You are on page 1of 9

BIZNES ELEKTRONIK K1

Historiati i zhvillimit të e-biznesit

• Kuptimi i e-biznesit dhe e-commerce ka ndërruar në 30 vitet e fundit. Në fillim e kishte kuptimin e mundësimit të
transaksioneve komerciale në mënyrë elektronike, duke përdorur teknologjitë siç janë EDI – Electronic Data Interchange
(Këmbimi elektronik i të dhënave) dhe EFT- Electronic Funds Transfer (Transferi Elektonik i Fondeve). Këto dy sisteme së
pari u prezentuan në fund të viteve 1970, duke u mundësuar bizneseve të dërgojnë dokumentet komerciale siq janë
urdhëri i blerjes ose fakturat në mënyrë elektronike. Rritja dhe pranimi i kartelave të kreditit, sporteleve automatike
(ATM) dhe telefonisë bankare (telephone banking) në vitet 1980 ishin gjithashtu formë e e-biznesit. Prej viteve 1990 e
më tutje, ebusiness filloi të inkorporojë Sistemet e burimeve të korporatave (ERPEnterprise resource systems), data
mining – sortimin e të dhënave, dhe data warehousing – deponimin e të dhënave.

• Shërbimet e bankave online filluan në New York në vitin 1981, kur katër bankat më të mëdha të qytetit (Citibank,
Chase Manhattan, Chemical and Manufacturers Hanover) ofruan shërbimet bankare në shtëpi duke përdorur sistemin e
quajtur videotext.

 Në vitet 1980, bankat i ofronin konsumatorëve të tyre qasje në llogaritë e tyre me anë të kompjuterëve të tyre –
por jo nëpërmjet Internetit. Sistemi i parë i qasjes së bankës nga shtëpia ishte direct-dial. Konsumatori e lidhte
kompjuterin e tij me bankën me anë të linjës telefonike. Për të arritur lidhjen, konsumatorëve u duhej një
software i posaqëm financiar i cili ishte posaqërisht i dizajnuar për të komunikuar vetëm me sistemin bankar.
 Ndoshta shembulli i parë i tregtisë elektronike – shitores elektronike të mallërave fizike ishte Bursa e
kompjuterëve e Bostonit, një treg i shitjes së kompjuterëve të përdorur në vitin 1982. Tregu i parë online i
informatave, duke përfshirë edhe konsultat online, ishte Bursa Amerikane e Informatave, një sistem tjetër
paraInternetit i prezentuar në vitin 1991.
 CompuServe ishte një ndër portalet më të popullarizuara të shërbimeve të rrjetës për shfrytëzuesit e
kompjuterëve, duke ofruar veglat si e-mail, chat dhomat dhe panelet e porosive. Në mesin e viteve 1980,
Compuserve filloi shërbimin e quajtur Electronic Mall, ku shfrytëzuesit muind të blenin mallëra direkt nga 110
tregtarë online. Në fillim, Electronic Mall nuk kishte shumë sukses, por ishte një prej shembujve të parë të e-
commerce.
 1990 – Shkencëtari anglez Tim Berners-Lee realizon web browser-in e parë, (kërkuesin e e parë të Internetit),
WorldWideWeb, duke përdorur NeXt kompjuterin.
 1992 – J.H. Snider dhe Terra Ziporyn publikojnë punimin Shitorja e ardhmërisë: Si do të ndërrojnë teknologjitë e
reja në mënyrën se si blejmë dhe çfarë blejmë. ISBN 0312063598.
 1994 – Kompania Netscape shpërndan browserin Navigator në tetor me emrin Netscape 1.0.
 Kompania Pizza Hut ofron mundësinë e porosisë së picave në Web faqen e saj. Banka e parë online hapet.
Tentimet e para bëhen për të ofruar dërgesat e luleve dhe parapagimet në buletine online. Më tutje vazhdohet
me ofertat komerciale online të automjeteve dhe bicikletave. Netscape 1.0 prezenton në fund të vitit 1994 SSL
enkriptimin që mundësoi transaksionet e sigurta.
 1995- Jeff Bezos lanson portalin Amazon.com, i cili fillon të merret me shitblerjen e librave. Fillojnë të paraqiten
radio-stacionet e para komerciale ose pa pagesë në internet të cilat transmetojnë pandërprerë, siq janë Radio
HK dhe NetRadio. Dell Kompania dhe Cisco fillojnë në mënyrë agresive të përdorin Internetin për transaksionet
komerciale. eBay krijohet nga programuesi i kompjuterëve Pierre Omidyar me emrin AuctionWeb.
 Më 1994 dhe 1995, u paraqitën shërbimet e para të palës së tretë për procesimin e pagesave online me kartela
kreditore. Kompanitë First Virtual dhe Cyber Cash ishin më të popullarizuarat.
 1995 – Kompania e quajtur VeriSign filloi me zhvillimin e ID digjitale, ose çertifikatave, të cilat bënin verifikimin e
bizneseve në Internet. Më vonë, Verisign u fokusua në certifikimin e wb serverëve të e-commerce me qëllim të
verifikimit se ata janë të sigurtë dhe përdorin enkriptimin.
 Edhepse Interneti u bë i popullarizuar në tërë botën më 1994, u desht edhe pesë vite për ti prezentuar
protokollet e sigurisë dhe DSL sistemin për lidhje të pandërprerë në Internet.
 Në Maj të vitit 1995, Wells Fargo u bë banka e parë në botë (sipas Online Banking Report) që filloi ti ofrojë
konsumatorëve qasje në llogaritë e tyre me anë të Internetit. Ky sistem i hershëm i Online Banking i
mundësonte konsumatorëve vetëm të shihnin, jo të vepronin në llogaritë e tyre.
 1998 – Pullat postale elektronike mund të blihen dhe të shkarkohen për printim nga Web.
 1999 – Business.com iu shit për 7.5 milion dollarë tek eCompanitë, e cila në fillim të vitit 1997 u ble për vetëm
150.000 dollarë. Softweri i parë i ndarjes së shënimeve me teknologjinë peer-to-peer (rrjeti i decentralizuar i
grupit të kompjuterëve) i quajtur Napster lansohet.
 2000 – Fillon dominimi i dot-com kompanive. Dot-com kompania është ajo kompani e cila shumicën e biznesit e
realizon në Internet, zakonisht me anë të web faqes që përdorë domainin e nivelit të lartë “.com” (që në kuptim
do të thotë “commercial”).
 Në fund të vitit 2000, shumë kompani të biznesit nga Amerika dhe Evropa ofruan shërbimet e tyre me anë të
World Wide Web-it. Prej atëherë, opinioni filloi të lidhë termin “e-business” dhe “e-commerce” me mundësinë e
porositjes së të mirave materiale me anë të Internetit duke përdorur teknologjitë e tij që përfshijnë edhe
protokollet e sigurisë dhe shërbimet e pagesave elektronike.
 2002 – E-Bay blen PayPal për 1.5 miliardë dollarë. Kompanitë e shitjes me pakicë CSN Stores dhe NetShops janë
krijuar me konceptin e shitjes së produkteve me anë të disa domainëve të caktuar e jo vetëm me anë portaleve
të centralizuara.
 2003 – Amazon.com paraqet profitin e parë vjetor.
 2008 – Shitjet nga e-commerce dhe online në SHBA parashikohet të arrijnë në 204 miliardë dollarë, një rritje prej
17 % në krahasim me 2007.
e-BIZNESI - KUPTIMI I PERGJITHSHËM

 Biznesi elektronik - zakonisht i quajtur edhe si “electronic Business” apo “e-business”, mund të definojmë
aktivitetin i cili përdorë informatat dhe teknologjitë e informacionit (ICT) për përkrahjen e të gjitha aktiviteteve
të biznesit. Prefiksi ‘e’ do të thotë elektronik.
 E-biznesi është termi për të përshkruar bizneset të cilat veprojnë në Internet, ose duke përdorur teknologjitë e
Internetit për të përmirësuar produktivitetin ose profitabilitetin e biznesit. E-biznesi në mënyrë të theksuar po e
ndërron strukturën ekonomike, të tregut dhe të industrisë, vlerat e tregut, produktet dhe shërbimet dhe
qarkullimin e tyre, profilizimin e konsumatorëve, sjelljen e konsumatorëve, tregun e punës.
 Biznesi elektronik është ai biznes i cili përdorë kompjuterin si element kyq të aktivitetit të tij. Edhepse ky
definicion është më i tejkaluar, e-businessi gjithnjë e më shumë tek shumë autorë të kësaj lëmie përmendet si
biznesi i Internetit.

BIZNESI ELEKTRONIK SI MËNYRË E ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT BASHKËKOHOR

 Shprehjen “Biznes Elektronik”, e përdori për herë të parë kompania “IBM” në vitin 1997 me qëllim që të bëhej
dallimi në mes të shprehjes “tregti elektronike”.
 Nga aspekti i komunikimit - biznesi elektronik nënkupton dërgimin e informatave, produkteve, shërbimeve të
pagesave përmes telefonit ose rrjetave kompjuterike etj.
 Nga aspekti i afarizmit - biznesi elektronik nënkupton përdorimin e teknologjisë digjitale në proceset e
automatizuara afariste.
 Nga aspekti i shërbimeve - biznesi elektronik paraqet një vegël, e cila shfrytëzuesve të shërbimeve u siguron të
dhëna më të shpejta lidhur me ofertën e produkteve dhe shërbimeve.
 Nga aspekti i perspektivës online - biznesi elektronik siguron mundësinë e blerjes dhe shitjes së produkteve dhe
informatave përmes internetit dhe serviseve tjera online.
– Arsyet e aplikimit të biznesit elektronik në kompanitë në ekonominë e diturisë janë: shfrytëzimi sa më i mirë i
resurseve afariste në dispozicion, sigurimin e pozitës më të mirë konkurruese në treg, dëshira për rezultate sa
më të mira afarise dhe financiare etj.
– Profesionet që janë ndërlidhur me biznesin elektronik si formë e afarizmit bashkëkohor janë: konsulent tregtar,
zhvillues i aplikacioneve, broker, web-dizajner, menaxher i prodhimit, programer etj.

Fazat e ndikimit të internetit në zhvillimin e biznesit elektronik

 Broshurat elektronike përfshijnë periudhën 1993 - 1996, kur për herë të parë u krijuan webfaqet dhe u
mundësua publikimi në distancë i informatave lidhur me ndërmarrjen, andaj ndërmarrjet e kishin kuptuar se
duhet t’i ndajnë dokumentet e ndryshme me klientë , furnizues dhe partnerë afaristë, duke përdorur postën
elektronike ose FTP.
 Biznesi elektronik filloi në vitin 1996, kur kompania Amazon.com filloi të sjellë në internet industrinë e librave
elektronikë, duke mundësuar prezantimin e katologjeve dhe broshurave në mënyrë elektronike, kryerjen e
pagesave etj, dhe është modë e biznesit një shitës me shumë shitës ose një me shumë.
 Prokurimi elektronik filloi në vitin 1998 me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve indirekte zyrtare, të cilat ishin të
larta. Prokurimi elektronik është model i biznesit shumë me shumë.
 Tregu elektronik filloi në vitin 2000 dhe paraqet një vend ku zhvillohet tregtia me ndonjë produkt ose shërbim
apo kryhet ndonjë transaksion afarist dhe është model i biznesit me shumë shitës me shumë blerës.
 Ekosistemet dinamike paraqesin bashkëpunimin e disa tregjeve industriale, ku ndërmarrjet veprojnë direkt
njëra me tjetrën pa ndërmjetësimin e serverit qëndror.
Mënyrat e transformimit të biznesit klasik në biznes elektronik

 Teknologjia e internetit dhe biznesi elektronik mund të aplikohen në sisteme afariste në shumë mënyra, dhe
transformimi i i afarizmit nga afarizmi klasik në afarizëm elektronik mund të bëhet në disa mënyra. Ato janë:
 Përparimi i procesit elektronik - paraqet një proces, i cili nënkupton përmirësimin e procesit afarist ekzistues.
Këtu kemi të bëjmë me një poces transformues stabil me të cilin kompania nuk i nënshtrohet ndonjë rreziku të
madh, por ka për qëllim të përcillen ndryshimet në treg dhe rrethinën afariste të informatizuar.
 Inovacioni i modelit afarist paraqet një metodë të riinxhinieringut të procesit afarist, e cila është e lidhur
ngushtë me strategjinë e afarizmit. Përmes këtij koncepti, synohet të arrihen suksese në transformimin e atyre
proceseve afariste në organizatë, të cilat nuk kanë dhënë rezultate me aplikimin e teknikave të përmendura të
afarizmit klasik.
 Riinxhinieringu i procesit afarist nënkupton një qasje sistematike me qëllim të ndryshimit rrënjësor të
proceseve kryesore afariste në organizatë sidhe përkrahjen e proceseve afariste bazë.
 Riinxhinieringu i procesit afarist ka të bëjë me ridefinimin dhe ridizajnimin rrënjësor të procesit afarist në një
organizatë, i cili nuk ka për qëllim vetëm modifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve parciale në riorganizimin e
proceseve ekzistuese afariste, por parasëgjithash nënkupton përmirësimin e parametrave kyç të afarizmit siç
janë: shpenzimet, kreativiteti, shpejtësia etj.
 Riinxhinieringu i procesit nënkupton:
– Ndryshime bazike rrënjësore në aktivitete afariste,
– Sjell ndryshime kualitative në procesin afarist dhe
– Orientohet në procese dhe aktivitete të cilat synojnë shndërrimin e madhësive hyrëse në madhësi dalëse.

Aplikacionet kyqe për zhvillimin e biznesit në mënyrë elektronike

• Posta me zë - është një sistem i cili digjitalizon porositë e dhëna me zë dhe i transmeton ato nëpër rrjeta duke i
vendosur në disqe për lexim të mëvonshëm.
• Fax makina - mundëson dërgimin e teksteve dhe paraqitjeve grafike përmes linjës telefonike, ku makina bën
skanimin e dokumentit duke mundësuar digjitalizim e tij.
• Telekonferencat - ofrojnë mundësinë në pjesëmarrjen në diskutim përmes linjës telefonike ose softverit të postës
elektronike për komunikim në grup.
• Data konferencat - ofrojnë mundësinë që dy ose më shumë individë në lokacione të ndryshme të punojnë në
dokumentin e njëjtë ose të përdorin të dhëna të njëjta.
• Videokonferencat - paraqesin telekonferencat në të cilat pjesëmarrësit e shohin njëri-tjetrin përmes ekranit.

Këmbimi elektronik i të dhënave

 Këmbimi elektronik definohet si këmbim i të dhënave të strukturuara ndërmjet kompjuterëve të sistemeve


informatike të kompanive në mënyrë elektronike pa ndërhyrje manuale dhe me ndihmën e standardeve në forma të
definuara më parë.
 Këmbimi elektronik i të dhënave mund të bëhet nëse posedojnë me standarde të cilat i mundësojnë transportimin e
të dhënave nga dërguesi te marrës, me softver i cili bën të mundur konverzionin dhe përmes mediumeve
komunikuese për transmetimin e porosisë nëpërmjet rrjetit publik dhe privat.
 Edifact (Electronic Data Interchange For Administration, Commerce and Transport)- paraqet standardizimin e
dokumenteve të ndryshëm afaristë me standardin për këmbimin elektronik të të dhënave administrative, afariste
dhe të transportit.
 Përparësitë e këmbimit elektronik të të dhënave kanë të bëjnë me: zvogëlimi i shpenzimeve të dokumenteve të
letrës, zvogëlimi i gabimeve gjatë bartjes së të dhënave, menaxhimi efikas me rrjedhjen e mallërave, menaxhimi i
rezervave justin-time, rritjen e produktivitetit etj.
Infrastruktura e biznesit elektronik
Nënkupton sigurimin e parakushteve teknologjike dhe predispozitave ligjore. Infrastruktura teknologjike përfshinë
serverët, klientët dhe rrjetin sistemor dhe operativ, ndërsa predispozitat ligjore kanë bërë të mundur zhvillimin pa
pengesë të biznesit elektronik.

Përparësitë e biznesit elektronik


 Arsyeshmëria ekonomike - paraqet mundësitë e biznesit elektronik, i cili krijon forcë të afarizmit
bashkëkohor për rritjen e shansave të qëndrueshmërisë në treg, respektivisht lidhjen elektronike të pjesëve
të ndërmarrjes dhe integrimin e jashtëm me partnerë afaristë.
 Arsyeshmëria teknologjike - ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë informatike dhe komunikuese për
digjitalizimin e mediumeve të ndryshme siç janë zëri, teksti, fotografia.
 Sipas Turban, ndërmarrjet nga biznesi elektronik sigurojnë shpenzime të ulëta administrative, shpenzime të
ulëta të krijimit, mbledhjes, përpunimit, mundësinë e zvogëlimit të produkteve të gatshme etj.
 Konsumatorët nga biznesi elektronik kanë përparësi: plotësimin e nevojave të tyre në çdo kohë 24/7, të
zgjedhin prodhuesin, produktin, ndërmjetësuesit etj.
 Shoqëria - nga biznesi elektronik ka dobi në zhvillimin virtual të afarizmit, ulë çmimin e produkteve dhe
shërbimeve, mundëson mësim në distancë etj.

Rreziqet e biznesit elektronik : humbjet fizike për shkak të mashtrimeve, përgjimi, infiltrimi në sistem, ndryshimi i të
dhënave, përdorimi i paautorizuar i resurseve, tejkalimi i autorizimeve, refuzimi i ofrimit të shërbimeve, humbja e punës
për shkak të problemeve me server, rreziku nga virusët etj.

Siguria e biznesit elektronik

Nënkupton kombinimin e teknologjisë, të masave dhe veprimeve të cilat duhet të ndërmerren për të mbrojtur të dhënat
dhe informatat nga qasja e paautorizuar.

• Kriptografia - paraqet shifrimin e porosisë së kuptueshme në porosi të pakuptueshme dhe bëhet me ndihmën e
çelësit dhe të mekanizmit për shifrim. Çelësi mund të jetë publik dhe i fshehtë.
• Deshifrimi - paraqet procesin e kundërt me shifrimin, pra paraqet një funksion matematikor, përmes të cilit
transformohet porosia e shifruar më parë.
• Autenticiteti - nënkupton vërtetimin e identitetit me të cilin paraqitet shfrytëzuesi. Kjo arrihet përmes PIN-it, fjalës
kaluese etj.
• Integriteti i të dhënave - nënkupton mbrojtjen e të dhënave ose instalimin e serverit të sigurisë, i cili shfrytëzon
protokolet për siguri të të dhënave SSL.

Format e biznesit elektronik

1. tregtia elektronike,
2. marketingu elektronik,
3. qeverisja elektronike,
4. afarizmi bankar elektronik etj.

Shpërndarja elektronike e diturisë dhe shërbimeve - Bëhet përmes principit online, ku shfrytëzuesi kyqet në web-faqe
të ndonjë institucioni arsimor dhe zhvillon interaksion për përvetësimin e programit arsimor, ndërsa shpërndarja e
shërbimeve elektronike ka të bëjë me intervenimin online në programet e instaluara në kompjuterin e shfrytëzuesit të
lidhur në internet.

Rezervimet elektronike paraqesin një formë të biznesit elektronik, e cila u mundëson klientëve të bëjnë rezervime në
hotele apo agjensi turistike.
ICT (Informations and Communications Technology – Teknologjia e Informatave dhe e komunikimit)

•Edhepse po supozohet që ICT është sinonim i IT – Information Technology – Teknologjia e informacionit, ICT në fakt
përfshinë të gjitha mediumet dhe komponentet që përfshinë një degëzim shumë të gjerë. Këto mediume apo degë janë:

 Ruajtja e shënimeve - disqet magnetike, shiritat magnetik, disqet optike, memoriet flash, etj,
 Shënimet në letër;
 Teknologjitë e transmetimit të informatave – radio, televizioni, dhe teknologjitë e komunikimit nëpërmjet të
zërit dhe fotografive – mikrofonët, kamerat, telefonët, telefonët celular.
 Teknologjitë e transmetimit satelitor të informatave.
 Varietetet e hardverit kompjuterik (PC, serverët, ruterët)
 Tregu i zhvillimit rapid të pajisjeve elektronike personale të komunikimit siq janë - telefonat mobil, Ipod, Iphone,
MP3 player, etj.
 Një varietet i madh të softverëve aplikativ – nga tabelat e vogla të zhvilluara personalisht deri te paketat e
kompanive të mëdha dhe shërbimeve ”software online”.

Lidhja në mes të e-business dhe ICT është integral. E-business nuk mund të ekzistojë pa ICT.

 Një definicion tjetër i e-businessit është: E-business është zëvendësimi i transaksioneve të bazuara në
përdorimin e letrës, ndërmjetësve njerëzorë, ose transakcioneve të bazuara në telefon me transaksionet me anë
të rrjetave elektronike.
 Termi më “ekonomik” për e-biznesin është “interaksion me partnerët e biznesit, ku interaksioni është
mundësuar me ndihmën e teknologjisë së informacionit”.
 E-biznesi involvon proceset e biznesit të tërë zingjirit të vlerave: blerjet elektronike, menaxhimin e zingjirit të
furnizimit, procesimi i porosive në mënyrë elektronike, kujdesin ndaj shërbimeve të konsumatorëve dhe
kooperim me partnerët e biznesit.

Fazat e krijimit të e-Biznesit

1. Menagjmenti
2. Planifikimi strategjik
3. Disejnimi
4. Organizimi
5. Zhvillimi
6. Implemetimi

E-Commerce

Ose Electronic commerce ose e përkthyer – afarizmi elektronik apo tregtia elektronike, përfshinë blerjen apo shitjen e
mallërave apo shërbimeve me anë të sistemeve elektronike siq janë Interneti apo rrjetave tjera kompjuterike. Zakonisht
krijohet konfuzion në mes të këtyre dy termave. E-commerce është pjesë e e-biznesit që nënkupton mediumin
elektronik që përdoret për shitblerjen e produkteve.

Një varietet i gjerë i afarizmit nënkupton këtë aktivitet, duke përfshirë edhe inovacionet më të reja:

 Transferet e fondeve elektronike,


 Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit,
 Marketingu i internetit,
 Procesimi online i transaksioneve,
 Këmbimi elektronik i informatave (EDI),
 Sistemet e menaxhimit të inventarit, dhe
 Sistemet e mbledhjes automatike të informatave.
• Derisa commerce apo tregtimi përbën këmbimin e produkteve dhe shërbimeve ndërmjet bizneseve,
kompanive, grupeve dhe individëve, e-commerce fokusohet në përdorimin e ICT për të mundësuar aktivitetet
komerciale dhe relacionet e biznesit në mes të biznesve, kompanive, grupeve dhe individëve.
• Në praktikë e-business është më shumë sesa vetëm e-commerce. e-business fokusohet në funksionimin,
strategjitë, rezultatet dhe funksionet tjera që janë si rrjedhim i përdorimit të ICT, me një fjalë të gjitha aktivitetet
e biznesit të lidhura me ICT.
• E-commerce është një nëndegë e strategjisë së përgjithshme të e-biznesit që koncentrohet me zhvillimin e
afarizmit me përdorimin e Internetit dhe teknologjive të tij siq është World Wide Webi, ose thënë në mënyrë më
të thjeshtuar, merret me tregtinë online.
• Interneti si platformë fundamentale e e-biznesit është zhvilluar në sistem kryesor botëror të distribuimit të të
mirave materiale dhe shërbimeve dhe si një platformë e kooperimit ndërkombëtar në mes të partnerëve të
biznesit.
• Metodat e biznesit elektronik u mundësojnë kompanive të lidhin sistemet e tyre të brendshme dhe të jashtme
të përpunimit të të dhënave në mënyrë më efikase dhe më fleksibile, dhe të punojnë më mirë me furnizuesit
dhe parnerët, dhe për të plotësuar më mirë kerkesat dhe pritjet e konsumatorëve të tyre.
Për një ndërmarrje themi se përdorë e-biznesin si pjesë të afarizmit të saj nëse kryen disa nga këto
operacione:

 Komunikon në mënyrë elektronike me partnerët e tyre afaristë, konsumatorët dhe furnizuesit.


 Komunikon në mënyrë elektronike me ndërmarrjet tjera për të porositur prodhimet dhe shërbimet.
 Shet produktet ose shërbimet me anë të web faqeve.
 Përdor teknologjitë e internetit, si World Wide Web (më tutje – web) për të gjetur informata, siq janë
çmimet dhe shiqimi i produkteve.
 Përdor web-in për kërkime, si p.sh. trendet e fundit industriale.
 Përdor web faqet për të ofruar informata në lidhje me produktet e saj dhe shërbimet.
 Përdor internetin për operacionet bankare online (në rrjetin intranet, extranet ose në Internet), dhe për
realizimin e pagesave.
 Asnjë lloj i biznesit nuk është domosdoshmërisht më i mirë se tjetri. Varet prej secilit biznes të
përcaktojë se cilat modele të biznesit janë më të përshtatshmet për funksionimin e tij.
 E-biznesi ndikon në mënyrën se si ndërmarrja përcakton strategjinë e saj dhe operacionet; ai është më
shumë sesa vetëm teknologji.
 Shumë biznese kanë filluar procesin e transformimit në e-biznes me investimin në e-mail, prezencën në
web dhe intranete. Kjo formë e krijimit të strategjisë së e-biznesit për një ndërmarrje është bazike dhe si
një fillim i mirë për avancimin e zhvillimit të mëtutjeshëm.

E-biznesi i një ndërmarrjeje mund të ndahet në katër elementë kryesorë:

 Strategjia dhe drejtimi i e-biznesit – adresimi i rreziqeve dhe mundësive të e- biznesit, iniciativat e reja,
përshtatja me teknologjitë e reja, implementimi i e- prokurimit, e-marketingut, etj; transakcionet me përdorimin
e e-biznesit, kolaborimi në zingjirin e furnizimit.
 Raportet dhe komunitetet – interaksioni i e-biznesit me pjesëmarrësit kryesorë në proces: konsumatorët,
partnerët, punëtorët, partnerët afaristë, konkurentët ose agjensitë qeveritare.
 Komunikimi dhe informimi – si mundet ndërmarrja të përmirësojë, avancojë, pasurojë dhe shkëmbejë
informatat me pjesëmarrësit kryesorë në e-biznes. Kjo mund të involvojë ekzaminimin e vëllimit të informative
të përdorshme.
 Procesi dhe kultura – Efekti të cilin e-biznesi e ka në proceset themelore të një ndërmarrjeje dhe në kulturën e
biznesit. Nëse dëshirohet një performancë e qëndrueshme e afarizmit në e-biznes, atëherë duhet të adaptohet
në mënyrën e punës dhe të ndryshojë proceset në mënyrë të përshtatshme.
Përveç blerjes dhe shitjes së produkteve, e-biznesi gjithashtu mund të realizojë edhe aspektet tjera
tradicionale të biznesit.

1. Përdorimi i bisedimit elektronik (chat) si formë e përkrahjes teknike dhe përkrahjes së


konsumatorëve është një shembull shumë i mirë.
2. Një e-biznes i cili përdorë chat-in si shtesë në përkrahjen e tyre tradicionale me anë të telefonit gjen
një sistem i cili mundëson kursimin e madh të kohës dhe të parave e njëherit si një mundësi shumë
të mirë të ofrimit të përkrahjes teknike.

Me zhvillimin e hovshëm të e-biznesit por edhe të internetit u rrit edhe kompleksiteti i të gjitha aktiviteteve dhe
funksioneve të tyre. Me këtë janë krijuar modele e me këtë edhe terminologji të ndryshme për të mundësuar
identifikimin e aktivitetit të caktuar specifik të e-biznesit. Janë krijuar fushat që tani identifikohen si lëmi të veqanta, e
ato janë: Eprocurement, E-government, E-marketing, E-shops, E-malls, E-auctions, Eprivacy, M- business, etj. Përdorimi i
e-mailit dhe website privat është një metodë e shpërndarjes së shkresave dhe realizimit të komunikimeve. Këto terme
do të shqyrtohen më detalisht në ligjeratat e ardhshëm.

Në vitet e fundit, virtualisht të gjitha bizneset janë bërë, deri në një shkallë të caktuar apo tërësisht e-biznese.
Gjithpërfshirja e Internet në jetën e përditshme, zgjedhjet dhe mundësitë e tij, kanë bërë e-biznesin të
pazëvendësueshëm. Ky trend vazhdon me teknologjitë e reja, siq janë telefonat me qasje në internet, lidhjet satelitore,
etj, me krijime të reja të vazhdueshme.

You might also like