You are on page 1of 6

1 MBUROJA.

net

Ky është besimi i ehli sunnetit dhe xhematit dhe këto janë


veçoritë e ithtarëve të tij

1. Të argumentuarit vetëm me Kur'an, Sunnet (veprimtaria e Muhammedit, paqja dhe


bekimi i All-llahut qoftë mbi të) dhe ixhma' (konsensusi i dijetarëve islamë);

2. Dorëzimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj citateve Kur'anore dhe të Sunnetit, dhe të
kuptuarit e tyre në pajtim me metodën e selefit (të parët tanë të mirë);

3. (Ata) Pasojnë Sunnetet e vërteta dhe nuk shpifin risi (bidate);

4. I kushtojnë rëndësi mësimit të Kur'anit dhe Sunnetit, leximit dhe përhapjes së tyre;

5. Nuk bëjnë dallim mes Kur'anit dhe Sunnetit (në aspektin e argumentimit dhe
pasimit), përveç nëse një gjë të tillë e ka përkufizuar Zoti i Lartëmadhëruar;

6. Argumentojnë vetëm me Sunnete të vërteta dhe nuk bëjnë dallim mes Sunneteve
mutevatir* dhe ahad*;

7. Nuk kanë prijës (imam) të caktuar, që marrin vetëm çka thotë ose ndalon ai, përveç
Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të);

8. Janë njerëzit më të ditur lidhur me Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë
mbi të), udhëzimin e tij, veprat, thëniet, etj. Andaj, janë që më së shumti e duan
Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të) dhe Sunnetin e tij;

9. Hyjnë në islam dhe e pranojnë ate në tërësi pa asnjë dallim;

10. Aplikojnë urdhrat e islamit me bindje dhe të patundur;

11. Madhërojnë dhe nderojnë selefin;

12. Tubojnë dhe mbledhin argumentet për një çështje me qëllim që të arrijnë deri te e
vërteta dhe citatet e paqarta (muteshabih) i kthejnë në ato të qarta (muhkem), të cilat
janë bazë e Kur'anit;

13. Bashkojnë mes diturisë dhe adhurimit (ibadetit);

14. Bashkojnë mes mbështetjes në All-llahun (tevekkuli) dhe zbatimit të shkaqeve


(sebepeve);
2 MBUROJA.net

15. Kërkojnë rriskun (furnizimin) e tyre në këtë botë dhe e shpenzojnë atë pa teprim,
ndërsa janë të përkushtuar (zahida) në anën tjetër;

16. Adhurojnë All-llahun mes frikës, shpresës dhe dashurisë;

17. Bashkojnë mes mëshirës dhe butësisë, vrazhdësisë dhe ashpërsisë;

18. Bashkojnë mes mendjes dhe ndjenjave;

19. Janë të drejtë në çdo aspekt;

20. Kanë besnikëri në diturinë e tyre dhe në çdo gjë tjetër;

21. Janë mesatarë në çdo gjë;

22. Janë mesatarë në besimin e Emrave te All-llahut dhe Cilësive të Tij; mes grupit
lajthitës "et-ta'til" (grup lajthitës që i mohon Cilësitë e All-llahut) dhe "et-temthil" (grup
lajthitës që shëmbëllejnë dhe i krahasojnë Cilësitë e Zotit me cilësitë e njeriut);

23. Janë mesatarë në aspektin e frikës dhe shpresës, mes fraksionit murgji (fraksion i
lajthitur që beson se veprat nuk janë prej besimit) dhe veidijjeh (fraksion ky që detyrojnë
dënimin e mëkatarit me zjarr);

24. Mesatarë në çështjet e tekfirizmit (akuzimit të njerëzve me mosbesim);

25. Mesatarë në emërtimin e çështjeve të fesë dhe besimit ose emrave të ligjeve; mes
havarixhëve (fraksion i devijuar), mu'tezilive (fraksion i devijuar) si dhe murgjieve e
xhehemive (fraksione të devijuara);

26. Mesatarë në çështjet e caktimit të Zotit (kaderit); mes kaderive (fraksion që mohon
përcaktimin e All-llahut) dhe xheberive (fraksion që beson se çdo gjë është me detyrimin
e Zotit dhe që mohojnë lirinë e zgjedhjes te njeriu);

27. Mesatarë në dashurinë ndaj Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi
të); mes ekstremistëve dhe atyre që nuk e pasojnë atë fare;

28.Mesatarë ndaj shokëve të Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të);
mes rafidinjëve (grup i devijuar që shajnë shokët e Muhammedit (paqja dhe bekimi i
All-llahut qoftë mbi të) dhe havarixhëve (të cilët i akuzojnë shokët e Muhamedit (paqja
dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të) me mosbesim);

29. Mesatarë në logjikë; mes atyre që e teprojnë në të argumentuarit me të dhe atyre që e


mohojnë plotësisht atë;
3 MBUROJA.net

30. Mesatarë në respektimin e dijetarëve;

31. Mesatarë në bashkëpunim me prijësit muslimanë;

32. Mesatarë ndaj kerameteve [ndodhive të jashtëzakonshme, mrekullive] të evliave;

33. Mesatarë në çështjet e ndërmjetësimit (shefatit);

34. Nuk emërtojnë vetën e tyre përveç se me islam, Sunnet dhe xhemat;

35. Pajtohen në mendime dhe punë;

36. Nuk kanë kundërshtim në bazat e besimit;

37. Nuk polemizojnë rreth fesë dhe largohen plotësisht nga grindjet dhe debatet e kota;

38. Nuk polemizojnë me pasuesit e bidatit dhe nuk shoqërohen me ta;

39. Distancohen dhe ruajnë karakterin e tyre nga thashethemet dhe pyetjet e pa
dobishme dhe të tepërta;

40. Urrejnë humbjen e kohës me gjëra të kota dhe gjëra që nuk ka dobi fetare;

41. Janë njerëzit me mendjen dhe logjikën më të shëndoshë, si dhe me diturinë më të


pastër e cila bazohet në Kur'an dhe Sunnet;

42. Konsultohen me dijetarët për çdo çështje fetare dhe të kësaj bote;

43. Shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e All-lahut;

44. Luftojnë në rrugën e All-llahut;

45. U kushtojnë rëndësi çështjeve të muslimanëve dhe problemeve të tyre;

46. Janë ambiciozë për bashkimin e muslimanëve në të vërtetën;

47. Kanë moralin më të lartë;

48. Janë të mençur dhe mendjemprehtë;

49. Tregojnë edukatë gjatë polemikave;

50. Kanë ambicie të lartë për çdo punë të dobishme;


4 MBUROJA.net

51. Kanë qëndrim të njëjtë si në bollëk, ashtu edhe në vështirësi;

52. Bashkëpunojnë dhe ndihmojnë të tjerët në gjëra të dobishme;

53. Kanë edukatë të pastër;

54. Janë ata që ruajnë origjinalitetin e fesë në çdo kohë dhe vend, dhe e ripërtërijnë atë
kur paraqitet nevoja;

55. Urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja;

56. I thërrasin njerëzit ne fenë e Zotit vazhdimisht;

57. Janë shëmbëlltyrë në të mira dhe punë të mbara;

58. Këta janë gurabatë, dmth përmirësojnë dukuritë negative në çdo shoqëri duke i
drejtuar ata në të mira;

59. Janë grupi i vetëm i shpëtuar;

60. Janë grup fitimtarë mbi të kotën deri në kataklizëm (kijamet);

61. Janë njerëz që besimtari pikëllohet për humbjen dhe vdekjen e tyre;

62. Kanë durim në thëniet, besimin dhe thirrjen e tyre;

63. Janë që më së shumti i këshillojnë njerëzit për All-llahun, Librin e Tij, profetët e Tij,
parinë e muslimanëve dhe njerëzit tjerë në përgjithësi;

64. Nuk e detyrojnë të paaftin që të ketë dituri për çdo gjë;

65. Nuk i sprovojnë njerëzit me gjëra që nuk i përkasin Zotit dhe të dërguarit të tij;

66. Çdo herë kërkojnë plotësimin e karakterit të tyre por nuk kërkojnë të pamundshmen;

67. Shoqërohen dhe distancohen vetëm për hir të All-llahut, si dhe duan dhe urrejnë po
ashtu vetëm për hir të Tij;

68. Janë të mëshirshëm mes veti dhe të ashpër ndaj kafirave;

69. Janë të shpëtuar nga akuzimi i njëri-tjetrit me mosbesim (kufër);

70. Janë të pastër nga mashtrimi, risitë në fe (bidatet), shirku (politeizmi) dhe mëkatet e
mëdha;
5 MBUROJA.net

71. Ruajnë gjuhët dhe zemrat e tyre ndaj shokëve të Muhammedit (paqja dhe bekimi i
All-llahut qoftë mbi të);

72. Janë të shpëtuar nga prishjet, shkatërrimet, çrregullimet shoqërore dhe fetare;

73. Madje edhe të devijuarit dhe bidatçinjtë u kthehen atyre dhe diturisë së tyre;

74. Mohojnë keqkomentimet dhe interpretimet e gabuara;

75. Besojnë me bindje se nuk i lejohet askujt ta ndryshojë apo të dalë nga sheriati i
Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të) (jurisprudenca islame);

76. Hulumtojnë dhe nuk nxitojnë në pranimin e çdo lajmi dhe propagande, si dhe nuk
shpejtojnë në marrjen e qëndrimeve ndaj dukurive dhe ndonjë norme;

77. Nuk japin fetva (përgjigje) pa dije;

78. Nxitojnë në pastrimin e shpirtit me vepra të dobishme;

79. Kanë sinqeritet në punët e tyre dhe paraprijnë në gjërat më të rëndësishme që duhen
për një kohë dhe për një shoqëri;

80. Arrijnë begati dhe lumturi me pak punë, që ndoshta dikush nuk e arrin atë me
shekuj;

81. I përgëzojnë besimtarët, sidomos kur janë në momentin e vdekjes;

82. Kanë zemra të buta dhe sy lotues për shkak të frikës që kanë ndaj All-llahut;

83. U ndriçon fytyra e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër për shkak të besimit të pastër
që e posedojnë;

84. Janë shkaktarë për udhëzimin e njerëzve në të vërtetën dhe mu për këtë arrijnë grada
të larta në dy botrat.

Në fund e lusim All-llahun e Lartëmadhëruar që të na bëjë nga ky grup i shpëtuar dhe të


na forcojë në të.

Shkëputur nga libri “Akidetu Ehlis-Sunneti vel Xhemaati, Mef-humuha, Hasaisuha


ve Hasaisu Ehliha”
Autor: Muhammed Ibn Ibrahim el-Hamed
Recenzoi: Abdul Aziz Ibn Baz
6 MBUROJA.net

*mutevatir: janë ato hadithe sahiha (të vërteta) e që transmetohen nga një numër i madh transmetuesish në
çdo gjeneratë, gjë që mohon mundësinë e dobësisë së hadithit.
*ahad: janë ato hadithe sahiha (të vërteta) që transmetohen nga një numër i vogël (prej 1-3) trasmetuesish në
çdo gjeneratë dhe nuk e kanë gradën e hadithit mutevatir.

Përktheu në shqip: Abdulmelik Besfort Maxhuni

You might also like