You are on page 1of 2

Ushtrime USHTRIME NGA LËNDA “SHKENCA KOMPJUTERIKE 1”

Përsëritje 1 - 5
1) Shkruani programin në Java i cili afishon inicialet e emrit tuaj si më poshtëm:
P.sh. Për emrin Besart Pllana rezultati do te ishte:

Afishimi të realizohet me përdorimin e vetëm një metodë print ose println

Më poshtë keni ndihmesë se si do të mund të formatoheshin shkronjat.

2) Shkruani programin ku do të deklaroni nga dy variabla të secilit lloj të të dhënave të thjeshta dhe
shfaqni vlerën e tyre si më poshtë:

a. Tipi i variablës <emri_i_variablës> = <vlera_e_variablës> p.sh. int x = 5

3) Shkruani programin ku do të deklaroni nga dy konstante të secilit lloj të të dhënave të thjeshta dhe
shfaqni vlerën e tyre si më poshtë:

a. final <tipi_i_konstantes> <emri_i_ konstantes> = <vlera_e_ konstantes> p.sh. final byte MIN = 45

4) Shkruani programin ku do të deklaroni dy variabla të tipit String njëra me përmbajtje “Tungjatjeta!”,


kurse tjetra me përmbajtje “Mireserdhet” dhe afishoni si ne vijim:

Tungjatjeta!
Mireserdhet

5) Deklaroni një variabël tjetër që do të përmbaj të dy variablat e mësipërme duke ia shtuar edhe
tekstin “ne UBT!” dhe rezultatit të jetë si ne vijim:

a. Tungjatjeta! Mireserdhet ne UBT!


b. Tungjatjeta!
Mireserdhet ne UBT!
Ushtrime USHTRIME NGA LËNDA “SHKENCA KOMPJUTERIKE 1”
Përsëritje 1 - 5
6) Definoni dy variabla (operand) të tipit numër i plotë, p.sh. x dhe y dhe shfaqni të gjitha shprehjet
aritmetike mes këtyre dy operandëve. Vlerat e operandëve të lexohen nga shfrytëzuesi. P.sh. Nëse
x = 9 dhe y = 2, pas interpretimit të programit tuaj rezultati, në monitor, do të jetë si më poshtë:

9 + 2 = 11
9–2=7
9 * 2 = 18
9 / 2 = 4.5
9%2=1

7) Shkruani programin ku tregohet se cila vlerë ruhet në variablën int z nga kodi në vijim nese
x dhe y janë vlera që lexohen nga shfrytëzuesi

a) int z = --x % y++ * x++ / y++;


b) int z = --x + y++ / x++ % --y;
c) int z = x-- / y++ % ++y * --x;

8) Shkruani kodin e programit TeDhenat i cili e zgjidh problemin më poshtë:

Deklaroni tri variabla: një String, një long dhe një float. Ruajeni emrin në variablën e parë, ID-në në
variablën e dytë dhe notën mesatare të preferuar në variablën e tretë. Emrat e variablave mund të jenë
sipas dëshirës. Vlerat të lexohen nga shfrytëzuesi.
Rezultati pas interpretimit (ekzekutimit) të kodit duhet të jetë:
Emri im është: Emri Mbiemri . . . . . . .
ID-ja ime është: 171840123 . . . . .
Nota ime mesatare e preferuar është: 9.5 . . .
Duhet të përdoren të tri variablat për shtypjen e rezultatit!

9) Shkruani kodin e programit Shpejtesia i cili e zgjidh problemin më poshtë:

Nëse një trup lëvizë me shpejtësi të njëtrajtshme ku rruga e përshkruar shënohet me s ndërsa koha
me t, të llogaritet shpejtësia e tij.

Vlerat e s dhe t, janë të tipit double, dhe vlerat të lexohen nga shfrytëzuesi.

Shpejtësia llogaritet me formulën v = s/t.

10) Shkruani kodin e programit BodyMassIndex i cili e zgjidh problemin më poshtë:

Kërkoni nga shfrytëzuesi të shtypë vlerën e peshës m dhe gjatësisë l dhe llogaritni Indeksin e Masës së
Trupit (ang. Body Mass Index - BMI).

BMI kalkuohet duke e pjestuar peshën (masën) e trupit në kilogram me me katrorin e gjatësisë në metra:

BMI = m / l2

You might also like