You are on page 1of 17

EHLU SUNETI DHE XHEMATI

‫اهل السنة والجماعة‬


AKAID - Klasa 12

Hyrje

-Është mirë e njohur në çështjet e bazave themelore të fesë ka vetëm një alternativë të saktë. Si
rrjedhojë mospajtimi dhe divergjencat në bazat themelore të fesë nuk ësthë i lejuar.
Kjo për dallim nga çështjet degëzore dhe normat, për të cilat mopajtimet janë të natyrës së
pranuar sepse konkluzionet për to janë të ndërtuara mbi gjykime jo të prera, ndryshe nga bazat
e fesë e prej tyre edhe bazat e besimit të cilat janë të ndërtuara mbi argumentete të prera.

-Prej grupve të cilat i referohen islamit, nga të gjitha grupet, Ehlu Suneti dhe Xhemati
përfaqëson me dinjitet grupin që qëndron palëkundur në të vërtetën.
Pёrkufizimi,
Nocioni Ehlu Suneti vel xhemaati, (‫ ) والجماعة السنة اهل‬është nocion në gjuhën arabe që në shqip
ka kuptimin:

“Ndjekësit/pasuesit e sunetit dhe të bashkësië”


Ky nocion ështe i formuluar nga dy fjalë kyqe:
ES SUNNETU – ‫السنة‬ dhe
EL XHEMAATU - ‫الجماعة‬
Kuptimi i fjalës SUNNET
Fjala Sunnet, gjuhësisht ka disa kuptime, prej tyre:
 RRUGË
 TRADITË
 JETËPËRSHKRIM- BIOGRAFI
 LIGJ (SUNNET ALLAHU – LIGJI I ALLAHUT
 TRADITA PROFETIKE – RRUGA E TIJ S.A.V.S.
 VEPËR E PËRQYER (NË SHERIATIN ISLAM) – NORMË JURIDIKE ISLAME – Vepër shumë e
pëlqyer në fe, por që nuk është detyrim: psh. Sunetet e namazeve

Në aspektin terminologjik suneti është


“Rruga e të dërguarit te Allahut a.s. dhe ndjekja e saj, e përbledhur në tri aspekte:

Fjalë, Vepra dhe Besim

Shënim: Përkufizmi i lartëcekur është përbledhës, por mund të gjejmë edhe përkufizmi tjera,
vecanërisht kur në shprehje vijnë diciplonat shkencore islame. Dijetrëet e Akaidit mund të japin
tjetër përkufizmin nga ata të hadithit, fikhut, usulit etj. Por të gjithe bashkohen në atë se suneti
është rruga e të dërguarit a.s.
Kuptimi i fjalës XHEMAT

Fjala xhemaatu - ‫ الجماعة‬eshtë falë arabe e cila ka kuptimin:

- BASHKËSI: SHUMICË
- Grup i njërëzve që i bashkon një synim i përbashkët
- Xhematë
- UNITET
- Në terminologji
- “Xhemati janë shumica e myslimanve (ESSEVADU’L A’DHAM) nga koha e
resulullahut e deri në kiamet të cilët edhe i bashkon një synim i përbashkët, pasimi I rrugës së
të dërguarit dhe fitimi i kënaqësisë së Allahut xh.sh.”
Argumenti: Hadithi i Muhamedit a.s.” Umeti im nuk bashkohet në dalalet (humbje). Kur të
shihni mospajuteshmeri, e keni obligim ndjekjen e asaj që ndjekin shumica e absolute e
muslimanëve (essevaul a’dham).

Kuptimi i fjalës XHEMATË

- Bashkësia e IMAMËVE – DIJETARËVE MUXHTEHIDË të umetit islam


I dërguari a.s. thotë:” Allahu nuk e bashkon kurrsesi umetin tim në humbje (dalalet)”
Bazuar në ketë hadith, dijetarët ( e sidomos usulistët) kanë ardhë në konkludim se për qëllim
është “kurrë nuk bashkohen dijetarët e umetit tim në humbje”. Kjo për faktin se në humbje
mund të bashkohen një grup i njerërve që nuk kanë arritë shkallën e të qenurit “dijetarë
eminentë” por asesi “ dijetarët eminent të muslimanëve” xhematë mund të quhen edhe:
- Bashkësia e Sahabëve, në mënyrë specifike
- Bashkësia e muslimave që janë bashkuar rreth një prijësi etj.

Konkludim
Siç shihet nga paraqitja e kuptimeve të Nocionit Bashkësi - Xhematë, vijmë në kokludim se
xhemati përfaqëson Sahabët, Dijetarët eminet nga gjeneratat e para (selefu salih) dijetaët
eminent të cilët i pasuan këto gjenrata (HALEF) dhe të gjithë muslimanët të cilët ndoqën rrugën
e tyre. Xhemati përfaqësoka SHUMICË prandaj nuk ka asnjë lidhje as gjuhësore e as
terminologjike që një grup i vogël i muslimanvë te jenë xhemati e të tjerët që nuk pajtohen me
ta të mos jenë.
- Pasuesit e bashkësisë janë xhemati ndërsa pasuesit e grupimeve nuk janë xhemati.
- Ne jemi Ehlu Suneti dhe Xhemati dhe si rezultat nuk jemi; Ehul bidei ve dalali (pasuesite
bidateve e devijimeve).

Kush përbën Ehlu Sunetin dhe Xhematin

- Është fakt i pamohueshëm për të cilin ka koncenzus se Ehlu Sunetin dhe Xhematin e përbëjnë
katër shkollat e njohura juridike:
 HANEFIJ
 MALIKIJ
 SHAFIIJ
 HANBELIJ
- Kur i zbërthejmë në shkollat AKAIDORE – BESIMORE rezulton se pasuesit e shkollave të
latëpërmendura janë në ndonjërën prej këtyre tri shkollave:

 MATURIDIJ
 ESHARIJ
 TRADICIONALIST

Hanefitë janë Maturidij, Malikitë, Shafiitë e një pjesë e Hanbelive janë Esharij, kurse një pjesë e
Hanbelijve në medhhebin Tradicionalist. Kjo thuhet kur e marrim si rregull të përgjithshme,
ndonjë përjashtim mund të ketë.
Kush përbën Ehlu Sunetin dhe Xhematin?!

Shumica e dijetarëve musliman përgjatë historisë së bujshme të Islamit, janë në


medhhebin Esharij dhe Maturidij, saqë nuk gjene liderë e reformatorë, e të mos jenë ose
Esharij ose Maturidij dhe nuk mund të gjesh thuajese askënd nga dijetarët e tefsirit, hadithit,
fikhut, uslulit, kelamit, ose Tradicionalistë veqse te jeni me bindje esharite.
Konkluzioni se Esharitë janë Ehlu Sunet dhe Xhematë, është cështje në të cilën nuk ka kurfarë
dileme. Me të drejtë llogaritën bartës të fesë së Allahut, Kuranit, hadithit, fikhut, shkenca
gjuhësore dhe thuajse e të gjitha shkencave Islame, saqë po i shave (sfidove-kritikove) ata, ke
kritikuar fenë tonë fisnike.

Vlenë të theksohet se ndërmjet këtyre medhhebeve sunite (Maturidij, Esharij dhe


Tradicionalist) gjejmë disa mospajtime, por këtë mospajtime kanë ndodhur rreth gjëravetë
dorës së dytë e jo në bazat e fesë, dhe si rrjedhojë për këto mospajtime asnjëra palë nuk
akuzon tjetrën me rënie në risi dhe gabime, po fusha e diskutimit ka ngjarë për gjëra në të cilat
lejohet angazhimi e hulumtimi shkencor dhe mospajtimi në to është normal.
ESHARINJT

Hyrje:
Presioni dhe dhuna që mutezilët ushtronin ndaj muhadithineve dhe fukahave i bëri njerëzit të
harronin hajrin dhe te mirat e sukseset e tyre ne shume fusha.
Jane dy dijetare kryesore qe dolen ne skene nga Esharinjte
t1. Ebu Hasen El Eshariu (Basra)
2. Ebi Mensur El Maturidiu (Samarkand)

Definicioni:
GRUP-DREJTIM AKAIDEOLOGJIK në EHLI SUNET DHE XHEMAT I CILI PASON DIJETARIN E
MADH EBI HASEN ALI BIN ISMAIL el Esh’arij

BIOGRAFIA E IMAMIT:

 EMRI: Ebi Hasen Ali bin Ismail El Eshari – pasardhës i sahabiut të nderuar Ebu Musa El
Esharij r.a..
 Lindi më 260 H. (873)në qytetin e Basras (Irak)
 Vdiq më 337 H (940) në Bagdad
 Mësoi nga Ebi Ali El Xhubaiu (dijetari eminent i Muteziles)
 40 vjet derisa braktisi Mutezilen
 Debati me mësuesin për: besimtarin, kafirin dhe fëmijet.
 40 vjetët e para të jetës i kaloi në Mutezile
 Nuk i pushonte zemra në mësimet e Muteziles
 Pa në ëndërr Resullullahun salallahu alejhi we selem
 Fillimi i jetës së re në mbrojtje të parimeve të Ehli Sunetit dhe Xhematit.
 Konfirmon ndjekjen e rrugës së Imam Ahmedit r.a. atëhëbotë synonim i Ehli Sunetit
 Metodologjia

 Kuran dhe sunet + logjikë


 Mbante rrugë ne mes Tradicionalisëve në një anë dhe Muteziles në anën tjetër

PARIMET DHE BINDJET E ESHARINJVE

Parimet:
Imani: Besim me zemër.
Dëshmia dhe veprat janë degë të tij
(për këtë arsye të paditurit i quajnë esharinjët Murxhitë)

 Autori i mëkatit të madh: Besimtar, mëkatar: Në ahiret Allahu Teala ose e falë ose e
dënon.
 Detyrimet janë nëpërmjet shpalljes (jo nëpërmjet mendjes siq thonte mutezileja)
 E mira dhe e keqja janë SHERIATIKE
 Kelami: Lejohet dhe detyrohet marrja me kelam për nevojën e kohës dhe dobinë e saj
 Cilësitë e Allahut
 I vërtetojnë-atribojnë Allahut teala TË GJITHA CILËTISË me të cilat Ai ka cilësuar Veten
pa i mohuar apo përgjasuar me askënd.

 Ajetet jo të qarta:
1. I pranojnë pa hyrë në komentim
2. I komentojnë sipas rregullave të rrepta të gjuhës dhe kontekstit të tekstit.
Rezultatet
 Pranojnë tërësinë e asaj që ka ardhur në Kuran e sunnet
 Ajetet e paqarta të cilat i referojnë Allahut cilësi i komentojnë si: fuqi, pushtet, force
etj...

Istivaja ka kuptiminin; Mbizotërim – Shfaqje pushteti

 Allahu është lartë në kuptim të Madhështisë dhe pushtetit

 Dora: Fuqi – ose dore siq i takon madheshtise se Tij


Kërciti: Vështirësi, Këmba: Pushtet Etj...

Prej dijetarëve bashkëkohorë te drejtimit Esh’arij:


Dr. Jusuf El Kardavi, Dr. Seid Ramadan El Buti, Muhamed Muteveli Sharavi, Dr. Seid Fuede, Dr.
Velid Es Semamia, Dr. Muhamed Imare, Dr. Ali Xhuma, Dr. Ahmed Tajjib, Muftitë e dijetarët e
medhhebve Malikij e Shafiij

Përfundim

 Esharinjët janë prijatarët e Ehlu Sunetit


 Janë shumica e ehli sunnetit dhe xhematit (bashkë me Maturiditë)
 Nuk ka krijuar fraksion të ri por vetëm ka vazhduar rrugën e Elhi Sunetit
 Vërtetojën të gjitha cilësitë e Allahut duke ikur nga përgjasimi i mundshëm
 Lejojë marrjen me kelam sunij (edhe janë themelues të tij).
 Kelami sunij ka për bazë themelore Kuranin dhe Sunetin kurse nën dritën e tyre trajton
problematikat besimore edhe me logjikë.
 Ndoqën rrugën e Selefit në metodologji dhe te Halefit ne konkluza për shkak të
ndyshimit të rrethanave. Allahu e din më së miri
MATURIDINJTË

SHFAQJA E MATURIDINJVE
Më herët kemi përmendur se Esh’arinjtë u shfaqën si ndërmjetësues në mes Muteziles dhe
Tradicionalistëve,ndërsa Maturidinjtë janë ndërmjetësues në mes Mutezilëve dhe Esh’arinjve.

Pra Tradicionalistet mësimet e Muteziles I hodhën në tërësi si të pa baza,kurse Maturidinjtë nuk


i refuzuan në tërësi,por as nuk I pranuan përparësitë që Mutezileja i dha mendjes.
Maturidinjtë janë simpatizuesit e Ebi Mensur Muhammed bin Muhammed i njohur me emrin
Maturid.
Mësimet e fikhut dhe ilmul-Kelamit i kishte marrë nga Naser bin Jahja El-Belhiu.
Samarkandi ishte qendër e diskutimeve në fushën e Fikhut,të Usuli Fikhut dhe të Ilmul-Kelamit.
Aty zhvillohej një dialog I rreptë në mes Muteziles dhe Muhadithinëve në çështje të ndjeshme të
fesë Islame.
Maturidiu ishtë bashkëkohës I Esh’ariut. Ai pajtohej me Esh’ariun në mendime rreth shumë
çështjeve. Esh’ariu dhe Maturidiu për çështje të besimit mbështeteshin mbi argumente
Kuranore,Hadithe dhe argumente logjike.

PARIMET KRYESORE TË MATURIDINJVE


Maturidinjtë janë të mendimit se:
1. Njohja e Allahut mund të arrihet nëpërmjet angazhimit të mendjes;
2. Zoti është Krijues i çdo gjëje.Nuk ka send në këtë gjithësi që të mos e ketë krijuar Allahu
xh.sh;
3. Zotit i atribuohen cilësi pa u thelluar në to;
4. Fjalët e Zotit kuptimisht janë të përqendruara në vetë Qenien e Tij pa fillim,e jo të përbëra
nga germat e fjalët,siç supozonin Mutezilët;
5. Zoti mund të shihet në Ditën e Gjykimit;
6. Autori I mëkatit të madh nuk hidhet përgjithmonë në Xhehenem, edhe nëse vdes pa u
penduar.

SELEFIZMI dhe VEHABIZMI

Definicioni
Gjuhësisht:
Fjalë që shprehë dicka që ka kaluar, emërton të parët, paraardhësit. ES Selefu Salih
Emërton tri gjenerat e para të arta nga Sahabët, Tabiinët dhe EtbauTabiinët.

 Hadithi: “Më të mirët njerëz (më e mira gjeneratë) janë gjenerata ime pastaj ata që
vijnë pas tyre e pastaj ata që vijnë pas tyre”.

Shënim: Të katër imamët e mëdhenj Imam Ebu Hanifeja, Imam Maliku, Imam Shafiu dhe
Imam Ahmedi, janë Selefu Salih dhe ne pasuesit e tyre jemi pasues të selefit.

 Ata dijetarë dhe pasuesit e tyre të cilët thërrasin të kuptuarit e Kur’anit dhe synetit
(SIPAS TYRE) siç e kuptuan gjeneratat e para nga tradicionalistët.
 Pretendojnë se pasojnë me metodologji dhe parime TRADICIONALISTËT
 Llogariten nga pasuesit e rrugës në IMAM AHMED IBËN HANBELIT

Diskutim :Gjejmë se konkluzat e selefistëve nuk janë të njejta me ato të Imam Ahmdit sidomos
te cilësitë e Allahut që i vërtetojnë tekstet jo krejtësisht me kuptim të qartë.
Ibën Tejmije
Pas futjes në mesin e muslimanëve shumëllojshmëri mendimesh e ideshë doli më parimin e
domosdoshmërisë së kthimit në të kuptuarin e islamit në natyrshmërinë e parë të zbrijes.
Të cilësohet Allahu më të gjitha cilësitë e Tij të larta ashtu siq i gjejmë në Kur’an e sunet (duke
mos lejuar komentim alegorik) Ibën Tejmije.
U lind në në shekullin e 7 Hixhri dhe vdiq në Damask në gjysmën e parë të shekullit të 8 H –
Shekulli 13 – 14 te e.r.
Allahu e pastë mëshiruar

Parimet:

 Imani është Besim, dëshmi, vepra


 Shtohet dhe pakësohet
 Cilësitë e Allahut siç dhe sa janë të përmendura në Kur’an e hadithe
 Nuk lejohet shpjegimi alegorik
 Allahu do të shihet në ahiret
 Ilmul Kelami – Bidat – Haram
 Autori i mëkatit të madh është besimtar

\
VEHABIZMI

Levizje reformuese fetare dhe rrebelizem ndaj hilafetit islam osman

 Hulumtuesit Vehabizmin e shohin në dy aspekte:


Nacional-çlirimtar
1.Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-
çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër osmanlive - turqve;
Fetar
2. Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek. XIV, dhe e nxënësit
të tij Ibn Kajjim ElXhevziut, të cilën Muhammed Ibn Abdulvehhabi e ndoqi në masën më të
madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen
selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi
Biografia

Themelues i vehabizmit është Muhammed Ibn Abdulvehhabi, i lindur në vitin 1115 hixhrij /
1703 në vendin Ujejneh, afër Riadit, në Nexhd

Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij,
pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën
dhjetëvjeçare u bë hafidh i Kur’anit.

Ibn Abdulvehabi mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë: shejh Abdullah ibn Ibrahim
Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui.
Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./1739, Muhammedi erdhi në vendlindje në krahinën Nexhd,
jo në vendlindje, por në Hurejmli, ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike
dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te
bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj.

Emërtimi vehabij rrjedh nga vetë emri i themeluesit. Fillimisht kjo lëvizje u quajtë vehabij nga
kundërshtarët e tyre në botën myslimane, por më vonë ky emërtim mbeti në përdorim

Vehabistët vetveten e quajnë Muvehhidun (unjësues, unitarist) dhe pasues të ehli sunnetit,
respektivisht pasues të medhhebit hanbelij, siç e ka komentuar Ibn Tejmije Orientimi

Disa nga ato me çfarë vehabinjt mund te arakterizohen:

 Jomedhhebizmi
 Ngurtesimi dhe mendja e ngushtuar
 Lufta e mendimit te lire, Kelamit, filozofise
 Përzierja e prioriteve
 Luftimi I bidateve dhe problemi me definimin e tyre
 Dalja ne devijim I atyre qe I komentojne ajeet jo te qarta.

Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e


shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi shkencor I
mirëfilltë, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi.
Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus)
refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata.

Pra vehabistët i tejkalojnë dijetarët eminent të selëfit dhe halefit dhe pretendojnë të bazohen
në Kuran e Sunet pa u bazuar në shpejgim e tyre nga Selefi.

E llogarisin të panevojshëm të bazohen në konkluzat e Imam Ebu Hanifes e Imam Malikut


(p.sh.) por thërrasin në mësimet e IbënTejmijes e të AbudlVehabit.
Duhet ta pranojme dhe t’ju atribojme disa nga meritat se vehabizmi ka bere shume në
përhapjen e njohjes së islamit në viset shkretinore të Arabisë, banorët e të cilave vise ishin të
lënë pasdore skajshmërisht ku kishte filluar edhe te perhapej bidati dhe shirku.

Përfundim

 Sot vehabizmi ani pse i ndarë në shumë fraksione, përaqëson shkollën më


fundamentale të muslimanëve sunit e cila përkundër zhvillimeve mbetet në bukfalizmin
e vet.
 Jomedhhebizmi është metodologjia-menhexhi që me dije ose pa të, përfaqëson bidatin
që rrezikon umetin islam dhe provon të shembë pasurinë intelektuale 14 shekullore të
muslimanëve. Pas gjithë kë aj që u tha, themi se : rruga më e mirë është pasimi i
Kuranit dhe sunetit siç e kanë kuptuar selefi i këtij umeti.

ALLAHU E DIN MË SË MIRI


SUFUIZMI MISTICIZMI ‫التصوف‬

HYRJE

Misticimi (Tesavufi) është një drejtim shpirtëror i njohur qysh herët në mesin e disa popujve
të vjetër, me qytetërim dhe civilizim të lashtë.
Më vonë këtë drejtim e hasim edhe tek myslimanët Sufizmi është një drejtim e jo një fraksion
e as medhheb, pransaj është e mundëur që një sufist të jetë mu’tezilij, shiji, e ehlu sunet.
Nocioni “Sufizëm” (ar. TESAVUF) rrjedh : - Fjala “ES SAFA” që ka kuptim “pastërti – dëlirësi” ,
kjo meqë sufizmi ka për synimin themelor pastëritinë e shpirtit.
- Fjala “Sofia” që ka kuptimin “urtësi”, meqë sufizmi synon urtësinë. - Fjala “SUUF” që ka
kuptimin “teshë e leshtë”, meqë sufistët (mistikët) me qëllim të dallimit nga të tjerët me jetë të
thjeshtë dhe modeste, veshnin këto tesha të cilat pos tjerash simbolizonin thjeshtësinë.

-Sipas shumicës së dijetarëve, misticizmi përqendrohet në adhurimin ndaj Allahut duke iu


përkushtuar me tërë qenien abligimeve ndaj Tij; është heqje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote,
është edukimi i shpriteti dhe dlirje e tij dhe paisje e tij me moral të lartë
- Sufizmi i mirëifllilltë islam ka për bazë themelore Kurani fisnik dhe traditën e pastër profetike.
- Fokus ka përmendjen e Allahut dhe adhurimin e Tij me përkushtim (IHSAN).
- Vecohet me largim nga të mirat e dunjase dhe fokusim në ahiret dhe I pari që përcaktoi
drejtimin e misticizmit dhe e shpjegoi atë që Dhunin El Masrij ndarsa Xhunejd El Bagdafij ishte
ai që e zhvilloi dhe e shpuri përpara.
- Duke i dhënë përparësi dhe peshë disa ajeteve dhe haditheve të cilat vëjnë në theks vlerën e
vogël që ka kjo botë krahasuar me jetën e ahiretit sufistët tërë fokusin e tyre e koncentruan në
adhurim, asketizëm, lutje e pastrim të shpirtit.

Disa njohuri te pergjithshme per Sufizmin:

 Sufizmi u paraqit në shekullin II h. (VII) kurse më vonë u zhvillua sipas kushteve dhe
rrethanave të kohës.
 Librat e parë që flasin për sufizmin janë të qartë dhe të kuptueshme në të cilat
shpjegohet qëllimi dhe drejtimi I sufimit.
 Më vonë burimet që trajtojnë sufizmin përsojnë ndryshime dhe janë mjaftë të paqartë
dhe konfuzë.
 Kontaktet e sufizmit me burime tjera, si shiizmi, krishterizmi dhe drejtime e fe tjera,
bën që të ndikohet dhe të pësoj ndyshime të mëdha saqë njohuritë dhe parimet e kësaj
rruge të bazohen në subjektin e udhëqesit të secilit drejtim sufist.
 Nga fundi shek. VII (e.r) dhe fillimi I shek VIII sufizmi burimor u trasformua duke rënë
në ndikime të shumta dhe duke përsuar deformime të mëdha.
 Gjatë zhvillimit sufizmi pranoi elemnte te huaja sic janë mësimet persiane, indiane.
 Sufizmi I ndikua gogja shumë edhe nga shiizmi dhe nga krishterizmi
 Pagabueshëmërinë e imamit (el ismetu) tek shiat e gjejmë në sufizëm me konceptim “el
Keshf” – “shpalosjen”.
 Njohja e të fshehtave dhe dituritë e vecanta të cilat i pretendojnë disa rende sufiste
duket të jenë koncepte të ndikuara nga shiizmi të cilët kanë thuajse të njejtat qëndrime
për imamët e tyre.
 Muslimani është i kërkuar që të pasojë shëmbëlltyrën e njerëzimit Muhamedin alejhi
selam. Jetën e tij duhet jetuar sipas asaj që e jetoi I dërguari alejhi selam, shokët e tij
dhe gjenratat e para të arta të islamit.
 Nëse sufizmi kuptohet si dhënie hapësirë anës se jetës së thjeshtë, modeste, askte duke
patur për qëllim afrimin tek Allahu në formë më të sigurtë larg nga ndikimet negative që
sjell dhënia pas të mirave të dunjsaë, ky sufizëm është i pranuar.
 Sufizmi joburimor i ndikuar nga faksione, filozofi apo fe tjera është I papranuar dhe
duhet refuzuar.
 Si rrejdhojë janë formuar shumë rende dervishe si psh. Mevlanij, Nakshebandij,
Halvetij, Kaderij, Bektashij, Rifaij, Sa’dij, etj

You might also like