You are on page 1of 20

Pufi dhe

Dodo

Autore: Luljeta Rama Ilustrues: Leopard Cana


Autore: Luljeta Rama
Ilustrues: Leopard Cana

PARA LEXIMIT

Bisedoni së bashku

• Çfarë është miqësia për ju? Secili le të shprehë mendimin e vet.


• A ju pëlqen t’i ndani lodrat me të tjerët?
• Si ndiheni kur një shoqe ose shok nuk pranon të luajë me ju?
• Çfarë do të thotë të kesh një mik ose mikeshë?

Gjatë leximit

Përjetojeni tregimin së bashku.


Nëse fëmija juaj ka nevojë që ta mbështesni gjatë leximit të fjalëve:

• Udhëzojeni fëmijën tuaj që të orientohet nga e majta në të djathtë gjatë leximit të secilës
fjalë.
• Përpiquni të bëni ndonjë lojë fjalësh për fjalët e reja, nëse është e nevojshme.
• Nëse fjala është akoma e ndërlikuar për fëmijën tuaj, thjesht thuajeni të gjithë kuptimin
e fjalës.
• Përdorni fotografitë për të folur rreth tregimit dhe njëkohësisht për të shpjeguar
kuptimin e fjalëve të reja.

Për më tepër, lexo brenda kopertinës së pasme.

Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve
të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky botim është financuar nga
populli amerikan përmes Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për
Arsimin Themelor (Basic Education Program) të USAID-it, i cili zbatohet nga Family Health International (FHI360) në part-
neritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
“Linaaa! Shiko kush erdhi!” thirri Titi.

3
“Bukurosh, erdhe ti? A do të luash me rosën
e Pufit?” tha Lina.
4
“Në rregull por pastaj duhet ta ushqejmë,
Dodo është i uritur,” shpjegoi Titi.
5
“Dodo, më parë ha pastaj luaj,” i foli Titi.

6
“Prit pak Pufi, ti ke ngrënë,” tha Lina duke e marrë me
të mirë.
7
“Kujdes!” thirri Titi.

8
“Ngadalë Pufi, ju duhet të luani bashkë,” e këshilloi
Lina.
9
“Çfarë po ndodh kështu?” pyeti babi i zemëruar
fëmijët.
10
“Pufi nuk do të miqësohet me Dodon,” iu përgjigj
Lina.
11
“Dodo, luani bashkë! Bëhuni miq,” e luti Titi.

12
“Eja i dashur, të ndihmoj unë,” i tha mami babit.

13
“Të lumtë Dodo, je shok i mirë,” e lavdëroi Titi.

14
“Është mirë të kesh miq, apo jo Pufi?” e ledhatoi Lina.

15
“Sa mirë do të ishte t’i kishim dy qenushë,” tha Titi.

16
“Dodo!” thirri nga larg pronarja e qenushit.

17
“O faleminderit Pufi, sa qenush i sjellshëm,” foli vajza.
“E sheh Dodo si duhet vepruar?” shtoi ajo.
18
Pas leximit

• Shihni faqen 3 dhe pyesni: Çfarë po ndodh në këtë skenë?


• Shihni faqet 4-5: A duket i kënaqur Pufi?
• Shihni faqet 8-9: Përshkruani ndjenjat e Pufit dhe Dodos në këto momente.
• Shihni faqet 10-11: Pse është i zemëruar babi?
• Shihni faqet 14-15: A është sjellja e Pufit e njëjtë apo ka ndryshuar?
• Shihni faqen 18: Përshkruani ndjenjat e Pufit dhe të Dodos në këtë faqe.

Mirënjohje

Falënderohen në mënyrë të veçantë Arlinda Gashi Bajgora dhe Bora Shpuza-Kasapolli


për kontributin dhe ndihmesën e tyre në hartimin e këtij libri.

Katalogimi në botim – (CIP)


Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Copyright © USAID

087.5

Rama, Luljeta
Pufi dhe Dodo / Luljeta Rama; Leopard Cana.
- Prishtinë : FHI, 2016. - 20 f. : ilustr. me ngjyra;
19 cm. - (Bleta punëtore libër më libër :
Niveli i parë A)

1. Cana, Leopard

ISBN 978-9951-695-81-7

Janar 2016
Basic Education Program
www.bletapunetore.org
Basic Education Program financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga FHI 360, në partneritet
me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).

Librat
e nivelizuar A

Kush jam unë


Pufi shkon në shkollë
Super Pufi
Pufi në fermë
Pufi dhe Dodo

Niveli i parë A

You might also like