You are on page 1of 2

SËRISH VJEN MARSI ……!

Shkurt e Shqip

Gazeta Express
05/03/2021 11:02

Me i fundit

Gjermania aktivizon planin


emergjent të gazit për të
siguruar furnizime

Autor: Arbër Halilaj

Pikërisht sot, më 5 mars 2021, bëhen 23 vjet të rënies heroike të Komandantit Legjendar
Adem Jashari dhe Jasharëve të tjerë.

Lexo Edhe:

Ajo që ndodhi në fillim marsin e vitit 1998 ishte një dëshmi e qartë për botën e
qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik se në Ballkan frymon një popull i
lashtë, por i shtypur padrejtësisht gjatë tërë historisë.

Prekazi dhe e gjithë Drenica, gjatë tërë historisë e sidomos në shekullin e fundit,
përjetuan përplot luftëra kundër pushtuesve dhe heroizma të bijave e bijve më të mirë!

Ngjarjet historike të Marsit 1998, që ishin kaq të drejtpërdrejta, kaq të fuqishme dhe
unike për nga përmasat e qëndresës e të sakrificës, e ngritën çështjen e Kosovës në
krye të agjendës botërore dhe e përshpejtuan arritjen e lirisë dhe krijimin e shtetit tonë.

Me aktin e rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë, UÇK
u rrit dhe u forcua shumë, ndërsa Kosova mundi frikën dhe i hapi vetes shtigjet e lirisë
dhe të ardhmërisë, duke e vulosur faktin se nga data 5 Mars 1998 e ardhmja jonë do të
marrë një kthesë historike! Sot dhe në çdo përvjetor, kolosi i kombit, strategu e vizionari,
korifeu i lirisë sonë –

Adem Jashari, vjen duke u bërë edhe më i lavdishëm, madhështia e tij vjen duke u rritur
me kalimin e viteve, ndërsa sakrifica e tij unike merr përmasa kolosale, duke e bërë të
veçantë në tërë historinë shqiptare dhe botërore.

Nuk është vetëm trimëri, sakrificë, vetëflijim, heroizëm…… është më shumë sesa kaq,
sepse është diçka më unike dhe në fakt, gjuha jonë nuk ka fjalë që e përshkruan si e sa
duhet këtë ngjarje! Kur thuhet emri Adem Jashari, çdo epitet mbetet i zbehtë, i vogël
dhe i pafuqishëm për të shprehur madhështinë dhe lavdinë e tij.

Kurdo që jemi të zhgënjyer, të pashpresë apo të frikësuar për të ardhmen, duhet të


kujtojmë emrin dhe veprën e tij, për të marrë kurajo dhe motiv për të ecur përpara edhe
më të fortë!

Fakti që Ai me vetëdije të plotë sakrifikoi kaq shumë për kombin, duhet të jetë obligim
për çdo shqiptar, duke filluar nga qeveritarët e deri tek punëtoria, rinia dhe secili prej
nesh, që çdo mëngjes të pyesim veten: “sa jemi duke punuar për idealet dhe duke e
mbrojtur sakrificën kolosale të Komandantit dhe gjithë dëshmorëve tjerë ndër breza, për
Kosovën?”. Ai flijoi gjithçka për shtetin dhe lirinë tonë, e neve sot nuk po na kërkohet
flijimi fizik, por zhvillimi dhe përparimi i vendit. Ai e bëri të veten, po ne?

Emri Adem, përveç që është emër hyjnor – emri i të parit të njerëzimit, poashtu është
emri i të parit të lirisë sonë, arkitektit të Kosovës së lirë, vizionarit më të madh që pati
shqiptaria – Adem Jasharit kolosal. Liria është e shenjtë dhe jetike për çdo popull e

shtet, prandaj çdo popull ka dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, por asnjë komb në botë
nuk e ka një vigan unik, siç e kemi ne ADEM JASHARIN.

Sa herë vjen marsi, gjithmonë na sjell dhimbje e mallëngjim, por më shumë sesa kaq,
lufta dhe përjetësia e Adem legjendarit dhe heronjëve tjerë është një epope e krenarisë,
e cila fëmijët e Kosovës do t’i përcjellë brez pas brezi, nëpër shekuj.

Sot, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, ora e parë mësimore duhet t’i
kushtohet Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.
Fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë, do të rriten dhe do të jetojnë pa frikë nën lavdinë
e heronjve, në shtetin e ndërtuar me gjak e vuajtje shekullore, shtetin që duhet ta bëjmë
sa më të fortë, meqë në themelet e lirisë së tij është i skalitur me gjak një emër i madh,
hyjnor-ADEM JASHARI!

Respekt dhe nderim i përjetshëm për vizionarin e madh, Komandantin Legjendar Adem
Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit ! “Bota filloi lëvizjet pikërisht prej Prekazit. U
bëmë të vetëdijshëm për një realitet të sakrificave dhe luftimeve që u bënë dhe sikur të
kishte Çmim Nobel të Lirisë, ai i takon familjes Jashari” – /Bernard Kouchner/

Share Now

Te fundit

Gjermania aktivizon planin emergjent të gazit për të Nuredin Dumani shtrohet tek “Trauma”, si është
siguruar furnizime gjendja e tij?

Digjet restoranti i njohur në Kosovë, publikohen Ermal Mamaqi: Nuk jam arsyeja e ndarjes së Beatrix
pamje nga Donaldi

Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Botërorit SHBA: Rusia bllokon rreth 100 anije me ushqime në
dhe si do të vendosen Kombëtaret? Detin e Zi

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të
kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lajme Op/Ed Shkurt e Shqip


Shqipëri Sport Muzike ✕

You might also like