You are on page 1of 2

Laborator Kimi Organike

RRJEDHËS TË ACIDEVE KARBOKSILIKE

Lyrat (vajrat, dhjamrat) janë të formuar nga gliceride të përbërë nga alkooli triatomik glicerina i
esterifikuar me acide të lartë lyrore (makromolekulare); lyrat e thjeshta quhen edhe trigliceride.
Pothuaj të gjitha yndyrat përcaktohen nga lloji i acideve yndyrore që hyn në përbërjen e tyre.
Lyrat e ngurta (dhjamrat) me origjinë shtazore, përmbajnë acide të lartë yndyrore të ngopur
(acidi palmitik C15H31COOH, acidi stearik C17H35COOH, madje dhe acidi miricistik
C13H27COOH, acidi laurinik C11H23COOH.
Lyrat e lëngëta (vajrat) kanë origjinë bimore dhe në përbërjen e tyre gjenden më tepër acide
lyrore të pangopur (acidi oleik C17H33COOH me një lidhje dyfishe).
Lyrat nuk treten në ujë por vetëm në disa tretësa organikë (benzen, eter etilik, aceton, kloroform,
etj.)
Në kushte të caktuara lyrat me ujin mund të formojnë emulsione.

Sapunifikimi i yndyrnave

Yndyrnat meqënëse janë etere të glicerinës me acidet yndyrore, mund të zbërthehen në mënyrë të
ndryshme në përbërësit përkatës. Zbërthimi i tyre me baza, sikurse janë NaOH dhe KOH, quhet
sapunifikim, sepse krahas glicerinës në vend të acideve yndyrore, përftohen kripëra të kaliumit
ose të natriumit të këtyre acideve, që përfaqësojnë sapunet.

𝐶𝐻2 − 𝑂𝐶𝑂 − 𝐶17 𝐻35 𝐶𝐻2 𝑂𝐻 𝐶17 𝐻35 − 𝐶𝑂𝑂𝑁𝑎

𝐶𝐻2 − 𝑂𝐶𝑂 − 𝐶17 𝐻35 + 3𝑁𝑎𝑂𝐻 → 𝐶𝐻2 𝑂𝐻 + 𝐶17 𝐻35 − 𝐶𝑂𝑂𝑁𝑎

𝐶𝐻2 − 𝑂𝐶𝑂 − 𝐶17 𝐻35 𝐶𝐻2 𝑂𝐻 𝐶17 𝐻35 − 𝐶𝑂𝑂𝑁𝑎

Triesterat i glicerinës glicërinë stearati i natriumit


(lyrë, yndyrë) (sapuni)

Sapunifikimi në mjedis ujor bazash, zhvillohet me ngadalë, pasi lyrat janë të patretshme në të
edhe pse janë të përbëra nga dy faza të ndryshme: lyra e ngurtë dhe mjedisi ujor me sipërfaqe të
vogël kontakti, ndërmjet fazave. Në këtë rast formimi i një sasie fillestare sapuni shërben si mjet
emulgues, i cili rrit sipërfaqen e kontaktit midis dy fazave. Sapunifikimi në mjedis ujor nuk
shpejtohet me hedhje teprice bazë, pasi në kushte të tilla, sapuni pushon së vepruari si emulgues.

1
T. Kamburi
Laborator Kimi Organike

Mjetet e punës

1. Lyrë (vaj ose dhjamë)


2. Hidroksid natriumi 10% NaOH
3. Klorur natriumi (tretje e ngopur)
4. Thupër qelqi

Zhvillimi i punës

Në mjedis ujor: Në një kapsulë të vogël procelani ose provëzë hidhen 10-20 pika lyrë dhe 5-10
pika ujë i distiluar dhe vendosen në beker me ujë të ngrohtë. Kur ngrihet temperatura, në
përmbajtjen e kapsulës shtohen 20 pika tretje NaOH 10%. Pas këtij veprimi vazhdohet përzierja
derisa të fitohet masë e trashë, ngjitësa, e njëtrajtshme. Për të provuar nëse është kryer
sapunifikimi, në pak ujë shtohet 1-2 pika nga masa e sapunit. Nëqoftë se ajo tretet pa lënë pikë
lyre kjo tregon se e gjithë lyra është sapunifikuar, përndryshe duhet vazhduar. Kur arrihet
sapunifikimi i plotë, i shtohen masës 1-2 ml tretje e ngopur e valuar NaCl. Pasi përzjehet dhe
lihet të ftohet, në sipërfaqe të mikroprovëzës noton shtresa e sapunit, e cila grumbullohet me anë
të filtrimit.

2
T. Kamburi

You might also like