You are on page 1of 2

SHËRBIMET DIGJITALE NË KOMUNËN E DRENASIT – CILAT JANË ATO?

Zhvillimi shumë i hovshëm i Teknologjisë Informative ka ndikuar në masë të madhe edhe në marrëdhëniet në mes
të institucioneve komunale, qytetarëve dhe komunitetit të biznesit duke e rritur ndërveprimin në mes tyre.
Digjitalizimi i shërbimeve nënkupton zëvendësimin e proceseve manuale me ato digjitale për t’iu ofruar qytetarëve
dhe bizneseve shërbime më të shpejta, më të lehta dhe më cilësore.

Administratat publike në të gjitha komunat kanë nisur aplikimin e projekteve të E_Qeverisjes, të cilat kanë për qëllim
sigurimin e informatave dhe shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset në komunitet. Pra, koncepti i
E_Qeverisjes mund të përkufizohet si përdorim i Teknologjisë Informative dhe Internetit nga ana e administratës
komunale, për të përmirësuar qasjen në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, bizneset, të punësuarit dhe palët tjera.

Reformimi i Administratës publike që nga paslufta është një proces i vazhdueshëm në të cilin Kosova, si shtet i ri,
është duke lëvizur me hapa të shpejtë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira digjitale ndaj qytetarëve
dhe bizneseve. Ky proces bazohet edhe në Strategjinë e Reformës së Administratës Publike, të cilën Qeveria e
Kosovës e ka aprovuar në mars të vitit 2007.

Digjitalizimi i Administratës Publike, E_Qeverisja dhe aplikimi i Teknologjisë Informative (TI) konsiderohen si
elementet kryesore të modernizimit të shërbimeve komunale, duke lehtësuar dhe thjeshtuar punën e administratës
dhe duke ngritur efikasitetin shërbimeve të ofruara ndaj komunitetit. Kosova dhe Drenasi brenda saj janë në pozitë
të volitshme për aplikimin e kësaj teknologjie, meqë mbulueshmëria e vendit me internet të shpejtë (broadband
internet dhe fiber optik) është mbi mesataren e rajonit, ndërsa % e Ekonomive familjare me çasje në Internet sipas
viteve (2017-2021) është si më poshtë:

2017 88.8
2018 93.2
2019 93.2
2020 96.4
2021 96.1

(Burimi: ASK-Agjensioni i
Statistikave të Kosovës)

Përdorimi i internetit për qëllime private për shërbime publike, agjencitë qeveritare ose
administratë publike gjatë 12 muajve të fundit, sipas (%) së përdorimit të internetit dhe
vitit.
30.00%
Përqindja (%) 2017 2018 2019 2020 26.00%

Për të marrë 25.00%

informacion apo 20.00%


20,0 18,5 9,5 26,0 20.00% 18.50%
aplikacion nga faqja e 16.40%
internetit 15.00%
12.30%
Për të shkarkuar ose
9.50% 9.40%
printuar formular 8,1 16,4 12,3 9,4 10.00% 8.10%
9.10%

zyrtar 4.70% 4.70% 5.30%


5.00%
Për dërguar
formularët e plotësuar 4,7 9,1 4,7 5,3 0.00%
në internet Për të marrë informacion apo
aplikacion nga faqja e internetit
Për të shkarkuar ose printuar
formular zyrtar
Për dërguar formularët e plotësuar
në internet

2017 2018 2019 2020


Për Qeverinë Komunale në Drenas, por edhe më gjerë, një nga prioritetet sa i përket reformimit të shërbimeve
digjitale publike, jo vetëm për ta rritur transparencën, efikasitetin dhe nivelin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duhet
të jetë ulja e korrupsionit, si standard dhe kriter edhe i integrimit drejt mekanizmave të BE-së, por kjo edhe do të
ngriste besimin tek njerëzit se korrupsioni mund të luftohet dhe të ulet. Përmes digjitalizimit dhe duke eliminuar
kontaktin në mes të qytetarëve dhe nëpunësve civilë, zvogëlohet mundësia dhe hapësira që të ketë kontaktim direkt
dhe kjo direkt ndikon në uljen e mundësisë për korruptim.

Nëse konkretisht e shfletojmë, Web-Faqja e Komunës së Drenasit është e organizuar dobët, me meny të paqartë
për shfrytëzuesin (qytetarin), me një organogram të linqeve të pasistemuar mirë, si dhe mungon një E-Portal – link
i veçantë për të gjitha shërbimet publike, informacionet, formularët, aplikimet etj. një lloj “E-Drenasi Online”.

Edhe në këtë web faqe ekzistuese ofrohet mundësia për të kryer disa shërbime apo informata pa prezencë fizike të
palës, qytetar apo biznes. Linku për Pagesën e Tatimit në Pronë nuk funksionon, ndërsa do të duhej ta kishte
mundësinë e marrjes së faturës online si dhe pagesës së të njejtës online, nga kartela bankare. Për këtë dhe disa
shërbime apo mundësi tjera, do të duhej të komunikohej me bankat dhe Fintech operatorët që mundësojnë pagesat,
në mënyrë që shumë pagesa të inkorporohen me portalin e Komunës duke lehtësuar kështu marrjen e
dokumenteve.

Te Zyra e Gjendjes Civile, përveç funksionimit të Bankomatit të ceritifikatave që kërkon prezencë fizike, nuk është
mundësuar aplikimi për cilëndo certifikatë online, ngarkimi i dokumenteve poashtu online, njoftimi kthyes që
certifikata është e gatshme dhe pastaj pala do të vinte vetëm fizikisht ta merrte atë ose do të mund të shkohej një
hap tutje që për një pagesë të caktuar certifikata apo dokumenti t’i dërgohej edhe me postë.

Edhe aplikimi për Informata nga Plani Urbanistik do të mund të bëhej online, sipas nr.te parceles dhe Zonës
Kadastrale, si dhe aplikime tjera nëpër Drejtori të ndryshme, ku aplikuesit do t’i mundësohej pastaj të download ato
dokumente/vendime ose t’i marr të skanuara në e-mail pas një kundërpagese për këtë shërbim (edhe kjo online) !

Poashtu, formularët e ndryshëm si: për leje të përdorimit, për komisione, aplikime, ankesa, kërkesa etj. për
Drejtoritë përkatëse do të duhej të mundësohet të merren (download-ohen) ose plotësohen online dhe me një klik
të dërgohen te Zyrtari përkatës, pa pasur nevojë të lëvizjes dhe kërkimit nëpër zyre fizikisht. Ankesat dhe kërkesat
e ndryshme do të mund të regjistroheshin në një program/software të veçantë për këtë qëllim, si Sistem Online për
Menaxhimin e ankesave, ku ankuesi/kërkuesi online do të plotësonte ankesën e vet dhe për të njejtën do të mbahen
i njoftuar me notifikime se deri ku ka shkuar ankesa, tel cila Drejtori është duke u trajtuar, statusi i ankesës dhe në
fund përgjigja apo zgjidhja, me të cilën do të njoftohej nga Sistemi. (zakonisht në e-mail). Në kuadër të kësaj do të
mund të funksiononte edhe një link për raportim në stilin “Evidento-Raporto-Rregullo”, ku qytetarët do të
raportonin parregullësi të natyrave të ndryshme, e ato pastaj do të shpërndaheshin nëpër Drejtoritë përkatëse, për
t’u zgjidhur sipas mundësisë!

E-Rekrutimi si pjesë e portalit të Komunës do të mundësonte publikimin e konkurseve, aplikimin e të interesuarve


online dhe publikimin e rezultateve pas mbylljes së konkurrimit. Kështu do të krijohej një database e qasshme për
secilin, edhe për qytetarët (pjesa e njoftimit për rezultatet e konkurrimit) ku gjithcka do të ishte transparente dhe
efikase për shfrytëzim.

Transmetimi i Seancave të Asamblesë bëhet në mënyrë injoruese dhe diskriminuese, gjë që është çështje teknike
shumë lehtë e zgjidhshme.

Ndërgjegjësimi, edukimi, dhe komunikimi me qytetarët dhe bizneset lidhur me sigurinë dhe efiçiencën që ofron
digjitalizimi i shërbimeve komunale duhet të jetë njëra ndër sfidat kryesore të institucioneve në të ardhmen.
Institucionet/ komuna duhet të siguroj udhëzime dhe ndihmë të vazhdueshme teknike për shfrytëzuesit në lidhje
me përdorimin e sigurtë të shërbimeve digjitale, gjë e cila do të rriste edhe më tepër përdorimin e tyre. Kusht i
domosdoshëm për digjitalizim të suksesshëm është që të kemi institucione që kanë kapacitet për të dizajnuar, ofruar
dhe promovuar shërbime digjitale, si dhe për t’i mbështetur qytetarët në këtë proces.

You might also like