You are on page 1of 1

SKENARI

PËR AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 21 VJETORIT TË RËNIES HEROIKE TË


KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI

- Intonimi i Himnit Kombëtar


- Të nderuar, me një minutë heshtje le të nderojmë sakrificën heroike të bijve më
të mirë të kombit që dhanë jetën në shërbim të kauzës sonë kombëtare. LAVDI!
(Kushtrim)
- I nderuari Lulzim Jashari – djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, i nderuari
veprimtar i lëvizjeve tona çlirimtare kombëtare dhe Lider i Shqiptarëve të
Maqedonisë z. Ali Ahmeti, të nderuara familje të dëshmorëve të kombit,
bashkëluftëtarë të komandantit, të nderuar përfaqësues të institucioneve
shtetërore të vendit, të nderuar të pranishëm,
“Edhe njëqind jetë me i pasë, të gjitha do t’ia falja atdheut” janë këto fjalët e
Komandantit legjendar Adem Jashari që u shëndrruan në kushtrimin e lirisë për të
mbrojtur identitetin dhe dinjitetin kombëtar. Fjalë që nuk harrohen, fjalë që më 7
Mars të vitit 1998 peshuan më shumë se malet dhe dridhën zemrat më shumë se
tërmetet. Dhe kështu të edukuar me jehonën e këtyre fjalëve të lëna amanet dem
baba dem, i dëshmuan botës atdhedashurinë më të sinqertë dhe më unike. Na
mësuan ne, shenjtërinë e fjalës “LIRI”, ranë duke luftuar heroikisht por nuk vdiqën
asnjëherë, u bënë shpirti i kombit të vetë. (Lejla)
“7 Mars 1998, sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh
është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston më, mashtrohet
rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
LAVDI!” – ishin këto fjalët e gazetarit të Radio Televizionit Shqiptar - Arben
Asllanaj me të cilat përshkruajti momentin e rënies heroike të Komandantit Adem
Jashari dhe familjes së tij. E kush mund të merr guximin edhe sot të thotë se ai ka
vdekur?! Nuk vdesin kurrë Jasharajt jo, sepse arritën ta përjetësojnë nderin më të
madh të një shqiptari – të ujisin tokën e mëmëdheut me gjakun që do të rrisë lisat
e lirisë, që do të freskojnë e lulëzojnë pranverat e jetës së shqiptarëve kudo që
ndodhen. (Kushtrimi)

You might also like