You are on page 1of 1

Namazi i të sëmurit

Namazi është shtyllë e dytë e Islamit, dhe besimtari nuk shkarkohet nga obligimi që ka për

Namazin vetëm pse mund të ketë ndonjë sëmundje eventuale.

Dispositat që ka namazi i të sëmurit dallojnë nga ato qe ka njeriu i shëndoshë, për formën e

Kryerjes së namazit nga i sëmuri kemi një hadith që e transmenton Imran bin Husejn r.a i cili
e ka pyetur të derguarin s.a.v.s dhe i tregoi që vuante nga një sëmundje, pastaj

Iu pergjigj:

“Falu në këmbë, e nëse nuk mundesh, atëherë ulur, e nëse nuk mundesh, atëherë

falu në krah.

Nga ky hadith kuptojmë që nëse i sëmuri ka mundësi të falet në këmbë, duhet të falet në
këmbë, e nëse jo atëherë ulur, e nëse jo edhe ulur, atëherë shtrirë.

Nëse falet ulur, rukunë e realizon me një kërrusje të lehtë, ndërsa sexhden edhe pak më
shumë,nuk është patjetër vënia e kokës në tokë gjatë sexhdes.

Nëse falet shtrirë, atëherë duhet lëvizur kokën e tij per ruku e sexhde, e nëse nuk ka mundësi
ta bëjë këtë, sipas hanefijve namazi i tij nuk është obligim, dhe

lirohet nga obligimi i tillë, por mendimi i Imam Ebu Jusufit dhe të tjerë thotë

se edhe në këtë rast duhet ta falë namazin, me lëvizjet e syve.

Nëse fillon namazin ulur, por pas një kohe e vëren që ka fuqi dhe mendon se

mund të qëndrojë në këmbë, atëherë e vazhdon namazin duke qëndruar në këmbë, por pastaj
ndjen dhimbje, namazin e vazhdon ulur.

I sëmuri merr abdes, nëse ka mundësi ta bëjë vetë ose nëse është dikush që mund ta
ndihmojë për të marrë abdest, edhe tejmumi është alternativa që ka i sëmuri në rast se nuj
mundet të marrë abdest ose edhe për shkak të dhimbjeve që vijnë si pasojë e marrjes së
abdestit..

You might also like