You are on page 1of 4

Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional

Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale

Përshkrimi i Profesionit

“NDËRTUES TË ÇATIVE”

Gjirokastër, 2010

SPKP 1
Përshkrimi i Profesionit “Ndërtues të çative”

Emërtimi i profesionit Ndërtues të çative

Kodi i profesionit 7115(nga LKP)

Niveli i kompetencës II (nga LKP)

Data (kur të miratohet)

Përshkrim i përgjithshëm i profesionit

Ndërtuesi i çative mbulon, mirëmban dhe riparon skeletin e çative dhe mbulesën e tyre
me materiale të llojeve të ndryshme si: pllaka guri ose të parafabrikuara, tjegulla, material
sintetik, serë, mbështjellëse metalike apo materiale të tjera natyrore tradicionale, në të
gjitha llojet e ndërtesave;

Ai mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, mirëmbajtjeje ndërtimesh dhe


të vetëpunësohen.

Funksionet kryesore

Ndërtuesi i çative kryen një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas
mënyrës së organizimit të punës:

 Njihet me objektin;
 Studion projektin dhe specifikimet përkatëse të kantierit të ndërtimit, për të
përcaktuar materialet e kërkuara;
 Konsultohet me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen
e punës;
 Bën përllogaritje të thjeshta të kostos;
 Përzgjedh bazën materiale sipas projektit ;
 Bën ndarjen e detyrave;
 Përzgjedh veglat dhe pajisjet e punës;
 Përcakton radhën e punës;
 Prish çatinë ekzistuese në rast riparimi;
 Kryen matje dhe prerje të materialeve të ndryshme për mbulim;
 Monton skelën dhe bën përforcimin e saj;
 Shtron brezat e drurit mbi mure (dograma);
 Shtron trarët e tavanit (zinxhirët);
 Shtron zinxhirët për të ngritur baballëkët;
 Monton baballëkët mbi zinxhirë;
 Monton trarin (zinxhirin) e kulmit;

SPKP 2
 Monton trarët e çatisë;
 Vendos zinxhirët e dajakosjeve;
 Kryen dalakosjen e çatisë me rasë guri (përforcim);
 Monton bishtat e spretheve ( të çatisë);
 Vendos traversën mbi bishtat ( pjesët fundore të çatisë);
 Monton petavrimin e çatisë;
 Shtron kartoserën( kur është e nevojshme);
 Kryen shtrimin e rrasës së gurit;
 Vendos kulmet nga poshtë lartë;
 Shtron ristelat e holla mbi trarët e çatisë për çati me tjegulla;
 Shtron ristela të trasha për të vendosur tjegullat;
 Vendos ferizol apo materiale të tjera për izolim;
 Fikson tjegullat me tel apo me gozhdë;
 Vendos kulmet e çatisë me tjegulla nga poshtë lartë me llac;
 Vendos ulluqet;
 Shtron llamarinën në ulluqet e çatisë;
 Kryen punime plotësuese për mbulim të përshtatshëm të skajeve, qosheve apo
oxhaqeve;
 Kryen riparime të ndryshme kur është e nevojshme;
 Kryen mbulime me materiale të ndryshme natyrore tradicionale;
 Jep garanci për punimet;
 Bën preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
 Realizon detyra të tjera të ngjashme;
 Mbikëqyr punëtorë të tjerë;
 Kryen pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe veglave të punës;
 Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat për punësim (janë parakushte për të hyrë në një profesion).

 Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë;


 Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
 Të jetë mbi 16 vjeç;
 Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

 Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe


me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas
nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo
trajnimit nëpërmjet punës, një ndërtues i çative mund të ndërmarrë disa funksione
mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të
këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi.
 Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë ndërtuesit të çative i
duhet licenca për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
 Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të

SPKP 3
tilla si: mbulues me çakëll, mbulues me petavra, me rrasa, me tjegulla, mbulues
për çati me kashtë...

Shembuj të punësimeve të përfshira në këtë profesion që klasifikohen në Listën


Kombëtare të Profesioneve:

7115.01 Mbulues
7115.02 Mbulues me çakëll
7115.03 Mbulues me materiale të përbëra
7115.04 Mbulues me petavra
7115.05 Mbulues me rrasa
7115.06 Mbulues me tjegulla
7115.07 Mbulues për çati me kashtë
7115.08 Vendosës tjegullash

Shembuj të profesioneve të ngjashëm që klasifikohen në Listën Kombëtare të


Profesioneve

3119.15 Teknik i mesëm ndërtimi


7114.04 Karpentier për ndërtim çatie
7122.02 Xhamaxhi për çati me xhama
8215.03 Montues të çative prej druri

SPKP 4

You might also like