You are on page 1of 14

Nr.57010-00719-00-2010 Regj.

Themeltar
Nr.00-2013-1599 i Vendimit (336)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Aleksandër Muskaj Kryesues


Edmond Islamaj Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar
Artan Zeneli Anëtar
Admir Thanza Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 05.12.2013 mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË


RRETHIT GJYQËSOR TIRANË, e përfaqësuar
nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë Hysen
Keta.
TË GJYKUAR: INDRIT ABAZI, mbrojtur nga av.A.Golemi
REDI CIKANI, mbrojtur nga av.A.Golemi
BLERIM ABAZI, mbrojtur nga av.S.Çekrezi
LEDJO DOKO, mbrojtur nga av.A.Golemi
REI KARAPICI, mbrojtur nga av.F.Ndoi
ENDIT GJERGJANI (LARO), mbrojtur nga
av.S.Çekrezi
ALBAN BARE, mbrojtur nga av.S.Çekrezi
ENEA CELA, mbrojtur nga av.S.Çekrezi
ANIL GJERGJANI (LARO), mbrojtur nga
av.S.Çekrezi

A K U Z U A R:
Për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim,
në dëm të disa personave e më shumë se një herë”
dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë
në bashkëpunim e më shumë se një herë”
Baza Ligjore: Nenet 143/2 dhe 184/2 të Kodit Penal.

TË GJYKUAR: FATMIR KOLMARKU, mbrojtur nga


av.S.Çekrezi
KRESHNIK LUKA, mbrojtur nga av.A.Golemi
KLAJDI TEROLLI, mbrojtur nga av.A.Golemi
FLAMUR GASHI, mbrojtur nga av.A.Golemi
FATMIR BORSHI, mbrojtur nga av.S.Çekrezi

A K U Z U A R:
Për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Baza Ligjore: Neni 300 i Kodit Penal.

1
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin penal nr.682, datë 05.05.2009, ka
vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endit Gjergjani Laro për kryerjen e
veprës penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe
më shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij
në bazë të këtij neni me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Endit Gjergjani Laro me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të
kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rei Karapici për kryerjen e veprës
penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më
shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në
bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Rei Karapici me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë
27.11.2008) urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa
vuajtur të këtij dënimi, për një kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i
pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe të
mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Rei Karapici të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së
mesme.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Rei Karapici nga ambientet e
paraburgimit, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë
vepër tjetër penale.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Luka për kryerjen e veprës
penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më
shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në
bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Kreshnik Luka me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të
kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enea Çela për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një
herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij
neni me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Enea Çela me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë
27.11.2008) urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa vuajtur
të këtij dënimi, për një kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i pandehuri të
mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë
vepër tjetër penale.
2
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Enea Çela të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së
lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Enea Çela nga ambientet e
paraburgimit, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë
vepër tjetër penale.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redi Çikani për kryerjen e veprës penale
të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Redi Çikani me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë
27.11.2008) urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa
vuajtur të këtij dënimi, për një kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i
pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe të
mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Redi Çikani të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së
lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Redi Çikani nga ambientet e
paraburgimit, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar për ndonjë vepër tjetër
penale.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledjo Doko për kryerjen e veprës penale
të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Ledjo Doko me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe ka
vazhduar deri në datë 20.01.2009, kur është ndryshuar masa e sigurimit nga
arrest në burg, në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë
27.11.2008) urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa
vuajtur të këtij dënimi, për një kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i
pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe të
mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Ledjo Doko të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së
lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
caktuar ndaj këtij të pandehuri.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alban Bare për kryerjen e veprës penale
të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni dhe nenit 51 të K.Penal me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

3
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Alban Bare me 1 (një) vit burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të
kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Anil Gjergjani Laro, akuzuar për
veprat penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa
personave dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal
dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se
një here, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Anil Gjergjani Laro nga ambientet e
paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë
vepër tjetër penale.
9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Indrit Abazi, akuzuar për veprat
penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave dhe
më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe “Falsifikimit
të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Indrit Abazi nga ambientet e
paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë
vepër tjetër penale.
10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Blerim Abazi, akuzuar për veprat
penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave dhe
më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe “Falsifikimit
të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Blerim Abazi nga ambientet e
paraburgimit, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë
vepër tjetër penale.
11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Flamur Gashi, akuzuar për
veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i
K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.P.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
caktuar ndaj këtij të pandehuri.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Borshi për kryerjen e veprës
penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe
dënimin e tij në bazë të këtij neni me 210.000 (dyqindedhjetë mijë) lekë
gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Fatmir Borshi me 140.000 (njëqindedyzet mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky
vendim të ketë marrë formë të prerë.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Kolmarku për kryerjen e veprës
penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe
dënimin e tij në bazë të këtij neni me 210 000 (dyqindedhjetë mijë) lekë
gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Fatmir Kolmarku me 140 000 (njëqindedyzet mijë) lekë gjobë.
4
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky
vendim të ketë marrë formë të prerë.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Terolli për kryerjen e veprës
penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe
dënimin e tij në bazë të këtij neni me 210 000 (dyqindedhjetëmijë) lekë
gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.P.Penale, e dënon përfundimisht të pandehurin
Klajdi Terolli me 140 000 (njeqindedyzet mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky
vendim të ketë marrë formë të prerë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.234, datë 17.03.2010, ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.682, datë 05.05.2009 të Gjykatës së Shkallës së
Parë Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs Prokuroria pranë


Gjykatës së Apelit Tiranë me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit penal nr.234,
datë 17.03.2010 të Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në këtë
gjykatë, me tjetër trup gjykues duke parashtruar edhe shkaqet përkatëse.
- Vendimet e gjykatës për sa i përket cilësimin juridik të veprës së kryer nga të Endit
Gjergjani Laro, Rei Karapici, Redi Çikani, Ledio Doko, Enea Çela, Alban Bare,
Kreshnik Luka duke i akuzuar vetëm për veprën penale të “Falsifikimit të letrave me
vlerë” në bashkëpunim e më shumë se një herë është i gabuar dhe në kundërshtim me
ligjin.
- Arsyetimi i përdorur nga gjykata se qëllimi i vetëm i autorëve të këtyre veprave ka
qenë përvetësimi i pasurisë së subjekteve të tjera është i pabazuar në ligj.
- Nëse në nenin 143 të K.Penal, ky qëllim është i shprehur (vjedhja e pasurisë
nëpërmjet gënjeshtrës...) në nenin 184 K.Penal “Falsifikimi i letrave me vlerë”, ky
qëllim që përbën edhe elementin kryesor të anës subjektive të kësaj vepre, nuk
rezulton i shprehur tekstualisht. Për rrjedhojë përfundimi i arritur nga gjykata se krimi
i “Mashtrimit” thithet nga krimi i “Falsifikimit të letrave me vlerë” është i gabuar.
- Në mbështetje të kundërshtimit tonë dhe të konkluzionit të arritur prej nesh vjen edhe
fakti se, ligjvënësi ka parashikuar për veprën penale të “Falsifikimit të letrave me
vlerë” një marzh dënimi të ashpër, të barabartë me marzhin e dënimit të parashikuar
për krimin e “Mashtrimit” dhe aq të lartë sa marzhi i dënimit të parashikuar për
krimin e vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i K.Penal.
- Objekti i veprës penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë” janë marrëdhëniet juridike
të parashikuara për të garantuar funksionimin e rregullt të sistemit monetar, procesin e
prodhimit dhe vënies në përdorim të letrave me vlerë nga veprimet apo mosveprimet
kriminale.
- Edhe objekti i veprës penale “Mashtrim” janë marrëdhëniet juridike të parashikuar për
të garantuar pasurinë e shtetit, të personave fizik dhe juridik. Pra të dy dispozitat e
mësipërme janë të parashikuara për të garantuar marrëdhënie juridike krejtësisht të
ndryshme nga njëra-tjetra. Për këto arsye ato janë radhitur edhe në dy seksione të
ndryshme të K.Penal. Cenimi me veprime të paligjshme i secilit prej këtyre objekteve,
do të përbënte konsumim të secilës prej veprave të mësipërme penale.
- Do të gjendeshim përpara përthithjes së një vepre penale nga një vepër tjetër, në rastet
kur elementet e njërës janë parashikuar si pjesë e domosdoshme e tjetrës.
- Përsa i përket aplikimit nga gjykata të nenit 59 të K.Penal “Pezullimi i ekzekutimit të
vendimit me burgim dhe vënia në provë” për të pandehurit Rei Karapici, Redi Çikani,
5
Ledio Doko, Enea Çela, me arsyetimin se ata kanë qenë bashkëpunues gjatë hetimit,
janë të padënuar më parë, vlerat e përfituara megjithëse janë relativisht të larta nuk
kanë sjellë pasoja të rënda pasi janë copëzuar në shuma të vogla të përfituara nga disa
subjekte si dhe faktin se janë në vazhdim të procesit mësimor vlerësojmë se është i
gabuar.
- Pranimi i akuzës është vërtetë rrethanë e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë në
caktimin e masës së dënimit por vetëm ekzistenca e saj nuk justifikon aplikim e nenit
59 të K.Penal.
- Në nenin 59 të K.Penal parashikohet se aplikimi i pezullimit të ekzekutimit të
vendimit me burgim bëhet nisur nga rrethanat e kryerjes së veprës penale si gjendja
ekonomike apo shëndetësore e të pandehurve. Nga gjykimi u provua se të pandehurit
nuk e kanë kryer veprën penale në këto rrethana por thjesht për të siguruar përfitime
pasurore.
-Edhe përsa i përket moshës së të pandehurve Rei Karapici, Redi Çikani, Ledio Doko,
Enea Çela, që gjykata ka aplikuar nenin 59 të K.Penal, janë në moshën 18-19 vjeç dhe
mekanizmi i realizimit të veprave penale pasqyron një nivel sofistikimi të theksuar të
autorëve ndërkohë, vlerësim i ndryshëm i moshës është bërë nga gjykata lidhur me të
pandehurin Alban Bare, për të cilin nuk është vendosur “Pezullimi i ekzekutimit të
vendimit me burgim” ndonëse për këtë të pandehur gjatë gjykimit u provua se në
kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur.
- Përsa i përket deklarimit të pafajshëm të të pandehurit Anil Gjergjani Laro, ndryshe
nga sa ka dalë e provuar bashkëpunimi me të pandehurin Endit gjykata ka arritur në
përfundim të gabuar duke e deklaruar të pafajshëm për veprën penale të “Mashtrimit”
dhe të “Falsifikimit të letrave me vlerë”. Gjithashtu edhe për konkurrimin e veprave
penale për të cilat është akuzuar i pandehuri Anil vlerësojmë se qëndron i njëjti
argument.
- I njëjti qëndrim është edhe për të pandehurit e tjerë Indrit Abazi dhe Blerim Abazi për
të cilët gjykata i ka deklaruar të pafajshëm megjithëse ka rezultuar e provuar se kanë
konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Artan Zeneli; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës së
Lartë, Hysen Keta, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e
çështjes për rigjykim; dëgjoi mbrojtësen e të gjykuarve, av. S.Çekrezi, e cila kërkoi lënien në
fuqi të vendimit te Gjykatës së Apelit Tiranë; dëgjoi mbrojtësin e të gjykuarve, av. A.Golemi,
i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dëgjoi mbrojtësin e të
gjykuarve, av. F.Ndoi, i cili kërkoi ndryshimin e cilësimit të veprës penale në “Moskallëzimit
të krimit”; dhe, si shqyrtoi në tërësi çështjen,

VЁREN
Se vendimi nr.234, datë 17.03.2010 i Gjykatës se Apelit Tiranë, është rezultat i
zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural penal dhe si i tillë ai do të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit

Nga shqyrtimi gjyqësor i akteve të ndodhura në dosje ka rezultuar se në datë


25.01.2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e materialit kallëzues të
Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.409 për kryerjen e
veprave penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimit të letrave me
vlerë”, parashikuar nga nenet 136 dhe 184 të K.Penal pa autor. Në vijim është kryer bashkimi
6
i procedimeve penale nr.4528, 4772, 273, 408, 537 e 636, me procedimin penal nr.409. Me
këtë të fundit janë bashkuar edhe kallëzimet penale nr.1222, 1223 dhe 1392 të vitit 2008. Në
datë 26.12.2008 është vendosur ndarja e çështjes penale nr.409/1.
Nga materiali kallëzues ka rezultuar se persona të ndryshëm kanë kryer tërheqje
parash nga bankomatet e bankave ABA, Raiffeisen Bank, Tirana Bank, Prokredit, NBG me
anë të përdorimit të kartave të debitit të falsifikuara. Gjithashtu rezulton se me anë të
përdorimit të këtyre kartave, janë blerë sende në subjekte të ndryshme tregtare.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar ndaj të pandehurve
Endit Gjergjani Laro, Rei Karapici, Kreshnik Luka, Enea Çela, Redi Çikani, Alban Bare,
Ledjo Doko, Anil Gjergjani Laro, Indrit Abazi, Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Fatmir Borshi,
Flamur Gashi, Klajdi Terolli dhe Fatmir Kolmarku, procedimin penal nr.409/1 të vitit 2008,
duke i akuzuar ata (Endit Gjergjani Laro, Rei Karapici, Kreshnik Luka, Enea Çela, Redi
Çikani, Alban Bare, Ledio Doko, Anil Gjergjani Laro, Indrit Abazi, Blerim Abazi, Endri
Mezuraj) për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/2 dhe 184/2 të K.Penal, Fatmir
Borshi, Flamur Gashi, Klajdi Terolli dhe Fatmir Kolmarku, për veprën penale të parashikuar
nga neni 300 i K.Penal dhe pasi ka përfunduar hetimet e ka sjellë çështjen për gjykim.
Të gjykuarit e sipërpërmendur (me përjashtim të të pandehurit Endri Mezuraj), në
kërkesat paraprake, bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa i
pandehuri Endri Mezuraj kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit sipas procedurës
së zakonshme, kërkesë që prokurori i çështjes ka qenë dakord.
Në këto rrethana, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, ka vendosur ndarjen e çështjes
së të pandehurit Endri Mezuraj nga të pandehurit Endit Gjergjani Laro, Rei Karapici,
Kreshnik Luka, Enea Çela, Redi Çikani, Alban Bare, Ledjo Doko, Anil Gjergjani Laro, Indrit
Abazi, Blerim Abazi, Fatmir Borshi, Flamur Gashi, Klajdi Terolli dhe Fatmir Kolmarku, dhe
gjykim të shkurtuar për këta të pandehur.
Në kuadër të hetimeve paraprake, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është
vlerësuar se veprimet objekt procedimi, përbëjnë konsumim të veprave penale të
“Mashtrimit” në bashkëpunim e më shumë se një herë dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë”
në bashkëpunim e më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 184/2 të K.Penal.
Nga aktet e administruara në gjykim provohet se në data dhe në subjekte të ndryshme
tregtare të pandehurit Endit Gjergjani Laro, Rei Karapici, Kreshnik Luka, Enea Çela, Redi
Çikani, Alban Bare, Ledjo Doko, kanë blerë mallra të ndryshëm industriale dhe ushqimore si
telefona celulare, kompjuter lap-top, veshje, etj..., me anë të kartave të debitit të falsifikuara.
Gjithashtu nga shqyrtimi i akteve të administruara ka rezultuar se, për këto veprime
kanë patur dijeni të plotë të pandehurit Klajdi Terolli, Fatmir Borshi dhe Fatmir Kolmarku, të
cilët nuk kanë bërë kallëzim në organet kompetente.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë pretendon se i pandehuri Anil Gjergjani Laro
dhe në kohë e vende të ndryshme, në bashkëpunim me të birin, pra të pandehurin Endit
Gjergjani Laro, ka vënë në qarkullim kartën e tij të debitit e cila është klonuar nga i pandehuri
Endit. Për pasojë, i pandehuri Anil Gjergjani Laro është akuzuar për kryerjen e veprave
penale të parashikuara nga nenet 143/2 e 184 të Kodit Penal.
Gjithashtu Prokuroria pretendon se dhe të pandehurit Indrit Rrahim Abazi e Blerim
Hamit Abazi kanë blerë mallra të ndryshme, si telefona celularë, kompjuter lap-top, veshje
etj..., me anë të kartave të debitit të falsifikuara. Për këto veprime ka patur dijeni të plotë i
pandehuri Flamur Gashi (Abazi), i cili nuk ka bërë kallëzim në organet kompetente. Në këto
kushte është vendosur marrja në cilësinë e të pandehurve të Indrit dhe Blerim Abazi, për
kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 143/2 e 184 dhe të pandehurit Flamur
Gashi, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 300 i këtij Kodi.
Nga gjykatat është pranuar fakti se i gjykuari Endit Gjergjani Laro ka porositur dhe
blerë në SHBA një pajisje MSR 206, me të cilën kryente mbushjen e kartave, me
7
informacione të llogarive bankare që i përkisnin personave nga shtete të ndryshme. I gjykuari
realizonte blerjen e informacionit me anë të komunikimeve të kryera nëpërmjet internetit.
Kështu ai ka komunikuar në rrugë elektronike me persona që i janë prezantuar si shtetas rusë,
të cilët i siguronin të dhënat e lartpërmendura kundrejt pagesave të ndryshme. Ai e realizonte
blerjen duke u paguar shitësve me anë të Western Union. Gjatë secilës blerje, siguronte
informacionin e disa llogarive, të cilin më pas, me anë të pajisjes së përshkruar më lart, e
kalonte në kartat plastike përkatëse.
Për këto arsye i gjykuari Endit dhe Redi Çikani, Ledjo Doko, Enea Çela dhe Kreshnik
Luka, kanë aplikuar dhe kanë hapur numra llogarie në banka të nivelit të dytë, ku edhe janë
pajisur me karta debiti.
Këto sende ia kanë vënë në dispozicion të gjykuarit Endit, i cili ka realizuar edhe
kopjimin e informacionit bankar të blerë nëpërmjet internetit.

B. Procedurat gjyqësore

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Penal nr.682, datë 05.05.2009,


ka vendosur: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endit Gjergjani Laro për kryerjen e
veprës penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 5
(pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Endit
Gjergjani Laro me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të kryhet
në një burg të sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rei Karapici për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet
burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Rei
Karapici me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë 27.11.2008)
urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa vuajtur të këtij dënimi, për një
kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës
dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Rei Karapici të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së mesme.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Rei Karapici nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk
mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Luka për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet
burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin
Kreshnik Luka me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të kryhet
në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enea Çela për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
8
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet
burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Enea
Çela me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë 27.11.2008)
urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa vuajtur të këtij dënimi, për një kohë
prove prej dy vjetësh, me kusht që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe
gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Enea Çela të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Enea Çela nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk
mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redi Çikani për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet
burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Redi
Çikani me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë 27.11.2008)
urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa vuajtur të këtij dënimi, për një
kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës
dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Redi Çikani të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Redi Çikani nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk
mbahet i arrestuar, i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledjo Doko për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet
burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Ledjo
Doko me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe ka
vazhduar deri në datë 20.01.2009, kur është ndryshuar masa e sigurimit nga arrest në burg,
në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr.1023, datë 27.11.2008)
urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së mbetur pa vuajtur të këtij dënimi, për një
kohë prove prej dy vjetësh, me kusht që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës
dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 60.1 të Kodit Penal urdhërohet që i pandehuri Ledjo Doko të
përmbushë si detyrim ndjekjen e studimeve për përfundimin e shkollës së lartë.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
caktuar ndaj këtij të pandehuri.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alban Bare për kryerjen e veprës penale të
“Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë,

9
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni dhe nenit 51 të
K.Penal me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Alban
Bare me 1 (një) vit burgim.
Vuajtja e dënimit ka filluar nga dita e arrestimit të tij, datë 03.07.2008 dhe të kryhet
në një burg të sigurisë së zakonshme.
8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Anil Gjergjani Laro, akuzuar për veprat
penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave dhe më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer
në bashkëpunim dhe më shumë se një here, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Anil Gjergjani Laro nga ambientet e paraburgimit nëse
nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Indrit Abazi, akuzuar për veprat penale të
“Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në
bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Indrit Abazi nga ambientet e paraburgimit nëse nuk
mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Blerim Abazi, akuzuar për veprat penale
të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave dhe më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe “Falsifikimit të letrave me vlerë”, kryer në
bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit dhe
lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Blerim Abazi nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk
mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Flamur Gashi, akuzuar për veprën
penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
caktuar ndaj këtij të pandehuri.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Borshi për kryerjen e veprës penale të
“Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni me 210 000 (dyqindedhjetë mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Fatmir
Borshi me 140 000 (njëqindedyzet mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky vendim
të ketë marrë formë të prerë.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Kolmarku për kryerjen e veprës penale
të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni me 210 000 (dyqindedhjetë mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Fatmir
Kolmarku me 140 000 (njëqindedyzet mijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky vendim
të ketë marrë formë të prerë.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Terolli për kryerjen e veprës penale të
“Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të
këtij neni me 210 000 (dyqindedhjetëmijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, e dënon përfundimisht të pandehurin Klajdi
Terolli me 140 000 (njeqindedyzet mijë) lekë gjobë.
10
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të shlyhet brenda 1 (një) viti, pasi ky vendim
të ketë marrë formë të prerë”.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.234, datë 17.03.2010, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.682, datë 05.05.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs Prokurori i Prokurorisë pranë
Gjykatës së Apelit Tiranë, me shkaqet e parashtruara si më lart.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

Kolegji penal i gjykatës së apelit gjen të drejtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë
si përsa i përket cilësimit ligjor të veprës penale ashtu edhe llojit dhe masës së dënimit të
dhënë për secilin të pandehur.
Ndryshe nga sa parashtrohet në apelin e prokurorit gjykata e apelit çmon se të
pandehurit Endit Gjegjani Laro, Kreshnik Luka, Alban Bare, Rei Karapici, Redi Cikani,
Ledio Doko dhe Enea Cela kanë konsumuar plotësisht vetëm veprën penale të “Falsifikimit të
letrave me vlerë në bashkëpunim më shumë se një herë” të parashikuar nga neni 184/2 i
K.Penal.
Konkretisht gjykata e apelit nisur nga faktet e provuara në gjykim arrin në konkluzion
se të pandehurit e mësipërm në momentin e blerjes janë paraqitur si pronarë të kartave të
debitit duke paraqitur rrethana të rreme para shitësve. Për pasojë këto të fundit kanë qenë në
“lajthim” dhe vullnetarisht kanë dorëzuar mallra të ndryshme tek të pandehurit.
Ky veprim është kryer me dashje direkte pasi të pandehurit kanë patur dijeni të plotë
mbi faktin se të dhënat financiare të kopjuara në kartat e debitit nuk u përkasin atyre, por
personave të tjerë. Pra të pandehurit me qëllim për të siguruar përfitime të paligjshme kanë
vënë në qarkullim kartat e mësipërme, të falsifikuara vetëm nga i pandehuri Endit Gjergjani
Laro. Provohet në gjykim se këto veprime të pandehurit e lartpërmendur i kanë kryer në
marrëveshje me njëri tjetrin me qëllim realizimin e përfitimit material.
Falsiteti i këtyre kartave konsiston në paraqitjen në shiritin magnetik të informacionit
të numrave të llogarive të personave të panjohur shqiptarë ose të huaj.
Nga i pandehuri Endit në këto karta është kopjuar informacioni i blerjeve nëpërmjet
internetit të cilat nuk i përkasin të pandehurve por personave të ndryshëm. Në këto kushte
përmbajtja e këtij informacioni në shiritin magnetik nuk përputhet me të dhënat e kartës e për
pasojë përbën paraqitje në të dhënë të rreme.
Pas prodhimit kartat janë vënë në qarkullim nga të pandehurit e tjerë, megjithë
dijeninë e plotë të tyre mbi rrethanat e mësipërme.
Veç sa më sipër gjatë gjykimit del tërësisht e provuar se të pandehurit nuk kanë kryer
veprime të tjera përveç vënies në qarkullim të kartave, pa të cilat nuk mund të realizohej
hedhja në dorë e pasurisë.
Kolegji Penal i gjykatës së apelit çmon të drejtë konkluzionin e arritur nga shkalla e
parë se personi që falsifikon ose vë në qarkullim letra me vlerë ose valutë të huaj të
falsifikuar të falsifikuar duhet të përgjigjet për falsifikim dhe atëherë kur ka mundur të
përfitojë me anë të një veprimi të tillë vlera materiale.
Sa më sipër veprimet e këtyre të pandehurve përmbajnë elementë vetëm të veprës
penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë” në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka deklaruar fajtor të pandehurit Endit
Gjergjani Laro, Rei Karapici, Redi Cikani, Enea Cela, Kreshnik Luka, Alban Bare, Ledjo
Doko për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë” në bashkëpunim, më
shumë se një herë, parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal.
Lidhur me të pandehurin Anil Gjergjani Laro ndryshe nga sa parashtrohet në apelin e
11
prokurorit rezulton se ky i pandehur nuk ka konsumuar elementë të ndonjë vepre penale.
Organi i Prokurorisë nuk ka provuar se kur ka dhe si ky i pandehur ka vënë në qarkullim
kartën e tij të debitit, si dhe cilat janë përfitimet materiale të realizuara nga ky i pandehur.
Nga dokumentacioni i administruar në dosje nga bankat e nivelit të dytë dhe nga akti i
ekspertimit kontabël nuk rezulton asnjë rast i vënies në qarkullim të kartës së të pandehurit
Anil Gjergjani Laro.
Për pasojë mungojnë elementët e veprës penale për të cilat është akuzuar ky i
pandehur.
Lidhur me të pandehurit Klajdi Tenolli, Fatmir Kolmarku dhe Fatmir Borshi, në
gjykimin e çështjes në shkallë të parë është provuar plotësisht se këta të pandehur kanë patur
dijeni për aktivitetin që ushtronin të pandehurit Endit Gjergjani Laro, Ledjo Doko, Rei
Karapici, Redi Cekani, etj.
Megjithë dijeninë që kanë patur për këtë veprim të pandehurit e mësipërm nuk kanë
bërë kallëzim në organet e ndjekjes penale.
Për rrjedhojë, në këto kushte të tre të pandehurit kanë konsumuar plotësisht elementët
e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Dijenia e të pandehurve të mësipërm për veprimtari kriminale të të pandehurve Endit
Gjergjani Laro, Ledjo Doko, Rei Karapici, Redi Cekani, Enea Cela, provohet nga përmbajtja
e bisedave të realizuara nga këta të pandehur si dhe nga veprimet konkrete të kryera prej tyre.
Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit gjen të drejtë vendimin e gjykatës së shkallës së
parë edhe për të pandehurit Indrit Abazi, Blerim Abazi dhe Flamur Gashi (Abazi).
Ndryshe nga sa parashtrohet në apelin e prokurorit gjykata verën se të pandehurit
Indrit Abazi dhe Blerim Abazi, kanë shkuar në Njësinë Tregtare “Neptun” të ndodhur në
QTU, Komuna Kashar, duke shoqëruar një shtetas kosovar, i cili quhet “Bekim Gashi”. Sipas
akuzës pretendohet se tre të pandehurit dhe shtetasi i pretenduar si kosovar, me anë të një
karte debiti të falsifikuar, kanë blerë një kompjuter lap top dhe tre telefona celularë. Janë
sekuestruar pamjet filmike, në të cilat pasqyrohet fakti se blerjet e mësipërme janë kryer nga
të pandehurit Indrit Abazi dhe Blerim Abazi. Në këto pamje konstatohet se të pandehurit
Indrit Abazi dhe Blerim Abazi, pasi janë interesuar për sende të ndryshme, konkretisht
telefona celularë, kanë realizuar edhe pagesën me kartë debiti. Karta e debitit është mbajtur
dhe është dorëzuar në kasën e subjektit, pikërisht nga i pandehuri Indrit. Ndërkohë
kompjuteri lap top është blerë nga shtetasi kosovar Bekim Gashi. Gjatë kohës që subjektet e
mësipërme kanë qenë duke kryer blerje, në qendrën tregtare ka shkuar edhe i pandehuri
Flamur Gashi, i shoqëruar nga tjetër shtetas kosovar, në përdorim të një automjeti me targë
GL LS 17. Pas blerjes së objekteve të mësipërme, të pandehurit janë larguar së bashku nga
QTU, me mjetin në përdorim të të pandehurit Flamur.
Sa më lart (pretendon Prokuroria), provohet se karta e debitit ka qenë e lëshuar në
emër të një shtetasi me emrin Johns Williams. Të pandehurit Indrit dhe Blerim kanë patur
dijeni se karta nuk ka qenë në pronësi të tyre e pavarësisht nga kjo rrethanë, duke u paraqitur
si pronarë të saj, e kanë përdorur duke blerë sende të ndryshme.
Gjykata vëren se ky konkluzion i prokurorisë është i pasaktë dhe i pabazuar në provat
e administruara gjatë këtij gjykimi. Është e vërtetë se karta është mbajtur fizikisht në dorë
vetëm nga i pandehuri Indri dhe jo i pandehuri Blerim, por veprimet përkatëse si insertimi i
PIN-it përkatës dhe nënshkrimi i faturës përkatëse në POS-in e Njësisë Tregtare “Neptun” në
QTU, Tiranë, janë kryer nga shtetasi i pretenduar si kosovar i quajtur “Bekim Gashi”.
Gjykata thekson edhe një herë se ky është edhe koncepti i vënies në qarkullim të kartës së
kreditit ose debitit, apo çdo letër tjetër me vlerë – kryerja e veprimeve sipas mënyrës së
parashikuar në marrëveshjen mes lëshuesit dhe poseduesit të saj: paraqitja tek POS, insertimi
i PIN dhe nënshkrimi i faturës përkatëse, që vërteton kryerjen e këtij transaksioni, me qëllim
realizimin e destinacionit ekonomik të kërkuar nga klienti dhe përdoruesi i POS apo ATM
12
përkatës. Është pikërisht personi që kryen veprimet e insertimit të PIN-it dhe nënshkrimit të
faturës, ai që konsiderohet si përdoruesi=vënësi në qarkullim i kësaj karte (letër me vlerë) dhe
jo personi që mban fizikisht në dorë këtë kartë.
Gjykata vëren se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë faktin se, karta ka qenë e bardhë
apo e vjedhur (siç pretendon prokurori) dhe nëse ka qenë kartë e bardhë pa ndonjë emër dhe
mbiemër në të, atëherë kjo kartë nuk do të pranohej nga shitësja e Njësisë Tregtare “Neptun”.
Duke analizuar në harmoni rrethanat e përshkruara më sipër me të drejtë gjykata ka
arritur në konkluzionin e deklarimit të pafajshëm të të pandehurve Indrit Abazi, Blerim Abazi
e Flamur Gashi, ku ky i fundit është akuzuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

D. Në lidhje me rekursin

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë


duhet të lihet në fuqi.
Vendimi i gjykatës së apelit dhe ai i shkallës së parë për deklarimin fajtor të Endit
Gjergjani Laro, Kreshnik Luka, Alban Bare, Rei Karapici, Redi Cikani, Ledio Doko dhe Enea
Cela për veprën penale të “Falsifikimit të letrave me vlerë në bashkëpunim më shumë se një
herë” të parashikuar nga neni 184/2 i K.Penal është i drejtë dhe në përputhje me rrethanat e
faktit të provuar.
Të gjykuarit janë akuzuar se kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit në
bashkëpunim, në dëm të disa personave e më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të letrave
me vlerë në bashkëpunim e më shumë se një herë”, të parashikuar nga nenet 143/2 dhe 184/2
të Kodit Penal.
Drejt kanë arsyetuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e Apelit Tiranë, kur kanë
arritur në konkluzionin se të gjykuarit e mësipërm në momentin e blerjes janë paraqitur si
pronarë të kartave të debitit duke paraqitur rrethana të rreme para shitësve, të cilët kanë qenë
në lajthim dhe vullnetarisht kanë dorëzuar mallra të ndryshme tek të gjykuarit.
Pra të gjykuarit, me qëllim për të siguruar përfitime të paligjshme, kanë vënë në
qarkullim kartat e mësipërme, të falsifikuara vetëm nga i gjykuari Endit Gjergjani Laro, në
marrëveshje me njëri tjetrin, me qëllim realizimin e përfitimit material.
Nga i gjykuari Endit, në këto karta, është kopjuar informacioni i blerjeve nëpërmjet
internetit të cilat u përkasin personave të ndryshëm. Në këto kushte përmbajtja e këtij
informacioni në shiritin magnetik nuk përputhet me të dhënat e kartës e për pasojë përbën
paraqitje në të dhëna të rreme.
Pas prodhimit kartat janë vënë në qarkullim nga të gjykuarit e tjerë, megjithë dijeninë
e plotë të tyre mbi rrethanat e mësipërme.
Veç sa më sipër gjatë gjykimit del tërësisht e provuar se të pandehurit nuk kanë kryer
veprime të tjera përveç vënies në qarkullim të kartave, pa të cilat nuk mund të realizohej
hedhja në dorë e pasurisë.
Kolegji Penal e çmon të drejtë konkluzionin e arritur nga të dyja gjykatat se personi
që falsifikon ose vë në qarkullim letra me vlerë ose valutë të huaj, të falsifikuar, duhet të
përgjigjet për falsifikim dhe atëherë kur ka mundur të përfitojë, me anë të një veprimi të tillë,
vlera materiale.
Kolegji Penal e gjen të drejtë edhe konkluzionin në lidhje me të gjykuarin Anil
Gjergjani Laro, për të cilin rezulton se nuk ka konsumuar elementë të ndonjë vepre penale.
Organi i Prokurorisë nuk ka provuar se kur dhe si ky i gjykuar ka vënë në qarkullim, kartën e
tij të debitit si dhe cilat janë përfitimet materiale, të realizuara prej tij.
Nga dokumentacioni i administruar në dosje nga bankat e nivelit të dytë dhe nga akti i
ekspertimit kontabël nuk rezulton asnjë rast i vënies në qarkullim të kartës së të gjykuarit
Anil Gjergjani Laro. Për pasojë konkluzioni se mungojnë elementët e veprës penale për të
13
cilat është akuzuar ky i gjykuar, gjendet i drejtë.
Lidhur me të gjykuarit Klajdi Tenolli, Fatmir Kolmarku dhe Fatmir Borshi, në gjykim
është provuar plotësisht se këta të gjykuar kanë patur dijeni për aktivitetin që ushtronin të
gjykuarit Endit Gjergjani Laro, Ledjo Doko, Rei Karapici, Redi Cekani dhe nuk kanë bërë
kallëzim në organet e ndjekjes penale.
Për rrjedhojë, në këto kushte të tre të gjykuarit kanë konsumuar plotësisht elementët e
veprës penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Në lidhje me të gjykuarit Indrit Abazi, Blerim Abazi dhe Flamur Gashi (Abazi), me të
drejtë dy gjykatat arsyetojnë se ndryshe nga sa parashtrohet në apelin e prokurorit, gjykata
verën se të gjykuarit Indrit Abazi dhe Blerim Abazi, kanë shkuar në Njësinë Tregtare
“Neptun” të ndodhur në QTU, Komuna Kashar, duke shoqëruar një shtetas kosovar, i cili
quhet “Bekim Gashi”. Karta është mbajtur fizikisht në dorë vetëm nga i gjykuari Indrit dhe jo
i gjykuari Blerim, por veprimet përkatëse si insertimi i PIN-it përkatës dhe nënshkrimi i
faturës përkatëse në POS-in e Njësisë Tregtare “Neptun” në QTU Tiranë, janë kryer nga
shtetasi i pretenduar si kosovar i quajtur “Bekim Gashi”. Gjykatat kanë theksuar, me të drejtë
se koncepti i vënies në qarkullim të kartës së kreditit ose debitit, apo çdo letër tjetër me vlerë
është kryerja e veprimeve sipas mënyrës së parashikuar në marrëveshjen mes lëshuesit dhe
poseduesit të saj: paraqitja tek POS-i, insertimi i PIN-it dhe nënshkrimi i faturës përkatëse, që
vërteton kryerjen e këtij transaksioni, me qëllim realizimin e destinacionit ekonomik të
kërkuar nga klienti dhe përdoruesi i POS apo ATM përkatës. Është pikërisht personi që kryen
veprimet e insertimit të PIN-it dhe nënshkrimit të faturës, ai që konsiderohet si
përdoruesi=vënësi në qarkullim i kësaj karte (letër me vlerë) dhe jo personi që mban fizikisht
në dorë këtë kartë.
Gjykatat me të drejtë kanë vërejtur se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë faktin se,
karta ka qenë e bardhë (pa ndonjë emër apo mbiemër në të) apo e vjedhur (siç pretendon
prokurori).
Duke analizuar rrethanat e përshkruara më sipër me të drejtë gjykatat kanë arritur në
konkluzionin e deklarimit të pafajshëm të të gjykuarve Indrit Abazi, Blerim Abazi e Flamur
Gashi, ku ky i fundit është akuzuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton zbatim të drejtë të ligjit procedural dhe
material penal prandaj për pasojë vendimi ndaj të cilit është ushtruar rekurs duhet të mbetet
në fuqi.

PЁR KЁTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 441, Pika 1, shkronja
“a” të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit me nr.234, datë 17.03.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 05.12.2013

14

You might also like