You are on page 1of 16

BANKINGU

DIXHITAL:
FUNDI BANKINGUT
APO NJE VLERE E
SHTUAR PER TE ?
ELSA ISMAILAJ
REI QERIMI
XHEMALIE KAMANI
Përmbajtja

Ç’ është Bankingu Analizë: Bankingu dixhital


01 dixhital? 02 gjatë COVID-19.

Avantazhet & Disavantazhet e


03 Bankingut dixhital 04 Përfundime
QELLIMI PUNIMIT:
1. Të njihemi me konceptin e bankingut dixhital dhe funksionimin e tij në Shqipëri
2. Të përcaktojmë avantazhet dhe disavantazhet e bankingut dixhital,duke argumentuar
nëse ai është fundi i bankingut apo një vlerë e shtuar për të.
Bankingu dixhital
• E-Banking (electronic banking) në vitet e
fundit ka kaluar në termin tradicional
Digital Banking.

• Bankingu dixhital nënkupton përfshirjen


dhe jetësimin e teknologjive të reja dhe
atyre në zhvillim, në të gjithë aspektin
funksional të një enti që ofron shërbime
financiare, në përputhje me ndryshimet
respektive në marrëdhëniet e brendshme
dhe të jashtme të biznesit dhe të
personelit, për të ofruar me efikasitet dhe
efektivitet shërbime të përparuara për
konsumatorët.

• Synimi është që gjithçka të bëhet nga


distanca, duke kaluar nga kryerja e
veprimeve të kufizuara online në kryerjen
e çdo veprimi online.
“Dixhital më shumë se produkt konkret është
një metodologji për të bërë gjërat, proceset,
produktet.”
— Mc Kinssey(2016)
Më tej, Mc Kinssey e ndan
dixhitalizimin si një mundësi në tre dimensione
(Bankieri, 2016)

1 2 3

Ndërtimi i
Krjimi i vlerës në fronte Krijimi i vlerës në kompetencave
të reja të biznesit proçeset që ekzekutojnë themelore, që mbajnë
një vizion të gjithë strukturën e
përmirësimit të shoqërisë
eksperiencës së klientit
Shërbimet online
• Internet banking - është një shërbim në distancë, i ofruar nëpërmjet kanaleve elektronike të
shpërndarjes dhe të komunikimit i cili funksionon online çdo ditë të javës për 24 orë.

• Mobile banking - është përdorimi i aplikacionit të bankës ku ndodhet llogaria jonë, në mënyrë të
tillë që nëpërmjet identifikimit të kemi akses për të parë gjendjen e llogarisë, të transferojmë fonde, të
paguajmë fatura, çeqe depozitash e të tjerë. Ndryshe njihet si “super kompjuteri i vogël” që mund të
mbahet në çdo kohë në xhep ose në çantë

• SMS banking - është një formë e mobile banking. Ajo shërben si një mënyrë e shpejtë për t’i ardhur
në ndihmë bankës për t’i mundësuar një lidhje të drejtëpërdrejtë me klientët e saj për çështje të
ndryshme.

• Telephone banking – është një kanal ndërmjetësimi online ku vetëm duke kontaktuar në numrin e
shërbimit të klientit, mund të kryhen një seri transaksionesh financiare të cilat nuk përfshijnë para
fizike apo dokumenta. Ky shërbim është i projektuar vetëm për klientët individë të cilët përkohësisht
nuk mund të paraqiten pranë degës së tyre në bankë.
Transaksionet që mund të kryhen nëpërmjet dixhital
banking
Depozitat dhe tërheqjet e parave

Transfertat bankare

Aplikimi për
produktet financiare

Menaxhimi i huasë

Pagesa e faturave

Shërbimet e llogarisë e
të tjerë.
Analizë: Bankingu dixhital gjatë COVID-19
Gjatë vitit 2020 është vënë re rritja e përdorimit të kanaleve dixhitale nga ana e klientëve individë dhe biznese.
Krahas aspekteve negative të pandemisë, mund të themi se ajo ndikoi edhe në përshpejtimin e transformimit
dixhital .

• Numri i llogarive bankare të lidhura me


internetin arrin në 586 mijë, në rritje
vjetore me 33% më shumë.

• Kjo rritje ishte e lartë si tek bizneset


në masën 39% ashtu edhe tek individët
me 33%.

• Vetëm 40% e shqiptarëve në moshë


madhore zotërojnë llogari bankare dhe
65% e shqiptarëve janë përdorues të
internetit përmes rrjeteve celulare
(Burimi:Banka e Shqipërisë)
Analizë: Bankingu dixhital gjatë COVID-19
• Gjatë kësaj periudhe pandemie që po jetojmë,
në qoftë se nuk do të ekzistonte bankingu dixhital
individët do detyroheshin të kishin kontakt fizik
me punonjësit e bankave ,gjë që do te rrezikonte
shëndetin e tyre.

• Bankat mund të pësonin një ulje të madhe në


kryerjen e transkasioneve nga individët
/bizneset ,që do të çonte në uljen e marzhit të
fitimit të tyre.

• Pra, këto kanale dixhitale të bankave kanë


lehtësuar përshtatjen e individëve/bizneseve me
situatën e re të pandemisë.

• Meqenëse kjo gjë maksimizon mirëqenien e


njerezve dhe per rrjedhoje, të gjithë shoqërisë
atëherë themi se bankingu dixhital është një vlerë
e shtuar për bankingun.
Avantazhet e Bankingut dixhital

Komoditeti Minimizimi i kohës Kudondodhje


Faqet e internetit të Bankingu dixhital Nëse ndodheni larg
bankave janë të kursen kohën dhe qytetit tuaj apo edhe
disponueshme 24/7. koston e vajtjes deri jashtë shtetit, ju
Kjo i mundëson në sportelet e mund të lidheni në
klientëve të bankës.Përfituesit çast me bankën dhe
kontollojnë më të mëdhenj të llogarinë tuaj, dhe
gjendjen e llogarive këtij avantazhi janë të kujdeseni për
/ depozitave të tyre, klientët që kryejnë financat personale.
të kryejnë transferta transaksione në disa
parash etj. pa banka jashtë vendit
kontakt fizik. të tyre.
Avantazhet e Bankingut dixhital

Shpejtësi të transaksioneve
Efikasitet Efektshmëri
Një pjesë e madhe e
Verifikimet e klientit Ju mund të futeni dhe bankave ofrojnë në
dhe transaksioneve të administroni të faqet e tyre të
kryhen të gjitha në gjitha llogaritë tuaja, internetit,
mënyrë elektronike, përfshirë këtu instrumente të
ndryshe nga sportelet depozitat, fondet e sofistikuara, alarme
e bankës ku çdo pensionit, letrat me ose programe
transaksion kërkon vlerë etj, dhe të gjitha drejtuese për t’ju
verifikim fizik dhe këto nga një faqe e ndihmuar të
mund të shoqërohen vetme interneti. administroni të gjitha
me vonesa të pasuritë tuaja.
panevojshme.
Disavantazhet e Bankingut dixhital
● Kosto të larta
Për bankat,kostot jane shumat e konsiderueshme për blerjen/instalimin e sistemeve
hardware dhe software, për punësimin e specialistëve të IT-së dhe shpenzime për
riparimin, mirëmbajtjen e sistemit.
Për klientët, kostot kryesore janë blerja e kompjuterit dhe modemit, kostot e
shërbimit të internetit, komisionet për operacionet bankare të kryera.

● Vjedhja e të dhënave dhe mashtrimi


Edhe pse bankat marrin masa të shumta sigurie (psh. te aplikacionet e bankës , për
log in mund të kërkohet face-ID ose fingerprints) asnjëherë të dhënat e klientëve nuk
janë të mbrojtura 100%, për shkak të pranisë në internet të hacker-ave.

● Fillimi i shërbimit mund të kërkojë pak kohë


Për t’u regjistruar në programin online të bankës, klientit mund t’i duhet të paraqitet
personalisht në bankë, të plotësojë një formular e të presë deri sa t’i caktohet emri i
përdoruesit (user name) dhe fjalëkalimi (password).
Disavantazhet e Bankingut dixhital
● Përshtatja me bankingun dixhital.
Faqet e internetit të bankave mund të duken të komplikuara për t’u orientuar. Klientët duhet të
shpenzojnë pak kohë për të mësuar se si funksionon dhe çfarë ofron shërbimi online i bankës.

● Probleme teknike:
Nëse klientët nuk arrijnë të realizojnë lidhjen me internetin, ata nuk do të mund të hynë në llogarinë
e tyre online e të kryejnë veprimet për të cilat kanë nevojë. Internet banking mund të jetë i ngadaltë.

● Mungesë bashkëveprimi personal


Për bankat, mungesa e bashkëveprimit personal nuk i lejon punonjësve të bankës të kuptojnë
karakterin dhe personalitetin e çdo klienti. Në qoftë se klientët do të shkonin fizikisht në bankë për
një qëllim të caktuar, punonjësit e bankës mund t’i ofronin produkte ose shërbime të tjera financare
dhe për më tepër t’i bindin ata. (psh në marrjen e një huaje ose hapjen e një depozite të re.)
Për klientët, disavantazhi është mungesa e këshillimit nga punonjësit e bankës rreth transaksioneve
të caktuara.
Përfundime
1. Bankingu dixhital është një vlerë e shtuar për
bankingun sepse lehtëson transaksionet
financiare të individëve dhe bizneseve dhe
mbron shëndetin e tyre duke shmangur
kontaktin fizik/ndërveprimin personal(shumë e
rëndësishme në këtë periudhe pandemie të
COVID-19).

2. Edhe pse investimet për edukimin financiar në


Shqipëri nuk janë në nivelet e duhura,
përdorimi i bankingut dixhital ka pësuar rritje
gjatë viteve të fundit.

3. Meqenëse teknologjia po zhvillohet me ritme të


shpejta, në të ardhmen pritet që kanalet
dixhitale do të bëhen kanali kryesor për bankën
ndërsa degët/sportelet e bankës do të vijnë si
kanale alternative/plotësuese.
Faleminderit !

You might also like