You are on page 1of 52

“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I

DËMIT” A. ALLIU

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I DREJTËSISË

MASTER SHKENCOR NË DREJTËSI

TEMË DIPLOME

PËRSHTATSHMËRIA E BURGIMIT TË PËRJETSHËM ME JURISPRUDENCËN E


GJYKATËS EUROPIANE TË DREJTAVE TË NJERIUT.

DIPLOMANTI: UDHËHEQËSI SHKENCOR:

ANXHELA ALLIU PhD. ILIR KANAJ

VLORË, 2021

1
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe të mbrojtura nga e drejta e autorit.


Autore: Anxhela Alliu, 2021

Deklarata e Autorësisë

Nën përgjegjësinë time personale, deklaroj se përmbajtja e tezës së diplomës së paraqitur është
punë origjinale dhe nuk përmban plagjiaturë. Strukutra e punimit, organizimi logjik, ndërlidhja
kronologjike dhe punimi është kryer dhe shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para
një institucioni tjetër për vlerësim. Punimi përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër,
të cituara dhe të referuara.

2
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

ABSTRAKT

Dhënia e dënimit me burgim të përjetshëm nuk është në vetevete ndaluar apo i papajtueshëm me
Nenin 3, të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, por vendosja e një dënimi që nuk ka asnjë
mundësi të zbutet apo të zvogëlohet hap diskutime. Sipas meje burgimi i përjetshëm pa mundësinë
e lirimit me kusht është në kundërshti me dinjitetin njerëzor, duke e parë që dinjiteti njerëzor
qëndron në thelb të konevtës. Është e padrejtë të privosh të dënuarin nga liria, pa u përpjekur për
rehabilitimin e tij, pa synuar që ai ta fitoj lirinë në një kohë të ardhshme.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, identifikon si trajtim çjerëzor dhe mungesën e cdo
“shprese”, për lirimin e të dënuarëve me burgim të përjetshëm. Gjatë dënimit, të dënuarit mund të
evolojnë procesin e socilaizimit, i cili u mundëson atyre mundësinë të rishikojnë të kaluarën e tyre
kriminale dhe në mëyrë kritike të rindërtojnë personalitetin e tyre. Në strukturën e këtij punimi
paraqiten katër kapitull kryesorë. Secili prej tyre prek një aspekt të rëndësishëm të shkeljes të Nenit
3 të KEDNJ, por në thelb ata vijnë të ndërvarur me njëri-tjetit. Në këtë punim gjen shprehje trajtimi
i disa legjislacioneve të ndryshme, midis tyre dhe ai shqiptar që pasqyrojnë mbrojtjen e dinjiteti
njerezor dhe jo vetëm.

Fjalë kyce: torturë, trajtim çnjerëzor, burgim i përjetshëm, dinjitet njerëzor, gjendje e rënduar
psikologjike, risocializim, rishikim.

3
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

ABSTRACT

The imposition of a life sentence is not in itself prohibited or incompatible ëith Article 3 of the
European Convention on Human Rights, but the imposition of a sentence that has no possibility
of mitigation or reduction opens up discussions. In my vieë, life imprisonment ëithout the
possibility of parole is contrary to human dignity and that human dignity lies at the core of the
Convention. It is unfair to deprive the convict of liberty ëithout attempting to rehabilitate him,
ëithout trying for him to gain freedom at a future time. The European Court of Human Rights
identifies it as inhumane treatment and the lack of any hope for the release of those sentenced to
life imprisonment. During sentencing, convicts can evolve their socialization skills, ëhich enables
them to look at their criminal past and critically rebuild their personality. The structure of this
paper presents four main chapters. Each of them touches on an important aspect of the violation
of article 3, ECHR but in essence they come interdependently. In this paper finds expression the
treatment of several different legislations, among them the Albanian one the reflect the protection
of human dignity and not only.

Key ëords: torture, inhumant treatment, life imprisonment, human dignity, aggravated
psychological condition, resocialization, revieë.

4
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

MIRËNJOHJE

Realizimi i këtij punimi si dhe përfundimi i ciklit 2 vjeçar të studimeve të ciklit të dytë, Master,
është një arritje për mua. Suksesi i arritjes së titullit ‘Juriste’, do të thotë shumë për mua, falë
rritjes profesionale, jam e aftë të përballoj sfidat e ndryshme ‘ligjore’, si dhe të jem më praktike
në ndeshjen e përditshme të këtyre sfidave.

Pjesë e këtij rrugëtimi ka qenë dhe është në mënyrë të pandarë e të përhershme familja ime. E
falenderoj pafundësisht për besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar, sakfrificën e vazhduar që
kanë bërë për mua. Me plot bindjen ju them se unë në të ardhmen do të bëhem shembulli që
ata kanë dashur gjithmonë të arrij.

Ky punim nuk do të ishte realizuar me sukses pa orientimet dhe këshillimet e udhëheqësit tim
shkencor, PhD. Ilir Kanaj, falenderoj përzemërsisht për besimin e tij tek unë! Sygjerimet dhe
kritikat e tij kanë qenë frytdhënëse dhe të një rëndësie cilësore për këtë punim.

Një falenderim i vecantë dhe i sinqertë shkon për PhD. Ertil Mecaj, i cili më ka dhënë dhe
pikënisjen e idesë për zhvillimin e kësaj teme diplome. E falenderoj për sugjerimet, idetë,
kritikat, mbështetjen dhe për çdo ndihmë që ka kontribuar për realizimin e këtij punimi

Gjithashtu, shpreh mirënjohje dhe falenderime për stafin pedagogjik të Departamentit të


Drejtësisë të Univeristetit “Ismail Qemali”, Vlorë, për formimin profesional që kam marrë falë
punës së kryer prej tyre. Nuk mund të lë pa përmendur ish-juristin e IEVP- Vlorë, Gjergj
Cekaj, të cilin e falenderojë shumë për disponibilitetin dhe informimin e mëtejshëm n lidhje me
interpretimin ligjor dhe analizimin në detaje për dizpozitat përkatëse të legjlislacionit të
brendshëm.

Një rrugëtim i tillë bëhet më i bukur kur bashkëudhëtarë të tij ke miq të mire dhe kolegë të zot,
prania e të cilëve është motiv për të besuar në një të ardhme të ndritur.

5
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

TABELA E PËRMBAJTJES

Deklarata e autorësisë………………………………………………………………………fq.2

Abstrakt……………………………………………………………………………………….fq.3

Abstract………………………………………………………………………………………..fq.4

Qëllimi dhe objektivat e punimit…………………………………………………………fq.7- 8

Hipoteza e hulumtimit dhe e pyetjet e strukturuara……………………………………….fq.9

Metodologjia…..……………………………………………………………………………..fq.10

KREU 1. INSTRUMENTAT UNIVERSALE DHE RAJONALE PËR MBROJTJEN E TË


DREJTAVE TË NJERIUT

1.1.Instrumentat universal dhe rajonale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ….fq.12-13


1.2.Evolucioni historik I konventës Europiane të Drejtave të Njeriut………………fq. 14-15
1.3. Përkufizimi i torturës, dënimit apo trajtimit cnjerëzor apo poshtërues…...........fq.16-17

KREU II. HISTORIKU I TË DREJTËS PENALE NË SHQIPËRI

2.1. Historiku i zhvillimit të drejtës penale……………………………………………fq.18-19

2.2. Kuptimi i dënimit penal dhe sistemi i dënimeve……………………………….....fq. 19-20

2.3. Kuptimi i sistemit të dënimeve ………………………………………………….....fq.20-22

2.3. Parashikimet që bën Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë në lidhje me lirimin me


kusht………………………………………………………………………………............fq.22-27

KREU III. JURSIPRUDENCA E GJYKATËS TË STRASBURGUT

3.1. Jurisprudenca e Gjykatës të Stasburgut, parashikimet që bën në lidhje me burgimin e


përjetshëm pa mundësinë e lirmit me kusht…………………………............................fq.28-29

3.2. Shkeljet e Nenit 3 të KEDNJ dhe analizimi i vëndimeve të Gjykatës Europiane të


Drejtave të Njeriut ……………………………………………………………………...fq.29-34

6
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

3.3. Cështja “Marcello Viola kundër Italisë”, një nga cështjet më me zë të Gjykatës të
Strasburgut………………………………………………………………………………fq.35-37

KREU IV- PARASHIKIMET QË BËN LEGJLISLACIONI I BRENDSHËM NË LIDHJE


ME MBROTJEN E DINJITETIT, PËRCAKTIMET PËR BURGIMIN E PËRJETSHËM
DHE MUNDËSINË E LIRIMIT ME KUSHT

4.1. Parashikimet që bën legjlislacioni brendshëm i shtetit shqiptar në lidhje me mbrotjen e


dinjitetit njerëzor dhe më gjerë…………………………………………………………fq.38-42

4.2. Parashikimet që bëjnë shtetet e tjera në lidhje me burgimin e përjetshëm, analizimi dhe
krahasimi me legjlislacionin shqiptar…………………………………………………..fq.42-44

4.3 Parashikimet që duhet të bëjë legjlislacioni shqiptar në mënyrë që të jetë në pajtueshmëri


me jurisprudëncën e Gjykatës të Strasburgut………………………………………….fq. 44-47

Konkluzione dhe Rekomandime……………………………………………………….fq. 48-49

Bibilografia…………………………………………………………………………….....fq.50-52

7
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PUNIMIT

Pamundësia e të dënuarve me burgim të përjetshëm për të përfituar nga mundësia e lirimit me


kusht, është një nga temat sa më të trajtura kohët e fundit, e cila ka sjellë dhe problematika. Rrallë
herë mund të flasim për mbrojten e dinjitetit për të dënuarit me burgim të përjetshëm, ndërkohë
kjo gjë ndeshet shpesh në përditshmëri dhe përbën një problem serioz për këta të dënuar. Sipas
mendimit tim, duke u mbështetur dhe të studimi i gjerë lidhur me këtë temë dal në konkluzion se
një dënimi i tejzgjatur në kohë pa asnjë mundësi lirimi, cënon rrënjëisht dinjitetin e të dënuarit.
Kjo është një nga arsyet kryesore pse në këtë punim vendosa të trajtoj disa aspekte të shkeljes të
drejtave të këtyre të burgosurve, mbrojten e këtyre të drejtave, masat, detyrimet, rishikimet
përkatëse që duhet të bëjnë shtetet në mënyrë që të mbrojnë pozitën e këtyre të burgosurve të
dënuar me burgim të përjetshëm. Realizimi i këtij punimi synon përmbushjen e disa qëllimeve:

Së pari, synohet të pasqyrohet një trajtim i përgjithshëm, si mbrohen të drejtat e njeriut në rrafshin
ndërkombëtar dhe rajonal.

Së dyti, synohet të trajtohet në mënyrë të plotë, evolucioni i të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut, duke u nisur nga një këndvështrim historik që nga fillesat e deri në ditët e sotme, për të
parë më nga afër rrugën e përshkuar për ti dhënë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
mbrojtjen që sot kanë.
Së treti, të kuptojmë dhe të bëjmë dallimet përkatëse midis torturës, trajtimit cnjerëzor ose
degradues. Një çështje tepër me rëndësi është të nxjerim konluzionet përkatëse nëse të dënuarit
me burgim të përjetshëm nese nuk i jepet mundësia e lirimit me kusht, pretendohet ky trajtim që i
ushtrohet atij do të cilësohet torturë, trajtim çnjerëzor apo trajtim degradues?
Së katërti, ndërmjet analizimit të dispozitave të Kodit Penal, duhet të arrijmë në konkluzion se
a parashikohet nga legjlislacioni i brendshëm i shteteve mundësia e lirimit me kusht ose jo.
Së pesti, duke u ndalur te shkelja e Nenit 3 të KEDNJ, si veprim i konstatuar i shkelur, kam
synuar të evidentojë disa karakteristika të shkeljes si dhe elementët e ekzitencës së saj.
Gjithashtu kam bërë evidentimet përkatëse të rasteve të parashikuara nga Gjykata e Strasburgut,
në rast të konstatimit të ushtimit të torturës, trajitmit çnjërëzor nga ana e shteteve.
Së fundmi, qëllimi i punimt të kësaj teme, është mundësia e parashikimit nga
legjlisalcioni i brendshëm i shtetit shqiptar lejushmërinë e aplikimit të lirimit me kusht, për të
dënuarit me burgim të përjetshëm si dhe rishikimin e dënimit penal për këto vepra penale.

8
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

HIPOTEZA E HULUMTIMIT DHE PYETJET E SHTRUARA

Nëpërmjet këtij punimi synohet t'u jepet përgjigje këtyre pyetjeve:

1. Si ka ndryshuar në periudha të ndryshme, në vende të ndryshme mbrojtja që i është kushtuar


të drejtave dhe lirive themelore të njeriut?
Cfarë do të kuptojmë me torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues?

2. A parashikohet në Shqipëri mundësia e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të


përjetshëm? Nëse po, cilat janë rastet? Nëse jo, cilat janë arsyet e moslejimit.

3. Si gjen pasqyrim në legjislacione të ndryshme mundësia e lirimit të kusht për të dënuarit


me burgim të përjetshëm, cfarë shprehin vendimet e Gjykatës të Strasburgut lidhur me këtë
gjë?

4. Cilat janë kriteret që duhet të përmbush i dënuari me burgim të përjetshëm që të përfitojë


me kusht sipas legjlislacionit të brendshëm? A janë të përcaktuar këto kritere në
legjlislacionin shqiptar?
Nëse legjlislacioni i brendshëm i shteteve ka shkelur Nenin 3 të KEDNJ, shkelja e kryer do të
cilësohet torturë, trajtim çnjerëzor apo degradues?

5. Cfarë mund të themi për një shtet i cili parashikon burgimin e përjetshëm dhe nuk jep
mundësi lirimi me kusht, a bien në kundërshti me Nenin 3 të KEDNJ?

6. A mund të flitet për dinjitet njerëzor, kur personi nuk ka asnjë “shpresë” për tu liruar në të
ardhmen?

7. A duhet që legjlislacioni i brendshëm i shteteve të marri masa për të bërë të mundur


rishikimin e dënimit penal për të dënuarit me burgim të përjetshëm?

8. Cfarë ndryshimesh duhet të bëhën në lëgjlislacionin e brendshëm, në mënyrë që shteti të


mbroj dinjtetetin njerëzor të dënuarëve me burgim të përjetshëm, në mënyrë që të mos shkel
Nenin 3 të KEDNJ.

9
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

METODOLOGJIA

Gjatë realizimit të kësaj teme, në funksion të arritjes së qëllimeve të vendosura kanë ardhur në
ndihmë disa metodologji tepër efektive, si:
Metoda hulumtuese, është ajo e cila ka ardhur në ndihmë të strukturës së paraqitur, duke bërë të
mundur ofrimin e një informacioni të gjerë, burim referimi për realizimin e këtij punimi. Kjo
metodë ka shërbyer kryesisht në grumbullimin e informacionit rreth mbrojtes të drejtave në nivel
ndërkombëtar dhe rajonal, trajtimin e legjlislacionit të shteteve në lidhje me burgimin e
përjetshëm dhe mundësinë e lirimit me kusht, përcaktimet në lidhje më troturën, trajtimin,
çnjerëzor dhe degradues, rishikimet përkatëse që duhet të bëjnë shtetet për të qenë në
përputhshmëri me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut.
Metoda përshkruese, zë një pjesë të veçantë të punimit, pasi është përdorur për të
pasqyruar një sfond të gjerë historik mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në
nivel ndërkombëtar dhe rajonal, përshkrimin e fondit historik për evolucionin e të drejtës penale
ndër vite. Metoda në fjalë është padyshim tepër e rëndësishme pasi bën të mundur të vështrojmë
fazat në të cilat legjislacioni objekt punimi ka kaluar duke arritur këtë që sot është.
Metoda analizuese, gjen përdorim në këtë punim në analizën e detajuar të
legjislacioneve që pasqyrojnë qëndrime të ndryshme të kontekstit të mbrojtjes.
Metoda ilustruese, vjen e përdorur duke i dhënë një vëmendje të veçantë për vetë faktin
se pasuron punimin me fakte reale që kanë rëndësi dhe ngjallin diskutime për studiues të fushës
jo vetëm. Nëpërmjet kësaj metode gjejnë shprehi disa vendime të gjykatave, duke i marrë si
ilustrime për realizimin e temës të mësipërme.
Metodat krahasimore, është një nga metodat më të përdorura në këtë punim, ku bëhet
krahasimi përkatës ndërmjet legjlilacionit të shteteve, duke arritur në konkluzione përkatëse në
lidhje me parashikimet që duhen bërë në lidhje me burgimin e përjetshëm.

10
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

HYRJE

Aspirata për të mbrojtur dinjitetin e qenies njerëzore, paraqet thelbin e konceptit për
mbrojten e të drejtave të njeriut, duke e vendos qenien njerëzore në qendër të interesit. Lufta e
Dytë Botërore shkaktojë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pas saj,
shtetet fituese të Luftës së Dytë Botërore ishin në kërkim të vazhdueshëm të mbrojtes dhe
garantimin e të drejtave të njeriut. Sipas tyre, efektiviteti i mbrojtjes të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut ishte e lidhur në mënyrë domosdoshme me ekzistencën e mekanizmave
ndërkombëtar për garantimin e mbrojtjes së tyre.

Në akte të ndryshëm ndërkombëtar dhe kombëtar, përcaktohen mekanizmat mbrojtes për


garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sisteme të ndryshme përmbrojten e të drejtave dhe
lirive themelore të njeriut, përcaktojnë mekanizmat e tyre përkatëse për mbrojten e këtyre të
drejtave. Në cdo rast përcaktohen detyrimet e shteteve, marrin masat përkatëse për të mos shkelur
të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë parimet bazë të cilat respektohen nga shtetet
demokratike. Të flasësh për keto liri dhe të drejta është një temë tepër e gjerë, por ajo cfarë do të
trajtojmë në vecanti është papajtueshmëria e burgimit të përjetshëm me nenin 3 të Konventës
Europianë të të Drejtave të Njeriut. Në dipozitat përkatese të Nenit 3, te Konventës Evropiane të
Drejtave të Njeriut, parashikohet se është e ndaluar tortura, trajtimi ose dënimi çnjerëzor apo
trajtimi çnjërëzor degradues. Në të drejtën ndërkombetare ky quhet si një parim tepër i rëndësishëm
dhe nuk duhet neglizhuar në asnjë moment nga shtetet.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përcaton se nuk ekziston mundësia e lirimit me


kusht për personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Pikërisht moseksiztenca e mundësisë të
lirimit me kusht shkakton atë që cilesohet ndryshe cënim i dinjitetit njerëzor. Mosekziztenca e një
kushti, që personi që ka kryer veprën penale, të lirohet në të ardhmen i shkakton personit që ka
kryer vepren penale vuajte të vazhdueshme psikike.

Qëllimi kryesor i këtij punimi, është konkretisht papajtueshmëria e legjislacionit shqiptar


mbi lirimin me kusht, me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,
konkretisht me nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

11
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

KREU I

INSTRUMENTAT UNIVERSALE DHE RAJONALE PËR MBROJTJEN E TË


DREJTAVE TË NJERIUT

1.1.Instrumentat universale dhe rajonale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore konsiston, jo vetëm në njohjen formale të të


drejtave, por dhe në aspektin e zbatimit efektiv të tyre. Në asnjë moment nuk mund të flasim për
një shtet demokratik, pa respektuar një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe
garantimin e drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Për shkak të rëndësisë teper të madhe qe kanë
të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ato i gjejmë të pasqyruara në një varg dokumentash
kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shkeljet flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut i hasim gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Gjatë kësaj përiudhe kohore është e vështirë të flasim për mbrojtjen dhe garantimin e të
drejtave të njeriut. Pas kësaj lufte shtetet u ndërgjegjësuan se mbrojtja e të drejtave dhe lirive
themelore nuk mund të ishin vetëm kompetencë ekskluzive e shteteve, prandaj lindi
domosdoshmëria e miratimit të akteve ndërkombëtare që detyronin shtetet të merrnin masa, për
të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut brenda juridiksionit.
Organizatat ndërkombëtare të cilat u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore i kushtuan një rol
të rëndësishëm njohjes dhe garantimit të drejtave të njeriut. Ato përcaktuan dhe efikasitetin e
mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nëse do të parashtronim sistemet e mbrojtjes
të të drejtave të njeriut mund t’i klasifikonim në këtë mënyrë:

• Sistemin universal të mbrojtjes që përfaqësohet instrumente ndërkombëtar në kuadër të


OKB-së;
• Sistemet rajonale mbrojtjes të të drejtave të njeriut, ku mund të përfshihen, sistemi
evropian, amerikan, Lindjes së Mesme dhe aziatik.

Akti i parë që në mënyrë indirekte promovoj ndërkombëtarizimin e të drejtave të njeriut


është Karta e OKB-së. Ky akt nuk përcaktonte në dispozita që detyronin shtetet palë që të
respektonit të drejtat dhe liritë themelore. Pas Kartës, akti ndërkombëtarë që ndërgjegjësoi shtetet
se të drejtat dhe liritë themelore nuk mund të jenë më e drejtë ekskluzive e shteteve ishte Deklarata

12
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Universale e të Drejtave të Njeriut1, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme në 10 dhjetor 1948.


Kjo Deklaratë, për herë të pare, bën një ndërlidhje midis të drejtave civile2, politike dhe atyre
ekonomike, sociale, kulturore. Pavarësisht se ajo3 nuk ka fuqi detyruese ka shërbyer si pikë
referimi për aktet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dukë përfshirë dhe Konventën Evropiane
të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu, Pakti Ndërkombetar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe Pakti
Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale, Kulturore të miratuara nga Asambleja e
Përgjithëshme e OKB-së4, hynë në fuqi në vitin 1976, luajtën një rol të rëndësishëm për detyrimin
e shteteve të respektonin liritë dhe të drejtave themelore brenda juridiksioneve të vetë, duke
përcaktuar edhe mekanizma konkrete kontrolli.

Akt tjetër në kuadër të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është edhe


Konventa Kundër Torturës, Trajtimeve të tjera Mizore dhe Çnjerëzore 5 e vitit 1984 e OKB-së, e
cila përcakton ndalimin e torturës dhe dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore.

Përveç sistemit universal, një rol të rëndësishëm në mbrojtjen rajonale të të drejtave të


njeriut është edhe sistemi evropian, i përfaqësuar nga:

• Sistemi i Këshillit të Evropës (KE);


• Sistemi i Bashkimit Evropian (BE);

1
T. J. Lawrence (1902), “ Dececho internacional publico”, Ministerio de Marina, https://www.saij.gob.ar ›
biblioteca_digital › libros.
2
Salmon. E (2017), “Naciones basicas de derecho internacional publico”, Universidad Catolica del Peru/
https://archivos.juridicas.unam.mx › libros
3
Sarlien. O, (1965), “An interoduction on the Law of Nations; New York Toronto London, Fq. 441/
https://www.cambridge.org
4
Bedjaoui. M, (1991), “Internacional law achivemnts and prospects UNESCO”, Paris/ http://humanityjournal.org.
5
Neni 7 i Konventës kundër torturës, trjatimeve të tjera mizore, çnjerëzore, detyruese: “Askush nuk mund t’i
nenshtrohet torturës dhe as dënimeve ose trajtimve cnjerezore, mizore ose poshtëruese. Askush nuk duhet t’i
nenshtrohet një eksperimenti mjekësor ose shkencor pa pëlqimin e tij të lire”.

13
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

• Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Këshilli i Europës është themeluar në maj të vitit 1949, në Londër. Ai cilësohët si një nga
organizatat më të rëndësishme të kontinentit Evropian. Sipas tij mënyra më efikase për të siguruar
bashkëpunimin, për të ruajtur paqen midis shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore, ishte
intergrimi rajonal dhe institucionalizmi 6, i vlerave të përbashkëta7.

Konventa Evropiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut8 u firmos 1950 dhe hyri
në fuqi në vitin 1953. Ajo është akti i parë ndërkombëtar, pas Luftës së Dytë Botërore, e cila
detyronte shtetet palë të respektonin liritë dhe të drejtat themelore brenda juridiksionit të tyre të
brendshëm, duke përcaktuar edhe mekanizma kontrolli. Kjo Konventë, e ka gjetur frymëzimin e
saj në Deklaratën Universale të të Drejatve të Njeriut, kjo shihet në pjesën e prembulës së saj.
Qëllimi i saj ishte për të shmangur abuzimet e krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të
themeluar vlerat e përbashkëta, shmangien e rivalitetit midis shteteve dhe ndalimi e përhapjes së
komunizmit.

1.2 Evolucioni historik i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut .

Siç e theksuam edhe më lartë, Konventa luajti një rol të rëndësishëm në dhënies fund të
ekskluzivitetit të shteteve në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Pavarësisht, se
ishte akti i parë pas Luftës së Dytë Botërore që me karakter detyrues, në momentin e hartimit të
saj pati shumë debate midis shteteve themelues së saj. Debati lindi mbi të drejtat që do të
parashikoheshin në të. Nëse i referohemi përmbajtjes fillestare të saj, mbi të drejtat dhe liritë
themelore të parashikuar në të, shikojmë që janë lënë jashtë disa të drejta të rëndësishme në shtetin
e së drejtës, si për shembull e drejta e pronës. Këto “mangësi” u plotësuan nëpërmjet Protokolleve
shtesë, që luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut, në juridiksionin e shteteve palë. Ndër protokollet më të rëndësishëm të KEDNJ-së mund
të citojmë:

6
D. Tozaj dhe B. Mukaj (_____)/ “ Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, Tiranë, fq. 1.
7
S. Bana dhe E. Canaj, (2009), “ E drejta e Bashkimit europian”, Tiranë, fq.11
8
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ne vazhdim do të jetë me shkurtim KEDNJ.

14
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

- Protokolli 1, i cili parashikon mbrojtjen e të drejtës së pronës, si një nga të drejtat themelore
të njeriut në një shoqëri demokratike9.
- Protokolli 6 dhe 13 që hoqën dënimin më vdekje në kohë paqe10 dhe në kohë lufte11.
- Protokolli 11, luajti një rol të rëndësishëm në strukturimin e organeve të kontrollit të
KEDNJ-së. Në fillim u parashikuan dy instrumenta kontrolli, Komisioni Evropian i të
Drejtave të Njeriut dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Me shembjen e bllokut
lindor, shume shtete të Evropës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, ratifikuan KEDNJ-në.
Rritja e numrit të shteteve dhe rasteve, detyruan bërjen e një ristrukturimi institucional te
organeve të kontrollit. Tani më ishte e nevojshme krijimi i një organi të vetëm kontrolli
me kohë të plotë. Si rrjedhojë, në bazë të këtij Protokolli, u realizua krijimi i një organi të
vetëm kontrolli, me kohë të plotë, siç është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
- Protokolli 14 është një protokoll tepër i rëndësishëm, solli ndryshime efektive për sa i
përket strukturës dhe kontrollueshmërisë.
- Protokolli 16, i jep Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut një komptencë shtesë, për
faktin se juridiksionet gjyqësore më të larta të shteteve palë mund t’i drejtohen asaj, për
mendime këshillimore12 për mënyrën e interpretimit parimor të të drejtave dhe lirive
themelore të parashikuara në Konventë dhe në Protokollet shtesë. Qëllimi i këtij Protokolli
është që jurisprudenca gjyqësore e brendshme e shteteve palë të jetë në përputhje me
jurisprudencën e Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

9
Protokollet shtese/ Neni 1, Mbrojtja e pronës , Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë
së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara
nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
10
Protkolli nr. 6 i Konventës Europiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore në lidhje me heqjen e
dënimit me vdekje.
11
Protokolli Nr. 13, “ Për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive Themelore në lidhje me heqjen e dënimit me vdekje në
cdo rrethanë.
12
Protokolli Nr. 16 për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive Themelore / Neni 1/Gjykata dhe tribunale më të larta të një
Pale të Lartë Kontraktuese, të përcaktuara në përputhje me nenin 10, mund t’i kërkojnë Gjykatës të japë opinione
rekomanduese mbi çështje parimore të lidhura me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara
në Konventë ose protokollet e saj. 2. Gjykata ose tribunali kërkues mund të kërkojnë një opinion rekomandues vetëm
në kontekstin e një çështjeje të mbetur pezull para saj. 3. Gjykata ose tribunali kërkues jep arsyet për kërkesën e saj/të
tij dhe informacionin përkatës paraprak ligjor dhe faktik në lidhje me çështjen e mbetur pezull.

15
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

1.3 . Perkufizimi i torutrës, dënimit apo trajtimit çnjerëzor ose poshtërues

Neni 313 i KEDNJ, sanksionon ndalimin e torturës, dënimeve apo trajtimeve cnjerëzore ose
poshtëruese, por nuk jep një përkufizim të qartë lidhur me këto terma. Normalisht lind pyetja, nëse
hartuesit e Konvetës kanë “harruar” apo qëllimisht nuk kanë bërë përkufizime mbi konceptete e
përmendura. Në lidhje me pyetjen e mësipërme duhet të arrimë në konkluzionin se Konventa në
përgjithësi dhe të drejtat dhe liritë themelore të parashikuar në nenin 3 të saj, kanë karakter
dinamik, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë në zhvillim progresiv të vazhdueshëm dhe
duhet t’i përshtaten ndryshimeve dhe kërkesave kohore.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në vendimet e saj bëjnë dallimet përkatëse midis
torturës, dënimit, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues. Sipas saj që një shkelje të cilësohet në
kundërshtim me nenin 3, duhet të arrijë një shkallë të caktuar ashpërise që të kemi aplikueshmërinë
e nenit 3 të KEDNJ-së. Keqtrajtimi ndaj viktimës duhet të vijnë në një shkallë ashpërsie rritëse
nga trajtimi degradues, në atë ç njerëzor deri në torturë, dallimi midis këtyre termave bazohet në
mënyrën progresive të nivelit të keqtrajtimit dhe qëllimi i tij.

Duke u referuar vendimeve të Gjykatës të Strasburgut, tortura cilësohet si një veprim që shkakton
vuajte në formën e trajtimit cnjerëzor, ajo aplikohet dhe ka si qëllim nxjerrjen e informacioneve
apo një referimi dhe përgjithësisht është në formën e përkeqësuar të trajtimit cnjerëzor ose si formë
e qëllishme e trajtimit cnjerëzor14. Sipas jurisprudencës të GJEDNJ, tortura është konsideruar si
një trajtim cnjerëzor që shkakton vuajtje serioze dhe mizore15. Në cështjen Danimarka, Novergjia,
Suedia, Hollanda, dhe Franca kundër Greqisë (1969)16, Komisioni përcaktoi se, me torturë do të
kuptojmë ushtrimine një trajtimi çnjerëzor që ka si qëllim marrjen e të dhënave, pohimeve ose për
dhënien një dënimi të caktuar17.

13
Neni 3 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut: “Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit
cnjerëzor apo poshtërues”.
14
Çështja “Aksoy kundër Turqisë”, (1997).
15
Çështja “Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar”, (1978)
16
Çështja “Danimarka, Novergjia, Suedia, Hollanda, dhe Franca kundër Greqisë” (1969),
17
Këshilli i Europës (2013), Ndalimi i Torturës, (Manuali i të Drejtave të Njeriut Nr.6), Tiranë, Gent Grafik, fq.8

16
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Gjykata dhe Komisioni kanë cilësuar si veprime torturuese, zhveshjen plotësisht të viktimës,
krahët e lidhur pas shpine, varjen “palestineze”(viktima varet me krahët e lidhura nga pas), rrahje
e thembrave të këmbës me instrument të fortë, rrahje të rënda, trajtim me elektroshok, ekzekutimet
e stimuluara dhe kërcënime për të qëlluar dhe vrarë viktimat, dhuna fizike dhe mendore që
shkaktojnë dhimbje të rënda te personi, shkaktimi i vuajtjeve te padurueshme dhe të
pamëshirshme.

Përvec torturës Neni 3, i konventës18 ndalon dhe keqtrajtimet që cilësohen si trajtim cnjerëzor.
Intesiteti i vuajtes fizike dhe mendore që përdoret në trajtimin cnjerëzor nuk është i njëjtë me atë
që ushtrohet gjatë aktit të torturës. Më poshtë po japim disa përkufizime të Gjykatës Europiane të
Drejtave të Njeriut lidhur me termin e “trajtimit çnjerëzor19”:

Sipas jurisprudencës të Strasburgut, me trajtim cnjerëzor do të kuptojmë një veprim të


paramenduar, i cili ka qëllim të shkaktojë vuajtje të qëllimshme fizike ose mendore personit 20.
Trajtim çnjerëzor, do të cilësohet ai keqtrajtim i cili arrin në një nivel të caktuar përkeqësimi21.
Duke u mbështetur pikërisht te vendimet e gjykatës mund të konsiderojmë që jemi në kushtet e
ushtrimit të trajtimit cnjerëzor kur janë kryer keto veprime: rrahjet nga polica të ndodhura për një
periudhë të caktuar kohore, keqtrajtimet gjatë hetimeve në polici, ankthi i krijuar si rezultat i mos-
hetimit dhe investigimit në rast humbje të një familjari, shkatërrimi i pronës personale, kushtet e
vështira sanitare pa të drejtën e daljes në ajër të pastër qoftë dhe për një kohë të shkurtër 22,vënien
e një maske në kokë duke ekspozuar një fishkellimë të vazhdueshme, reduktimi i ushqimit etj.

Sipas vendimeve të GJEDNJ me trajtim degradues, do të kuptojme sjellje që ka si qëllim


shkaktimin e një ndjenje ankthi, frike, inferioriteti në raport me një subjekt tjetër 23.

18
L. Bianku, “Të drejtat e Njeriut në Europë”, (Tiranë 2001), fq.68.
19
G. Dutertre dhe J. Van der Velde, “Fragmente kryesore përzgjedhje e vendimeve gjyqësore të Gjykatës Europiane
të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve e raporteve të Komisonit Evropian të të Drejtave të Njeriut, (Viti 1998), fq.15.
20
Puto. A, “Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë ,(Viti
2002), Tiranë, fq. 31.
21
Çështja « Labita kundër Italisë » (Viti 2000).
22
Çështja « Irlanda kundër Mbretërisë të Bashkuar » (1978)
23
Çështja « Aybek kundër Turqisë ».

17
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

KREU II

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË DREJTËS PENALE NË SHQIPERI

2.1 Historiku i zhvillimit të drejtës penale në Shqipëri.

Si në cdo vend tjetër dhe në Shqipëri, mosmarrëveshjet e ndryshme që lindin, zgjidheshin me anë
të normave zakonore, ku si dënim përdorej dëbimi, hakmarrja ose gjakmarrja dhe shpërblimi i
gjakut.Gjatë krijimit të shtetit iliro-shqiptar mungonin burimet e mirëfillta të drejtës penale
skllavopronare, këto shtete bazoheshin te drejta zakonore si “Kodi i Justinianit”,si dhe burimet
letrare, vepra të shkrimtarëve, historianëve të lashtë greko-romak24.

E drejta penale romake- bizantine, ka vepruar në territoret shqiptare gjatë shekullit 1 p.e.r deri në
Shek. XIV, më pas filloj të zbatohej e drejta penale serbe, pasi Shqipëria në mes të Shek XIV
ishte nën pushtimin e saj. Në fund të shekullit XVderi në fillim të Shek. XX trojet shqiptare u
ndodhën nën sundimin e Perandorisë Osmane, gjatë kësaj periudhe zbatohej e drejta penale
Osmane e ndarë në 2 etapa kryesore, Periudha e Sheriatit dhe Periudha e Kodifikimit25 . Krahas të
drejtës penale osmane në Shqipëri vepronin dhe normat e të drejtës zakonore Shqiptare, ku në
trojet e thella malore zbatoheshin Kanunet lokale si: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i
Skëndërbeut etj.

Faktorët e gjendjes pas Luftës e bënë të vështirë, madje të pamundur krijimin dhe funksionimin
e legjlislacionit të ri, pas vitit 1912 nisi të krijohej e drejta pozitive dhe e drejta penale e shtetit
tonë. Në 1 janar 1928, hyri në fuqi Kodi Penal26 Shqiptar i cili bazohej në parimet e shkollës
neoklasike, kodi përbehej nga pjesa e përgjithëshme dhe ajo e poscame. Ky kod bënte parashikimet
përkatëse për dënimin me vdekje i cili zbatohej dhe ndaj grave shtatëzana të cilat ekzekutoheshin
2 javë pas lindjes të tyre. Rëndësi tepër të madhe mori Kodi Penal Ushtarak i Paqes i cili hyri në
fuqi në 19 qershor1932, ky kod parashikonte të gjitha veprat penale ushtarake. Detyrat kryesore
të tij ishin mbrojta e rendit ekonomik-shoqëor dhe pushtetit publik të vendosur në Shqipëri27.

24
V. Meksi (1978), “Në gjurmët e së drejtës të lashtë iliroshqiptare Drejtësia Popullore, Tirane, fq.nr .2
25
I. Elezi (2010), “Historia e tëdrejtës penale”/ (Tiranë), fq. 91.
26
Kodi Penal në vazhdim do të gjendet me shkurtim KP.
27
T. Toci (1926), “E drejta ndëshkimore, parimetëpërgjithëshme”,( Shkodër), fq. 25

18
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Në 21 shtator 1952 u krijua Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe më pas pësoi
ndryshime në vitin 1959, kurse në 1 tetor 1977 hyri në fuqi Kodi Penal i Republikës Popullore
Socialiste, ky kod ishte kontradiktor me vetveten e tij.

Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë hyri në fuqi në 1 qershor 1955, duke u mbështetur te kodet
penale të shteteve perëndimore. Ky kod është i ndarë në dy pjësë: pjesën e përgjithëshme dhe atë
të posacme, ai është përshtatur reformave penale dhe ka pësuar ndryshime gjatë viteve në dy pjesët
e tij. Refomat më të rëndësishme që janë bërë në pjesën e përgjithëshme të këtij kodi janë:

-Reformat e viti 2001 që vendosën në kod bazat, detyrat, parimet e legjlislacionit penal.

- Reformat e vitit 2004 për krimin e organizuar, përvec organizatës kriminale dhe bandës të
armatosur , u shtua dhe organizata terroriste dhe grupi i strukturuar kriminal si forma të vecanta
të bashkëpunimit.

-Reformat e vitit 2008 -2014 bënë përcaktimet përkatëse në lidhje më dënimin me burgim.

Reforma e vitit 2016-2021 bëri reforma tërësore në drejtësi për sa i përkasin pjesës të posacme,
për sa i përket kodi aktual ende ka vende për plotësime dhe rregullime.

2.2.Kuptimi dënimit penal dhe sistemi i dënimeve.

Dënimi penal është formë juridike e shtrëngimit shtetëror, i lindur dhe destinuar për ndëshkimin
dhe parandalimin e veprave penale. Dënimi penal ka funksion të dyfishtë, vepron njëkohësisht si
mjet detyrimi dhe ndëshkimi, ai zbatohet nga gjykata kundër të gjithë personave që kryejnë vepra
penale dhe si masë për parandalimin kryerjes të këtyre veprave. Kodi i ri penal nuk jep asnjë
përkufizim dhe nuk përcakton qëllimin e dënimit penal, kuptimi dhe karakteristikat, trajtohen nga
e drejta penale e cila bën interpretimet përkatëse sipas aspektit matrial dhe atij formal28.

Në aspektin material, funksioni dhe qëllimi i dënimit penal është pikërisht mbrojta e shoqërisë
nga kriminaliteti, riedukimi, përmirësimi i fajtorit dhe i personave të tjerë që kanë kryer një vepër

28
Sh. Muci(2017) / E drejta penale pjesa e pergjitheshme (Tirane), fq, 263- 264.

19
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

penale. Kurse me aspektin formal duhet të merren parasysh të gjithë elementët juridikë të dënimit
penal dhe karakteristikat e tij.

Sipas nenit 12/2 të Kodit të të Procedurës Penale29, është gjykata e cila me vendimin e saj deklaron
fajtor dhe dënon personin që ka kryer një vepër penale, përveç saj asnjë tjetër nuk mund të caktoj
dënime penale. Dënimi në të drejtën penale të shtetit shqiptar u përmbahet standarteve
ndërkombëtare bashkëkohore. Sipas të drejtës penale moderne të shteteve perëndimore
demokratike qëllimi i dënimit penal është realizmi i objektivave si më poshtë:

- Të ndëshkojë autorin e veprës penale, që personi deklarohet fajtor.


- Të ndalojë fajtorin nga kryerja e vepra të tjera në të ardhmen
- Të ndikojë në riedukimin dhe rehabilitimin e të dënuarit,
- Të bëj kompesimin e viktimave ose komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuar nga
vepra penale.
- Të shpreh gjykimin e shoqërisë për veprën penale dhe të ndikojë në edukimin e shtetasve
të tjerë, sidmos tek ata me predispozita për t’u futur ose tërhequr në veprat kriminale me
ndjenjën e respektimit të ligjit30.

2.3. Kuptimi i sistemit të dënimeve

Sistemi i dënimeve ka një rëndësi tepër të madhe, kjo diktohet nga kërkesa e domosdoshme e
parimit të ligjshmërisë31, sipas të cilit fajtorët mund të dënohen vetëm me lloje dhe masa dënimi
të parashikuara me ligj. Kodi Penal është i përbërë nga një sistem dënimesh kryesore dhe
plotësuese që përcaktohen kundër fajtorëve për kryerjen e veprave penale.

29
Neni 12 /2, Kodi i Procedurës Penale i Republikës të Shqipërisë, Gjykata penale, “Drejtësia penale jepet nga:
a) Gjykatatpenaletëshkallëstëparë,
b) Gjykata e apelit
c) Gjykata e lartë
30
Sh. Muçi (2017) / E drejta penale pjesa e pergjitheshme (Tirane), permendurr në fq, 263- 264.
31
Neni 2, i Kodit Penal tëRepublikës të Shqipërisë.

20
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Sistemi i dënimeve të Kodit Penal shërben si mjet garancie për respektimin dhe mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive themelore te njeriut, cdo person shpallet fajtor vetëm për veprat penale të
prarshikuara në pjesën e përgjithshme ose të posacme të këtij kodi.

- Llojet e dënimeve sipas kodit penal në fuqi

Kodi aktual penal ruan një pjesë të dënimeve të përcaktuara në kodet paraardhëse, ky kod nuk
parashikon më dënimin me qortim shoqëror, atë me riedukimin ndërmjet punës etj. Gjykata
Kushtetuese ka shfuqizuar dënimin me vdekje, pasi binte në kundërshtim me Kushtetutën e
Republikës së Shqipërisë dhe KEDJ-në32.

Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë parashikon këto lloje dënimesh:

1. Dënime kryesore
2. Dënime plotësuese

1-Dënimet kryesore ndahen në dy grupime të caktuara dënimet kryesore për krimet dhe dënimet
kryesore për kundërvajtjet penale. Dënimet kryesore janë ato lloj dënimesh të cilat janë të pavarura
nga dënimet e tjera. Cdo dënim kryesor duhet të jetë i parashikuar në dizpozitën e caktuar që të
zbatohet nga gjykata.

Si dënim kryesor33 për krime jepen:

1. Bugim i përjetshëm
2. Burgim
3. Gjoba

Si dënim kryesor për kundërvajtet penale jepet:

1. Burgimi
2. Gjoba

2- Dënimet plotësuese jepen së bashku me dënimin kryesor. Këto dënime zbatohen kur përcaktohet
nga gjykata se natyra e veprës penale, personaliteti i fajtorit, rrethanat e tjera të cështjes kërkojnë

32
Vendimi nr.63, datë 10.12.1999, (Gjykatës Kushtetuese të Republikës të Shqipërisë)
33
Neni 29, i Kodit penal të Republikës të Shqipërisë.

21
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

efektin e dënimit, plotësimin e dënimit me një masë tjetër shtrënguese. Për personat që kanë kryer
krime ose kundërvajte penale, bashkë më dënimin kryesor mund të jepen një ose disa dënime
plotësuese34. Neni 30 i Kodit Penal përcakton si dënime plotësuese:

-Ndalimin e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

-Konfiskimine mjeteve të kryerjes të veprës penale dhe produkteve të veprës penale.

-Ndalimin për të drejtuar automjete.

-Heqjen e dekoratave dhe titujt e nderit etj.

2.4.Parashikimet që bën Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë në lidhje me lirimin me


kusht.

Lirimi me kusht për dënuarit me burgim, nuk i përket fazës së caktimit të dënimit nga gjykata,
por asaj të ekzekutimit. Lirimi me kusht zbatohet për arsye të vecanta 35, që lidhen me sjelljen e
të dënuarit, qëllimin e dënimit si dhe kalimin e disa afatave kohore të vuajtjes të dënimeve. Ky
institut, parashikohet në nenin 64 të Kodit Penal 36, ku përcaktohet se i dënuari me burgim mund
të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të vecanta, nëse me sjelljen dhe me
punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin e tij si dhe te ketë
vuajtur:

- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtjet penale.


- jo më pak se 2/3 të dënimit të dhënë për krime me masa dënimi deri në pesë vjet burgim.

34
Neni 30 i Kodit Penal të Republikws të Shqipërise.
35
Sipas vendimit Nr. 2, datë 25/05/2015 i Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me arsye te vecantë do të
kuptojë: “Arsyet e vecanta kanë natyrë jetike dhe burojnë për shkak të arsyeve të ndryshme shëndetësore, familjare
ose shoqërore”.
36
Neni 64 i Kodit Penal të Republikës të Shqipërisë, “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e
dënimit vetëm për arsye të vecanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur
qëllimit për edukimin e tij si dhe të kete vuajtur :
-jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajte penale,
-jo më pak se dy të tretat e dënim t të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim,
-jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e pa rashikuar
me ligj, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

22
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime dhe masa dënimi nga pesë deri
njëzetë e pesë vjet burgim.

Për sa i përket termit “arsyeve të vecanta”, Kodi Penal, nuk jep kuptimet përkatëse lidhur me këtë
term, por Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë japin kuptimet përkatëse:

“Arsyet e veçanta” që justifikojnë lirimin e parakohshëm të të dënuarit duhet të kenë natyrë jetike
dhe të burojnë nga shkaqe shëndetësore, familjare ose shoqërore që diktojnë në mënyrë të
detyrueshme vijimësinë e edukimit dhe rehabilitimit të të dënuarit pranë familjes, komunitetit apo
nën kujdesin e nevojshëm mjekësor37.

“Arsyet e veçanta nuk janë aspak ato të ndjekura deri tani gjatë praktikës gjyqësore, dhe që kanë
konsistuar përgjithësisht në kushtet shëndetësore dhe social ekonomike të personit të dënuar dhe
familjarëve të tij. Nuk është ekzistenca e ndonjë prej këtyre arsyeve që duhet të përligjin lirimin
me kusht. Po të mbështetemi në faktin se burgu është një institucion riedukimi i cili ka për qëllim
riedukimin e të dënuarit për ta bërë atë përsëri të denjë për shoqërinë, do të arrijmë në përfundimin
se është pikërisht ky kriter që përbën arsyen e veçantë të lirimit me kusht, pra arritja e qëllimit për
edukim. Me arsye të vecanta, duhet të kuptojmë sjelljen dhe punën e të dënuarit që tregojnë se me
dënimin e vuajtur është arritur qëllimi, edukimi i tij.

Pra insituti i lirimit me kusht në të drejtën penale, sipas termit të përdorur me ligj përdoret vetëm
për arsye të vecanta, qëllimi kryesor i tij është që mos të shndërohet në mjet mëshire për të
burgosurit apo favorizimi për personat e vecantë. Me ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2001, afatet
e përmendura të lirmit me kusht janë vendosur të diferencuara, në varësi nga masa e dënimit, pasi
afati i mëparshëm ishte unik, vuajta e gjysmës së dënimit, pavarësisht nga lloji apo natyra e veprës
penale38. Në dënimin e vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar nga falja, aminsita39, apo mënyra të
tjera por llogaritet vetëm koha efektive e vuajtes të dënimit. Gjykata bën vlerësimin 40 përkatës në
lidhje me sjelljen, punën e të dënuarit , respektimin e ligjeve dhe rregulloreve të institucionit të
vuajtjes të dënimit, marrëdhëniet e tyre me personelin burgut dhe me të dënuarit e tjerë, përpjekjet

37
Vendimi Nr. 2, datë 25/05/2015, Nr. Akti 52601-01615-002014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, fq.2
38
Sh. Muci (2017) / « E drejta penale pjesa e pergjitheshme « , (Tirane), cituar ne fq. 401
39
Ligji nr.10295/2010 “Për faljen” dhe ligji 154/2015 “Për dhënien e amistisë”.
40
Sh. Muci (2017) / « E drejta penale pjesa e pergjitheshme « , (Tirane), cituar ne fq. 401.

23
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

e të dënuarit për të rritur nivelin kulturor dhe arsimor. Kur gjykata vëren se dënimi ka arritur
qëllimin e tij vendos lirimin me kusht, pasi mbajtja e mëtejshme e këtij të dënuari është e
panevojshme.

Lirimi me kusht nuk lejohet për të dënuarit përsëritës për krime të kyera me dashje, për të
dënuarit e dënuar me burgim të përjetshëm, për të dënuarit për vrasje për gjakmarrje 41, vrasje të
funksionarëve publikë, vrasje të punonjësve të policisë42, vrasje për shkak të mardhënieve seksuale
ose homoseksuale me të mitur43 që nuk kanë mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të
miturën që nuk ka arritur akoma pjekurinë seksuale kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose
vetëvrasjen e fëmijës të mitur44.

Sipas nenit 65 të Kodit Penal 45, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht vetëm
në raste të jashtëzakonshme, kur ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe gjatë

41
Neni 78 /a, i Kodit Penal të Republikës të Shqipërisë, Vrasja për gjakmarrje/ “Vrasja me dashje për gjakmarrje
dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.
42
Neni 79/ a, KodiPenal i Republikës të Shqipërisë, Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, “Vrasja me dashje e
kryerndaj te miturit”.
43
Neni 100, i Kodit Penal i Republikës të Shqipërisë,
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë
vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë
vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i
janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në
njëzet e pesë vjet, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë
vjet ose me burgim të përjetshëm
44
Neni 79, Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë, (Vrasja në rrethana te tjera cilesuese)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të
dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim
të përjetshëm.
45
Neni 65 i Kodit Penal i Republikës të Shqipërise, “Nuk lejohet lirmi me kusht për të dënuarin me burgim të
përjetshëm.
Vetëm ne raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur :
Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesëvjete burgim dhe gjatë vuajtjes të dënimit ka mbajtur një sjellje shembullore
dhe cmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.

24
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

vuajtjes të dënimit ka mbajtur sjellje shembullore. Nga ky rregull përjashtohen te dënuarit me


burgim të përjetshëm për veprat penale të radhitura në paragrafin e mësipërm. Duhet që gjykata
në cdo rast të vlerësoj rastin e jashtëzakonshëm, pra të analizojë tërësinë e rrethanave të cështjes
pasi jo cdo i dënuar me burgim të përjetshëm që mban sjellje të mira mund të përfitojë nga lirimi
me kusht. Pra gjykata, duhet të shikoj që sjellja e të dënuarit të jëtë shembullore, kjo sjellje të jetë
e shoqëruar me tridhjete e pese vjet burgim, kjo për tu bazuar në faktin se i dënuari është riedukuar
është rikorrigjuar plotësisht, nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe në gjendje të lirë ky
person do të jetë i dobishëm për shoqërinë. Gjykata në cdo rast duhet të cmoj se dënimi me burgim
të përjetshëm e ka arritur qëllimin për edukimin e të dënuarit dhe mbajta e mëtejshme në burg
bëhet një formalizëm i panevojshëm dhe mund të vendos lirimin e tij më kusht. Lirimi me kusht
con në pezullimin e ekzekutimit të dënimit, vecoria e tij qëndron në faktin se me këtë intitut
pezullohet vetëm një pjesë e dënimit, pjesa e pavuajtur.

Neni 64 i Kodit Penal46, parashikon se lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një
vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës të kushtit kryen një vepër tjetër penale me dashje. Në
këtë rast bëhet bashkimi i dënimit penal, pra bashkimi i pjesës të pavuajtur të dënimit me veprën
e re penale. Gjatë punimit më ka tërhequr vëmendje fakti që ligji përdor shprehjen “gjatë kohës
së kushtit”, por nuk ka përmendur afate kohore për të përcaktuar kohën e provës kur vendosin për
lirimin me kusht. Gjykata bën vlerësimin përkatës dhe përcaktohet se koha e provës është e
barabartë me kohën e pavuajtur të dënimit, për të cilën është zbatuar lirmi me kusht. I dënuari i
liruar me kusht, duhet që të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe gjatë periudhës së provës
duhet të përmbush një ose disa detyrimet e parashikuara në nenin 60 të Kodit Penal47, të cilat janë

46
Neni 64, i Kodit Penal cituar më sipër.
47
Neni 60 ,i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Detyrimet e të dënuarit të vënë në prove:
I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të mëposhtëme:
- Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.
- Shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave të tjera ose i pasurisë për përmbushjen e detyrimeve financiare.
-Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
-Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
- Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.
- Të mos frekuentojë vende të caktuara.
- Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
- Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
-Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.
-Të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

25
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

të trajtuara te dënimi me kusht. Kur i dënuari nuk përmbahet urdhërimeve të gjykatës, ajo vendos
zvëndësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës
së provës ose revokimin e vendimit të lirimit me kusht.

Me ndryshimet përkatëse të Kodit Penal në vitin 2008, është shtuar dhe neni 65/a48, i cili ndalon
zbatimin e lirimit me kusht për një përiudhë kohore të caktuar nga gjykata, e cila quhet periudha
e sigurisë, për vepra apo të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Periudha e sigurisë mund
të vendoset për vepra të kryera në rrethana të përcaktuara në këtë nen. Vendosja e periudhës së
sigurisë nuk është detyrim ligjor për gjykatën që jep dënimin me burgim, në kuptimin që duhet ta
vendosë atë në cdo rast që eksiztojnë rrethana të përcaktuara në nenin në shqyrtim, por e drejtë e
saj. Gjykata e vlerëson atë në kuadrin e gjithë rrethanave të cështjes, gjë që del nga përdorimi i
fjalëve “mund të vendosë”49. Pra rrethanat që lejojnë vendosjen e kësaj mase përcaktohen në nenin
65/a, gjykata në bazë të këtij neni, vendos në dhënien e dënimit , mund të vendos dhe në caktimin
e një periudhe sigurie gjatë të cilës nuk lejohet të zbatohet neni 64 i këtij Kodi kur ekzistojnë
rrethanat e përmendura në Nenin 65/a të Kodit Penal50.

Për ta përmbledhur, fillimisht kur flasim për një fenomen ose një koncept, e rëndësishme është
të dimë thelbin për të analizuar dhe për të arritur më pas në konkluzione, në lidhje me të. Në këtë
punim, duhet pikë së pari të kuptojmë nëse personat e dënuar me burgim të përjetshëm kanë të

- Mjekimi ose rehabilitimi në një institucion shëndetësor ose nënshtrimi në një program të trajtimit, mjekësor apo
rehabilitues.
- Heqja dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës.
Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen mendore, mënyrën
e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen, edukimin ose punën, motivet e kryerjes së veprës
penale, qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që ndikojnë në vendosjen e detyrimeve, sipas
këtij neni dhe mbikëqyrjen e tyre.
48
Neni 65/a Kodi Penal, Periudha e sigurisë,
Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet
zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana:
a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet;
b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori;
c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të
mbrohen;
ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës;
d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën,
bindjet politike, fetare ose sociale.
Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e
plotë të dënimit penal.
49 49
Sh. Muci (2017) / E drejta penale pjesa e pergjitheshme (Tirane), cituar ne fq. 403.
50
Neni 65/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërise cituar më sipër.

26
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

drejtë të përfitojnë nga lirimi me kusht ose jo. Në përjashtim të veprave penale të parashikuar në
nenin 78/a51; 79/a52; 79/c53; 100 paragrafi 354 të Kodit Penal, personi i dënuar me burgim të
përjetshëm mund të përfitojë nga lirimi me kusht, kjo ndodh në raste të jashtëzakonshme, kur i
dënuari ka kryer 35 vjet burgim, gjatë vuajtes të dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe cmohet
se është arritur qëllimi i edukimit të tij55. Sipas mendimit tim afati 35 vjecar i përcaktuar me
ndryshimet përkatëse do ta bëntë objektivisht më të vështitirë realizimin e kësaj të drejte. Në cdo
rast duhet të analizohet me hollësi pozita e të dënuarit, duhen marrë parasysh disa faktorë mosha
e të dënuarit56, gjendja mjekësore e tij, nëse vuan nga ndonjë sëmundje e pakurueshme ose jo,
sjellja e tij gjatë kryerjes së dënimit, sjellja në këto ambiente, shërbimet e kryera, a është penduar
personi për veprën e kryer, rrezikshmëria e tij në shoqëri etj.

Ajo cfarë më bëri më shumë përshtypje gjatë kërkimit shkencor, është pikërisht trajtimi që kanë
bërë Kolegjet e Bashkuara lirimit me kusht, ato kanë dal në konkluzion se “lirimi me kusht është
një insitut me karakter riedukes, human dhe social57”. Duket qartë në dizpozitë se objektivi
kryesor i lirimit me kusht është riedukimi i të dënuarit, me kusht plotësimin e kërkesave të
përcaktuar në ligj. Sipas tyre riedukimi ose risocializimi i të dënuarit, bazohet në uljen e
rrezikshmërinë shoqërore të dënuarit, gjatë vuajtjes të dënimit duhet në cdo rast të shihet dhe sjellja
dhe riintergrimi i mendimit kriminal të dënuarit gjatë vuajtjes të dënimit. Edhe pse Kodi Penal i
Republikës së Shqipërisë, nuk jep përkufizim në lidhje me arsyet e vecanta, gjykatës i lind e drejta
të bëj interpretimet përkatëse sipas rasteve.

51
Neni 78/a i Kodit Penal, cituar më sipër.
52
Neni 79/a I Kodit Penal, cituar më sipër.
53
Neni 79/c I Kodit Penal, cituar më sipër.
54
Neni 100/3 I Kodit Penal, cituar më sipër.
55
Neni 65/2 Kodit Penal “Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur
sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.
56
N. Jaho/ Për burgimin e përjetshëm dhe dënimet fikse (viti 2021), Tiranë, fq.2
57
Vendimi Nr. 2, datë 25/05/2015, Nr. Akti 52601-01615-002014 I Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

27
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

KREU III

JURISPRUDENCA E GJYKATËS TË STRASBURGUT

3.1 .Jurisprudenca e Gjykatës të Strasburgut, parashikimet që bën në lidhje me


burgimin e përjetshëm pa lirim me kusht.

Në një shoqëri demokartike58, shteti duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur
dinjitetin njerëzor, duke mos shkelur asnjëherë të drejtat dhe liritë themelore59 që atyre u përkasin.
Ai duhet të riafirmojë epërsinë e këtyre vlerave, duke siguruar që dënimi penal të jetë në propocion
me qëllimet kriminale që e legjitimojnë atë. Duke u mbështetur në konsesusin ekzistues evropian
dhe ndërkombëtar, shtetet duhet ta marrin seriozisht detyrimin ndërkombëtar për t’u dhënë të
burgosurve me burgim të përjetshëm mundësinë e përfitimit nga lirimi me kusht, me qëllim
riintergrimin shoqëror të tyre dhe mos shkeljen e Nenit 3 te KEDNJ60. Praktika ka treguar se
mosqartësimi nga legjlislacioni i brendshëm i shteteve, mundësinë e përfitmit nga lirimi me kusht
për të dënuarit me burgim të përjetshëm, ka bërë që të ketë një fluks të gjerë cështjesh drejt
Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Nga praktika e deritanishme dhe nga analizimi i
vendimeve të ndryshme gjyqësore, jo gjithmonë gjykata e ka gjetur shtetin në shkelje, në rastin e
konstatimit të shkeljeve, ajo ka dal në konkluzion se shteti duhet të marrë masa për të bër rishikimin
e dënimit penal, në mënyrë që mos të cënoj të drejtat e parashikuara në konventë dhe më gjerë.
Sipas gjykatës qëllimi i vetë Konventës është të mbroj dinjitetin njerëzor dhe shteti ka detyrimin
pozitiv të bëj të pamundurën për ti mbrojtur të drejtat e të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe
jo vetëm.

Shtetet duhet të marrin seriozisht detyrimin ndërkombëtar për tu dhënë mundësinë të burgosurve
të përfitojnë nga mundësia e lirimit me kusht me qëllim riintergrimin e tyre. Nga afrimi i parimeve

58
R. Gollob; T. Huddleston; P. Krapf; D. Rowe; W. Taelman/ “Të jetuarit në demokraci”, (viti 2008), fq.15 /
https://coe.int/t/dg4/education/ibp/source/Living_in_democracy_Albanian.pdf
59
Neni 15, i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë/
1.Të drejtat dhe liritë themelor të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunshme dhe qëndrojnë në
themel të gjithë rendit jurdik.
2.Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
60
Neni 3, i Konevtës Europiane të Drejtave të Njeriut cituar më sipër.

28
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

të ndryshme dalim në konkluzion se shteti duhet të marrë të gjitha masat në mënyrë që të parashikoj
institutin e lirimit me kusht, si dhe të përcaktoj kushtet kryesore për të përfituar prej tij. Nëse vërtet
do të flasim për ushtrimin e një “frymë demokratike” të pushtetit ndëshkues, kërkohet patjetër të
bëhen parashikimet përkatëse në lidhje me rishikimin e dënimit me burim të përjetshëm duke
sjellë në plan të parë mbrojtjen e dinjitetit të personit. Dinjiteti i personit është vlerësuar si një
pasuri juridike e paprekshme në një shoqëri demokratike, i cili nuk mund të sakrifikohet në emër
të nevojave të shtetit.

3.2. Shkeljet e Nenit 3 të KEDNJ dhe analizimi i vendimeve të Gjykatës Europiane të


Drejtave të Njeriut.

Shteti duhet të riafirmojë epërsinë e vlerave demokratike, duke mbrojtur personalitetin dhe
dinjitetin njerëzor, duke siguruar që dënimi penal të mbetet në përputhje rigoroze me Konventën
Europiane të Drejtave të Njeriut. Shohim se në lidhje me mbrojten e të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut duke u bazuar thellësisht në parimet e shteteve demokratike.
Mospajtueshëmria e burgimit të përjetshëm61 pa lirim me kusht me Nenin 3 të KEDNJ, lindi
pikërisht nga nevoja e shumë të burgosruve me burgim të përjetshëm për të patur një mundësi për
tu liruar në të ardhmen. Sipas tyre mosparashikimi nga legjlislacioni i brendshëm i shteteve i një
gjëje të tillë, binte në kundërshti me vetë qëllimin e dënimit penal që eshtë rehabilitimi i personit
në të ardhmen. Pra pikënisja e dendurisë të çështjeve në Gjykatën e Strasburgut është pikërisht
mosqartësimi nga legjlislacioni i brendshëm i përfitimit nga mundësia e lirimit me kusht ose
mosqartesimi i dënimit për të denuarit me burgim të përtjetshëm62. Burgimi i përjetshëm mund të
quhet pengesë nëse është i pakompesueshëm, domethënë përjashton plotësisht, personat e dënuar
de jure ose de facto që të ripranohet në shoqëeri. Gjykata e Strasburgut shprehet se burgimi i
përjetshëm nuk është në vetvete i papajtueshëm me KEDNJ, por duhet marr parasysh marzhi i
gjerë i vlerësimit nga ana e shteteve në cështjet penale.

S. Marcollini (viti 2017), “L’ erestolo nell’ esecuzione penale contemporanea”, fq. 10
61
62
D. Ranalli,(viti 2015) “L’ Ergastolo nella giurispreudenza della corte Europea dei Dirtti dell’ uomo tra astratto
“Diritto alla speranza”, E concreto accesso alla liberazione condizionale”, fq. 28

29
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Jurisprudenca e Gjykatës Europiane te Drejtave të Njeriut, përcakton qartë se burgimi i


përjetshëm pa lirim me kusht bie në kundërshti me Nenin 3 të KEDNJ, por jo në të gjitha rastet ka
bër të njëtin cilësim. Në cështjen “Kafcaris Vs Qipro”63, aplikanti u dënua me burgim të
përjetshëm, për kryerjen e tre vrasjeve me paramendim, ligji qipariot përcaktonte se lirmin me
kusht e jepte Presidenti i Republikës me anë të faljes, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm
dhe më pas gjykata bënte vlerësimet përkatëse. Ankesa e bërë i’u refuzua kërkuesit nga Prokurori
i Përgjithshëm në 3 prill 1998. Dhoma e Madhe vendosi në lidhje me papajtueshmërinë e dënimit
me burgimi të përjetshëm pa lirim me kusht, me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut. Në
këtë cështje 64, mundësia e vetme e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte
dhënia e faljes nga ana e Presidentit të Republikës me rekomandim të Prokurorit te Përgjithshëm.
Gjykata përcaktoj në mënyrë specifike se konventa nuk bën përcaktime në lidhje me të drejtën e
lirimit me kusht ose të drejtën e rishikimit të dënimit me qëllim zvogëlimin apo ndërprerjen e tij,
zgjedhjet e tilla janë perogrativa të politikës së shteteve.

Në cështjen e sipërpërmendur pakica e gjyqtarëve kundërshtuan dhe kritikuan ashpër pozicionin


e Presidentit të Republikës për të dhënë faljen, pasi e konsideronin si një “shpresë të kotë”. Falja
nga ana e presidentit përcaktonte mungësën e nje mundësie konkrete të lirimit të parakohëshëm
dhe mungësen e garancive proceduriale. Gjykata nënvizoj faktin se lirimi i të burgosurit me burgim
të përjetshëm varet ekluzivisht nga diskrecioni i Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të
Përgjithshëm, këta te fundit nuk janë të detyruar të japin aryse dhe nuk kontrollohen nga ana
gjyqësore. Pra sipas saj mungesa e nje procedure të drejtë, transparente do të shtonte ankthin e të
burgosurit me burgim të përjetshëm dhe do të binte në kundërshti më Nenin 3 të KEDNJ. Lirimi
me kusht jepet kur periudha e paraburgimit të vuajtur plotëson elementin ndëshkimor dhe
rrezikshmëria sociale e të paraburgosurit vlerësohet se ka pësuar rënie. Gjykimi mbi ekzistencën
e qëllimeve legjitime ndëshkuese që justifikojnë ose jo vazhdimin e sanksionit, nuk duhet ti
besohet një organi ekzekutiv por duhet të vij nga një organ i pavarur që të ofrojë garanci
proceduriale. Si përfundim Gjykata hodhi poshtë, të gjitha pretendimet e ngritura për shkeljen e
nenit 3 të KEDNJ, sipas saj i dënimi me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht do të ishte në

63
M. Zekia; A. Nicolas; L. Loucaider/ European Court Of human rights (2021),
https://www.echr.coe.int/documents/cp_cyprus_eng.pdf
64
Cështja Kafcaris Vs Qipro (12 shkurt 2008), Antigjykimi i Dhomës së Madhe.

30
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

kundërshti, nesë dënimi do të zgjaste më shumë se masa e përcaktuar, një gje e tillë sipas saj nuk
ekziston dhe Qiprua nuk u gjend në shkelje. Pra Gjykata vendosi se nuk ka shkelje të Nenit 3 të
KEDNJ.

Por përcaktime të tjera bëhen te cështja Vinter dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar65 ,
Vinter akuzohet për vrasjen e kolegut të punës si dhe përdorjen e bashkeshortes së tij për
prostitucion në shtëpitë publike dhe më pas për vrasjen e saj. Në këtë cështje përcaktohet qartazi
se e vetmja mundësi e lirimit me kusht i besohet diskrecionit të Ministrit, i cili mund të jap lirimin
me kusht për arsye të njerëzimit. Ministri jo në cdo rast mund të jap lirimin me kusht për të
burgosurit me burgim të përjetshëm, por i kufizon mundësitë duke përcaktuar se në rast të
sëmundjeve vdekjeprurëse ne fazën terminale ose në rast të ndonjë sëmundje të rëndë mund të liroj
me kusht. Të gjitha pyetjet të cilat kishin mbetur pa përgjigje, në cështjet e mëparshme gjejnë
përgjigje pikërisht te cështja “Vinter dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar”. Sipas Dhomës
një ndëshkim i qartë por jopropocional përbën një trajtim i cili bie në kundërshti me Nenin 3 të
KEDNJ66. Nga arsyetimi i saj kuptojmë se për sa kohë i dënuari me burgim të përjetshëm është
mbajtur në paraburgim, justifikohet një prej qëllimet e dënimit penal (parandalues, ndëshkues,
rehabilitues), nuk do të kishte asnjë problematik dhe kundërshti me nenin 3 të KEDNJ dhe
gjykatës nuk do të kërkohej të shqyrtonte papajtueshmërinë.

Pakica e gjyqtarëve gjetën shkelje të Nenit 3 të Konventës, në aspektin procedural, për shkak se
mungon një mekanizëm që përcakton lirimin me kusht, i cili duhet të dihet që nga momenti i
dënimit dhe ofron një shans për tu liruar kur i burgosuri është ende i shëndetshëm për ta jetuar
jetën jashtë burgut. Dhoma e Madhe specifikoj se nevoja për vlerësim lind në një kohë të
mëvonshme, por kërkuesi i veprës penale ka të drejtë që nga fillimi i dënimit të dijë se cfarë duhet
të bëj që të lirohet me kusht, cilat janë kushtet që duhet të përmbush. Në mungesë të një mekanizmi
të tillë, ndëshkimi është i papajtueshëm me Nenin 3 të Konventës, sipas saj dënimi ka qëllim
riedukues, një dënim i përhershëm pa prespektivë lirimi, do të minimizonte mundësinë e
riintegrimit të kryersit të veprës penale. Kjo gjë nuk do të ishte në kundërshti vetëm me dinjitetin
njerëzor të personit por do të ishte në kundërshti me tendecën ndërkombëtare dhe nivelin europian,

65
Cështja “Vinter kundër MbretërisësëBashkuar”, (9 korrik 2013)
66
Cituar mësipër neni 3 i KEDNJ

31
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

sipas të cilës riintergrimi social duhet të jetë objektivi kryesor i dënimit që duhet ndjekur në cdo
rast dhe për të dënuarit me burgim të përjetshëm. Përcaktime të tjera bëhen në çështjen “Harkins
& Edëards Vs Mbretëria Bashkuar”67 , ndoshta jurisprudenca e mëparëshme bënte përcaktime të
ndryshme për të drejtën e lirimit me kusht, më parë e drejta e lirimit me kusht cilësohej si e “drejta
për të shpresuar”, aktualisht njihet me të drejtën për të patur prepektivën e clirimit dhe mundësinë
e rishqyrtimit të dënimit. Dhoma e Madhe specifikoj se nevoja për vlerësim lind në një kohë të
mëvonëshme, por kryersi i veprës penale ka të drejtë që nga fillimi i dënimit të dijë se cfarë
veprimesh duhet të kryej në mënyrë që të përfitojë nga lirimi me kusht. Në rast të kundërt një
mekanizëm i tillë do të jetë i papajtueshëm me nenin 3 të KEDNJ. Gjykata përcaktoj se dënimi
penal ka qëllim riedukues një dënim i përhershëm pa prespektivë lirimi, do të minimizonte
mundësinë e rinitergrimit të kryersit të veprës penale. Kjo gjë do të binte në kundërshti jo vetëm
me dinjitetin njerëzor të personit, por do të ishte në kundërshti dhe me tendencën ndërkombëtare
dhe europiane, pasi ajo përcakton se rinitergrimi social duhet të jetë objektivi kryesor i dënimit, që
duhet ndjekur në cdo rast dhe për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Në cështjen “Ocalan Vs Turqia68, Ocalan akuzohej se kishte marrë pjesë në krijimin e një bande
të armatosur me qëllim që të shkatërronte të gjithë integritetin e shtetit turk si dhe të nxiste sulme
të shumta terroriste të cilat kan cuar në humbje të shumë jetëve të njerëzve. Në këtë cështje gjykata
përcakton garancitë procedurale, karakterisitikat që duhet të ketë mekanizimi i rishikimit69, kurse
te Trabelsi Vs Belgjika”70, Trabelsi u dënua për shkak se kishte nxitur një komplot kriminal si
dhe kishte hedhur në erë një bazë ushtarake belege, në këtë cështje nxirren në pah aspekte të
rendësishme në lidhje me nevojën për propocionalitet të dënimit. Në këtë cështje nuk kishte
parashikuar nga legjlislacioni i brendshëm kushtet e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të
përjetshëm. Lirimi me kusht ishte kufizuar vetëm me faljen e Presidentit të Republikës, në rast të
sëmundjeve të rënda, për shkak të pleqerisë ose në shpresën e daljes të një ligji për aminstinë më
vonë. Dhoma e Madhe vuri në dukje mungesën e mundësisë të riintergrimit shoqëror për të
burgosurit dhe mekanizmat për rishikimin e dënimit. Sipas saj thjesht fuqia e faljes nga Presidenti

67
Cështja “Harkins dhe Edwards Vs UK “
68
Cështja “Ocalan Vs Turqia “ ,(viti 2008 )
69
L.Bianku dhe O. Kumbaro/ Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut/ (viti 2017), Tiranë, fq.13
70
Cështja “Trabelsi Vs Belgjika”, (viti 2014)

32
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

i Republikës ose shpresa e një ligji për amisiti, u gjykuan absolutisht të pamjaftueshme për të
përmbushur kërkesën konvencionale të një “ prespektivë të clirimit”, për arsye të ligjshme penale.
Shteti ka detyrimin ligjor të mbroj dinjitetin e personit, të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk
do të konsiderohen autorë të veprës penale jo të “risocializueshëm”. Një i dënuar ia
“parisocializuar”, do të ishtë e ngjajshme sikurse të thuhej që ky person është i dënuar me vdekje,
pasi ai trajohet në mënyrë cnjerëzore për një kohë tepër të gjatë.

Në cështjen “Huchiston kundër Mbretërisë së Bashkuar”71, i akuzuari është dënuar në shtator të


vitit 1984, për vjedhje të rëndë, përdhunim dhe tre akuza vrasje, kërkuesi u dënua me burgim të
përjetshëm. Ai kishtë bërë kërkesa të shumta për të përfituar nga lirimi me kusht, por këto kërkesat
ishin hedhur poshtë sepse sipas organeve kompetente. Sipas aplikanit mos përcaktimi nga ana e
shtetit një mundësi lirimi me kusht për të dëuarit me burgim të përjetshëm bie në kundërshti me
Koneventën Europiane të Drejtave të Njeriut. Shumica e gjyqtarëve në këtë cështje vendosën se
nuk ka shkelje të Nenit 3 të KEDNJ, pasi ekziston një mundësi e lirimit me kusht kjo është në
diskrecion të Sekretarit të Shtetit. Sipas mendimit tim ajo cfarë më duket me intersante të
analizojmë është pikërisht mendimi i pakisës të gjyqtarëve të cilët pretendonin se ka shkelje të
nenit 3. Sipas tyre pikëpamjet e shprehura nga Sekretari i Shtetit për Drejtësinë nuk kishtë asnjë
prespektivë reale të një sistemi të drejtë, të ekuilibruar dhe të caktuar nën kontrollin politik. Edhe
pse rregullimi i rishikimit të dënimit dhe lirimi i tij në parim është jashtë mbikëqyrjes që gjykata
kryen në nivel europian, duhet që asnjëhërë mos të kundërshtojë parimet e përcaktuara në
konventë. Përshtatem absolutisht me mendimin e gjykatës se një i burgosur pa një prespektivë
lirimi dhe pa një mundësi rishikimit të dënimit me burgim të përjetshëm do ta bëntë dënimin
joelastik të pandryshueshëm), dhe të ngurtë. Por a mund të flasim për mbrojtjen e dinjitetit
njerëzor, kur një të burgosuri i mohoet mundësia për tu liruar në të një të ardhme pavarësisht
pendimit dhe sjelljes të tij të mirë? Por a mund të quhet i drejtë fakti që një personi të dënuar me
burgim të përjetshëm ti privohet me forcë liria, pa u përpjekur drejt rehabilitimit të tij dhe pa patur
mundësinë që ai të lirohet më vonë? Nëse nuk ekziston asnjë mundësi efikase dhe efektive nga e
drejta e brendshme, që të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm të lirohen atëherë do të
themi se jemi në shkelje të Nenit 3 të KEDNJ, por dhe në rast se janë përcaktuar mekanizma

71
Cështja “ Huchiston kundër Mbretërisë së Bashkuar”, (viti 2015) .

33
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

përkatëse nga e drejta e brendshme duhet analizuar me hollësi për mënyrën e funksionimit të këtyre
mekanizmave.

Jam tërësisht dakort me vendimin e gjykatës ku shprehet se shteti hollandez, nuk duhet të
pretendoj se e ka faluar të dënuarin me burgim të përjetshëm dhe nuk do ta dëmshpërblejë për
trajtimin e bërë me pare. Pra shtetit i lind e drejta për të dëmshperblyer viktimën pasi nuk ka
vepruar në kohë për mbrojten e tij. Dhoma e Madhe72, në një vendim sa më dinamik aq dhe kritik
duke përcaktuar se shteti ka shkelur Nenin 3 të KEDNj73, sepse duhet të kishte vepruar në mometin
kur i dënuari kishte shfaqur problemet pskikie gjatë kryerjes së dënimit.
Në cështjen “Murray Kundër Hollandës”, James Clifton Murray, një shtetas Hollandez, lindi në
1953 dhe vdiq në nëntor 2014. Djali i tij dhe motra e tij shprehën dëshirën e tyre për të ndekjur
cështjen përpara Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.
Në nëntor 1979, z. Murray u shpall fajtor për vrasjen e një vajze gjashte vjecare në ishullin Curacao
(pjesë e Mbretërisë së Hollandës në Karaibet jugore) dhe fillimisht u dënua me 20 vjet burgim.
Gjykatat e brendshme e dënuan me burgim të përjetshëm . Gjykata gjeti të provuar se Z. Murray
kishte vrarë qëllimisht vajzën e cila ishte mbesa e ish te dashurës së tij, si hakmarrje për këtë të
fundit qi i dha fund marrdhënies të tyre. Ai i referohej raportit të një psikiatri të hartuar me kërkesë
të prokurorit publik, i cili diagnostifikoj Z. Murray si të “vonuar, foshnjor dhe narcist” dhe
rekomandoi që ai të merrte trajtimin institucional për një periudhë të gjatë ose që të bëhëshin
përpjekje në burg për të arritur një strukturë më të fortë e personitetit për të shmangur
recidivizmin74. I drejtohen Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut për shprehur nëse kishte
shkelje në lidhje me Nenin 3 të KEDNJ.
Gjatë studimit të vendimit gjyqësor të Strasburgut arrij në konkluzion se:
Sipas mendimit tim shteti duhet të kishte marrë masa që në mometin që Z. Murray, u shfaqën
simptomat e para të sëmundjes psikie, së pari shteti duhet të kishte marrë masa për rehabilimitin e
këtij personi në një qendër rehabilimi, së dyti shteti duhet të merrte masa duke i dhënë mjekimet
e duhura, pra shteti në këtë aspekt ka qëndruar në “hije”, duke mos marrë asnjë masë. Shteti ka
vepruar, në mometin kur i dënuari ishte në fazën terminale të jetës së tij, pasi u sëmur më një
sëmundje tumorale të pashërueshme, ishte pikërisht ky momenti kritik kur organet e brendshme
vendosen të falnin pjesën e mbetur të dënimit. Pra të gjitha kundërshtimet e shtetit hollandez që
ai nuk ishte kryer asnjë shkelje, i hedh poshtë me argumentin se shteti duhet të marrë masa për të
mbrojtur dinjitetin e personit, duke e trajtuar atë në mënyrë njerëzore që ne momentin kur personi
shfaqi të metat psikike.

72
Neni 44 I Konvetës Europiane të Drejtave të Njeriut/ Vendimet e Dhomës së Madhe janë përfundimtare
73
Cështja “Harakchiev dhe Tolumov kundër Bullgarisë”, Viti (2014)/ http://hudoc.echr.coe.int/fre?i=001-145442
74
Cështja Murray kundër Hollandës, (viti )

34
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

3.3. Cështja “Marcello Viola kundër Italisë”, një nga cështjet më në zë të Gjykatës të
Strasburgut

Duke u mbështetur të vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, shohim se shumë


shtete kanë shkelur Nenin 3 të KEDNJ, duke mos parashikuar një mundësi lirimi për të denuarit
me burgim të përjetshëm. Mosqartësimi i saktë i legjlislacionit të brendshëm ka bërë që të ketë një
denduri cështjesh në këtë gjykatë duke evoluar në kohë që nga cështja “Kafcaris kundër
Qipros”dhe në vazhdim. Sipas Gjykatës, dinjiteti njerëzor qëndron në themel të konventës, shtetet
duhet të përcaktojnë kriteret përkatësenë mënyrë që të dënuarit me burgim të përjetshëm ti jepet
mundësia për te rifituar lirinë në të ardhmen.

Gjykata bën një trajtim të ndryshëm në cëshjten “Marcello Viola kundër Italisë”75, ankuesi u
dënua me burgim të përjtetshëm, pasi drejtonte një organizatë kriminale, e cila vazhdon të përbëjë
një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e shumë shtetasve italian. Marcello Viola ishte akuzuar
për një shumëllojshmëri veprash penale të kryera vrasje, armëmbajte pa leje, krime të rënda,
drejtues dhe promovues i mafies. Zoti Viola paraqiti dy kërkesa për të përfituar nga burgimi i
përjetshëm por të dyja këto kërkesa u refuzuan. Ai ankohet për mungesën e një prespektive reale
të lirimit me kusht sepse bashkepunimi i tij me drejtësinë do të ishte në kundërshtim me bindjen e
tij të brendhsme për të qenë i pafajshëmsi dhe të rrezikonte familjen e tij ndaj rrezikut të hakmarrjes
së mafies. I akzuari u dënua me burgim të përjetshëm pa patur mundësine e përfitimit nga lirimi
me kusht. Legjilislacioni i shtetit italian, përcaktonte mundësinë se një i burgosur me burgim të
përjetshëm që ishte drejtues një organizate kriminale, mund të perfitonte nga lirimi me kusht vetem
nëse bashkëpunonte me autoritetet gjyqësore. Marcello Viola e kishte kundërshtuar faktin për të
bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore sepse ai gjendej para dy dilemave:

-Së pari, të pranonte rrezikun e jetës së tij, duke u dënuar me burgim të përjetshëm, duke hequr
dorë nga cdo mundësie clirimi.

- Së dyti të rrezikojë jetën e familjarëve të tij, ndaj hakmarrjes nga mafia në momentin kur ata të
merrnin vesh se i akuzari kishte bashkëpunuar me autoritetet kompetente.

75
Cështja Marcello Viola kundër Italisë (viti 2019)

35
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Gjykata në këtë çëshjte është shprehur se ka shkelje në lidhje me nenin 3 të KEDNJ. Sipas
mendimit tim ajo cfarë ka vendosur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është e drejtë, sepse
shteti ka detyrimin pozitiv të mbroj dinjitetin njerëzor të personit, kjo përcaktohet dhe në
kushtetutë e cila është baza themelore e një shteti. Shteti italian bën parashikimet përcaktëse dhe
mund të themi se nuk ka lën dhe shumë hapësirë për interpretim në lidhje me lirimin me kusht për
të dënuarit me burgim të përjetshëm. Ai e ngushton paksa intepretimin përsa i përket ceshtjes të
lirimit me kusht, “përfitojnë me kusht ata të cilët bashkëpunojnë me gjyqësorin si dhe në rast të
faljes nga ana e Presidentit të Republikës në raste humanitare, rastet e sëmundjes të rëndë si dhe
në rastet e vdekjes”76. Këto përcaktime janë paksa të ngushta, sepse sipas mendimit tim sistemi
italian e detyron të dënuarin të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë për të përfituar nga lirmi
me kusht, pas një refuzim i mundëshëm do ta përjshtonte atë apiori nga cdo proces rintergrimi
dhe mundësie lirimi me kusht. Pra shteti duhet të organizojë një sistem ndëshkimi që favorizon
riedukimin dhe riintergrimin e të burgosurve në shoqëri, ai duhet të zbatojë një iniciativë
legjlislative, një reformë të burgimit të përjetshëm, i cili mundëson rishikimin e dënimit.
Autoritetet përkatëse duhet të përcaktojnë nëse gjatë ekzekutimit të dënimit, ka patur një evolucion
të gjendjes “kriminale” të burgosurit dhe nëse ai ka përparuar në sjelljen e tij dhe e bën të
justifikueshëm ndalimin. Mundësia e rishikimit të dënimit të përtjetshëm nënkupton mundësinë që
personi i dënuar të kërkoj lirimin me kusht, jo domosdoshmërisht mund ta marrë atë nëse ky
person ende ka një rrezikshmëri të madhe shoqërore. Asnjë shkelje e Nenit 3 të KEDNj, nuk do të
lindte nëse një i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm kishte të drejtën sipas ligjit të
brendshëm të lirohej. Sekretari i Shtetit mund në raste të jashtëzakonshme të justifikonte lirimin
për rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye dhembshurie. Në themel të cështjes Viola , gjykata
vëren se legjlislacioni italian nuk ndalon absolutisht mundësine e lirimit me kusht për të dënuarit
me burgim të përjetshëm por e shtrin këtë mundësi përfitimi në nenshtrimin e bashkëpunimit me
gjyqësorin. Sipas qeverisë italiane, zgjedhja individuale për të bashkëpunuar me drejtësinë lejon
që të dënuarit me burgim të përjetshëm të dalin në konkluzion nëse duan ta përfitojnë këtë mundësi
ose jo. Pra sic e shohim, cështja “Marcello Viola kundër Italisë77, nuk përfaqëson një cështje të
izoluar, por përkundrazi ka sjellë një problem strukturor në vëmendje të Gjykatës së Strasburgut.Të

76
Cituar mësipër në cështjen “Marcello Viola kundër Italisë”.
77
Cështja “Marcello Viola kundër Italisë” cituar më sipër.

36
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

gjitha ankesat e paraqitura për arsye të ngjajshme nga të dënuarit e dënuar me burgim të
përjetshëm janë në pritje dhe prespektivë e Gjykatës Europiane78 dhe kjo e fundit është pjesë e
kërkesave të shumta të përsëritura. Në rastin konkret gjyqëtarët europianë duke konstatua se ka
shkelje të Nenit 3, kërkon që shteti të zbatojë një refomë të regjimit të burgimit të përjetshëm që
garanton një mundësi efektivetë rishikimit të dënimit, gjithashtu specifikimji se kjo reformë
preferohet të kryehet nga legjlislacioni. Pra gjykata shprehet edhe pse lirimi me kusht është
përcaktuar nga legjlislacioni i brendshëm i shtetit italian, e bën të vështirë të zbatohet në praktikë
këtë të drejtë sepse e kufizon lirimin me kusht të bashkëpunimi me drejtësinë79.

Përfundimisht arrij në konkluzion se Gjykata e Strasburgut, ka mbajt disa qëndrime të sakta,


koncize dhe të strukturuara lidhur me shkeljen e Nenint 3 të pretenduara. Pra duke qënë se dinjiteti
njerëzor qëndron në thelb të KEDNj, gjykata e interpreton me hollësi Nenin 380, sipas saj në shumë
raste mospërcaktimi i një mundësie lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm nga e
drejta e brendshme përbën shkelje. Shteti duhet të parashikojnë në legjlislacionin e brendshëm një
mundësi lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse duke u mbështetur dhe te
qëllimi kryesor i dënimit penal, është pikërisht rehabilitimi personit dhe riintegrimi i tij në shoqëri.
Cfarë mund të themi për një shtet i cili parashikon burgimin e përjetshëm dhe nuk jep mundësi
lirimi me kusht a bie në kundërshti me KEDNJ? A mund të flitet për dinjitet njerëzor kur personi
nuk ka asnjë “shpresë” për tu liruar në të ardhmen? Këto dhe pyetje të tjera të cilat nuk kanë marr
formë në trajtimin e mësipërëm do të analizohen në kapitujt në vazhdim.

78
G. Colavecchio/ “Ordine internazionale e diritti umani”/ (viti 2019), fq. 650
79
G. Brunelli; A. Pugiotto; P. Veronesi/ “Per sempre Pietro le sbarre? “/ (viti 2019), fq. 22.
80
Neni 3 i KEDNJ cituar më sipër.

37
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

KREU IV
PARASHIKIMET NË LEGJLISLACIONIN E BRENDSHËM NË LIDHJE ME
MBROJTJEN E DINJITETIT, PËRCAKTIMET PËR BURGIMIN E PËRJETSHËM
DHE MUNDËSINE E LIRIMIT ME KUSHT

4.1. Parashikimet e legjlislacionit të brendshëm të shtetit Shqiptar në lidhje me mbrojten e


dinjitetit njerëzor dhe më gjerë.
Mbrojta e dinjitetit njerëzor është e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe
në aktet dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar. Dinjiteti
njerëzor parashikohet si një nga parimet themelore kushtetuese dhe jo vetëm.
Sipas Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë “dinjiteti i Njeriut, të drejtat dhe liritë e tij…janë
baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë” këto të drejta dhe liri
themelore81. Në preambulën kushtetuese përcaktohet qartë mbrotja e dinjitetit dhe e personalitetit
njerëzor, kushtetuta shprehet në lidhje me mbrojten e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Respektimi i dinjitetit njerëzor shërben si bazë interpretimi, organet e pushtetit publik kanë
detyrimin ti përmbushin detyrat e tyre dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut
si dhe te kontribuojnë në realizimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave. Kuvendi duhet të miratoj
ligje që mos të bien në kundërshti me dinjitetin njërëzor. “Parimi i dinjitetit në mënyrë të vecantë
është i lidhur me të drejtën për të jetuar, me mbrojten e integritetit fizik, lirinë personale dhe të
drejtën për një jëtë private të qetë. Ashtu si të drejtat e Njeriut ashtu dhe dinjiteti i tij është i
pandashëm, i patjetërsueshëm, i padhunueshëm”82. Krahas mbrotjes së dinjitetit, Kushtetuta e
Republikës shprehet në Nenin 25 të saj se: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit,
apo trajtimit mizor, çnjerëzor, degradues”83.
Ndalimi i torturës dhe trajtimeve poshtëruese dhe degraduese pasqyrohet dhe në shumicën e
traktateve ndërkombëtare dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shteti Shqiptar
meqënese ka nënshkruar marrëveshje të shumta ndërkombetare, ka si detyrim kryesor mbrojten e
personit nga tortura, trajtimi, dënimi cnjerëzor, degradues. Gjykata kushtetuese84 në vendimin e
saj, konkludon se “për sa kohë që ndalimi i torturës dhe keqtrajtimi është përcaktuar si një ë drejtë
njerëzore dhe përderisa të drejtat e njeriut janë konsideruar si të pandashme, të patjetërsueshme
e të padhunueshme, cdo njeri ka të drejtë për mos iu nenshtruar torturës apo keqtrajtimeve,
pavarësisht se ai është në duart e një zyrtari publik apo të një individi. Detyrimi i shteteve palë në
marrëveshjet ndërkombëtare për të respektuar e siguruar ndalimin e torturës dhe keqtrajtimin
konsiston jo vetëm në detyrimin e shtetit për të mbrojtur shtetasit e tij nga kryerja e torturës apo

81 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndryshuar (viti 2017)


82 L. Omari dhe A. Anastasi (viti 2017), “E drejta kushtetuese” , Tiranë , faqa 63-64
83 Neni 25 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit, apo trajtimit mizor,

cnjerëzor, degradues”83
84 Vendimi I Gjykatës Kushtetuese Nr. 2/ 2004 në lidhje me nenin 25 të kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

38
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

keqtrajtimit nga zyrtarët publikë, por dhe në detyrimin për të marrë masa për t’i mbrojtur njerëzit
ndaj akteve të torturës apo keqtrajtimit të kryer dhe nga individë”.
Kreativiteti dhe domosdoshëmëria e ndalimit të torturës dhe mbrotjtes së dinjitetit duhet të
shikohet në një këndvështrim dhe më të gjerë. Duke u bazuar te dispozitat e Kodit Penal në lidhje
me përcaktimin e lirimit me kusht, nuk përcakton mundësi lirimitë dënuarit që kanë kryer disa
vepra penale të cilat i kemi përmednur dhe analizuar më sipër. Por të arrijmë në analizimin e kësaj
pike, duhet të bëjmë një pasqyrim sa më të qartë dhe konkret të asaj cfarë përcaktohet në Kodin
Penal në lidhje me dënimet dhe mundësinë e lirimit me kusht.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, bën përcaktimet përkatëse në lidhje me ndarjen e dënimit
penal, si dhe qëllimin e tij. Dënimi penal është formë juridike e shtrëngimit shtetëror, i lindur dhe
destinuar për ndëshkimin dhe parandalimin e veprave penale. Dënimi penal ka funksion të
dyfishtë, vepron njëkohësisht si mjet detyrimi dhe ndëshkimi, ai zbatohet nga gjykata kundër të
gjithë personave që kryejnë vepra penale dhe si masë për parandalimin kryerjes të këtyre veprave.
Kodi i ri penal nuk jep asnjë përkufizim dhe nuk përcakton qëllmin e dënimit penal, kuptimi dhe
karakteristikat, trajtohen nga e drejta penale e cila bën interpretimet përkatëse sipas aspektit
matrial dhe atij formal.

Në aspektin material, funksioni dhe qëllimi i dënimit penal është pikërisht mbrojta e shoqërisë
nga kriminaliteti, riedukimi, përmirësimi i fajtorit dhe i personave tëtjerë që kanë kryer një vepër
penale. Kurse me aspektin formal duhet të merren parasysh të gjithë elementët juridikë të dënimit
penal dhe karakteristikat e tij. Qëllimi i dënimit penal është pikërisht ndëshkimi dhe rehabilitimi
i personit në shoqëri. Ajo cfarë dua të analizojë në këtë punim, është pikerisht dispozita e Kodit
Penal që parashikon burgimin e përjetshëm dhe mundësinë e lirimit me kusht për këta të dënuar.
Kodi Penal e kufizon të drejtën e përfitimit të burgimit të përjetshëm, duke cilësuar se përfitojnë
nga lirimi me kusht në raste të jashtëzakonshme, vetëm ata të dënuar që kanë kryer 35 vjet burgim
dhe kanë mbajtur një sjellje të mirë gjatë ekzekutimit të dënimit. Sipas këtij kodi nuk përfitojnë
nga lirimi me kusht të dënuarit me burgim të përjetshëm që kanë kryer këto vepra penale:

39
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

1-Neni 73-(Genocidi)85- Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo
pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i
shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike
dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave
që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup
tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

2- Neni 74 –(Krimet kundër njerëzimit)-86 Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në


skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas
një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile,
për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet
ose me burgim të përjetshëm.

3- Neni 78 (Vrasja me paramendim) - Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga


pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me
burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm

4- Neni 78/a -(Vrasja për gjakmarrje)- Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo
më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm..

5- Neni 79 (Vrasja në rrethana të tjera cilësuese)- Vrasja me dashje e kryer:

a) ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës
janë të dukshme ose të njohura;

c) shfuqizuar;

ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë personave;

85
Neni 73 i Kodit Penal cituar më sipër.
86
Neni 74 i Kodit Penal (krimet kundër njerëzimit), cituar më sipër.

40
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet
vjet ose me burgim të përjetshëm.

6- Neni 79/a Vrasja e funksionareve publikë - Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit,
avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur
cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet
ose me burgim të përjetshëm.

7- Neni 79/b- Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit- Vrasja me dashje e punonjësve të


Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të
njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

8- Neni 79/c – Vrasja për shkak të mardhënieve familjare- Vrasja me dashje e personit që është
bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt
me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të
përjetshtshëm.

Për veprat penale të sipërpërmdura legjlislacioni shqiptar nuk parashikon asnjë mundësi lirimi me
kusht. Legjlislacioni shqiptar i parashikon më tej ndalesat e tij në lidhje me lirimin e të dënuarit
me burgimt ë përjetshëm për veprat e sipërcituar. Neni 6/c (Kriteret ndaluese për faljen e dënimit),
i ligjit nr. 10 295, datë 01.07.201087, përcakton se:

d) personi është dënuar për veprat penale të parashikuara në dispozitat e mëposhtme të Kodit
Penal: neni 73 “Gjenocidi”; neni 74 “Krime kundër njerëzimit”; neni 75 “Krimet e luftës”; neni
78 paragrafi 2 “Vrasja me paramendim”; neni 100 “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me
të mitur”; neni 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”; neni 114/b “Trafikimi
i femrave”; neni 128/b “Trafikimi i të miturve”; neni 230 “Vepra me qëllime terroriste”; neni
234/a “Organizata terroriste”; neni 333 “Organizata kriminale”;

dhe neni 6/ dh) personi është dënuar me burgim të përjetshëm.

87
Ligji për faljen cituar më sipwr.

41
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

Pra të dënuarit me burgim të përjetshëm të dënuar për veprat e sipërpërmenura, në mënyrë


kategorike nuk përfitojnë nga falja e dënimit që bëhët nga Presidenit i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu Neni 4, i Ligjit Nr. 5/ 2020 për dhënien e amistisë, përcakton kriteret ndaluese për
perfitimin nga aminstia për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sipas tij nuk përfitojnë nga
aminstia personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75, të Kodit Penal;

b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a,
79/b, 79/c, 81, 82, 83, 83/a, 83/b e 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal
Ushtarak;

c) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108
dhe 108/a, të Kodit Penal;

Pra të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk përfitojnë as nga ligji i faljes për tu liruar por as nga
ligji i amistisë për veprat penale të sipërpërmendura, pra legjlislacioni i bredshëm i kufizon
mundësitë e lirimit të këtyre të dënuarve.

4.2 Parashikimet që bëjnë shtetet e tjera në lidhje me burgimin e përjetshëm, analizimi dhe
krahasimi me legjlislacionin shqiptar.

Përsa i përket dënimit me burgim të përjetshëm, shtete të ndryshme kanë bërë parashikime të
ndryshme në lidhje me të88:

- Në shtete të tilla si: Andorra89, Bosnje Hercekovina; Kroaci; Mal i Zi; Novergji; Spanjë;
San Marino; Portugai burgimi i përjetshëm nuk ekziston.

88
D.J. Harris, M. O’Boyle, E. Bates, and C. Buckley, Harris, O’Boyle & Warbrick. (New York: OUP, 2014), Law of
the European Convention on Human Rights. 3th ed, fq 262–270;
89
B. Vermeulen and H. Battjes, ‘Freedom from Torture and Other Inhuman or Degrading Treatment or Punishment
(Article 3), fq 416.

42
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

- Në disa shtetet të tjera parashikohet dënimi i përjetshëm, me mundësinë e lirimit me kusht,


kur kanë kryer një periudhë minimale të dënimit: Shqipëria90 (I dënuari me burgim të
përjetshëm lirohet me kusht pasi ka kryer dënimin për tridhjetë e pesë vjet), të tilla
parashikime bëjnë dhe shtete të tilla si Zvicra, Franca, Polonia, Letonia, etj.
- Ndërsa 5 vende nuk e parashikojnë fare lirimin me kusht për të dënuarin me burgim të
përjetshëm psh: Islanda; Lituania; Hollanda; Ukraina etj.
Duke analizuar me hollësi të gjitha parashikimet e bëra, arrijmë në konkluzion se, Shqipëria, duke
mos patur të parashikuar mundësinë e lirimit me kusht për disa vepra penale që dënohen me burgim
të përjetshëm, bie në kundërshti me normat e të drejtës ndërkombetare dhe konkretisht Nenin 3 të
KEDNj. Në legjlislacionin e brendshëm të shtetit shqiptar, parashikohet se i dënuari me burgim të
përjetshëm mund të lirohet me kusht kur ka kryer tridhjetë e pesë vjet burgim, gjatë vuajtjes të
dënimit ka mbajtur një sjellje shembullore dhe është arritur qëllimi edukimi tij. Por kjo dizpozitë
interpretohet në mënyrë paska të ngushtë, sepse së pari vetë Kodi Penal nuk jep përkufizimet
përkatëse se cfarë do të kuptojmë me arsye të jashtëzakonshme dhe së dyti nuk parashikon asnjë
mundësi lirimi për të dënuarit me burgim të përjetshëm të cilët janë dënuar për veprën penale të:
-Genodicit, krimeve kundër njerëzimit, vrasja me paramendim, vrasja për gjakmarrje, vrasja për
hakmarrje, vrasja ndaj funkionarëve publikë, vrasja ndaj Policisë së Shtetit, vrasja për shkak të
mardhënieve familjare. Legjlislacioni i brendshëm i shtetit shqiptar e kufizon mundësinë që i
dënuari me burgim të përjetshëm, për kryerjen e këtyre veprave penale të rifitojnë lirinë në një
periudhë të mëvonshme. Duke u mbështetur thellësisht te qëllimi i dënimit penal I cili është
ndëshkimi dhe rehabilitimi i të dënuarit, në këtë dizpozitë mbetet e “cënuar”, pjesa e rehabilimit
të personit. Nuk mund të flasim për rehabilitim e të dënuarit me bugim të përjetshëm, kur nuk ka
një parashikim nga legjlislacioni i brendshëm dhe personit nuk i jepet asnjë “shpresë”, që ky do të
rifitojë lirinë në të ardhmen. Kohëzgjatja kaq e gjatë, pa mundësinë e lirimit në të ardhmen të të
dënuarit me burgim të përjetshëm cënon dinjitetin e këtyre të dënuarëve, duke rënduar pozitën e
tyre morale dhe psikologjike, si dhe duke i trajtuar në mënyrë cnjerëzore ata.
. Legjlislacionet e shteteve të ndryshme, bëjnë parashikime të ndryshme për lirimin e të dënuarëve
me burgim të përjetshëm. Duke analizuar vendimet e Gjykatës të Strasburgut, shohim se shtete të

90
P. van Dijk, F. van Hoof, A. van Rijn, et al., eds., Theory and Practice of the European Convention on Human
Rights. 5th ed. (Cambridge: Intersentia, 2018), fq. 410

43
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

ndyshme bëjnë parashikime të ndryshme se personat mund të përfitojnë nga lirimi, së pari me
anë të faljes nga ana Presidentit të Republikës me rekomandim të Prokurorit të Përgjithshëm kjo
përcaktohet dhe në cështjen “Kafcaris vs Qipro”91 dhe “Trabelsi kundër Belgjikës”92, së dyti lirimi
me kusht i besohet Ministrit në rast rast të sëmundjeve të rënda në fazën terminale, së treti në disa
raste parashikohet se personat mund të përfitojnë nga mundësia e lirimit me kusht nëse
bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore93 ose Sekretarin e Shtetit94, më pas gjykata gjykon dhe
analizon nëse ua jep mundësinë e përfitimit të dënuarve me burgim të përjetshëm ose jo. Pra
legjlislacioni i brendshëm i disa shteteve ka përcaktuar se gjykata bën vlerësimin përkatës për
mundësinë e lirimit me kusht për të dënuarin me burgim te përjetshëm, duke u bazuar te institutet
kompetente dhe te format e bashkëpunimit. Legjlislacioni shqiptar nuk ka përcaktuar insitutet
kryesore të përfitimit nga lirmi me kusht ose kritetet kryesore që duhen përmbushur që ky person
të marri lirinë në të ardhmen. Pra mospërcaktimet përkatëse nga legjlislacioni i shtetit, për
mundësinë e lirimit me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm e bën shtetin shqiptar të
cënojë të drejtat e parashikuara në Konventë.

4.3. Parashikimet që duhet të bëjë legjlislacioni shqiptar në mënyrë që të jetë në


pajtueshmëri me jurisprudencën e Gjykatës të Strasburgut.

Mbrojta e dinjitetit njerëzor është një e drejtë kushtetuese, që shteti ka detyim pozitiv ti mbroj
dhe ti garantojë këto të drejta. Duke u nisur dhe nga qëllimi i dënimit penal që është rehabilitimi i
personit, mundësia për të rifituar lirinë në një të ardhme, moseksitenca e një mundësie të tillë është
ciluësuar si një trajtim cnjerëzor. Sipas mendimit tim dënimet penale, nuk duhet të konsistojnë në
trajtime në kundërishti me sensin e njerëzimit dhe duhet të synojë riinegritetin shoqëror të kryersit
të veprës penale.

91
Cështja” Kafcaris kundër Qipros” cituar më sipër.
92
Cështja” Trabelsi kundër Belgjikës”
93
Cështja “Marcello Viola kundër Italisë”.
94
Cështja “Huchiston kundër Mbretërisë së Bashkuar” cituar më sipër.

44
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

“Burgimi i përjetshëm pa lirim me kusht, ka pasoja me desocializuese dhe dehumanizuese dhe


dëmton objektivin e riintergimit shoqëror”.95
“Një ndëshkim i qartë jo propocional, përbën një trajtim në kundërshti me Nenin 3, të KEDNJ,
dënimi penal ka qëllim parandalues, ndëshkues, rehabilitues”.,
“Shtetet që të jën në përputhje me parashikimet që bën Konventa duhet patjetër të bëjnë rishikimet
përkatëse për dënimin me bugim të përjëtshëm” 96.
“Duhet që dënimi penal të jetë propocional me veprën e kryer, sjelljen e kryersit të veprës
penale”97.
Sipas mendimit tim shteti shqiptar duhet të organizojë një sistem ndëshkimi që favorizon
riedukimin dhe riintergimin e të burgosurve. Autoritetet përkatëse duhet të përcaktojnë nëse gjatë
ekzekutimit të dënimit, ka patur një evolucion të burgosurit dhe nëse ai ka përparuar duke zhdukur
mendimet kriminale dhe ai nuk ka arsye te ligjshme që e justifikon ndalimin. Mos përcaktimi i një
mundësi lirimi të personit dhe nga ana psikologjike e rëndon pozitën e të dënuarit me burgim të
perjetshëm. Moseksitenca e asnjë lloj mundësie që ky person duke plotësuar kriteret përkatëse do
të lirohet është tamam si ushtrimi I një “dënimi me vdekje”, por këtë do ta cilësoja si një vdekje
torturuese, cnjerëzore që zgjat shumë në kohë98.
Duke analizuar me hollësi arrij në konkluzion se duhet që shteti shqiptar:
- Të parashikoj një insitut në të drejtën e brendshme për lejimin e aplikueshëmrisë të lirimit
me kusht, për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
- Së dyti duhet të veproj në mënyrë që ta zbatoj në mënyrë efektive ketë të drejtë, duhet që
gjykata të shqyrtoj me radhe të gjitha kushtet dhe kriteret për këtë të dënuar, në mënyrë
rrezikshëmria e tij shoqërore jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit të mos ekzistojnë.
Gjykata duhet të shohi evolimin në kohë të sjelljes të të dënuarit, punët e kryera gjatë
vuajtjtes të dënimit, pendesën, gjendjen psikologjike dhe morale të këtij të dënuari,
moshën, rrezikshmërinë e tij shoqërore në rast të lirimit.
- Gjithashtu legjlislacioni i brendshëm jo vetëm duhet ta parashikoj këtë insitut, por duhet ti

95
Cituar më sipër “Vinter kundër Mbretwrisw sw Bashkuar”
96
Cështja Ocalan kundër Turqisë cituar më sipër
97
Trabelsi kundër Belgjikës cituar më sipër,
98
Komiteti Europian për parandalimin e troturës dhe dënimit cnjerëzor dhe poshtërues, “Gjendja e të burgosurve
me burgim të perjtshëm”, Viti 2026, https://rm.coe.int/16807824b5

45
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

- jap mundësinë e personit që t’i drejtohet juridiskionit gjyqësor të brendshëm, në rast se


është cënuar e drejta në mos dhënien e lirimit me kusht.

Mendoj se në ligjin e faljes ose në ligjin e amistisë, duhet të parashikohet një dispozitë përkatëse
ku veprat e parashikuara nga Kodi Penal që dënohen me burgim të përjetshëm, të përcaktohet një
mundësi lirimi dhe më pas gjykata të bëjë vlerësimet përkatëse nëse këta persona I kanë plotësuar
kriteret për tu liruar ose jo.
Komiteti Europian për parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Cnjerëzor99 dhe
poshtërues (KPT)100, përcakton se mosekezistenca e një mundësie, që i dënuari me burgim të
përjetshëm të lirohet në të ardhmen e dehumanzion të burgosurin. Duke ekzistuar qoftë dhe një
mundësi lirimi, një “shpresë”, që ky person do të lirohet në të ardhmen do të ishte një gjë motivuese
dhe një opsion pozitiv. KPT duke u bazuar dhe te cështja “Vinter kundër Mbretërisë së Bashkuar”,
thekson se burgimi i përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht është në shpërputhje me dinjitetin
njerëzor, dhe bie në kundërshti me Nenin 3 të KEDNJ. Pra privimi i të dënuarëve nga liria pa u
dhënë një shans për të rifituar lirinë është pikërisht mospërputhja kryesore.
Sipas mendimit tim nga jurisprudence ekzistuese e gjykatës dalin në pah disa problematika
kryesore. Duhet që legjlislacioni i shteteve anëtare dhe konkretisht legjlislacioni shqiptar, të
parashikoj një afat kohor që për të dënuarit me burgim të përjetshëm të shqyrtohet dënimi. Së dyti,
shteti shqiptar duhet të sigurojnë një procedurë që të rishikohet dënimi dhe së fundimi duhet që
insitucioni ku i dënuari po vuan dënimin të organizohet në atë mënyrë që tu ofrojë mundësi të
dënuarve më burim të përjetshëm për tu rehabilituar. Duhet që ai të përcaktojnë mekanizma të
caktuara në mënyrë që të i ofrojnë të burgosurve me burgim të përjetshëm një regjim të caktuar
për të ulur nivelin e rrezikshmërisë së paraqesin, për ti mbajtur në kontakt me botën e jashtme, për
tu ofruar mundësinë e lirimit me kusht për ata persona që kanë rezultate pozitive. Pra në
legjlislacionin e brendshëm të shtetit shqiptar, duhet që jo vetëm të parashikohet në mënyrë
formale pasja e një mundësie lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjtetshëm por duhet
ta zbtojnë në mënyë efektive dhe reale atë. I dënuari me burgim të përjetshëm kalon një fazë e cila

9999
Komiteti Europian për parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Cnjerëzor dhe poshtërues në vijim
do të gjendet me shkurtimin (KPT).
100
Raporti i Komitetit Europian për parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose dënimit cnjerëzor dhe poshtërues
(KPT).

46
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

cënon integritetin e tij psikologjik. Gjatë kohës që dënuari “lufton”, më psikologjinë e tij duke
menduar se nuk do të jetë kurrë i lirë dhe asnjëherë nuk do ti jepet mundësia që të rintregohet në
shoqëri. Pra në këtë mënyrë shteti e trajton në mënyrë cnjerëzore atë, duke mos i mbrojtur
dinjitetin e tij dhe duke cënuar parashikimet e përcaktuar në Konventë.
Përfundimisht, duke marrë si aspiratë shtetet e tjera që po zbtojnë vendimet e Gjykatës të
Strasburgut, jam më idenë që dhe shteti shqiptar duhet të marrë masa që të bëjë rishikimin e dënimit
penal për të dënuarit me burgim të përjtshëm. Duhet që Shqipëria të marr masa efektive për të
rregulluar dipozitat përkatëse të ckatuar në këtë kod në mënyrë që të mbrojë dinjitetin e të
dënuarëve me burgim të përjtshëm në mënyrë që të jetë në përputhje me Koventën Europiane të
Drejtave të Njeriut.

47
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

-Pikënisja e këtij punimi është mbështetur në debatin e bërë kohët e fundit në lidhje me
mospajtushërinë e legjlislacionit të brendshëm, me Nenin 3 të KEDNJ, ne lidhje me lirimin me
kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
-Legjlislacioni i brendshëm i shtetit shqiptar përcakton se i dënuari me burgim të përjetshëm vetëm
në raste të jashtëzakonshme, pasi ka kryer tridhjetë e pesë vjet burgim mund të përfitojë nga lirimi
me kusht.
- Janë disa vepra penale që dënohen me burgim të përjetshëm si vepra penale e genocidit, krimet
kundër njerëzimit, vrasja me paramendim, vrasja për gjakmarrje, vrasja në rrethana të tjera
cilësuese, vrasja e funksionarëve publikë, vrasja e Policisë të Shtetit, vrasja për marrdhënie
familjare, qe legjlislacioni i brendshëm nuk i jep asnjë mundësi lirimi të dënuarve. Të dënuarit për
nje nga veprat e mësipërme nuk mund të përfitojnë as nga ligji për amistinë ose faljen.
- Duke u mbështuetur te qëllimi i dënimit penal ai mbështetet te ndëshkimi dhe rehabilitmi i
personit. Në rastin e dënimit të përjetshëm pa mundësinë e lirmit me kusht cënohet pjesa e
rehabilitimit të personit që ky i dënuar do të lirohet në të ardhmen, kjo cënon dinjitetin e ketij të
dënuari dhe i shkakton vuajte psikologjike këtij personi.
-Dinjiteti i njerëzor ështe nje nga parimet kryesore kushtetuese, gjithashtu ai qëndron në thelb të
Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe shtetet kanë detyrimin ta respektojnë atë.
- Raste të shumta janë drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtave te Njeriut se sipas të denuarëve me
burgim të përjetshëm, legjlislacioni i brendhëm nuk përcaktonte mundësinë e lirimit me kusht ose
kriteret përkatëse që këta të dënuar të liroheshin.
- Jurisprudenca e Gjyaktës të Strasburgut, është shprehur se shtetet duhet të marrin seriozisht
detyrimin ndërkombëtar për tu dhënë mundësinë të burgosurve të përfitojnë nga lirimi me kusht,
me qëllim intergrimin e tyre.
- Sipas saj shtetet shkelin Nenin 3 të GJEDNJ, dhe trajtimi i kryer këtyre të burgosurve do të
cilësohet si një trajtim cnjërzor. Shtetet duhet të marrin të gjitha masat në mënyrë që të
parashikojnë insitutin e lirimit me kusht, si dhe të përcaktoj kushtet kryesore që të përfitoj prej tij.
- Shteti duhet të marri masa të riafrimojë epërsinë e vlerave demokratike, të mbroj personalitetin
dhe dinjitetin njerëzor, duke u mbështetur që dënimi penal të jetë në përputhje me KEDNJ.
-Sipas Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mosparashikimi nga legjlisalcioni i brenshëm
i shteteve mundësinë e lirmit me kusht bie në kundërshti me KEDNj. Ajo shprehet se burgimi i
përtjetshëm nuk është në vetvete i papajtueshëm me Konventën , por duhet të mërret parasysh
marzhi i vlerësimit nga ana e shteteve. Një dënim i përjetshëm pa mundësine e lirmit dhe i

48
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

tjezgjatur në kohë është i ngjajshëm me “dënimin me vdekje”, por kjo do të cilëosohet si një veprim
me pasoja torturuese pa ditur momentin e vdekjes.
- Duke u mbështetur te legjlislacioni i shteteve, disa prej tyre i’a besojnë mundësinë e lirmit me
kusht ndërmjet faljes të Presidentit, disa të tjerë Ministrit, bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore,
por sipas gjykatës këto janë mjete të pamjaftueshme.
- Sipas cështjes “Vinter dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar”, Dhoma e Madhe shprehet
se një ndëshkim i qartë por jo propocional përëbn një trajtim i cili bie në kundërshti me Nenin 3 të
KEDNJ. Nëse justifikohet një nga qëllimet e dënimit penal që janë (parandalimi, ndëshkimi,
rehabilitmi), nuk do të kishte asnjë problematikë ose kundërshti me Nenin 3 të KEDNJ.
-Duhet që kryersi i veprës penale që nga fillimi i dënimit penal të dijë së cfarë kriteresh duhet të
përmbush që të përfitojë nga lirmi me kusht.
- Gjykata përcakton se dënimi penal ka qëllim riedukimi, një dënim i përhershëm pa mundësi
lirimi, minimizonte mundësinë e rinitergrimit të kryersit të veprës penale.
-Duke analizuar me hollësi arrij në konkluzion se duhet që shteti shqiptar:

-Të parashikoj një insitut në të drejtën e brendshme për lejimin e aplikueshëmrisë të lirimit me
kusht, për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

-Së dyti duhet të veproj në mënyrë që ta zbatoj në mënyrë efektive ketë të drejtë, duhet që gjykata
të shqyrtoj me radhe të gjitha kushtet dhe kriteret për këtë të dënuar, në mënyrë rrezikshëmria e tij
shoqërore jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit të mos ekzistojnë. Gjykata duhet të shohi
evolimin në kohë të sjelljes të të dënuarit, punët e kryera gjatë vuajtjtes të dënimit, pendesën,
gjendjen psikologjike dhe morale të këtij të dënuari, moshën, rrezikshmërinë e tij shoqërore në rast
të lirimit.

-Gjithashtu legjlislacioni i brendshëm jo vetëm duhet ta parashikoj këtë insitut, por duhet ti

- jap mundësinë e personit që t’i drejtohet juridiskionit gjyqësor të brendshëm, në rast se është
cënuar e drejta në mos dhënien e lirimit me kusht.

Mendoj se në ligjin e faljes ose në ligjin e amistisë, duhet të parashikohet një dispozitë përkatëse
ku veprat e parashikuara nga Kodi Penal që dënohen me burgim të përjetshëm, të përcaktohet një
mundësi lirimi dhe më pas gjykata të bëjë vlerësimet përkatëse nëse këta persona I kanë plotësuar
kriteret për tu liruar ose jo.

49
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

BIBLIOGRAFIA:
1. LITERATURE:
-T. J. Laërence (1902), “ Dececho internacional publico”, Ministerio de Marina,
https://ëëë.saij.gob.ar › biblioteca_digital › libros.
-Salmon. E (2017), “Naciones basicas de derecho internacional publico”, Universidad Catolica
del Peru/ https://archivos.juridicas.unam.mx › libros
-
Sarlien. O, (1965), “An interoduction on the Laë of Nations; Neë York Toronto London, Fq. 441/
https://ëëë.cambridge.org
-
Bedjaoui. M, (1991), “Internacional laë achivemnts and prospects UNESCO”, Paris/
http://humanityjournal.org.
-D. Tozaj dhe B. Mukaj (_____)/ “ Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, Tiranë, fq. 1.
-S. Bana dhe E. Canaj, (2009), “ E drejta e Bashkimit europian”, Tiranë, fq.11
-Këshilli i Europës (2013), Ndalimi i Torturës, (Manuali i të Drejtave të Njeriut Nr.6), Tiranë,
Gent Grafik, fq.8
-L. Bianku, “Të drejtat e Njeriut në Europë”, (Tiranë 2001), fq.68.
-G. Dutertre dhe J. Van der Velde, “Fragmente kryesore përzgjedhje e vendimeve gjyqësore të
Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve e raporteve të Komisonit Evropian të
të Drejtave të Njeriut, (Viti 1998), fq.15.
1
Puto. A, “Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Republikës
të Shqipërisë ,(Viti 2002), Tiranë, fq. 31.
1
V. Meksi (1978), “Në gjurmët e së drejtës të lashtë iliroshqiptare Drejtësia Popullore, Tirane,
fq.nr .2
1
I. Elezi (2010), “Historia e tëdrejtës penale”/ (Tiranë), fq. 91. 1 T. Toci (1926), “E drejta
ndëshkimore, parimetëpërgjithëshme”,( Shkodër), fq. 25
1
Sh. Muci(2017) / E drejta penale pjesa e pergjitheshme (Tirane), fq, 263- 264.
1
Sh. Muçi (2017) / E drejta penale pjesa e pergjitheshme (Tirane), permendurr në fq, 263- 264.
1
N. Jaho/ Për burgimin e përjetshëm dhe dënimet fikse (viti 2021), Tiranë, fq.2
R. Gollob; T. Huddleston; P. Krapf; D. Roëe; Ë. Taelman/ “Të jetuarit në demokraci”, (viti 2008),
fq.15 / https://coe.int/t/dg4/education/ibp/source/Living_in_democracy_Albanian.pdf
S. Marcollini (viti 2017), “L’ erestolo nell’ esecuzione penale contemporanea”, fq. 10
D. Ranalli,(viti 2015) “L’ Ergastolo nella giurispreudenza della corte Europea dei Dirtti dell’
uomo tra astratto “Diritto alla speranza”, E concreto accesso alla liberazione condizionale”, fq.
28
1
M. Zekia; A. Nicolas; L. Loucaider/ European Court Of human rights (2021),
https://ëëë.echr.coe.int/documents/cp_cyprus_eng.pdf
1
G. Colavecchio/ “Ordine internazionale e diritti umani”/ (viti 2019), fq. 650
1
G. Brunelli; A. Pugiotto; P. Veronesi/ “Per sempre Pietro le sbarre? “/ (viti 2019), fq. 22.
1
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndryshuar (viti 2017)
1
L. Omari dhe A. Anastasi (viti 2017), “E drejta kushtetuese” , Tiranë , faqa 63-64
1
P. van Dijk, F. van Hoof, A. van Rijn, et al., eds., Theory and Practice of the European
Convention on Human Rights. 5th ed. (Cambridge: Intersentia, 2018), fq. 410
1
Komiteti Europian për parandalimin e troturës dhe dënimit cnjerëzor dhe poshtërues, “Gjendja
e të burgosurve me burgim të perjtshëm”, Viti 2026, https://rm.coe.int/16807824b5

50
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

11
Komiteti Europian për parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Cnjerëzor dhe
poshtërues në vijim do të gjendet me shkurtimin (KPT).
1
Raporti i Komitetit Europian për parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose dënimit
cnjerëzor dhe poshtërues (KPT).

2.WEB (FAQE INTERNET)


https://ëëë.saij.gob.ar › biblioteca_digital › libros.
https://archivos.juridicas.unam.mx › libros https://ëëë.cambridge.org http://humanityjournal.org

https://coe.int/t/dg4/education/ibp/source/Living_in_democracy_Albanian.pdf
https://ëëë.echr.coe.int/documents/cp_cyprus_eng.pdf

3.DISPOZITA LIGJORE
-Neni 7 i Konventës kundër torturës, trjatimeve të tjera mizore, çnjerëzore, detyruese.
- Protokollet shtese/ Neni 1, Mbrojtja e pronës.
-Protkolli nr. 6 i Konventës Europiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore në lidhje
me heqjen e dënimit me vdekje.
- Protokolli Nr. 13, “ Për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive Themelore në lidhje me heqjen e
dënimit me vdekje në cdo rrethanë.
- Protokolli Nr. 16 për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive Themelore.
- Neni 3 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut.
- Neni 12 /2, Kodi i Procedurës Penale i Republikës të Shqipërisë, Gjykata penale
-
Neni 2, i Kodit Penal tëRepublikës të Shqipërisë.
- Neni 29, i Kodit penal të Republikës të Shqipërisë.
- Neni 30 i Kodit Penal të Republikës të Shqipërise
- Neni 64 i Kodit Penal të Republikës të Shqipërisë
-
Ligji nr.10295/2010 “Për faljen” dhe ligji 154/2015 “Për dhënien e amistisë”.
-Neni 78 /a, i Kodit Penal të Republikës të Shqipërisë
-Neni 79/ a, KodiPenal i Republikës të Shqipërisë, Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
-Neni 100, i Kodit Penal i Republikës të Shqipërisë,
-Neni 79, Kodi Penal i Republikës të Shqipërisë
-Neni 65 i Kodit Penal i Republikës të Shqipërise
-
Neni 64, i Kodit Penal cituar më sipër.
-
Neni 60 ,i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Detyrimet e të dënuarit të vënë në prove
Neni 78/a i Kodit Penal, cituar më sipër.
1
Neni 79/a I Kodit Penal, cituar më sipër.
1
Neni 79/c I Kodit Penal, ci
51
“MBROJTJA E SË DREJTËS SË AUTORIT, SHKELJA E KËTYRE TË DREJTAVE DHE SHPËRBLIMI I
DËMIT” A. ALLIU

1
Neni 100/3 I Kodit Penal,
1
Neni 65/2 Kodit Penal
-Neni 15, i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë
-Neni 3, i Konevtës Europiane të Drejtave të Njeriut

4.VENDIME GJYQESORE
-Çështja “Aksoy kundër Turqisë”, (1997).

-Çështja “Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar”, (1978)

-Çështja “Danimarka, Novergjia, Suedia, Hollanda, dhe Franca kundër Greqisë” (1969),

-Çështja « Labita kundër Italisë » (Viti 2000).


-
Çështja « Irlanda kundër Mbretërisë të Bashkuar » (1978)
-
Çështja « Aybek kundër Turqisë «

- Vendimi nr.63, datë 10.12.1999, (Gjykatës Kushtetuese të Republikës të Shqipërisë)


- Sipas vendimit Nr. 2, datë 25/05/2015 i Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë
- Vendimi Nr. 2, datë 25/05/2015, Nr. Akti 52601-01615-002014 i Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë, fq.2
-Vendimi Nr. 2, datë 25/05/2015, Nr. Akti 52601-01615-002014 I Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë.
1
Cështja “Harkins dhe Edëards Vs UK “
1
Cështja “Ocalan Vs Turqia “ ,(viti 2008 )
1
L.Bianku dhe O. Kumbaro/ Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut/ (viti 2017), Tiranë, fq.13
1
Cështja “Trabelsi Vs Belgjika”, (viti 2014)
Neni 44 I Konvetës Europiane të Drejtave të Njeriut/ Vendimet e Dhomës së Madhe janë
përfundimtare
Cështja “Harakchiev dhe Tolumov kundër Bullgarisë”, Viti (2014)/
http://hudoc.echr.coe.int/fre?i=001-145442
1
Cështja Murray kundër Hollandës, (viti )
Vendimi I Gjykatës Kushtetuese Nr. 2/ 2004 në lidhje me nenin 25 të kushtetutës të Republikës
së Shqipërisë.

52

You might also like