You are on page 1of 29

MANUAL PERDORIMI

More colors to your television!!!


Parathenie,

Çdo gjë që ju duhet është këtu. MoreTV-Box-i është mënyra se si ju të


ktheni TV-in tuaj në një smart TV duke shijuar plot 100 kanalet më të mira
shqiptare, por jo vetem…... ju mund të navigoni në internet prej TV-s nga
rehatia e kolltukut tuaj, apo të zgjidhni prej koleksionit të VOD-librari me
programacion për të gjitha moshat, filma, muzik e dokumentarë të
përzgjedhur…

Hapni një bibliotekë digjitale prej VOD-s e sipas preferenës të zgjidhni


filma, shikoni dhe rregjistroni TV-in tuaj të preferuar. Programet me
videoregjistrues personalë.

Qendro komod dhe relaksohuni pasi MoreTV-Box ju sjell një gamë të


plotë të kanaleve televizive në internet dhe mijra aplikacione të
preferuara si skype, youtube, facebook......
MoreTv ju mundëson të shikoni në kanalet më kryesore programin me
një orë kohë vonese.
Tashme e gjithë familja juaj mund te argëtohet ne cdo kohe.....

Ky udhëzues do të bëj të sigurtë që ju të merrni maksimumin e MoreTV-


Box-it , duke i shtuar ngjyrat TV -s tuaj, kështu që ju mund të filloni duke
gëzuar të gjitha të mirat për ju dhe familjen tuaj.

Ky aparat ka funksionaliet avantazhues, zevendeson PC-në tuaj, ai


perdoret edhe nese pajtimtari nuk eshte abonuar ne paketat te caktuar
kanalesh.
Permbledhje
UDHEZUES SIGURIE.............................................................................................................5

KAPITULLI I- “Para Montimit”

Para ndezjes dhe fikjes se pajisjes ..........................................................................................6


Specifikimet e pajises More TV...............................................................................................6

Aksesorët....................................................................................................................................7

Aksesoret përfshirës.................................................................................................................7

Portat hyrëse të pajises: ..........................................................................................................8

KAPITULLI II- “Butonat dhe funksionet”

Funksionet e telekomandës ....................................................................................................8

KAPITULLI III - “Lidhjet”

Pozicioni i Box-it.......................................................................................................................11
Lidhja e MoreTV me TV..........................................................................................................11

Lidhja e MoreTv-s me Internetin: ........................................................................................12

KAPITULLI IV- “Instalimi Fillestar dhe funksionet baz ë”

Faqja Home……………………………….…………………….…………………………...15
Mënyra e hyrjes në kanale:...................................................................................................16

Ndërrimi i kanaleve:..............................................................................................................16

Kontrolli i Volumit.................................................................................................................16

Informacioni i Eventeve........................................................................................................17

Konfigurimet e Sistemit:.......................................................................................................17

Parametrat e Orës...................................................................................................................18

Vendosja e Alarmit:...............................................................................................................19

Rregullimi i ekranit................................................................................................................20

Rregullimi i Telekmandës.....................................................................................................21

Informacion për sistemin......................................................................................................22

Guida Elektronike e Programeve EPG................................................................................23

Lista e Aplikacioneve............................................................................................................23

Shkarkimi Aplikacioneve. ...................................................................................................24

Fshirja e Aplikacioneve........................................................................................................25
Ndrysho PIN............................................................................................................................26

Blloko kanale.................................... .......................................................................................26

Pyejtje ndihmuese...................................................................................................................27
UDHEZUES SIGURIE

More TV është një pajisje e prodhuar sipas standardeve ndërkombëtare të


sigurisë, me Model: MXenjoyTv, Android version 4.1.2. Para se te hapni
dhe vendosni në punë këtë pajisje ju lutem tregoni vëmendje në disa
elementë sigurie.

 Ruani çdo aksesor që gjendet brenda kutisë duke filluar nga


paketimi, fisha, pjesë plasitke, manualin e përdorimit, si dhe
tregoni kujdes me aksesorët duke i mbajtur ato larg nga femijet.
 Shmangni situatat goditjeve ose përplasjeve të pajisjes duke e
vendosur në siperfaqe të sheshta.
 Mbani larg pajisjen nga lagështira, burimi i ngrohjes, pluhuri
dhe rrezet e diellit.
 Mos vendosni pajisjen e More TV-se, pranë burimeve
elektromagnetike, pasi janë të predispozuar ndaj shkarkesave
elektrike.
 Mos vendosni asgjë mbi More TV-në.
 Shkëputeni aparatin nga priza kryesore si edhe hiqeni kabllin
gjatë motit me vetëtima, stuhi, apo gjatë mospërdorimit për një
kohë të gjatë
 Në rast rrufesh, qëndrimit për një periudhe të gjatë larg
shtëpise, ne rekomandojmë të hiqni nga priza pajisjen.
 Para pastrimit, hiqni spinën kryesore të aparatit nga priza. Për
pastrimin e tij perdorni një leckë të thatë, pa baze alkoli.
 Mos tentoni të riparoni produktin vetë, sepse hapja e aparatit
mund t'ju ekspozojë ndaj voltazhit të lartë apo rreziqeve të
tjera. Në rast se vëreni probleme kontatoni me suportiin teknik.
 Cdo ndërhyrje e paautorizuar në aparat e nxjerr atë jashtë
garancisë.
KAPITULLI I “Para Montimit”

Para ndezjes dhe fikjes se pajisjes

 Kujdes para ndërprerjes së furnizimit me energji elektirike


duhet të beni fikjen e pajisjes nga butoni i telekomandës, prisni
3 sekonda pastaj mund ta hiqni nga priza.
 Mos e tërhiqi kurrë kordonin nga pajisja pasi kjo mund ti
shkaktoj problem pajisjes.
 Mos e mbingarkoni prizën, zgjatuesin apo përshtatësin duke i
lidhur me shumë pajisje për të njëjtin burim të energjisë
elektrike, ndryshe kjo mund të shkaktojnë një mbingarkesë që
të çon në shkarkese elektrike ose një zjarr.
 Sigurohuni që energjia elektrike që furnizon pajisjen te jete AC
100~250V~, 50/60Hz në te kundert nje fuqi e dobët mund të
shkaktojë një goditje elektrike.
 Nëse dëshironi të mos harxhoni internet gjatë kohës që nuk
shihni TV mundë ta lini në faqen home.

KUJDES !!!!
Mos e tërhiqni kabllin kryesor kur pajisja është në punë.
Për ta fikur aparatin, shtypni butonin "Fikje/Ndezje" në telekomandën
tuaj, pastaj mund ta hiqni nga priza.
Specifikimet e pajises More TV

Specifikime të përgjithshme mbi pajisjen:


 Sistem OTM (Over-The-top)
 Sistem Android 4.1
 Decoder / STB-e
 Dalje HDMI
 Dalje analoge CVBS
 Dalje analoge SD per lidhje Storage, WebCamera, Mikrofona
 1 porte Lan
 2 x USB
 Përditësim automatik /manual Softuerik
 Kontrolli Prindëror

Aksesorët

 Manuali i Përdorimit
 Telekomanda
 Kablli HDMI
 Kablli Lidhës AV
 Ushqyes i jashtëm 5 V- 2 A

Aksesoret përfshirës
Portat hyrëse të pajises:

 Dalje HDMI
 Dalje analoge CVBS
 Dalje analoge SD per lidhje Storage, WebCamera, Mikrofona
 1 porte Lan
 2 x USB

KAPITULLI II “Butonat dhe funksionet”

Funksionet e telekomandës

Emëti
Nr.
mi i Funksionalitet
Butonit
Butonit

1 Ndez/Fik

2 Pa zë

3 Kuqe

4 Blu
5 Jeshile

6 Bojqelle

Hyn ne faqen e web


7
browser

Gjej faqet e preferuara, të


8 cilat janë të ruajtuara në
Android TV.

Kalo në faqen
9
pasardhëse

10 Kalo në faqen paraardhëse

11 Për të hyrë në listen e aplikacioneve

12 Kërkim Informacioni

13 Shfaq listën e aplikacinove

14 Për të menaxhuar aplikacionet

15 Të dërgon në panelin e rregullimeve

Bej lidhjen e pajisjes me TV


16
nëpërmjet kabullit AV
Bëj lidhjn e pajisjes me TV nëpermjet
17
kabllit HDMI
18 Kalo në TV

19 Shfaq listën e kanaleve

20 Info

21 Kalo sipër

22 Kalo majtas
23 Kalo djathtas

24 Lejon të kalosh poshtë

25 Guida elektronike e programeve

Konfirmon zgjedhjen, shërben si


26
celës enter.

27 Kthehu prapa në veprime

28 Ul dhe ngre volumin

Ndërron kanalet, kalon poshtë ose


29
sipër në kanale

30 Zmadhim të ekranit

31 Zvogëlim të ekranit

32 Numrat nga 1-9


deri
33 Hyn në web browser

34 Sherben si prapashtesë .com

Kapitulli III “Lidhjet”


Pozicioni i Box-it

 Vendoseni MoreTV Box-in në pozicion horizontal.


 Mos vendosni mbi resiver objekte të rënda si TV.
 Mos e instaloni resiver-in në këto ambiente: vende me vibrime,
me ekspozim direkt në rrezet e diellit, vende të lagështa,
ambiente me temperatura shumë të larta ose shumë të ulëta, si
dhe ambiente pa ajrosje.

Lidhja e MoreTV me TV

Për të lidhur box-in MoreTV me televizorin, ekzistojnë 2 metoda:


 Me kabëll HDMI(rekomandohet),
 AV(me tri ngjyra)

A. HDMI
Lidhni kabllin HDMI me terminalin "HDMI" në panelin e pasmë të
MoreTv-s dhe skajin tjetër
lidheni me input HDMI të televizorit tuaj.

B. AV
Për të gjithë llojet e vjetra të TV mund të përdoret vetëm kabllo AV (me
tri ngjyra :e kuqe , e bardhë dhe e verdhë)
Lidhja e MoreTv-s me Internetin:

Ka 2 menyra për të lidhur MoreTV box-in me internetin:


 Me kabëll LAN(rekomandohet)
 Wifi
A. Resiveri me kabullin LAN të internetit:
1. Lidhni kabllin e internetit nga routeri juaj në portën LAN.në
anën e pasme të BOX-it MoreTV

2. Në butonin setting në telekomandë ose mbi ikonen


zgjidh ethernet
3. Në të djathtë të ektanit sipër sigurohu që ethernet configuration
të jetë on.
B.Resiverin me WIFi të Internetit:
Para se të përpiqeni për të lidhur MORE TvBox me WiFi , sigurohuni që
të dini emrin dhe fjalëkalimin (WIFI Name &Password) e rrjetit tuaj.

1. Shtypni butonin setting në telekomandë ose mbi

ikonen derisa në ekran të dalë opsioni Wifi .


2. Bëni OK në opsionin WiFi. Në anën e djathtë të ekranit ju do të
shihni të gjitha rrjetet në dispozicion .
3. Zgjidhni rrjetit tuaj duke klikuar mbi emrin e njëjtë.

4. Nëse rrjeti juaj nuk është në listë, zgjidhni opcionin “Scan” në


këndin e sipërm të djathtë.
5. Pas zgjedhjes së rrjetit në anën e djathtë të ekranit, shkruani
fjalëkalimin duke përdorur tastierën , e cila hapet automatikisht
në pjesën e poshtme të ekranit.

6. Pasi të keni mbaruar, shtypni “Back” (mbrapa ).


Pastaj shtypni “Connect”.
7. Pasi ju jeni i lidhur siç duhet, një ikonë e Wifi do të shfaqet në
këndin e poshtem të majtë të ekranit.
Sygjerohet që box-i të mos lidhet me kabull LAN dhe me WIFI në të
njëjtën kohë.
Nëse kaloni nga lidhja me Wifi në lidhjen me kabëll, sigurohuni që së pari
të bëni forget Wifin tuaj.
Për të bërë forget wifi:

 Shtyp butonin setting në telekomandë

 Ose Bëni Ok mbi ikonen


 wifi->ok mbi emrin e wifi-t tuaj ->forget.
KAPITULLI IV- “Instalimi Fillestar dhe funksionet bazë”

Ky seksion shpjegon disa prej funksioneve bazë të telekomandës dhe box-


it të MoreTV-s.
Pasi box-i është i vendosur në rrymë dhe është i lidhur në rregull me Tv-n
dhe internetin, dhe pasi jeni log-uar duhet të hapet faqja Home si më
poshtë:

Faqja Home

Në pjesën e poshtme në të majtë të ekranit gjenden ikonat:

 Ikona Return ->kthen një hap më pas

 Homepage ->kthen në faqen kryesore


 Për të zgjedhur një program, ose app te caktuar beni ok ne

ikonen Program
 Propertis ->për të shfaqur menun me ikona

Status Bar
Në të djathtë të ekranit poshtë shfaqet status bar.

I cili shfaq statusin e usb nëse është vendosur, wifi, orën, downloads etc…

Mënyra e hyrjes në kanale:

Është koha për të argëtuar të gjithë familjen dhe koha e saj për të parë atë
që ju doni, dhe kur të doni.MoreTv ju mundëson të shikoni në disa prej
kanaleve më kryesore programin me një orë kohë vonese.

 Pasi lidhni MoreTv, hyni në faqen home, shkoni në opsionin


MoreTv -> shtypni Ok.

 Shtypni butonin dhe hapet lista me kanalet.


 Kanalet që pervec emrit të kanalit kanë edhe një +1 ->janë
kanalet me një ore kohë vonese.

Ndërrimi i kanaleve:

Kanalet mund ti ndërroni në 3 mënyra:


• Metoda 1) Shtyp Shigjetat (▲/▼) ose Page+/-;
• Metoda 2) Shtyp Numrat (0~9) që të zgjedhësh kanalin direkt;
• Metoda 3) Shtyp butonin Home që të shfaqet lista e kanaleve;
Zgjidh kanalin që dëshiron duke përdorur Shigjetat (▲/▼) dhe shtyp
OK

Kontrolli i Volumit

Për të kontrolluar volumin:


• Shtyp VOL +/- .
• Shtyp butonin Mute ( ) për të hequr zërin.
• Shtypn prapë Mute ( )ose VOL +/- për të rikthyer zërin.

Informacioni i Eventeve

Shtypni butonin dhe shfaqet guida elektronike e programeve.


Shtypni ok mbi emrin e kanalit dhe me pas shtypni 2 here butonin OK
Shtypni 2 herë butonin search në telekomandë ->shfaqet informacioni
EPG i programit

Nëse shtypni butonin në të djathtë të ekranit shfaqen opsionet


për të kaluar në:
 Live TVhyn në kanalet
 Video TVnë librarian e VOD
 Settingpanelin e rregullimeve
Duke shtypur butonin OK zgjedh secilën prej tyre.

Konfigurimet e Sistemit:

Për të parë parametrat e sistemit dhe konfigurimet për box-in veprohet si


më poshtë:

Shtyp butonin setting në telekomandë ose bëni ok mbi ikonën


dhe shfaqet lista me opsionet.

1. Wireless & Networks


2. Device
3. Personal
4. Accounts
5. System
Parametrat e Orës

Kjo menu përdoret për rregullimet e orës së aparatit:

1. Shtyp butonin setting në telekomande ose ikonen në


ekran System
2. Bëj Ok në Date&Time.
3. Në të majtë del opsioni Set date dhe Set time
4. Bëj ok në secilin prej tyre dhe vendosni datën dhe orën.
5. Kthehu pas me butonin ‘back’ ne telekomande ose ok

mbi ikonen ne TV.

Vendosja e Alarmit:

MoreTV ju mundëson ta ktheni televizrin tuaj në nje smart Tv, i cili


mundë të ju njoftojë se kur fillon programi juaj I dëshiruar.Kjo ju
mundësohet duke aktivizuar alarmin në oren që ju shfaqet në ekran.

Për të aktivizuar alarmin veproni si më poshtë:

 Shtypni butonin Home ->shfaqet lista e


aplikacioneve->beni ok mbi simbolin e ores
 Set alarm->Add Alarm->zgjidh oren.

 Setting->ben konfigurimin e alarmit


1.Alarm in silent mode
2.Alarm volume
3.Snooze duration
4.Auto silenc
5.Volume Button
6.Set default rington

Pasi zgjidhni opsionet që dëshironi zgjidhni Done.

Rregullimi i ekranit

1. Për të siguruar cilësi më të mirë imazhit MoreTv platforma


është e pajisur me një opcion për rregullimin e gjerësise dhe
gjatësise se fotografisë në tv tuaj. Për të përfunduar këtë hap,
klikoni në:

2. Setting ne telekomande ose klik mbi ikonen

-> Display

3. Wallpaper->për zgjedhjen dhe vendosjen e nje backgroundi të


caktuar
4. Output mode->vendos output mode të TV
5. CVBS/YUV->mënyren e lidhjes me TV
6. Display Pozition->Përdorni shigjetat në këndin e sipërm të
djathtë për të rregulluar dimensionet e fotografisë , deri sa te
shihni vija të bardha të dukshme të monitoruara rreth ekranit.
7. Pasi të dale vija e bardhë në të gjithë ekranin dilni me butonin
back->bëni Save për të ruajtur ndryshimin.
8. Font Size->madhësin e shkrimit.

Rregullimi i Telekmandës

1. Për të konfiguruar telekomandën veproni si më poshte:

2. Shtypni butonin setting ne telekomande ose klik

mbi ikonen
3. Language and Input
4. Zgjidhni Keyboard &Input Methods
5. Bëni ok ->Remote Controller Iput Method
Duke lidhur një maus ose tastjerë me MoreTv box-in, ju mundësohet një
navigim më i lehtë dhe komod i aplikacioneve te box-it.

Informacion për sistemin

Për të parë parametrat specifike të MoreTv box-it veproni si më poshtë:

Zgjidhni butonin Setting në telekomandë ose ok mbi ikonen


systemabout device dhe shtyp OK

1. Status
2. Legal Information
3. Model Number
4. Android Version
5. Uboont version
6. Recovery version
7. Kernel version
8. Build Number
Guida Elektronike e Programeve EPG

Guida Elektronike e Programeve shfaq informacion për programin, si


p.sh. numrin /emrin e kanalit,
titujt e programit, orarin e transmetimit, si dhe sinopsin e programit.

Për të shfaqur EPG

1. Shtyp 2 her butonin search në telekomandë.


2. Shtyp 2 her butonin OK per të parë info të programit.

Lista e Aplikacioneve

MoreTVBOX-HD Android ka të instaluar browser google chome, gjë që ju


lehtëson navigimin në internet direkt prej komfortit të kolltukut tuaj.Me
një rezolucion 1080p, faqet tuaja më të preferuara janë aq të kristalizuara
sa që do të jetë e vështirë të kaloni në PC normale.Përvec kësaj duke
lidhur një maus ose tastjerë me resiverin MoretvBOX Android ju mund të
përdorni të gjitha aplikacionet e internetit në TV-në tuaj fare lehtë dhe me
komoditet.

Për të shfaqur listen e aplikacioneve:


1. Shtypni butonin Home në telekomandë.
2. Sipër në ekran zgjedh apps ose Widgets

3. Shfaqet lista e plotë e aplikacioneve


4. Me shigjetat (▲/▼) shkoni zgjidhni atëqë dëshironiduke
shtypur OK mbi të.

Duke bërë ok mbi ikonen e Toll manager që gjendet në të


djathtë të ekranit, gjithashtu shfaqet lista me të gjitha aplikacionet që
ndodhen në box.

Shkarkimi Aplikacioneve.

Shkarko dhe instalo FALAS nga Google Play mijëra aplikacione të


ndryshme, direkt në televizorin tuaj
Për të shkarkuar një aplikacion të caktuar ka disa mënyra:
1. Duke shtypur butonin Browser ->Në ekran ju shfaqet
tastjera ->Shkruani emrin e programit që dëshironi të shkarkoni
dhe ->downloade.
2. Hyni në Google Play ->zgjidh aplikacionin e dëshiruar dhe
shkarko në TV

3. Home->Play Store ->duke u log-uar me accantin tuaj ne google-


>zgjidhni prej listes aplikacionin që deshironi->install

Për të parë materialet e shkarkuara shtypni Ok mbi ikonen .

Fshirja e Aplikacioneve

Për të fshirë një aplikacion të padëshiruar, ose për të liruar memorie:

 Shtypni butonin setting në telekomandë ose ok mbi ikonen e

setting ne ekran ->


 Device->bëni Ok në Apps
 Në te djathtë të ekranit zgjidhni aplikacionin që doni të fshini
 Ok mbi opsionin Uninstall.
Ndrysho PIN

1. Selekto "Ndrysho Kodin PIN" duke përdorur Shigjetat (▲/▼)


në menunë e Kontrollit Prindëror dhe shtyp OK.
2. Shfaqet tabela për ndryshimin e PIN-it.
3. Fut PIN-in e vjetër duke përdorur numrat 0~9.
4. Fut PIN-in e ri duke përdorur numrat 0~9.
5. Fut PIN-in e ri sërish për konfirmim.
PIN i fabrikës është "0000".

Blloko kanale

1. Selekto "Blloko Kanalet" duke përdorur Shigjetat (▲/▼) në


menunë e Kontrollit Prindëror dhe shtyp OK.
2. Shfaqet tabela që kërkon konfirmim autentik.
3. Fut një PIN me numra 0~9 dhe shtyp OK. Nëse PIN është i
saktë, shfaqet menua për bllokimin e kanaleve.
4. Selekto kanalet që do të bllokosh, duke përdorur Shigjetat
(▲/▼) pastaj shtyp OK për të kyçur ose hapur një kanal.
Pyejtje ndihmuese

Per pyetje dhe përgjigje të përgjithshme ju lutemi të lexoni këtë faqe. Në


qoftë se pyetjet tuaja nuk mbulohen më poshtë atëherë kontaktoni me
suportin e abissnetit.

Ç'farë më nevojitet për të pasur MoreTV?

Për të pasur More TV, duhet që paraprakisht të keni:


 Qasje në internet përmes Cable ose DSL shërbimit, me shpejtësi
prej apo me shume se 1500 Kbps (1.5 Mbps);
 Resiver HD te MORETV, ku të gjitha kabllot dhe telekomanda
janë të përmbledhura.

Cila eshte shpejtesie e rekomanduar qe duhet te kem per te pasur


sherbimin e IP TV?

More TV transmeton kanale televizive shqiptare duke përdorur


infrastrukturën tokësore OTT.(Over-The-Top).Sinjali i transmetimit duhet
të jetë i fuqishëm që të garantoj cilësinë e duhur për të parë kanalet në TV.
Për të bërë të mundur shikimin e kanaleve, klientit i duhet të ketë internet
të shpejtë (Cable Broadband ose DSL) me një shpejtësi shkarkuese
minimalisht prej 1.5 mbps. Kur në linjën e internetit hyjnë disa
kompjutera, shpejtësia zvoglohet prandaj rekomandohet që shpejtësia
minimale të jetë më e madhe se më lart.

Si mund të testoj shpejtesin e Box-it?

Për të testuar shpejtësinë tuaj të internetit, ju duhet të keni një kompjuter


të lidhur me internet. Mund të hyni në: www.google.com->shkruni-
>www.speedtest.net ->zgjidh lokacionin më të afërt me ju, dhe me pas-
>Begin test. Zakonisht shpejtësia shkarkuese (Download speed) duhet të
jetë më shumë se 1500kbps.

Sapo e mora MoreTv-n dhe nuk di ta instaloj?

Në paketën e More TV janë përfshirë udhëzime në Shqip, për të lidhur


paketën. Në qoftë se këto udhëzime mungojnë, ju lutemi na kontaktoni
dhe ne do ju dërgojmë udhëzimet e instalimit. Në qoftë se nuk mund ta
lidhni, atëherë kontaktoni stafin tonë tenik për asistencë teknike .
Kam instaluar paketen sipas udhezimeve por në ekran nuk ka asgjë?

Kontrollo fijet kabllore që dalin nga boksi i More TV për në TV dhe


vendos TV-n në input-in e duhur. Faqja home duhet të paraqitet në ekran
në qoftë se lidhjet janë bërë sipas udhëzimeve.

Si të mund veproj kur pas ndezjes se Box-it ekrani i TV mbetet i zi?

Në të shumtën e rasteve kjo ndodh kur paketa e jonë nuk e merr sinjalin e
internetit. Shih më poshtë hap pas hapi rregullimin:

 Fik të gjitha paisjet (duke i çkyqur nga energjia elektrike), duke


filluar nga boksi i More TV, Router-i (nëse posedoni) dhe
Modem-in.
 Nëse interneti i është i lidhur me Box-in e TV, duhet te hiqni
edhe kabllon e antenës nga Router-i.
 Prit të paktën 5 minuta, me të gjitha paisjet të fikura.
 Lidh së pari antenën (Coaxial Cable) në Modem. Kabllon nga
Modem-i tek Router-i apo Box-i MoreTV (nëse posedoni
Router).
 Ndize Modem-in dhe prisni të paktën 2 minuta.
 Ndizni Router-in (nëse posedoni) dhe pritni rreth 1 minut.
 Tani ka ardhur koha ta ndizni boksin e MoreTV.
 Në qoftë se ke të njejtat rezultate, përsërite procedurën edhe një
herë nga e para.
 Telefono supportin teknik te abissnet, nëse keni akoma
probleme me lidhjen.

Si të mund veproj kur kanalet ngrijne ndonjëher?

Ka disa arsye që kanalet mund të ngrijnë: shpejtësia e internetit, pajisja e


juaj e shpërndarjes së internetit (Router) :

 Testo shpejtësinë tuaj të internetit pas Router-it dhe sigurohu


që të jetë mbi 1000kbps.
 Në qoftë se ke Router në lidhjen tuaj, ju lutemi të lidhni boksin
direkt në Modem. Modem-i duhet të reset-ohet para se boski i
More TV të vihet në punë.
 Në qoftë vazhdoni te keni akoma probleme edhe pasi keni
kryer hapat si më lart, ju lutem telefononi sportin teknik.

Kanalet nuk punojn mirë, mendoj qe Box-i ka probleme.

Të lutem na kontakto që teknikët tanë ti kryejnë testet e duhura për


paisjen tuaj. Të vetmit që mund ta testojnë dhe të vendosin që boksi i juaj
është difektoz janë teknikët tanë.

Telekomanda nuk punon ?

 Drejtoni telekomandën drejt marrësit


 Kontrolloni dhe zëvendësoni bateritë.

Eliminimi i Duhur i Këtij Produkti (Mbetje


Pajisjesh Elektrike dhe Elektronike)
(Aplikohet në Bashkimin Evropian dhe në
shtetet e tjera të evropës me sistem të ndarë
grumbullimi të mbetjeve).
Kjo shenjë e ngjitur mbi produkt ose udhëzuesit
e tij, tregon se në fund të ciklit të jetës, ky
produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbetjet shtëpiake.Për të
parandaluar dëmtimin e mjedisit dhe të shëndetit të njerëzve nga hedhja
e pakontrolluar e mbetjeve, lutemi ndajeni nga llojet e tjera të mbetjeve që
të riciklohet në mënyrën e duhur për të promovuar ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit shtëpiakë duhet të
kontaktojnë me pikën e shitjes me pakicë ku e kanë blerë aparatin, ose me
autoritetin vendor, për të marrë informacion se si dhe ku mund të
transportohet ky produkt për riciklim të padëmshëm për mjediisn.
Përdoruesit tregtarë duhet të kontaktojnë me furnitorin dhe të verifikojnë
kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt nuk duhet të përzihet me
mbetjet e tjera tregtare për eliminim.

You might also like