You are on page 1of 5

NGACMIMET VIRTUALE

The Bully Project

Prishtina,Kosovë

2015
I.Prezantim

-Ngacmimet në shkolla kanë qenë dhe janë një dukuri shqetësuese për shumë vite e dekada.Studime të

ndryshme trumpetojnë për efekte negative si në sferen fizike,psikologjike dhe sociale në atë që janë

pjesë e ngacimeve si viktimë apo si ngacmues.Bota virtuale dhe globalizimi i internetit ka bërë që

ngacmimet në shkolla të evlojnë në një formë tjetër,më të frikshme e më ndikuese.Interneti nuk është

vetëm mjet që ndihmon komunikimin por në fakt në rastin tjeter ekstrem përdoret edhe për të shkaktuar

dëme të ndryshme.Me impaktin që ka interneti ka ngritur shqetësime të mëdha për atë se sa do ta

përkeqësojë klimen nëpër ambientet shkollore dhe në qfarë intensiteti do të dërgojë tensionin negativ

në mes të moshatarëve.

II.Definimi i ngacmimeve virtuale

-Institucione dhe institute shkenctarësh social kanë bërë definime të ndryshme për ngacmimin në

internet.Web faqja www.cyberbullying.ca definon ngacmimin virtual si ''përdorimi i teknologjisë së

komunikimit dhe informacionit të tilla si email,telefonë,dhe mesazhe kërcënuese dhe sjellje virtuale

armiqësore në mënyrë të përsëritur ndaj një individi nga një individ ose grup tjeter(në shumicen e

rasteve në mënyrë anonime).Merriam Webster(2014) e definon ngacmimin virtual si''postimi i

mesazheve,fotografive dhe dëmeve tjera në formë virtuale ndaj një personi nga një tjeter (ose grup)

Departamenti i Shëndetit dhe Sherbimeve Humane në USA(2014) definon shkurt por shumë qartë se

''ngacmimi virtual është qdo ngacmim që përfshinë përdorimin e teknologjisë elektronike''.

Mjetet potenciale për këtë lloj ngacmimi janë:

a)Kompjuteri

b)Telefoni

c)Tableta të ndryshëm

Format e ngacmimit kategorizohen si më poshtë:


a)Mesazhe me përmbajtje urrejtje

b)Mesazhe ofenduese

c)Shpërndarje fotografishë denigurese

d)Krijim profilesh të rrejshme

III.Baza shkencore

Dueck,S.(2015) citon rezultatet e një studimi nga Patchin dhe Hinduja (2005) të realizuar me

përafërsisht 1,400 adoleshentë të cilët përdorin internetin.Tetëdhjetë përqind e tyre raportuan se

ngacmimi virtual është prezent në interaksionet e tyre në internet.Poashtu është gjendur se 32% e

meshkujve dhe 36% e femrave kanë raportuar për abuzim online.Nga këta nxënës,40% ishin

mosrespektuar,12%kërcënuar dhe 5% e tyrë në fakt brengoseshin për sigurinë e tyre

IV.Dallimet Gjinore dhe Ngacmimet Virtuale

Ngacmuesit virtuale janë më shumë të gjinisë femërore sesa ata të gjinisë mashkullore

(Ybarra,M.L.,&Mitchell,J.K.2004).

Përafersisht 60% e viktimave të ngacmimeve virtuale janë femra,ku 52% e ngacmuesëve janë

meshkuj.Shumica e këtyre viktimave por edhe atyre që gjinden pranë tyre nuk i raportojnë incidentet

tek të rriturit(Li,.Q.2007).Sipas të njejtit burim sa i përket raportimit ka dallime gjinore ku femrat më

shumë se meshkujt ka gjasa që ti tregojnë dikuj tjeter për ngacmimin potencial

V.Pasojat e Ngacmimeve Virtuale

-Depresion

-Ankth

-Tërheqje

-Humbje e motivimit

-Largim nga jeta sociale

-Vetëbesim të ulët

-Probleme fizike
-Mendime vetëgjykuese

-Largim nga shkolla

-Mendime vetë lënduese (Feinberg,T.,&Robey,N.2008)

VI.Shenjat referuese

Sipas www.nobullying.com një fëmijë ka gjasa të jetë viktimë e ngacmimit virtual nëse:

-Shqetësohet kur dikush i dergon një mesazh në internet ose telefon

-Fillon të mbajë sekret aktivitetin e tij digjital

-Fillon të tërhiqet nga familja dhe shokët/shoqet

-Nuk merr pjesë në aktivitetet grupore

-Shmangë shkollen dhe aktivitetet përkatëse

-Ka ndryshim drastik në disponim,gjumë dhe ushqim

-Fillon ti shmanget përdorimit të telefonit ose kompjuterit

-Bëhet nervoz kur mesazhe të reja arijnë

-Fillon të bëjë sjellje vetë lënduese

Shenjat dalluese se fëmija është ngacmues në internet janë:

-Inkurajon të tjerët të ngacmojnë

-është shumë agresiv ndaj të gjithëve

-Qortohet dhe dërgohet në zyren e drejtorit vazhdimisht

-Denohet shpesh

-Fillon të ketë nëpër duar para ose gjëra të tjerëve

-Nuk merr përgjegjësi për asgjë duke përfshirë këtu edhe sjelljet e tij

-është shumë i brengosur për popullaritetin e tij/saj(www.nobullying.com)

VII.Si mund të Ndihmojmë


-Si komunitet ne duhët të kujdesemi që tu ofrojmë siguri e mbështetje të tjerëve rreth nesh me theks të
veqant fëmijëve për shkak të natyres së interaksioneve të tyre.Nëse vëreni se vëllau,motra,shoku ose

shoqja rreth jush po ngacmohen hapi i parë që duhet të merrni është që të uleni me të dhe të diskutoni

për zgjidhjet e mundshme të situates në fjalë.Sigurojeni personin që keni pranë se nuk është faji i tij/saj

për këtë që po ndodhë.

Pasi që të kuptoni situaten këto janë hapat që duhet të mirrni që të ndaloni ngacmimin virtual kundrejt

dikujt rreth jush por edhe ndaj vet jush:

Komuniteti shkollor:Bëni të ditur shkolles se nxënës nga po i njejti ambient kanë filluar që të bëjnë

ngacmime virtuale ndaj dikujt që ju e njihni ose ndaj jush, në të dy rastet merrni me vete dikë që është i

rritur dhe e kupton situaten mirë.Së bashku me shkollen diskutoni si të ndaloni akte të tilla në të

ardhmen dhe qfarë do të ndodhë me ngacmuesit nëse janë të identifikuar.

Dokumentimi:Së bashku me personin që është viktimë ngacmimesh ose edhe me veten kur ngacmimi

ndodh ndaj jush dokumentoni të gjithë incidentet duke përfshirë printimin e mesazheve,fotografimin e

tyre dhe shkrimin e incidienteve në një fletore.Ky dokumentim do të ndihmojë kur ju të kërkoni

ndihmë nga shkolla ose autoritetet tjera.

Injorimi:Bllokoni ngacmuesin/it nga rrjetet e juaja sociale,gjithashtu bllokoni numrin e telefonit të atij

fëmije në mënyrë që mos të dërgojë mesazhe të tjera.

Qasja:Derisa situata të vijë nën kontroll,mos hyni në internet ose mos përdorni telefonin,të njejten

procedurë kerkoni nga shoku/shoqja juaj nëse ata janë viktima në këtë rast.Kjo do të zvogëloj qasjen e

ngacmuesit dhe do të preventoj ndjenjat negative si depresioni.

Ndihmë-Flisni me organizata të ndryshme që të ofrojnë ndihmë.Ka grupe të ndryshme që mund të

ndihmojnë për tejkalimin e situates dhe ofrojnë suport emocional.Këto grupe gjithashtu mund të

ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje se si të ndalohet ngacmimi virtual së bashku.

You might also like