You are on page 1of 4

Fakulteti i Biokimisë Mjekësore

dhe Bioteknologjisë

Lënda Kimi Organike


Tema Disa nga operacionet themelore në laboratorin e kimisë
Referencë Laboratory Experiments for General, Organic, and Biochemisty

Ushtrimi nr. I
Grupet Gr. 1 dhe Gr.2

1. Disa nga operacionet themelore në laboratorin e kimisë

Disa nga operacionet themelore të cilat zbatohen gjatë punës praktike në laboratorin e kimisë janë:
filtrimi, centrifugimi, dekantimi, destilimi, ekstraktimi, avullimi, krstalizimi, tharja në eksikator.
1.1. Filtrimi

Filtrimi është një ndër operacionet më të rëndësishme në laboratorin e kimisë, me ndihmën e


të cilit bëhët ndarja e substancës së tretshme nga ajo e patretshme.
Pra, me ndihmën e filtrimit bëhet ndarja e substancës së ngurtë nga lëngu ose nga tretësira. Për
këtë qëllim mund të përdoren letrat filtruese, pëlhura, sita speciale.
Me filtrim tretësi kalon nëpër poret e vogla të letrës filtruese, kurse në të mbesin grimcat e
mëdha të substances së ngurtë. Substanca e cila mbetet në letër filtruese quhet precipitat,
ndërsa tretësi i cili kalon nëpër të quhet filtrat.

Filtrimi zhvillohet në këtë mënyrë: së pari përgaditet letra filtruese duke marrë një copë letër
që ka formë të katrorit ose rrethore. Ajo paloset përgjysmë dhe, pastaj në katërsh. Këndi i
katrorit pritet me gërshërë në formë harku .
Figura 1. Përgaditja e letrës filtruese

Letra e e vendosur në hinkë duhet të përputhet mirë më faqet e saj. Për këtë arsye letrën filtruese e
spërkasim me ujë të distiluar.

Figura 2. Filtrimi

2.2. Dekantimi
Dekantimi përdoret në rastet kur dëshirojmë të ndajmë përzirjet që kanë krijar një tretësirë suspensive
të përbërë prej një substance të ngurtë e të patretshme nga një substancë tjetër të lëngët. I njejti
process mund të përdoret edhe për ndarjen e dy lëngjeve me densitet të ndryshëm sikurse janë eteri,
uji dhe kloroformi, të cilët mund të ndahen me ndihmën e hinkës ndarëse. Në të shumtën e rasteve
dekantimi i paraprinë procesit të filtrimit. Pasi që e tërë sasia e tretësirës mbi precipitat me anë të
dekantimit lëshohet nëpër letër filtruese pason shpërlarja e precipitatit.

Figura 3. Dekantimi

Ushtrimi në laborator:
● Dekantimi i ujit me baltë ose rërë.

● Filtrimi i tretesires se jodit 1% nga karboni aktiv

Kimikatet dhe pajisjet:


Gotë laboratorike Hinkë
Letër filtruese Përzierëse qelqi
Tuba të testimit
Rërë e imët

Përshkrimi i punës:

Dekantimi i ujit me baltë ose rërë. Merret një gotë laboratorike mbushet me pak baltë dhe ujë, lihet
të qëndrojë në qetësi për pak kohë. Pas kësaj kohe do të vërehet ndarja e pjesës së ujit nga balta.
Shtresa me baltë, që është më e rëndë mbetet në fund të gotës ndërsa uji e formon shtresën e sipërme.
Ky proces i depozitimit të baltës në fund të enës quhet sedimentim dhe shtresa e baltës quhet
sediment. Pastaj provoni të ndani shtresë e ujit nga balta, duke e zbrazur ngadalë në një gotë tjetër pa
e trazuar sedimentin. Ky proces i ndarjes së lëngut nga sedimenti quhet dekantim.

Filtrimi i tretesires se jodit 1% nga karboni aktiv. Merret një ene normale dhe pergatitet tretesira
1% e jodit, nga ajo 10% (beni kalkulimet e nevojshme). Pasi kemi perzier tretesiren e jodit dhe
karbonit aktiv, do te presim 10 min. Ne nderkohe merreni letrën filtruese dhe pregaditeni për filtrim.
Vendoseni në një hinkë të cilën e keni fiksuar në një mbajtëse. Përfundi hinkës vendoseni një enën
pritëse, një gotë të pastërt të zbrazët. Letrën filtruese mund ta lagni me ujë (zakonisht perdoret tretesi
qe jeni duke punuar, jo patjeter uji, çdo here) që të ngjitet mirë në muret e hinkës. Filloni procesin e
filtrimit. Uji i pastër do të grumbullohet në enën pritëse përfundi hinkës dhe quhet filtrat. Ndërsa
karboni aktiv, me pjeset perberse te tintures se jodit do të grumbullohet në letrën filtruese dhe quhet
mbetje. Kjo metodë e ndarjes/pastrimit quhet filtrim.

Shpjegoni eksperimentin.
Çfarë keni vërejtur, pse ngjyra është larguar tërsisht?

Referenca: Laboratory Experiments for General, Organic, and Biochemisty, page 41.

https://www.youtube.com/watch?v=p7-dbot29SE

You might also like