You are on page 1of 6

Fakulteti Ekonomik, Departamentet: Mmenaxhment dhe Marketing, Viti i dytë,

semestri i III (tretë); 2018/2019

Kollokfiumi i dytë nga lënda e biznesit elektronik, datë: 15.01.2019 (e mart) salla B02

Studenti:_______________________________ ID ____________ Pikët:_________

1. Çka përfshin Infrastruktura e tregtis elektronike?

Përgjigje:

Infrastruktura e tregtis elektronike përfshinë kombinimin e kompnenteve


harduerike me infrastrukturën e rrjetave kompjuterike, infrastrukturën e bartjes
dhe transmetimit të informacioneve, infrastrukturën e mbrojtjes së të dhënave e
informacioneve dhe publikimet në rrjeta kompjuterike.

2. Çka është shitorja elektronike dhe si funksionon ajo?

Përgjigje:

Shitorja elektronike është e njejtë me shitoren e zakont mirëpo këtu transakcionet


realizohen me ndihmën e protokolit SSL(për sigurinë e të dhënave) , kurse pagesat
mund të bëhen përmes internetit me ndihmën e kartelave kreditore , me çek ose
me para të gatshme pas arritjes së porosisë në destinacionin e kërkuar.

3. Çka nënkuptohet me modelin e e-qeverisjes dhe çka presin qytetarët nga ky


model qeverisës?

Përgjigje:

Qeverisja elektronike nënkupton përdorimin e internetit dhe sistemve të


informacionit me qëllim që të thjeshtsohet dhe të lehtësohet komunikimi me
shërbimet e organeve qeveritare dhe të administratës publike .
Qytetarët presin që në internet të gjejnë shërbime të cilat kan të bëjne me
afarizmin e sektorit shtetror. Të sigrurojnë informacione të nevojshme, të
plotsojnë nevojat e tyre e të ngjajshme.

4. Çka nënkupton mësimi elektronik dhe në çka bazohet mësimi në distancë?


Përgjigje:

Mësimi elektronik nënkupton mësimin me ndihmën e kompjuterëve dhe të


rrjetave kompjuterike respektivisht mësimin nëpërmjet të internetit.
Mësimi në distancë bazohet në sistemin për përcjellje dhe menaxhim të
procesit mësimor të njohur si sistemi LSM, i cili përfshin një grup të veprimeve si
që janë:
përcjellja e përparimit të studentit,
interaksioni midis studentit dhe mentorit dhe interakcioni ndërmjet shfrytëzuesve
njeri me tjetrin.

5. Çka është kyçe në e-marketing në kuptimin e arritjes së kënaqshmërisë së


konsumatorit?

Përgjigje:

Çështje kyçe në e-marketing është se si të arrihet kënaqshmëri e konsumatorit


duke përdorur kanale elektronike, gjë që shkaktohen dilema numerike në lidhje
me ate se:
-sa është web faqja e thjeshtë për përdorim,
-sa web faqja është funksionale,
-cilat janë standardet për “on-line” shërbime konsumatorëve,
-si të porositen produktet fizike e të ngjajshme !

6. Në çka bazohet planifikimi i marketingut elektronik?

Përgjigje:

Planifikimi i marketingut elektronik bazohet në qëllimet biznesore dhe strategjinë


e biznesit elektronik. E gjithë kjo duhet të mbështetet në mediumet digjitale:
Internetin, RadioTelevizionin dhe telefonisë celulare përmes telefonave të
mençur. Përpunimi i planit të e-marketingut fillon nga:
-analiza e situatës,
-definimi i qëllimeve dhe
-strategjia e biznesit elektronik.

7. Cilat çështje janë më të rëndësishme në planifikimin e burimeve njerzore në


fushën e marketingut elektronik?
Përgjigje:

Për planifikim më të mirë të burimeve njerzore në fushën e e-marketingut,


çështjet më të rëndësishme janë:
1. Çfarë përqindje e sektorit afarist kanë qasje në Internet
2. Çfarë përqindje e konsumatorve individual kanë qasje në Internet
3. Çfarë përqindje e konsumatorve janë të gatshëm për blerje on-line
4. Çfarë përqindje e konsumatorve nuk janë të gatshëm për blerje on-line
5. Çka i pengon konsumatorët për blerje on-line të produkteve

8. Si kryhet hulumtimi i tregut online?

Përgjigje:

Hulumtimi i tregut on-line kryhet përmes on-line anketave, pyetësorëve të


plotësuar nga blerësit, intervistave, çatimi i grupeve të fokusuar dhe monitorimi i
on-line aktiviteteve të blersëve përmes web faqeve të kompanisë !

9. Çka janë promovimet dhe reklamat elektronike si dhe cili është raporti me
reklamat tradicionale?

Përgjigje:

Promovimi dhe reklamat elektronike janë aktivitete të cilat sot udhëhiqen


kryesisht nga mediumet tradicionale radio-televizive, mirëpo nuk janë interaktive
siç është interneti, smart telefonat dhe shërbimet në Internet !

10. Cili është dallimi ndërmjet marketingut tradicional dhe atij elektronik ?

Përgjigje:

Marketingu tradicional - është treg lokal dhe rajonal, disponimi kohor i kufizuar,
marketing masovik, nuk ka interaktivitet e të tjera.
Marketingu elektronik - është treg global, gjithmonë në dispozicion 24h,
interaktivitet dhe komunikim i dyanshëm, bashkësi homogjene e shfrytëzuesve .

11. Përmendni disa nga veglat e marketingut elektronik?

Përgjigje:
Posta elektronike
Konkurset online
Biltenet elektronike
Programet e lojalitetit
Web-Faqja

12. Si definohet paraja elektronike?

Përgjigje:

Paraja elektronike definohet si “transaksion monetar” e cila përmes impulseve


elektrike në kohë reale transferohet ndërmjet palëve biznesore që kryejnë shit-
blerje mallrash apo shërbimesh.

13. Kush janë aktivitetet bankare në e-bankat?

Përgjigje:

Aktivitetet bankare (e-bankat) janë si vijon:


- Qasja nga vendbanimi në bankë (Home Banking)
- Qasja direkte në bankë (Direct Banking)
- Kryerja e shërbimeve bankare on-line (On-line Banking)
- Internet bankat (Internet Banking)
- Sajber bankat (Cyber Banking)

14. Çka mundësojnë online bankat?

Përgjigje:

On-line bankat mundësojnë komunikimin e drejtëpërdrejt të klientit me bankën


dhe kryerjen e transaksioneve monetare me ndihmën e softuerit të specializuar
për qëllime të tilla. Për këtë në kompjuterin e klientit instalohet softuer i posaçëm
si (Microsoft Money, Manage Your Money,…). Gjat kryerjes së shërbimeve
bankare dhe transaksioneve monetare on-line klienti është i kufizuar
në kryerjen e transaksioneve monetare, ka nevoj për softuer dhe të zotroj
programet kompjuterike.

15. Çka paraqesin bankat elektronike (Cyber Banking)?

Përgjigje:
Bankat elektronike(Cyber Banking) paraqesin kryerjen e shërbimeve bankare nga
shtëpia përmes Internetit. Për këtë nuk ka nevoj softuer të veçantë, qasja në llogari
bankare është i mundur nga kudoqoftë, banka kujdeset për mirëmbajtjen e
harduerit e softuerit të saj. Interneti ofron bankave shumë mundësi për
transaksione monetare dhe biznes elektronik !

16.Kush janë përparsit e bankave elektronike?

Përgjigje:

Përparsit e bankave elektronike janë:


1. Koha e punës;
2. Hapësira e pakufizuar;
3. Shpejtësia e kryerjes së transaksioneve;
4. Kostoja e kryerjes së transaksioneve bankare;

17.Si realizohet peocesi i pagesave elektronike, përmendi katër fazat e procesimit?

Përgjigje:

1. Faza e informimit-katalogu i produkteve


2. Faza e përgjigjes dhe kontraktimit-regjistrimi, vërtetimi i autentitetit, zgjedhja
e shërbimit, vërtetimi i gjendjes në llogari, vërtetimi i porosisë
3. Faza e pagesës-dërgimi i të dhënave kriptografike, vërtetimi, dekriptimi,
konfirmimi
4. Faza e procesimit bankar-pranimi i të dhënave për transaksionin, obligimi i
llogarisë së shfrytëzuesit, kryerja e pagesave tregtarëve

18. Kush janë sistemet e sigurisë së transaksioneve monetare në Internet?

Përgjigje:

Sistemet e sigurisë së transaksioneve monetare në internet janë:


First virtual - është sistem i parë i pagesave në internet, i cili nuk kërkon nga
shitësi apo blerësi instalimin e ndonjë softveri të ri; mund të përdoret nëse
shfrytëzuesit përdorin softverin e dërgimit të postës elektronike.
Cyber Cash (1995) - bazohet në programin softverik Cyber Cash Wallet të cilin
blerësit e shfrytëzojnë gjatë blerjes në internet. Qasja në program bëhet përmes
softverit.
19. Çka paraqet paraja mobileose celulare?

Përgjigje:

Paraja mobile-celulare paraqet një mënyrë të rimbushjes së telefonave mobil-


celular me impulse digjitale (para të gatshme), zakonisht me ndihmën e kartelave
të mençura.
Një nga shërbimet kryesore të kësaj natyre është sistemi PayPal, i cili u
mundëson personave fizikë dhe juridikë, të transferojnë paratë nga llogaria e tyre
në bankë ose në llogarinë e tyre kreditore.

20. Shpjegoni Case study Mobipay (studimi i rastit të pagesave celulare)?

Përgjigje:

Mobipay është rast i pagesave me telefon celular brenda dhe vendit por edhe në
rrafshin ndërkombëtar me kusht që të ket roming. Scenario i një procesimi të tillë
është si vijon:
- Shfrytëzuesi zgjedh pagesën celulare në web faqen e tregtarit
- Tregtari ia përcjell shifrën dhe vlerën monetare për pagesë
- Shfrytëzuesi këto i pranon në telefonin e tij dhe konfirmon pagesën
- Procesimi për validitetin e pagesave vijon ashtuqë nga shfrytëzuesi kërkohet
PIN kodi për autorizimin e kryerjes së pagesës celulare
- Serveri, shkarkon vlerën monetare nga llogaria e shfrytëzuesit
- Në vijim shfrytëzuesit i përcillet konfirmimi për kryerjen e pagesës dhe të
njejtit i ipet urdhëri për përcjelljen e mallit !

Shënim:
Kollokfiumi i dytë vlerësohet me përqindje! Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 5 pikë. Kollokfiumi
konsiderohet i kaluar nëse arrihen mbi 50% të përgjigjeve të sakta, përkatësisht arrihen më së paku 50 pikë
nga 100 pikët e mundshme të testit! Rezultatet e kollokfiumit publikohen në WEB faqen e UKZ-së, në e-
learning, gjithsesi edhe përgjigjet në pyetjet e testit përmes së cilave do t’I konsultoni përgjigjet Tuaja! Për
qasjen e studentëve në e-learning përdoret çelsi: bi21

Profesori i lëndës: Prof. Ass. Dr. Ragmi MUSTAFA

You might also like