You are on page 1of 2

LESSON 1: CHOOSE YOUR BATTLES

Sot, nuk është e vështirë të futesh në treg, sot vështirësia më e madhe është sit ë ngelesh në
treg, sit ë krijosh pozicion konkurues, dhe pse jot ë udhëheqësh tregun me aftësitë e tua
konkuruese. Për ta bërë këtë gjë duhet të krijosh një strategji dhe duhet të zgjedhësh më së
mirë betejat e tua. Duhet të dish cfarë tregu ka nevojë, cfarë ai kërkon dhe tja plotësosh këtë
kërkesë. Porn ë mënyrë që të gjenerosh fitim duhet të zgjedhësh tregjet që ti mund të
penetrosh.

Balfin Group përbën një portofol biznesesh të diversifikuar duke plotësuar humbjet që një
kompani sjell, me fitimet e një kompanie tjetër. Por para se të arrinte këtë stad të ciklit të
biznesit, koorporata zgjodhi në fillim vetem dy industry në të cilën zhvilloj aktivitet. Atë të
elektroshtëpiakeve, pikërisht kur ato filluan të prodhoheshin dhe tregu kishte shumë nevojë
për to. Dhe në pasuri të paluajtshme ( duke shfrytëëzuar edhe vijën strategjike bregdetare dhe
mundësinë e zhvillimit të turimit në Shqipëri) që përbën pjesën më të madhe të portofolit, një
investim shumë i madh për kompaninë por me një normë kthimi akoma më të lartë. Kjo jep
një shembull shumë të mirë të zgjedhjes së atyre tregjeve(betejave) që edhe nëqoftëse nuk je
udhëheqës i tregut, është e sigurt gjenerimi i fitimit. Më pas grupi u zhvillua në mjedise të
tjera që tregu kishte nevojë. Por gjithmonë duke zgjedhur ato beteja për të cilat koorporata ka
aftësitë dhe burimet e nevojshme si dhe ato beteja që ja vlen të luftohen dhe që sjellin
përfitimet më të larta.

LESSON 3: KNOË YOURSELF, KNOË THE ENEMY

Mësimi nr3. Ditët e sotme me dinamikën dhe shpejtësinë që tregu evulon, e rëndësishme për
biznesin nuk është vetëm njohja e pikave të forta të tuat, por edhe të njohësh sa më shumë
armikun tënd, konkurentin tënd, për të njohur pikat e tij të dobëta dhe për të zhvilluar
pikërisht ato mundësi që ai nuk mundet. Për të krijuar kështu avantazh konkurues tëk klienti
dhe ai të zgjedhi ty për të plotësuar nevojat e veta.

Një ndër rastet më tipike të kësaj taktike mendoj se mund të përmendim blerjen e rrjetit të
supermarketeve Hippo nga Balfin Group dhe duke i zëvendësuar ato me Spar dhe InterSpar.
Si një kompani e re e futur në tregun shqiptar për vetëm 3 vite. Por duke njohur aftësitë jo të
mira financiare dhe paguese si pikë të dobët të Hippo dhe nga ana tjetër si pikë të fortë,
shtrirjen e gjerë të këtyre supermarketeve arriti të bëjë integrim horizontal duke blerë
konkurentin e vetë.

LESSON 4: HAVE A UNIQUE PLAN

Për të qenë i suksesshëm, duhet planifikim, duhet të kesh një plan, dhe ky plan duhet të jetë i
bazuar në aftësitë e tua si biznes për të arritur objektivat e vendosura dhe për të rritur vlerën
aksionere. Duhet që ky plan të jetë unikë dhe të mos kopjohet lehtë nga konkurentët me aftësi
thuajse të njëjta me të tuat.

Një paralelizëm për këtë rast është Blerja e Tirana Bank nga Balfin Group. Kjo ishte një
mundësi shumë mirë e shfrytëzuar jo vetëm për faktin që kjo ishte ajo që grupit i duhej për të
diversifikuar portofolin e vetë investues, por edhe sepse ndihmoj në kompanitë e tjera. Balfin
operon përpos të tjerave në industrinë e pasurive të paluajtshme, ku shfrytëzoj pikërisht
blerjen e kësaj banke për të ofruar norma interesi preferenciale për të gjithë ata që do të blinin
prona në resortet apo ndërtimet e kompanive të grupit. Pra duke patur një plan, një strategji ti
mundesh më mirë të sjellësh në tregun ku ti operon, atë që klientët kërkojnë dhe kanë nevojë.

You might also like