You are on page 1of 2

USHTRIME SHTESË

Ushtrime 3 NGA LËNDA “SHKENCA KOMPJUTERIKE I”

1. Shkruani programin TipetNumerike ku do të deklaroni nga një variabël të secilit lloj të të dhënave
të thjeshta që paraqesin numra dhe shfaqni vlerën e tyre si më poshtë:

a. <vlera>

p.sh.
18.32

b. Variabla "<emri>" e tipit "<tipi>" eshte <nr_bitave> bit dhe ka vleren: <vlera>

p.sh.
Variabla "a" e tipit "double" eshte 64 bit dhe ka vleren: 18.32

2. Shkruani programin TipetJoNumerike ku do të deklaroni nga dy variabla të secilit lloj të të


dhënave të thjeshta që nuk paraqesin numra dhe shfaqni vlerën e tyre si më poshtë:

a. <vlera>

p.sh.
A

b. Variabla "<emri>" e tipit "<tipi>" eshte <nr_bitave> bit dhe ka vlerën: <vlera>

p.sh.
Variabla "c" e tipit "char" eshte 16 bit dhe ka vleren: A

3. Shkruani programin Konstantet ku do të deklaroni nga dy konstante të secilit lloj të të dhënave të


thjeshta dhe shfaqni vlerën e tyre si më poshtë:

Konstantja <EMRI> e tipit <tipi> ka vleren "<vlera>"

p.sh.
Konstantja MIN_VALUE e tipit int ka vleren "45"

Vini re: Provoni të ndryshoni vlerat e konstanteve përmes operatorit të përcaktimit të vlerës

1/2
USHTRIME SHTESË
Ushtrime 3 NGA LËNDA “SHKENCA KOMPJUTERIKE I”

4. Shkruani programin ku do të deklaroni dy variabla të tipit short p dhe q dhe shfaqni (afishoni)
outputin si më poshtë dhe vëreni ndryshimin:

a. <vlera_e_p> + <vlera_e_q> “ = <vlera_e_p> + <vlera_e_q>”

b. “<vlera_e_p> + <vlera_e_q> = ” <vlera_e_p> + <vlera_e_q>

5. Definoni dy variabla (operand) të tipit numër i plotë, p.sh. a dhe b dhe shfaqni të gjitha shprehjet
aritmetike mes këtyre dy operandëve. P.sh. Nëse a = 14 dhe b = 9, pas interpretimit të programit
tuaj rezultati, në monitor, do të jetë si më poshtë:
14 + 9 = 23
14 – 9 = 5
14 * 9 = 126
14 / 9 = 1
14 % 9 = 5

6. Shkruani kodin në Java i cili e zgjidh problemin më poshtë:

Të llogaritet rruga s të cilën e përshkon mjeti me shpejtësinë v për kohën t.

Vlerat e v dhe t, janë të tipit double, dhe të jepen si vlera iniciale të variablave.

Rruga llogaritet me formulën s = v * t.

Në fund afishon rezultatin e llogaritur në konzollë si vijon:

Rruga s te cilen e pershkon mjeti me shpejtesine v per kohen t eshte:

<v> m/s * <t> s = <s> m.

2/2

You might also like