Professional Documents
Culture Documents
Gramatikë e Qytetërimeve PDF
Gramatikë e Qytetërimeve PDF
1929 nga Marc Bloch dhe Lucien Febvre) që përbën një nga rrymat më të njohura të historiografisë
moderne.
Profesor i historisë dhe i filozofisë që para Luftës II Botërore, drejtor i studimeve shkencore në
Shkollën e Studimeve të Larta Sociale që në vitin 1937, profesor i Historisë së Filozofisë Moderne në
Kolegjin e Francës, themelues i Shoqatës Ndërkombëtare të historisë ekonomike dhe administator i
Shtëpisë së Shkencave Njerëzore më 1962, anëtar korrespondent i shumë Akademive të huaja si ajo e
Budapestit, e Mynihut, e Madridit, etj., ai u zgjodh anëtar i Akademisë Franceze më 1984.
Braudel-i me veprën e tij revolucionarizoi mënyrën e të konceptuarit por edhe të të shkruarit të
historisë. Braudel-i tregoi se historia nuk mund të ekzistojë e pavarur prej vështrimit të historianit i cili
ndërhyn në çdo etapë të rindërtimit të historisë. Ai sjell një histori ndërdisiplinare e cila nuk tregon
vetëm duke u mbështetur te dëshmitë e te psikologjia por edhe te gjeografia, ekonomia politike,
sociologjia, duke futur kështu shkencat sociale në histori e duke ofruar një vizion global të Historisë me
të cilën Braudel-i kapërceu kufijtë e Francës për t’u bërë një nga referencat e letërsisë historike
botërore, mes të cilave mund të përmendim: “Mesdheu dhe bota mesdhetare në epokën e Filipit
II”; “Qytetërimi, ekonomia dhe kapitalizmi, shekulli XV- XVIII”; “MESDHEU, njerëzit, trashëgimia,
hapësira dhe historia”; “Dinamika e Kapitalizmit”; “Identiteti i Francës”; “Historia dita me ditë”;
“Kujtimet e Mesdheut”.
Pasqyra e lëndës
PASQYRA E HARTAVE . . . . . . . . . . . . . . . . .
NË VEND TË PARATHËNIES. . . . . . . . . . . . . . .
I. HISTORI E QYTETËRIMEVE . . . . . . . . . . .
Kapitulli I: E kaluara . . . . . . . . . . . . . . . . .
Hapësirat , 147.– Përmes të kaluarës së kontinentit të zi, 155.
Kapitulli I: Hyrje në Lindjen e Largët . . . . . . . . . Çfarë tregon gjeografia, 181. – Barbaria kundër
qytetërimit: dëshmia e historisë , 189.– Origjina të largëta: arsyet e një palëvizshmërie kulturore, 193.
n
KY LIBËR është një manual, - ose më shumë pjesa qendrore e një manuali, - i botuar për herë të parë
në vitin 1963. Një manual i përftuar dhe i shkruar për maturat e gjimnazeve tona e që sot na duhet ta
lexojmë si të tillë. Por jo sepse kështu duam ne, dhe jo me rezerva, përkundrazi. Ky nuk është një tekst i
shkruar për një situatë të caktuar ku, sigurisht, ndjehet se nga pas ka për autor Braudel-in. Në kuptimin
më të plotë, ky është një manual i F. Braudel-it i hartuar në një kontekst pak të pazakontë dhe i
përballuar prej tij deri diku si një sfidë. Domethënë një tekst i shkruar jo për njerëzit e rangut të vet,
madje as për publikun e gjerë, i cili deri në atë kohë ende nuk e njihte e për të cilin, nga ana e tij, ai nuk
shqetësohej fare, por për një auditor të përcaktuar mirë djemsh dhe vajzash nga 16 deri në 18 vjeç –
“auditor të rriturish”, do të shkruajë ai më 1983 në një nga shënimet e veta në Corriere della Sera, që
ribotohet këtu – të cilëve ai dëshironte t´u drejtohej, ashtu si edhe, është e tepërt ta shtojmë,
profesorëve të tyre. Një tekst që synon të tregojë – dhe të provojë – se historia, shkenca më kërkuese,
më e re dhe më tërheqësja ndër shkencat e njeriut, mund të mësohet dhe, gjithashtu, se si duhet dhënë
mësimi i saj. Një parim themelor: t´i bësh të interesuar ata të cilëve u drejtohet historia dhe t´u japësh
mundësi ta përballojnë botën ku jetojnë duke e kuptuar atë. Në të vërtetë, sipas tij, nuk ka histori që
nuk u përgjigjet, nëpërmjet pyetjeve dhe kthimit të së kaluarës, kureshtjeve, pasigurive dhe problemeve
të së tashmes.
Duke e rilexuar sot këtë tekst, do të kuptohet më mirë përse, i lutur gjatë dhjetë vjetëve nga botuesi
i tij “për t´ia përshtatur” atë një publiku tjetër, pa thënë me të vërtetë kurrë jo, ai e kishte shtyrë
gjithmonë për më vonë. Çdo libër ka logjikën e tij të të shkruarit, e cila nuk i pranon ripunimet e
hollësirave, por kërkon të fillohet gjithmonë nga e para. Këtë ai ua ka përsëritur vazhdimisht të gjithë
atyre që i afroheshin: për të shkruar mirë, dhe historia duhet shkruar mirë nga historianë “mjeshtra të
gjuhës së tyre”, asnjëherë nuk duhet të ndreqësh por gjithmonë ta nisësh nga e para, pa u lodhur, nga A-
ja te ZH-ja, derisa të gjesh atë shprehje të mendimit që të jetë njëherazi më e sakta dhe më e thjeshta,
derisa teksti të “rrjedhë nga burimi”.
Pra, është më mirë që ky libër të na jepet sot përsëri në variantin e tij origjinal, gjithë-gjithë pa
ilustrime, pa dokumentet dhe shënimet për lexuesin. Zaten, paradoksi do të qe nëse F. Braudel-i nuk do
të përgjigjej pjesërisht për këtë libër, edhe pse me kaq vonesë, në një largësi pothuajse prej një çerek
shekulli. Lexuesit e tij të parë i kanë kapërcyer të dyzetat dhe mësuesit e parë më të rinj, që e kanë
përdorur, kanë arritur të pesëdhjetat. Megjithatë, ashtu si për librin Mesdheu, Spanja dhe Italia e dhanë
shembullin që në vitin 1966. E para duke e përkthyer të plotë për studentët e universitetit (Madrid,
Tecnos), e dyta duke e paraqitur si libër xhepi, i cili qysh nga ajo kohë është ribotuar rregullisht (Torino,
Einaudi, PBE). Çka flet për ndryshime kuptimplote në qarkullimin e librit, e këto ndryshime mund të
sjellin befasime në Europën tonë që është duke u bashkuar: në të vërtetë, nuk ka asgjë që të jetë më e
ndarë se sa përmbajtja e arsimit tonë të mesëm, megjithë paralelizmin e mësimeve dhe të
periodizimeve. Shtojmë këtu, duke rrezikuar t´i ashpërsojmë fjalët se, padyshim, si manual, ai as në
Francë nuk ka pasur përhapjen që mund dhe duhej të kishte pasur: sa këshilla profesoralë do të
vendosnin (siç munda të vija re pak i habitur edhe vetë në vitin 1964, në atë gjimnaz province, në veri të
Parisit, ku sapo isha emëruar) se ai ishte tepër i vështirë për nxënësit dhe për ta duhej zgjedhur një
tjetër, më i lehtë për t´u kapur, duke e ruajtur këtë të fundit si “libër për mësuesin”? Dhe kështu, në një
kohë kur shtëpitë botuese shkollore shpërndanin bujarisht manualët e tyre, kjo do të thoshte të siguroje
një dështim të plotë të botimit! Por unë dua të besoj se, nëse ky libër, edhe kështu, do të kishte gjetur
gjysmën e publikut të kërkuar prej tij dhe do të kishte shërbyer si “libër për mësuesin”, duke i ndihmuar
profesorët, në atë frymë që dëshironte F. Braudel-i, në dhënien e këtij programi të ri dhe të vështirë,
program të cilin qe përpjekur shumë ta bënte të pranueshëm, ai do të kishte mbetur nga kjo më shumë
se gjysmë i kënaqur. A do t´i gjejë ai sot, më në fund, njëherazi edhe lexuesit edhe atë status, që shumë
njerëz dëshironin t´ia jepnin me shtrëngesë? Të paktën tri arsye të shtyjnë ta besosh diçka të tillë: unë
do të përpiqem t´i paraqes me radhë.
Ky libër, ashtu si shumë të tjerë, ka historinë e vet dhe për t´ia vlerësuar rëndësinë duhet ta
vendosim në kontekstin e tij: në fundin e viteve pesëdhjetë. Në atë kohë, përpjekja e madhe e pasluftës
për ndërtim dhe modernizim, çon në vënien në pikëpyetje të një numuri strukturash kryesore të
shoqërisë franceze, papërshtatshmëria e të cilave dukej qartë, të paktën në sytë e një “elite” të
kulturuar dhe të hapur ndaj botës së jashtme. E vërtetë është kjo në politikë, e vërtetë gjithashtu për
sistemin edukativ, të cilat i nënshtrohen një trysnie të paparë, nga shkolla fillore e deri në universitet.
Këtij sistemi i duhet të pranojë fëmijët e baby-boom-it për një shkollim më të gjatë dhe të marrë në
shërbim mësues në një numër më të madh nga klasat e varfëruara të paraluftës. Të parët duhet të
mësojnë dhe të dytët t‘i japin ndryshe disiplinat e përtërira thellësisht. Dhe e njëjta kërkesë për një
përparim të dyfishtë në cilësi dhe sasi - në të vërtetë një shkëputje me gjithë kuptimin e fjalës – vlen për
formimin e kuadrove të tjerë të kombit, me në krye inxhinierët dhe mjekët. Reformat janë në rendin e
ditës, sipas motos “të qeverisësh do të thotë të parashikosh”. Por ato ndajnë opinionin, përdoruesit dhe
specialistët. Disa reforma do t´ia dalin në krye: mësimdhënia e matematikave, studimet mjeksore. Të
tjera do të pësojnë dështim të plotë ose të pjesshëm. Midis këtyre të fundit, edhe reforma e
mësimdhënies së historisë.
Parimi i një reforme në programet e historisë qe vendosur përpara fundit të Republikës IV: reforma
nisi në vitin 1957 me klasën e gjashtë dhe në fillim të vitit shkollor 1962 mbërrin te matura. Parimi i saj
është i thjeshtë. Periodizimi i vjetër i historisë në pjesë të njëpasnjëshme duke nisur nga Mesopotamia
dhe Egjipti, që është në fuqi nga viti 1945, linte për në dy klasat e fundit epokën e quajtur
“bashkëkohore”: 1789-1851 në klasën e njëmbëdhjetë, 1851-1939 në maturë. Periodizimi i ri, i vendosur
që nga 19 korriku 1957, e sjell mësimin e saj një vit më përpara dhe e zhvendos ndarjen e brendshme
më poshtë: 1789-1871 tek e dhjeta, 1871-1945 tek e njëmbëdhjeta ndërsa për maturat lihet studimi i
“qytetërimeve bashkëkohore kryesore” . Duke nisur nga kjo, më pas, Buletini zyrtar i 25 korrikut, i ndan
këto në gjashtë botë (perëndimore, sovietike, myslimane, e Lindjes së Largët, e Azisë Juglindore, e
Afrikës së Zezë), të paraprira nga një hyrje, e cila ka për qëllim të saktësojë konceptin dhe kuptimin e
tyre: ajo “para së gjithash duhet të përkufizojë nocionin e qytetërimit, por do të theksojë duke e
shpjeguar, formën që i duhet dhënë studimit të parashikuar, i cili do të sjellë për çdonjerën nga
bashkësitë e përmendura… tre elemente kryesorë: themelet; faktorët thelbësorë të zhvillimit; anët e
veçanta aktuale të qytetërimit të saj”.
Në atë kohë diçka e tillë për F. Braudel-in është më shumë një kompensim se sa një fitore e vërtetë.
I detyruar të braktiste drejtimin e një jurie konkursi kombëtar për pedagogë, ku pati rastin të provonte
të gjitha vështirësitë me të cilat mund të ndeshej “reforma e konkurseve”, aq e nevojshme, ai u thirr në
të vërtetë nga Henri Longchambon-i për të hartuar pjesën që lidhej me shkencat sociale në një raport
për hulumtimin shkencor në Francë, të caktuar për planin pesëvjeçar që po hartohej. Por projekti i një
fakulteti të vogël eksperimental për shkencat ekonomike, sociale dhe politike i paraqitur prej tij, “ndeshi
në kundërshtimin e fakulteteve ekzistuese – Letërsi dhe Drejtësi – të kërcënuar nga konkurrenca. Në
qershor të vitit 1957 raporti përfundimtar i paraqitur në qeveri (“pa i besuar shumë” për shkak të
plogështisë apo të kundërshtimit të vazhdueshëm nga frika dhe “logjika” e të gjitha institucioneve
ekzistuese”), e cilësonte atë si një “reformë afatgjatë”, të mundshme në suazën e një “përshtatjeje të
strukturave”. Teksti i këtij raporti, me siguri i hartuar nga vetë F. Braudel-i, mund të lexohet në
dorëzimin e parë të Analeve ESC të vitit 1958, nën titullin “Shkencat sociale në Francë. Një bilanc, një
program”.
Megjithatë ky dështim i parë do të ketë dy pasoja, si njëra edhe tjetra të lidhura me nismën e
Gaston Berger-it, në atë kohë drejtor i arsimit të lartë. E para, projektin për të krijuar në Paris një Shtëpi
të Shkencave të Njeriut (ose të Shkencave Sociale, meqë artikulli i vitit 1958 i përdor me radhë të dyja
shprehjet) si vend i “përqendrimit të hulumtimeve” rreth një biblioteke dhe shërbimeve të përbashkëta
(“sidomos një qendër e mekanografisë dhe një laborator kartografie“). E dyta,reformën e programeve të
maturës (e në fakt të ciklit të dytë të shkollës së mesme) që duhej të përgatiste nxënësit për në
universitetet e për botën bashkëkohore dhe, nëpërmjet nocionit të qytetërimit, të ilustronte për ta
gjithçka që mund të nxirrte historia nga një lexim i vëmendshëm i “shkencave sociale fqinje: gjeografi,
demografi, ekonomi, sociologji, antropologji, psikologji”. Një mësim i vërtetë për çka na rrethon në
shkallë botërore.