You are on page 1of 32

LIGJ

Nr.9863, datë 28.1.2008

PËR USHQIMIN
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013; nr. 8/2019, datë 26.2.2019; nr. 16/2020,
datë 12.2.2020; nr. 10/2022, datë 27.1.20221)

(i përditësuar)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të


Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së
shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar:
a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të
ushqimeve për kafshë;
b) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për
higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve;
c) kërkesat e përgjithshme për cilësinë e ushqimeve;
ç) kërkesat e përgjithshme për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimin e
origjinës së kontrolluar;
d) kërkesat e përgjithshme për mënyrën e etiketimit të ushqimeve dhe të ushqimeve
për kafshë;
dh) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve dhe të ushqimeve për
kafshë;
e) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve të reja dhe të ushqimeve të
reja për kafshë;
ë) sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;
f) sistemin e laboratorëve të autorizuar për analiza dhe të laboratorëve të referencës;
g) menaxhimin e krizës dhe të emergjencave;
gj) krijimin e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për
kafshë;
h) përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit
për kafshë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të prodhuara në Republikën e Shqipërisë
ose të importuara dhe të nxjerra në treg në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2
Fusha e zbatimit
1
Korrigjuar me ndreqje gabimi botuar në Fletoren Zyrtare nr. 54, 2022.
1. Ky ligj zbatohet në prodhimin primar dhe në të gjitha fazat e prodhimit, të
përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë.
2. Ky ligj nuk zbatohet për ushqimet e prodhuara, të përgatitura, të përpunuara dhe të
grumbulluara për qëllime përdorimi vetijak, të cilat nuk janë të destinuara për t’u nxjerrë në
treg.

Neni 3
Përkufizime
(ndryshuar pika 19 me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:


1. “Ushqim” ose “produkt ushqimor” është çdo substancë ose produkt i përpunuar,
pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar të jetë ose, për ndonjë arsye, është i
konsumueshëm për njerëz.
Termi “ushqim” përfshin, gjithashtu, pijet, çamçakëzin, aditivët ushqimorë dhe çdo
substancë tjetër që, në mënyrë të qëllimshme, bëhet pjesë e ushqimit gjatë përpunimit,
përgatitjes ose trajtimit.
Termi “ushqim” përfshin edhe ujin:
a) të përdorur si ujë të pijshëm për furnizimin publik të popullsisë;
b) të përdorur dhe/ose të bashkuar në ushqim gjatë prodhimit, përgatitjes ose trajtimit
të tij;
c) të paketuar si ujë tryeze, ujë mineral dhe ujë burimi.
Termi “ushqim” nuk përfshin:
a) ushqimin për kafshë;
b) kafshët e gjalla, me përjashtim të rasteve kur janë përcaktuar për konsum njerëzor;
c) bimët dhe frutat, përpara korrjes ose vjeljes;
ç) produktet mjekësore;
d) produktet kozmetike;
dh) duhanin dhe cigaret;
e) substancat narkotike dhe psikotrope;
ë) mbetjet, kontaminuesit, si dhe përbërësit natyrorë të bimëve dhe kafshëve, që
shkaktojnë efekt të kundërt në shëndetin e njerëzve.
2. “Biznes ushqimor” është çdo veprimtari e ndërmarrë për qëllime përfitimi ose jo,
publike ose private, për prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimit.
3. “Operator i biznesit ushqimor” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar për të
kryer veprimtari, që lidhen me biznesin ushqimor, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e
ligjit të ushqimit janë arritur në biznesin ushqimor tё kontrolluar prej tij.
4. “Ushqim për kafshë” (ose produkt ushqimor për kafshë) është çdo substancë ose
produkt, përfshirë aditivët, i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar
për t’u përdorur për ushqim për kafshë që prodhojnë ushqim.
5. “Biznes i ushqimit për kafshë” është çdo veprimtari e ndërmarrë për qëllime
përfitimi ose jo, publike ose private, në prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimeve
për kafshë, përfshirë veprimtarinë e çdo prodhuesi që prodhon, përpunon, ruan ose
transporton ushqime për ushqyerjen e kafshëve të fermës së vet.
6. “Operator i biznesit ushqimor për kafshë” është çdo person fizik ose juridik, i
regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit për kafshë, përgjegjës për
të siguruar se kërkesat e ligjit të ushqimit janë plotësuar në biznesin e kontrolluar prej tij.
7. “Shitje” është trajtimi dhe/ose pёrpunimi i ushqimeve dhe ruajtja e tyre në pikat e
shitjes me pakicё ose të shpërndarjes te konsumatori i fundit, ku përfshihen rrugët e
shpërndarjes, operatorët e kuzhinave, kantinat, kuzhinat institucionale, restorantet dhe
shërbimet operative të ngjashme të ushqimit, dyqanet, supermarketet, qendrat e shpërndarjes
dhe të shitjes me shumicë.
8. “Vendosje në treg” është mbajtja e ushqimeve dhe e ushqimeve për kafshë për
qëllime shitjeje, ku përfshihen ofrimi për shitje ose ndonjë formë tjetër transferimi, me ose pa
pagesë, si dhe shitja, shpërndarja dhe forma të tjera transferimi në territorin e Republikës së
Shqipёrisë.
9. “Risk” është mundësia e një efekti të kundërt në shëndet dhe ashpërsia e këtij
efekti, si rrjedhojë e pranisë së një ose më shumë dëmtuesve në ushqim.
10. “Analizë risku” është një proces që ka lidhje me tre komponentë të ndërthurur me
njëri-tjetrin, që janë: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut.
11. “Vlerësim i riskut” është një proces i bazuar shkencërisht, me katër etapa:
identifikimi i dëmtuesit, karakterizimi i dëmtuesit, vlerësimi i ekspozimit dhe karakterizimi i
riskut.
12. “Menaxhim i riskut” është procesi, i ndarë nga vlerësimi i riskut, i vlerësimit të
politikave alternative në këshillim me subjektet e interesuara, duke pasur parasysh vlerësimin
e riskut dhe faktorët e tjerë të pranueshëm. Nёse është e nevojshme, kihen parasysh edhe
zgjedhja e mundësive të përshtatshme parandaluese dhe ato të kontrollit.
13. “Komunikim i riskut” janë shkëmbimet e ndërsjella të informacionit dhe të
mendimeve gjatë procesit të analizimit të riskut për dëmtuesit dhe risqet, faktorët e lidhur me
riskun dhe perceptimin e tij. Kjo bëhet nëpërmjet vlerësuesve të riskut, menaxherëve të riskut,
konsumatorëve, biznesit të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, komunitetit akademik dhe
aktorëve të tjerë të interesuar, duke shpjeguar vlerësimin e riskut të gjetur dhe bazën e
vendimeve të menaxhimit të riskut.
14. “Dëmtues” është një agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushtet e ushqimit apo
të ushqimit për kafshë, potenciale për të shkaktuar një efekt të dëmshëm në shëndetin e
njerëzve.
15. “Gjurmim” është aftësia për të gjurmuar dhe ndjekur një ushqim, ushqim për
kafshë, kafshët që prodhojnë ushqim, ose substanca të përcaktuara, që janë ose priten të jenë
të lidhura me një ushqim për njerëz ose kafshë, në të gjitha fazat e prodhimit, tё përpunimit
dhe të shpërndarjes.
16. “Faza të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes” është çdo fazë, përfshirë
importet dhe lëndët e para për prodhimin e ushqimeve, pёrfshirё ruajtjen, transportin, shitjen
ose furnizimin e konsumatorit përfundimtar dhe, në mënyrë të ngjashme, importimin,
prodhimin, ruajtjen, transportin, shpërndarjen, shitjen dhe furnizimin e ushqimeve për kafshë.
17. “Prodhim primar” (ose prodhim i parë) është prodhimi, rritja e lëndëve të para, ku
përfshihen kultivimi, korrja, vjelja, mjelja dhe rritja e kafshëve nё ferma, të destinuara për t’u
therur, si dhe gjuetia, peshkimi dhe mbledhja e bimëve të egra.
18. “Konsumator i fundit” është konsumatori i fundit i produkteve ushqimore, që nuk
e përdor ushqimin si pjesë të biznesit ushqimor.
19. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave
ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
20. “Siguri ushqimore” është garancia se ushqimi nuk shkakton efekte të dëmshme në
shëndetin e njerëzve, nëse është përgatitur dhe konsumuar, sipas kushteve të përdorimit.
21. “Higjienë e ushqimit” është tërësia e masave dhe e kushteve të nevojshme pёr
kontrollin e dëmtuesve, për të siguruar pёrshtatshmёrinё pёr konsum njerëzor tё një produkti
ushqimor, duke pasur parasysh përdorimin e përcaktuar tё tij.
22. “Siguri ushqimore për ushqimin për kafshë” është garancia e ushqimeve, që
përdoren për kafshët, që prodhojnë ushqime për njerëz, për praninë e disa substancave
biologjike, kimike ose fizike në ushqim.
23. “Kontaminant” ose “substancë e dëmshme” është një agjent biologjik, kimik apo
fizik, ose kushte tё ushqimit apo ushqimit pёr kafshё, me mundёsi pёr tё shkaktuar njё efekt tё
kundërt nё shёndet.
24. “Mbetje” ose “substancë që mbetet” është substanca biologjike ose kimike, që
ёshtё lejuar të përdoret në sasi dhe faza të caktuara të prodhimit primar të ushqimit, si dhe
mbetjet metabolite dhe produktet e dekompozimit të tyre. Nё mbetje nuk përfshihen aditivët
ushqimorë.
25. “Aditiv ushqimor” është çdo substancë, e cila normalisht nuk konsumohet, nuk
është njё përbërës tipik i ushqimit, nuk ka vlera ushqimore dhe është shtuar qëllimisht për të
përcaktuar karakteristikat teknologjike dhe organo-leptike të ushqimit gjatë përgatitjes,
trajtimit, përpunimit, formimit, paketimit, transportit ose ruajtjes.
26. “Aditiv ushqimor për ushqime për kafshë” është çdo substancë, e cila
bashkëvepron me ushqimin për kafshë dhe që mund të ndikojë në karakteristikat e ushqimit
apo prodhimin e kafshëve që prodhojnë ushqim, ose kafshët e përdorura për prodhimin e
ushqimit të përcaktuar për konsum njerëzor.
27. “Cilësi e ushqimeve” janë karakteristikat e veçanta të ushqimit, të cilat kënaqin
kërkesat e konsumatorit të fundit.
28. “Etiketim” është çdo fjalë, pamje, markë tregtare, emër tregtar, konfigurim apo
simbol për një ushqim, që vendoset mbi çdo paketim, dokument, njoftim, etiketë, unazë ose
mbajtëse, që shoqëron apo i referohet një ushqimi të caktuar.
29. “Materiale në kontakt me ushqimin” janë aksesorët, pajisjet dhe materialet e tjera,
të përdorura në biznesin e ushqimit, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin.
30. “Ushqime të reja” janë ushqimet ose përbërësit ushqimorë, që nuk kanë qenë
përdorur më parë për konsum njerëzor në territorin e Republikës sё Shqipërisë.
31. “Organizëm i modifikuar gjenetikisht” është çdo organizëm i gjallë, që zotëron një
kombinim të ri të materialit gjenetik, që përftohet nëpërmjet përdorimit të bioteknologjisë
moderne.
32. “Ushqim për nevoja të veçanta dietetike” është një ushqim me përbërje të veçantë
ose një mënyrë e veçantë prodhimi, i ndryshëm nga ushqimi i zakonshëm, për shkak të
karakteristikave ushqimore. Këto ushqime mund të parashikohen për përdorim te fëmijët deri
12 muaj dhe fëmijët e vegjël, te njerëzit me çrregullime të aparatit tretës ose të metabolizmit
dhe te personat, të cilët janë në gjendje të veçantë fiziologjike, për të cilët është e nevojshme
të arrihen efekte të veçanta nga një marrje e kontrolluar e disa përbërësve ushqimorë.
33. “Lëndë e parë” janë produktet dhe nënproduktet me origjinë bimore, shtazore dhe
minerale (përfshirë edhe ujin e pijshëm), që përdoren për përftimin e produkteve ushqimore.
34. “Stabiliment” është çdo mjedis, ku zhvillohet biznesi ushqimor dhe/ose biznesi
ushqimor për kafshë.
35. “Legjislacion ushqimor” janë ligjet dhe aktet nënligjore, që trajtojnё problemet e
ushqimeve, në përgjithësi, dhe tё sigurisë ushqimore, në veçanti. Ky legjislacion pёrfshin çdo
fazë të prodhimit, pёrpunimit dhe shpёrndarjes sё ushqimit e tё ushqimit pёr kafshё, që
prodhojnë lëndë për ushqim.
36. “Ambalazh" ose “material paketues” është çdo material, që shërben për paketimin
e produkteve ushqimore, i cili mund ta mbulojë, tërësisht ose pjesërisht, kёtё produkt. Ai e
mbron produktin nga ndotja, infeksionet, si dhe nga ndikimet që ulin cilësinë dhe vlerën
ushqimore dhe e bën të përshtatshëm për transport, tregtim e përdorim. Një ambalazh mund të
përmbajë disa njësi ose tipe ambalazhesh, të përdorura në çastin që i ofrohet konsumatorit.
37. "Paraambalazhim" është vendosja, paraprakisht, e një produkti ushqimor në një
ambalazh, për t'iu ofruar konsumatorit ose për përdorim kolektiv. Paraambalazhimi bёhet nё
mёnyrё tё tillё, qё ambalazhi tё mbulojё, tёrёsisht ose pjesёrisht, ushqimin, por, nё çdo rast,
pёrmbajtja nuk mund tё ndryshojё pa hapur apo ndryshuar ambalazhin.
KREU II
PARIME TË PËRGJITHSHME TË ANALIZËS SË RISKUT
DHE MBROJTJES SË INTERESAVE TË KONSUMATORIT

Neni 4
Vlerёsimi i riskut

1. Vlerësimi i riskut bazohet në vlefshmërinë e të dhënave shkencore dhe të


vendimeve të marra në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente.
2. Vlerësimi i riskut kryhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë.

Neni 5
Komunikimi i riskut

Komunikimi i riskut bëhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë, pёr t’i siguruar njё informacion të shpejtë, në kohë, objektiv dhe të
kuptueshëm, për ushqimin, dëmtuesit dhe risqet:
a) Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
b) Ministrisë së Shëndetësisë;
c) operatorëve të biznesit të ushqimit për njerëz dhe kafshë;
ç) konsumatorëve;
d) institucioneve të tjera përgjegjëse;
dh) grupeve të interesit;
e) pushtetit vendor.

Neni 6
Menaxhimi i riskut

1. Menaxhimi i riskut siguron që masat parandaluese dhe ato të kontrollit, të marra për
të parandaluar, zvogëluar ose eliminuar rreziqet për shëndetin e njerëzve, të lidhura me
konsumimin e ushqimeve, të bazohen në rezultatet e vlerësimit të riskut.
2. Menaxhimi i riskut kryhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe ministri përgjegjës për ushqimin.

Neni 7
Parime parandaluese

1. Në rrethana të veçanta, kur nga vlerësimi i të gjithë informacionit në dispozicion,


identifikohet mundësia e një efekti të dëmshëm të një ushqimi për shëndetin e njerëzve, për të
cilin ekziston pasiguria shkencore, institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe
ushqimit për kafshë dhe ministri përgjegjës për ushqimin mund të marrin masa të përkohshme
për menaxhimin e riskut. Këto masa janë të nevojshme për të siguruar nivelin më të lartë të
mbrojtjes së shëndetit të njerëzve deri në çastin që sigurohet një informacion i bazuar
shkencërisht, për një vlerësim të përgjithshëm të riskut.
2. Masat e marra, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, duhet të jenë të mjaftueshme,
por jo të kufizojnë tregun më shumë sesa është e nevojshme, për të arritur nivel më të lartë në
mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, duke pasur parasysh lehtësitë teknike dhe ekonomike, si dhe
gjendjen e krijuar.
3. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe
ministri përgjegjës për ushqimin duhet të rishqyrtojnë, brenda një periudhe të arsyeshme
kohore, në varësi të natyrёs së riskut të identifikuar për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe të
natyrës së informacionit të nevojshëm, masat e marra për të sqaruar pasiguritë shkencore.

Neni 8
Parimet e transparencës

1. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të konsumatorëve dhe/ose
të grupeve të interesit, gjatë përgatitjes, vlerësimit dhe rishikimit të masave të menaxhimit të
riskut, kryen këshillim publik, të hapur dhe transparent, me përjashtim të pamundësisë, për
shembull, në raste urgjente.
2. Kur ka dyshime të justifikuara se ushqimi ose ushqimi për kafshë mund të paraqesë
një rrezik për shëndetin e njerëzve ose të kafshëve, në varësi të natyrës, seriozitetit dhe
shkallës së këtij rreziku, institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit
për kafshë merr masa për të informuar publikun për natyrën e rrezikut.
Në këtë rast, është i nevojshëm identifikimi i ushqimit ose ushqimit për kafshë, rreziku
që ai mund të paraqesë, si dhe masat e marra, ose që mund të merren, për të parandaluar,
zvogëluar ose zhdukur këtë rrezik.

Neni 9
Mbrojtja e interesave të konsumatorit

Ky ligj mbron interesat e konsumatorëve dhe siguron bazën për zgjedhjen prej tyre të
informacionit të nevojshëm për konsumimin e ushqimeve. Ligji parandalon:
a) praktikat falsifikuese ose mashtruese;
b) cenimin e cilësisë së ushqimeve nga përdorimi i përbërësve të papërshtatshëm;
c) çdo praktikë tjetër që orienton në mënyrë të gabuar konsumatorin.

KREU III
KËRKESA TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË USHQIMORE

Neni 10
Kërkesat e sigurisë ushqimore

1. Ushqimi është i sigurt kur nuk shkakton veprim të dëmshëm në shëndetin e


njerëzve, kur prodhohet, përgatitet dhe konsumohet, sipas përdorimit të parashikuar.
2. Ushqimi quhet i pasigurt kur është:
a) i dëmshëm për shëndetin;
b) i papërshtatshëm për konsum njerëzor.
3. Ushqimi nuk nxirret në treg nëse është i pasigurt.

Neni 11
Përcaktimi i sigurisë ushqimore
(shtuar pika 5 me ligjin nr. 10/2022, datë 27.1.2022)
1. Për të përcaktuar nëse një ushqim nuk është i sigurt duhen pasur parasysh:
a) kushtet normale të përdorimit të ushqimit nga konsumatori dhe çdo fazë e
prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes;
b) informacioni që i jepet konsumatorit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë ose
informacione tё tjera, të vlefshme për tё, për parandalimin e efekteve të dëmshme, specifike
për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga njё kategori ushqimesh.
2. Për të përcaktuar se një ushqim dëmton shëndetin duhet pasur parasysh:
a) jo vetëm mundësia e efektit të menjëhershëm, afatshkurtër ose afatgjatë të ushqimit
në shëndetin e një personi që e konsumon atë, por edhe mundësia e efekteve në gjeneratat e
ardhshme;
b) efektet toksike të mundshme grumbulluese;
c) ndjeshmëritë e veçanta shëndetësore të një kategorie të caktuar konsumatorësh, kur
ushqimi është përcaktuar për këtë kategori.
3. Për të përcaktuar se një ushqim është i papërshtatshëm për konsum njerëzor, duhet
që ushqimi të jetë i papranueshëm për t’u përdorur, sipas përcaktimit të tij, për konsum
njerëzor, për arsye kontaminimi, të pranisë së lëndëve të huaja, të prishjes ose kalbëzimit.
4. Kur ushqimi, që përcaktohet i pasigurt, është pjesë e një pakoje, pjesë e një pjese të
ngarkesës ose e ngarkesës së plotë të një ushqimi të së njëjtës kategori ose përshkrim, atëherë
do të pranohet se i gjithë ushqimi i pakos, i pjesës së ngarkesës ose i ngarkesës së plotë është,
gjithashtu, i pasigurt, vetëm nëse, pas kryerjes së analizave laboratorike, provohet e kundërta.
5. Për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve hartohet
Strategjia Kombëtare e Sigurisë Ushqimore, e cila miratohet me vendim të Këshillit të
Ministrave. Kjo strategji rishikohet çdo 7 vjet.

Neni 12
Vlerësimi i sigurisë ushqimore

1. Një ushqim është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve nëse ai përmban:


a) mikroorganizma ose parazitë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve, toksina
bakteriale, mykotoksina, substanca histaminike ose të ngjashme me to dhe mikroorganizma
apo parazitë në sasi më të mëdha se ato të lejuara nga standardet e miratuara;
b) toksina ose substanca natyrore toksike në sasi më të mëdha nga ato të lejuara;
c) mbetje të pesticideve, medikamenteve veterinare, metale dhe substanca të tjera, të
dëmshme për shëndetin e njerëzve, në sasi më të mëdha se ato të lejuara;
ç) aditivë ushqimorë, të cilët nuk mund të përdoren në disa kategori ushqimesh ose kur
sasia e aditivëve të pranishëm në ushqim është më e madhe se ajo e lejuar;
d) elemente radioaktive mbi normat e lejuara;
dh) materiale paketuese, që përmbajnë mikroorganizma ose substanca të tjera, që
mund të ndikojnë në rritjen e përmbajtjes së substancave të dëmshme për shëndetin e
njerëzve.
2. Një ushqim është i papërshtatshëm për konsum njerëzor nëse:
a) karakteristikat e tij ndryshohen për shkak të trajtimit fizik, kimik apo
mikrobiologjik;
b) përmban substanca ose lëndë të para, të cilat nuk janë verifikuar dhe vlerësuar nga
ana toksikologjike dhe nuk janë të sigurta për konsum publik;
c) përmban papastërti dhe përzierje, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin e
njerëzve.

Neni 13
Masat kufizuese

Masat kufizuese për nxjerrjen në treg të ushqimeve ose ushqimeve për kafshë, si dhe
heqjen e tyre nga tregu, nëse ka dyshime të argumentuara shkencërisht se ushqimi ose
ushqimi për kafshë është i pasigurt, përcaktohen, pёr çdo rast, me urdhër të ministri përgjegjës
për ushqimin.

KREU IV
IMPORTI DHE EKSPORTI I USHQIMEVE

Neni 14
Importi

1. Ushqimi i importuar në Republikën e Shqipërisë nxirret në treg kur plotëson


kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi.
2. Në rastin e marrëveshjeve të veçanta ndërkombëtare ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe vendit eksportues, ushqimi i importuar në Republikën e Shqipërisë nxirret në
treg kur plotëson kërkesat e përcaktuara në kёto marrëveshje.

Neni 15
Eksporti

1. Ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë për nxjerrjen në treg në vendin ku


eksportohet ose rieksportohet, duhet të plotësojë kërkesat e legjislacionit shqiptar për
ushqimin, si dhe ato të vendit importues.
2. Në rastin e marrëveshjeve të veçanta ndërkombëtare ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe vendit importues, ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë duhet të
plotësojë kërkesat e përcaktuara në këto marrëveshje.

Neni 16
Mbikëqyrja e sigurisë së ushqimeve të importit
(ndryshuar pika 1, shtuar pika 4 dhe 5 me ligjin nr. 10/2022, datë 27.1.2022)

1. Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit shoqërues, sipas nenit 18 tё kёtij


ligji, të ngarkesave të ushqimeve të importuara me kërkesat e legjislacionit shqiptar kryhet në
Pikat e Inspektimit Kufitar nga inspektori i institucionit përgjegjës të kontrollit të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë. Inspektori vendos bllokimin e ngarkesës dhe masa të tjera të
parashikuara në këtë ligj ose në aktet nënligjore në zbatim të tij kur dokumentacioni
shoqërues nuk është në përputhje me kërkesat ligjore.
2. Kontrolli i sigurisë së ushqimeve të importuara kryhet në pikat e inspektimit kufitar.
Gjatë kontrolleve merren mostra për analizim. Kontrollet, marrja e mostrave dhe analizimi i
tyre bëhen sipas kritereve të hartuara nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
3. Pikat e inspektimit kufitar për ushqimet përcaktohen me urdhër të ministrit
përgjegjës për ushqimin.
4. Në rast të marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe kontrolli i
përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni mund të kryhet sipas parashikimeve të përcaktuara në
marrëveshje.
5. Rregullat dhe procedurat e kryerjes së kontrollit zyrtar sipas këtij neni përcaktohen
me udhëzim të ministrit.

Neni 17
Kontrolli në doganë i ushqimeve të importuara
(ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020; shtuar fjali pas fjalisë së parë në
pikën 1, ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10/2022, datë 27.1.2022)

1. Autoritetet doganore kryejnë procedurat doganore për ngarkesat ushqimore, pasi


inspektorët e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, në pikat e inspektimit kufitar, kanë dhënë
miratimin. Në rastin e pikës 4 të nenit 16 të këtij ligji procedurat doganore kryhen pasi
inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë jep miratimin.
2. Ngarkesa e ushqimeve, për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda
standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhen procedura e përcaktimit të
sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
3. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në pikat e inspektimit kufitar, për të
verifikuar sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i
dërgojë ato në laboratorët e autorizuar për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar
nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe të
miratuar nga ministri përgjegjës për ushqimin. Rregullat e marrjes së mostrave përcaktohen
me udhëzim tё ministrit përgjegjës për ushqimin.
4. Shpenzimet për kontrollin zyrtar, për marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizave
laboratorike përballohen nga importuesi, me përjashtim të parashikimeve të marrëveshjeve
ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe me vendet eksportuese, ku në kushte reciprociteti
mund të mos aplikohen tarifa.

Neni 18
Certifikatat e importit

1. Ngarkesa e ushqimit të importuar shoqërohet me certifikatë, në përputhje me


kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
2. Për ushqimin që importohet, certifikatat e sigurisë së ngarkesave mund të njihen në
mbështetje të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lëshuara nga autoriteti
kompetent i vendit eksportues.
3. Në rast se nuk ka marrëveshje, sipas pikës 2 të këtij neni, njohja e certifikatave dhe
dokumenteve të tjera kryhet me urdhër të ministrit përgjegjës për ushqimin, me propozimin e
institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
4. Certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në
gjuhën e vendit prej nga ato vijnë.

KREU V
MIRATIMI DHE REGJISTRIMI I STABILIMENTEVE

Neni 19
Aplikimi, miratimi dhe regjistrimi
(ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

1. Stabilimentet për prodhimin primar të ushqimeve regjistrohen në regjistrin e


ministrit përgjegjës për ushqimin.
2. Stabilimentet për prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve regjistrohen në
regjistrin e ministrit përgjegjës për ushqimin.
3. Stabilimentet për përgatitjen, përpunimin dhe trajtimin e ushqimit, ku përfshihen
hapësira të lëvizshme dhe/ose të përkohshme (kioska ushqimi, stacionare ose të lëvizshme,
vende shitjeje në treg, mjete motorike për shitje) regjistrohen në regjistrin e ministrit
përgjegjës për ushqimin.
4. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë
pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e licencës, me kërkesë të
operatorëve të biznesit ushqimor apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk plotësohen
kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas këtij ligji.
Dokumentacioni i aplikimit përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për
ushqimin.
5. Stabilimentet, të cilat prodhojnë, përpunojnë dhe depozitojnë ushqime me origjinë
shtazore, miratohen sipas dispozitave të këtij ligji dhe të legjislacionit veterinar në fuqi.
6. Stabilimentet, të cilat janë në procesin e miratimit, nuk e fillojnë veprimtarinë pa
autorizimin përkatës. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
regjistron vetëm ato stabilimente, që i janë nënshtruar kontrollit të vlerësimit për plotësimin e
kushteve.
7. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në përfundim të
procedurës së regjistrimit në regjistrin e vet, i jep zyrtarisht çdo stabilimenti, sipas pikave 1, 2
dhe 3 të këtij neni, një numër regjistri.
8. Operatorët e biznesit ushqimor janë të detyruar që, për ushqimin që ata prodhojnë,
të shënojnë, në etiketë dhe/ose nё dokumentacionin shoqërues, numrin e regjistrit.
9. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i dërgon
institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë listën e
operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruar në regjistrin e saj.
10. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mund t’i
çregjistrojë stabilimentet, me kërkesën e operatorëve të biznesit ushqimor ose me propozimin
e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, kur kjo
konstaton se ato nuk plotësojnë kërkesat e dispozitave të këtij ligji. Për çregjistrimin e
stabilimentit njoftohen me shkrim operatori i biznesit dhe drejtoritë rajonale të institucionit
përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
11. Përmbajtja, forma dhe mënyra e regjistrimit në regjistër dhe procedura e dhënies
së një numri regjistri përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.
12. Operatorët e biznesit ushqimor e fillojnë veprimtarinë prodhuese dhe tregtuese
pasi të jenë pajisur me lejet tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare, të dhëna
nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
Procedurat e dhënies së këtyre lejeve përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për
ushqimin.
13. Dhënia e lejes përkatëse për fillimin e veprimtarisë së stabilimentit bëhet kur
plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare për të garantuar
sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit
në fuqi, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit. Kërkesat përcaktohen me udhëzim të
ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 20
Ndalimi i veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor

Ministri përgjegjës për ushqimin, me urdhër, mund të ndalojë, përkohësisht dhe


përfundimisht, veprimtarinë e stabilimenteve, të lejuara sipas nenit 19 të këtij ligji, në rastet
kur:
a) gjatë kontrolleve të ushtruara vihet re se stabilimenti nuk plotëson dispozitat e këtij
ligji;
b) një procedurë e tillë është e rëndësishme dhe efektive për të garantuar sigurinë e
ushqimeve.

Neni 21
Tarifat për procedurën e miratimit dhe të regjistrimit të stabilimenteve
(shfuqizuar me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

KREU VI
PËRGJEGJËSITË E OPERATORËVE TË BIZNESIT USHQIMOR

Neni 22
Përgjegjësia për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve

Operatorët e biznesit ushqimor mbajnë përgjegjësi për çdo dëmtim të shëndetit të


njerëzve, të shkaktuar nga konsumi i ushqimit tё rezultuar i pasigurt, në të gjitha fazat e
prodhimit, tё përpunimit dhe shpërndarjes.

Neni 23
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve

1. Operatorët e biznesit ushqimor të prodhimit primar duhet të sigurojnë zbatimin


sistematik të kushteve të përgjithshme dhe tё veçanta të higjienës së ushqimeve. Këto kushte
përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.
2. Operatorët e biznesit ushqimor, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të
shpërndarjes së ushqimit, sigurojnë zbatimin sistematik të kushteve të përgjithshme dhe të
veçanta të higjienës së ushqimeve, të cilat përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për
ushqimin.
3. Operatorët e biznesit ushqimor në tregun me shumicë duhet të zbatojnë kërkesat
higjienike tё veçanta, tё cilat pёrcaktohen me udhёzim tё ministrit përgjegjës për ushqimin.
4. Operatorët e biznesit ushqimor që përgatisin, përpunojnё, trajtojnë dhe ruajnë në
frigorifer ushqimin, në mjedise të tregtisë me pakicë, duhet të sigurojnë zbatimin sistematik të
kërkesave higjienike tё veçanta, të cilat përcaktohen me udhёzim tё ministrit përgjegjës për
ushqimin.

Neni 24
Përgjegjësitë për ushqimet që nuk plotësojnë kërkesat

1. Nëse një operator i biznesit ushqimor vlerëson se një ushqim, të cilin ai e ka


importuar, prodhuar, përpunuar, shpërndarë apo nxjerrё nё treg, nuk është në përputhje me
kërkesat e sigurisë ushqimore apo dёmton shёndetin e njerёzve, ai menjëherë fillon
procedurat për heqjen e ushqimit në fjalë nga tregu dhe vë në dijeni institucionin përgjegjës
për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe ministrin përgjegjës për
ushqimin.
2. Kur ushqimi është blerë nga konsumatori, operatori duhet të njoftojë, në mënyrë
efektive dhe të përshtatshme, konsumatorin për arsyet e heqjes nga tregu të ushqimit dhe, nëse
është e nevojshme, i kërkon kthimin e ushqimit të blerë, kur masat e tjera nuk janë të
mjaftueshme, për një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit.
3. Operatori i biznesit ushqimor, përgjegjës për veprimtarinë e shitjes me pakicë ose të
shpërndarjes, veprimtaria e tё cilit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në paketimin, etiketimin,
sigurimin dhe integritetin e ushqimit, fillon, sapo merr njoftim apo vendimin përkatës,
procedurën e heqjes nga tregu të ushqimit, qё nuk plotёson kërkesat e sigurisë ushqimore.
4. Operatori i biznesit ushqimor duhet t’u japë institucioni përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe ministrit përgjegjës për ushqimin
informacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e ushqimit.
5. Operatori i biznesit ushqimor duhet të bashkëpunojë dhe nuk duhet të ndalojë asnjë
person tjetër për të bashkëpunuar me institucionin përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë dhe ministrin përgjegjës për ushqimin, në marrjen e masave për
reduktimin e riskut të ardhur nga ushqimet, me të cilat ata furnizojnë ose kanë furnizuar
tregun.

Neni 25
Kërkesat për gjurmueshmërinë e ushqimeve

1. Gjurmueshmëria përcaktohet në të gjitha nivelet e prodhimit, tё përpunimit dhe të


shpërndarjes së ushqimit, tё lëndëve tё para, me origjinë bimore ose shtazore, kafshët, që
prodhojnë ushqim ose kafshët e përdorura në prodhimin e ushqimeve, përfshirë gjurmimin e
çdo substance tjetër, të përcaktuar për të bashkëvepruar ose që ka bashkëvepruar me
ushqimin.
2. Operatorët e biznesit ushqimor krijojnë një sistem për mbajtjen e të dhënave, të
quajtur bazë të dhënash dhe garantojnë procedurat, të cilat mundësojnë identifikimin e tyre nё
çdo çast. Nёpёrmjet kёtyre tё dhёnave bёhet identifikimi i çdo personi fizik apo juridik, që i
ka furnizuar ata me ushqime, me kafshë që prodhojnë ushqime, kafshë tё përdorura për
prodhimin e ushqimeve ose me çdo substancё tjetër, të përcaktuar për prodhimin apo që pritet
të përdoret për prodhimin e ushqimit.
3. Operatorët e biznesit ushqimor e ruajnë informacionin e përmendur në pikën 2 të
këtij neni për tre vjet dhe ia japin këtë informacion institucionit përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe ministrit përgjegjës për ushqimin me kërkesë
tё tyre.
4. Ushqimi i nxjerrë në treg ose që mund të nxirret në treg duhet të etiketohet dhe të
identifikohet nëpërmjet dokumenteve dhe çdo lloj informacioni tjetër, për të siguruar
gjurmueshmërinë. Kërkesat për gjurmueshmërinë përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 26
Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit
(ndryshuar pika 7 me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

1. Operatori i biznesit ushqimor, me përjashtim të prodhimit primar, siguron kontroll


të rregullt të kushteve higjienike të prodhimit, në çdo objekt, nëpërmjet zbatimit të
procedurave parandaluese të sistemit të vetëkontrollit, sipas parimeve të sistemit të analizës së
riskut dhe pikave kritike të kontrollit (më poshtë HACCP), duke:
a) identifikuar të gjithë dëmtuesit, të cilët mund të parandalohen, eliminohen ose
reduktohen në një nivel të pranueshëm;
b) identifikuar pikat kritike të kontrollit;
c) përcaktuar limitet kritike në pikat kritike të kontrollit;
ç) përcaktuar procedurat efektive të monitorimit sistematik të pikave kritike të
kontrollit;
d) përcaktuar veprimet korrigjuese, kur sistemi i monitorimit paralajmёron se pika
kritike e kontrollit nuk është nën kontroll;
dh) përcaktuar nëse procedurat e verifikimit të masave, të përcaktuara në shkronjat “a”
deri në “d” të kësaj pike, janë efektive;
e) mbajtur dokumente dhe regjistra të përshtatshëm për identifikimin e zbatimit
efektiv të masave të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh” të kësaj pike.
2. Operatori i biznesit ushqimor, në nivelin primar të prodhimit, përcakton dhe vë në
zbatim kontrollin e rregullt të kushteve higjienike të prodhimit në çdo objekt që ka nën
kontroll, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të vetëkontrollit, sipas modelit të
praktikave të mira të prodhimit.
3. Verifikimi fillestar i përshtatshmërisë së planeve të HACCP-së, për objektet e
përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, kryhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
4. Në rast se rezultatet e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, tregojnë
ekzistencën e rreziqeve shëndetësore për njerëzit, atëherë vlerësohet se ushqimi nuk plotëson
kërkesat e sigurisë ushqimore dhe operatori i biznesit ushqimor merr masat e pёrcaktuara nё
nenin 24 të këtij ligji.
5. Kushtet për zbatimin e sistemit të vetëkontrollit në objektet e përmendura në pikat 1
e 2 të këtij neni përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.
6. Operatori i biznesit ushqimor mban dokumentacion pёr zbatimin e sistemit tё
vetëkontrollit dhe e pёrditёson atë. Me kёrkesёn e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar
të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe ministrit përgjegjës për ushqimin, operatori jep tё
dhёna pёr pёrputhjen e veprimtarisё sё tij me kёrkesat e pёrcaktuara nё pikat 1 e 2 tё kёtij
neni.
7. Përjashtime nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhen
për prodhuesit e produkteve tradicionale, prodhuesit e sasive të vogla të produkteve primare,
që furnizojnë direkt konsumatorin e fundit ose operatorë biznesi të prodhimit dhe të shitjes me
pakicë direkt te konsumatori i fundit, nëse institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, pas kontrollit të ushtruar, konfirmon se garantohet arritja
e një niveli të pranueshëm higjienik, sipas praktikave të mira të prodhimit. Sasia e prodhimit
dhe e shitjes, rrezja e tregtimit, kushtet dhe kriteret e miratimit të operatorëve të biznesit, që
përjashtohen nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, përcaktohen me udhëzim të ministrit
përgjegjës për ushqimin.

KREU VII
USHQIMET E REJA

Neni 27
Kategoritë e ushqimeve të reja
1. Vlerësohen pjesë e ushqimeve të reja kategoritë e mëposhtme:
a) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, të cilët përmbajnë ose përbëhen nga organizma
të modifikuar gjenetikisht (më poshtë OMGJ);
b) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, duke përjashtuar ushqimet shtesë (aromatizuesit
dhe enzimat) të prodhuara dhe që nuk përmbajnë OMGJ;
c) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë me strukturë molekulare parësore, të re ose të
modifikuar qëllimisht;
ç) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, që përbëhen nga mikroorganizma, kërpudha,
alga ose që janë të izoluara prej tyre;
d) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, me origjinë bimore apo shtazore, materiale
minerale, sintetike ose që janë të izoluara prej tyre, duke përjashtuar ushqimet dhe përbërësit
ushqimorë, të cilët janë përftuar nё mënyrё tradicionale riprodhimi dhe që, për një kohë të
gjatë, është vërejtur se janë të sigurta për konsum.
dh) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, për të cilët është zbatuar një proces prodhimi
jobashkëkohor, që shkakton ndryshime të rëndësishme në përbërjen, strukturën dhe përbërësit
ushqimorë e që ndikon në vlerat ushqyese, në metabolizmin ose në nivelin e substancave të
padëshiruara.
2. Vlerësohen pjesë të ushqimeve të reja, përveç atyre të përcaktuara në pikën 1 të
këtij neni, edhe kategoritë e ushqimeve, që janë:
a) plotësisht ose pjesërisht me lëndë të para të reja;
b) me përbërje bazë të ndryshuar;
c) prodhuar me teknologji prodhimi, që ndryshon nga të mëparshmet.
3. Kategoritë e ushqimeve të reja, të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nuk duhet:
a) të dëmtojnë shëndetin e njerëzve;
b) të mashtrojnë konsumatorin;
c) të ndryshojnë nga ushqimet dhe përbërësit ushqimorë, që janë përcaktuar të
zëvendësojnë nё atё masё, qё konsumimi normal i tyre të pёrbёjё disavantazh ushqimor për
konsumatorin.
4. Dispozitat e këtij ligji dhe rregulloret e përmendura në pikën 5 të këtij neni
zbatohen në kategoritë e ushqimeve të reja, të përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikave 1 e
2 të këtij neni.
5. Rregulloret e veçanta të ushqimeve të reja përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 28
Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja

1. Për nxjerrjen në treg të ushqimeve të reja në Republikën e Shqipërisë, aplikuesi


duhet të marrë leje nga ministri përgjegjës për ushqimin, pas dhënies së mendimit paraprak
shkencor tё institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
2. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejes, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen
me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 29
Regjistri pёr lejet e dhëna për nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mban regjistrin për


lejet e dhëna për nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg.
2. Përmbajtja, forma dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit, sipas pikës 1 të këtij neni,
përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 30
Ndalimi i nxjerrjes së ushqimeve të reja në treg

1. Nëse ka ndonjë mospёrputhje shkencore për efektin e dëmshëm të ushqimeve të reja


në shëndetin e njerëzve, veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve të ushqimit, të cilat
përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, ministri përgjegjës
për ushqimin ndalon përkohësisht nxjerrjen e një ushqimi të tillё në treg, për parandalimin ose
zvogëlimin e mundësisë së ndikimeve negative në shëndetin e njerëzve.
2. Ministri përgjegjës për ushqimin ndalon nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg,
veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve ushqimorë, të cilët përmbajnë organizma të
modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, nëse, bazuar në vlerësimin e një rreziku
shkencor, janë vlerësuar të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin ndalon,
përkohësisht ose përgjithmonë, importin e ushqimeve të reja, që përmbajnë organizma të
modifikuar gjenetikisht, kur nuk ka informacion shkencor dhe njohuri për pasojat negative të
mundshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Neni 31
Asgjësimi i ushqimeve të reja të pasigurta
(shfuqizuar me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

KREU VIII
PËRCAKTIMI I ORIGJINËS DHE I TREGUESVE
GJEOGRAFIKË TË USHQIMEVE

(shfuqizuar me ligjin nr. 8/2019, datë 26.2.2019)

KREU IX
TREGUESI “PRODUKT USHQIMOR TRADICIONAL” I USHQIMIT

(shfuqizuar me ligjin nr. 8/2019, datë 26.2.2019)

KREU X
ETIKETIMI DHE PUBLIKIMI I USHQIMIT

Neni 36
Kërkesa të përgjithshme të etiketimit të ushqimit

1. Ushqimi, që nxirret në treg, pajiset me etiketën, ku shënohen:


a) emri i produktit;
b) lista e përbërësve;
c) sasia e përbërësve të veçantë ose e kategorive të përbërësve;
ç) sasia neto, në rastin e ushqimeve të paraambalazhuara;
d) data e jetëgjatësisё minimale ose, në rastin e ushqimeve që nga pikëpamja
mikrobiologjike paraqesin rrezik, shёnohet “të përdoret deri më...”;
dh) çdo kusht i veçantë i ruajtjes dhe/ose i përdorimit;
e) emri apo emёrtimi i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit dhe/ose e
tregtarit;
ë) vendi i origjinës;
f) udhëzimet e përdorimit, kur ushqimi nuk mund të përdoret pa tё;
g) grada alkoolike për vëllim për pijet, që përmbajnë më shumë se 1,2 për qind të
vëllimit alkool;
gj) përmbajtja ose përbërja e OMGJ-ve, si dhe OMGJ-tё qё përmban.
2. Etiketa duhet të shkruhet në gjuhën shqipe, të jetë e dallueshme, e lexueshme dhe e
kuptueshme.
3. Mënyra e etiketimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me
propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 37
Paraqitja dhe reklama e ushqimit

1. Paraqitja e ushqimit dhe e ushqimit për kafshë përfshin formën e tyre, pamjen e
jashtme ose ambalazhimin, materialet paketuese të përdorura, mënyrën, sipas së cilës ato janë
rregulluar dhe mjedisin ku janë paraqitur, si dhe informacionin e vlefshëm rreth tij me çdo
mjet informimi.
2. Reklama e ushqimit ose e ushqimit për kafshë bëhet vetëm pasi institucioni
përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë jep të drejtën e prodhimit
dhe të tregtimit të tyre.
3. Mënyra e paketimit, reklamёs dhe paraqitjes së ushqimeve përcaktohen me udhëzim
të ministrit përgjegjës për ushqimin.

KREU XI
KONTROLLI ZYRTAR I USHQIMEVE

Neni 38
Kontrolli zyrtar i ushqimeve
(shtuar një paragraf me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013; shtuar paragrafë në fund të nenit
me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020; ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 10/2022, datë
27.1.2022)

Kontrolli zyrtar i ushqimeve përfshin një ose më shumë nga veprimtaritë e


mëposhtme:
a) inspektimin;
b) marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave;
c) kontrollin e etiketës dhe të dokumentacionit zyrtar;
ç) shqyrtimin e dokumentacionit për gjurmueshmërinë;
d) shqyrtimin e sistemit të vetëkontrollit.
Kontrolli zyrtar kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet
shprehimisht në këtë ligj.
Tarifat për marrjen e mostrave, kryerjen e analizave, kontrollin zyrtar në PIK dhe për
pajisjen me dokumentin që vërteton sigurinë e ushqimeve miratohen me udhëzim të ministrit.
Në rast të marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe zbatohen dispozitat e
marrëveshjeve, dhe në kushte reciprociteti mund të mos aplikohen tarifa.
Me përjashtim të rasteve të rregulluara me ligje të veçanta, llojet dhe normat e
lejueshme lidhur me mbetjet e pesticideve dhe të medikamenteve veterinare në ushqime, me
përdorimin dhe pastërtinë e aditivëve ushqimorë, materialet në kontakt me ushqimin,
kontaminuesit ushqimorë, enzimat, ushqimet për fëmijë, ekstraktet tretëse, ushqimet për
përdorim me vlera ushqimore të caktuara, ushqimet me ngrirje të shpejtë, rrezatimet
jonizuese, ujërat minerale, substancat pastruese, si dhe çdo substancë që destinohet të bëhet
pjesë e ushqimit apo të jetë në kontakt me të, kërkesat thelbësore që duhet të përmbushin
produkte të veçanta ushqimore, rregullat specifike të etiketimit për ushqime të veçanta, si dhe
sëmundjet e transmetuara nga ushqimet, rregullat higjienike, sistemi i kontrollit në tregun e
brendshëm, rregullat specifike për produktet ushqimore me origjinë shtazore, certifikimi i
sistemit TRACES miratohen me udhëzime të ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 39
Organet përkatëse të kontrollit
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

Kontrolli zyrtar i ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet nga institucioni përgjegjës
për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë

Neni 40
Parimet e përgjithshme të kontrollit zyrtar të ushqimit

1. Kontrolli zyrtar i ushqimit kryhet:


a) rregullisht dhe në përputhje me përparësitë e përcaktuara në skemën e vlerësimit të
riskut;
b) kur ka arsye për të besuar se kërkesat e këtij ligji nuk janë plotësuar.
2. Kontrolli kryhet duke përdorur mjete të përshtatshme dhe të kontrollueshme.
3. Kontrolli zyrtar mbulon të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të
shpërndarjes.
4. Kontrolli zyrtar, si rregull, kryhet pa paralajmërim.

Neni 41
Objekti i kontrollit zyrtar të ushqimeve

Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka objekt:


1. Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit,
zyrat, mjedisin, mjetet e transportit, të përdorura në biznesin ushqimor, veçanërisht kushtet e
përcaktuara në nenet 19 e 20 të këtij ligji.
2. Inspektimin e gjendjes shëndetësore të personelit dhe të higjienës së objekteve, që
janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin.
3. Lëndët e para, ujin, përbërësit, aditivët, shtesat teknologjike dhe substancat e tjera,
të përdorura për përgatitjen dhe prodhimin e ushqimit.
4. Ushqimet gjysmë të gatshme.
5. Ushqimet e gatshme.
6. Pastrimin, substancat pastruese dhe të mirëmbajtjes që përdoren në proceset e
prodhimit.
7. Proceset e përdorura për prodhimin ose përpunimin e ushqimeve.
8. Mënyrën e paketimit, materialet paketuese dhe ato në kontakt me ushqimin.
9. Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese të ushqimeve.
10. Përcaktimin e origjinës, të treguesve gjeografikë të mbrojtur dhe treguesin
“Produkt ushqimor tradicional”.
11. Proceset teknologjike që zbatohen në prodhimin dhe përgatitjen e ushqimeve.
12. Aditivët ushqimorë, materialet në kontakt me ushqimin, kontaminuesit ushqimorë,
si dhe substancat pastruese përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 42
Marrja e mostrave për analizat laboratorike

1. Për qëllim të kontrollit zyrtar të ushqimeve merren mostra të materialeve të


papërpunuara të përbërësve, shtesave teknologjike dhe të substancave të tjera, të përdorura për
përgatitjen dhe prodhimin e ushqimeve, ushqimeve gjysmë të gatshme, ushqimeve të
gatshme, materialeve në kontakt me ushqimet, përfshirë substancat që përdoren për pastrimin
dhe mirëmbajtjen në biznesin ushqimor.
2. Operatorët e biznesit ushqimor lejojnë marrjen e sasive të nevojshme të mostrave pa
pagesë për kryerjen e analizave, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni.
3. Procedurat e marrjes së mostrave përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për
ushqimin.

Neni 43
Masat e përgjithshme të administrimit të kontrollit zyrtar të ushqimeve

1. Inspektori i kontrolli të ushqimit dhe i ushqimit për kafshë ka të drejtë të hyjë, të


kontrollojë dhe të fotografojë shkeljet e konstatuara në stabilimentin ushqimor ose në çdo
ndërtesë tjetër ku ushqimi prodhohet, përpunohet dhe shpërndahet, me përjashtim të vendeve
të banimit.
2. Kur inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, gjatë kontrollit
zyrtar, zbulon ose ka arsye për të dyshuar për një shkelje të dispozitave të këtij ligji, merr
masat e nevojshme për t’u siguruar që shkelja do të korrigjohet nga operatori i biznesit
ushqimor.
3. Pronari, poseduesi, personi përgjegjës, i punësuari në stabiliment, që ndodhen në
stabiliment në çastin e kontrollit, duhet të japin informacionin dhe ndihmesën e kërkuar nga
inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
4. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë nuk pengohet në kryerjen e detyrave
të tij.
5. Personave të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni nuk u lejohet të marrin asnjë masë
të përcaktuar në këtë ligj, për korrigjimin e parregullsive, pa miratim me shkrim të inspektorit.
6. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë kryen kontroll zyrtar, në përputhje me
detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj dhe në ligje të tjera të veçanta në fushën e
ushqimit.
7. Detyrat, përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe
ushqimit për kafshë, programi vjetor i inspektimeve dhe raportimi përcaktohen me udhëzim të
ministrit përgjegjës për ushqimin.

KREU XII
LABORATORËT E AUTORIZUAR TË KONTROLLIT DHE LABORATORËT E
REFERENCËS
Neni 44
Laboratorët e autorizuar të kontrollit

1. Analizat laboratorike të mostrave, sipas neneve 17 e 40 të këtij ligji, të marra për


kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit, bëhen në laboratorët e autorizuar nga ministri
përgjegjës për ushqimin.
2. Inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë i dërgon mostrat e marra
në një laborator të autorizuar kontrolli për kryerjen e kontrollit zyrtar.
3. Tarifa e analizave të kryera, për ushqimet e prodhuara në Republikën e Shqipërisë,
mbulohet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
Kur ushqimi nuk përmbush kërkesat e detyrueshme, të bazuara në këtë ligj, si edhe/ose
informacionin e specifikuar mbi etiketë, tarifat paguhen nga operatori i biznesit ushqimor, që
e prodhon dhe/ose e nxjerr në treg ushqimin.
4. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohet tipi i laboratorit dhe
analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për
ushqimin dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

Neni 45
Veprimtaritë e laboratorëve të autorizuar të kontrollit
(shfuqizuar pika 2, ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

1. Laboratorët e autorizuar të kontrollit kryejnë:


a) veprimtaritë bazë;
b) veprimtaritë e specializuara;
c) veprimtaritë e specializuara për të lëshuar certifikata ndërkombëtare.
2. Shfuqizuar.
3. Laboratorët e autorizuar të kontrollit për kryerjen e veprimtarive bazë dhe të
specializuara duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara në praktikat e mira laboratorike, sipas
parimeve të përcaktuara nga OECD-ja dhe legjislacioni i BE-së.
4. Laboratorët e autorizuar të kontrollit, që kryejnë veprimtari të specializuara, për të
lëshuar certifikata ndërkombëtare, duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur.
Akreditimi, vlerësimi dhe autorizimi i laboratorëve të analizave mund të bëhen për
analiza të veçanta ose për një grup analizash dhe për lloje të veçanta ushqimesh.
5. Me urdhër të ministrit përgjegjës për ushqimin mund të përcaktohen kushte të
veçanta, që duhet të përmbushin laboratorët e analizave, të përcaktuara në shkronjat “b” dhe
“c” të pikës 1 të këtij neni.
6. Procedurat e kategorizimit, vlerësimit dhe autorizimit të laboratorëve të kontrollit,
sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.
7. Laboratorët e autorizuar të kontrollit u nënshtrohen programeve të përshtatshme të
testimit.

Neni 46
Laboratorët e referencës

1. Laboratorët e institutit përgjegjës për kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe


veterinarisë janë laboratorë reference, për çdo analizë të kryer, për kontrollin zyrtar të sigurisë
së ushqimeve. Një laborator mund të jetë laborator reference për një ose me shumë analiza.
2. Laboratorët e referencës duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur.
3. Laboratorët e referencës duhet:
a) të bëjnë vlerësimin e laboratorëve të autorizuar nëse janë të aftë për kryerjen e
analizave, të kontrolleve zyrtare, vlerësim i cili shërben për pajisjen e tyre me autorizim nga
ministri përgjegjës për ushqimin;
b) të bashkërendojnë punën dhe të ofrojnë mbështetje, përfshirë trajnime dhe shërbime
të tjera për veprimtaritë laboratorike, për standardet teknike dhe metodat e analizave që
kryejnë;
c) të organizojnë teste paralele të mostrave të standardizuara dhe të marrin pjesë në to
në nivel kombëtar e ndërkombëtar për monitorimin e kualifikimit të laboratorëve të autorizuar
të kontrollit;
ç) të garantojnë se laboratorët e autorizuar përdorin sistemin e tyre të brendshëm të
menaxhimit të cilësisë.
4. Lista e laboratorëve të referencës, ku specifikohen analizat, që ata janë të autorizuar
të kryejnë, botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

KREU XIII
MENAXHIMI I KRIZAVE DHE I EMERGJENCAVE

Neni 47
Masat urgjente për garantimin e sigurisë ushqimore

1. Kur vërehet se ushqimi paraqet një rrezik serioz për shëndetin e njerëzve ose për
mjedisin dhe se një rrezik i tillë nuk mund të eliminohet, me propozimin e institucionit
përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në varësi të shkallës së
vështirësisë së gjendjes, ministri përgjegjës për ushqimin urdhëron marrjen e masave, sipas
pikave 2 dhe 3 të këtij neni.
2. Nëse ushqimi është prodhuar në vend, merren këto masa:
a) ndalimi i përkohshëm i hedhjes në treg ose i përdorimit të ushqimit;
b) përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqime specifike;
c) eliminimi i ushqimeve, pa shkaktuar dëme;
ç) masa të tjera të përkohshme dhe të përshtatshme.
3. Nëse ushqimi është i importuar, merren këto masa:
a) ndalimi i përkohshëm i importit të ushqimit nga vendet eksportuese ose nga pjesë të
vendit eksportues ose të vendeve tranzit;
b) përcaktimi i masave të veçanta për ushqime specifike nga vendet eksportuese, pjesë
të vendeve eksportuese ose nga vendet tranzit;
c) eliminimi i ushqimeve pa shkaktuar dëme;
ç) masa të tjera të përkohshme dhe të përshtatshme.

Neni 48
Plani i përgjithshëm për menaxhimin e krizave

1. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në
bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, harton një
plan të përgjithshëm për trajtimin e krizave në fushën e sigurisë ushqimore.
2. Ky plan miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe përcakton:
a) llojet e riskut, me origjinë ushqimore, të cilat mund të rrezikojnë, drejtpërdrejt ose
tërthorazi, shëndetin e njerëzve e që nuk mund të eliminohen apo reduktohen deri në një nivel
të pranueshëm, nëpërmjet zbatimit të dispozitave, të parashikuara në këtë ligj;
b) procedurat praktike thelbësore për trajtimin e një krize;
c) ngritjen e një njësie për menaxhimin e krizave pranë institucionit përgjegjës për
kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
Kjo njësi përcakton strategjinë e komunikimit në rastet e krizave ndërmjet Ministrisë
së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe institucionit përgjegjës për
kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, institucioneve të tjera përgjegjëse,
konsumatorit dhe operatorëve të biznesit të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë.

KREU XIV
USHQIMI PËR KAFSHËT

Neni 49
Kërkesat e përgjithshme të sigurisë së ushqimeve për kafshë

1. Ushqimi për kafshë nuk nxirret në treg ose nuk përdoret si ushqim për kafshë që
prodhojnë ushqime, nëse nuk është i sigurt.
2. Ushqimi për kafshë nuk është i sigurt për t’u përdorur nëse:
a) ka një efekt të dëmshëm në shëndetin e njerëzve ose të kafshëve;
b) produktet e prodhuara nga kafshët nuk janë të sigurta për konsum njerëzor.
3. Kur një ushqim për kafshë, i identifikuar se nuk plotëson kërkesat e sigurisë
ushqimore për kafshë, është pjesë e një pakoje, pjesë e një pjese të ngarkesës ose e ngarkesës
së plotë të një ushqimi të së njëjtës kategori ose përshkrimi, atëherë i gjithë ky ushqim nuk
është i sigurt, vetëm nëse, pas kryerjes së analizave laboratorike, provohet e kundërta.

Neni 50
Përcaktimi i sigurisë së ushqimeve për kafshë

1. Nëse ka arsye të dyshohet se ushqimi për kafshë nuk është i sigurt, me urdhër të
ministrit përgjegjës për ushqimin, me propozimin e institucionit përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, merren masa për kufizimin e tregtimit të këtij
ushqimi ose heqjen e tij nga tregu.
2. Ministri përgjegjës për ushqimin nxjerr udhëzime, ku përcaktohen:
a) kërkesat për sigurinë e ushqimit për kafshë;
b) kushtet higjienike, kur veprohet me ushqimin për kafshë;
c) zbatimi i sistemit të vetëkontrollit në operatorët e biznesit të ushqimit për kafshë,
për garantimin e sigurisë së ushqimit të kafshëve, që nxirret në treg;
ç) kërkesat për punonjësit teknikë, hapësirat dhe pajisjet e laboratorëve për kryerjen e
analizave të ushqimit për kafshë;
d) ndalimi ose kufizimi i përdorimit të lëndëve të para të veçanta në prodhimin e
ushqimit për kafshë, të cilat rrjedhin nga burime specifike, kullotat që lidhen me llojin e
kafshës dhe me procesin e përpunimit;
dh) kushte të tjera, që lidhen me ushqimin për kafshë dhe që vlerësohen se janë
thelbësore për të garantuar se ushqimi për kafshë i përmbush kërkesat e sigurisë.

Neni 51
Importi dhe eksporti i ushqimit për kafshë
(shtuar pika 8 dhe 9 me ligjin nr. 10/2022, datë 27.1.2022)

1. Nenet 14 e 15 të këtij ligji zbatohen edhe për importin dhe për eksportin e ushqimit
për kafshë në Republikën e Shqipërisë.
2. Importuesi i ushqimit për kafshë i paraqet inspektorit të ushqimit dhe ushqimit për
kafshë në pikat e inspektimit kufitar një kërkesë për kontrollin e kontingjentit të ushqimit për
kafshë që ai ka importuar, për të përcaktuar sigurinë e këtij ushqimi.
3. Autoriteti doganor kryen procedurën doganore për kontingjentin e ushqimit për
kafshë, pasi inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë i pikës së inspektimit kufitar
përcakton sigurinë e kontingjentit dhe, me vendim, miraton importin.
4. Autoriteti doganor është i detyruar që, brenda përgjegjësive dhe detyrave të tij, t’i
verë në dispozicion inspektorit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë të pikës së kalimit kufitar
të gjithë dokumentacionin dhe ta lejojë të bëjë kontrollin e nevojshëm, për të vërtetuar
përmbushjen e kërkesave të sigurisë së ushqimit për kafshë.
5. Kur për ngarkesën e ushqimit për kafshë ka dyshime, deri në plotësimin e
procedurës së përcaktimit të sigurisë dhe përpara plotësimit të procedurës doganore, ngarkesa
mbahet në ruajtje në magazinat doganore.
6. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë i pikës së kalimit kufitar, për
verifikimin e sigurisë së ushqimit për kafshë të importuar, ka të drejtë të marrë mostra dhe t’i
analizojë ato në laboratorët e autorizuar.
7. Shpenzimet për analizimin e kontingjentit, lëshimin e formularit zyrtar të vendimit,
sipas pikës 3 të këtij neni dhe shpenzimet e kontrollit laboratorik mbulohen nga importuesi.
8. Parashikimet e pikës 4 të nenit 16 të këtij ligji për kontrollin dhe pikës 1/1 të nenit
17 të këtij ligji për procedurat doganore aplikohen edhe në importin e ushqimit për kafshë.
Shpenzimet për kontrollin zyrtar për ushqimin për kafshë, marrjen e mostrës dhe kryerjen e
analizave laboratorike përballohen nga importuesi, me përjashtim të detyrimeve që rrjedhin
nga marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe me vendet eksportuese.
9. Procedurat e kryerjes së kontrollit zyrtar përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 52
Regjistrimi në regjistrin e stabilimenteve

Për procesin e regjistrimit në regjistrin e stabilimenteve, ku përpunohet ose


magazinohet ushqimi për kafshë, zbatohen dispozitat e legjislacionit për veterinarinë.

Neni 53
Detyrat dhe përgjegjësitë e operatorëve të biznesit të ushqimit për kafshë

Detyrat dhe përgjegjësitë e operatorëve të biznesit të ushqimit për kafshë duhet të jenë
në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në kreun VI të këtij ligji për:
a) higjienën dhe sigurinë e ushqimit për kafshë;
b) procedurat e nevojshme që duhet të ndërmerren, nëse ushqimi për kafshë nuk
përmbush kërkesat e sigurisë;
c) futjen e sistemit të vetëkontrollit në stabilimentet e biznesit të ushqimit për kafshë;
ç) futjen e një sistemi, që mundëson gjurmueshmërinë e ushqimit për kafshë.

Neni 54
Hedhja në treg e ushqimit për kafshë, qё ka nё përbërje ose nё përmbajtje OMGJ

1. Aplikuesi, për nxjerrjen për herë të parë në treg të ushqimit për kafshë dhe të
përbërësve të këtyre ushqimeve, të cilat kanё nё përbërje ose përmbajnë OMGJ, duhet të
pajiset me leje nga ministri përgjegjës për ushqimin, nё mbёshtetje tё mendimit shkencor të
dhënë më parë nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për
kafshë
2. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejes, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen
me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për ushqimin dhe të Ministrit të Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mban një regjistër
për lejet e dhëna për nxjerrjen në treg të ushqimit për kafshë dhe të përbërësve të tyre, të cilët
kanё nё pёrbёrje ose përmbajnë OMGJ.
4. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit tё pёrmendur nё pikën 3 të këtij neni
përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për ushqimin.
5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin, mund të
ndalojë, përkohësisht ose pёrgjithmonё, importin e ushqimit për kafshë, që përmban
organizma të modifikuar gjenetikisht, nëse nuk ka informacion shkencor dhe njohuri të
mjaftueshme për ndikimin e mundshëm të pasojave negative nё jetën dhe shëndetin e
njerëzve.

Neni 55
Asgjësimi i ushqimeve për kafshë që përmbajnë OMGJ

Ushqimi për kafshë dhe përbërësit e tij, që kanё nё pёrbёrje ose përmbajnë OMGJ, që
nuk përputhen me kërkesat e sigurisë, të pёrcaktuara nga ky ligj, duhen asgjësuar, sipas
legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 56
Etiketimi i ushqimit për kafshë
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

Kërkesat që duhet të plotësohen për etiketimin e ushqimeve të blegtorisë janë si më


poshtë:
1. Për ushqimet e ambalazhuara në thasë, në etiketë shënohen:
a) emri dhe adresa e prodhuesit ose e personit përgjegjës për shpërndarjen e ushqimit;

b) numri dhe data e licencës;


c) emri i produktit;
ç) pesha neto e kolisë;
d) emri dhe përbërja në përqindje e të gjithë komponentëve;
dh) specia, grupmosha dhe rendimenti i kafshëve dhe shpendëve, për të cilat
destinohet ushqimi përkatës, si dhe dozat e përdorimit;
e) data e prodhimit dhe afati kohor i përdorimit.
2. Për ushqimet në konteinerë, në etiketa shënohet:
a) informacioni, i kërkuar sipas pikës 1, i cili plotësohet në një fletë të veçantë, e cila
shoqëron mallin;
b) informacionit në pikën “1.ç” i shtohet vëllimi neto për ushqimet në gjendje të
lëngshme.
3. Mënyra e etiketimit të ushqimit për kafshë, përfshirë dhe ato që kanë në përbërje
ose përmbajnë OMGJ, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e
ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 57
Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë

1. Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë kryhet nё pёrputhje me nenin 38 të këtij ligji.
2. Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë, përfshirë edhe aditivёt e ushqimit për kafshë,
kryhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë
dhe përfshin të gjitha nivelet e prodhimit, të përpunimit e të shpërndarjes.
3. Dispozitat e neneve 40, 41 e 43 të këtij ligji zbatohen edhe për kontrollin zyrtar të
ushqimit për kafshë.
4. Detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë, si dhe programi vjetor i inspektimeve e mënyra e raportimit
përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ushqimin.

Neni 58
Marrja e mostrave për analizimin laboratorik të ushqimit për kafshë

1. Për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit për kafshë merren mostra të lëndëve të
para, të përbërësve, shtesave teknologjike dhe substancave të tjera, të përdorura në përgatitjen
dhe prodhimin e ushqimit për kafshë, tё materialeve që bien në kontakt të drejtpërdrejtë me
këtë ushqim, përfshirë substancat pastruese dhe materialet e mirëmbajtjes, të cilat përdoren në
biznesin e ushqimit për kafshë.
2. Operatorët e biznesit të ushqimit për kafshë janё tё detyruar të lejojnë marrjen e
sasive të nevojshme pa pagesë të mostrave, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, për qëllime
analizash laboratorike.

Neni 59
Laboratorët e autorizuar të kontrollit dhe të referencës

1. Analizat laboratorike të mostrave, të marra për kryerjen e kontrollit zyrtar të


ushqimit për kafshë, sipas nenit 58 të këtij ligji, bëhen nga laboratorë të autorizuar nga
ministri përgjegjës për ushqimin.
2. Inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë ёshtё autoriteti zyrtar për
marrjen dhe dërgimin e mostrave në një laborator të autorizuar kontrolli.
3. Tarifa e analizave të kryera për ushqimet për kafshë, të prodhuara në Republikën e
Shqipërisë, mbulohet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit
për kafshë dhe ministri përgjegjës për ushqimin dhe, nëse ushqimi për kafshë nuk përmbush
kërkesat e detyrueshme, të bazuara në këtë ligj dhe/ose nё informacionin e specifikuar mbi
etiketë, tarifat mbulohen nga operatori i biznesit të ushqimit për kafshë, që e prodhon dhe/ose
e nxjerr në treg këtë ushqim.
4. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohen tipi i laboratorit dhe
analizat, që ato janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për
ushqimin dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.
5. Për laboratorët e autorizuar të kontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, zbatohet edhe
neni 45 “Veprimtaritë e laboratorëve të autorizuar të kontrollit” të këtij ligji.
6. Laboratorët e institutit përgjegjës për kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe
veterinarisë janë laboratorë reference, për çdo analizë të kryer, për qëllim të kontrollit zyrtar
të sigurisë së ushqimeve për kafshë.
7. Laboratorët e referencës duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur.
8. Trajnojnë dhe certifikojnë inspektorët e kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për
kafshë.
9. Laboratorët e referencës duhet:
a) të bëjnë vlerësimin e laboratorëve të autorizuar nëse janë të aftë për kryerjen e
analizave, të kontrolleve zyrtare, vlerësim i cili shërben për pajisjen me autorizim nga ministri
përgjegjës për ushqimin;
b) të bashkërendojnë punën dhe të ofrojnë mbështetje, përfshirë trajnime dhe shërbime
të tjera për veprimtaritë laboratorike, për standardet teknike dhe metodat e analizave që
kryejnë;
c) të organizojnë teste paralele të mostrave të standardizuara dhe të marrin pjesë në to
në nivel kombëtar e ndërkombëtar, për monitorimin e kualifikimit të laboratorëve të
autorizuar të kontrollit;
ç) të garantojnë se laboratorët e autorizuar përdorin sistemin e tyre të brendshëm të
menaxhimit të cilësisë.
10. Lista e laboratorëve të referencës, ku specifikohen analizat, që ata janë të
autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të ministri përgjegjës për ushqimin dhe botohet në
Fletoren Zyrtare një herë në vit.

Neni 60
Trajtimi i krizave dhe i emergjencave

Masat urgjente për garantimin e sigurisë ushqimore dhe plani i përgjithshëm për
menaxhimin e krizave, të përcaktuara në nenet 47 e 48 të këtij ligji, zbatohen edhe për
trajtimin e krizave dhe tё emergjencave për garantimin e sigurisë së ushqimit për kafshë.

KREU XV
INSTITUCIONI PËRGJEGJËS PËR KONTROLLIN ZYRTAR TË USHQIMIT DHE
USHQIMIT PËR KAFSHË

Neni 61
Parime të përgjithshme
(shfuqizuar pragrafi i dytë i pikës 7, shtuar pika 8 dhe 9 me ligjin nr. 74/2013, datë
14.2.2013; shtuar pika 10 me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

1. Në varësi të ministrit përgjegjës për ushqimin krijohet institucioni përgjegjës për


kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
2. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë
është person juridik, publik, me seli në Tiranë dhe drejtori rajonale në qarqe.
3. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë
kryen veprimtari inspektuese, teknike dhe shkencore, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet e
tjera specifike, për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve dhe tё ushqimeve për kafshë, për
shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe pёr mbrojtjen e bimëve.
4. Fondet për krijimin dhe fillimin e punës së institucionit përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë garantohen nga Buxheti i Shtetit.
5. Fondet për ushtrimin e veprimtarisё së institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar
të ushqimit dhe ushqimit për kafshë përballohen nga:
a) Buxheti i Shtetit;
b) burime të tjera të brendshme ose donacione.
6. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, me
autorizim të ministrit përgjegjës për ushqimin, ua delegon personave të tjerë juridikë, publikë
veprimtarinë, në përputhje me objektivin e kёtij institucioni.
7. Organizimi dhe funksionimi i institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me
propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin.
8. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë i
nënshtrohet kontrollit mbi zbatueshmërinë e dispozitave të legjislacionit ushqimor, me urdhër
të ministrit.
9. Rregullorja e brendshme e funksionimit të institucionit përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë miratohet me urdhër të ministrit.
10. Marrëdhëniet e punësimit të punonjësve dhe të inspektorëve të institucionit
përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë rregullohen sipas
dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës.

Neni 62
Fusha e veprimtarisë sё institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe
ushqimit për kafshë

I. Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë ka
objekt tё veprimtarisё analizimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë.
1. Në kuadër të veprimtarisë së vlerësimit tё riskut, institucioni përgjegjës për
kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë:
a) kërkon, grumbullon dhe analizon informacionin shkencor e teknik për të
karakterizuar dhe monitoruar riskun, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi
sigurinë e ushqimit dhe tё ushqimit për kafshë;
b) kryen, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, institutin përgjegjës për
kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë dhe me persona tё tjerë juridikë,
monitorimin e sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë;
c) kryen veprimtari për identifikimin dhe karakterizimin e riskut, që shfaqet për
sigurinë e ushqimit dhe tё ushqimit për kafshë;
ç) bën studime shkencore të nevojshme për promovimin e vlerësimit të riskut në
fushën e sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë;
d) vendos mënyra unike të vlerësimit të riskut në të gjitha nivelet e prodhimit, tё
përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimit e të ushqimit për kafshë.
2. Në kuadër të komunikimit të riskut, institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë:
a) informon mbi riskun dhe jep mendimin shkencor për ministrin përgjegjës për
ushqimin, institucionet e tjera publike dhe private, operatorët e biznesit ushqimor dhe të
ushqimit për kafshë dhe konsumatorët, për sa u përket rreziqeve dhe sigurisë së ushqimit e të
ushqimit për kafshë;
b) krijon një sistem informimi të shpejtë dhe, për këtë qëllim, merr e dërgon të gjithë
informacionin për rreziqet e ushqimit, si dhe krijon një sistem qendror për shkëmbimin e
informacionit.
3. Në kuadër të menaxhimit të riskut, institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë bashkëpunon me ministrin përgjegjës për ushqimin për
bashkërendimin e veprimtarive të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, për kryerjen e
kontrollit zyrtar të sigurisë së ushqimit e të ushqimit për kafshë dhe për hartimin e kuadrit
ligjor në fushën e sigurisë së ushqimit e të ushqimit për kafshë.
II. Krahas veprimtarive tё pёrcaktuara nё kreun I të këtij neni, institucioni përgjegjës
për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë:
1. Pёrgatit standarde, materiale informuese për praktikat e mira të prodhimit bujqësor,
praktikat e mira të përpunimit, praktikat e mira të higjienës, për aplikimin e sistemit HACCP
dhe për praktikat e mira laboratorike.
2. Ofron mendim shkencor për ushqimin, vlerat ushqimore të ushqimit dhe tema të
tjera, qё lidhen me shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve.
3. Bashkëpunon me institucione dhe organizma ndërkombëtarë, që trajtojnё çështjet e
ushqimit.
4. Trajnon dhe certifikon inspektorët e kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

Neni 63
Organet përbërëse të institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe
ushqimit për kafshë

Organet përbërëse të institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe


ushqimit për kafshë janë:
a) bordi
b) Drejtori i Përgjithshëm
c) komiteti shkencor dhe panelet shkencore
ç) inspektoratet dhe laboratorët përkatës
d) drejtoritë rajonale.

Neni 64
Struktura, mandati dhe detyrat e bordit

1. Bordi ёshtё pёrgjegjёs për të siguruar qё institucioni përgjegjës për kontrollin


zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë kryen misionin dhe përmbush detyrat e ngarkuara
nga ky ligj. Ai përbëhet nga 15 anëtarë si më poshtë:
a) dy përfaqësues nga ministria përgjegjës për ushqimin;
b) një përfaqёsues nga Ministria e Shëndetësisë;
c) një përfaqësues nga Ministria e Financave;
ç) një përfaqësues nga Ministria e Brendshme;
d) një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave;
dh) një person publik në fushën e medias;
e) Kryetari i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive;
ë) pesë profesorë të fushave të ushqimit, të ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe
mbrojtjes së bimëve nga universitetet;
f) një përfaqësues i shoqatës së konsumatorëve;
g) një përfaqësues i shoqatës së agrobiznesit.
2. Funksionet e përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në bord, si dhe anëtarët e
përmendur në shkronjat “dh”, “ë”, “f” dhe “g” caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,
me propozimin e ministrit përgjegjës për ushqimin t.
3. Anëtarët e bordit zgjidhen për një mandat 4-vjeçar.
4. Kryetari i bordit propozohet nga anëtarët e bordit dhe emёrohet nga ministri
përgjegjës për ushqimin për një periudhë dyvjeçare.
5. Kriteret e emërimit dhe të shkarkimit, mënyra e funksionimit, të drejtat dhe detyrat
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 65
Drejtori i Përgjithshëm
1. Drejtori i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit
dhe ushqimit për kafshë emërohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit
përgjegjës për ushqimin.
2. Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e institucionit përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, e përfaqëson atё dhe vepron në emër të saj. Ai
është përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në përputhje me legjislacionin në fuqi; i paraqet propozime
për dokumentacionin, që i dërgohet bordit, për miratimin e tyre; zbaton vendimet e bordit dhe
kryen detyra të tjera, brenda kompetencave që ka, në zbatim të ligjit e tё akteve nënligjore në
fuqi.
3. Kriteret e emёrimit e të shkarkimit dhe kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm
përcaktohen me vendim te Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për
ushqimin.

Neni 66
Komiteti shkencor dhe panelet shkencore

1. Komiteti shkencor dhe panelet shkencore tё institucionit përgjegjës për kontrollin


zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë kanë në përbërje ekspertë, të cilët përcaktojnë
mendimin shkencor për qëllime të veprimtarisë së kёtij institucioni.
2. Numri i paneleve shkencore, përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e komitetit
shkencor dhe tё paneleve shkencore përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për
ushqimin.
3. Komiteti shkencor jep mendime shkencore:
a) me kërkesë të bordit;
b) me nismën e tij, për çështje brenda kompetencave që ka.
4. Kërkesa e paraqitur në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni shoqërohet me të gjithë
informacionin e nevojshëm, duke shpjeguar se cilës çështje shkencore i adresohet.
5. Komiteti shkencor jep mendimin e vet shkencor brenda periudhës së përcaktuar në
kërkesën e bordit, me përjashtim të rastit kur rrethana objektive nuk e lejojnë këtë.
6. Në rastet kur:
a) është paraqitur më shumë se një kërkesë për të njëjtën çështje;
b) kërkesa për dhënien e mendimit shkencor nuk është shoqëruar me informacionin e
nevojshëm ose është e paqartë;
c) komiteti shkencor ka dhënë mendimin e vet shkencor për një çështje të caktuar dhe
ka vërejtur se nuk ka informacione të reja, që duhen vlerësuar,
komiteti shkencor mund ta refuzojë kërkesën ose të propozojë që kërkesa të
ndryshohet. Kërkesa e refuzuar shoqërohet me një argumentim shpjegues.

Neni 67
Inspektoratet
(shfuqizuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

KREU XVI
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 68
Kundërvajtjet administrative
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013; shfuqizuar shkronja “j”me ligjin
nr. 8/2019, datë 26.2.2019)

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë
kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e Kontrollit të
Ushqimit dhe të Ushqimit për Kafshë, të institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të
ushqimit dhe ushqimit për kafshë si më poshtë:
a) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 28 të këtij
ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
b) Etiketimi i ushqimeve të reja, në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 100
000 deri në 300 000 lekë.
c) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me pikën 1 të
nenit 54 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
ç) Etiketimi i ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji,
nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
d) Nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji,
nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
dh) Importimi i ushqimeve, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 14 të këtij ligji, nga 1
000 000 deri në 2 000 000 lekë.
e) Zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19
të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
f) Çdo veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, sipas nenit 24
të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.
g) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikat 1,
2 e 4 të nenit 26 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.
gj) Hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të
nenit 49 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.
h) Çdo veprim në kundërshtim me kushtet e higjienës së ushqimeve, të përcaktuara në
nenin 23 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
i) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në nenin
25 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.
j) Shfuqizuar.
k) Etiketimi në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 50 000 deri në 100 000
lekë.
2. Kur konstatohet se shkaku për pasigurinë e ushqimit vjen nga neglizhenca e
veterinerit zyrtar, gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit veterinar, institucioni
përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë mund të marrë masat e
mëposhtme:
a) Të vendosë gjobë ndaj veterinerit zyrtar nga 50 000 deri në 100 000 lekë.
b) Të propozojë heqjen e licencës së operatorit të biznesit.
3. Në rastet kur është hedhur në treg një ushqim, i cili është vërtetuar se ka shkaktuar
dëm në shëndetin e njeriut, apo kur mund të përbëjë rrezik potencial për jetën e tij, sipas
dispozitave të këtij ligji, ndaj operatorit të biznesit të ushqimit merret masa e propozimit për
heqje të licencës përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë.
4. Gjoba është dënim kryesor, ndërsa masa e heqjes së licencës përkatëse, e
parashikuar në këtë nen, është dënim plotësues.
Neni 69
Bllokimi dhe asgjësimi i ushqimit dhe ushqimit për kafshë

Ushqimi dhe ushqimi për kafshë, që nuk plotëson kërkesat e këtij ligji dhe që është
bllokuar ose hequr nga tregu, asgjësohet me procesverbal të rregullt, sipas mënyrave të
përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe shpenzimet përballohen nga
operatori i biznesit ushqimor ose operatori i biznesit të ushqimit për kafshë, që ka bërë
shkeljen.

Neni 70
Procedura e kundërvajtjes administrative
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013; ndryshuar me ligjin nr. 16/2020, datë
12.2.2020)

1. Inspektori i institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit


për kafshë shqyrton shkeljet, sipas këtij ligji, dhe merr vendim përfundimtar në vendin e
inspektimit. Vendimi përfundimtar është pjesë e procesverbalit dhe mbahet në vendin e
inspektimit dhe i njoftohet, pa vonesë, subjektit të inspektimit. Nëse përfundimi i
procesverbalit, përfshirë vendimin përfundimtar, në vendin e inspektimit nuk është i mundur,
ai përfundohet në zyrat e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të
ushqimit për kafshë dhe i njoftohet subjektit të inspektuar, brenda 5 ditëve nga data e
përfundimit të inspektimit.
2. Kur institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për
kafshë kërkon ndihmë, për shkak të zbatimit të detyrës së ngarkuar me ligj, ajo mbështetet nga
Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera shtetërore të doganave dhe tatimeve.
3. Procedura e konstatimit, vendosjes dhe ankimit të masave administrative bëhet në
përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative dhe
inspektimin.
4. Të ardhurat nga vjelja e gjobave derdhen 100 për qind në buxhetin e shtetit.

Neni 70/1
Shqyrtimi i ankimit të masave administrative
(shtuar me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

1. Për shqyrtimin e ankesave ndaj masave administrative të marra nga inspektorët e


institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, gjatë
kryerjes së një inspektimi, me vlerë të përgjithshme mbi 300 000 lekë, në ministri ngrihet
Komisioni për Shqyrtimin e Masave Administrative, në përbërje të të cilit janë pesë anëtarë,
tre përfaqësues të ministrisë dhe dy përfaqësues nga institucioni përgjegjës për kontrollin
zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
2. Procedurat e organizimit dhe të funksionimit të komisioneve të shqyrtimit të
masave administrative, përfshirë kryesimin, sekretariatin, ndryshimin e anëtarëve dhe masën e
shpërblimit të Komisionit për Shqyrtimin e Masave Administrative përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.

KREU XVII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 71
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 21


pika 1, 25 pika 4, 27 pika 5, 31, 32 pika 3, 36 pika 3, 45 pika 2, 56 pika 2, 61 pika 7, 64 pikat
2 e 5, 65 pika 3 dhe 70 pika 4.
2. Ngarkohet ministri përgjegjës për ushqimin të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të
neneve 13, 16 pika 3, 17 pika 3, 18 pika 3, 19 pikat 4, 11, 12 e 13, 20, 23, 26 pikat 5 e 7, 28
pika 2, 29 pika 2, 30 pika 1, 33 pikat 2 e 4, 34 pika 2, 37 pika 3, 41 pika 12, 42 pika 3, 43 pika
7, 44 pika 4, 45 pikat 5 e 6, 47 pika 1, 50 pikat 1 e 2, 54 pika 4, 57 pika 4, 59 pika 10 dhe 66
pika 2.
Aktet nënligjore që nxjerr ministri përgjegjës për ushqimin, në zbatim të këtij ligji,
bëhen me propozimin e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit
për kafshë.
3. Ngarkohen ministri përgjegjës për ushqimin dhe Ministri i Financave të nxjerrin
aktin nënligjor në zbatim të nenit 17 pika 4.
4. Ngarkohet ministri përgjegjës për ushqimin dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 54 pika 2.

Neni 72
Dispozita kalimtare

1. Deri në datën e fillimit të veprimtarisë së institucionit përgjegjës për kontrollin


zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, funksionet e saj ushtrohen nga strukturat përkatëse
të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së
Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme.
2. Deri në miratimin e akteve nënligjore, në zbatim të këtij ligji, mbeten në fuqi aktet
nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr.7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin” dhe të ligjeve të
tjera, që veprojnë në fushën e ushqimit.
3. Neni 25 “Kërkesat për gjurmueshmërinë e ushqimit” hyn në fuqi 1 vit pas hyrjes në
fuqi të këtij ligji.
4. Neni 26 “Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit” hyn në fuqi 1 vit pas hyrjes në fuqi
të këtij ligji.
5. Neni 28 “Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja”, sipas përcaktimit të pikës 1 të nenit
27 dhe neni 54 “Hedhja në treg e ushqimit për kafshë, që kanë në përbërje ose përmbajnë
OMGJ” hyjnë në fuqi 5 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Dispozitë kalimtare
(parashikuar me ligjin nr. 74/2013, datë 14.2.2013)

Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit


aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Dispozita kalimtare
(parashikuar me ligjin nr. 16/2020, datë 12.2.2020)

Ankesat për gjobat mbi 300 000 lekë, deri në ditën që hyn në fuqi vendimi i Këshillit
të Ministrave për funksionimin dhe organizimin e Komisionit për Shqyrtimin e Masave
Administrative në ministri, bëhen pranë komisionit të ankesave në institucionin përgjegjës për
kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe përfundojnë shqyrtimin në këtë
komision.
Neni 73
Shfuqizimet

1. Ligji nr.7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin” shfuqizohet.


2. Ligji nr.8411, datë 1.10.1998 “Për ushqimet e blegtorisë” nuk zbatohet për kafshët
që prodhojnë ushqim.
3. Në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror”:
a) në nenin 13 shkronja “ç”, pjesa e fjalisë “kontrollon respektimin e normave
higjienike të standardeve shtetërore dhe kushteve teknike të produkteve ushqimore e të
artikujve të tjerë, të normave të të ushqyerit të grupeve të veçanta të popullsisë, si dhe miraton
destinacionin e produkteve ushqimore me skadencë në limit ose të tejkaluar” shfuqizohet;
b) neni 19 paragrafi i parë shfuqizohet, me përjashtim të sapunëve dhe kozmetikës;
c) neni 20 shfuqizohet.
4. Në ligjin nr.9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe
tregtimin e qumështit dhe produkteve me bazë qumështi”:
a) neni 9 “Organet përgjegjëse për dhënien e lejeve” shfuqizohet;
b) kreu VIII “Kontrolli” shfuqizohet;
c) neni 33 “Organet përgjegjëse për vendosjen e masave administrative” shfuqizohet.
5. Në ligjin nr.8944, datë 19.9.2002 “Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të
ullirit”, neni 10 “Organet përgjegjëse për vendosjen e masave administrative” shfuqizohet.
6. Në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që
rrjedhin nga rrushi”, neni 34 shfuqizohet.
7. Në ligjin nr. 9308, datë 4.11.2004 “Për shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar” të
gjitha nenet, pikat, fjalitë dhe fjalët ku trajtohet dhënia e lejeve, kontrolli, prodhimi,
përpunimi dhe shpërndarja e produkteve ushqimore me origjinë shtazore shfuqizohen.

Neni 74
Hyrja në fuqi

Ky ligj, me përjashtim të nenit 72, i cili hyn në fuqi ditën e përfundimit të afatit të
përcaktuar në këtë nen, hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5617, datë 13.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bamir Topi

You might also like