrierës mbi rëndësinë e arsimimit të gruas në
marrëdhëniet vendimmarrëse në çift.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 221

• Dominon mendimi se shumë të pakët janë mësuesit që u bëjnë jehonë ngjarjeve


sensacionale të medias lidhur me burrin dhe gruan.
• Ata mendojnë se vajzat paraqiten nga media në mënyrë jo etike, jo profesionale, në
mënyrë jo të barabartë me djemtë dhe se për to flitet më shumë si viktima të
diskriminimit, dhunës,trafikimit etj.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 222

Analiza e rezultateve:

─Nxënësit e shkollës së mesme kanë njohuri mbi çështjet gjinore sidomos mbi dhunën
sepse duket që për të po flitet shumë kudo, në media, shkollë, familje. Shoqëria
shqiptare po bëhet më e ndjeshme ndaj dhunës që po e kanos në mënyrën më të
shëmtuar.

─Ata e shohin me sytë e tyre ngarkesën e gruas në familje por jo të gjithë përpiqen ta
lehtësojnë atë për arsye sepse modeli që vazhdon të zotërojë në familjen shqiptare, për
fat të keq, është ende ai që gruaja të punojë nga mëngjësi në darkë duke qenë në
dispozicion të të gjithë anëtarëve të familjes, dhe ata tashmë janë ambientuar me këtë
realitet.

─Dhunën e shohin si diçka që duhet evituar. Duket se shkolla, shoqëria, media e kanë
denoncuar atë duke bërë sensibilizimin e duhur. (Por deri tani veç sensibilizim)

─E shohin akoma babain si dikush që mban peshën kryesore në familje, që punon për të
suguruar mirëqenien dhe të ardhurat familjare. Sipas prononcimeve të pjesës më të
madhe të të anketuarve, ai “bën punë të rëndësishme”.

─Janë të ndërgjegjshëm se tregu i punës është më i kufizuar për gratë dhe ka diferenca
në pagat e tyre krahasuar me burrat.

─Mendojnë se vajzat shkollohen në masë të konsiderueshme dhe luftojnë për rezultate


më të larta.

─Mendojnë se në shkollë ka dhunë, dhe se ajo është më shumë psikologjike, ndryshe


nga e kalura ku vihej re ajo fizike.

─S’është mirë që vetëm mësuesit e lëndëve shoqërore të flasin për probleme që kanë të
bëjnë me çështjet gjinore dhe edukimin e mirë gjinor.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 223

─S’është mirë që media merret me gruan, më shumë, kur ajo është viktimë e dhunës, e
diskriminimit. Në shumicën e rasteve e bën këtë duke folur më gjatë për “fajet” e
viktimës.

─Duhet që mësues dhe prindër të punojnë më shumë për orientimin e të rinjve drejt
karrierës profesionale.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 224

V. PERFUNDIME DHE PROPOZIME

• Problemet që janë pjesë e përkatësisë gjinore duhet të jenë edhe pjesë e dokumentave
arsimorë.

• Kur ndodh që ato janë pjesë e dokumenteve arsimore, si në rastin tonëm pjesë e
programit kurrikular, ato duhet të udhëheqin realisht mësimdhënësit në procesin
mësimor dhe në komunikimin me të rinjtë duke ndihmuar përfshirjen e tyre në
atmosferën emocionale brenda mjedisit shkollor apo edhe jashtë tij.

• Aspekti gjinor dhe elementë të tij të jenë edhe pjesë e planeve edukative të mësuesve.

• Është domosdoshmëri që barazia gjinore të mësohet në shkollë si edhe lëndët e tjera.

• Më vlerë do të ishte gjetja e mundësisë për të futur dhe shtuar më tej elementë të
barazisë gjinore në kurrikulën universitare të degëve të mësuesisë.

• Mësuesit të jenë më të ndjjeshëm ndaj problemeve gjinore, edukimit gjinor të të rinjve


duke mbajtur qëndrime të drejta ndaj vajzave dhe djemv, duke i nxitur dhe orientuar
drejt karrierave dhe profesioneve të përbashkëta.

• Është domosdoshmëri trajnimi i drejtuesve dhe mësuesve të shkollave të mesme mbi


edukimin gjinor.

• Me vlerë është edhe gjetja e mundësisë për të futur dhe zgjeruar atje ku ajo ekziston,
elementë të barazisë gjinore në kurrikulën universitare të degëve të mësuesisë.

• Mësuesit të jenë më të ndjeshëm ndaj edukimit gjinor të të rinjve duke mbajtur


qëndrimet e duhura ndaj vajzave dhe djemve.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 225

• Mësuesit të kenë kujdes në orientimin e drejtë të vajzave dhe djemve drejt karrierës së
tyre në të ardhmen. Të edukojnë të rinj që mund të shkojnë kudo në të gjitha degët, pa i
ndarë ato nga pikpamja gjinore.

BIBLIOGRAFIA
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 226

- Bereni, L.,Chauvi S., Jaunait, A., Revillard, A., Introduction aux ètudes sur le genre. 2e
èdition, 2012
- Fjalori i gjuhës sotme shqipe, Tiranë 1980 akademia e shkencave e RP të shqipërisë.
Instituti I Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
- Kamla Bhasin, Botimi i Qendrës së Gruas “Te kuptosh përkatësinë gjinore”, Tiranë 2001.
- De Beauvoir S., Le deuxième sexe. Tome II: L’exprerience vecu, Paris, Gallimard, 1976.
- Baudelot C., Establet R., Quoi de neuf chez les filles? Entre stereotipes et libertes, Paris,
Nathan, 2007
- Cromer S., Dauphin S., naudier D., “ L’enfance, laboratoire du genre. Introduction. 2010.
- Durut-Bellat M., “Garçons et filles à l’ecole de la difference” la Decouverte, 1995.
- Baudelot C., Establet R., Allez les filles! Une revolution silencieuse, Paris, le Seuil, 2006.
- Baudelot C., Establet R., Quoi de neuf chez les filles? Entre stereotipes et libertes, Paris,
Nathan, 2007
- Marry C., Les femmes ingenieurs, Une revolution respectueuse, Paris, Belin, 2004.
- Duru-bellat M., L’ecole des filles. Quelle formation pour quels roles sociaux?, Paris,
L’Harmattan, 1990.
- Zegai M., “La mise en scene de la difference des sexes dans les jouets et leurs espaces de
commercialisation”, Cahiers du genre, 2010.
- Shoqata Unë Gruaja, Fuqizimi i gruas në vendimmarrjen lokale; 2010.
- Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Revista “Gaia”
- UN WOMEN Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i Barazisë Gjinore në Shqipëri
2011.
- Qendra Kosovare për Studime Gjinore kosova center for Gender Studies Auditimi i
Çështjeve gjinore në sistemin arsimor
- Aleanca Gjinore për Zhvillim, Përmbledhje esesh mbi përkatësinë gjinore Tiranë Dhjetor
2005
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Barazia Gjinore Kusht për Integrimin Europian. Tiranë,
dhjetor 2005
- Botim I Qendrës Alenca Gjinore për Zhvillim; paketë Burimore mbi përkatësinë gjinore.
Tiranë 2007. Për mësuesit e ciklit fillor.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 227

- Instituti i Kurrikulës dhe i Trajnimit; Programe të Kurrikulës Bërthamë të Gjimnazit 10-


12; Tiranë 2009
- Dimensioni Gjinor në Tekstet e Arsimit Parauniversitar; (udhëzues për vlerësimin e
Teksteve) Përgatitur nga M. Dhamo. Tiranë , nëntor 2007
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Analiza e teksteve të shkollës fillore, Studim, Tiranë
2005
- BOURDIEU Pierre, «La domination masculine», in Actes de la Recherche en Sciences
Sociales, n°84, septembre 1990.
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Çështjet Gjinore në Fokusin e Medias së Shkruar,
Tiranë, janar 2005
- AGACINSKI Sylviane, Politique des sexes, Paris, Seuil, 1998.
- HURTIG Marie-Claude, KAILET Michèle, ROUCH Hélène, Sexe et genre. De la hiérarchie
entre les sexes, Paris, CNRS Editions, 2002.
- UNDP Albania, Udhëzues I Integrimit Gjinor, përgatitur nga: E. Haxhiymeri, E.
Gjermeni, E. Olah.Tiranë 2004
- UNDP. Albania, Analiza Gjinore e Politikave në Sektorin e Arsimit në Shqipëri, Tiranë
Janar 2005.
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Përkatësia Gjinore; KvinnaTill Kvinna Libri për
nxënësit, Tiranë, Dhjetor 2010
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Përkatësia Gjinore; KvinnaTill Kvinna Libri për
mësuesit, Tiranë, Dhjetor 2010
- Fuga, A, Dervishi, Z. Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global; Trajtesë sociologjike,
Tiranë, 2010
- Qendra e Alencës për Zhvillim, Perspektiva Gjinore në tekstet Shkollore; Udhëzues për
shtëpitë botuese të teksteve shkollore, Kvinna Till Kvinna. Tiranë, korrik 2008
- Topçiu, M,. Tulina, M,. Hyrje në Teori dhe Filozofi Edukimi; Dija Pogradec, 2011.
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009-
2013 Tiranë, Korrik 2009.
- United Nations Albania, Un Ëomen, Raporti Kombëtar i Pozicionit të Grave dhe i
barazisë Gjinore në Shqipëri 2011
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 228

- BIHR Alain, PFEFFERKORN Roland, Hommes, femmes, quelle égalité ?, Paris, Les éditions
de l’atelier/Editions ouvrières, 2002.
- Baban. A., Dhuna ndaj gruas në Shqipëri 2003.
- Diskriminimi i gruas në tregun e punës, studim mbështetur nga Soros. Tiranë 2004.
- Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, Tiranë 2001
- Strategjia kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunës dhe familjes (20011-2015)
- Strategjia e arsimit parauniversitar (2009-2013)
- Ligji për arsimin parauniversitar2012
- Raport i Zhvillimit njërëzor për shqipërinë Politikat dhe zhvillimi në dobi të të varfërve
e të grave në Shqipëri. Vënia në veprim e objektivave të zhvillimit të Mijëvjeçarit. UNDP
Mars 2005
- Qëndra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit
të Mijëvjeçarit. Tiranë , Maj 2002.
- L’un et l’autre sexe », Esprit, mars-avril 2001.
- BADINTER Elisabeth, Fausse route, Paris, Odile Jacob, 2003.
- MEDA Dominique, Le temps des femmes. Pour un nouveau partage des rôles, Paris,
Flammarion, 2001.
- Shoqata “Unë Gruaja” Fuqizimi i gruas në vendimmarrjen Lokale” D.I.J.A. Poradeci
2010
- Aleanca Gjinore për Zhvillim; Paketë Burimore mbi Përkatësinë Gjinore” Tiranë 2007
Për mësuesit e ciklit fillor.
- TEKSTET e të gjitha viteve të gjimnazit gjatë periudhës 2012-2013

BURIME INTERNETI

- www.insee.fr
- ecomultimedia.free.fr/diapos/correctdfemini. ppt
- www.tiranaobserver.al /20 dhjetor 2011 studim i INSTAT
- http://assembly.coe.int/Documents/Working Docs/Doc10/
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 229

SHTOJCA

Realizimi i hulumtimit:

Bashkëpuntorët: Nxënësit, Stafet e Drejtorive të Shkollave ku u krye anketimi, Shoqata “Unë


Gruaja” Pogradec.

Nr i të anketuarve: 200

Vendi: Rrethi i Pogradecit

Gjimnazet:

1) “Muharrem Çollaku” Pogradec


2) “Gjergj Pekmezi” Pogradec
3) “14 Ëngjëjt” Starovë (Buçimas)
4) “Qemal Bazelli” Çërravë.

Pyetësori për nxenesit e shkollës së mesme

Tema: Prania e aspektit gjinor në kurrikulën e shkollës së mesme

Test mbi njohuritë e nxënësve të shkollës së mesme mbi aspektin gjinor.

1. Mosha______________

2. Gjinia vajzë djalë

3. Klasa ______________
4. Cilat janë ndryshimet midis seksit dhe gjinisë?
Seksi____________________________________
Gjinia____________________________________
5. Çështë për ju
-Pabarazia gjinore___________________________________
-Diskriminimi gjinor___________________________________
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 230

6. A ndihmojnë ligjet tona mosdiskriminimin e gruas apo barazinë gjinore?


1)Shumë 2) Disi 3) Pak 4) Aspak 5) Pa përgjigje
7. A ka dhunë në familjen dhe shoqërinë shqiptare?

1). Po, 2) Jo Nëse po, dhunohen më shumë:

1)Gratë 2)Burrat, 3)Djemtë 4)Vajzat?

8. Dhuna shkakton tek fëmijët: Rrethoni dy nga alternativat e mëposhtme që i konsideroni më


të rëndësishme.

1) Dhimbje të gjatë shpirtërore 2) Dhimbje fizike? 3) Mungesë vetëbesimi 4) Nivel të lartë


ankthi 5) Stres 6) Agresivitet

9. Kur fëmija dhunohet; ai mëson: rrethoni dy nga alternativat e mëposhtme.

1) Të fshehë gabimet e tij, 2)Të bëhet tinzar, 3)Të kthehet në rrugë të mbarë, 4)Të rregullojë sjelljet 5)Të
bëhet agresiv?

10. Prindërit janë më të dhunshëm

1) Me vajzat 2) Me djemtë? 3) Me te dy njesoj?

11.A realizohet disiplina105 nëpërmjet dhunës?

1) asnjëhere 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

12.Kush punon më tepër brenda familjes shqiptare?

1) Nëna, 2) Babai? 3) Të dy njesoj?

13.Bëni listën e punëve që bën zakonisht nëna juaj gjatë gjithë ditës.

14.Bëni listën e punëve që bën zakonisht babai juaj gjatë gjithë ditës.

_______________________________
105.Fjala disiplinë ka në këtë rast kuptimin e tërësisë së rregullave të sjelljes që u imponohen pjesëtarëve të
një kolektivi ose që i imponohen vetvetes.
PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 231

15.A kini provuar ndonjëherë ta çlironi nënën nga punët e ditës dhe t’i bëni ju ato?

1) Jo, 2) PO,

16.Cilat janë profesionet ku burrat dhe gratë në vendin tonë janë më tepër të punësuar?

17. A mendoni se gratë dhe burrat në Shqipëri paguhen njëlloj për të njëjtën punë?

1) Po; 2) Jo.

Nëse “jo” kush prej tyre paguhet më pak?

1) Burri, 2) Gruaja.

18.Çfare mund te bëjnë aktorë të ndryshëm te shoqerise (mesues, prinder, te rinj, politikane,
perfaqesues të medias…..) per te ndryshuar steriotipat gjinore?

19.Si mendoni se paraqitet niveli i ngritjes në detyrë për gratë dhe burrat?

Janë më të preferuar:
1) Burrat, 2) Gratë? 3) Të dy njesoj

20. Janë më të pranishëm në vendimmarrje

1) Burrat, 2) Gratë? 3) Të dy njesoj

21.A ka më tepër djem apo vajza në shkollën tuaj?

1)Djem, 2) Vajza 3) Janë njësoj në numër?

22.Kush ka rezultate më të larta?

1) Djemtë, 2)Vajzat? 3) Të dy njësoj?

23.A ka dhunë fizike në shkollë? (në raportin mësues-nxënës)

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

24 . A ka dhunë psikologjike në shkollë? ( në raportin mësues-nxënës)

1) Asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 232

25. Mësuesit ndëshkojnë psikologjikisht më shumë

1) Djemtë? 2)Vajzat? 3) Të dy njësoj

26.A dhunohen vajzat nga djemtë brenda institucionit shkollor? Po jashtë tij?

1) Asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

27. A ju flasin mësuesit për barazi midis djemve dhe vajzave?

1) asnjehere 2) ndonjehere 3) shpesh 4) gjithmone

28.A mbajnë mësuesit qëndrim ndaj diskriminimeve gjinore?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues; 3) Jo, asnjë prej mësuesve

29.A diskutojnë me ju mbi tabu e stereotipa, mbi dhunën ndaj vajzave?

1) asnjehere 2) ndonjehere 3) shpesh 4) gjithmone

30. A merren ata me ndjenjat tuaja?

1) Po, pjesa më e madhe e mësuesve 2) Po, vetëm pak mësues; 3) Jo, asnjë prej mësuesve

31.Çfarë mund të bëjnë aktorë të ndryshëm të shoqërisë (mësues, prindër, të rinj, plitikanë,
përfaqësues të medias etj) për të ndryshuar stereotipat gjinore ?

32.A ju përfshijnë mësuesit djem dhe vajza së bashku në pastrimin e ambientit shkollor?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

33.A janë paragjykues mësuesit ndaj qëndrimeve, apo gabimeve tuaja?

1) Po. 2)Jo.

Nëse “po”, ky fenomen vihet re më shumë ndaj:

1) vajzave 2)djemve

34.Nëse përfshiheni në konflikt me shokët/shoqet. Cili është qëndrimi i mësuesve ndaj jush?

Ata u flasin më shumë


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 233

1) vajzave 2) djemve për këtë? 3) të dyve njësoj

35..A mbajnë qëndrim mësuesit e shkencave sociale ndaj temave apo teksteve mësimore që
paraqesin gratë dhe burrat në rolet e tyre tradicionalë?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë

36.A ju flitet në shkollë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve seksualisht të


transmetueshme?

1) Po, nga pjesa me e madhe mesuesve 2) Po, nga pak mesues 3) Po, vetem mesuesit e lëndëve
“Biologji” “Qytetari” , “Edukim karriere” etj 4) Jo nga asnje mesues

37.A ju flitet në shkollë për metodat e kontracepsionit?

1) Po, nga pjesa me e madhe mesuesve 2) Po, nga pak mesues 3) Po, vetem mesuesit e lëndëve
“Biologji” “Qytetari” , “Edukim karriere” etj 4) Jo nga asnje mesues

38.A diskutojnë ata me ju për rëndësinë e arsimimit të gruas në marrëdhëniet vendimmarrëse në


çift?

1) Po, pjesa me e madhe e mesuesve 2) Po, vetem pak mesues 3) Po, vetem mesuesit e lëndëve
“Qytetari” , “Edukim karriere” 4) Jo asnje prej mesuesve

39.A ju flasin mësuesit për zgjedhjen e profesionit në të ardhmen?

1) Po, pjesa me e madhe e mesuesve 2) Po, vetëm pak mesues

3) Po, vetëm mësuesit e lëndëve “Qytetari”, “Edukim karriere” “Letërsi”4) Jo asnje prej
mesuesve

40.Si përfaqësohen djemtë dhe vajzat në media?

41.A interpretojnë mësuesit mesazhe që reflekton media rreth burrave dhe grave sidomos kur
dhuna dhe brutaliteti sensacionalizohen në media?

1) asnjëherë 2) ndonjëherë 3) shpesh 4) gjithmonë


PRANIA E ASPEKTIT GJINOR NË KURRIKULËN E SHKOLLËS SË MESME 234

Dokumente në Dispozicion:

─Kushtetuta e Shqipërisë

─Ligji për arsimin parauniversitar 2012

─Ligji për barazinë gjinore në shoqëri 2008

─Kodi penal 1995

─Kodi i punës 2003

─Kodi i familjes 2003

─Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën në Familje
2011-2015 (pjesa e arsimit)

─Strategjia Kombëtare e arsimit parauniversitar (2009-2013)

─Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2007-2013)

You might also like