You are on page 1of 27

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

PUNIM DIPLOME

INDUKSIONET DHE PROBLEMET E TIJ

Mentori/ja: Studenti/ja:
Prof.Ass.Dr:Kristë Shtufi Elma Makolli

Prishtinë
Shtator,2022

1
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

PUNIM DIPLOME

INDUKSIONET DHE PROBLEMET E TIJ

Mentori/ja: Studenti/ja:
Prof.Ass.Dr:Kristë Shtufi Elma Makolli

Prishtinë
Shtator,2022

2
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

PUNIM DIPLOME

Aprovuar prej komisionit:

1.Mentori:
Emri/Mbiemri/Titulli……………………………………….
2.Anëtar:
Emri/Mbiemri/Titulli……………………………………….
3. Anëtar:
Emri/Mbiemri/Titulli……………………………………….

Data e aprovimit……………………………………………

3
DEKLARATË E ORIGJINALITETIT

Unë Elma Makolli deklaroj me përgjegjësi të plotë personale që punimi i paraqitur në kërkim të
marrjes së gradës shkencore ”Bachelor i Filozofis”është plotësisht autentik.
Çdo material i marrë është i referuar sipas rregullave.
Po ashtu deklaroje se të gjitha burimet e përdorura janë të miratuara ,pas shqyrtimit të
kujdesshëm nga ana e mentorit tim:Prof.Ass.Dr.Kristë Shtufi.

Elma Makolli:

(Data,Vendi) (Nënshkrimi)

©Elma Makolli
Prishtinë,2022
Të drejtat e këtij materiali rezervohen për autorin.

4
FALËNDERIM

Vështirësitë rriten kur i afrohemi qëllimit .Por le të gjithë të bëjënë rrugën e tyre si yjet me qetësi
,pa nxitim por duke u përpjekur pareshtur për qëllimin e synuar.
”Johan Wolgang Gëte”

Sot është një rilindje sepse sot i´a dola kjo ishte një rruge sa e vështirë por aq edhe e bukur,ku sot
po e përfundoj një punë tre vjeçare .
Diplomimi ishte njëra nga ëndrrat e mija më të mëdha ku ndihem mjaftë e lumtur për këtë ëndërr
tashë të bërë realitet,ky sukses asnjëherë nuk do të vinte ,pa mbështetjen e
familjes ,mësimdhensve dhe miqeve të zemrës.
Mirnjohëse gjatë tërë jetës nënës time Fitnetes dhe babait Fadilit që dhanë gjithçka që patën që
kjo ëndërr e imja të bëhet realitet.
Po ashtu e fundit por më e rëndësishmja kisha nderin ta kem mentor:Prof.Ass.Dr.Kristë Shtufi
përjetësisht falënderuese për ndihmesën ,profesionalizmin dhe mbështetjen e tij që asnjëher nuk
ka munguar,gjithashtu ishte privilegj ti kem anëtar të komisionit Prof.Ass.Dr.Blerim Latifi dhe
Dr.Ass.Valon Leci.
Falënderuese edhe ndaj profesorëve tjerë dhe asistenteve për punen e tyre që për mua janë
shembull dhe inspirim.

Sinqerisht e juaja!
Elma Makolli

5
ABSTRAKT

Në këtë punim kam trajtuar njërën nga metodat më të rëndësishme në fushën e shkencave
empirike-induksionin,detyra kryesore e njohjes në nivelin empirik është të marrë informacion
fillestar duke u bazuar në pervojë për objektin në studim.
Njohuritë që formohen në këtë proces empirik si: vëzhgimi ,kryerja e eksperimenteve ,mbledhja
dhe përshkrimi i dukurive apo fakteve të vëzhguara ,sistemi dhe përgjithsimi i tyre empirik
shprehen në formë të një ligji empirik ,një ligj empirik është rezultat i një përgjethsimi induktiv
të eksperimenteve,metodat induktive shënon çdo formë konkludimi në të cilën lëvizim nga një
sasi e kufizuar vëzhgimesh. Në arsyetimin induktiv,lidhja midis premisave dhe përfundimit nuk
bazohet në një ligj logjik,dhe përfundimi rrjedh nga premisat e pranuara jo me domosdoshmëri
logjike,por vetëm me njëfarë probabiliteti,arsyetimi induktiv nuk bazohet në baza logjike,por në
disa baza faktike ose psikologjike. Në një konkluzion të tillë ,përfundimi nuk rrjedh logjikisht
nga premisat dhe mund të përmbajë informacion që nuk është i pranishëm në to.Pra ,vërtetësia e
premisave nuk nënkupton vërtetësinë e pohimit induktiv që rrjedh prej tyre.Arsyetimi induktiv
jep vetëm përfundime të mundshme ,ose të besushme ,që kanë nevojë për verifikim të
mëtejshëm.Një ndër karakteristikat e induksionit si metodë është se mund të lejojmë gabime.

6
PËRMBAJTJA

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT………………………………………………………...4
FALENDËRIMET……………………………………………………………………….………5
ABSTRAKTI……………….………………………………………………………………….…6
PËRMBAJTJA……………...……………………………………………………………………7
HYRJA ………………………………….………………………………………………....……..8
KAPITULLI I – Induksioni si metodë ………………………………………………..………10
1.1. Ç ´ është metoda induktive………………………………………………………...........…10
1.2. Vëzhgimi ,eksperimenti,numërimi dhe matja……………………………………………11
1.3. Konkludimi induktiv………………………………………………………………………13
KAPITULLI II – Induksioni në logjikë ……………….……………,,,,,,,,,,…..……….……..15
2.1.Ku qëndron problemi logjik i induksionit…………………………………….………......15
2.2.Arsyetimi induktiv deduktiv dhe pragmatik i induksionit…………..……………….…15
2.3.Mohimi i problemit dhe metodat deduktive të induksionit………………...……….…...16
KAPITULLI III – Problemet e Induksionit ……………….…………………………..….….17
3.1.Pikëpamja e F.Bacon-it mbi induksionin…………………………………………………17
3.2.Problemi i induksionit te Hume…………………………………………………...………18
3.3.Metodat e induksionit sipas J.S.Mill………………………………………………………21
KAPITULLI IV-Zgjidhjet e problemeve të Induksionit ……………………………………23
4.1.Zgjidhja e K.Popper-it lidhur me problemin e induksionit………………………....…..23
4.2.Formulimi i induksionit tek Born-i…………………………………………...…………..25
PËRFUNDIMI…………....…………………………………………………………………….26
LITERATURA…………………………………………………………………………………27

7
HYRJE

Qëllimi kryesor i këtij punimi ka qenë të shtjellojmë metoden induktive si një ndër metodat
themelore të njohjes që vepron përmes arsyetimit logjik.Kjo metodë fillimisht i studion dukuritë
veç e veç duke u mbështetur në tipare thelbësore dhe në raste tipike.Mbi bazën e këtyre ajo bën
përgjithsimet teorike ,metoda induktive është metodë hulumtimi për të realizuar të vërtetat e
përgjithshme ajo bazohet tek induksioni që tregon lëvizjen e të menduarit logjik,nga e perveçja
tek e përgjithshmja. Induksioni e drejton mendimin njerëzor në përfundimin e pasojave të
verifikueshme empirikisht nga hipotezat e përgjithshme ,konfirmimin ose përgenjeshtrimin e tyre
eksperimental.Zakonisht ekzistojnë dy lloje kryesore të induksionit të plotë dhe i
paplotë ,induksioni i plotë përfundimi i një gjykimi të përgjithshëm për të gjitha objektet e një
grupi të caktuar bazuar në marrjen në konsideratë të secilit element të këtij grupi.Në praktikë më
së shpeshti përdoren format e induksionit të cilat përfshijnë një përfundimi për të gjitha objektet
e një klase bazuar te njohuritë e vetëm të një pjese të objekteve të kësaj klase,konkluzionet e tilla
quhen konkluzionet e induksionit jo të plotë ,i bazuar në kërkime eksperimentale dhe duke
përfshirë të menduarit teorik ,është në gjendje të japë një përfundim të besushëm ,quhet
induksion shkencor,zbulimet e mëdha ,kërcimet në mendimin shkencor janë krijuar
përfundimisht nga induksioni,një metodë krijuese e rrezikshme ,por e rëndësishme.
Në fillim të këtij punimi jam përpjekur të sjell një shpjegim të qartë mbi metoden e induksionit
si të tillë dhe në vazhdim kemi sqaruar induksionin është e nevojshme të shpalosim pretendimet
e disa filozofëve të njohur ,të cilët dhanë shpjegimet e tyre lidhur me këtë qështje,njeri ndër këta
mendimtar të njohur ishte Franic Becon-i i cili parashtroi induksionin si metodën më të
rëndësishme të kërkimit.
Deduksioni në veçanti silogjistika e Aristotelit sipas mendimit të tij ishte krejtësisht e
padobishme për studimin e natyres ,prandaj në kundërshtim me Organonin ose mjetin e
mendimit të Aristotelit ai e krijon Organonin e Ri i cili është një përmbledhje e rregullave më të
thjeshta të kërkimit induktiv ,më pas këto rregulla u sistemuan nga J.S.Mill në formën e
metodave të ngjashmërisë ,ndryshimeve shoqëruese . Më tutje kemi trajtuar edhe problemin e
induksionit te Hume,i cili ishte një ndër filozofët që kishte mbrojtur drejtimin empirist.Hume
prezanton problemin e induksionit si pjesë te një analizë të shkakut dhe pasojës .Hume mendonte
se në fund të fundit të gjitha idetë bota mund të gjurmoheshin përmes përvojes shqisore.

8
Pastaj Popperi është ai që do ta kundërshtojë qëndrimin e Hume duke prezentuar ” racionalizmin
kritik” i cili mbështetet në diskutimin racional te arsyeja në dimensionet e saj shkencore dhe
praktike ,synimi ishte që të sjellë argumente të qarta dhe koncizë të cilat ato të ofrojnë një pikë
pamje të përgjithshme ,mbi problemin e induksionit.

9
KAPITULLI I – INDUKSIONI SI METODË

1.1.Çka është metoda induktive


Dy metodat kryesore të konkludimit dhe argumentit janë induksioni dhe deduksioni ,të dyja nga
këto metoda përfshijnë gjithashtu një varg metodash ndihmëse por edhe të veçanta dhe
karakteristikë e tyre është se ato e plotësojnë njëra-tjetren.
Disa logjicinetë mendojnë se metoda induktive dhe konkludimi induktiv janë e njejta gjë por
këtu mund të nënkuptohet se nuk mund të ketë metodë induktive pa konkludim induktiv por jo
edhe anasjelltas.
Në vepren e Rasellit ”Problemet e Filozofisë” autori ilustron një proces ,për të cilin nuk kemi as
edhe dyshimin më të vogel ”Të gjithë jemi të bindur se nesër do të dalë dielli” 1.Ne mund të
pyesim këtu a është kjo bindje thjeshtë rezultat i verbër i përvojes sonë të kaluar apo mund të
arsyetohet si një pritje e arsyes?
Siç duket nuk është aspak e thjeshtë që të justifikohen gjykimet e tilla të ngjashme,mbi të cilat
janë të bazuara veprimet e tona ,për këtë është e nevojshme që konstatojmë se ç ´lloj supozimesh
të përgjithshme do të kishin qenë të mjaftushme ,por që këto supozime duhet të jenë të sakta.
”Është e qartë se nëse na pyet dikush pse besojmë se ka dalë dielli ,ne do të përgjigjemi -
natyrshëm,sepse përherë ka dalë çdo ditë”.2
Këtë përgjigjje ne do ta japim pasi kemi bindje të fortë se do të dalë përseri dielli në të
kaluaren ,pasi ka dalë gjithmonë në të kaluaren ,pasi diçka ka ndodhur në një numër të caktuar
bën që të besojmë se do të ndodhë përsëri .Por nëse themi se toka do të vinte befasisht në kontakt
me një trup i madh që do të shkatrronte rrutullimin e saj ,atëherë këtu bindja se dielli do të dalë
nesër këtu mund të përgenjeshtrohet .Sipas Rasellit detyra e shkencës duhet të jetë që të gjejë
njëtrajshmëri siq janë ligji i lëvizjes apo ai i gravitetit.Këto ligje duhet të jenë të vlefshëm pa
përjashtim në fushën e përvojes tonë.Parimi që është hulmtuar këtu është parim i induksionit:
a) nëse një gjë e caktuar A është e vëzhguar se është e lidhur me një gjë tjetër B dhe kurrë
nuk është vëzhguar e shkëputur nga ajo B atëherë sa më i madh të jetë numri i rasteve ku
A dhe B janë lidhur së bashku.

1
Russell Bertrand,”Problemet e Filozofisë”,përktheu :Kristë Shtufi -Prishtinë,Artini,2020,fq.78
2
Russell Bertrand,”Problemet e Filozofisë”,përktheu :Kristë Shtufi -Prishtinë,Artini,2020,fq.78

10
b) Në të njejtat kushte,një numër i mjaftushëm i rasteve të lidhura mes vete ,do ta
transformojnë probabilitetin e një lidhshmërie të re një kuazi-sigurie dhe do të bëjnë që
probabiliteti ti afrohet sigurisë pafundësisht.
Parimi ynë i induksionit gjirhsesi nuk mund të përgënjeshtrohet duke u thirrur në përvojë.”Parimi
i induksionit ,po ashtu nuk mund të vertetohet duke apeluar në përvojë”.3
Të gjitha përfundimet të cilat i nxjerrim për të ardhmen mbi bazën e përvojës ,ose për pjesët e
papërjetuara të së tashmes ose të së kalueres e presupozojnë parimin e induksionit,parimet e
përgjithshme të shkencës siç është besimi në ekzistencën e ligjeve të natyrës dhe bindja se çdo
ngjarje duhet të ketë një shkak -janë po aq të varura nga parimi i induksionit.

1.2.Vëzhgimi,eksperimenti,numërimi dhe matja


Vëzhgimi shkencor do të krakterizohet gjithmonë duke qenë i planifikuar dhe metodik ,vëzhgimi
është faza e parë e çdo hetimi.Të gjitha fushat shkencore pranojnë përdorimin e vëzhgimin si një
mjet themelor për mbledhjen e të dhënave apo informacioneve.
”Kur themi se dikush vezhgon diçka ,dëshirojmë pra të themi se ai duke mos u përzier,në ndonjë
ndodhi e orienton vëmendjen e vet në atë ndodhi me qëllim që të vërejmë saktësisht se çka
ngjan”.4
Pra me vëzhgim ne mund të kuptojmë procedurën metodike gjatë të cilës vëmendja jonë është e
orientuar në një drejtim të caktuar ,dhe ato gjëra të cilat ne i kemi vërejtur me një ngjarje nuk
duhet të ndryshohen,gjatë vëzhgimit ne fitojmë njohuri jo vetëm për aspektet e jashtme të
objektit të dijes ,por edhe si qëllim përfunditmar për vetitë dhe mardhëniet e tij thelbësore.
Në çdo vëzhgim ne duhet të dallojmë atë që e vëzhgojmë lëndën e vëzhgimit dhe atë që synojmë
të arrijmë me vëzhgim ,që të vëzhgimi të jetë i mundshëm duhet ti plotësojmë disa kërkesa.
”E pamundur është të vëzhgosh pa vëzhguar diçka”. 5 Prandja ,kushti i parë i vëzhgimit është të
përcaktohet lënda e vëzhgimit . ”Të njejtat gjëra dhe dukuri mund të vëzhgohen në aspekte të
ndryshme dhe me qëllim ose shkaqe të ndryshme”.6
i gjerë ose i ngushtë ,për në çdo rast ai duhet të jetë i dokshëm ,në pajtim me lëndën dhe qellimin
e vëzhgimit .

3
Russell Bertrand,”Problemet e Filozofisë”,përktheu :Kristë Shtufi -Prishtinë,Artini,2020,fq.86
4
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.173
5
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.174
6
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.174

11
”Vëzhgimi është të vërejturit e planifikuar”.7 Vëzhgimi gjithashtu duhet të jetë i parënsishëm dhe
objektiv.
Metodë tjeter e induksionit është eksperimenti ,eksperiment mund ta quajmë atë gjë kur provojm
diçka që ende se ka provuar askush ku qëllimi i vetëm është se çfarë do të ndodhë mbasëandej
me atë gjë.
Vëzhgimi dhe eksperimenti mund të themi se janë e njejta gjë sepse qëllimi i tyre është të
vërjturit e gjërave ku duhet që të mbledhim material për përfundimin e tyre,por ato dallojn nga
njëra tjetra kur vëzhguesi mundohet që të jetë në pozitën që ai mundëson të shohë dhe pse nuk ka
qenë pjesmarrës dhe eksperimentuesi kur shkakton vetë dukuritë që i interesojnë për
studim.Është eksperimenti i cili qëndron me mirë se vëzhgimi ku nëpermjet tri koncepteve mund
ta vërejm këtë dallim:”Kur njera prej tyre është se me eksperiment mund ti shkaktojmë disa gjëra
që në natyr ndodh shumë rrallë,po ashtu mund ti ndryshojmë në të cilat dukuri paraqiten,dhe së
fundmi janë disa eksperimente të cilat nuk ndodhin në natyrë kurse studimi i tyre na mundëson
ligjëshmerinë e tyre”8,por vëzhgimi është i mundshëm kur eksperimenti është i palujshëm ku
kemi një shembull ku një astrunaut nuk mund të bëjë eksperiment me yje.Ku në shumë raste
eksperimenti mund të jetë i pamorlashëm dhe vëzhgimi i morlashëm dhe i nevojshëm.
Është edhe numërimi ku është një metodë që na ndihmon ta vertetojm një numri të diçkaje
”Numërimi ëshë i mundur vetëm atje ku kemi të bëjmë me grumbujt në këtë apo atë
pikëpamje”.9 Te numërimi bënë pjesë edhe matja e cila është procedurë metodike e cila na
ndihmon të vertetohet vlera numerike e ndonjë gjëje.
Në vazhdimësi do flasim edhe për metodat statistike ku kemi të bëjmë vlerat mesatare
deviacionin dhe disperzionin,mesin aritmetik e medianen,gjërat që i fitojm gjatë numërimit dhe
matjen nuk janë të mjaftushme për të ardhur deri tek një konkludim,nëse i mbledhim të gjitha
ligjeratat që janë mbajtur në fakultet dhe shumën e tyre do e ndajm me numrin nëntë ,kur vleren
mesatare të këtyre e gjejm në mesin aritmetik.
”Përdorimi i drejtë i metodave statistike mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm”.10
Nëse gjatë metodave ne bejmë gabime logjike athëherë do të shkojmë tek një konkluzion i
gabuar ,ne mund të hasim në gabime gjatë zbatimit të statistikave ku vlera mesatare fokusohet

7
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.174
8
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.175
9
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.176
10
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.182

12
në autorët e grupit,ku statistikat gjithmonë duhet ti perkasim mases së dukurive dhe jo seciles veç
e veç,por gabimi mund të ndodhë edhe në ngatërrimin e vlerave.

1.3.Konkludimi induktiv
Rreth konkludimit induktiv,ekzistojnë mendime tejet të ndryshme kudisa nuk flasin per
konkludimon induktiv por vetem për metoden induktive e disa të tjerë mendojn se konkludimi
induktiv dhe metodat induktive janë të lidhura me njëra-tjetren,por megjithatë dallojn nga njëra-
tjetra,ku metoda induktive shfrytezon konkludimin induktiv.”Sipas pikëpamjes
tradicionale,konkludimi deduktiv shkon prej të përgjithshmes kah e veçanta ,kurse ai induktiv
prej të përveçmes dhe të veçantës kah e përgjithshmja”. 11Nga ky konkludim mund të themi se ky
përfundim mund të vlej për një varg rastesh që është e perveçmes apo të gjitha rastet që i takojn
një lloji,po ashtu tek konkluzioni verejm dy lloje ku kemi konkludimin induktiv me induksion të
plotë dhe konkludimin induktiv me induskion jo të plotë.”Premisat e konkuldimit me induksion
të plotë janë të vërteta”. 12 Siç e dim edhe më herët konkluzioni rrjedh nga premisat ku në
konkluzion nuk thuhet asgjë më tepër se ajo çka thotë premisa,pa disa kanë mendime se ai nuk
na sjellë asgjë të re ,në konkulidim mblidhen të gjitha premisat ,por siç e cekem edhe më lartë
kemi edhe induksionin jo të plotë ,kur themi se asnjë njeri nuk ka jetuar 100 vjet konkludojm se
është njeri i pavdekshëm këtu kemi pra të bëjmë me induksionin jo të plot,por sipas tij premisat e
përbëjnë konkluzionin në një masë të madhe por edhe të vogël.”Induksioni popullor gjithashtu
quhet edhe induksion i numrimit të rëndomtë”. 13 Kur kemi të bëjmë me induksioinin popullor
kemi rastin se nëse në një shtet luftohet ne konkludojm se i gjithë shteti janë luftëtar ,ku ky është
një konkludim jo shkencor dhe mundet me qenë jo i vërtetë ,por edhe konkludimet shkencore
bëhen pjesë tek induksioni jo i plotë por i përfaqson ato raste që zgjedhet në mënyrë
speciale.Derisa konkludimi deduktiv shkon prej të përgjithshmes tek e veçanta,kurse ai induktiv
prej të veçantës tek e përgjithshmja ,por kemi konkludimin analogjik që shkon prej të veçantës
tek e veçanta,nëse themi se njerzit jetojnë në tokë dhe mars atëherë shumica e njerzve
konkludojnë se njerzit jetojn edhe në mars atëherë kur kemi ngjashmëri të dy sendeve
konkludojmë ngjashmëri midis dy gjërave.

11
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.112
12
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.114
13
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.115

13
”Marsi është i ngjashëm me Tokën”. 14 Me këtë nënkuptojmë se Marsi dhe Toka kanë disa cilsi të
përbashkta siç e dim nga konkludimi analogjik se A patjetër duhet ti ketë disa veti të B por ky
konkludim ka shumë pasiguri por ka edhe raste edhe kur mund të jenë të sigurta.
”Midis logjikës tradicionale dhe bashkëkohëse shpesh mund të dëgjohen dy mendime të
kunëderta,që të dyja të gabuara”.15 Për logjiken tradicionale dhe bashkëkohese që të dyja nuk
kanë asnjë lidhshmëri ,ku ndryshimet i verejm qysh në mënyrën e të shprehurit ,ligjika
tradicionale ka të bëjë me gjuhën e rëndomtë ,kurse ajo bashkëkohse ka të bëjë me gjuhen
simbolike,ato shenja me të cilat shënohen tungujt quhen simbole fonografike.”Fjala (njeri)
përbëhet prej simboleve”.16Shkronjat nj,e,r,i,secila nga këto shkronja shënon tingull por nëse një
fjali e shënojm me shkronjen A atëher kjo është një simbol ideografik,pra dallimi ndërmjet
logjikes bashkëkohëse dhe asaj tradicionale është përpjekja për perdorimin e simboleve
ideografike por edhe logjika tradicionale ka të bëjë me ideograme.
Midis logjikës tradicionale dhe bashkëkohëse qëndron më tepër në faktin që logjika
bashkëkohëse i lë të vjetrat dhe fut simbole ideografike”. 17Logjika bashkëkohëse formulon të
gjitha ligjet e konkludimit për të arritur deri tek logjika tradicionale,ku përmban mesimin e
logjikes tradicionale pra logjika bashkëkohëse ka të bëjë me njohuri të reja logjike,ku kjo e ka
shpikur edhe simbolet ideografike,por mund të themi se logjika bashkëkohëse ka kontribuar më
shumë se logjika tradicionale sepse ka caktuar më mirë esencen e gjërave themelore ,i ka
klasifikuar më mirë konkludimet dhe konkludimet i ka studiuar në mënyrë të plotë.
”Konkludimet ndahen në direkte dhe inderekte”. 18 Këto konkludime ndahen nëpërmjet shkalles
së përgjithshme të premisave por sipas logjikes bashkëkohëse një ndarje e tillë nuk është as
numer i premisave por një gjykim premisen apo edhe konkludimin nuk e bën as gjykimi por e
përbën raporti specifik i tyre por që gjykimi të arrihet të bëhet premis duhet që fillimisht me qenë
i vertetë si gjykim.

KAPITULLI II – INDUKSIONI NË LOGJIKË

14
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.116
15
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.118
16
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.118
17
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.119
18
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.120

14
2.1.Ku qëndron problemi logjikë i induksionit

Në këtë pjesë të dytë të këtij punimi do ta shqyrtojmë problemin e induksionit ose më konkretisht
ku qëndron problemi logjik i induksionit.
Në çdo konkludimi induktiv mund të jetë konkludojmë prej të njohures tek e panjohura por edhe
tek konkludimi induktiv analogjik mund të konkludojm prej të njohures deri tek e panjohura.Një
konkludim apo mund ta quajmë edhe si një përfundim mund të jetë valid nëse ato raste janë
zgjedhur në mënyrë të rregullt.
Problemi logjikë i induksionit e quajmë kur disa raste të zgjedhura në mënyrë specifike
konkludojn në disa tjera,por induksioni gjithashtu fillon me fjalët shembull kur mei fjalin (Ajo që
vlen për disa) pra kur e shprehim një gjë në këtë mënyrë quhet parim i induksionit,por kur kemi
të bëjmë me problemin e induksionit mund ta shprehim nëpërmjet disa pyetjeve:Ku qëndron
baza e parimit të induksionit? Ose a mundemi apo nuk mundemi ta arsyetojmë parimin e
induksionit?

2.2.Arsyetimi induktiv deduktiv dhe pragmatik i induksionit


Me arsyetimin intuitiv të induksionit kuptojmë që parimi i induksionit nuk është një parim
intuitiv,ku e dallojm të vërteten e qartë ose edhe të sigurtë por kur e quajmë drejtëpërdrejtë e
qartë duhet ta kemi parasysh se duhet të vlej për të gjithë antarët që i takojnë një grupi por mund
të vlej për secilin antarë në mënyrë individuale ,por kur themi se diçka vlen vetem për një antar
ai nuk mund të vlej për gjithë antarët.
Kur kemi të bëjmë me arsyetimin induktiv të induksionit është se ”Parimi i induksinot duhet të
arsyetojë dhe ta bëjë të mundshme të gjitha konkludimet induktive veç e veç atëherë ai nuk mund
të jetë i nxjerrë me anën e atyre konkludimeve induktivisht”. 19 Pra arsyetimi induktiv i
induksionit është një proces logjik ku disa premisa mund të supozohen se janë të vërteta gjatë
kohës apo shumices së kohës por arsyeja e induksionit konsiderohet edhe e kunderta metodes
deduktive me arsyetimin induktiv nuk mund të nxirren konkludime nëse kemi një shembull se
një biolog vëzhgon një numer të madh të primatëve ai nuk mund të thotë se të gjithë majmunët
janë bimëngrënës,po ashtu kemi edhe mendimin e filzofit anglez i cili poashtu ka qene edhe njëri
ndër utilitaristet me të mëdhej Johan Stuart Mill ku ai supozonte se parimi i induksionit

19
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.189

15
arsyetohet vetvetiu sipas Mill-it parimi induktiv qëndron se ligjet e natyres e sundojnë ligjin e
përgjithshëm.
Kemi edhe aryetimin deduktiv të induksionit:”Nëse parimi i induksionit nuk mund të arsyetohet
induktivisht a mund të arsyetohet deduktivisht”.20 Po ashtu edhe ky është proces logjikë ku
arrihet një përfundim duke filluar nga disa premisa që janë të vërteta po ashtu është edhe pjesë e
disiplinave si matematika dhe logjika por mund të themi se është parim i përgjithshëm dhe nuk
mundet me ekzistu ndonjë parim më i përgjithshëm se ky.Por nëse ne arrijm të mendojm se një
parim nxjerret nga një tjetër ne duhet nisur nga fillimi apo duhet të shkojm deri në infinit për ta
nxjerrë një konkludim,nëse kemi të bëjmë me parimin joempirik është e pamundur ta nxjerrim
një parim nuk mundemi ta nxjerrim parim mbi faktet.
Tek problemet e induksionit është edhe arysetimi pragmatik i induksionit ,induksioni mund të
konsiderohet se është i arsyshëm sepse ai tregohet i sukëseshem në zbatimin praktik në jetën tonë
të përditshem,Kur në jetën tonë të përditshme arrijm ndonjë sukses duhet mbeshtetur në
procedurat induktive por nëse mbeshtetmi në proceset induktive mund të pësojmë edhe
mossukses,vleren e arsyetimit pragmatik mund ta quajmë induksion nënlloj të arsyetimit,por
nëse kemi një arsyetim të pabazë por i pabazë rezulton edhe arsyetimi pragmatik që është nënlloj
i arsyetimit pragmatik të induksionit.
Mossuksesin e perpjekjeve për arsyetimin e parimit të induksionit por disa filozofëe kanë qujatur
edhe dështim të mendimit të tyre.

2.3.Mohimi i problemit dhe metoda deduktive e induksionit


”Problemi i induksionit të jetë me të vërtet problem,persiatin përfaqsuesit e kësaj pikëpamjeje
patjeter do ta kishim zgjidhur deduktivisht ose induktivisht”. 21Nëse induksioni nuk mund ta arrij
ta zgjidhë njëren nga këto mënyra mund të kuptohet që problemi i induksionit është
fiktiv,procedurat induktive nuk janë as racionale as iracionale mbase ato janë racionale dhe i
paraprijn distinkacionit.
Nëse induksioni nuk arrin të arsyetohet kjo na bën që të kuptohet që nuk është i afërt me asnjëren
procedurë racionale nëse nuk arrin ti arsyetoj duhet që të analizohet por edhe arsyetimi ka
kufi,por vlen të ceket se nëse të gjitha procedurat i ndjekim rezuktojnë të vlefshme atëher midis

20
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.189
21
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.190

16
tyre që e konsiderojnë këtë procedur të arsyshme por mund të jenë edhe të paarsyshme nuk mund
të ketë kuptim.
Për sa i perket metodes deduktive të problemet apo pjesët përmbyllse të këtij kapitulli,vlen të
ceket se induksioni është postulat i domosdoshëm i njohjes shkencore,sipas njohjes shkencore
jeta dhe shkenca nuk mund të mendohen pa zbatimin e induksionit,nuk arrijm ta themi me siguri
të plotë se induksioni është i vertetë por neve na mbetet vetem të supozojm se mundet të jetë i
vertetë por si çdo gjë edhe kjo mund të hasë në vështersi por që të shkojm përtej neve na nevoitet
që të ikim nga suazat e logjikes dhe duhet mbështetur apo duhet edhe ti kërkojm ndihmë teorisë
së njohjes ,antropologjisë dhe ontologjisë.

KAPITULLI III – PROBLEMET E INDUKSIONIT


3.1.Pikëpamja e Bacon-it mbi induksionin

Në këtë punim diplome apo në këtë pjesë të tretë të këtij punimi do të shqyrtojmë pikëpamjet e
Bacon-it,Hume-it e Mill-it të tre kanë pasur mendime të ndryshme rreth induksionit ,por
fillimisht do të ndalemi dhe do ta shqyrtojmë pikëpamjen e Francis Bacon-it mbi induksionin.
Becon-i i përket periudhës së renesacës ku me renesacë kuptojmë kthimin e vlerave toksore të
cilët janë marrë me filozofet e asaj kohe,por vlen të theksohet se Bacon-i ka qenë ndër empiristat
më të hershëm.Ai ishte edhe kritikues i Aristotelit për silogjizmin,por ai ka edhe një shpjegim
për një logjikë të re.
”Qëllimi i shkencës sipas Bacon-it është që duket zbuluar ligjet natyrore”.22
Tek Bacon-i ajo që na bjen deri tek njohja e natyres është induksioni ,ku edhe tek Bacon-i
induksioni fillon nga e veçanta tek e përgjithshmja dhe mbështetet tek përvoja ku kjo na
ndihmon të vim deri tek natyra.
”Baco-ni edhe mbi metoden induktive luajti një rol të madh në zhvillimin e logjikës”. 23 Siç e
dimë Baco-ni ka qenë edhe themelues i logjikës induktive ,ku logjika mbështetet në ligjet e
arsyes sipas Bacon-it me të zbuluar të gjykuarit dhe të konkluduarit ,pjesa kryesore e Bacon-it
tek logjika është të zbuluarit ku ai e ka qujatur edhe Organoni i ri ku libri Organoni i ri ka të bëjë
me logjiken dhe gneosologjin apo më saktësisht të themi se ka të bëjë me induksionin dhe
deduksionin.
22
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.275
23
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.276

17
Bacon-i ka qenë edhe kritikues i Aristotelit ku ka pasë të bëjë me silogjizmin,ku silogjizmi i
Aristotelit ishte të gjithë njerzit janë të vdekshëm ,për logjiken formale ka rëndësi saktësia dhe jo
e verteta,sepse tek Induksioni problemi është tek vertetsia e premisave të para sepse në bazë të
tyre nuk mund të flasim në emër të përgjithshem që na orienton tek e vërteta e pamohueshme
por tek Bacon-i dallojmë dy rrugë të induksionit:
1)Nga rruga e rasteve individuale ,ngritemi tek një konkluzion i përgjithshëm.
2)Nga rruga e rasteve indivduale ,ngritemi në aksioma dhe në fund arrijm deri tek një konkluzion
i përgjithshëm.
”Induksioni për të cilin angazhohet Bacon-i ,fillon me grumbullimin e tabelave” 24Bacon-i e
përdor ligjin e nxehtësis për ta ilustruar metoden e induksionit,ku ligji i nxehtësis është thelbi i
nxehtësisë ,ku tek Bacon-i vërejm edhe pesë lloje të tabelave ku do ta sqarojmë secilen nga këto:
1)Tabela e instancave – ku në këtë llojë të tabeles bëjnë pjesë vullkani,zjarri,toka dhe djelli.
2)Tabela e mungeses ku ka të bëjë me akullin,vakumi,hëna,libri dhe qelqi .
3)Tabela e shkallëzimit – ku krahasohet objektet me nxehtësi më të madhe se atom e nxehtësi të
vogël.
4)Tabela e instancave prerogative-ka të bëjë me rastet e favorizuara ne mund të favorizojmë disa
raste që janë të favorizuara nga natyra.
5)Tabelat e rasteve unike – njëriu ku kanë të përbashkta vetem një cilesi ndërsa të veçanta tjera
janë të ndryshme.
Sipas Bacon-it kemi disa mjete shtesë por që smund të dihen seose është veper e
paperfunduar,ka qenë logjika induktive që nuk e bëri të madhe logjiken deduktive por logjika
induktive e zgjeroj pasurinë për problematiken e logjikës.

3.2.Problemi i induksionit tek Hume


Tek Hume problemi i induksionit mund të themi se ska qenë i formuluar mirë ku është quajtur
edhe traditë filozofike,keq formulimet kanë ndodhur kur është menduar se përfundimi induktiv
është përfundim që ka të bëjë edhe me gjërat e pavëzhguara apo ky përfundim mund të themi se
është parashikues ose prapashikues.

24
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.276

18
”Dielli do të lindë neser ”25 Nëse supozojm se djelli do të lindë neser kuptojm se është pikëpamje
pragmatike dhe vetem po mendojm se djelli do lind ,por neve nuk na duhet asnjë argument ,nëse
kemi të bëjmë me përfundim induktiv,parimi induktiv është i vlefshëm por edhe përfundimi
deduktiv është i vlefshëm kur është deduktiv.
”Nuk ka asnjë enitet logjik të tillë si përfundim induktiv ” 26 Pra siç e kemi cekem edhe më lart se
të gjitha përfundimet logjike janë të pavlefshme ,ku Hume kishte edhe mendime të qarta dhe
besonte në forcën psikologjike të induksionit ,ku ka qenë një procedurë që perdoret nga kafshët
dhe njerzit.”Induksioni është i pavlefshëm dhe nuk është argumentuar në kurrfarë kuptimi” 27Ka
qenë Hume i cili nik i ka pranuar formulimet tradicionale që kërkohet që induksioni nuk mund të
argumentohet në mënyrë jo kritike ,është mënyrë jo kritike sepse nuk e konsideron që induksioni
është i pavlefshëm në çdo kuptim ,por ai ka pohuar se induksioni çdo ditë kerkohet më
shumë ,por nëse mendojm se e përdorim induksionin mund të vijm deri tek një gabim ,por ajo që
mendojm nuk është një induksion,por është metodë e provave dhe eleminimi i gabimeve po
ashtu është metodë që nuk ka të bëjë me problemin e induksionit por mund të vijm deri tek një
përfundim se induksioni nuk mund të ekzistoj dhe është gabim i drejtëperdrejtë.
Tek Hume po ashtu dallojm dy probleme të induksionit:
1)Problemin logjikë
2)Problemin psikologjik po ashtu kemi edhe sfondin e teoris praktike të induksionit ,ku çdo dije
është rezultat i vëzhgimit të kulluar,ku tek Hume induksioni është logjikisht i
paargumentushëm,ku në mënyren racionale,asnjë vëzhgim nuk ka lidhjem e të pavëzhguaren ,ku
tek Hume induksioni racionalisht ishte i pavlefshëm ,ku dallojm edhe dy probleme tek Hume:
1)Problemi logjik-kur jemi të përligjur racionalisht dhe nisemi prej rasteve të cilat kemi përvojë
arsyetojmë për rastet të cilat nuk kemi pasur përvojë ? Ku sipas Hume-it ne nuk jemi të përligjur
edhe nëse kemi shumë raste të përsëritjeve.
2)Problemi i dytë ka të bëjë me problemin psikologjik-ku njerzit që janë të arsyeshëm besojnë se
kur nuk kemi pasur përvojë duhet të pajtohen me ato raste të cilat kanë pervojë.
Tek Hume vërejm edhe dy ligje të cilat mbeten si supozime por teoria e dytë që është negative
nuk e lejon një teori pozitive,por sipas Hume e ndertojm asnjë teori logjike të parapelqimit.

25
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.100
26
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.101
27
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.101

19
”Hedhja poshtë e induksionit nuk na pengon të parapëlqejmë” 28.Ne mund të hedhim poshtë disa
teori apo edhe ti pranojm disa kundërshtime por kështu mund të vim deri tek një konkludim se
disa teori janë të rreme por ne mund të kemi disa parapëlqime intelektuale apo edhe të
kulluara ,dija hipotetike është e përbashkët me teorin e shkenctarit apo edhe të çmendurit.
Po ashtu tek Hume kemi edhe parapëlqime për disa hipoteza konkurruese,ku hipoteza i quajmë
ato rezultate të cilat i përzgjedhim ,hipotezat konkurruese i quajm edhe besime ,ku kemi të bëjmë
me përzgjedhjen e besimeve kuptohet që është irracionale po ashtu nuk ka të bëjë as me
problemin logjikë të induksionit,kur kemi të bëjmë me teoricientët nga kjo fjalë mund ta
kuptojmë se ata janë më të mirët.”Teorcienti nuk mund të ketë asnjë pëlqim” 29 Teoricienti mund
të jetë i sigurtë nëse e ka gjetur apo ka të bëjë me një teori tjetër të vërtet ,por nëse teoricienti
nuk e ka përdorë metodën përshkruese por nëse kemi të bëjmë me teorin e të vërtetes dhe teorin
e të propozuarit duhet të mbijetoj.
Kur jemi tek Teoricientet kemi të bëjmë me njeriun e veprimeve praktike ,ku ai para vetes ka
disa alternativa ku shembull kemi teorinë e botes,kemi të bëjmë me problemin pragmatik të
induksionit fillimisht duhet të mbeshtetur në pikëpamjen racionale dhe cilen teori duhet ta
parapërbëjnë një veprim praktik.”Nga një pikëpamje racionale nuk duhet të mbështetmi të asnjë
teori”30 Në bazë të teorive të mëhershme neve asnjë teori nuk na bënë me dije se a është e vërtet
apo edhe e bësueshme dhe ne gjithmonë duhet mbështetur tek ajo teori e cila është testuar më së
miri por teoria më e mirë është ajo teori e cila është provuar dhe asgjë nuk është më racionale se
sa një diskutim kritik.
”Përse teoria kritika racionale i përdor teorit e studiuara mirë”31
Vendimi racional është e vetmja metodë kritike e cila i ka përballuar një vendimi të rreptë është
teoria më e besueshme por mund të jetë edhe e pabesueshme kur ne mendojm se gjithmonë duhet
të bëjmë më të miren.
Asnjë teori e njohjes nuk duhet të përpiqet të shpjegoj pse jemi të suksesshëm por edhe nëse
mendojmë që teorit kanë qenë të vërteta ne këtë mund ta vertetojm përmes kozmologjisë ,pra si
një përfundim induksioni është i pavlefshëm ,induksioni është metodë e shkencës por nëse

28
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.109
29
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.111
30
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.112
31
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982 ,fq.113

20
induksioni është induktivisht i vlefshëm ai na dergon në një përfundim të gabuar pra konkludojm
se induktivisht është i pavlefshëm.

3.4.Metoda e induksionit sipas Johan Stuart Mill

Në këtë pjesë do ta trajtojmë metoden e induksionit nga Johan Stuart Mill dhe saktësisht do të
flasim edhe për pesë metodat e induksionit sipas Mill-it ,ku shkurtimisht do të ndalemi dhe do ta
shqyrtojm secilen prej tyre:
Metoda e përputhjes
Metoda e parë sipas Mill-it ka qenë metoda e përputhjes ku fillimisht fillojmë me një shembull
nga jeta e përditshme ,nëse një natë të gjithë kolegët do ta shikojnë një filem në kinema ,dhe pas
mbarimit të gjithë do dalin të hareshëm ,ku sipas Mill-it nëse dy raste kanë vetem një rrethan që i
bën të ndjehen mir,ku kjo në të cilen rastet përputhen është apo e quajm dukuri përkatse.
Metoda e ndryshimit
”Nëse rasti në të cilin ngjan dukuria që hulumtohet dhe rasti në të cilin ajo nuk ngjan i kanë të
gjitha rrethana e përbashkta përveç njërës e cila ngjan vetëm në rastin e parë” 32Nëse dikush ka
qenë i mërzitur tërë diten dhe në mes të dites e merr një lajm se ka kaluar provimin vim në
përfundim se gëzimi i tij vjen pasi ka kaluar provimin,ku këtë metodë sipas Mill-it e quajm edhe
metodë të mdryshimit,sipas Mill-it nëse dy easte kanë një qellim të përbashkta ,dhe nëse dy raste
nuk kanë qëllime të përbashkta ,sipas tij është metodë e kombinimt dhe ndryshimit.

Metoda e mbetjes
”Metoda e mbetjes është kur dukuria nga induksioni i mëparshëm është si pasojë e disa
antencedencave”33Ku metoda e mbetjes është kur në një klasë kanë shënuar fjalë të ndyta dhe
mesuesi i njeh të gjitha shkrimet e nxënësve përveç njërit që është i ri në klas,ku mund të vim
deri tek një përfundim se shkrimi i panjohur që mesuesi nuk mund ta identifikoj është i nxënsit të
ri.

32
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.183
33
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.185

21
Metoda e ndryshimit përcjelles
Metoda e ndryshimit përcjelles është kur dukuria ndryshon nga një dukuri tjeter,ose një dukuri
është e lidhur me kauzalitetin faktik,këto metoda të na duken të lehta por më të vërtet nuk janë.
”Vetë Milli konsideronte se metodat e tij kanë kuptim dhe funksion të dyfishtë ato na ndihmojnë
gjatë argumentimit të supozimit se lidhja shkajkore ekziston me të vërtet”.34
Siç e vërejetem gjatë leximit të seciles metod ato mund të na duken të lehta që nga shikimi i parë
por me të vërtet nuk janë,sepse asnjëra nuk janë sepse njëra nuk ka ndonjë garanci të plotë ku
nuk na siguron se a do zbulojmë shkakun e vertetë të asaj dukurie ,por edhe nëse ne i studijojm
me vëmendje ndodhë që nuk mund të arrijm deri te shkaku i plotë pra metodat e Mill-it asnjëherë
nuk na japin siguri të plotë ,por për metodat e Mill-it kemi mendime të ndryshe sipas disa
logjicienteve ato nuk mund të llogariten as metodat e dhëna krahas supozimeve janë të vlefshëme
,ato metoda që zgjidhin në mënyrë të sigurt problemet e tyre këto dy shkenca mund të mos ketë
metoda të sigurta për të ardhurt deri tek e vërteta,por metodat e Mill-it mund ti konsiderojm si
metoda të vlefshme për ta zbuluar të vërteten.

KAPITULLI IV – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TË INDUKSIONIT

4.1.Zgjidhja e Karl Popper lidhur me problemet e induksionit


”Ka shumë rrugë për ta paraqitur pikëpamjen time joinduktive” 35Nëpërmjet kësaj mund të
mendojm se aparati i induksionit mund të bëhet i panevojshëm nëse i pranojmë gabimet e dijes
njerzore ose ndryshe siç e ka qujatur Hume karakteri hipotetik i dijes njerzore,gjatë leximit kemi
34
Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983,fq.187
35
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.102

22
vërejtur se dija më e lartë njerzore është ajo shkencore ,në këtë rast mekanika e Newton-it ka
qenë njera nder teorit më të suksesshme por më vonë teoria e Einstein-it e ka zavëndësuar teorin
e Newton-it ku fizikantat teorin e Newton-it e ka konsideruar si teori të suksesshëm dhe më e
verteta.
Teza kryesore e Hume-it ka qenë por sipas Hume-it nuk ka nevojë që dijes ti dergojmë një
vlefshmëri që rrjedh nga një vëzhgim ,por neve si njerz nuk na lejohet që arritjet tona ti shprehim
përmes provave dhe eleminimit të gabimit.
Problemi i induksionit është zavëndësim me problemin e krahasimit,ku ajo që na pengon që ta
pranojm kriterin hipotetik të dijes njerzore dhe që ta pranojm problemin e induksionit është
teoria e arsyshme e dijes njerzore.
”Dua të dalloj dy pjesë të pikëpamjes së gjykimit të shëndosh për botën e të tërheq vëmendjen në
faktin që ato bien ndesh me njëra-tjetren”.36 Ka qenë Hume i cili ka pasur dy pikëpamje për
gjykim të shëndosh ,ku e para qëndron një realizim praktik ku është një pikpamje për boten
reale,ku është një pikëpamje e vlefshme,pikëpamjet tjera mbi boten kanë qenë teoria e njohjes
dhe gjykimi i shëndosh ku problemi qëndron se si e fitojm dijen ndaj botës,ku e ka kritikuar
Leibniz-i dhe Kant-i,teoria e njohjes është ajo që na dërgon ne antirealizem ku dija rrjedh prej
ndijimeve dhe ndijimit janë elemente të sigurta të dijes ,po ashtu idealizmi i Hume-it është
mospranim i realizmit praktik,ku ai e shikonte realizmin praktik si gabim.
Por Hume ka mundur ti shoh edhe dy pjesë të filozofisë praktike që kanë qenë realizmi dhe
teoria praktike e dijes por ai assesi nuk ka mundur që ta braktis racionalizmin,ku përkrahja e
vazhdushme e rezultateve të teorisë së njohjes na lejon ta braktisim realizmin,por si përfundim
idealizmi i Hume-it ka mbetur rryma kryesore e empirizmit britanik.

”Sipas Hume-it e gjithë dija jonë sidomos e gjithë dija jonë shkencore” 37 Hume ka pasur
përgjigjje edhe për problemin logjik dhe psikologjike por gjithmonë na dergojn tek një
përfundim irracional sipas Hume është formë e skepticizmit,por sipas Bertran Russell-it është
dorzimi i irracionalizmit,ku ka qenë njera ndër mendje racionale por humb besimin e arsyjes por
sipas Russell-it ,filozofia e Hum-it e ka përfaqsuar falimentin e arsyeshem të shekullit 18,ku
kërkon se nëse ekziston një përgjigjje për Hume-in kryesisht empirike.
36
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.103

37
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.106

23
Tek Russell-i vërejm edhe pohimin që induksioni mund të hidhet posht ku përpjekja për të shkon
te ligjet shkencore është i gabuar kur jemi tek Skepticizmi i Hume-it është i pashmangshëm për
një empirist.
”Rritja e mosarsyes gjatë gjithë shekullit 19 dhe viteve që kanë kaluar deri ne shekullin e 20
është një pasojë e natyrshme e shkatërrimit të empirizmit të Hume-it” 38ky ka qenë njeri nga citiet
e fundit të Russell-it ku njëri nga problemet më të mëdha ka qenë problemi i induksionit që është
thënë nga Hume ku ai ka zgjedhur këto probleme,ku Popperi ka pasur një përgjigjje për
problemin psikologjik të Hume ku e ka zhdukur përplasjen e logjikes dhe psikologjike të dijes.
”Sipas Popper-it kemi një mënyrë të thjesht që ta heqim rrjedhojen irracionaliste të Hume-it ku
është zgjidhja e problemit psikologjik të induksionit”39. Sipas këtij citmi shohim se problemi
logjik i induksionit duhet që ta riformazojmë ,ku fillimisht duhet të fillojm nga ligjet
univerzale ,ku Hume i ka quajtur edhe si shembull të diçkaje ose rregullsie e një ligji po ashtu
duhet ta zgjerojmë sferën e arsyetimit ,ku Hume problemin logjik të induksionit e riformon
kështu:
”A jemi të përligjur racionalisht kur,duke u nisur prej shembujve ose kundërshembujve ,për
tëcilat kemi pasur përvojë ,arsyetojmë për vertetsinë ose falsifitetin e ligjeve përkatse ose
ëëëëëëëëëëëëëë për shembuj për të cilët nuk kemi pasur përvojë”?40
Pra mund të vim tek një përfundim se ky riformulim i Hume-it është problem i kulluar logjik.

4.2.Formulimi i induksionit tek Born-i


Në këtë pjesë përmbyllse të këtij punimi diplome do të shqyrtojm induksionin si një problem tek
Born-i ,i bëri një formulim të shkurtër dhe të kuptushëm,ku tek Born-i as vëzhgimi as
eksperimenti nuk na derëgojnë askund përveq tek një përsëritje e pafundme,por edhe tek Born-i
induksioni del nga Hume por sipas Born-it nuk mund ta arsyetojm një ligj nga ana e
eksperimentit dhe vëzhgimit sepse ata e tejkalojn përvojen.

38
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.107
39
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.108
40
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.108

24
Tek Born-i vërejm tre parime të empirizmit sepse vetëm vëzhgimi dhe eksperimenti e vendosin
ose e hedhim poshtë pohimin shkencor,por secili nga këto parim përplasin njëra-tjetren,ku secila
e përbën problemin logjik të induksionit ka qenë Born-i i cili ka braktisur empirizmin.
”Në fakt parimet një dy dhe tre nuk bien ndesh”41
Nëse e pranojm një ligj nga shkenca apo teoria është vetëm i supozuar kur vim tek një
konkludim se të gjitha ligjet janë hipoteza dhe hipoteza të supozuara ,parimi i empirizmit ruhet
ku parimi i një teorie mund të përcaktohet nga vëzhgimi dhe eksperimenti.Nga dëshmit empirike
ska induskion psikologjik dhe logjik por nga ai rrjedh vetëm falsifiteti dhe përfundimi i një
përfundimi të kulluar deduktiv.
Hume nuk e nxjerr teorin prej vëzhgimit ,vlersimi tek Hume lidhet ndërmjet teorive dhe
vëzhgimit kjo zgjidhje e problemit përplaset ndërmjet parimeve të tretë dhe problemit të
induksionit tek Hume.

PËRFUNDIMI
Gjatë shtjellimit të temes së diplomes kemi folur për induskionin si problem,ku induksioni ka
qenë njëra nga metodat kryesore që ka vepruar përmes arsyetimit logjik.Këtu u munduam të
sqarojmë induksionin si metodë ,problemet induktive,se çfarë përbën induksion në logjikë e deri
te zgjidhja e tij si problem dhe njohuritë të cilat shfaqen nëpërmjet
vëzhgimit ,eksperimentit,numrimit dhe matjes,

41
Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros & Afërdita,1982,fq.99

25
Induksionin fillimisht e ka përdor Aristoteli,dhe më tutje Sokrati e ka përdorur në veprat e tij,po
ashtu kemi sqaruar edhe si qëndron problemi i induksionit në logjik por kemi sqaruar edhe për
mohimin e metodav të induksionit.
Mbi problemet e induksionit ka pasur mendime të ndryshme nga shumë filozofë të ndryshem si
empiristë por edhe utilitaristë ku ndër ta që kanë lujatur rol të madhë ne problemet e induksionit
dhe zgjidhjen e këtyre problemev kanë qenë : Francis Bacon,David Hume,Johan Stuart Mill,Karl
Popper dhe Born-i, Induksioni edhe në ditet e sotme vazhdon të jetë i rëndësishëm.

LITERATURA
1. Russell Bertrand,”Problemet e Filozofisë”,përktheu :Kristë Shtufi -Prishtinë,Artini,2020.
2. Petroviq,Gajo,”Logjika”,Mitrovicë,Progres,1983.
3. Popper Karl,”Vepra të zgjedhura”,përktheu, Arjan Starova,Starova,Soros &
Afërdita,1982.

26
27

You might also like