You are on page 1of 6

1. PARIMET E TE DREJTES CIVILE?

Parimi i barazisë së palëve dhe barazisë së vullneteve të tyre,


Parimi i dispozitivitetit (iniciativa e lirë e palëve), Parimi i
sanksionit pasuror dhe parimi i bartjes së të drejtave subjektive
civile.
~ 33

2. Burimet e te drejtes civile?


~ KUSHTETUTA:
garanton të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e trashëgimisë.
Dhe garanton lirinë e krijimtarisë shkencore, artistike dhe llojet
e tjera të krijimtarisë si dhe të drejtat të cilat rrjedhin nga
krijimtaria shkencore, artistike ose nga lloji tjetër i krijimtarisë
intelektuale
~Konventa nderkombetare
Marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në
përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit juridik të
brendshëm dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.
~Ligjet
~ Ligje të përgjithshme janë:
Ligji per pronesi dhe te drejta te tjera sendore(2001)
Ligji mbi marredheniet detyrimore(2001)
Ligji mbi trashegiminë (1996)

Ligje te posacme jane:


Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme
(2010), Ligji për familjen (1992), Ligji për pronësinë
industriale(2002), Ligji për peng të kontraktuar etj.
Aktet nenligjore
~Duhet qe te jenë ne pajtim me ligjin.
3. AFTESIT DHE ATRIBUTET?
Aftesit dhe Atributet e persovane fizik: Aftësi e plotë kane personat 18
vjeç dhe 16 vjeç – me ane te emancipimit
Aftësi e kufizuar kane personat 14-18 vjeç dhe Personat madhorë të cilëve
pjesërisht u është marrë zotësia e plotë për të vepruar
Paaftësi e plotë: nën moshën 14 vjeç, Personat madhorë të cilëve tërësisht
u është hequr zotësia për të vepruar.
Atributet jane: Emri personal, Vendbanimi, Vendqëndrimi , Shtetësia
dhe Regjistrat e gjendjes civile: dhe ato jane regjistri i të lindurve, i të
martuarve, i të vdekurve.
Aftesite dhe atributet e personave jurdik: Themelimi, Aftësia
juridike, Aftësia për të vepruar, Aftësia deliktore
Atributet: Emri/ Firma, Selia, Nacionaliteti

4. NOCIONI DHE LLOJET E SENDEVE?


~Sendi është pjesë materiale e natyrës që mund të individualizohet dhe të
jetë nën pushtetin e njeriut.
LLOJET: Të luajtshme & të paluajtshme, sendet në qarkullim & jashtë
qarkullimit, pasuritë publike, sendet në qarkullim të kufizuar, sende të
konsumueshme & të pakonsumueshme sendet e individualizuara & sendet
e shquara sipas gjinisë, sendet e zëvendësueshme & të pazëvendësueshme,
sendet e pjestueshme & të papjestueshme, sendet e thjeshta & të përbëra,
sendet kryesore & akcesore.
SPJEGIMI NE LIGJERATEN E 6 (SLIDE)

5. TE DREJTAT SUBJEKTIVE CIVILE, ABSOLUTE DHE RELATIVE CILAT JANE DHE


DALLIMET MES TYRE:
 Të drejtat subjektive civile jane: të bartshme, Të pabartshme, Kryesore,
Aksesore, të drejtat absolute dhe relative:
 Te drejta absolute jane: Të drejtat sendore, Të drejtat personale,
 Të drejta relative, Të drejtat detyrimore.
DALLIMET: TE DREJTAT ABSOULTE:
 Veprojnë erga omnes
 Nuk parashkruhen
 Detyrimi i personave të tretë ndaj titullarit është gjithnjë negativ
 Numri i personave të detyruar nuk është i caktuar
 E drejta e kërkesës lind me shkeljen e të drejtës absolute
 Ekziston e drejta e racionit

RELATIVE
 Veprojnë inter partes
 Parashkruhen
 Detyrimi i palës është gjithnjë pozitiv (dhënie, bërje, mosbërje, pësim)
 Numri i personave është i caktuar
 E drejta e kërkesës lind kur krijohet dhe vetë e drejta

6. Perfaqesimi, Nocioni dhe llojet?


 Kryerja e punëve juridike në emër dhe për llogari të tjetrit zakonisht me
shpërblim. Bëhet në bazë të ligjit, aktit administrativ ose deklarimit të
vullnetit. Disa punë juridike nuk mund të kryhen me përfaqësim (lidhja e
martesës, testamenti etj.)
 LLOJET: Perfaqesimi ligjor, ne baze te statutit, gjyqesor, me prokure.

Perfaqesimi ligjor: Prindërit janë përfaqësues ligjorë të fëmijëve të


tyre të mitur në punët në të cilat ata nuk kanë zotësi veprimi dhe zotësi
procedurale. Në rast shkurorëzimi të drejtën prindërore e ushtron
vetëm prindi të cilit i është besuar fëmija për ruajtje dhe edukim. Në rast
mosmarrëveshjeje të prindërve vendos QPS.
Adoptuesit janë përfaqësues ligjor të të adoptuarve të vet të mitur.
Kujdestari/ QPS janë përfaqësues ligjor të personit nën kujdestari.
Likuiduesit ose administratorët e falimentimit janë përfaqësues sui
generis të personave juridikë në momentet e likuidimit/ falimentimi
7. LLOJET E PUNEVE JURIDIKE?
 Formale dhe joformale, Inter vivos dhe mortis causa, njeanshem dhe
dyanshem, kauzale dhe abstrakte, komutative dhe aleatore, fiduciare, te
simuluara, fiktive, barresore dhe bamirse.
FORMALE DHE JOFORMALE:
Formale - për vlefshmërinë e tyre kërkohet formë e veçantë e
paraparë me ligj (testamenti, kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive)
Joformale – nuk kërkohet formë e veçantë, lidhen në formë verbale
Inter vivos & Mortis causa,
Inter vivos – kryhen kur palët janë gjallë, Mortis causa – punë juridike
në rast të vdekjes (testamenti, kontrata për mbajtjen e përjetshme).
Të dyanshme – prodhojnë efekte me deklarimin e vullnetit të të dyja
palëve (kontrata = contractus, pajtim i vullneteve të palëve
kontraktuese)
Kauzale & Abstrakte
Kauzale – qëllimi i punës juridike shihet nga jashtë / detyrimet e palëve
janë të dukshme (kontrata e shitblerjes, e qerasë)
Abstrakte – qëllimi nuk shihet nga jashtë, megjithatë ai ekziston (letrat
me vlerë: kambiali, çeku).
Komutative – efektet pasurore midis palëve, të drejtat dhe detyrimet e
tyre dihen që në momentin e krijimit
Aleatore – Të drejtat dhe detyrimet nuk dihen, varen nga një ngjarje e
pasigurt (lojërat e fatit, kontrata për mbajtjen e përjetshme)
Fiduciare & Të simuluara
Fiduciare – mbështeten në nderin e palës kontraktuese, sot të
zëvendësuara nga pengu, hipoteka
Të simuluara – absolutisht të pavlefshme!!: punë juridike e prezantuar
ndryshe nga puna juridike e vërtetë
Fiktive:
Puna në pamje të jashtme duket se është e vlefshme por ajo nuk
prodhon efekte juridike
Me barrë & Bamirëse
Me barrë – jepet shpërblim për atë që fitohet/merret (kontrata e
shitblerjes, qerasë, huaja me kamatë etj.)
Bamirëse – nuk jepet shpërblim për atë që fitohet, ekziston detyrim
vetëm për njërën palë (dhurimi, huaja pa kamatë etj.)
8. PAVLEFSHMERIA ABSOULTE DHE RELATIVE E PUNEVE JURIDIKE SHKAQET
DHE PASOJAT?
Pavlefshmeria absolute: Punët juridike në kundërshtim me: rendin
juridik/kushtetuese, dispozitat imperative (urdhëruese)
Moralin, Paaftësia për të vepruar e palëve; Objekti i punës juridike është
i ndaluar, i pacaktuar/i pacaktueshëm, Baza e palejueshme,
Mosrespektimi i formës, Punë juridike të simuluara.
Pavlefshmeria relative: Aftësia e kufizuar për të vepruar e palëve,
Deklarimi me të meta i vullnetit: kanosja (dhunë, kërcënim),
lajthimi, mashtrimi, Dëmtimi përtej mase.
Anulimi dhe Pasojat:
Absolute: Padi për pavlefshmërinë mund të parashtrojë çdo person i
interesuar, prokurori dhe gjykata, padia nuk parashkruhet, E drejta e
paraqitjes së kërkesës për nulitetin nuk shuhet, Veprimi i pavlefshmërisë
është ex tunc dhe Pavlefshmëria sjell kthimin në gjendjen e mëparshme
(restitucion, dëmshpërblim).
Relative: Anulimin kanë të drejtë ta kërkojë vetëm pala kontraktuese të
cilës me këtë punë i është cënuar interesi juridik (/kujdestari), E drejta e
paraqitjes së kërkesës për nulitet shuhet (1 vit/3 vjet), Gjithashtu
konsiderohen të pavlefshme nga momenti i lidhjes , ex tunc,
Pavlefshmëria sjell restitucionin/shpërblimin për dëmin e shkaktuar nga
anulimi i kontratës.
9. NOCIONI I PARASHKRIMIT?
 Parashkrimi
“Me parashkrim shuhet e drejta për të kërkuar përmbushje të
dhunshme të detyrimit. Parashkrimi lind kur ka kaluar afati i parashikuar
me ligj brenda të cilit kreditori ka mundur të kërkojë përmbushjen e
detyrimit.”
 Parashkrimi eshte ose ndahet në Fitues & Shues.

10.LLOJET E PADIVE?
 Padia pauliane

“1) Çdo kreditor kërkesa e të cilit ka arritur për pagesë dhe pa marrë
parasysh se kur është krijuar, mund ta kundërshtojë veprimin juridik
të debitorit të vet i cili është ndërmarrë në dëm të kreditorit.
2) Konsiderohet se puna juridike është ndërmarrë në dëm të
kreditorëve kur për shkak të zbatimit të saj, debitori nuk ka mjete të
mjaftueshme për përmbushjen e kërkesës së kreditorit.
3) Me punë juridike nënkuptohet dhe lëshimi për shkak të të cilit
debitori ka humbur ndonjë të drejtë materiale ose me të cilin ndaj tij
është krijuar ndonjë detyrim material.”.

You might also like