You are on page 1of 10

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU”

DURRES

FAKULTETI I BIZNESIT

Detyre Kursi

Tema: Atributet e produkteve vendase

Kursi: Metodat e Kerkimit Shkencor

Punuan: Adile Delibashi Pranoi: Prof.Acos. Eda BEZHANI

Blerina Ibraj

Elda Skuqi

Mara Veliu

Mariola Dragoti

Xhevahire Mazreku
ATRIBUTET E PRODUKTIT
Produkti mund të konsiderohet si një grumbull atributesh. Për shembull,
atributet e një automjeti përfshijë fuqinë e motorit,dizajnin, kualitetin,
hargjimin e karburanteve, dhe nivelin ekomfortit. Në rastin tjetër, atributet e
hamburgerit janë shija,pamja, dhe madhësia, atributet e hotelit janë:
atmosfera, kualiteti , komforti , dhe shërbimi. Produkti shitet kur atributet e
tij iu përshtaten kërkesave të konsumatorëve (si dhe kur çmimet janë
tëpranueshme). Mirëpo, nevojat e konsumatorëve ndryshojnë nga vendi në
vend varësisht diferencave në kulturë dhe zhvilimit ekonomik. Për më
tepër, mundësitë e shitjes së produktit varen gjithashtu edhe nga diferencat
e vendeve në kontekst të standardeve të produktit.

PËRCAKTIMI I ORIGJINËS DHE I TREGUESVE GJEOGRAFIKË TË


USHQIMEVE

Përcaktimi i origjinës dhe i treguesve gjeografikë të ushqimeve

1. Përcaktimi i origjinës së ushqimit përmban emrin e rajonit, vendin


specifik ose, në raste të veçanta, emrin e vendit të përdorur, për të
përshkruar ushqimin:
a) i cili vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i përdorimit
b) cilësia dhe karakteristikat e të cilit janë rrjedhojë e ndikimit të faktorëve
natyrorë dhe njerëzorë të një mjedisi gjeografik specifik, si dhe prodhimi,
përpunimi dhe përgatitja e tij kryhen në këtë mjedis gjeografik.

2. Tregues gjeografikë vlerësohen emri i rajonit, vendi specifik ose, në


raste të veçanta, emri i vendit të përdorur për të përshkruar ushqimin, i cili:
a) vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i përdorimit;
b) ka cilësi të veçanta, reputacion ose disa karakteristika të tjera, që janë
atribute të origjinës gjeografike të tij dhe prodhimi, përpunimi e përgatitja e
tij kryhen në këtë mjedis gjeografik.
3. Ushqimet me origjinë të përcaktuar, tregues gjeografikë të përcaktuar, si
dhe metodat e kontrollit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes
së Konsumatorit.

TREGUESI “PRODUKT USHQIMOR TRADICIONAL” I USHQIMIT

Treguesi “Produkt ushqimor tradicional” i ushqimit

1. Ushqimi pajiset me treguesin “Produkt ushqimor tradicional”, nëse është


prodhuar nëpërmjet përdorimit të materialeve të papërpunuara tradicionale,
ka një përbërje tradicionale, është prodhuar ose përpunuar në mënyrë
tradicionale dhe dallohet për karakteristika të veçanta nga ushqimet e së
njëjtës kategori. Në etiketë shënohet “Produkt ushqimor tradicional”.

2. Produktet ushqimore, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me


udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

3. Prodhuesit e përpunuesit dhe shoqatat e prodhuesve dhe/ose të


përpunuesve (më poshtë shoqatat) kanë të drejtë të aplikojnë për marrjen e
treguesit “Produkt ushqimor tradicional”, pavarësisht nga forma ligjore apo
përbërja e shoqatës, e cila e prodhon ose e përpunon këtë ushqim.
Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesën dhe specifikimin e produktit
ushqimor.

4. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit përcakton,


me udhëzim, kushtet, proceduren për njohjen e karakterit të veçantë të
ushqimit, përmbajtjen e specifikimit dhe emëron një komision për dhënien
e treguesit “Produkt ushqimor tradicional”. Përbërja dhe mënyra e
funksionimit të këtij komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit të
Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Produktet “Made in Albania” shkojnë në tregjet aziatike

Produktet shqiptare janë përfaqësuar për të dytin vit rradhazi në panairin


më të madh aziatik për pijet dhe produktet ushqimore, “Foodex 2017”,
zhvilluar nga data 7-10 mars në Tokio të Japonisë. Stendat e kompanive
shqiptare të pranishme në këtë event të rëndësishëm, i vlerësuar si më i
madhi i këtij lloji për Azinë, janë vizituar nga qindra vizitorë në ditët e
zhvillimit të panairit.
Produktet “Made in Albania” dhe kompanitë shqiptare që i prodhojnë ato
promovohen falë bashkëpunimit për të dytin vit radhazi të Agjencisë
Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) me kompanitë vendase. Ky
kontribut përkon me misionin që AIDA ka për rritjen e konkurrueshmërisë
së produkteve shqiptare, si dhe promovimin e tyre në tregjet e huaja.
Vetë kompanitë shqiptare, pjesëmarrëse në “Foodex 2017”, e kanë
konsideruar si një sukses praninë e tyre në Tokio, pasi kanë patur mundësi
të promovojnë produktet e tyre në tregjet aziatike, duke krijuar edhe
mundësi për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Tradita e “Foodex”
ka nisur që në vitin 1976, me synimin kryesor promovimin e produkteve
ushqimore dhe pijeve në tregun japonez, por edhe më gjerë.
Në edicionin e këtij viti, morën pjesë mbi 3,250 ekspozues nga 78 vende të
ndryshme të Botës, ndërsa numri i vizitorëve u rrit në 82,434, nga 77,000
që ishte një vit më parë. Sektorët e industrisë për të cilët është shfaqur
interesi më i lartë janë: sektori i shërbimeve të produkteve ushqimore dhe
pijeve; sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë; sektori prodhues, si dhe
organizata dhe agjenci publike.
Drithëra dhe nën produkte bloje, prodhim import dhe konsum
1998-2012

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi prodhimin, importin dhe
konsumin e drithërave në vend e më tej produkteve të blojës nga importi.
Drithërat dhe produktet e blojës përbëjnë një nga tregjet më dinamike dhe
domethënëse, pasi shërbejnë si ushqim bazë. Para viteve ’90, Shqipëria
renditej si një vend me prodhim të lartë të drithërave, pasi e gjithë sasia që
konsumohej prodhohej nga fermat vendase.

Prodhimi i drithërave në vend ra ndjeshëm në fillim të viteve ’90 si pasojë e


braktisjes së tokave bujqësore për shkaqe migrimi drejt qyteteve, apo
emigracioni në vende të tjera. Një arsye tjetër për uljen e interesit për
kultivim drithërash në vend ishte hapja e tregut dhe konkurrimi nga
produkte të huaja me çmime shumë më cilësore se kosto e prodhimit në
vend.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2012 në vend janë prodhuar një sasi prej
696 800 ton drithëra. Po të krahasojmë vlerat e prodhimit vendas në
katërmbëdhjetë vitet e fundit 1998 – 2012 rezulton një rritje prej 15.6%.
Kultivimi dhe prodhimi i drithërave fillon të shënojë rritje si pasojë e
shtrenjtimit të çmimit të grurit dhe produkteve të blojës në tregjet
ndërkombëtare.
Po kështu edhe përpunuesit e drithit për bloje kanë rritur interesin për gjetje
të lëndëve të para brenda në vend me çmim më konkurrues.

Tregu bujqësor i marsit, produktet dhe çmimet në Shqipëri


Tregjet e fruta perimeve në Tiranë gjatë muajit mars, janë të tejmbushura
thuajse me të gjitha llojet e produkteve.

Frutat si portokallet dhe shegët, të cilat pëlqehen fort nga konsumatorët


këto ditë të para të pranverës, importohen nga Greqia me çmimet
respektive 70-90 lek/kg për portokallet dhe 260 lek/kg për shegët. Nga ana
tjetër, fermerët shqiptare furnizojnë tregun me produkte vendase si domate
180 lek/kg, karrota 60 lek/kg, kunguj për 80 lek/kg dhe speca jeshil për 60
lek/kg.

Krahasuar me muajin paraardhës, çmimi i arrave dhe i hurmave është rritur


ndjeshëm. Nga 50 lek/kg që shiteshin hurmat e Tiranës në muajin shkurt,
çmimi i tyre është rritur nëntë herë duke shkuar në 450 lek/kg. Ndërsa
çmimi i arrave të Dibrës është dyfishuar, nga 300 lek/kg në muajin shkurt
në 600 lek/kg këtë muaj. Kjo rritje e çmimeve vjen për shkak se rezervave
të prodhimit të këtyre produkteve është duke i ardhur fundi.

Rajoni i Korçës vijon të tregtojë fasulen e bardhë të vendit, e cila shitet me


çmimin 170 lekëve për kilogramë dhe fasulen e kuqe për 250 lek/kg.
Konkurenti i fasules së Korçës është Egjipti, i cili eksporton në Shqipëri
fasulen e bardhë për 220 lek/kg.

Gjithashtu tregu i fruta-perimeve furnizohet me mollët e Korçës, çmimi i së


cilave varion nga 35 deri në 90 lek për kilogramë, në varësi të cilësisë së
frutit.

Ndërsa patatja vjen si nga Korça ashtu edhe nga Kukësi, me çmimin
maksimal të 50 lek/kg, sipas referencave të tregut të konsultuara nga
agroëeb.org Hapësira Divjakë-Lushnje vazhdon të jetë një ndër furnizuesit
kryesorë me fruta-perime.
Përveç domateve dhe karrotave, brokoli i Divjakës shitet për 180 lek/kg,
lakra e bardhë dhe lakra e kuqe shiten respektivisht për 15 dhe 40 lek
kilogrami, panxhari i kuq ka një çmim që varion nga 70 deri në 150 lek/kg
ndërsa prasi shitet për 30 lek/kg.

Pjesën tjetër të frutave, i importojmë nga Greqia, e cila kryesisht na


furnizon me ato që quhen fruta ekzotike, por edhe me produkte të tjera që i
bëjnë konkurencë produkteve shqiptare.
Ndërsa dardha greke shitet për 200 lek/kg, avokado për 450 lek/kg,
ananasi 200 lek/kg, qitro 100 lek/kg, rrushi i bardhë 500 lek/kg ndërsa
mango vjen për 450 lek/kg. Përsa i përket perimeve, patllixhani shitet në
tregun e shumicës me 200 lek/kg, selino 230 lek/kg, kastraveci 80 lek/kg
ndërsa speci jeshil për minimalisht 230 lek/kg.
Lista me Prodhimet Shqiptare Natyrale që po Dominon
Tregun Evropian

Produktet shqiptare po shndërrohen në më të preferuarat e tregjeve


evropiane.

Cilësia e lartë, përmbushja e standardeve dhe shija krej natyrale i veçojnë


këto prodhime si më të mirat e më të kërkuarat në tregjet e huaja.
Frutat, perimet por edhe bimët medicinale kanë nisur të dominojnë
bindshëm eksportet shqiptare duke paralajmëruar një erë të re në zhvillimin
e bujqësisë.

Sipas të dhënave nuk janë vetëm prodhimet tradicionale ato që po dalin në


tregjet e huaja por edhe shumë produkte të reja, që fermerë të ndryshëm
shqiptarë me sukses ja kanë dalë të kultivojnë në tokat e tyre.

Shalqin i verdhë, krejt natyral, ashtu si edhe patate të kuqe apo edhe fruta
medicinale si manat Goxhi, Aronia dhe bimë të rralla medicinale po
pasurojnë listën e gjatë të prodhimeve “Made in Albania”.

Lajm i mirë është se rritja e kërkesës dhe eksporteve të produkteve


shqiptare nxit nga ana tjetër rritjen e prodhimeve vendase duke ndikuar
kështu pozitivisht në rritjen e fitimeve të fermerëve por edhe ekonominë në
tërësi.
Krejt Natyrale nga Tokat Shqiptare

Sipas të dhënave zyrtare, të cilave u referohet AgroWeb.org, është një listë


jo e vogël me produkte potenciale bujqësore “made in Albania”, që janë më
të kërkuarat në tregjet e huaja për eksport.Prodhimet pasi verifikohen për
përmbushjen e kritereve të cilësisë dhe standardeve futen në tregjet
vendeve të ndryshme evropiane.

Bëhet fjalë përreth 15 produkte duke përfshirë disa lloje arrorësh, si arra,
lajthi, gështenja, bajame, frutoret, perimet në sera, bimët medicinale etj që
kanë një epërsi më të lartë në kërkesën për eksport krahasuar me
produktet e tjera.

Lajmi i mirë është se për promovimin e këtyre produkteve dhe nxitjen e


eksportit të tyre, ato janë përfshirë në skemat e mbështetjes kombëtare.

Investime në të mbjella të reja

Shporta me 15 produktet më të kërkuara shqiptare është përfshirë në një


skemë të mirëfilltë mbështetjeje ku fermerët do të subvencionohen në të
mbjella të reja.
BIBLIOGRAFIA

Informacione nga faqet e internetit dhe nga literatura te ndryshme:

 Faqet ne intenet

https://businessmag.al/produktet-made-in-albania-shkojne-ne-tregjet-
aziatike

http://aab-edu.net/media/gazetaknn/tregu-bujqesor-marsit-produktet-dhe-
cmimet-ne-shqiperi/

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/854/Drithera-dhe-nen-produkte-
bloje-prodhim-import-dhe-konsu

 Literatura kryesore

Metodat e kerkimit shkencor

You might also like