You are on page 1of 2

IDENTITETI I MARKËS (Kush je ti?

Identiteti i GOOGLE: GOOGLE është motori numër 1 i kërkimit në internet dhe ofron një gamë të
gjerë shërbimesh që po kthehen në jetësore për të gjithë përdoruesit e internentit, për të gjithë ne.

Origjina e markës: Kaliforni.

Data e lindjes: janar 1996/ Rregjistruar në 15 Shtator 1997.

Logoja origjinale e Google është krijuar nga dizajneri dhe artisti i mirënjohur Ruth Kedar.

Logoja e parë e përdorur nga Google 15Shtator 1998- 28 shtator 1999

Logoja origjinale në Baskerville Bold, e përdorur nga 28 shtator 1998 deri


më 29 tetor 1998, me një kombinim të ndryshëm ngjyrash nga ai në përdorim sot. Në atë kohë, "G"
fillestare ishte e gjelbër,

Logoja e përdorur nga 30 tetor 1998 deri më 30 maj 1999, ndryshon nga
versioni i mëparshëm me një shenjë pikecuditese të shtuar në fund, një hije të shtuar, letra më të
rrumbullakosura dhe ngjyrime të ndryshme letrash. Ngjyra e G fillestare ndryshoi nga jeshile në blu.

Logoja e kompanisë ndryshoi në një të bazuar në formatin Catull dhe u


përdor nga 31 maj 1999 deri në 5 maj 2010. Shenja e pikecuditjes u hoq, dhe ajo mbeti baza për logon
deri më 31 gusht 2015.

Logoja e përdorur nga 6 maj 2010 deri më 18 shtator 2013, që tregon një
distancë të zvogëluar të hijes së parashikuar, një ndryshim në "o" të dytë në një ngjyrim të ndryshëm
të verdhë dhe një shkronjë më të rrafshuar.

Logoja e përdorur nga 19 shtatori 2013 deri më 31 gusht 2015, duke treguar
shkronja të rrafshuara dhe heqjen e hijeve.

Logoja e përdorur që nga 1 shtatori 2015 deri në ditët e sotme.


Kategoria e Produktit/Shërbimit që Google ofron: Google ofron shërbime që vijnë në ndihmesë të cdo
njeriu, organizate duke filluar nga shërbimet e kërkimet, tek shërbimet përkthime financiare,
marketingu e me qindra shërbime të tjera që i vijnë në ndihmë cdo përdoruesi të tij.

Imazhi Google: Google shihet nga klientët si një pjesë e pandashme e jetës e cila i jep përgjigje cdo
pyetje apo paqartësie që ata kanë duke plotësuar kështu një sërë nevojash apo problematikash të jetës
së përditëshmë.

Personaliteti i Google: personaliteti i Google është i njëjtë me atë të cdo personi që përdor intërnetin,
e një personi që kërkon të mësojë më shumë, kërkojnë njohuri të reja, kërkojnë zgjidhje të problemeve
dhe që përdorin internetin për ti plotësuar këto nevoja tashmë jetësore për të gjithë.

Zvogëlimi i riskut funksional:


Google është një ndër markat më të njohura në mbarë botën sepse zvogëlon në maksimum riskun
funksional duke ofruar produkte tejet të sigurta, duke filluar që nga motorat e kërkimit, Google
Maps,Google Analystic etj. Google përpiqet gjithmonë të bëjë kërkime të cilat sjellin inovacione dhe
produkte të reja që klientët e tij kanë nevojë, duke mos i zhgënjyer kurrë ata.

Zvogëlimi i riskut psikologjik:


Është e pamundur të flasim për risk psikologjik kur në momentin e parë që duam një informacion,
vetë miqtë tanë na drejtojnë tek Google si një enciklopedi e madhe e cila ka sistemuar dhe ka bërë të
përdorshëm në mënyrë universale miliona informacione. Është një zgjedhje e pranueshme nga e gjithë
shoqëria prandaj risku psikologjik është shumë i vogël për të mos thë që mund të mos egzistoj.

You might also like