You are on page 1of 33

Dinamikat e Globalizimit 2018-2019

Dr. Belina Bedini

TEMA 1

ÇFARË ËSHTË GLOBALIZIMI: PIKËPAMJE DHE RRJEDHOJA. SI MUND TË


PËRMIRËSOHET AI?
1. Ku e shohim globalizimin
Globalizimi është thjesht zgjerimi, thellimi, dhe përshpejtimi i ndërlidhjeve të shteteve me njëri-
tjetrin. Hiperglobalistëtargumentojnë që kjo është duke shkatërruar sovranitetin e shteteve, pasi
ato nuk janë më në gjendje të parashikojnë dhe të menaxhojnë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre.
Nga ana tjetë skeptikët mendojnë se shtetet janë ende aktorët kryesorë në politikën globale. Në
mes të këtyre dy pikëpamjeve ekzistojnë edhe transformistëttë cilët mendojnë se hiperglobalistët
dhe skeptikët gabohen, dhe hapin rrugën për një dimension të ri: politika e re globale. Sipas
kësaj prespektive ndarja ndërmjet çështjeve ose politikës të brendshme dhe asaj të jashtme nuk
është më aq e kuptimtë. Mund të themi se të gjitha politikat dhe inciativat politike tashmë të
ndërmarra nga shtetet duam apo nuk duam ne, duhet të kalojnë detyrimisht në fokusin e
globalizimit.

Rëndësia e globalizimit dhe mendimet


Skeptikët Transformistët Hiperglobalistët

Politika Globale

Në tri dekadat e fundit ndërlidhja e shteteve ka ardhur duke u rritur jashtëzakonisht shumë, që
nga aspekti ekonomik deri tek ai kulturor. Integrimi i ekonomisë globale është bërë i tillë që
asnjë ekonomi kombëtare –sikurse u pa edhe në krizën e fundit financiare të vitit 2008-nuk mund
ta izolojë veten nga nga vorbulla e ekonomisë globale. Instabiliteti ekonomik në rajon, qoftë ky
një ulje e ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kriza e Euros, do të ketë efekte në punësim,
prodhim, kursim, investim edhe qindra-mijra milje larg, nga Birmingam deri në Bankok.
Kriza ekonomike e vitit 2008
Kriza ekonomike e vitit 2008 cilesohet si kriza më e madhe që ka njohur historia e njerëzimit pas
asaj të Depresionit të Madh të vitit 1929. Lindi në ShBA por efektet pasuan në të gjithë botën me
shumë shpejtësi. kjo krizë fillimisht lindi si një krizë e tregjeve imobiliare. Pati një rritje të
madhe të banesave të shitura por nga blerës të pafuqishëm. Rritja e numrit te banesave solli dhe
një rënie të befashishme të çmimeve të imobiliareve. Çfarë kishte ndodhur? Bankat lejuan që
individë pa asnjë kapital apo garanci të beheshin pronarë me 100% kreditim. Me pak fjalë u
dhanë kredi pa kolateral, pa hipoteka pra pa asnjë lloj garancie. E gjithë kjo u bë në bazë të ligjit

1
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

që e kishte hapur shtegun për të tilla transaksione. Federal Reserve mendonte se kjo do te sillte
nje krizë të tregut imobiliar dhe të kredive të shtëpive, pra nuk e imagjinonin se sa e thellë mund
të paraqitej kriza.
Sipas Stiglitz, në radhë të parë ka qenë përgjegjësia e sistemit financiar e cila shiti shtëpi
individëve të cilët nuk mund ti pëballonin ato, pra nuk mund ti paguanin ato. Në fund të fundit,
objektivi i sistemit financiar është të rrisë kapitalet dhe të menaxhojë riskun. Është e kuptueshme
që sistemi financiar këtë të fundit nuk e ka bërë. Madje jo vetëm nuk e menaxhoi riskun por e
krijoji riskun.
Burimi
https://www.thebalance.com/2008-financial-crisis-3305679
https://www8.gsb.columbia.edu/faculty/jstiglitz/sites/jstiglitz/files/2010_Lessons_Global_Fi
nancial_Crisis_Seoul.pdf
Çdo ditë, rreth 4 miliard Usd tranferohen nga një vend në tjetrin. Asnjë qeveri, as ajo më
efektivja, nuk i ka burimet ti rezistojë spekullimeve kundrejt monedhës e si rrjedhojë edhe të
mbrojë kredibilitetin e politikave të saj ekonomike. Për më tepër, qeverive u duhet të marrin hua
shuma të mëdha në tregjet e bonove. Kosto e këtyre kredive nuk varen nga qeveritë. Pas krizës së
2008-2009, shumë qeveri përfshirë ShBA apo Mbetërinë e Bashkuar patën ulje të investimeve.
Korporatat multinacionale tashmë kanë 25-33% të prodhimit botëror, 70% të tregtisë botërore,
dhe 80% të investimeve botërore. Kjo i bën ata aktorë thelbësorë të të globalizimit.
Mënyra të reja të infrastrukturës së komunikimit mbarëbotëror ka bërë të mundur të organizojnë
dhe mobilizojnë njerëzit në të gjithë globin, në kohë reale dhe virtuale, sikurse ndodhi gjatë
pranverës arabe në 2011, ku lëvizjet për revolucion demokratik u shpërndanë në gjithë Lindjen e
Mesme. Më shumë se 45.000 organizata jo qeveritare, nga Greenpeace, Clemate Action
Netowork, por edhe aktivitetet e krimit ndërkombëtar dhe rrjetet terroriste si Al Qaeda janë
tashmë pjesë e jetës globale. Një pjese e këtyre organizatave kanë edhe statusin si këshilltarë të
OKB-së për çësthjet globale të cilin e kanë fituar duke plotësuar kushtet e OKB-së.
Me zhvillimin infrastrukturës së komunikimit global është përshpjetuar edhe shkëmbimi i ideve,
kulturat etnike dhe informacioni nga Madona tek Muhamedi, të cilat dhe simulojnë tendencat
bashkuese por edhe përçarëse ndërjmet shoqërive të ndryshme, kombeve apo grupeve etnike.
Kemi qenë të gjithë dëshmitarë të ndodhive terroriste me Charlie Hebdo, në Paris në janar të vitit
2015.
Popujt me kulturat e tyre gjithashtu janë në lëvizje në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, me
lëvizjet e migracionit që po duken në të gjithë kontinentët, por edhe me lëvizjet turistike që
arrijnë deri në 600 milion në një vit.
Me intesifikimin e globalizimit, janë intensifikuar edhe problemet globale, nga ndryshimet
klimaterike deri tek prodhimi i armëve masive. Trajtimi i këtyre problemeve ka sjellë edhe
shpërthimin e formave dhe rregullave të reja nga takimet vjetore të Samiteve G20, në

2
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

konferencat vjetore ndërkombëtare klimaterike. Kjo është evidente edhe nga zgjerimi i
juridiksionit të organizata ndërkombëtare si FMN, apo Banka Botërore.
Cfarë janë G5, 7, 8+5, 20?
Për të kuptuar dhe gjetur zgjidhje të mëtejshme ndaj krizës së 2008, gurpi i parë i 20 ministrave
të financës së bashku me governatorët përkatës së Bankave Qendrore u mblodhën në Samitin e
2008. Grupi i G20, përmbledh 90% të produktit borë
ror dhe 80% të tregtisë botërore. Që prej takimit të parë të G20 në 2008 në Buos Aires në
Argjentinë me iniciativën e kryeministrit britanik Gordon Brown, grupi mblidhet çdo vit për të
diskutuar çësthje nga më të ndryshme me rëndësi globale. Përshembull në Dhjetor të vitit 2018 u
disktua për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, për NAFTa-n, problemet me Arabinë Saudite etj.
Përveç G20 njihen edhe grupet më të vogla të vendeve sipas tabelës së më poshtme.

Arab.
ShBA Jap. RFGJ France Uk Kanada Itali Rusi Brazil Kina Indi Meksike Afr. e Jugut Australi Indonezi S Turqi Korea J. Argjentina BE

G5

G7

G8 +5

G20

Burimi: Baylis, Smith, Owen, fq. 86

Me njohjen e probleme globale dhe lidhjeve globale erdhi edhe problemi i shqetësimit për
sigurinë dhe proseperitetin e rajoneve të ndryshme. Një akt terrorist në Bali ka rrjedhoja në
perceptimin e e sigurisë në Evropë, në ShBA, Afrikë, etj.
Jetojmë në një botë ku ngjarjet më të largëta kanë rrjedhoja të thella tek individët dhe
komunitetet. Gjithsesi për skeptikët kjo është larg nga kushtëzimi, por është gjithsesi simptomë e
rritjes së ndërvarësisë mes shteteve dhe territoreve.
Globalizimi si koncept
Si fillim, duhet thënë se globalizimin mund ta përkufizojmë edhe si:
• Zgjerim të aktiviteteve sociale, politike, eknomike përtej kufijve politikë në mënyrë të
tillë që ngjarjet, vendimet dhe aktivitetet në një rajon të botës kanë kuptim për individët
dhe komunitetet më të largta. Këto mund të jenë luftra civile, konfliktet në zonat më të
varfëra të cilat rritin numrin e azilkërkuesve dhe emigracionit të paligjshëm.
• Intensifikimi ose rritja e magnitudës së ndërlidhjes në çdo sferë të jetës nga ekonomia tek
ekologjia, nga aktivitetet e mikrosoftit tek mikrobet e SARs, nga intensifikimi i tregtisë
globale tek shkatërrimi i armëve masive etj.
• Përshpejtimi i rritjeve të ndërlidhjeve globale dhe evolucioni i sistemeve mbarëbotërore
në transport dhe komunikim, ka rritur shpjetësinë në të cilën idetë, lajmet, mallrat,

3
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

informacioni, kapitali, dhe teknologjia në mbarë botën lëviz. Transfertat bankare rutinë
në Mbretërinë e Bashkuar bëhen nga çentralet indiane në kohë reale, ndërsa krizat
financiare të tregjeve në gjithë mbotën e sinkronizojnë kolapsin brenda pak minutave dhe
jo brenda pak javëve sikurse ndodhi me Depresionin e Madh të 1929.
• Rritja dhe zgjerimi, intensiteti, dhe shpjetësia e ndërlidhjeve globale e shoqëruar me
ndërlidhjen lokale dhe globale ka krijuar atë që quhet “Globalizëm”. Ky term nënkupton
krijimin e një ideologjie që shqyrton globalizimin, dhe është pothuajse i njëjtë në të gjitha
gjuhët e botës.
Epiqëndra e këtyre ndryshimeve janë teknologjia dhe informacioni si dhe infrastruktura e
komunikimit dhe transportit. Këto kanë lehtësuar shumë format e reja dhe mundësitë për një
organizim të gjerë virtual. Megjithëse gjeografia dhe distanca përsëri kanë rëndësi, globalizimi
ka bërë një lloj kompresimi të kohës dhe hapësirës. Në këtë aspekt, globalizimi ka sjellë një lloj
çterritorializimi.
Çterritorializimin e kuptojmë si aktivitete sociale, politike dhe ekonomike të zgjeruara në të
gjithë globin dhe që kanë një domethënie jo vetëm për territorin ku ndodhin. Psh. shumë
kompani kanë kanë zyrat e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, por shumë prej aktiviteteve prodhuese
(outsourcing) i bëjnë në Kinë dhe në Azinë Lindore. Kjo nuk do të thotë që kufijtë dhe territoret
nuk kanë më rëndësi, por që është rritur njohuria se kufijtë tashmë kanë një rëndësi relative.
Përkufizime mbi globalizimin
• Intensifikimi i marrëdhënieve botërore sociale e cila lidh lokalitetet e largëta në mënyrë
të tillë, që ngjarjet lokale janë të mbrehura nga ngjarje që janë duke ndodhur shumë e
shumë kilometra larg. (Giddens 1990)
• Integrimi i botës ekonomike. (Gilpin 2001)
• De-territorializimi ose rritja e marrëdhënieve mbi territoriale ndërmjet njerëzve. (Sholte,
2000)
• Kompresimi kohës dhe hapësirës (Harvey, 1989)
• Një proces historik që përfshin një ndryshim thelbësor ose transformim një në shkallë të
gjerë të organizimit të aktivitetit njerëzor, që lidh komunitete të largëta dhe shpërndan
marrëdhëniet e pushtetit përmes rajoneve dhe kontinenteve. (Mc. Grew)
Përkufizimi i fundit na bën të dallojmë globalizimin nga procesi i internacionalizimit dhe
rajonalizimit.
Internacionalizimi i referohet rritjes së ndërvarësisë midis shteteve, ideja kryesore e
internacionalizimit presupozon se shtetet vazhdojnë të jenë shtete dhe njësi kombëtare me kufij
të mirë përcaktuar.

4
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Globalizimi është e kundërta: i referohet procesit në të cilin dallimi mes të brendshmes dhe të
jashtmes, thyhet, nuk ekziston më.

Distanca dhe koha janë në kolaps, pasi ngjarjet që ndodhin mijra kilometra larg mund të sjellin
pasoja lokale, ndërkohë që impakti i ngjarjeve shumë lokale mund të shpërndahet me shpejtësi
në të gjithë globin.
Interpretimi i globalizimit
Pikëpamja skeptikee globalizimit argumenton se globalizmit është ekzagjeruar pak dhe është më
shumë si mit apo marrëzi konceptuale, se sa realitet. Bota vazhdon të jetë më pak e varur dhe
dominohet nga shtetet, kapitilaizmi dhe gjeopolitika. Në të kundërt, pikëpamja hiperglobaliste
argumenton se ngarjet e 11 shtatorit 2001, apo kriza e 2008 tregojnë se si bota ka ndryshuar në
shekullin XXI
Valët e globalizimit
Globalizimi nuk është një fenomen i ri. Mund të shihet edhe si një fenomen shekullor me një
process historik i ndarë në tri valë:
1. Vala e parë është vala e zbulimeve (1450-1850) dhe kjo valë padyshim është mprehur
nga Evropa me ekspeditat e tyre zbuluese dhe pushtuese.
2. Vala e dytë (1850-1945) evidentohet nga një zgjerim edhe më i madh i perandorive
evropiane.
3. Vala e tretë, globalizimi bashkëkohor (nga 1960) shënon një epokë të re të çësthjeve
njerëzore. Si revolucioni industrial dhe zgjerimi i perëndimit në shek. XIX që shënuan
erën e re në historinë botërore, sot mircoçipi dhe sateliti, janë ikonat e globalizimit të
botës. Gjithashtu është e shoqëruar me ndryshime në pushtetin e ekonomik në perëndim
dhe në lindje me fuqizimin e Kinës dhe Indisë. 1
Nëse duhet të shohim globalizimim modern pra atë që fillon pas vitit 1960, mund të themi se
ndryshimi më i madh ka qenë fundi i Luftës së Ftohtë, e cila shënon edhe përfundimin e
kërcënimit të Bashkimit Sovietik ndaj Sh.B.A-së dhe aleateve të saj Europa dhe Japonia. Në këtë
moment fillon edhe ndryshimi i botës ekonomike pasi tashmë vendet e Botës së Tretë mund të
jenë pjesë e ekonomisë. Tashmë edhe vendet në zhvillim mund të bëhen pjesë e tregut global
sidomos me krijimin e Organizatës Botërore të Tregtisë e cila krijohet shumë vonë në vitin
1995,2 por përpjekjent për krijimin e saj kanë ardhur shumë më herët, që në vitet 1960.
Ekonomia globale filloi në valë edhe më të madhe zhvillimi me rritjen e investimeve të huaja
direkte të realizuara kryesisht nga korporatat e mëdha multinacionale. Tregtia ndërkombëtare
madje u rrit më shumë se sa produktet ndërkombëtare. Me zhvillimin e tregtisë, padyshim u

1
The Globalization of World Politics, John Baylis, Steve Smith, Patricia Woens, Oxford University Press, 2011
2
Globabal Political Economy, Robert Gilpin

5
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

zhvilluan shumë edhe shërbimet e informacionit dhe ato bankar. Një tjetër rrjedhojë ishte edhe
rritja e konkurencës globale. Me uljen e kostove të shërbimit edhe konkurenca në tregti u rrit
shumë. Megjithëse shumë konsumatorë dhe shërbimi i eksporteve përfituan nga kjo situatë,
shumë biznese e gjetën veten përballë një konkurence për të cilën nuk ishin të përgatitur.
Gjatë viteve 1980-1990 konkurenca tregtare globale u bë edhe më intensive për arsye se u rrit
numri i ekonomive të industrializuara si psh në Azinë Lindore të cilat u shndërruan nga
importuese në eksportuese të mëdha mallrash. Megjithatë, konkurentët më të mëdha të firmave
amerikane vazhduan të ishin të tjera firma të tjera amerikane.
Pas Luftës së Dytë botërore duhet thënë se barrierat e tregtisë filluan të ulen gradualisht edhe si
pasojë e rritjes së negocimeve nëpërmjet raundeve botërore. Gjatë gjysmës së dytë të shek.XX,
tarifat mesatare të ShBA-së dhe shteteve të tjera të industrializuara u ulën nga 40% në 6%. Edhe
tarifat e tregtisë dhe shërbimeve u ulën.
Për më tepër edhe çrregullimi dhe privatizimi i mëtejshëm që filloi pak a shumë në të gjitha
vendet i hapën ekonomitë drejt importeve. Teknologjitë e avancuara në komunikim dhe transport
ulën kostot dhe zgjeruan edhe më shumë tregtinë ndërkombëtare.
Megjithatë zhvillimet më të mëdha të tregtisë erdhën më së shumti në ShBA, Evropë, Japoni dhe
disa vende të Azisë Lindore, Amerikës Latine. Pjesa më e madhe e vendeve më pak të zhvilluara
mbetën të përjashtuara përveç atyre që eksportonin ushqime dhe materiale ndërtimore.
Diku në mes të viteve 1970 filloi liberalizimi financiar3, ulja e rregullimeve financiare nga ana e
qeverive, krijimi i nstrumenteve të reja financiare dhe kjo solli një rritje shumë të madhe të
tregtisë ndërkombëtare. U rritën shkëmbimet e monedhave, vëllimi i eksporteve, u shtuan fondet
e përbashkëta, fondet e pensioneve dhe investimet. Megjithatë duhet theksuar se një pjesë e
investimeve u bë me kreditim bankar. Kuptohet që financat ndërkombëtare kanë një impakt
shumë të madh në ekonominë bankare. Ky revolucion bëri që ekonomitë e vendeve të fillojnë të
lidhen shumë me njëra-tjetrën. Niveli i lartë, shpejtësia dhe natyra spekullative e lëvizjeve
financiare përtej kufijve shtetërorë i bënë qeveritë më të prekshme nga lëvizjet financiare. Kështu
qeveritë e kanë të lehtë të bien prehë e spekullimeve financiare, sikurse ndodhi në vitin 1992
gjatë krizës financiare në Evropë e cila e detyroi Mbretërinë e Bashkuar tërhiqet nga Mekanizmi
Evropian i Kursit të Këmbimit dhe në 1994-1995 solli kolapsin e pezos së Meksikës si dhe
krizën financiare të Azisë Lindore në 1990.
Këto kriza beri që të fillojnë disa prej mendimeve anti globaliste të cilat e akuzonin globalizimin
si një proces i cili nxorri jashtë kontrollit të gjithë sistemin financiar global.
Në fakt termi globalizim filloi të përodet gjerësisht në mes të viteve 1980, kur filluan të lulëzonin
masivisht Investimet e Huaja Direkte (FDI) nga korporatat multinacionale. Gjithesi ne mund të
themi se korporatat multinacionale nuk ishin një risi. Ato kanë ekzistuar për disa shekuj në
formën e Kompanisë së Indisë Lindore (East India Company). Në dekadat e para pas Luftës së

3
Shiko Konsensusin e Washingtonit në vijim

6
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Dytë Botërore, pjesa më e madhe e IHD bëhej nga firmat amerikane, ndërkohë që ShBA kishte
shumë pak të tilla. Më pas në 1980, IHD u zgjeruan edhe më shumë edhe më shpejt se sa tregtia
botërore dhe prodhimi ekonomik global. Pas viteve 90, Europa Perëndimore dhe Japonia u bënë
invesutese të mëdha ndërkohë që ShBA ishte edhe pritëse dhe dërguese e investimeve. Si
rrjedhojë e këtyre zhvillimeve IHD rrodhën nga vendet e zhvilluara tek vendet më pak të
zhvilluara dhe u rritën me gati 15% të fluksit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre ishte në industrinë
e automobilave dhe në teknologjinë e informacionit. Meqënëse trendi kryesor ishte teknologjia
dhe informatika, çështjet e pronësisë intelektuala u bënë çështje madhore.
Tregtia dhe globalizimi në përgjithësi u nxitën më shumë edhe nga kooperimi ndërkombëtar dhe
ekonomik i cili solli edhe politika të reja ekonomike. Nën inciativën e ShBA-së të gjitha
ekonomitë e industrializuara ndërmorën disa iniciativa për të ulur barrën e investimeve. U
organizuan 8 raunde negocimesh nën iniciativën e GATT. Për më tepër gjithmonë e më shumë
vende përqafuan politikat e liberalizimit.
Dy faqet globalizimit
Globalizimi përfshin shumë elementë: shkëmbimin ndërkombëtar të ideve dhe dijeve, ndarjen e
një kulture të përbashkët, një shoqëri civile globale si dhe një lëvizje globale mbi ambjentin.
Elementi më i rëndësishëm është gjithsesi ekonomia globale e cila prodhon integrimin e vendeve
në të gjithë botën nëpërmjet rritjes së fluksit të shkëmbimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit
dhe punës. Mendohej se globalizimi do të rriste standartin e jetesës në të gjithë botën: do t’u japë
vendeve më të varfra akses në tregjet e ndryshme ku ata mund të shesin produktet e tyre, do të
lejojë investimet e huaja të cilat do të prodhojnë produkte të reja me çmime më të ulta dhe do të
hapë kufijtë në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë jashtë vendit të tyre për tu edukuar, për
të punuar dhë për të dërguar pranë familjeve të tyre të ardhura. Këto të ardhura mund të
shfrytëzohen për të krijuar biznese dhe aktivitete të tjera.
Globalizimi ka potencial të jashtëzakonshëm për të sjellë përfitime si në vendet e zhvilluara edhe
në ato më pak të zhvilluara të botës. Por faktet tregojnë se ky potencial ka dështuar. Ndoshta
problemi nuk është globalizimi si proces, por mënyra se si ai u menaxhua.
Në sektorin ekonomik globalizimi u shfrytëzua sidomos për uljen e shpenzimeve të komunikimit
dhe të transportit. Por politikanët e shfrytëzuan më tepër këtë fakt. Rregullat e lojës u vendosën
përgjithësisht nga vendet më të industrializuara e sidomos nga disa interesa të veçanta në këto
vende, dhe sigurisht ata e menaxhuan globalizimin në mënyrë që të maksimizonin sa më shumë
këto interesa. Ata nuk menduan të krijonin një set rregullash të ndershme, por vetëm të nxirrnin
përfitime maksimale për interesat e tyre.
Në fillim të viteve 90 globalizimi u prit me shumë eufori. Fluksi i kapitaleve të vendeve të
zhvilluara u rrit afro 6 herë nga 1990-1996. Themelimi i World Trade Organization në vitin 1995
kishte për qëllim të krijonte rregulla të përbashkëta dhe ligje për tregëtinë ndërkombëtare, në
mënyrë që ti shërbente interesave të të gjitha palëve. Çdokush mendohej se do të ishte fitues, si
ata në vendet e zhvilluara si ata në vendet më pak të zhvilluara.

7
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Protesta e parë moderne kundër globalizimit u zhvillua në Seattle në dhjetor të vitit 1990, ku do
të mbahesh edhe raundi i parë i negocimeve për tregëtinë, e cila do të hapte rrugën e një
liberalizimi të mëtejshmëm. Globalizimi pati sukses në bashkimin e njerëzve nga e gjithë bota,
por kundër globalizimit. Punëtorët e fermave në SHBA panë që puna e tyre kërcënohej nga Kina.
Punëtorët në Europë panë se duhet të luftonin më shumë për të mbrojtur punën e tyre në epokën
e globalizimit. Aktivistët e AIDS panë se në sajë të disa marrëveshjeve tregëtare u rrit çmimi i
ilaçeve të ndryshme.
Sipas International Labor Organization në çdo rajon të botës përveç Azisë së Jugut, Sh.B.A-së
dhe BE-së, në vitet 1990-2002 panunësia është rritur. Gjithashtu 59 % e njerëzve të botës janë
duke jetuar në vende ku pabarazia është në rritje. Edhe vendet më të zhvilluara, të pasurit po
bëhen edhe më të pasur dhe të varfërit edhe më të varfër.
Në përfundim mund të themi se globalizimi ka ndihmuar disa vende, sepse GDP-ja e tyre mund
të jetë rritur, por kjo nuk ka ndihmuar shumicën e njerëzve edhe në këto vende. Shqetësimi më i
madh është se globalizimi mund të krijojë vende të pasura me njerëz të varfër.
Si konkluzion, në një kuadër të përgjithshëm të globalizimit sot mund të themi se:
1. Rregullat e lojës së qeverisin globalizimin janë të pa ndershme, janë të dizenjuara për
përfitimin e vendeve të zhvilluara industriale. Në fakt disa ndryshime të kohëve të fundit
janë kaq të pandershme sa që i kane bërë disa vende shumë të varfra, edhe më të varfra.
2. Globalizimi zhvillon vlerat materiale mbi vlerat e tjera, si psh ambienti, kultura,
identiteti.
3. Mënyra se si është menaxhuar globalizimi ka hequr një pjesë të sovranitetit të vendeve
në zhvillim. U ka hequr mundësinë për të marrë vendime në mënyrë autonome në disa
fusha të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqënien e qytetarëve të tyre, duke
minuar demokracinë në këto vende.
4. Ndërsa mbështetësit e globalizimit mendonin se çdokush do të përfitonte ekonomikisht,
është e qartë që, si në vendet e zhvilluara, si në ato më pak të zhvilluara, ka shumë
humbës
5. Globalizimi ka prodhuar amerikanizim të ekonomisë dhe kulturës në disa vende dhe kjo
ka krijuar pakënaqësi. Ka disa forma të ekonomisë së tregut – modeli amerikan ndryshon
nga ai i vendeve nordike, apo nga ai japonez apo evropian. Edhe vendet shumë të
zhvilluara ndihen të kërcënuara nga globalizimi i cili ka vendosur themelet e modelit
anglo-amerikan liberal të ekonomisë së tregut. Edhe nëse modeli amerikan shënon
suksese në matjen e GDP-së, ka disa mos suksese në dimensione të tjera, si gjatësia (për
disa edhe cilësia) e jetës, zhdukja e varfërisë, apo mirëmbajtja e mirëqënies së klasave të
mesme. Pagat reale në Sh.B.A sidomos pagat e niveleve të ulta, kanë qenë në stanjacion
që prej një çerek shekulli. Nga ana tjetër amerikanët punojnë më shumë se sa evropianët
si sasi kohe. Në vendet në zhvillim mendojnë se modeli i tregut amerikan është më
ekstrem dhe reflekton më shumë interesat e korporatave. Ky model bëhet edhe më
ekstrem kur implementohet në këto vende se sa ne SHBA.

8
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Globalizimi dhe varfëria

Kritikët e globalizimit mendojnë se një numër i madh dhe në rritje i njerëzve është duke jetuar në
varfëri. Bota është në garë midis rritjes së ekonomisë dhe rritjes së popullsisë dhe deri më tani
rritja e popullsisë është më e madhe. Megjithëse përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri është
duke u ulur, numri absolut është duke u rritur. Banka Botërore e përcakton varfërinë si jetesa me
më pak se 2 dollar në ditë, kurse vaefëria absolute apo ekstreme është më pak se 1 dollar në ditë.
Ekonomia kineze e cila mbështetet tek eksportet është rritur dhe ka nxjerrë nga varfëria disa
qindra milionë njerëz. Por Kina e ka menaxhuar me shumë kujdes globalizimin: ajo u hapi dyert
ngadalë importeve, madje edhe sot nuk lejon hyrjen e parave spekullative (para që prodhojnë
fitime shumë shpejt).
Gati 40% e 6.5 miliard njerëzve të popullsisë botërore jeton ne varfëri (ky numër eshtë rritur nga
36% që ishte në vitin 1981), 1/6 e popullsisë botërore jetojnë në varfëri ekstreme (ky numër
është 3% më shumë se në 1981). Dështimi më i madh është në Afrikë, ku përqindja e popullsisë
që jeton në varfëri ekstreme është rritur nga 41.6% në 1981 në 46.9% në 2001. Duke marrë
parasysh dhe popullsinë në rritje të këtij kontinenti, do të thotë që numri i njerëzve që jetojnë në
varfëri ekstreme është dyfishuar.
Historikisht Afrika është kontinenti më i rrezikuar nga globalizimi. Gjatë viteve të kolonizimit
bota mori burimet e saj dhe la shumë pak. Në vitet e fundit Amerika Latine dhe Rusia janë
zhgënjyer nga globalizimi. Ato hapën tregjet e tyre por globalizimi nuk dha ato që premtonte.
Globalizimi i ka ekspozuar vendet në zhvillim përballë shumë rreziqeve për të cilat tregjet nuk
mund të përgjigjen. Në vendet më të zhvilluara, qeveritë e kanë mbushur hendekun me politika
sociale si pensione, pagesa për të paaftët, sigurime shëndetësore, por në vendet ne zhvillim
qeveritë janë shumë të varfëra për të zbatuar politika të tilla. Paratë që ato kanë shkojnë për
arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.
Pasiguria është një nga ankthet e të varfërve. I njëjti problem është edhe me shtetet e varfëra. Në
Fondin Monetar Ndërkombëtar vetëm Sh.B.A-ja është e ngarkuar për të kontrolluar sistemin e
financave globale, e cila gëzon edhe të drejtën e vetos. Nuk ekziston parimi një vend një votë.
Votat janë të shpërndara mbi bazën e fuqisë ekonomike sikurse është vendosur që në krijimin e
këtij institucioni para 60 viteve. Kina me ekonominë e saj në lulëzim është e nën prezantuar.
Edhe shefi Bankës Botërore emërohet nga presidenti i Sh.B.A-së pa pëlqimin e kongresit.
Kualifikimet apo ekserienca në banka nuk janë kritere.
Duke reformuar globalizimin

Cilat janë ato ndryshime të vogla apo të mëdha që mund ta bëjnë globalizimin të arrijë qëllimet
për të cilat u krijua? Ta bësh globalizimin të funksionojë kjo nuk është e lehtë. Ata që përfitojnë
nga situata aktuale do ti rezistojnë ndryshimit. Por forcat e ndryshimit kanë filluar tashmë. Ka
shumë gjëra që mund të bëhen. Gjashtë janë fushat ku duhet ndërhyrë dhe ku edhe komuniteti
ndërkombëtar është i bindur.

9
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

1) Shpërndarja e varfërisë

Varfëria është bërë një shqetësim global. Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore apo edhe
organizata të tjera ndërkombëtare kanë filluar të fokusohen në uljen e varfërisë. Në shtator 2010,
150 kryetarë shtetesh firmosën Qellimet e Zhvillimit të Mileniumit në Samitin e OKB-së në New
York. Ata i njohën dimensionet e varfërisë – jo vetëm të ardhurat e pamjaftueshme por edhe
pamjaftueshmërinë e kujdesjes shëndetesore, apo aksesit në ujin e pijshëm. Edhe FMN ka
ndryshuar fokusin e saj të politikava. Më parë kjo organizatë fokusohej tek inflacioni dhe
injoronte punësimin. Tashmë edhe FMN ka vendosur se një nga qëllimet e saj do të jetë ulja e
varfërisë.
Por tashmë është e qartë se vetëm hapja e tregut nuk mund të sjellë zhvillim vetëvetiu dhe nuk
mund të ulë varfërinë, madje mund ta përkeqësojë gjendjen. Ajo që duhet është më shumë
asistencë dhe një regjim i ndershëm tregëtar.
2) Nevoja e asistencës së huaj dhe ulja e borxhit

Vendet që kërkojnë ndihmë të huaj u kërkohet të plotësojnë një numër të madh kriteresh. Numri i
madh i kushteve që duhet të plotësojë i heq vëmendjen qeverisë së vendit për detyra të tjera më
të rëndësishme dhe vitale. Shumë vende në zhvillim përballen me një peshë të madhe borxhi. Në
disa prej tyre, gjysma e shpenzimeve publike apo gjysma e të ardhurave shkon për pagesën e
borxhit. Kjo bën që një pjesë e parave që mund të përdoren për përmirësimin e jetës në vend
shkon për pagesën e borxhit. Zhvillimi është i vështirë por borxhi e bën edhe më të vështirë.
Njëherë në vit leaderat e vendeve të zhvilluara (G8) mblidhen të diskutojnë problemet më të
mëdha. Në G8 e 2005 që u zhvillua në Skoci u ra dakort që borxhi ndaj FMN dhe BB, i 18
vendeve më të varfra në botë, 14 prej të cilave gjenden në Afrikë, të anullohej.
3) Aspirata për tregëti të ndershme

Liberalizimi i tregut, hapja e tregjeve për shkëmbimin e mallrave dhe shërbimee, supozohej se do
të prodhonte rritje. Realiteti nuk është i tillë. Arsyeja pse tregëtia ndërkombëtare nuk rezultoi e
suksesshme në promovimin e rritjes në vendet e varfra, është se ato ishin të pabalancuara.
Vendet e zhvilluara industriale ishin të favorizuara nga tarifa rreth 4 herë më të ulta për mallrat e
prodhuara nga vendet në zhvillim, sesa tarifat për mallrat e prodhuara në vendet e
industrializuara.
4) Kufizimet e liberalizimit

Në vitet 90 kur politikat e liberalizimit dështuan të sillnin rezultatet e pritshme, fokusi i zhvendos
në gjetjen e arsyes se ku vendet në zhvillim dështuan. Nëse liberalizimi tregut nuk solli rritje,
ishte sepse vendet nuk u liberalzuan mjaftueshëm, ose sepse korrupsioni krijoi një klimë jo të
favorshme për biznesin. Sot edhe mbrojtësit e globalizimit ngurojnë me rezultatet e tij.

10
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Politika më e kundështuar e viteve 90 ishte liberalizimi i tregjeve të kapitaleve: hapja e tregjeve


afatshkurtër edhe për paratë spekullative.
Liberalizimi i tregjeve të kapitaleve ishte një nga dy komponentët e një politike më të gjerë e
njohur si Konsensusi i Washingtonit- një konsensus ky I arritur ndërmjet FMN, Bankës Botërore
dhe Thesarit Amerikan- mbi setin e politikave që duhen promovuar për të zhvillim. Ky
konsensus theksonte uljen e rolit të qeverisë, relaksimin e rregullave, dhe liberalizimin e shpejtë
të tregut dhe privatizimin. Në vitet e para të mijëvjeçarit besimi tek Konsensusi i Washingtonit ra
dhe u ndie nevoja e një konsensusi të ri. KW i kishte dhënë shumë pak rëndësi çështjeve të
barazisë, punësimit, konkurencës, sekuencave të reformave, apo edhe se si privatizimet do të
bëheshin.
5) Mbrojta e ambientit

Dështimi i stabilitetit të ambjentit solli një rrezik më të madh afatgjatë. Një dekadë më parë
shqetësimet për ambientin dhe globalizimin ishte një çështje që prekte vetëm disa grupe
ekspertësh. Sot është një shqetësim më universal. Nëse ne nuk ulim dëmtimin e ambjentit, nëse
nuk ruajmë energjinë dhe rezerva të tjera natyrore, dhe nuk tentojmë të ulim ngrohjen globale,
jemi përpara një katastrofe. Ngrohja globale është një sfidë e madhe e globalizimit. Suksesi i
zhvillimit, sidomos në Indi dhe Kinë, i ka dhënë këtyre vendeve nundësi për të rritur përdorimin
e energjisë, por ambjenti i botës nuk mund të përballojë këtë sulm.
6) Një sistem difektoz i qeverisjes globale

Tashmë eksziston një consensus, të paktën jashtë Sh.B.A-së, që ka diçka gabim me vendimet që
merren në nivel global. Ka në konsensus sidomos mbi rrezikun e njëanshmërisë dhe mungesës së
demokracisë në institucionet ndërkombëtare ekonomike. Si në strukturat edhe në proceset e tyre
disa zëra që duhet të dëgjohen nuk dëgjohen. Kolonizimi ka vdekur por akoma zëri i vendeve në
zhvillim nuk dëgjohet.
Shteti dhe globalizimi

Rreth 150 vite më parë, ulja e kostove të transportit dhe komunikacionit, rriti mundësinë e asaj
që sot mori emrin globalizim. Deri në këtë kohë, tregëtia ishte lokale. Ishin ndryshimet e
shekullit XIX që çuan në formimin e ekonomive kombëtare dhe forcimin e shtet kombit. Kërkesa
të reja ranë mbi qeverinë: tregjet duhet të sigurojnë rritje, por ato shoqërohen me probleme
sociale. Qeveritë morën një rol të ri në ndalimin e monopoleve, në vendosjen e një sistemi te
sigurimeve shoqërore, në rregullimin e bankave dhe të institucioneve financiare. Kishte një
përforcim të ndryshueshëm: këto aktivitete ndihmuan në procesin e ndërtimit të shtetit dhe në
rritjen e kapacitetit të shetetit. Kjo çoi në suksesin dhe përforcimin e ekonomisë dhe mirëqënies.
Sh.B.A-ja është e privilegjuar pasi qeveria e saj ka pasur një rol thelbësor në proceset financiare
botërore. Ajo i dha garanci të gjitha kredive me programe kredie për shtëpi, hua për studime,

11
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

eksporte dhe importe, kooperativave, dhe biznesit të vogël. Qeveria jo vetëm rregulloi sistemin
bankar dhe depozituesit, por rregulloi dhe fluksin e kredive për grupe të caktuara.
Historikisht qeveria e Sh.B.A-së ka pasur një rol parësor edhe në zhvillimin e teknologjisë dhe
infrastrukturës. Në shek XIX kur bujqësia ishte në qendër të ekonomisë, qeveria krijoi një sistem
universitetesh bujqësore për të rritur shërbimet ndaj bujqësisë. Qeveria e Sh.B.A-së ka pasur një
rol të rëndësishëm edhe në shërbimet sociale bazike.
Çështja që shtrohet sot është nëse edhe vendet në zhvillim do të mund të luajnë të njëjtin rol.
Globalizimi ka shtuar kërkesat ndaj qeverisë. Ai i ka bërë tregjet kaq të forta sa edhe vetë
qeveritë janë të pafuqishme ndaj tyre, sidomos në vendet në zhvillim. Qeveritë që tentojnë të
kontrollojnë kapitalin shpesh e gjejnë veten të pafuqishëm pasi individët gjejnë mënyra për të
evituar rregullat. Një vend i cili tenton të rrisë pagat minimale në vend, shpesh e sheh se e ka të
pamundur pasi kompanitë mund të tentojnë të ikin në një vend tjetër.
Vendeve u duhet një bashkim për t’u bërë ballë problemeve të tyre të përbashkëta si pasojë e
globalizimit. Ka shumë probleme si: tregëtia, kapitali dhe ambjenti të cilat mund të zgjidhen
vetëm me veprimtari të përbashkët. Për këtë arsye duhet të ndërtohet një nivel ndërkombëtar
vendimmarrje. Aktualisht kemi një sistem kaotik, të pakoordinuar, një shumësi institucionesh
dhe marrëveshjesh me shumë probleme që nga ngrohja globale deri tek tregu ndërkombëtar i
kapitaleve. Ministrat e financës kur kanë probleme i diskutojnë ato pranë FMN ku vendimet
merren pa i kushtuar vëmendje problemeve të ambientit apo të shëndetit publik. Ministrat e
ambienteve mund të ngrenë zërin mbi diçka që duhet bërë, por shpesh gjenden përballë
mungesës së burimeve.
Ka një nevojë të qartë për institucione ndërkombëtare të forta për t’u bërë ballë sfidave të
globalizimit. Vetë fakti që insitucionet ndërkombëtare brenda tyre kanë mungesë të theksuar
demokracie, është nje problem i madh. Vendimet nuk merren në interes të vendeve në zhvillim.
Shumica prej nesh do të vazhdojë të jetojë pranë komunitetit të tij, prane shtetit të tij, por
globalizimi na tregon në të njëjtën kohë se jemi pjesë e një komuniteti global. Evropianët shpesh
ndihen në vështirësi të mësojnë se si të mendojnë si gjerman apo si italian. Ekonomia e integruar
sigurisht që ka ndihmuar: ne mund të jetojnë lokalisht por duhet të mendojmë globalisht. Duhet
të mendojmë se si do të ishte një regjim i ndershëm tregëtie.4

4
Making Globalization Work, Joseph Stiglizt, Norton Company, New York, 2010

12
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

TEMA 2
PREMISAT E ZHVILLIMIT
Rreth 80% e popullsisë së botës jetojnë në vendet në zhvillim, të cilat karakterizohen nga të
ardhura të ulta dhe varfëri të lartë, papunësi të lartë dhe edukim në nivele të ulta. Për këto vende
globalizimi përfaqëson si rreziqet e pa shfaqura si dhe mundësitë e reja. Problemi sot është që
globalizimi të sjellë të njëjtat përfitime ose të paktën përfitime të ngjashme si në vendet e
zhvilluara ashut edhe në vendet në zhvillim.
Historia e vendeve me ekonomi të zhvilluar shënon një përpjekje të vazhdueshme me gjetjen e
zgjidhjeve, zhgënjime dhe dështime, strategji të reja me shpresë se gjërat do të funksionojnë.
Përshëmbull edukimi është shumë i rëndësishëm, por nëse nuk ka punë për ata që do të
diplomohen, zhvillim nuk mund të ketë. Është e rëndësishme për vendet në zhvillim që të hapin
tregjet e tyre për vendet më të varfra-por nëse vendet në zhvillim nuk kanë rrugë, apo porte me
anë të të cilave të transportojnë mallrat e tyre, kjo bëhet e pamundur. Zhvillimi është një process
që përfshin çdo pjesë të shoqërisë, duke angazhuar përpjekjet e çdo njeriu: tregjet, qeveria,
organizatat jo qeveritare, korporatat, dhe institucionet jo fitimprurëse.
Një vend në zhvillim i cili thjesht hap dyert e tij ndaj botës jo domosdoshmërisht arrin të shijojë
frytet e globalizimit. Edhe nëse GDP (gross domestic product) rritet, rritja ekonomike nuk do të
jetë e qëndrueshme. Madje edhe nëse rritja do të qëndrojë, shumë prej njerëzve do ta gjejnë veten
më keq se më pare.
Debate mbi globalizimin ekonomik përzihet me debatin mbi teoritë ekonomike si dhe me debatin
mbi vlerat. Një çerek shekulli më parë, tri teoritë më të mëdha ekonomike – teoria e tregut të lirë,
teoria e komunizmit, dhe ajo e tregjeve të menaxhuara ekonomike konkuronin me njëra – tjetrën.
Me rënien e murit të Berlinit në vitin 1989, gjithsesi tri teoritë u bënë dy, dhe argumenti sot është
gjerësisht midis ideologjisë së tregut të lire dhe ata që mendojnë se është e rëndesishme që
qeveria të ketë një rol të fortë në sektorin privat. Sigurisht që këto pozicione nuk janë strikte.
Edhe mbështetësit e tregut të lirë e pronojnë që një nga problemet e Afrikës është mungesa e
qeverisë. Nga ana tjetër edhe pala tjetër e besojnë dhe e mbështesin idenë se tregu është shumë i
rëndësishëm.
Deri tani ka një hendek shumë të madh ndërmjet këtyre dy prespektivave. Në kapitullin e kaluar
folëm për Konsensusin e Washingtonit në lidhje me strategjinë e zhvillimit. Këto politika
fokusohen në minimizimin e rolit të qeverisë, privatizimin masiv, liberalizimin e tregjeve të
mallrave dhe të kapitalit (eliminimi i barrieva të tregëtisë dhe i pengesave për fluksin e kapitalit)
si dhe liberalizimi i rregullave (eliminimi i rregullave strikte në administrimin e biznesit).
Qeveria ka një rol në mbajtjen e stabilitetit makro, por vëmendje ishte më shumë mbi mbajtjen e
stabilitetit të çmimeve (inflacioni), se sa mbi stabilitetin e punësimit dhe rritjes. Kishte një numër
të çështjesh të hapura: a duhet privatizuar çdo gjë, që nga fabrikat tek sigurimet shoqërore, a
duhet që qeveria të jetë e përfshirë në në disa industri kyçe, a duhet të forcohet e drejta e

13
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

pronësisë. Të minimizosh qeverinë do të thotë të ulësh taksat, por edhe të mbash buxhetin në
balancë.
Konkretisht Konsensusi i Washingtonit e vë pak theksin mbi barazinë. Mbështetësit e tij besojnë
në ekonominë e orientuar nga lart-poshtë (ticke-down economy), e cila në një far mënyrë bën që
të gjithë të mund të përfitojnë, megjithëse ky konkluzion është pak i argumentueshëm. Të tjerë
mendojnë që barazia është çështje politike dhe jo ekonomike pra ekonomia nuk ka pse merret me
realizimin e barazisë. Ekonomia duhet të fokusohet mbi efiçiencën dhe politikat e konsensusit të
Washingtonit duhet ta sigurojnë atë.
Pikëpamja alternative e sheh qeverinë me një rol më aktiv si në promovimin e zhvillimit ashtu
edhe në mbrojtjen e më të varfërve. Teoria ekonomike dhe eksperienca historike mund të
shërbejnë si një udhëzues mbi atë se çfarë qeverive u nevojitet të bëjnë. Ndërsa tregjet janë në
qendër të vëmendjes për suksesin e ekonomisë, qeveritë duhet të krijojnë një klimë që e lejojnë
biznesin të krijojë dhe zhvillojë vende pune. Qeveria duhet të krijojë strukturën fizike dhe
institucionale, si psh ligje, sistem bankar të sigurtë, si dhe tregje të forta ku invesitorët mund të
krijojnë konfidencë dhe të jenë të sigurtë që nuk do të mashtrohen. Tregjet më të varfra
karakterizohen nga monopole dhe oligopole, çmime të larta në disa sektorë kyç si
telekomunikacioni etj. Kështu që qeveria duhet të ketë kompetenca të forta në disa politika. Ka
disa fusha ku tregjet vetë nuk mund të funksionojnë, si kërkimi shkencor apo mbrojtja e
ambientit. Ajo që bën ndryshimin mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim nuk është
thjesht mungesa e burimeve por mungesa e dijeve. Kjo është arsyeja pse investimet në edukim
dhe teknologji edhe nga qeveria janë të rëndësishme.
Praktikisht, mbrojtësit e kësaj alternative, e vënë theksin edhe tek punësimi, drejtësia sociale, dhe
tek vlerat jo materialiste si mbrojta e ambientit. Papunësia për shëmbull shihet jo thjesht si një
mospërdorim i burimeve; por ai gjithashtu është faktor për krijimin e vetëdijes mbi vlerat
individuale të çdo personi. Punësimi bën që edhe dhuna në shoqëri të reduktohet. Mbështetësit e
kësaj teorie gjithashtu argumentojnë se reformat politike janë të rëndësishme për tu dhënë
qytetarëve më shumë rol në vendimmarrje. Gjithashtu ata theksojnë se institucionet ekonomike si
banka qendrore të cilat nuk janë institucione politike, ndikojnë gjithashtu në vendosjen e
demokracisë. Në tezën e kundërt mbrojtësit e Konsensusit të Washingtonit shprehin një mungesë
vëmendje në proceset demokratike duke argumentuar se bankat qendrore shërbejnë vetëm për
implementimin e politikave të mira monetare.
Si është e mundur se ekonomistët akoma pas gjithë këtyre viteve nuk bien dakort se çfarë sjell
zhvillim? Çfarë është kryeministri i një vendi kur ai vizitohet nga funksionarët e FMN të cilët e
këshillojnë të ndjekë udhëzimet e tyre? Dhe çfarë mendon po ky kryeministër kur akademikët e
këshillojnë për të kundërtën? Të dy fillojnë me një rishikim të teorive ekonomike duke iu
referuar ligjit të kërkesës dhe ofertës. Por teoritë ekonomike nuk janë aq të forta. Konsensusi I
Washingtonit bazohet në teorinë e ekonomisë së tregut i cili hipotezon informacion perfekt,
konkurencë perfekte dhe rrezik tregu zero, pra një idealizim të realitetit i cili është shumë më
ndryshe në vendet e zhvilluara. Të gjita rezultatet e teorive ekonomike fillojnë në hipotezat që

14
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

ato bëjnë, dhe këto hipoteza asnjëherë nuk përputhen me realitetin, po kështu politikat që nisen
nga këto modele janë shumë larg realitetit.
Teoritë ekonomike të viteve 70 dhe 80 treguan kufijtë e tregut; ata treguan se tregjet e lira nuk
çojnë në efiçiencën ekonomike pasi tregu nuk është asnjëherë perfekt, informacioni asnjëherë
nuk është i plotë. Edhe tregjet vetë nuk e drejtojnë ekonominë drejt eficiencës kur prioriteti i një
shteti është të thithë teknologji të reja, të ngushtojë diferencën në dije e cila është një element
bazë i eficiencës. Çështja është nëse qeveria mund të përmirësojë gjendjen.
Në shkencat ekonomike nuk mund të bëhen eksperimente sikurse ndodh në kimi apo fizikë.
Historia e botës tregon strategji të ndryshme të adaptuar nga vende të ndryshme për probleme
dhe kriza të ndryshme. Për fat të keq çdo vend ka historinë dhe rrethantat e tij, qindra detaje të
ndryshme të cilat është e vështirë të interpretohen. Është e qartë që edhe performanca e tyre është
ndryshme. Vendet më të suksesshme kanë qenë ato të Azisë ku qeveria ka luajtur një rol shumë
aktiv. Nëse shohim më me vëmendje efektet e politikave të veçanta këto konkluzione
përforcohen: ka një korrespondencë të fortë midis asaj që thonë teoritë ekonomike dhe asaj që
kanë bërë realisht qeveritë në Azinë lindore.
Detyrat me të cilat duhet të përballen vendet në zhvillim sot janë më të lehta se sa ato që kanë
kryer qeveritë e Sh.B.A-së apo të Evropës, në shekullin XIX.
1. Azia Lindore

Globalizimi në sensin e rritjes së eksportit, ka ndihmuar vendet e Azisë lindore të dalin nga
varfëria. Globalizimi e arriti këtë, duke u dhënë akses këtyre vendeve në tregjet ndërkombëtare si
dhe në teknologjitë e reja të cilat rritën dukshëm prodhueshmërinë. Këto vende e menaxhuan
globalizimin. Ishte zotësia e tyre të shfrytëzonin avantazhet e globalizimit, pa u shfrytëzuar nga
globalizimi (vendet e zhvilluara). Këto vende arritën rritje dhe stabilitet: disa vende shënojnë
vetëm një vit rënie. Kështu psh. Kina dhe Vietnami e vazhduan rritjen edhe në vitet 97-98. Kina
ndoqi politikat ekspansioniste standarte dhe jo ato të udhëzuara nga IMF, dhe rritja ishte 7% me
ritme të avashta deri sa më pas arriti në 8% apo 9%. Madje disa thonë se këto numra janë më pak
se realiteti.
Qeveritë e këtyre vendeve u kujdesën që kjo rritje të sillte përfitime jo vetëm për një pjesë të
vogël të popullsisë, por të ndahej mes sa më shumë njerëzve. Ata nuk u fokusuan vetëm në
stabilitetin e çmimit, por edhe për rritjen e vendeve të reja të punës me të njëjtën shpejtësi sa dhe
hyrjet e reja në tregun e punës. Varfëria ra dukshëm – në Indonezi p.sh., përqindja e varfërisë (1
$ dita) ra nga 28 në 8% nga viti 1987 deri në 2002, ndërsa standarti i jetesës u rrit dhe
analfabetizmi u ul.
Në 1960 në Malajzi të ardhurat per capita ishin 784 $ më vit, sot është 4000 $. Niveli mesatar i
edukimit në Korenë e Jugut në 1960 ishte më pak se 4 vjet shkollë. Sot Korea e Jugut drejton
industritë high tech dhe të ardhurat janë rritur 16 herë më shumë.

15
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Por ndërsa ekonomitë e këtyre vendeve u futën në globalizim, tregjet e tyre ishin larg nga liria.
Ata rritën edukimin primar dhe edukimin universitar në të njëjtën kohë, duke hapur rrugën në
këtë mënyrë të thithnin teknologjitë e avancuar. Ata investuan shumë në infrastrukturë si porte,
rrugë, ura, të cilat e bënë më të thjeshtë biznesin për dërgimin e mallrave dhe shërbimeve.
Qeveritë në Azinë lindore luajtën një rol të madh në planifikimin dhe avancimin e teknologjive,
duke zgjedhur se në cilin sektor vendet e tyre do të zhvillonin, dhe nuk ua lane këtë gjë tregut të
lirë ta vendoste. Nga viti 1960 e këtej këto vende bënë shumë përpjekje për të zhvilluar industritë
e tyre lokale. Investimet në high tech ndihmuan Taivanin, Korenë, Malajzinë, të bëheshin
prodhues të produkteve elektronike, kompjuterave dhe chips-ave. Për më tepër ata u bënë
prodhuesit më efiçientë në botë për produktet tradicionale si çelik dhe plastik.
Të gjitha këto vende besonin në rëndësinë e tregjeve por gjithashtu besuan se tregjet duhet të
krijohen nga qeveria vetë dhe se shpesh firmat private nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë. Nëse
bankat private nuk hapin degë në zona rurale, atëhere është qeveria që ndihmon në këtë. Nëse
bankat private nuk japin kredi me afat të gjatë, qeveritë ndihmojnë për këtë. Nëse firmat private
nuk prodhojnë lëndë të para për disa prodhime bazë si çelik apo plastik, qeveria ndërhyn. Korea
dhe Taivani kanë treguar se kjo gjë është e mundur. Qeveria koreane ka treguar se si mund të
bëhet kjo por pasi i pa me kujdes të gjitha mundësitë ku duhej dhe mund të ndërhynte, dhe në
1968 krijoi kompaninë e çelikut më të madhe në botë. Në 1954 qeveria e Taivanit ndihmoi në
ngritjen e një korporate të madhe për prodhimin e plastikës (Formosa Plastic Corporation).
Ndërsa rajonet më të mëdha të liberalizuara hapën tregjet e tyre duke ulur vigjëlencën e qeverisë,
këto vende e bënë këtë gjë me shumë ngadalë, në harmoni me ritmin e kapacitatetit ekonomik të
vendit. Ndërsa qeveritë aziatike u fokusuan në rritjen e eksportit, sidomos në vitet e para të
zhvillimit të tyre, ata kufizuan importet në mënyrë që të mos dëmtonin prodhimin lokal dhe
bujqësinë.
Disa vende si Kina, Malajzia, Singapori ftuan disa invesitorë të huaj, të tjerë si Korea dhe
Japonia nuk e bën këtë por u rritën gjithsesi. Edhe ato vende të cilat ftuan të huajt për të investuar
siguruan më parë që ata do të sillnin tekonologjinë me vete dhe do të trajnonin popullsinë
vendase fillimisht. Malajzia jo vetëm i dha naftën (nëpërmjet konçesioneve) kompanive të hauja
të naftës, por i detyroi ato të ndihmonin në rigjenerimin e burimeve të saj, duke mësuar prej saj.
Sot kjo qeveria ka në pronësi kompani nafte (Petronas) dhe po i bën trajnim vendeve në zhvillim.
Duke pasur në pronësi kompaninë e saj të naftës, ishte e mundur të sigurohej më shumë prodhim
dhe burimet të qëndronin në vend.
Liberalizimi i tregut të kapitaleve është një debat i gjerë. Megjithëse vende si India dhe Kina e
hapën tregun për investime afatgjata, ata e ngushtuan tregun për investime afat shkurtra. Këto
vende e kuptuan se nuk mund të ndërtosh fabrika apo të krijosh vende pune me para që mund të
hynë e të dalin brenda 24 orësh.
Me kursimet e tyre këto vende si Azia e lindjes nuk kishin nevojë per shumë kapital. Gjatë viteve
1980, shumë nga këto vende, ndoshta të shtyrë edhe nga FMN dhe Thesari Amerikan, i hapën

16
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

tregjet e tyre të kapitalit. Për pak kohë kapitalet hynë por shumë shpejt dolën. Rezultati krijoi
krizë të spread-it financiar.
2. Amerika Latine

Azia lindore demostroi sukesesin e kursit të shënuar nga një politikë ndryshe nga Konsensusi i
Washingtonit, me një rol të qeverisë me të forte se sa teoria minimaliste. Ndërsa Amerika Latine
përqafoi Konsensusin e Washingtonit me shumë se çdo vend tjetër. Dështimi i Amerikës Latine
dhe suksesi i Azisë lindore flasin qartë kundër konsensusitut të Washingtonit.
Disa dekada më parë Amerika Latine kishte një sukses të dukshëm me një qeveri të fortë shumë
ndërhyrëse, e cila nuk ishte as si ato të Azisë Lindore dhe as shumë e dukshme. Më së tepërmi
qeveria e këtyre vendeve ishte e fokusuar më shumë në mbylljen e importeve se sa në zgjerimin
e eksporteve. Tarifat e larta u aplikuan tek disa importe, për të inkurajuar zhvillimin e industrive
lokale. Megjithëse suksesi nuk ishte i krahasueshëm me atë të Azisë, të ardhurat per capita në
Amerikën Latine u rritën në 2.8% çdo vit nga 1950-1980. Brazili, qeveria e të cilit ishte më
aggresive në ndërhyrje, u rrit me një mesatare 5.7% për gjysëm shekulli duke filluar nga 1930.
Në vitin 1980 si pasojë e problemeve të veta të brendshme me inflacionin, ShBA filloi një
politikë për rrtijen e interesit deri në 20%. Kjo i rëndoi ekonomitë e këtyre vendeve të cilat
filluan të adaptonin principet e Konsensusit të Washingtonit. Ekonomitë filluan të rriten por kjo
nuk ishte një rritje e vazhdueshme. BB dhe FMN u dhanë kredi këtyre vendeve të cilat pasuan
me privatizime të mëdha dhe dhënie të aseteve kombëtare investitorëve të huaj. Këto investime
nuk pasuan me ri-investime në vend.
Ndërsa Azia lindore kishte një ulje të varfërisë, progresi në këtë drejtim në Amerikën Latine
ishte minimal. Pakënaqësia ndaj Konsensusit të Washingtonit u rrit ndjeshëm dhe kjo u reflektua
shumë edhe në rezultatet zgjedhore ku fituan të majtët si në Brazil, Venezuela, Bolivia. Këto
qeveri u kritikuan shumë si populiste, sepse ato premtuan të sillnin edukim dhe pasurim për
shtresat e varfra. Gjithashtu bën përpjekje maksimale që rritja ekonomike të rreflektohej sa më
gjerësisht në të gjitha shtresat e shoqërisë. Në një demokraci duket e natyrshme, për politikanët
të përpiqen për mirëqënien e shtresave të mesme. Presidenti venezuelian Hugo Chavez pati
sukses në fushën e edukimit dhe atë të shëndetësisë sidomos për popullsitë në periferitë (barrios)
e Karakas.
3. Vendet në tranzicion nga sistemi komunist

Falimentimi i Rusisë dhe i vendeve përreth saj në rritjen e GDP-së është shumë më i vogël se çka
publikohet në statistikat zyrtare. Krimi dhe shkelja e ligjit janë në nivele shumë të larta. Pas
rënies së murit të Berlinit, u rritën shpresat pë demokraci dhe prosperitet ekonomik në ish
Bashkimin Sovietik. Këshilltarët nga perëndimi nxituan të udhëhiqnin këto vende dhe ti
këshillonin se si të drejtonin tranzicionin. Disa besuan – në mënyrë të gabuar- se kalimi në
kapitalizëm do të bëhej brenda 24 orëve, nëpërmjet privatizimeve massive dhe liberalizimit të
skajshëm. Në Ukrainë çmimet u rritën në mënyrë marramëndëse. Politikat monetare të ngushta

17
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

(interesa të larta dhe pak kredi) si dhe autoritet fiskal (buxhete të ngushta) u përdorën për të ulur
në një farë mënyre inflacionin. Por ato sollën edhe ulje të ekonomisë e cila ra në depresion të
madh. Në të njëjtën kohë privatizimi u bë me ritme të shpejta duke krijuar oligarki, të cilat
nxorrën bazë monetare jashtë vendit. Tregjet e kapitaleve u liberalizuan me besimin e gabuar se
paratë do të vinin shpejt në vend. Në fakt ndodhi e kundërta, shumë para dolën nga vendi si psh
blerja e klubit të futbollit të Chelseas si dhe blerjet e ndryshme në pasuri të paluajtshme në
Britaninë e Madhe nga Roman Abramovich. Njerëzit e thjeshtë të Rusisë e kishin të vështirë të
kuptonin se si kjo mund të ndihmonte ekonominë e vendit.
Në fakt privatizimi i shpjetë jo vetën sillte të ardhura të dobta për qeverinë e cila kishte shumë
nevojë për bazë monetare, sepse privatizimet e shpejta nuk sjellin të ardhura të shumta, por kjo e
bënte qeverinë edhe më pak të fuqishme ne tregun ekonomik. Pa ligje të përshtatshme dhe pa
ligjet e duhura mbi korporatat dhe administrimin e tyre, do të kishte vjedhje masive të aseteve
nga menaxherët e korporatave. Do të kishte një tendencë për të ulur vlerat e aseteve se sa për të
rritur pasurinë e korporatave. Nga ana tjetër kjo do të sillte një rritje të pabarazisë në vend.
Por nga ana tjetër eksistonte mendimi, i mbrojtur nga BB, se privatizimi duhej bërë sa më shpejt
dhe pronarët e rinj do të bënin gjithshka që pasuria e këtyre korporatave të perdorej sa më mire.
Për fat të keq ajo që ndodhi në Rusi e në disa vende të tjera ishte edhe më keq seç qe menduar:
rritja ra me 1/3 e vlerës.
Privatizimi i shpejtë dhe korruptiv në Rusi krijoi edhe një qark vicioz. Pagesat e vogla të marra
nga qeveria, çuan në vënien në dyshim të tranferimeve të burimeve publike në sektorin privat.
Investuesti të cilët i përfituan këto asete, filluan të mendonin se privatizimet e bëra do të
anulloheshin nga qeveritë ardhshme të cilat do të kishin një presion popullor për ta bërë këtë.
Pikërisht për shkak të kësaj pasigurie ata filluan të investonin sa më pak, dhe ato fitime që
nxirrnin i tranferonin jashtë vendit sa më shumë që të mundeshin. Kjo krijoi nje iluzion të madh
në lidhje me privatizimet në vend. E drejta e pronës ishte shumë e pasigurtë.
Liberalizimi i tregjeve të kapitaleve e shtyrë nga FMN I forcoi oligarkitë. Ato morën asete nga
privatizimi, dhe përfitimet i nxorrën jashtë vendit duke investuar në vende më të sigurta. Në këtë
mënyrë ata përfituan nga kuadri ligjor i dobët në vendet e tyre dhe nga të drejtat e forta të
pronësisë në vendet perëndimore ku investuan.
Dikush që mund të vizitonte Moskën ne periudhën e tranzicionit mund ti dukej sukses. Dyqanet e
mbushura me mallra, rrugë e mbushura me makina. Por mallrat ishin importe dhe makinat ishin
pronë e oligarkive të sapo krijuara. Nga ana tjetër popullsia vuante nga rroga e pensione në
limitin e mbijetesës po shpesh edhe nën këtë limit.
Tashmë pranohet nga të gjithë që privatizimet e shpejta në bllokun sovietik apo edhe në vendet e
Europës lindore ishin një gabim i madh. Privatizimet u bënë përpara se të vendoseshin rregulla
dhe ligje të forta taksimi. Një nga asetet e jashtëzakonshme të trashëguara nga Bashkimit
Sovietik ishte sistemi shkollor, por edhe ky degradoi si pasojë e rrogave të ulta. Të ardhurat e
qeverisë ranë në mënyrë të shpejtë.
18
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Disa vende si Polonia dhe Sllovenia e menaxhuan më mirë tranzicionin, pjesërisht sepse ato nuk
aplikuan terrapinë e shokut (shock therapy). Këto vende sikurse edhe disa vende të tjera në
Evropën lindore bën disa gjëra më mirë për shkaqe dhe të prespektivës europiane. BE-ja i ka
ndihmuar këto vende të të krijonin fillimisht një kaudër ligjor për të thithur edhe investitorë të
huaj. Pasi u bashkuan me BE-ne ato arritën të kishin akses në tregun e madh- dhe pagat e tyre të
ulta e kombinuar me një fuqi punëtore apo burime njerëzore të edukuar mirë, u dha atyre një
avantazh të madh.
Vendet e bllokut sovietik nuk ishin të vetmet të tranzituan nga komunizmi. Edhe Kina dhe
Vietnami dolën nga regjimi komunist dhe kaluan në ekonominë e tregut, por kontrasti është
shumë i dukshëm. Ndërsa në Rusi të ardhurat u ulën në këto vende u ngritën shpejt dhe në nivele
shumë të larta. Në Kinë u rrtiën me 135% e në Vietnam me 75%. Ata nuk e pranuan terrapinë e
shokut dhe adaptuan një hyrje me të ngadaltë në ekonominë e tregut.
Këto performanca të ndryshme midis Kinës dhe Rusisë i vendosën mbështetësit e terrapisë së
shokut (ndryshime të shpjeta, pak ndjeshmëri për çështjet sociale dhe pak kujdes për kushtet
parapkrake të tregut të lirë) në një pozicion mbrojtjeje. Ata justifikohen me faktin që detyra e
Kinës ishte më e lehtë pasi ishte një vend shumi i prapambetur, më së shumti një vend agrar. Por
kjo nuk është e vërtetë pasi vendet e tjera agrare që aplikuan terrapinë e shokut si Mongolia dhe
Moldavia, patën një rënie akoma më problematike.
4. Afrika

Pas viteve ’60, pas fitores së pavarësisë në Afrikë vendi ishte i pregatitur keq për zhvillimin e
demokracisë. Vendet afrikane nuk kishin as një eksperience minimale për vetëqeverisje. Kishte
pak individë të trajnuar dhe një mungesë të theksuar infrastrukture institucionale, si dhe një
mungesë të theksuar infrasktrukture fizike.
Ishte e kuptueshme pse pas viteve 1980 shumë vende afrikane ishin në vështirësi të mëdha. Çdo
vend ka historinë e tij: korrupsion dhe diktaturë të egër në Uganda, Kongo, Kenia dhe Nigeri;
politika të gabuara pavarësisht se disi të ndershme në vendet socialiste si në Tanzani; politika të
drejtuara keq në Bregun e Fildishtë.
Shumë prej vendeve afrikane iu drejtuan Bankës Botërore dhe FMN për ndihmë. Atyre iu dha
ndihma e kërkuar, kryesisht iu dhanë borxhe dhe jo grante, të shoqëruara me kushte të dizenjuara
për përmirësimin e tyre strukturor. Megjithatë shumë shpesh projektet u keq menaxhuan dhe
projektet për të cilat u dhanë grantet u planifikuan keq për shkak të keqkuptimit të tyre. Vendet
që morën borxhe iu kërkua të adaptonin strukturën e shtetit të tyre sipas FMN pra sipas
Konsensusit të Washingtonit. Vendeve afrikane iu lejua liberalizimi dhe hyrja në tregun e madh
por këto vende kishin pak se çfarë të shisnin. Investitorët ishin më shumë të interesuar të nxirrnin
jashtë Afrikës burimet e saj të shumta natyrore.
Në vitin 1990 shumë vende afrikane duke përfshirë edhe Nigerinë, Kenian, Tanzanine, Ugandën,
Etiopinë, Ganën u gjendën me nje leadership të ri, i cili dukej më i vndosur se ai i vjetri në

19
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

ndjekjen e politikave të mira eknomike. Defiçiti dhe inflacioni u vendosën nën kontroll. Disa
vende si Nigeria, Uganda, Tanzania, Etiopia, arriten disa rezultate të mira kundër korrupsionit
megjithëse nuk arriti të eliminohej plotësisht. Etiopia u rrit më shumë se 6% në vitet 1993-1997,
po ashtu edhe Uganda. Disa vende të tjera patën arritje në uljen e analfabetizmit, apo në luftën
kundër epidemisë së AIDS. Por edhe këto vende dështuan në thithjen e ivestimeve të huaja.
Tregu aziatik me force punëtore më mire të edukuar, me infrastrukturë më të mire, dhe ekonomi
në rritje, ishin më joshëse për multinacionalet.
Ndësa ekonomitë afrikane nuk rriteshin, popullsia e tyre rritej. Afrika ishte një planet me tokë të
bollshme. Me rritjen e popullsisë toka nuk ishte më e bollshme. Prodhimi bujqësor u ul dhe
varfëria u rrit. Përsëri globalizimi nuk kaloi përmes Afrikës. Edhe vendet që kishin politikat më
të mira makro ekonomike dështuan në thithjen e ivestimeve të huaja, revolucioni i gjelbërt i cili
rriti prodhimin bujqësor në Azi, nuk kaloi në Afrikë. Dhe sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte,
epidemia e AIDS sumoi edhe më tepër këto vende. Edhe vende si Botsvana që e menaxhuan
tregjet e tyre mirë dhe i shfrytëzuan mirë ekonomitë e tyre, duke u rritur çdo vit në masën 9% për
katër dekada rresh nga indipendenca me Britaninë e Madhe, pati ndryshime dhe probleme në
pritshërinë e jetës. Si rezultat i këtyre faktorëve, në vitet e para të shekullit XXI, sikurse kemi
parë, numri i njerëzve të varfër në Afrikë u dyfishua nga nivelet e dy dekadave më parë.
5. Azia Jugore

Për dy dekadat e fundit, me pritje të një krize ekonomike në fillim të viteve ’90, India- një vend
me një popullsi me rreth 1.1 miliard- ka shënuar një rritje me 5% në vit. Në 2006 kjo rritje ka
qenë 8%.
Disa dekada pas pavarësisë, doktrinat socialiste dominuan dhe ekonomia shënoi stagnacion. Por
edhe në këtë periudhë qeveria indiane ishte duke “mbjellur” suksesin e ardhshëm. Ajo krijoi një
numër institucionesh teknologjike dhe shkence, investoi në edukim dhe kërkim shkencor, të cilat
sigurisht i dhanë frutet e tyre më vonë. Zhvillimi i Bangalores (qyteti ku janë përqëndruar
kompanitë tekonologjike e cila shpesh citohet si Silicon Valley i Indisë) apo kryeqyteti
teknologjik Indian, filloi të zhvillohej pikërisht me themelimin e Institutit Indian të Shkencës në
vitin 1909.
Revolucioni i Gjelbërt in vitit 1970, I cili promovoi përdorimin e teknologjive bujqësore, i dha
frutet e veta më të mira pas vitit 1990 kur filloi edhe liberalizimi. Qeveria i hapi dyert gjatë
liberalizimit, për investimet e huaja direkte, por duke shtrënguar fluksin e kapitaleve afat
shkurtra. Në vitin 2006, pra 15 vjet pas liberalizimit, filluan disa rregullime të këtyre shtrëngime,
por ato nuk u hoqën plotësisht.
Zhvillimi i internetit ishte pjesa më e rëndësishme e cila bëri të mundur që India të vilte frutet e
veta të investimit afatgjatë në edukim, dhë papërshtatshmëritë e infrastrukturës u bënë më pak
penguese. Ndërsa teknologjia uli kostot e komunikimit, investime të mëdha në telekomunikacion
u ulën edhe më tepër. Kompanitë që po mendonin të investonin në vendet në zhvillim, kishin
shumë avantazhe si pagat në nivele më të ulta se në vendet e zhvilluara. Megjithatë këto kompani

20
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

vuanin nga infrastruktura e dobët, kosto trasnporti të mëdha, si dhe një sistem të pandershëm dhe
të shtrenjtë në shërbimin e energjisë elektrike. Në ndryshim nga vendet e tjera në zhvillim, kostot
e transportit ishin të papërfillshme në saj të zhvillimit të madh teknologjik, ndërsa problemi i
energjisë elektrike u zgjidh në më të shumtin e rasteve nga ndërtimi i gjeneratorëve të fuqishëm
nga vetë kompanitë duke anashkaluar furnitorin publik të energjisë elektrike. Me anë të satelitëve
brenda një sekonde çdo kompani e vendosur në Indi mund të lidhej me kompanitë në Silicon
Valley apo në çdo vend tjetër të Europës. Telefonatat bëheshin pa nevojën e lidhjes me furnitorin
publik të telekomonikacionit Indian.
Suksesi i Indisë ka shumë elementë të përbashkët me atë të Kinës. Në të dy vendet kemi një
klasë të mesme e cila zhvillohet dhe fuqizohet gjithnjë e më tepër. Kjo klasë e përbërë nga qindra
miliona njerëz kanë filluar të shijojnë një jetë me standarte të larta, e krahasueshme me ato të
vendeve perëndimore. Në të dy vendet kemi një diferencë të madhe mes të varfërve dhe të
pasurve.
India ka bërë më pak se Kina në uljen e varfërisë, por ka qenë më e suksesshme se Kina në uljen
e pabarazisë ndërmjet rajoneve dhe ndërmjet klasës shumë të pasur dhe pjesës tjetër të
popullsisë. Megjithëse si Kina dhe India kanë qenë shumë të suksesshme deri tani, ato janë të
përgjegjshme që nuk mund të vazhdojnë me të njëjtën rrugë nga tani e tutje. Ato duhet të
fokusohen tek zonat rurale, janë të shqetësuar të krijojnë vende të reja puna për ata që hyjnë për
herë të parë në tregun e punës (India ka zhvilluar një skemë punësimi për zonat rurale). Të dy
vendet janë të vetëdijshme për rëndësinë e teknologjisë dhe edukimit në një treg global, dhe e
dinë se kanë nëvojë të forcojnë dhe më shumë investimin në edukim. Azia sot diplomon tre herë
më shumë inxhinjer se Sh.B.A. Sfida do të jetë rritja e cilësisë dhe jo vetëm e sasisë. Sot vendet
në zhvillim në të gjithë botën po shikojnë drejt Azisë për të mësuar më shumë se si të jenë të
suksesshëm.

6. Një vizion i zhvillimit

Në mes të gjithë statistikave dhe teorive që shpjegojnë zhvillimin e vendeve në zhvillim, është e
rëndësishme të mbajmë mend në vija të përgjithshme se suksesi është i tillë kur është i
qëndrueshëm, kur garanton barazi, dhe kur shoqërohet me zhvillime demokratike të cilat
fokusohen në ngritjen e standartave të jetës jo vetëm në shifrat me GDP. Të ardhurat sigurisht
janë shumë të rëndësishme për standartet e jetesës, por po kaq e rëndësishme është edhe shëndeti
(I matur ky me moshën mesatare dhe vdekshmërinë foshnjore) si edhe edukimi.
GDP është një instrument e lehtë për matjen e rritjes ekonomike, por nuk është gjithshka që flet
për zhvillimin. Zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Të gjithë e dimë se për të kaluar një
provim ne studjojmë shumë për të marrë një note të mire, por pas provimit shumicën e gjërave i
kemi harruar. Një vend mund të rrisë GDP-në duke përkeqësuar ambjentin, duke ulur sasinë e
burimeve natyrore në vend, duke marrë hua nga vendet e tjera, por ky lloj zhvillimi nuk është i
qëndrueshëm. Guindea e Re është duke prerë pyejet e saj tropikale ku zhvillohen shumë e shumë

21
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

specie, këto shitje po krijojnë të ardhura të mëdha por pas 20 viteve nuk do të ketë më asgjë për
të shitur.
Shpesh herë rritja e GDP-së shoqërohet me uljen e varfërisë, siç është rasti i Azisë Lindore. Por
kjo nuk vjen automatikisht. Në këto vende qeveritë dizenjuan disa politika që të siguronin të
varfërit për të përfituar. Në disa vende të tjera, ka pasur rritje të GDP-së por rritje edhe të
varfërisë, apo ulje të të ardhurave të klasës së mesme. Në Amerikën Latine nga 1981-1993, GDP
u rrit me 25%, por popullsia që jentonte me 2.15 dollar në ditë pra në prgun e varfërisë, u rrit nga
26.9 në 29.5%. nëse rritja ekonomike nuk ndahet me të gjithë shoqërinë, pra nëse nuk përfiton
gjithë shoqëria nga rritja, zhvillimi patjeter që do të dështojë.
Qeveritë e Azisë Lindore e kuptuan që suksesi kërkon stabilitet politik dhe shoqëror dhe të dyja
këto kërkojnë nivele të larta punësimi dhe ulje të pabarazisë. Në Kinë në dekadat e para të
zhvillimit, manaxherët e lartë merrnin jo më shumë se tri herë të ardhura në krahasim me
punëtorët e zakonshëm, kurse në Japoni merrnin 10 herë më shumë.
Është e rëndëssihme që vendet të fokusohen edhe tek barazia për tu siguruar që frutet e zhvillimit
të shijohen nga të gjithë. Kjo edhe për arsye morale por edhe që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm.
Burimi më i madh i një vendi janë njerëzit e tij, e nëse një pjesë e madhe e popullsisë nuk jetojn
në përputhje me potencialin e tyre, si rrezultat i aksesit të mangut në edukim, apo sepse vuajnë
nga keq ushqyrja që në moshë te mitur, vendi nuk do ta ketë të mundur të jetojne në nivel të
potencialit të tij. Vendet të cilat nuk do të investojnë në edukim, nuk mund të tërheqin investitorë
të huaj, bizneset e të cilave kërkojnë njerëz me aftësi dhe duhet të kemi parasysh që sot shumica
e bizneseve kërkojnë të tillë njerëz. Nga ana tjetër, nivelet e larta të pabarazisë, sidosmos kjo e
shkaktuar nga niveli i lartë i papunësise, krijojnë probleme sociale të thella si krimi, i cili e bën të
pamundur qasjen e investimeve të huaja direkte.
Nuk janë thjesht të ardhurat, sigurisht që ato janë të rëndësihme, por më shumë të rëndësishme
janë standarti i përgjithshëm i jetesës. Ka ndryshim mes të dyjave. Zhvillimi shoqërohet
kryesisht me urbanizim, por shumë qytete në vendet në zhvillim vuajnë nga papastërtia, zhurma,
ajri i ndotur, dhe rrugët e bllokuara. Në mars 1991 Qyteti i Meksikës ishte kaq i ndotur sa
presidenti i asaj kohe urdhëroi mbylljen e një rafinerie nafte. Në shekullin XIX tranformimet e
prodhuara nga revolucioni industrial sollën problemet më të mëdha të ambjentit. Britania e
Madhe, si vendi që pati zhvillimin më të madh industrial, pati një ulje të moshës mesatare të
popullsisë, midis fund shekullit XVIII dhe mes shekullit XIX. Për fat të mirë zhvillimet
farmaceutike dhe ato të industrisë ushqimore bën që kjo të reduktohet.
Sot ka më shumë shqetësim në vendet e zhvilluara mbi rëndësinë e shendetit dhe mjedisit. Ka
gjithashtu më shumë shqetësim mbi sigurinë ekonomike.
7. Roli i tregjeve

Dekadat e fundit kanë sjellë ndryshime në mënyrën e të menduarit, jo vetëm mbi çka do të thotë
zhvillim por edhe si të realizohet ky zhvillim. Gjatë viteve 1960-1970, mendohej se ajo që

22
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

ndryshonte mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim ishte mungesa e kapitalit. Iu dha
shumë rëndësi kursimeve dhe investimeve. Kjo ishte një nga arsyet pse u krijua Banka Botërore
ne vitin 1944, për të ndihmuar me kapital vendet në zhvillim. Kur u kuptua që ndihma e huaj dhe
aksesi i lehtë në kapital nuk çonin në rezultatet e pritura, shumë vende të zhvilluara menduan se
zgjidhja është tregu. Kur u shtrua pyetja, pse tregjet nuk prodhuan rezultatet e pritura? Përgjigja
ishte: qeveria pengoi. Ajo që u kërkua më pas nga qeveria ishte liberalizimi dhe privatizimi, pra
largimi i saj nga ekonomia dhe tregu, me pak fjale, ulja e rregullimeve, ulja e shpenzimeve të
qeverisë, dhe shtrëngimi i borxhit.
Theksimi i rëndësisë së tregjeve filloi në fillim të viteve 1980, kur Thatcher dhe Regan ishin në
pushtet, dhe vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit. Në dekadën e fundit të shekulit XX,
shembujt e Rusisë dhe Amerikës Latine, ku qeveritë u tërhoqën nga tregu, treguan që tregjet vetë
nuk mund të funksionojnë. Në këtë pikë filluan kërkimet për alternativa të reja. Disa ekonomist
dolën me variantin e “tregut plus” ose Konsensusi i Washingtonit plus, çka nënkuptonte edhe
burimet (kapialin) njerëzore si një element thelbësor në zhvillim, sidomos arsimimit të femrave
në shoqëri. Kur edhe këto politika dështuan, u bë e qartë që ajo që nevojitej ishte një ndryshimi
thellë ne strategji, një qasje më e kuptueshme drejt zhvillimit, me theksin tek ndryshimet nga një
vend tek tjetri dhe njga një kohë në një tjetër. Këto strategji në fakt nuk ishin tërësisht të reja, ato
ishin variante të strategjive që kishin fuksionuar shumë mirë në Azinë Lindore por që ishin
injoruar nga ata që besonin tek Konsensusi i Washingtonit dhe tek fondamentalizmi i tregjeve.
8. Një qasje e përgjithshme drejt zhvillimit

Qasja e përgjithshme e zhvillimit vë theksin në faktin se shkollat pa punësim nuk mund të sjellin
zhvillim, po kështu edhe liberalizimi i tregut pa rrugë dhe porte nuk mund të sjellë zhvillim të
tregtisë. Kina ka treguar aftësi në ndryshimin e fokusit të saj dhe ka shënuar rritje në tri dekada
rresht. Plani i 11-të, pesëvjeçar i Kinës i adaptuar në mars 2006, kaloi nga eksportet në rritjen e
kërkesës së brendshme. Kina kishte kursime prej 40% të GDP-së dhe kapitali per tu investuar
nuk ishte problem për ketë vend, por kishte nevojë të stimulonte konsumin. Faza e parë ishte
joshja e investimeve të huaja, e pasi kjo u arrit me shumë sukses, fokusi u spostua në rritjen e
biznesit vendas.
Duke siguruar më shumë burime dhe duke forcuar tregutn – elementi kyç ky i BB – janë akoma
element thelbësorë për sigurimin e zhvillimit. Vendet nuk mund të rriten pa kapital. Tregjet janë
esenciale; tregjet shërbejnë për të nxjerrë burimet, për të siguruaruar që këto burime janë të
shfrytëzuara mirë, sidomos aty ku burimet nuk janë te bollshme. Qasja e përgjithshme përfshiu
forcimin e tregut por me të njëjtën rëndësi i dha edhe rolit të qeverisë, në secilin vend në çdo hap
të zhvillimit të tij. Ky është miksimi më i mire midis tregut dhe qeverisjes.
Suksesi i Azisë tregoi që qeveria ka shumë për të bërë. Miksimi mes tregut dhe qeverisë
ndryshon nga një vend në tjetrin. Në Kinë përshembull ku qeveria ishte shumë e pranishme, si
fillim kishte nevojë për zhvillim të tregut. Kjo u zhvillua në periudhën pas Revolucionit Kulturor
në 1980, kur ekonomia kineze filloi ngritjen që vazhdon edhe sot. Ajo që ka rëndesi nuk është

23
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

thjesht madhësia e qeverisë por ajo që qeveria bën. Një element thelbësor i rritjes së shpejtë të
Kinës ishte edhe ngritja e bizneseve lokale (vendase) në qytetet e vogla. Qeveria hoqi dorë nga
bujqësia dhe u dha të drejtën fshatarëve të kishin kontrollin e tokës dhe prodhimi bujqësor u rrit.
Në të njëjtën kohë qeverisja qëndrore u spostua nga mikromenaxhimi i përditshëm i ekonomisë
dhe u fokusua më së tepërmi tek kuadri i përgjithshëm i ekonomisë së vendit, duke përfshirë
edhe sigurimin e investimeve për zhvillimin e infrastruktures. Ndërsa ekonomia kineze rritej,
qeveria e kuptoi se ishin të nevojshme ligje të forta për menaxhimin e korporatave. Gjithashtu
kuptoi që arsimi rural dhe shëndetsia ishin lënë pas dore. Plani pesëvjeçar i 2006 theksoi këto
përparësi.
Lista e fushave potenciale ku mund të veprojë qeveria ështe e madhe. Sot të gjithë bien dakort qe
qeveria duhet të sigurojë arsimimin bazë, kudrin ligjor, infrastrukturën, element të sigurisë
shoqërore dhe rregullimin e konkurencës, bankt dhe impakti në ambjent. Vendet e Azisë
Lindore, sikurse kemi pare besojnë se mund të bëjnë më shumë. Këto vende besojnë se duhet të
realizojnë punësim të plotë, të promovojnë rritjen, të ulin pabarazitë në shoqëri dhe të sigurojnë
stabilitetin social. Në Malajzi roli i qeverisë është edhe më i gjerë. Kjo qeveri ka pasur një plan
aksioni të fuqishëm për të ndihmuar etninë Malays. Në saj të kujdesit të qeverisë konfliktet
etnike jane evituar masivisht.

9. Njerëzit janë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit

Zhvillimi ka të bëjë me transformimin e jetës së njerëzve, dhe jo vetem me zhvillimin e


ekonomisë. Politikat për edukim dhe punësim kanë nevojë të shikohen me dopio lente: si e
promovojne ato rritjen dhe si ndikojnë ato në jetën e njerëzve drejtpërdrejtë? Ekonomistët flasin
për edukimin si kapital human: investimi në njerëz sjell fitime, sikurse ndodh me një investim në
makineri. Por arsimimi bën më shumë. Ai hap mendjen tek nocioni se ndryshimi mund të
ndodhë, që ka mundësi të tjera prodhimi dhe organizimi, sepse edukimi jep bazat e shkencës dhe
të analizës dhe të të arsyeturarit, nxit kapacitetin për të mësuar.
Numri i viteve të studimit ështe një indikator i rëndësishëm si si vendi po avancon me politikat
arsimore. Por akoma më e rëndësishme është se çfarë nxënësit mësojnë në shkolla. Ajo që
mesohet duhet të jetë e përpuethshme me punën që njerëzit do të bëjnë pasi ata të mbarojnë
shkollën. Edukimi mund të shërbejë edhe për të përmirësuar shëndetin, dëmet që vijnë nga
cigarja, nga ndotja e ambientit etj. Për edukimin duhet të ketë një qasje shumë të gjerë. Shumë
shpesh institucionet ndërkombëtare i reforohen arsimit bazë, por edhe arsimit universitar dhe atij
sekondar duhet ti kushtohet rëndësi. Pa një treg pune të përshtatshëm vendet do të humbasin
kapitalin e tyre human, të cilët do të largohen nga vendi. Kjo njihen si fenomeni i rrjedhjes së
trurit (brain drain).

24
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

10. Rëndësia e komunitetit

Tregjet, qeveria dhe individët janë tri shtyllat e zhvillimit të suksesshëm strategjik. Shtylla e
katërt është komuniteti, njerëzit që punojnë së bashku, shpesh edhe me ndihmën e qeverisë apo
të organizmava jo qeveritarë. Disa skema të zhvillimit të komunitetit kanë qenë shumë të
sukseshme si psh, në Bangladash ka pasur iniciativa për ti dhënë grave të varfra në zonat rurale
kredi rurale, për zhvillimin e një aktiviteti bujqësor.
Disa studime të Bankës Botërore kanë konstatuar se rëndësinë e përfshirjes së komunitetit. BB
tashmë ka një program i cili jep gati 25.000 grante komuniteteve. Tailanda është një nga vendet
që ka përfituar shumë dhe ka vënë në jetë këto programe. Në Indi p.sh. gratë harxhonin shumë
kohë duke marrë dhe transportuar ujin për të gatuar apo për tu larë. Njerëzit në komunitet e dinin
më mirë se cilat janë problemet primare. Kjo është arsyeja pse projektet e ujit me pjesëmarrjen e
komunitetit kanë qenë më të suksesshmese se projektet e dizenjuara pa ndihmën e komunitetit.
Zhvillimi i suksesshëm kërkon jo vetëm strategji dhe vizion por edhe ide për tu konvertuar në
projekte dhe politika. Shpesh here BB mendon se politikat e saj dështojnë jo sepse strategjia ska
qene e shkruar mire por sepse nuk ka qene e implementuar mire. Shpesh here faji i faturohet
burokratëve që nuk kanë qenë të vëmendshëm me disa detaje. Por në fakt politikat duhet të
dizenjohen dhe implementohen nga njerëzit normal, e nëse gjërat dështojnë do të thotë se duhet
të ishin dizenjuar ndryshe.
Të menaxhosh ndryshimin është e vështirë, reformat e mëdha nuk funksioojnë. Terapia e shokut
dështoi totalisht në Rusi. Ajo që ka rëndësi nuk është thjesht ndryshimi por sekuencat e
reformave. Privatizimi ne Rusi u bë para se të bëhej përshtatje e legjislacionit të taksave dhe e
menaxhimit të korporatave. Liberalizimi I tregëtisë së mallrave përpara konsolidimit të sistemit
bankar që u bë në Tailand pati pasoja katastrofale. Të edukosh njerëzit pa pasur punë, nuk sjell
rritje. Edhe balanca është e rëndësishme. Diferenca ndërmjet popullsisë rurale dhe asaj urbane
nuk duhet të jetë gjithmonë me e madhe port ë vijë duke u balancuar. Vendet e zhvilluara kanë
një vision të gjerë mbi atë që i nevojitet zhvillimit.
11. Qeverisja

Debati më i madh mbi qendrat e zhvilluara ka qenë mbi mundësinë që kanë vendet e
industrializuara të ndihmojnë duke dhënë më shumë burime-nëpërmjet ndihmës, heqjes së
borxhit dhe investimeve direkte- dhe se si ato mund të japin mundësi të reja nëpërmjet
reformimit të rregullave të tregëtisë globale.
Vendet duhet të jenë në gjendje të përdorin burimet më së miri, dhe të marrin avantazhet e
oportuniteteve të reja. Kjo është përgjegjësia e çdo vendi. Një faktor i rëndësishëm që tregon se
sa mirë një vend po performon, është cilësia e institucioneve publike dhe private, e cila ka të bëjë
me mënyrën se si merren vendimet, për interes të kujt merren si dhe sa i gjerë është subjekti i
qeverisjes.

25
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Sot në vendet në zhvillim problem më i madh është korrupsioni. Asnjë vend nuk është imun ndaj
korrupsionit, dhe ai ka forma të ndryshme në vende të ndryshme.

Ka dy gjëra që vendet e zhvilluara mund të bëjnë për të ndihmuar vendet në zhvillim:

1- Të mos nënvlerësojnë demokracinë. Të mos hiqet dorë nga principet e demokracise duke
theksuar se indikatorët ekonomike si GDP-ja, inflacioni etj., janë më të rëndësishëm se sa
demokracia. FMN shpesh here kushtëzon demokracinë me kushtet e forta që vendos.
2- Duhet bërë më shumë në lidhje me korrupsionin, duke ulur p.sh. sekretin bankar, duke
rritur transparencën, duke forcuar sistemin anti mitmarrje. Sekreti bankar e ndihmon
shumë marrjen dhe dhënien e miteve.

26
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

TEMA 3
SISTEMI EKONOMIK NDËRKOMBËTAR DHE GLOBAL
Si lindi rendi botëror i ekonomise
Mund të themi se fillimet e një ekonomie globale i gjejmë pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore, shtetet vendosën se duhej të fillonin të merrinin masat e nevojshme për një rindërtim të
të gjithë botës. Lufta u kishte mësuar të gjthë vendim-marrësve të rëndësishëm që një konflikt i ri
ndërkombëtar nuk duhej të përsëritej më. Nga lufta nuk kishte asnjë fitues, por vetëm humbës.
Por, për arritjen e një sistemi paqësor botëror, nuk ishte e nevojshme vetëm vendosja e paqes dhe
sovranitetit, por edhe krijimi i një ekonomie të fortë stabël, e cila do të do të ndihmonte vendet të
rindërtoheshin. Pra ishte ishte e rëndësishme që shtetet të fillonin të krijonin një rend të ri botëror
ekonomik ku vendet të bashkëpunonin për t’u rindërtuar.
Hapi i parë për krijimin e një rendi të ri ekonomik botëror ishte Konferenca Monetare dhe
Financiare e Kombeve të Bashkuara e mbajtur në Bretton Woods në ShBA në korrik të vitit
1944, me qëllim krijimin e një sistemi të ri monetar. Mendohej se sistemi i ri monetar do të ishte
një bazë e mirë për ekonominë ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë 733 delegatë 44
vende të botës. Së pari ishte e domosdoshme të bihej dakort se Depresioni i Madh i vitit 1930
nuk duhej të ndodhte më. Me fjalë të tjera shtetet duhej të gjenin rrugët për të siguruar një sistem
monetar global dhe një sistem tregtar të hapur. Së dyti, ata duhej të ri-ndërtonin ekonominë
evropiane të shkatërruar nga lufta
Megjithëse vetë konferenca u zhvillua për vetëm tre javë, përgatitjet për të ishin duke vazhduar
për disa vjet. Dizajnerët kryesorë të sistemit ishin ekonomisti i njohur britanik John Maynard
Keynes dhe amerikan Harry Dexter White, ekonomisti kryesor ndërkombëtar i Departamentit
të Thesarit të SHBA. Shpresa e Keynes ishte të krijonte një bankë qendrore të fuqishme globale
që do të quhej Unioni i Kleringut dhe të lëshonte një monedhë të re rezervë ndërkombëtare të
quajtur bankë. Plani i White parashikoi një fond më modest të kreditimit dhe një rol më të madh
për dollarin amerikan, sesa krijimi i një monedhe të re. Në fund, plani i adoptuar mori idetë nga
të dyja, duke u mbështetur më shumë drejt planit të White.
Marrëveshja Bretton Woods, e negociuar në korrik 1944, krijoi një sistem të ri monetar
ndërkombëtar, sipas të cilit monedhat duhet të kishin një kurs këmbimi të pandrysshueshëm me
dollarin amerikan, dhe ky i fundit duhe të ishte e fiksuar me arin, sipas gold standard, ku 1
ounce (d.m.th afërsishth 28 gr) kishte vlerën e 35 USD. Nëse ndonjë vend do të dëshironte të
ndryshonte kursin e këmbimit duhej të aplikonte pranë FMN. Ekonomistët e dinin që sistemi i
bazuar tek standarti i arit ishte shumë i ngrutë si sistem, por mendonin se kjo do të ishte një fillim
i mbarë në mënyrë që bankat qendrore të mos prodhonin monedha në mënyrë të
pakontrollueshme. Meqënëse ShBA kishte 2/3 e sasisë së arit në të gjithë botën u mendua që
referimi duhej të ishte sistemi amerikan dhe monedha amerikane.
Problemi që shtrohej në mënyrë hipotetike ishte: Nëse një vend bie në krize, si mund të dalë nga
kriza nëse banka e saj qëndrore nuk është në gjendje të prodhojë para? Për këtë arsye u krijuan
27
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

dy institucione shumë të rëndësishme Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. FMN
supozohej se do të ishte institucioni që do të jepte kredi për shtetet kur ato të kishin vështirësi të
kësaj natyre. Nga ana tjetër BB do të ishte institucioni që do të ndihmonte vendet të
zhvilloheshin.
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Fondi Monetar ndërkombëtar, u krijua më 1946, me zyra qendrore në Washingon, ekzaktësisht
përballë zyrave të BB. FMN u krijua për të promovuar kooperimin monetar ndërkombëtar dhe
për të zgjidhur problemet ndërkombëtare të luftës.5 Ky kontribut përcakton edhe peshën e tyre në
votim, si dhe aksesin e tyre në këto fonde. FMN ka një anëtarësi prej 185 shtetesh të cilat
kontribuojnë me kuota sipas burimeve të tyre ekonomike. Pikërisht këto kuota përcaktojnë edhe
peshën e vendeve në votim si dhe burimet ku vendet mund të kenë akses në mënyrë automatike.
Që prej vitit 1980 FMN u transformua në një institucion që ofron asistencë teknike dhe
financiare vendeve në zhvillim. Termat në të cilat vendet e përfitojnë këtë asistencë janë të
bazuara në disa kushte që quhen conditionalities.

Banka Botërore
Ajo që ne sot quajmë Banka Botërore në të vërtetë fillimisht quhej IBRD (International Bank for
Reconstruction and Development) është një agjenci e cila përshpejtion rindërtimin e vendeve të
Evropës pas lufte, si dhe në pjesën tjetër të botës. Sot IBRD është burimi më i madh botëror për
zhvillim duke shfrytëzuar edhe agjensi të tjera si Ida (International Development Association)
dhe IFC (Intenrantional Finance Corporation). Në ndryshim nga FMN, BB burimet e saj i ka nga
investime në bono të investuara në tregjet e kapitaleve. Këto bono garantohen nga qeveritë të
cilat bëjnë pjesë në këtë institucion. Edhe BB sikurse FMN kanë disa kushte refermuese për
zhvillim për vendet që përfitojnë nga financimet e tyre.
Sot pas më shumë se 70 vjet Banka Botërore e quan veten një institut për zhvilim, dhe punon në
më shumë se 100 vende të pazhvilluara duke u ofruar atyre hua dhe këshillime të dizenjuara
sipas rastit. Banka Botërore punon me qeveritë, bizneset, OJQ-të dhe banka të zhvillimit rajonal
mbi çështje të ndryshme si: konfliktet, ndryshimi i klimës, siguria ushqimore, bujqësia, financat
dhe tregtia. 6 E themeluar në vitin 1944, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - e
quajtur së shpejti Banka Botërore - është zgjeruar me një grup insitucionesh për zhvilim.
Fillimisht, kreditë e saj ndihmuan në rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga Lufta e Dytë
Botërore. Me kalimin e kohës, fokusi u zhvendos nga rindërtimi në zhvillim, në infrastrukturë si
digat, rrjetet elektrike, sistemet e ujitjes dhe rrugët. Me themelimin e Korporatës Financiare
Ndërkombëtare në vitin 1956, institucioni u bë i aftë t'u jepte hua ndërmarrjeve private dhe
institucioneve financiare në vendet në zhvillim. Dhe themelimi i Shoqatës Ndërkombëtare për
Zhvillim në vitin 1960 i kushtoi më shumë vëmendje vendeve më të varfra për të zhdukur

5
http://www.imf.org/external/index.htm
6
http://www.worldbank.org/en/about/history

28
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

varfërinë dhe për të sjellë zhvillimin e qendrueshëmë në këto vende. Sikurse ndodh edhe me
FMN, edhe BB u kërkon shteteve debitore të ndërmarrin reforma specifike në ekonomitë e tyre.
Duhet të kemi parasysh në në vitin 1944, planet ekonomike ndryshuan kur ShBA vendosi si
prioritet luftën kundër Bashkimit Sovietik. Duke pasur frikë nga dominimi i komunizmit në
Evropë, ShBA ndërmori Planin Marshall në vitin 1947 I cili dha ndihma të mëdha masive për
Evropën. Në vitin 1947 krijohet GATT (General Agreement of Tariffs and Trade) i cili u
nënshkrua në 1947 dhe u bë forumi I negocimeve për liberalizimin e tregtisë. Në vitin 1950 BB,
FMN dhe GATT filluan të funksionojnë si organizata perëndimore nën drejtimin e ShBA. Në
sistemin e tregtisë, kooperimi filloi të instensifikohej sipas GATT. Gjithsesi në 1979, vendet
filuan të përdornin politika të reja mbrojtëse, për të mbajtur larg importet konkuruese nga vendet
e susksesshme në zhvillim.
GATT ishte një marrëveshje për organizimin e tregtisë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë
dhe më një sekretariat modest. Ajo funksiononte edhe si një forum për negocimet e tregtisë me
disa raunde bisedimesh të cilat kulmuan me Kenedy Round 1962-67 ku u hodhën mendime për
uljen e barrierave të tregtisë midis vendeve të industrializuara. Megjithatë kur filluan tendencat e
proteksionizmit në 1970, GATT u ndie e paaftë kundrejt anëtarëve të fuqishëm të saj si ShBA
apo vendet Evropës për të shtrënguar tregtinë e tekstileve (Marrëveshja Multifiber 1974), apo për
të lejuar disa iniciativa si safeguards. GATT ka qenë e ngadaltë dhe impotente në shumë
vendimmarrje të rëndësishme. GATT u zëvendësua në 1995 nga World Trade Organization.
Mbështetja e ShBA-së për Bretton Woods filloi të zbehet kur ekonomia amerikane filloi të
arrihej nga ajo evropiane. Konkurenca e mallrave amerikanë në tregun botëror ra. Në fund të
viteve 60 politik bërësit evropian ishin në gjendje të ndryshonin nga pozicionet amerikane që nga
NATO, ushtrimet ushtarake dhe mbështetja për standartin e arit. Në Azi gjithashtu pati rritje te
eksporteve, Japonia u industrializua shumë shpejt, Korea e Jugut dhe Taivani sollën sfida të reja
për ekonominë amerikane. Të gjitha këto kërkonin një axhendë të re negocimesh për tregtinë.
Në vitin 1970, periudha kur pati rritje pas Luftës së Dytë Botërore, erdhi drejt fundit dhe solli
edhe një inflacion të lartë. Duke u përballur me këto presione ShBA ndryshoi rregullat e sistemit
monetar botëror në 1971. Qeveria amerikane vendosi se nuk do të konvertonte dollarin me arin
dhe do vendoste një taksë 10% për importet.
Kjo solli prishjen e sistemit të BW. Në gusht të vitit 1971, qeveria amerikane shpalli se nuk do të
mbante më konvertimin e dollarit me arin, dhe do të mbante një kurs këmbimi të ndryshueshëm.
Gjithashtu ShBA shpalli se do të vendoste 10% takse shtesë për mallrat e importit për të
rregulluar bilancin e tregtisë në ShBA. Kjo solli prishjen e marrëveshjes së Bretton Woods.
Qëllimi i ShBA-së ishte që ajo të ishte e lirë në politikat e veta ekonomike dhe monetare. Kjo
bëri që marrëveshja e BW të prishej dhe automatikisht FMN duhej të ndryshonte kursin. Sot
FMN ka një anëtarësi prej 185 shtete, secila prej të cilave kontribon me një kuotë për burimet e
organizatës, në proporcion me fuqinë e tyre ekonomike. Kohët e fundit atyre u kërkohet të ulin

29
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

varfërinë, megjithëse në objketivat themelore është ende kooperimi financiar i qëndrueshëm pas
luftës.
Në fakt ShBA e kuptoi se ndërsa vendet e tjera kërkonin dhe merrnin kreditime apo grante të
ndryshme, ShBA nuk mund ta bënte këtë. Për këtë arsye në gusht të vitit 1971, Presidenti
Richard M. Nixon njoftoi se SHBA nuk do të shkëmbejnë më arin për monedhën amerikane.
Kriza e naftës në 1973, e çoi ekonominë botërore në stagflacion (stanjacion dhe inflacion).
Monedhat më të forta pësuan rënie dhe vendet e industrializuara filluan të mendonin për zgjidhje
të ndryshme sikurse ishte G7 (ShBA, Japoni, Gjermani, Itali, Francë, MB, Kanada) të cilat u
mblodhën për herë të parë në 1975. Si një kundërpërgjigje ndaj kësaj situate, është Marrëveshja e
Multifieber në 1974 që vendosi pengese për tekstilet dhe ishte një disktrimin dhe në kundërshtim
me GATT.
Kriza e vitit 1973 (Kriza e Naftës)
Kriza e vitit 1973 ishte kulmi i disa krizave energjitike midis viteve 1967 dhe 1979 të shkaktuara
nga problemet në Lindjen e Mesme, por më e rëndësishmja filloi në vitin 1973 kur prodhuesit
arabë të naftës vendosën një embargo kundrejt mallrave të ekspertit të ShBA.

Vendimi për të bojkotuar Amerikën dhe për të ndëshkuar Perëndimin në përgjigje të mbështetjes
për Izraelin në luftën Yom Kippur kundër Egjiptit, çoi në rritjen e çmimit të naftës së
papërpunuar nga 3 dollarë për fuçi në 12 dollarë deri në vitin 1974.

Çmimi i benzinës u rrit, duke e bërë transportin më të shtrenjtë dhe duke ngadalësuar gjithë
eknominë. Edhe Japonia e ndjeu këtë krizë dhe pikërisht në këto vite del në treg makina Toyota e
cila shquhej për një konsum optimal të karburantit.

Kundër këtyre masave, grupet e vendeve në zhvillim ngritën zërin në OKB për të kërkuar një
Rend të Ri të Ekonomisë Ndërkombëtare (NIEO: New International Economic Order). Ato ishin
nën drejtimin e OPEC i cili vazhdonte rriste çmimet në 1973. Çësthja që ngrihej ishte pse kaq
shumë vende në botë vazhdonin të ishin në zhvillim. Përgjigja ishte se struktura dhe institucionet
e ekonomisë botërore kishin penguar zhvillimin e Jugut.
NIEO nuk pati sukses për shumë arsye. Asembleja e Përgjithshme e OKB-së ishte një institucion
për vendet në zhvillim të cilët vendosën të ngrenë kauzën e tyre, meqënëse në FMN dhe BB çdo
vend ka votën e vetë.
Viti 1980 filloi me një ndryshim në politikën ekonomike amerikane. Në 1979, Federal Reserve
ngriti kusin e interesit bankar. Ky aksion u be për të frenuar inflacionin. Ndërkohë jehona në
pjesën tjetër të botës ishte shumë e madhe. Gjatë 1960-1970, ShBA dhe Evropa kishin çuar në
rritjen e tregjeve kapitale me një shpërthim huash në vendet në zhvillim. Rritja e interesit bankar
në 1979 i bëri këto borxhe të papagueshme. FMN u thirr për të ndaluar vendet në zhvillim për të
falumentuar borxhin, pasi mendohej se kjo do të sillte një kolaps të krizës financiare.

30
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Kjo krizë i dha FMN-së një rol perforcues ose shtrëngues kundrejt vendeve në borxh për
rregullime strukturore. Këtu u përfshinë masa për uljen e inflacionit, të shpenzimit publik, dhe
rolin e qeverisë në ekonomi, duke përfshirë edhe liberalizimin e tregut, privatizimin dhe
çrregulimin. Avokatët e këtyre politikave u quajën neoliberal, dhe ishin në kundërshtim të plotë
më teorine e Keynes për rolin ndërhyrës të qeverisë. Këtu lindi dhe Konsensusi i Washingtonit.
Viti 1990 solli edhe fundin e Luftës së Ftohtë dhe bashkimin e Evropës Lindore dhe ish BS me
tregun global te ekonomisë. FMN dhe BB duhej të shpërndanin edhe më shumë setin e tyre të
politikave për “mirë-qeverisje”. Në 1997 filloi kriza financiare në Azinë Lindore dhe FMN
vendosi kushte super tër forta për Korenë. Impakti ishte edhe më i madh në vitet pasues ku FMN
pati rolin kryesor në ekonomitë në zhvillin.
Në këtë kohë BB i forcoi lidhjet me qeveritë dhe me shoqatat jo qeveritare (NGO). Në të njëjtën
kohë WTO filloi të operojë në vitin 1995 dhe nxorri një sër çësthjesh të tjera që ishin për tu
negociuar, ku bënin pjesë jo vetëm mallrat e tregtisë por edhe të drejtat e pronësisë intelektuale,
masat investuese që kanë të bëjnë me tregtinë dhe standartet e ushqimit.
Në dekadën e parë të shekullit XXI, pati një dnryshim në pushtetin ekonomik global. Në shtator
2003, gjatë negocimeve të tregtisë globale në Meksikë, një grup prej 20 vendesh përfshirë
Brazilin, Afrika e Jugut, India, Kina refuzuan bashkëpunimin me ShBA-në dhe BE-në derisa
kushtet e tyre të sistemoheshin. Ky ndryshim pushtetesh u bë edhe më evident pas krizës
financiare të vitit 2008 e cila I çimentoi vendet e tregjeve emergjente të bëheshin pjesë e G20.
Shumë vende në zhvillim, drejtuar nga Kina, u bënë donatorë me të drejta të barabarta. Me
rritjen e konsumit të energjisë edhe vendet prodhuese të energjisë u bënë shumë të pushtetshme.
Në të gjitha vendet perëndimore u rrit kërkesa për uljen e konsumit të energjisë si dhe për uljen e
ndotjes globale.
2. Qasjet tradicionale mbi IPE (International Political Economy)
Ka disa shpjegime mbi natyren e institucioneve të përshkruara më lart. Qasjet tradicionale
gjithsesi ndihmojnë në shpjegimin e tyre.
2.1 Qasja liberale
Kjo qasje nënkupton se tregu i lirë dhe lëvizja e lirë e kapitalit do të sigurojë që investimet të
shkojnë aty ku ka më shumë avantazhe në përfitim, psh. do të shkojnë në vendet në zhvilim,.
Tregtia e lirë është thelbësore, sepse i lejon vendet të përfitojnë nga avantazhet e tyre krahasuese.
Me fjalë të tjera çdo vendi i takon të zbulojë se cilat janë avantazhet krahasuese nga burimet, apo
specializimet. Ekonomia përshpejtohet nga nga shkëmbimi i monedhës në tregun e lirë, e cila
krijon një treg global çmimesh ku një dorë e padukshme siguron shpëndarjen e mallrave dhe
shërbimeve në ekonomi. Rregulli në ekonominë globale duhet të jetë minimalist. Qeveritë duhet
të shqetësohen vetëm për shkëmbimin që të realizohet në mënyrë sa më të lehtë dhe eficiente.
2.2 Tradita merkantiliste

31
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Kjo traditë është në kontraditë më atë liberaliste. Merkantilistët janë në një mendje me realistët
në tregun e përbashkët. Ata mendojne se bota ekonomika është një arenë konkurence ndërmjet
shteteve që tentojnë të maksimizojnë përfitimet e tyre dhe pushtetin. Sistemi internacional është
një xhungël në të cilin shtetet duhet të bëjnë ç’është e mundur që mbijetojnë. Për këtë arsye çdo
shteti i lind nevoja të maksimizojë pasurinë e vetë në mënyrë që të mbijetojë. Kjo realizohet
duke siguruar efiçiencën në pikat kyçe strategjike të ekonomisë dhe tregtisë, duke aplikuar
mbrojtjen nga tregtia e lirë. Sigurisht në këtë sistem shtetet e fuqishme janë më të suksesshme
pasi kanë më shumë burime, nëpërmjet hegjemonive, aleancave, dhe balancës së pushtetit. Në
fakt stabiliteti dhe rendi do të arrihen nëse njëri nga shtetet mund të luajë rolin kryesor pra ai që
vendos rregugllat.
2.3 Tradita marksiste
Edhe kjo traditë e sheh sistemin si një arenë konkurence, por jo ndërmjet shteteve. Kapitalizmi
është forca drejtuese në ekonominë botërore. Sipas gjuhës së Marksit kjo do të thotë se bota
ekonomike funksionon sipas binomit “shtypës – të shtypur”. Shtypësit janë ata që kanë në dorë
industrinë dhe mjetet e prodhimit. Të shtypurit janë ata që punojnë. Në marrëdhëniet
ndërkombëtare kjo ndodh mes shteteve të fuqishme ekonomikisht (vendet e zhvilluara) dhe
shteteve në zhvillim.
Duke krahasuar këto tri tradita, dalin në pah edhe tri nivelet e analizës: struktura e sistemit
ndërkombëtar, natyra e qeverisjeve të veçanta ose konkurenca brenda institucioneve të tyre, roli
dhe interesi i grupeve dhe forcave shoqërore. Në secilin nivel të analizës ne duhet të bëjmë
pyetjen: çfarë i drejton aktorët dhe si mund të shpjegojmë performancën e tyre, veprimet, dhe
rezultatet. Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ne hymë në një preokupim metodologjik që sot
ndan studimin e IPE.
3. Qasjet e reja të IPE
IPE ndahet nga disa normativa dhe pyetje analitike të cilat dalin në pah nga qasjet tradicionale.
Me pak fjalë ky debat është mbi zbulimin se çfarë preferojnë shtetet dhe cilat janë interesat e
tyre. Nëse e bëjmë këtë, atëherë qasja e zgjedhjes racionale e bën këtë. Por nëse pyesim pse dhe
si shtetet dhe aktorët e tjerë kanë këto preferenca të veçanta, atëherë mund të avancojmë me
qasjen që e quajmë “konstruktivizmi social”.
3.1 Politika ekonomike: aplikimi i zgjedhjes racionale tek grupet dhe shtetet
Në ShBA studimet mbi IPE janë dominuar nga zgjedhja racionale dhe ajo neo-utilitare. Në vend
që të studiojnë idetë, personalitetet, ideologjitë, ose traditat historike të institucioneve, zgjedhja
racionale fokusohet tek incentivat e atyre që marrin vendimet. Merret si e mirëqënë se interesat e
aktorëve dhe preferencat janë fikse, dhe aktorët mund të bëjnë zgjedhje strategjike në interes të
tyre. Ky term përdoret sidomos për të terguar se edhe kur një politikë e caktuar duket e gabuar
apo e pavend, prapa saj fshihet një interes i aktorëve që e kanë propozuar. Racional do të thotë
pikërisht se për aktorët që e kanë adaptuar ajo është zgjedhja më optimale për të maksimizuar
përfitimet e tyre.
32
Dinamikat e Globalizimit 2018-2019
Dr. Belina Bedini

Qasja e politikës ekonomike nënkupton se zgjedhjet e qeverive janë të rëndësishme por prapa
tyre fshihet interesat e grupeve të veçanta në ekonomi. Këto grupe mund të dalin nga klasa të
ndryshme dhe kjo qasje pikërisht shpjegon se si këto grupe në ekonomi, dalin në sipërfaqe dhe
bashkëpunojnë me grupet e tjera.
3.2 Institucionalizmi: aplikimi i zgjedhjes racionale tek shtetet
Një tjetër aplikim i zgjedhjes racionale qnëdron tek qasja institucionale e IPE. Ky aplikim
shpjegon qasjen racionale mes shteteve. Shtetet formojnë institucione ndërkombëtare dhe u
delegojnë atyre një pjesë të pushtetit të tyre në mënyrë që të maksimizojnë përftimet e tyre ne
tregun global dhe atë politik. Shpesh here kjo bëhet për të zgjidhur problemet që kërkojnë aksion
kolektiv. Shtetet e kuptojnë se nuk mund të arrijnë përshembull qëllimet e tyre në fusha si tretita
apo ambienti nëse edhe shtetet e tjera nuk e ecin në të njëjtën rrugë. Kështu institucionet krijohen
për të siguruar se nuk ka ekstenalitete apo mashtrime në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
3.3 Konstruktivizmi social
Në kundërshtim me zgjedhjen racionale, ka qasje të cilat bazohen tek historia dhe faktorët social
ndikojnë tek ekonomia botërore. Më shumë vëmendje I kushtohet mënryës se si aktorët
formulojnë preferencat e tyre gjithashtu edhe mënyra se si merren vendimet dhe implementohen
ato. Me pak fjalë ekzaminohen besimet rolet traditat ideologjitë dhe modelet e influences që
mprehin preferencat sjelljet dhe rezultatet.
Interesat, aksionet dhe sjelljet në botën ekonomike marrin formë brenda struktures së ideve,
kulturës, dhe dijes. Ne nuk mund thjesht të nënkuptojmë se preferencat e aktorëve në system janë
preference objective të vendosura nga interesat. Edhe mënyra sesi aktorët kuptojnë preferencat e
tyre varet nga besimet dhe mënyrat se si ato besojnë botën ekonomike. Me pak fjalë: cilat
interesa dhe cilat ide janë të përfshira në rregullat dhe normat e sistemit. Për disa duhet përgjigja
e pyetjes: “interesat e kujt fshihen pas një hegjemonie?”. Kjo do të thotë se fuqitë dominuese do
të formojnë institucionet, ideoogjitë dhe idetë e tyre. Përshembull disa mendojnë se dominimi i
liberalizmit të tregut në vitet 1980-2008 ishte reflektimi i interesave të ShBA-së në ekonominë
globbale i projektuar sipas structurës se dijes (që u bë modeli dominues në universitetet më të
mira) nëpërmjet institucioneve si FMN dhe bindja e ideve mbi shkëmbimin kulturor në të gjithë
botën.
Qasjet e reja të IPE shtrojnë pyetjen nëse interesat e shtetit duhet të trajtohen të ndryshueshme
apo fiks në kohë.7

7
The globalization of world poltics, John Baylis, Steve Smith, Patricia Owens, pg. 245-257

33

Copy protected with Online-PDF-No-Copy.com

You might also like