You are on page 1of 35

KALLËZIM PENAL NË SPAK.

Thellohet skandali me tenderin 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së
Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020.
MASHTRIMI! Në këtë tender, Ministri Sandër LLESHI, Kryeministrin Edi RAMA, e sfidoj???. Apo
Kryeministri Edi RAMA, për pajisen e secilit me “Kartë”, për tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre, 10.000
punonjës policie, i mashtroj???
Dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit! Në shkelje të ligjeve e udhëzimeve të Shtetit, heq dorë
nga kolaudimi e dokumentimi ligjor (sasior e cilësor) të uniformave???, edhe pse janë pronë e saj, të
përcaktuar me vendim të posaçëm Qeverie. I kthen shpinën Policisë, braktisë Uniformat e tyre, Kolaudimi ose
kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës, testet dhe inspektimet e tyre, lihen në dorë të Kontraktuesit
(fituesit të tenderit)??? Absurditeti! I kërkohet që, Punonjësi i Policisë të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të
uniformës???
Ndërsa, “Qeni leh, Ujku ka bërë punën” dhe pasi janë veshur me uniformë (mbas “pilafit”), Njësia e
uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme do të zhvilloj sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve të
Policisë në të gjithë vendin???, që do të thotë, efektivët duhet të zhveshin uniformën e furnizuar për të testuar
veshjet e tyre në laboratore jashtë vendit??? Një “formalitet” në letër, të gënjesh veten, kjo nuk ka për të
ndodhur kurrë, sepse “pazaret” në bashkëpunim, kanë mbyllur kolaudimin (ka mbaruar “filmi”).
Në dyshimin, se në nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, grabitja mund të shkojë dhe më shumë se
1,157,815,852 lekë, nga procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së
Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë
11.05.2020, nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Kjo vlerë në përmasa kaq të mëdha, që është realizuar
përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në rrethana cilësuese, e konsiderojmë vjedhje në
bashkëpunim midis zyrtarëve të lartë të Minisrisë së Brendshme Sandër LLESHI, Ministër i Brendshëm e
Plarent NDRECA, Sekretar i Përgjithshëm si dhe Ardi VELIU Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Si pjesë e procedurës së tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me
Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 11.05.2020, do të bëjmë kallëzim penal në SPAK
për “Shpërdorimit të detyrës e korrupsionit” dhe të “Barazisë në tendera”, ndaj:
1. Plarent NDRECA, Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Brendshme, në cilësinë e Titullarit të Organit
Qendror Blerës (Drejtor i Përgjithshëm) i autorizuar nga Ministri i Brendshëm. Veçse për “Shpërdorim
detyre e korrupsion” dhe “shkelje të barazisë në tendera: por dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje
me Ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin
financiar dhe kontrollin”. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Nenin 56, Titullari i autoritetit kontraktor ose
zyrtari i autorizuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik; “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë
07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30
datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe “Shkelje” të vendimit të
Këshillit të Ministrave Nr. 82 datë14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si
organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve
me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të
Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, sepse sipas pikave 1.6.
Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe 1.7. Blerje këpucësh; është përcaktuar, se
procedurat e prokurimit nuk duhet të hapen bashkë, por veç për Blerje uniformash dhe elementesh të tjera
përbërëse të tyre; dhe veç për Blerje këpucësh, ka penguar me qellimisht pjesmarrjen e kompanive
shqiptare prodhues veshje e prodhues këpucësh, sepse në Shqipëri punësimi është në nivele të larta, (nuk
ka papunësi)???
VENDIM
Nr. 82 dt.14.12.2018
PËR
NGARKIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA PËR KRYERJEN E
PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË
KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, PËR DISA
MALLRA DHE SHËRBIME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë
20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 2, të tekstit
“Rregullat e prokurimit publik”, bashkëlidhur vendimit nr.914, datë 29.12.2014, të Këshillit të
Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e
ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e
fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe
për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave
të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, si më poshtë vijon:
1.1. Blerje automjetesh;
1.2. Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet A1;
1.3. Blerje materialesh kancelarie;
1.4. Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash;
1.5. Blerje materialesh të ndryshme për pastrim;
1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre;
1.7. Blerje këpucësh;
1.8. Blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;, etj, etj…..
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe institucionet e
përmendura në pikën 1.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
2. Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ,veçse për “Shpërdorim detyre e korrupsion”,
por dhe “Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit”, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë
31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit”, ka keq menaxhuar buxhetin e Policisë së Shtetit; për “Shkelje” të Ligjit
nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar
dhe kontrollin”; për “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për
menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016,
nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe për “Shkelje” të Nenit 23
(Specifikimet Teknike), të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, ), “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. JO FAJTOR! POR PËRGJEGJËS! Është bërë
palë, në skandalin, të grabitjes “mafioze” të vlerës prej 500.000.000 lekë, që i bëhet buxhetit të Policisë.
Vjedhja e Buxhetit të Policisë së Shtetit në vlerën 500,000,000 lekë, e parashikuar (planifikuar), që DT
(Dokumentat e Tenderit) në dyshimin, se është dhuruar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit. Ose më saktë, Policia është e vjedhur nga brenda, nga vetë Policia, sepse:
a) Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë 31.7.2014
“Për Policinë e Shtetit” dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje me ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I
ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka mbrojtur Policinë e Shtetit që drejton, por
i ka kthyer shpinën dhe braktisur atë. Me veprime apa mos veprime, përmes shpërdorimit të detyrës, ka
keqpërdorur buxhetin e Policisë së Shtetit. Fondet janë të taksapaguesit shqiptar, Buxheti është dhënë për
Policinë e Shtetit, nuk mund të përdoret për “qejfin” e ministrit Lleshi, Sekretarit të Përgjithshëm Plarent
Ndreca, apo ndonjë zyrtari të lartë andej nga Kryeministria, që dirigjon e rekomandon për fituesin e
paracaktuar, që së bashku nuk kursejnë të “ndyjnë” duart dhe nga rrobat e trupit të Policisë së Shtetit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LIGJ
Nr. 108/2014
PËR POLICINË E SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU II
AUTORITETET
Neni 9
Drejtori i Policisë së Shtetit
1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është autoriteti më i lartë ekzekutiv,
administrativ e operacional i policisë dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e
politikave, performancës dhe objektivave të përcaktuar.
2. Drejtori i Policisë së Shtetit:
a) organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e policisë;
b) menaxhon burimet njerëzore;
c) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin;
ç) nxjerr akte administrative të përcaktuara në Rregulloren e Policisë;
d) përfaqëson policinë në marrëdhënie me institucionet e tjera brenda vendit, si dhe në
marrëdhëniet teknike dy ose shumëpalëshe me jashtë.
Neni 145
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Ilir META
Miratuar në datën 31.7.201
Sipas DT (Dokumentave të Tenderit)! Ja skemat “Mafioze” të përdorur nga zyrtarët e lartë të Ministrisë
Brendshme dhe Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që dyshohet se kanë çuar në grabitjen e
500.000.000 lekë nga Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit, zhvilluar në datë 11.05.2020, sipas tabelave të
mëposhtme të cilat jepen me shkurtime, pasi të plota gjendet në Dokumentat e Tenderit, të procedurës
(datë 19.08.2019, pezulluar, dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2029).
Precedenti në këtë rast është: nëpërmjet uljeve të sasive të Uniformave, Aksesorë, Grada, Stema, Shenjat e
Policisë së Shtetit, por jo të fondit limit që mbetet i pandryshuar: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH?, dhe Nr.Rendor
mbetet i pa ndryshuar nga 1 deri 123, si më poshtë:
Tek Shtojca 13 “SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:
ISHTE: ( Procedura datë 19.08.2019 ), pezulluar.
Kishte të pasqyruar një tabelë që përbëhetnga 8 kolona, me këto të dhëna: 1. Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt
e Uniformës, 3. Njësia Matëse,4.Viti I Sasia 75,378, 5.Viti II Sasia 183,353, 6.Viti III Sasia 268,965, 7.Viti IV Sasia
198,947, 8.Total Sasia 726,643, me Fondin limit:2,800,347,570 Lekë pa TVSH, si më poshtë:
ISHTE, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, me
këto të dhëna:
Shtojca 13
SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT
Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:
Artikujt e Uniformës: nga Xhup Viti I Viti II Viti III Viti IV TOTAL
shërbimi (3/4)(me veshje të Njësia
ngrohtë), deri Këpucë taktike verore
Nr.Rendor. për strukturat e veçanta Matëse Sasia Sasia Sasia Sasia Sasia

nga 1
4 5 6 7 8
deri123 2 3

Total Sasia e artikujve të Uniformës Copë/kompl/palë 75,378 183,353 268,965 198,947 726,643

BËHETSipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, me këto
të dhëna:
Ka të pasqyruar një tabelë, që përbëhet nga 4 kolona???, më këto të dhëna:1.Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt
e Uniformës, 3.Njësia Matëse, 4.Sasia e pritshme (në total) Total Sasia bëhet 486,658, po me Fondin limit:
2,800,347,570 Lekë pa TVSH?, si më poshtë:
BËHET, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë
05.11.2019,kamuflohet me këto të dhëna:
Shtojca 13
SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT
Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:

Artikujt e Uniformës: nga Nr. 1- Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të


ngrohtë), deriNr.123- Këpucë taktike verore për strukturat e Sasia e pritshme
Nr.Rendor. veçanta Njësia e Matjes (në total)

nga 1
4
deri123 2 3

Total Sasia e artikujve të Uniformës Copë/kompl/palë 486,658


Nga krahasimi i procedurës së rihapur të datës 5.11.2019, me procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar,
rezulton të blihen më pak në Total Sasia prej 239,985 artikuj. ( ISHTE Total Sasia prej 726,643 artikuj -
BËHET - Sasia e pritshme (në total) prej 486,658. (726,643 - 486,658 = 239,985 Total Sasia, do të blihen më
pak).

Interesant fakti! Si me Total Sasia prej 726,643 artikuj në procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, ashtu në
Total Sasia prej 486,658 artikuj, në procedurën e rihapur më datës 5.11.2019 (239,985 Total Sasia, do të blihen
më pak), Fondi limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, mbetet i pa ndryshuar?dhe Nr.Rendor mbetet i pa
ndryshuar po nga 1 deri123?

Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në
DT (Dokumentat e Tenderit) sipas procedurës më datë 19.08.2019,ISHTE për 4 vjet (2019-2022) dhe e detajuar
sipas viteve ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), ndërsa:

Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në
DT (Dokumentat e Tenderit), të ndryshuar, sipas procedurës e rihapur më datë 5.11.2019, BËHET për 4
vjet???, por jo e detajuar siç ishte në procedurëne datës 19.08.2019, pezulluar, sipas viteve ( Viti I Sasia?, Viti
II Sasia?, Viti III Sasia?, Viti IV Sasia)? Atëhere sa do të jetë sasia totale e artikujve të uniformave, që do të
prodhohen për çdo vit???

Formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, përbëhej nga 8 kolona, ndërsa formati i
tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019 përbëhet nga 4 kolona???

Çka do të thotë se, formatit i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, ndryshe nga formati i tabelës
së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, është i kamufluar në përmbajtje, i mungojnë 4 kolonat për 4-
vite ( Viti I Sasia?, Viti II Sasia?, Viti III Sasia?, Viti IV Sasia)?

Pikërisht nga formati i kamufluar të tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, të pa detajuar në 4 –
tër kolonat për 4-vite ( Viti I Sasia?, Viti II Sasia?, Viti III Sasia?, Viti IV Sasia? ),zbulohet dukshëm ulja totale
e sasive prej 486,558, ndërsa fondi limit 2.800.347.570 pa TVSH, mbetet i pandyshuar?

Ndërsa Nr.Rendor mbetet po nga 1 deri123, por që në total sasia e tyre për procedurën e rihapur më datë
5.11.2019, është më e ulët për 80 artikuj, krahasuar me sasinë që përmban tabela (sasia dhe grafiku i lëvrimit),
të tenderit parashkuar për tu hapur më datë 19.08.2019, të pezulluar, si më poshtë:

ISHTE – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit – Procedura datë 19.08.2019, pezulluar, Total 489,911
artikuj, për 80 artikuj.

BËHET – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit të ndryshuara - Procedura rihapur datë 5.11.2019, Total
249,926 artikuj, për 80 artikuj?

SASITË - që do të blihen më pak në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia është prej 239,985 për
80 artikuj (489,911 - 249,926 = 239,985), ka kamufluar Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total Sasia
prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500.000.000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme “mafoze” të
fshehët të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme e të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
së Shtetit, vjedhje e parashikuar (planifikuar) që në DT (Dokumentat e Tenderit), të realizuar përmes
shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT

Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:


BËHET – Sasitë
totale sipas SASITË -
Dokumentave të totale më pak,
ISHTE – Sasitë Tenderit të që do të blihen
totale sipas ndryshuara - në Procedurën
Dokumentave të Procedura rihapur Datë
Tenderit – rihapur Datë 5.11.2019
Njësia Procedura e 5.11.2019
pezulluar Datë
Nr.Rendor. Artikujt e Uniformës Matëse 19.08.2019

nga 1 (V)
Uniforma, Aksesorë, Grada, Stema, (IV) VI ( IV – V)
deri123(I) Shenjat e Policise se Shtetit (II) (III)

Gjithsej 80(tetëdhjetë) artikuj Totali 489,911 249,926 239,985

b) Sipas pika 7. e nënpika 7.1. të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.55 datë 27.01.2016 “Për Miratimin e
paraqitjes, formës dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të Policisë së
Shtetit”, Drejtori i i Policisë së Shtetit ka në kompetencë të miratojë: Specifikimet dhe kushtet teknike të zbatimit
të objekteve të të uniformës,shenjave dhe elementeve të tjera të Policisë së Shtetit.
VENDIM
Nr.55, datë 27.01.2016
PËR
MIRATIMIN E PARAQITJES, FORMËS DHE SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË GRADAVE,
SIMBOLEVE, UNIFORMAVE DHE SHENJAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 62, 97, 98, pika 1, të ligjit nr.108/2014,“Për
Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e paraqitjes, formës dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave
dhe shenjave të Policisë së Shtetit, sipas albumit me 54 faqe, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Paraqitja, forma dhe specifikimet teknike të gradave janë përcaktuar në lidhjen nr.1, të
albumit.
7. Drejtori i i Policisë së Shtetit ka në kompetencë të miratojë:
7.1. specifikimet dhe kushtet teknike të zbatimit të objekteve të të uniformës,shenjave dhe
elementeve të tjera të Policisë së Shtetit;
12. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
 Për Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?
Kush i diktoi ndryshimet e specifikimeve teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe në favor të kujt Operatori
Ekonomikë shkuan ato, pasi miratimi i tyre është në kompetencën tuaj???.
Midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019), për një periudhë dy
muaj e gjysëm, Çfarë ndodhi që duheshin ndryshuar specifikimet teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe ju
i miratuat ato??? , dhe me rritje çmime të dyshimta (fiktive)???
Specifikimet teknike e rihartuara (ndryshuar) për procedurën e rihapur në datë 5.11.2019, a janë të
argumentuar për çdo artikull të ndryshuar dhe të dokumentuar në një procesverbal të mbajtur nga personat e
ngarkuar për përgatitjen e tyre e të nënshkruar prej tyre ???. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Neni 61,
Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik.
Apo si rezultat të ndryshimeve të specifikimeve teknike, sakrifikuat, pikërisht ulët sasitë që do të blihen më pak
në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia prej 239,985 për 80 artikuj (si kravata, rripa, ca
aksesorë, grada, stema, shenja) që ishin me çmime jo shumë të mira ( jo të “favorshme” ), ndërsa nga ana
tjetër në Total Sasia prej 246,673 për 43 artikuj (si xhupat, kostumet…, këpucët) i rritët “fiktivisht” akoma më
shumë çmimet edhe pse ato ishin të larta (të “favorshme” ), të cilat ju i miratuat??? Nga përllogaritjet u rrit
dhe shumatorja limit të çmimeve për njësi të uniformës, nga 488,141 lekë pa TVSH që ISHTE – Për
procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, ndërsa BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 621.011 lekë
pa TVSH???
Sa më sipër si rezultat të papërshtatmërisë me sasitë e parashkuara (raportit midis artikujve me çmime të
ulëta dhe artikujve me çmime të larta), midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së
rihapur datë 5.11.2019), dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për
njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj, të Policisë së Shtetit, mund të shkojë dhe më shumë se
1,157,815,852 lekë???
Ndryshimi i specifikimeve teknike, me efekte ekonomike të uniformave, këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit,
gjatë procedurës së tenderimit, shkak – pasojë e vjedhjes 500,000,000 lekë, nga tenderi i dyshimtë i uniformave
të Policisë së Shtetit të paragjykuar për fitues të paracaktuar, me skema të fshehta “mafioze”, të
mirëorganizuara, vjedhje të parashikuara që në DT (Dokumentat e Tenderit), përbëjnë vepër penale. Dhe aq
më shumë specifikimeve teknike të diktuara për fitues të paracaktuar, por dhe me dyshimin se specifikimet
teknike të uniformave dhe këpucëve të Policisë,mund të jenë të kamufluar e falsifikuar, (por që duhen hetuar).

 MASHTRIMI I PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT


Në tenderin “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit:
2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020, Ministri Sandër
LLESHI, Kryeministrin Edi RAMA, e sfidoj???, Apo Kryeministri Edi RAMA, për pajisen e secili me
“Kartë”, për tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre, 10.000 punonjës policie, i mashtroj???
Kryeministri Edi RAMA më herët ka publikuar një lajm të mirë , se të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, si
gjithë Europa, do të pajisen secili me “Kartë”, për tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre të normuara. Një ide
e mirë, dhe kështu u vendos:
Në DT (Dokumentat e Tenderit) për uniformat e Policisë së Shtetit, tregohet:
ISHTE – Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar.
Shtojca 3
[Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori Ekonomik]
FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE
Emri i Ofertuesit_____________________
Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

Procedura e prokurimit: [lloji i procedurës]


Përshkrim i shkurtër i kontratës: [objekti]
Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]/Nr.Referencës në faqen e APP-se
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:
1. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;
2. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; me TVSH
Tabela e mëposhtme është me shkurtime, e plotë gjendet në DT (Dokumentat e Tenderit), të procedurës datë
19.08.2019, pezulluar, fillon nga Nr.Rendor 1 (Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë), mbaron Nr.Rendor
123 (Këpucë taktike verore për strukturat e veçanta) + + +

Nr. Përshkrimi i Mallit Njësi Sasia? Çmimi/Njësi

I UNIFORMA BAZË

1 Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë) Copë 1

Deri Këpucë taktike verore për strukturat e veçanta Palë 1


123

Shumatorja limit e çmimeve për njësi të uniformës (Lekë pa TVSH) 488,141

XII SISTEMI ELEKTRONIK I SHPËRNDARJES SË


UNIFORMËS

1 Sistemi elektronik ( ëeb, aplikacioni, programi) Copë 1

2 Karta për punonjësit e Policisë Copë 1

3 Trajnime Javë 1

4 Mirëmbajtja Vite 1

Shumatorja limit e çmimeve për njësi të sistemit të shpërndarjes (Lekë pa 21.494. 225
TVSH)

Shumatorja limit e çmimeve për njësi, në total (Lekë pa TVSH) 21,982,366

Nënshkrimi i ofertuesit ______________


Vula ______________
Shënim: Çmimet duhet të shprehen në Monedhën ____( e kërkuar në dokumentat e tenderit )
Vlerësimi i Ofertës Ekonomike do të bëhet duke u bazuar vetëm në çmimin për njësi. Pikët maksimale
do t’i jepen ofertuesit i cili paraqet shumatoren e çmimeve për njësi më të ulët (të artikujve të
uniformës dhe të zërave të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës). Në cdo rast, operatorët
ekonomik duke iu referuar sasive të pritshme përkatëse, nuk duhet të tejkalojnë as shumatoren limit të
artikujve të uniformës, as fondin limit të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës, dhe as vlerën
e pritshme të kontratës (fondin limit të marrëveshjes kuadër).
BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019
Shtojca 3

[Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori Ekonomik]


FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE

Emri i Ofertuesit_____________________
Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]
Procedura e prokurimit: [lloji i procedurës]
Përshkrim i shkurtër i kontratës: [objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]/Nr.Referencës në faqen e


APP-se
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:
1. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;
2. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; me TVSH
Tabelave e mëposhtme është me shkurtime, e plotë gjendet në DT (Dokumentat e Tenderit), të
procedurës së rihapur datë 5.11.2019, fillon nga Nr.Rendor 1 (Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të
ngrohtë), mbaron Nr.Rendor 123 (Këpucë taktike verore për strukturat e veçanta)

Nr. Përshkrimi i Mallit Njësi Sasia? Çmimi/Njësi

I UNIFORMA BAZË

Nr. Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë) Copë 1


1

deri Këpucë taktike verore për strukturat e veçanta Palë 1


123

Shumatorja limit e çmimeve për njësi, në total (Lekë pa TVSH) 621.011???

Nënshkrimi i ofertuesit ______________


Vula ______________
Shënim: Çmimet duhet të shprehen në Monedhën ____( e kërkuar në dokumentat e tenderit )
Vlerësimi i Ofertës Ekonomike do të bëhet duke u bazuar vetëm në shumatoren e çmimeve për
njësi.Pikët maksimale do t’i jepen ofertuesit i cili paraqet shumatoren e çmimeve për njësi më të ulët.
Në cdo rast, operatorët ekonomik duke iu referuar sasive të pritshme përkatëse, nuk duhet të tejkalojnë
as shumatoren limit të artikujve të uniformës dhe as vlerën e pritshme të kontratës (fondin limit të
marrëveshjes kuadër).
Tek shtojcës 3 “Formulari i Ofertës Ekonomike” në dokumentat e tenderit: Për Procedurën e
rihapur datë 5.11.2019:

HIQETpika XII “SISTEMI ELEKTRONIK I SHPËRNDARJES SË UNIFORMËS”, si më poshtë:


XII SISTEMI ELEKTRONIK I SHPËRNDARJES SË NJËSIA SASIA CMIMI/
UNIFORMËS
NJËSI

1 Sistemi elektronik ( ëeb, aplikacioni, programi) Copë 1

2 Karta për punonjësit e Policisë Copë 1

3 Trajnime Javë 1

4 Mirëmbajtja Vite 1

Shumatorja limit e çmimeve për njësi të sistemit të shpërndarjes (Lekë pa 21.494. 225?
TVSH)

Në tabelëHIQET rreshti:

Shumatorja limit e çmimeve për njësi të uniformës (Lekë pa TVSH) 488,141?

Në tabelë ISHTE rreshti:

Shumatorja limit e çmimeve për njësi, në total (Lekë pa TVSH) 21,982,366?

Në tabelëBËHET rreshti:

Shumatorja limit e çmimeve për njësi, në total (Lekë pa TVSH) 621.011?

Paragrafi i fundit në Shtojcën 3 - ISHTE: Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar.


Vlerësimi i Ofertës Ekonomike do të bëhet duke u bazuar vetëm në çmimin për njësi. Pikët maksimale
do t’i jepen ofertuesit i cili paraqet shumatoren e çmimeve për njësi më të ulët (të artikujve të
uniformës dhe të zërave të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës). Në cdo rast, operatorët
ekonomik duke iu referuar sasive të pritshme përkatëse, nuk duhet të tejkalojnë as shumatoren limit të
artikujve të uniformës, as fondin limit të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës, dhe as vlerën
e pritshme të kontratës (fondin limit të marrëveshjes kuadër).

Paragrafi i fundit në Shtojcën 3 - BËHET: Për procedurë e rihapur datë 5.11.2019

Vlerësimi i Ofertës Ekonomike do të bëhet duke u bazuar vetëm në shumatoren e çmimeve për
njësi.Pikët maksimale do t’i jepen ofertuesit i cili paraqet shumatoren e çmimeve për njësi më të
ulët. Në cdo rast, operatorët ekonomik duke iu referuar sasive të pritshme përkatëse, nuk duhet të
tejkalojnë as shumatoren limit të artikujve të uniformës dhe as vlerën e pritshme të kontratës
(fondin limit të marrëveshjes kuadër). Pra është hequr fondi limit të sistemit elektronik të
shpërndarjes së uniformës???
Tek Shtojca 13 “SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT” – ISHTE tabela “Për sistemin elektronik
të shpërndarjes së uniformës” Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar,si më poshtë:
Nr. Emërtimi i artikullit Njësia Matëse Sasia e pritshme

1 Sistemi elektronik i shpërndarjes ( ëeb, aplikacion, program) Copë 1

2 Karta për punonjësit e Policisë Copë 10000

3 Trajnime Javë 4

4 Mirëmbajtja Vite 4

Tek Shtojca 13 “SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT” - HIQET tabela “Për sistemin elektronik
të shpërndarjes së uniformës” Për procedurën e rihapur date 5.11.2019, si më poshtë:

Nr. Emërtimi i artikullit Njësia Matëse Sasia e pritshme

1 Sistemi elektronik i shpërndarjes ( ëeb, aplikacion, program) Copë 1

2 Karta për punonjësit e Policisë Copë 10000

3 Trajnime Javë 4

4 Mirëmbajtja Vite 4

Pra, HIQET: Sistemi elektronik i shpërndarjes ( ëeb, aplikacion, program), në vlerën 21.494.225,
lekë pa TVSH, dhe SHUHET dhe ëndrra e 10000 punonjësve të Policisë për t’u pajisur me 10000
Karta, me anën e së cilës çdo punonjës e Policisë do të tërhiqnin uniformat e këpucët e tyre të
normuara, si dhe trajnime e mirmbajtje. ???
Në mënyrë të përmbledhur, kemi këtë pamje si më poshtë:
Shumatorja limit e çmimeve për njësi të uniformës (Lekë pa TVSH) 488,141?

ISHTE – Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar.

Shumatorja limit e çmimeve për njësi, në total (Lekë pa TVSH) 621.011?

BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019:

Shumatorja limit e çmimeve për njësi të sistemit të shpërndarjes (Lekë pa 21.494.225?


TVSH), HIQET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019:
Nëse pretendohet se vlera prej 21.494. 225 Lekë, mund të ketë shkuar tek Fondi limit: 2,800,357,570 lekë, që
është rihapur procedura e datës 5.11.2019, në SHTOJCË NR.1 datë 15.10.2019, “Për disa ndryshime /
modifikime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit, “Procedurë e Kufizuar, mbi kufirin e lartë
monetar” me objekt:“Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në Shtojca 13,
SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT në tabelën Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në
procedurën e rihapur datë 5.11.2019, nuk tregohet të ketë shpërndarje e shtesë të artikujve të uniformës,
këpucëve, etj???, Sasitë për çdo artikull nuk kanë pësuar ndryshime, mbeten po ato shifra.

Ndërkohë, që në Shtojca 13, SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT në tabelën sasia e pritshme e artikujve të
uniformës që kërkohen në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, është ulur në Total sasia është prej 239,985 për
80 artikuj???
Atëhere në xhepat e kujt shkuan vlera 21.494. 225 Lekë pa TVSH, si rezultat të heqjes shumatores limit “Për
sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformës”???

 Dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit! Në shkelje të ligjeve e udhëzimeve të Shtetit, heq dorë
nga kolaudimi e dokumentimi ligjor (sasior e cilësor) të uniformave???, edhe pse janë pronë e saj, të
përcaktuar me vendim të posaçëm Qeverie. I kthen shpinën Policisë, braktisë Uniformat e tyre, Kolaudimi ose
kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës, testet dhe inspektimet e tyre, lihen në dorë të Kontraktuesit
(fituesit të tenderit)??? Absurditeti! i kërkohet që, Punonjësi i Policisë të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të
uniformës???
Në pikën 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.55 datë 27.01.2016 “Për miratimin e paraqitjes, formës
dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të Policisë së Shtetit, tregohet:
Gradat, simbolet, uniformat dhe shenjat e Policisë së Shtetit, të miratuara sipas këtij vendimi, për nga qëllimi i
përdorimit, janë pronë e Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe përdoren vetëm gjatë shërbimit ose për shkak të
tij nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
VENDIM
Nr.55, datë 27.01.2016
PËR
MIRATIMIN E PARAQITJES, FORMËS DHE SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË GRADAVE,
SIMBOLEVE, UNIFORMAVE DHE SHENJAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 62, 97, 98, pika 1, të ligjit nr.108/2014,“Për
Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e paraqitjes, formës dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe
shenjave të Policisë së Shtetit, sipas albumit me 54 faqe, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
8. Gradat, simbolet, uniformat dhe shenjat e Policisë së Shtetit, të miratuara sipas këtij vendimi, për
nga qëllimi i përdorimit, janë pronë e Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe përdoren vetëm gjatë
shërbimit ose për shkak të tij nga punonjësit e Policisë së Shtetit;
12. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Tek Shtojca 11 “Specifikimet Teknike” të dokumentave të tenderit, pika 4 “Kolaudimi”
ISHTE: Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar
Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës do të kryhet në magazinat/ ambientet e
operatorit ekonomik. Kontraktuesi duhet të bëjë të gjitha testet dhe inspektimet e kërkuara nga dispozitat e
kontratës. Kosto e këtyre testimeve dhe inspektimeve duhet të financohet tërësisht nga Kontraktuesi brenda
kushteve të çmimit të kontratës.
BËHET: Për Procedurën e rihapur datë 5.11.2019
Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës do të kryhet sipas përcaktimeve të Aneksit 9 - i
ndryshuar - Sistemi Elektronik i Shpërndarjes. Kontraktuesi duhet të bëjë të gjitha testet dhe inspektimet e
kërkuara nga dispozitat e kontratës. Kosto e këtyre testimeve dhe inspektimeve duhet të financohet tërësisht
nga Kontraktuesi brenda kushteve të çmimit të kontratës.
Në DT (Dokumentat e Tenderit) për uniformat e Policisë së Shtetit, ISHTE – Për procedurën datë 19.08.2019,
pezulluar. BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019 Shtojca 3 [Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori
Ekonomik] FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE, nuk tregohet që të jetë kërkuar (veçuar), se sa do të jetë
Kostoja e testimeve dhe inspektimeve???
Shoqëritë prodhuese të veshjeve e të këpucëve, të përzgjedhura nga Ministria e Brendshme apo Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit, besojmë se çmimet nga përllogaritjet i kanë nxjerrë duke u bazuar në
cilësinë e materialeve që përmbajnë specifikimet teknike, që u është dërguar atyre për çdo artikuj të uniformës
e këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit, duke paraqitur ofertat ekonomike, pranë institucionit që kanë bërë
ftesën.
Mirpo dhe në specifikimet teknike si për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, ashtu dhe për procedurën e
rihapur datë 5.11.2019, zhvilluar më datë 11.05.2020, nuk tregohet që të jetë kërkuar (veçuar) se sa do të jetë
Kostoja e testimeve dhe inspektimeve duhet të financohet tërësisht nga Kontraktuesi brenda kushteve të
çmimit të kontratës. Dhe nuk ka pse të kërkohet, sepse kemi të bëjmë me kontrat “Mall”, të artikujve të
uniformës e këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit, që bëhen hyrje dhe dokumentohen në magazinë sipas sasisë
fizike, me çmimin përkatës që përmban kontrata.
Po kështu, si për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, ashtu dhe për procedurën e rihapur datë 5.11.2019,
zhvilluar më datë 11.05.2020, Shtojca 3 [Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori Ekonomik] FORMULARI I
OFERTËS EKONOMIKE nuk parashikohet, të jetë kërkuar Kostoja e testimeve dhe inspektimeve, dhe nuk ka
pse të kërkohet, sepse kemi të bëjmë me kontrat “Mall”, të artikujve të uniformës e këpucëve, etj, të Policisë së
Shtetit, që bëhen hyrje dhe dokumentohen në magazinë sipas sasisë fizike, me çmimin përkatës që përmban
kontrata.
Mbi bazën e çmimeve të testuara të shoqërive prodhuese të veshjeve e këpucëve, etj, të përzgjedhura nga
Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, besojmë se duhet të jenë bërë dhe
përllogaritja e fondit total: 2,800,347,570 lekë, në rastin e kontratës 4 vjeçare të tenderit “Blerje dhe
shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, si për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar,
ashtu dhe për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, zhvilluar më datë 11.05.2020.
Ti lësh në dorë Kontraktuesit Operatorit Ekonomikë, fituesit të tenderit (vetë bënë të zotin, vetë përdor dhe
shkopin), që të realizojë të gjitha testet dhe inspektimet të uniformave, këpucëve, etj, të kontraktuara, e kostot
e tyre të financohet tërësisht nga Kontraktuesi brenda kushteve të çmimit të kontratës, do të thotë se i ke varur
në qafë mëlçitë “Ujkut akoma më të uritur”.
Testet dhe inspektimet, nuk janë “Mall”, nuk bëhen hyrje dhe dokumentohen në magazinë, sepse nuk janë
materiale me vlerë ekonomike. Por veprime që kryhen mbas marrjes në dorëzimit në magazinë të partisë së
malli (sasia e artikujve të uniformës e këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit, të gatshme që dorëzohen njeherësh).
për të përcaktuar pajtueshmërinë e cilësisë së kërkuar për uniformat e këpucët, etj, të Policisë së Shtetit.
Pika 7 e Nenit 3, “Përkufizime”, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, i
jep këtë kuptim: “Mall” është çdo gjë materiale me vlerë ekonomike.
Pra në këtë mënyrë, procesi e marrjes në dorëzim të uniformave, këpucëve, etj, i “minosur”, është i
komprementuar. Veprime që lenë shteg për abuzime të pranishme, në realizimin me cilësinë të uniformave,
këpucëve, etj,???, (pasi dihet se, abuzimet janë teknike). Duke “mbyllur” në këtë mënyrë ciklin e parashikuar
të vjedhjeve të “majme”, duke “përligjur” dyshimin se, vjedhjet nga uniformat dhe këpucët, etj, të Policisë së
Shtetit, mund të shkojnë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë??? të realizuar nëpërmjet SHTOJCË NR.1 datë
15.10.2019, të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, “Për disa ndryshime /
modifikime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, rihapur në datë 5.11.2019.
Pra, Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar, testet dhe inspektimet të artikujve të uniformës, si kostoja e tyre
duhet të financohet tërësisht nga Kontraktuesi (fituesit të tenderit), brenda kushteve të çmimit të kontratës,
por që lënë shteg për abuzime, janë në kundërshtim të hapur me Udhëzimin e Ministrisë së Financave Nr.30
datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24,
datë 07.12.2016, nr.11 datë 06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin
Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik. Udhëzimine Ministrisë së
Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar, ka dalë
në zbatim të Nenit 6, gërma (e) të Ligjit nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”
Tek Shtojca 11 “Specifikimet Teknike” të dokumentave të tenderit, pika 6 “Shpërndarja”:
ISHTE: Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar
Operatori ekonomik fitues do të realizojë shpërndarjen e artikujve të uniformës tek punonjësit e policisë,
nëpërmjet pikave fikse të shpërndarjes në cdo qendër qarku dhe pikave të lëvizshme të shpërndarjes pranë cdo
njësie shpenzuese të Policisë së Shtetit (40-50 njësi shpenzuese).
Për qarkun Tiranë do të realizojë shpërndarjen e artikujve të uniformës tek punonjësit e policisë, nëpërmjet
minimalisht 5(pesë) pikave fikse të shpërndarjes, ndërsa për 11 qarqet e tjera do ta realizojë nëpërmjet
minimalisht 1 (një) pike shpërndarje fikse për cdo qendër qarku.
BËHET: Në procedurën e rihapur datë 5.11.2019
Operatori ekonomik fitues do të realizojë shpërndarjen e artikujve të uniformës tek punonjësit e policisë, sipas
përcaktimeve të Aneksit 9 - i ndryshuar - Sistemi Elektronik i Shpërndarjes.???
Dhe në këtë rast halli nuk ishte se, HIQEN 16 pikat fikse për të mos shpërndarë artikujt e uniformës tek
punonjësit e policisë, por halli ishte për t’i HEQUR barrën Operatorit e Ekonomikë fitues të tenderit, nga
pagesat që do të kryente për qeratë të ambjenteve në 16 pika fikse të shpërndarjes së artikujve të uniformës
tek punonjësit e policisë, për 4-vjetë???. Për të mos prekur se, vjedhja mund të shkojë dhe më shumë se
1,157,815,852 lekë, të realizuar nëpërmjet SHTOJCË NR.1 datë 15.10.2019, të Agjencisë së Blerjeve të
Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, “Për disa ndryshime / modifikime në dokumentet e tenderit të
procedurës së prokurimit”, rihapur në datë 5.11.2019.
Absurditeti! I kërkohet që, Punonjësi i Policisë të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të uniformës???
Në Procedurën e rihapur datë 5.11.2019, në përcaktimet e Aneksit 9 - i ndryshuar - Sistemi Elektronik i
Shpërndarjes, Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës, tregohet:
 Porosia duhet të dorëzohet direkt te Punonjësi i Policisë pranë qendrës së vet të punës. Punonjësi i Policisë
kolaudon porosinë e bërë prej tij dhe pas këtij veprimi disbursimi i pikëve bëhet zyrtar.

Në se i rri mirë apo keq uniforma, kaq mund të shprehet Punonjësi të Policisë. Tjetër, nuk dihet se çfarë
kolaudimi me tej duhet të bëjë Punonjësi i Policisë, uniformës???.

 Nëse Punonjësi i Policisë merr mallin e porositur, pa bërë konfirmimin në sistem, për një periudhë të caktuar
kohe, do të bëhet përgjegjës për të paguar vetë uniformën???

 Nëse porosia nuk kolaudohet për çështje cilësie nga Punonjësi i Policisë, artikujt e porositur i kthehen
operatorit dhe në sistem pikët nuk disbursohen. Çdo kthim i till do të markohet negativisht ndaj operatorit në
vlerësimin e cilësisë së mallit???
Por çfarë do të kolaudojë për çështje cilësie të uniformës, Punonjësi i Policisë???, kur Kolaudimi ose kontrolli
përfundimtar e testet laboratorike për lëndën e parë për cilësinë e kontraktuar, është kryer nga Kontraktuesi
(fituesit të tenderit).

 Njësia e uniformave pranë MB, do të zhvilloj sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve në të gjithë vendin
duke testuar veshjet në laboratore jashtë vendit.
Veprimet apo mos veprimet e Njësisë së uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme, nuk ka për të
ndodhur, sepse Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar e testet laboratorike për cilësinë e lëndës së parë dhe
produkt të gatshëm të kontraktuar, të kryer nga Kontraktuesi (fituesit të tenderit), kanë rezultuar të mira,
janë pranuar uniformat dhe janë veshur efektivët.
Ndërsa, “Qeni leh, Ujku ka bërë punën” dhe pasi janë veshur me uniformë (mbas “pilafit”), Njësia e
uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme do të zhvilloj sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve të
Policisë në të gjithë vendin???, që do të thotë, efektivët duhet të zhveshin uniformën e furnizuar për të testuar
veshjet e tyre në laboratore jashtë vendit??? Një “formalitet” në letër, të gënjesh veten, nuk ka për të ndodhur
kurrë, sepse “pazaret” janë mbyllur.

 TENDERI I UNIFORMAVE TË POLICISË SË SHTETIT


Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi”, grabitja nga
uniformat e Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë
Për arsye, sepse nuk mund të jepet çmimi për njësi, si rezultat të papërshtatmërisë me sasitë e parashkuara
(raportit midis artikujve me çmime të ulëta dhe artikujve me çmime të larta), midis të procedurës datë
19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019).
P. Shembull: 15,500 Komplete Kostum uniforme (1 Xhaketë, 2 pantallona, 2 kapele) të planifikuara për blerje
mund të jetë me një çmim jo më pak se 25,000 lekë pa TVSH, që po të llogaritim vlerën e kësaj sasi kostume në
bazë të planifikimit, kap vlerën 377,500,000 lekë pa TVSH.
Në shumatore çmimi për njësi merr një vlerë në bazë të % të barabartë me një artikull tjetër ku çmimi për
njësi është e papërfillshme, konkretisht: 6 palë Grada ”Drejtues Madhor” të planifikuara për blerje mund të
jetë me një çmim jo më pak se 2,500 lekë pa TVSH, vlera totale e tyre është 15,000 lekë pa TVSH.
Në ofertën ekonomike të paraqitur nga Operatorët, vlerësimi është i njëjtë si me Kostum uniforme (1 Xhaketë,
2 pantallona, 2 kapele), po kështu dhe me Gradat ”Drejtues Madhor”.
KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) kur bënë vlerësimin, i jep të njëjtat pikë si për Kostum uniforme (1
Xhaketë, 2 pantallona, 2 kapele), ashtu dhe për 6 palë Gradat ”Drejtues Madhor”, konkretisht:
Operatori Ekonomikë, ofron Kostum uniforme 25,000 lekë pa TVSH dhe merr vlerësimin maksimal, ndërsa
për Gradat ”Drejtues Madhor”, ofron 10 lekë dhe merr një vlerësim minimal. Po ti bashkojmë të dy çmimet
për njësi, do të na dalë rreth 51 % të ofrohet të çmimit për njësi.
Në realitet, kur lidhet kontrata me Operatorin Ekonomikë fitues, cmimi për njësi nuk do të jetë 51% i vlerës
totale të dy artikujve, por do të jetë 99 %, sepse Kostum uniforme është ofruar me vlerë të plotë. Operatori
Ekonomik“D&E”, fitues i Tenderit, për aksesorët/gradat, stemat e shenjat, çmimet e tyre në krahasim me
çmimet e palanifikuara që është rihapur procedura e tenderit datë 5.11.2020, ka vendosur çmime të
papërfillshme, duke i rënë në kokë apo dhe akoma më shumë çmimeve të artikujve të uniformës dhe këpucëve
të Policisë, që kanë çmime të larta???
Procedura “fiktive” e tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së
Shtetit”, me fond limit 2.800.347.570 lekë, dhe me dyshimin se grabitja nga uniformat e Policisë së Shtetit
mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, u realizua si i bërë me dorë, ashtu siç e deshi ministri
Sandër Lleshi, Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm dhe Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit.
Më datë 14.07.2020 Agjencia e Blerjeve të Përqendruar, në Ministrinë e Brendshme, mes “formaliteteve,
lojrave e manovrave”, ka shpallur fitues, Shoqërinë shqiptare”D&E SHPK”, me aktivitet ”gërmime dheu”, si
Bashkimi i Operatorëve Ekonomik me: “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU
TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”,si më poshtë:
Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 319,966 (treqind e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë
e gjashtë) Lekë (pa TVSH) (me numra dhe fjalë) dhe me pikë totale të marra 70 (shtatëdhjetë) pikë, ofruar
51,5% të shumatores limit të çmimeve pë njësi: 621,011 lekë, që është rihapur procedura e tenderimit datë
5.11.2019
Më datë 14.07.2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruar, në Ministrinë e Brendshme, tregohet:
Duke iu referuar procedurës lartpërmendur, informojmë se ”D&E” SHPK, jeni identifikuar si operatorë
ekonomikë të suksesshëm:
Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqiteni pranë organit qendror blerës Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, me
adresë:Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Tel: 042247865, brenda 5(pesë) ditëve nga dita
e publikimit të këtij njoftimi, për të lidhur marrëveshjen kuadër.
Pra fitues u shpall “D&E” SHPK, me aktivitet “Gërmime dheu”, që ofroi 500,000,000 lekë më shumë nga vlera
që ofroi kompania Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. Ose firma Turke është ulur
në vlerën prej 500,000,000 lekë, aq sa ishte parashikuar (planifikuar) kjo vlerë, që në DT (Dokumentat e
Tenderit.
Nga përllogaritjet sipas shumatores limit të çmimeve për njësi, Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E”
SHPK + “SUMMER CONF. s.r.l” + +, mendohet të jetë ofruar rreth 2,600,000,000 lekë, përkundrejt fondit
limit: 2,800,347,570 lekë, që është rihapur procedura e tenderimit datë 5.11.2019.
Nga përllogaritjet sipas shumatores limit të çmimeve për njësi, Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve
Tic. Ltd. Sti, mendohet të jetë ofruar rreth 2,100,000,000 lekë, përkundrejt fondit limit: 2,800,347,570 lekë, që
është rihapur procedura e tenderimit datë 5.11.2019.
Mendohet gjithashtu se, ”D&E” SHPK, me 51,5 % që është ofruar, për kundrejt fondit limit: 2,800,357,570
lekë që është rihapur procedura e datës 5.11.2019, normalisht duhet të lidh kontratën me 1,442,184,148 lekë?,
por në fakt do ta lidh kontratën me rreth 2,600,00,000 lekë, çka do të thotë sipas skemës ”mafioze” të
shumatores limit të çmimeve për njësi, dyshohet sipas kësaj skeme të përdorur, vjedhja mund të shkojë dhe më
shumë se 1,157,815,852 lekë nga Tenderi i dyshimtë të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit.
Por një gjë është e sigurtë, se nga tenderi “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së
Shtetit”, me fond limit 2.800.347.570 lekë, zhvilluar më datë 11.05. 2020, të tre firmat pjesmarrëse: ”D&E
SHPK”, ”KAP-KO d.o.o” dhe Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti., janë të “kënaqura”, me një
emërues të përbashkët:
Si i kualifikuari i këtij tenderi firma shqiptare ”D&E SHPK”, ashtu dhe të s’kualifikuarit firma Turke Genç
Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. dhe firma Kroate ”KAP- KO d.o.o” cilat kanë qenë në
mbikqyerjen e ”rreptë” e të orientuar për këtë tender ”fiktiv” nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme
(Ministri Sandër Lleshi e Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca), gjatë gjithë procedurës, që zgjati një vit,
do ti realizojnë të organizuar bashkë uniformat e këpucët Policisë së Shtetit. Duke e ndarë produktin:
uniformat dhe pjesët përbërëse të saj, do ta realizojnë në bashkëpunim ”D&E SHPK” me ”KAP-KO d.o.o”,
ndërsa e gjithë sasia e këpucëve ( 77,820 palë ), do të realizohet nga Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti

 KALLËZIMI-PENAL I BËRË NË SPAK NË DATË 3.08.2020, PËR ZYRTARËT E LARTË TË


MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR “SHPËRDORIM TË DETYRËS” DHE “SHKELJE TË BARAZISË
NË TENDERA”, PO JEP EFEKTE, PA FILLUAR HETIMET.
MINISTRIA E MBROJTJES DHE MINISTRIA E BRENDSHME ME “MASHTRIM”, JANË TË KAPUR
NGA “MAFIA E UNIFORMAVE” NË VEPRIM
Në këtë kallëzim-penal kemi vënë dukje se:
- Dy kompani shqiptare, (që janë të njëjtë, por të maskuara), “D&E” SHPK me aktivitet “Gërmime dheu” dhe
“MARSI&AL” SHPK me aktivitet tregtim pjesë këmbimi për automjete dhe mobileri, që veprojnë si skemë
“Mashtruese”, por me mashtrim të pranuar, që nga viti 2012 deri në vitin 2020, dy institucionet e sigurisë
kombëtare shqiptare, i kanë korruptuar.
- Me falsifikim e mashtrim, nuk “lodhen” së vjedhuri paratë e taksapaguesëve shqiptar! Kompanitë shqiptare
që veprojnë si skemë “mashtuese”, “D&E” SHPK me aktivitet “Gërmime dheu” dhe “MARSI&AL” SHPK me
aktivitet tregtim pjesë këmbimi për automjete dhe mobileri, pasi kanë kapur (kanë bërë “zap”) më parë
Ministrinë e Mbrojtjes, në furnizimin me uniforma ushtarake që nga viti 2012 deri në vitin 2020, në një vlerë
prej 8,371,396,894 lekë .
- Ndërsa në vitin 2020 “D&E” SHPK ka kapur (ka bërë “zap”) dhe Ministrinë e Brendshme, në furnizimin me
uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit për 4 vite, në tenderin e zhvilluar e zhvilluar më datën 11.05.2020,
nga Agjencia e Blerjeve të përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, me fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa
TVSH, (3,360,417,084 lekë me TVSH),
- Si qarkullon “kurba” e përdorimit të dokumentacionit të njëjtë të firmave të huaja, nga “mafia e uniformave”
në veprim, “D&E” SHPK dhe “MARSI&AL” SHPK, dokumentacion të cilin e përdorin sipas rastit, njëherë
“D&E” , njëherë “MARSI&AL” si Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë, dhe i paraqesin ato në procedurat e
tenderimit të uniformave ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, uniformave policore të Ministrisë së Brendshme
dhe uniformave policore të Drejtorisë Përgjithshme të Burgjeve, të Ministrisë së Drejtësisë.

”D&E” shpk dhe “Marsi & Al” shpk, është i njëjtë, është ”D&E” shpk, që vepron si skemë “mashtruese”, i
maskuar me “Marsi & Al”. Këtë fakt e tregon dhe QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit), Ekstrakt historik i
regjistrimit tregtar për të dhënat e subjektit SH.P.K., Gjendja e Regjistrimit, rezulton se, “D&E” shpk dhe
“Marsi&AL” shpk, të kenë të njëjtin nr.telefoni 0682008631??? Dhe ne disa raste kanë të njëjtën adresë të
vendeve të ushtrimit të aktivitetit???
Sa më sipër, si nga subjekti ”D&E” shpk ashtu dhe nga subjekti “Marsi & Al”, Depozitimi për ndryshim
Telefoni: mban të njëjtën datë 06.08.2020??? Ky veprim provon faktin se, ”D&E” shpk dhe “Marsi & Al”,
është i njëjtë, është ”D&E” shpk, që vepron si skemë “mashtruese”, i maskuar me “Marsi & Al”.
Mirpo kallëzimi-penal i bërë në datë 3.08.2020 në SPAK, po jep efektet pa filluar hetimet. Firmat
“Mashtruese”, ”D&E” shpk dhe “Marsi & Al” shpk, kanë hequr nga përdorimi nr.telefoni 0682008631, që e
kishin të njëjtë???
a) Në QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit për ”D&E” shpk, Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar për të dhënat
e subjektit SH.P.K., Gjendja e Regjistrimit, tregohet:

3. Emri i subjektit ”D&E” shpk


5.Data e themelimit 24/05/2007; 10.Administratori/ët Ismail Kadiu; 12.Ortakët Ismail Kadiu; 14.Të dhëna që
njoftohen vullnetarisht, Emri tregtar: ”D&E”,Telefon: ishte (”0682008631”) (pasi është fshirë), u bë 00355
4202175; datë 07/10/2010, Telefoni ishte (” ”), u bë (”0682008631”).
Në datë 3.08.2020 është bërë kallëzim-penal në SPSK, ndërsa sipas QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit), ose 3
ditë pas këtij kallëzimi, për subjektin ”D&E” shpk, tregohet: datë 07/08/2020; Numri i çështjes: CN-573138-08-
20; Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitimi i Vendimit datë 06.08.2020, ku është vendosur: Deklarimi i adresës
elektronike. Ndryshimi i numrit të kontaktit. Telefoni ishte (”0682008631”); u bë (“00355 4202175”).

Nga datë 07/10/2010, Telefoni ishte (”0682008631”), ndërsa datë 07/08/2020 u bë (“00355 4202175”), afro 10
vjetë ”D&E” shpk fshin nga Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar, Telefonin: (”0682008631”).
b) Në QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit për ”D&E” shpk, Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar për të dhënat
e subjektit SH.P.K., Gjendja e Regjistrimit, tregohet:

3. Emri i subjektit “Marsi & Al” shpk


5.Data e themelimit 02/03/2007; 10.Administratori/ët Misar Tufi; 12.Ortakët Petrit Kasapi; 14.Të dhëna që
njoftohen vullnetarisht, Emri tregtar: “Marsi & Al” Telefon: ishte (”0682008631”) (pasi është fshirë), u bë
00355 42210932; datë 08/03/2012, Telefoni ishte (”0694236905 ”), u bë (”0682008631”).
Në datë 3.08.2020 është bërë kallëzim-penal në SPSK, ndërsa sipas QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit), ose 3
ditë pas këtij kallëzimi, për subjektitn“Marsi & Al” shpk, tregohet: datë 07/08/2020; Numri i çështjes: CN-
573146-08-20; Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i kërkesës së administratorit, datë 06.08.2020 për
ndryshim të dhënash vullnetare. Telefoni ishte (”0682008631”); u bë (“00355 42210932”).
Nga datë 08/03/2012, Telefoni ishte (”0682008631”), ndërsa datë 07/08/2020 u bë (“00355 42210932”), mbas 8
vjetë e 5 muaj “Marsi & Al” shpk fshin nga Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar, Telefonin:
(”0682008631”)???
Sa më sipër, si nga subjekti ”D&E” shpk ashtu dhe nga subjekti “Marsi & Al”, Depozitimi për ndryshim
Telefoni: mban të njëjtën datë 06.08.2020??? Ky veprim të bën që të dyshosh se, ”D&E” shpk dhe “Marsi &
Al”, është i njëjtë, dyshojmë se është ”D&E” shpk, fitues i tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e
uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084
lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020. që vepron si skemë “mashtruese”, i maskuar me “Marsi & Al”
shpk.

 Procedura e rihapur e tenderit më datë 5.11.2019 “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të
Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, në vlerën prej 2.800.347.570 lekë pa TVSH dhe zhvilluar në datën 11.05.2020,
DT (Dokumentat e Tenderit dhe Specifikimet teknike), i ka brenda elementet e shpërdorimit të detyrës e
korrupsionit, skemat “mafioze”, abuzivitetin, mashtrimin, fasifikimin, dhe kamuflimin.
Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për aparate audio-përgjimi, as investigim, suvejim,
vëzhgim, apo përgjime të bisedave telefonike e celularësh, kamera, etj.
Faktet dhe provat materiale i gjeni të publikuara, mjafton të klikosh: faqja në Internet www.app.gov.al,
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, dhe në “Fletore Zyrtare”, për Ligjet dhe vendimet e Këshillit të
Ministrave, që pë përmenden në këtë material.
Pra ekzistojnë mjaftueshëm faktet dhe prova materiale, të “Shpërdorimit të detyrës e korrupsionit” dhe të
“Barazisë në tendera”, nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit. Të cilët kanë qenë të parapërgatitur dhe të vendosur për të grabitur hapur vlerën
500,000,000 lekë të parashikuar (planifikuar) që në DT (Dokumentat e Tenderit), nga tenderi i hapur për
blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, në fondin limit: 2,800,347.570 lekë. Si dhe dyshimin se vjedhja mund
të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, të realizuar nëpërmjet SHTOJCË NR.1 datë 15.10.2019, të
Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, “Për disa ndryshime / modifikime në
dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, rihapur në datë 5.11.2019.
Mendojmë se kjo është e vërteta që ka ndodhur me Tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Dhe kush nuk
e njeh të vërtetën është naiv; kush e njeh dhe me vetëdije e fsheh, është kriminel.
Shpresojmë se, SPAK (Struktura Posaçme Antikorrupsion), do të kryejë detyrën, do të konfikskojë gjithë
praktikat dhe korespondencën e Agjencisë së Blerjeve të Perqendruara, në Ministrinë e Brendshme dhe do të
nis hetimin e menjëhershëm të dosjes së tenderit 4 vjeçar të uniformave të Policisë së Shtetit, në vlerën prej
2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), datë 11.05.2020.
SPAK (Struktura Posaçme Antikorrupsion), do të thërrasë të dëshmojnë autorët dhe aktorët e përfshirë në
superskandalin e grabitjes, që mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, nga procedura ”fiktive” e
tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit:
2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020.

 Në vazhdimësi për dyshimet e forta se, në nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, grabitja mund të shkojë
dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, nga procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe
këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH),
zhvilluar në datë 11.05.2020, do të kërkojmë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e
Brendshme, dokumentacionin e nevojshëm, përgatitjen e tyre nga personat e ngarkuar e të nënshkruar prej
tyre, si më poshtë:
1. Operatorët Ekonomikë të përzgjedhura nga Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit, të cilëve ju është bërë ftesë dhe kanë paraqitur ofertë ekonomike (çmimet) për artikujt e uniformës,
këpucëve, etj, mbi bazën e e të cilave është bërë përllogaritja e fondit limit, për procedurën datë 19.08.2019,
pezulluar.
2. SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT, Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen, sipas DT
(Dokumentave të Tenderit), Shtojca 13, për 123 artikuj të uniformës, këpucëve, etj, Total Sasia 726,643 (e
detajuar, me çmimin përkatës dhe e vlerësuar), që jep Fondin limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, për
procedurën datë 19.08.2019, pezulluar.
3. SPECIFIKIMET TEKNIKE të artikujve të uniformës, këpucë, etj, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca
11 [Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor], për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar.
4. Operatorët Ekonomikë të përzgjedhura nga Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit, të cilëve ju është bërë ftesë dhe kanë paraqitur ofertë ekonomike (çmimet) për artikujt e uniformës,
këpucëve, etj, mbi bazën e e të cilave është bërë përllogaritja e fondit limit, për procedurën e rihapur datë
5.11.2019.
5. SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT, Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen, sipas DT
(Dokumentave të Tenderit), Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca 13, për 123 artikuj të uniformës,
këpucëve, etj, Total Sasia 486,658 (e detajuar, me çmimin përkatës dhe e vlerësuar), që jep Fondin limit:
2,800,347,570 Lekë pa TVSH, për procedurën e rihapur datë 5.11.2019.

6. SPECIFIKIMET TEKNIKE, të artikujve të uniformës, këpucë, etj, sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca
11 [Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor], për procedurën e rihapur datë 5.11.2019.
7. PROCESVERBALET e mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre. Argumentimi dhe dokumentimi
teknik e ekonomik për çdo artikull të uniformës, këpucë, etj, të ndryshuar, për procedurën e rihapur datë
5.11.2019.
8. FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE, sipas DT (Dokumentave të Tenderit, Shtojca 3, [Shtojcë për t’u
plotesuar nga Operatori Ekonomik], për 123 artikuj të uniformës, këpucëve, etj (me çmimin përkatës), për
procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe
këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar në datë 11.05.2020.
nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Paraqitur nga fituesi i këtij tenderi, Bashkimi i Operatorëve
Ekonomik: ”D&E SHPK” dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE
DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU” Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 319,966 Lekë (pa
TVSH).
9. Marrëveshjen kuadër (Kontratën) e lidhur ndërmjet Autoritetit Kontraktor (Ministria e Brendshme apo
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit), me Kontraktuesin (furnizuesin), fituesin, Bashkimi i
Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU
TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU” , të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e
uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar në
datë 11.05.2020. nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.
MINISTRIA E BRENDSHME
AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQENDRUARA
Shtojca 16
FORMULARI I NJOFTIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË SUKSESSHËM NË
MARRËVESHJEN KUADËR
[Data: 14.07.2020]
Për: Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: “D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe
“LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
Adresa e përfaqësuesit të BOE-së ”D&E SHPK”: Rruga ”Milto Tutulani”, Pallati Alb Millenium,
nr.6, Kati 1, Tiranë.
***
Procedura e prokurimit:“Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”, Marrëveshje Kuadër, me
një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me afat të marrëveshjes kuadër 4 (katër)
vite.
Numri i referencës së procedurës:REF-31606-07-25-2019.
Përshkrim i shkurtër i kontratës: Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e
Shtetit, me fond total të marrëveshjes kuadër për 4(katër) vite: 2,800,347,570 (dymiliard e tetëqindmilion
e treqindedyzetëeshtatëmijë e pesëqindeshtatëdhjetë) Lekë (pa TVSH)dhe me shumatore limit të
çmimeve për njësi: 621,011 (gjashtëqind e njëzetë e njëmijë e njëmbëdhjetë) Lekë (pa TVSH). Afati
kohor i ekzekutimit: Brenda datës 1 Prill për artikujt e uniformës verore??? dhe brenda datës 1
Shtator për artikujt e uniformës dimërore???. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës
së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e
kontratës së parë.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: X oferta ekonomikisht më e favorshme.
Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta operatorë ekonomikë, me shumatoren e çmimeve
për njësi të ofruar/ me vlerat përkatëse të ofruara:
1) Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. 3930583225
Emri i plotë i shoqërisë Numri i NIPT-it
Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 133,480 (njëqind e tridhjetë e tre mijë e katërqind e
tetëdhjetë) Lekë (pa TVSH) (me numra dhe fjalë)
2) Bashkimi i Operatorëve Ekonomik“Kapko doo” dhe “Odjeca doo” dhe “Galko doo” dhe “Jelen
professional doo” dhe “Galeb d.d” dhe “OpenTech consulting & Services” SHPK; (Emri i plotë i
shoqërisë),respektivisht me NIPT: 49702093753; 59645137605; 46818705329; 18683136487;
74554924553; L41329019U (numri i NIPT-it);
Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 446,667 (katërqind e dyzetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e shtatë) Lekë(pa TVSH) (me numra dhe fjalë);
3) Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS
s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
Respektivisht me NIPT:K71804001C; RO8145996; 00235470135; 9290313472;
Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 319.966(treqind e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH) (me numra dhe fjalë);
Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:
1) Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. 3930583225
Emri i plotë i shoqërisë Numri i NIPT-it
2) Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Kapko doo” dhe “Odjeca doo” dhe “Galko doo” dhe “Jelen
professional doo” dhe “Galeb d.d” dhe “OpenTech consulting & Services” SHPK; (Emri i plotë i
shoqërisë),respektivisht me NIPT: 49702093753; 59645137605; 46818705329; 18683136487;
74554924553; L41329019U (numri i NIPT-it);
Perkatësisht për arsyet e mëposhtme:
1. “GENC TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”:
 Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentat e paraqitur për
çertifikata konformiteti EN ISO për çdo model këpuce (aty ku kërkohet), nuk janë lëshuar nga një
organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma
ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Për më tepër ofertuesi nuk ka
paraqitur dokumentacionin shoqërues Fletë analiza/ Raporte testimi nga laboratorë të pavarur nga
prodhuesi i lëndës së parë dhe produktit të gatshëm, për shollat e të gjitha llojeve të këpucëve (aty ku
kërkohet). Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
 Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën ”b” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka
paraqitur Fletë analiza/Raporte testimi nga laboratorë të pavarur nga prodhuesi i lëndës së parë dhe
produktit të gatshëm, për disa artikuj tekstili dhe lëkure, e konkretisht: kostum dimëror për
motoçiklistët; tekstili i kapeles për materialin bazë 100% lesh; doreza lëkure; tekstili i materialit të
dytë bazë të pulovër e trikotuar me jakë V, me jakë të rrumbullaktë dhe me jakë gjysmë golf; tekstili i
materialit të dytë të bluzës pambuku me jakë rrumbullake me mëngë të shkurtra dhe me mëngë të
gjata,; tekstili i materialit të dytë të bluzës polo me mëngë të shkurtra dhe me mëngë të gjata,; tekstili
i materialit të dytë të bluzës polo me mëngë të shkurtra për plazhe. Mosdorëzimi i dokumentacionit të
kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim. Për më tepër, në aneksin 4, për artikujt nr.3, 4
dhe 5 (bluze polo me menge te shkurtra për punonjësit e policisë, bluze polo me menge të gjata për
patrullat e policisë dhe bluze polo me menge te shkurtra per patrullat e policise), është kërkuar që
përbërja e materialit duhet të jetë 85%-90% pambuk + 10%-15% polipropilen, ndërsa ofertuesi ka
paraqitur raport testimi ku rezulton se kjo kërkesë nuk plotësohet pasi përbërja e materialit të
ofertuar është 50% pambuk + 50% poliester, jashtë parametrave të kërkuar. Gjithashtu, në aneksin 4,
për artikujt 7, 8 dhe 9 (pulovër e trikotuar me jakë “V”, pulovër e trikotuar me jakë rrumbullake dhe
pulovër me jakë gjysëm golf), është kërkuar që dendësia për materialin interlock duhet të jetë 30/26
±2%, ndërsa ofertuesi ka paraqitur raport testimi ku rezulton se kjo kërkesë nuk plotësohet pasi
rezultati për dendësinë e materialit të ofruar është 60/52, jashtë parametrave të kërkuar. Për
materialin llastik 1:1 dendësia e kërkuar është 35/44 ±2%, ndërsa referuar raportit të tëstimit të
paraqitur nga ofertuesi dendësia rezulton të jetë ofruar 70/88, jashtë parametrave të kërkuar.
 Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën “c” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka
paraqitur deklaratë nga prodhuesi i aksesorëve për përbërjen e materialeve të përdorura dhe cilësinë
e tyre, sipas Specifikimeve Teknike, e konkretisht për: kopsat metalike (të mëdha, të vogla, xhemel),
rripi i zi i kapelës, stema metalike dhe ornamentet e jakës, stema plastike, togëza metalike për rripat,
kordona dekorativë për uniformën ceremoniale. Deklarata e paraqitur është lëshuar nga vet ofertuesi
dhe jo nga kompanitë që pretendohen si prodhues të aksesorëve. Mosdorëzimi i dokumentacionit të
kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Kapko doo” dhe “Odjeca doo” dhe “Galko doo” dhe “Jelen
professional doo” dhe “Galeb d.d” dhe “OpenTech consulting & Services” SHPK:
 Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 13 të ofertës teknike, pasi ditën e hapjes së procedurës
nuk arriti të paraqesë mostrat / kampionet të disa prej artikujve që kërkohen të prokurohen?,
konkretisht: Kostumi i shërbimit civil për femra dhe meshkuj, Kostumi dimëror për motoçiklistët,
Kostumi dimëror për patrullat, Pantallona verore për meshkuj, Këmishë bojëqielli me mëngë të gjata
për femra dhe meshkuj, Këmisha ceremoniale me mëngë të gjata për meshkuj dhe femra në shërbimin
civil, Pulovër e trikotuar me jakë “V”, Pulovër e trikotuar me jakë rrumbullake, Pulovër me jakë
gjysëm golf, Kapele sportive dimërore, Dorashka motoçiklisti, Aksesorë reflektivë, Dorashka
ceremoniale, Jelek operacional multifunksional, Jelek shpëtimi dhe Jelek prezantues. Kapela e
uniformës verore për meshkuj dhe femra, Kapuç leshi. Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në
këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
 Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi nuk ka dorëzuar skeda teknike,
raport testimi / fletë analiza për të gjithë artikujt e përfshirë në Aneksin 1 - Kostume dhe Aneksin 2 -
Këmisha. Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
***
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë se jane identifikuar si operatorë ekonomikë të
suksesshëm:
Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l”
dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, respektivisht me
NIPT: K71804001C; RO8145996; 00235470135; 9290313472;
Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 319,966 (treqind e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH) (me numra dhe fjalë) dhe me pikë totale të marra 70
(shtatëdhjetë) pikë.
Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqiteni pranë organit qendror blerës Agjencia e Blerjeve të
Përqendruara, me adresë: Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Tel: 042247865,
brenda 5(pesë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, për të lidhur marrëveshjen kuadër.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 17.06.2020
Ankesa: Po.
Marrë përgjigje: vendim i KSHA-së me nr.1174/2 date 29.06.2020;

TITULLARI I ORGANIT QENDROR BLERËS


DREJTOR I PËRGJITHSHËM

You might also like