You are on page 1of 6

JANAR,2021

Ushtrimi nr.1 Data:


Titulli I ushtrimit:Përgatitja e tretësirës 0.1M e klorurit te
natriumit.
Mjetet e punës:
1. Gotë laboratorike 100ml
2. Pipetë 1ml
3. Enë normale 250ml
Reagjentët kimikë:
1. Uji I distiluar
2. Klorur natriumi
Ecuria e punës:
Marrim një gotë laboratorike dhe masim 1.3gram NaCl,gotën
laboratorike prej 100ml e mbushim me ujë të destiluar,në këtë
mënyrë është formuar tretësira me 1.3gr NaCl me 100ml
tretës,për të fituar tretësirën e dëshiruar,në enën normale do
të shtojmë ujë të distiluar deri sa të fitojmë masën 250ml.Në
fund me anë të pipetës do të rrafshojmë nivelin e ujit deri në
vëllimin prej 250ml.

Ushtrimi nr.2 Data:


Titulli I ushtrimet: Përgatitja e tretësirës 3% peroksid hidrogjeni
Mjetet e punës:
1. Gota laboratorike 50ml
2. Pipeta automatike
Reagjentët kimikë:
1. Peroksid I hidrogjeni 30%
2. Uji I distiluar
Ecuria e punës:
Marrim 5ml peroksid hidrogjeni 30%,përmes pipetës
automatike dhe I vendosim në një gotë laboratorike 50ml,
pastaj përmes bocës së ujit ujë të destiluar deri sa të fitojmë
tretësitë prej 50ml,3%. Nivelizimi I tretësirës bëhet me pipetë
automatike.

Ushtrimi nr.3 Data:


Titulli I ushtrimit:Përgatitja e tretësirës 0.8M H2SO4
Mjetet e punës:
1. Enë normale 10ml
2. Elenmajer 50ml
3. Pipetë e thjeshtë
Reagjentë kimikë:
1. H2SO4
2. Ujë I distiluar
Ecuria e punës:
Caktojmë përqëndrimin e H2SO4 në shishe dhe e vendosim në
enën e thjeshtë në vëllim 10ml, pastaj hollojmë tretësirën deri
në përqëndrimin e caktuar dhe vëllimin 50ml,në fund,e
rrafshojmë me anë të pipetës vëllimin e dëshiruar, dhe themi se
kemi përfituar, tretësirën prej 50ml H2S04.

Ushtrimi nr.4 Data:


Titulli I ushtrimit:Titullimi I NaOH me HCl
Mjetet e punës:
1. Bireta me HCl
2. Enë normale 250ml
Reagjentët kimikë:
1. Hidroksid natriumi 0.1M
2. Metil oranzhi
3. Ujë I destiluar
Ecuria e punës:
Në enën normale në të cilen gjendet tretësira e
NaOH,zbrazim 2-3 pika indikatorët dhe e përziejmë
tretësirën, përmes biretës në tretësirën e përgatitur
shtojmë pika,pika acidin,tretësira vazhdi,isht përzihet.
Ndalja e biretës bëhet kur indikatori fillon ta ndërroj
ngjyrën.
Ushtrimi nr.5 Data:
Titulli I ushtrimit: Reaksioni I pasqyrës së argjendit
Mjetët e punës:
1. Epruvetë
2. Enë normale 250ml
3. Elenmajer
4. Hinkë ndarëse
Reagjentët kimikë:
1. Nitrat I argjendit
2. Hidroksid natriumi
3. Hidroksid amoni
4. Glukozë
Ecuria e punës:
Marrim një sasi të nitratit të argjendit në një epruvetë, pastaj
shtojmë një sasi të hidroksidit të natriumit,shohim se tretësira
do të marr një ngjyrë kafe të errët,ndërsa pas shtimit të
hidroksidit të amonit,tretësira do të marr një pamje të
kthjellët . Reduktimi bëhet me glukozë,sepse glukoza ka një
varg aldehid të hapur. Pas reduktimit të tretësirës,ajo vendoset
në një enë normale 250ml m3 ujë të nxehtë,sepse reaksioni
duhet të kryhet me nxemje indirekte. Pas 10 minutave do të
shohim se nëse tretësira ka reaguar pozitivisht do të formohet
pasqyra e argjendit.

Punoi.DRILONA JERLIU
GRUPI.4
MJEKESI E PERGJITHSHME

You might also like