You are on page 1of 2

--''Mbulesa në Islam''

- Faleminderimet dhe lavdimet i takojnë Allahut zotit të botërave, paqja dhe


shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.
Mbulesa është respekt ndaj urdhërave të Allahut dhe të Pejgamberit s.a.v.s.
Allahu xh.sh bëri mbulesën titull nderi duke thënë: O Pejgamber, thuaju grave
tuaja, bijave tuaja dhe grave te besimatrëve le ti vënë shamitë (mbuloj) e veta mbi
trupin e tyre sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të
mos (ofendohen), Allahu fal gabimet e kaluara, ai është mëshirues.
Allahu xh.sh thotë: O bijtë e Ademit, ne krijuam për ju petk, që ju mbulon
vendturpësinë dhe petk zbukurues, por petku i devotshmërisë është më i mirë.
Mbulesa është e obligushme për muslimanen dhe nje akt bindës ndaj krijuesit.
Veshja Islame nuk është vetëm mbulimi i trupit por ajo është edhe adhurim dhe afrim
ndaj krijuesit Zotit, kështu ajo i bindet Zotit dhe me dërilesi i nënshtrohet
urdhërit të tij.
Mbulesa është simbol i dërilësisë, modestisë, dhe mirësjelljes, muslimania duhet ti
përmbahet natyrës së saj.
Zoti i dënon ato femra që sillen si meshkuj dhe anasjelltas, prandaj mbulesa është
ruajtja e natyrshmërisë së femres dhe manifestim i devotshmërise.
Muslimania duhet të jetë dinjitoze në aspektin fizik dhe e perkushtuar në aspektin
shpirtëror.
Mbulesa është një mbrojtje e sigurt në refuzimin e gjithë sjelljeve të liga.
Gruaja me mbulesë nuk është e robëruar siç mendojnë njerëzit, përkundrazi mbulesa
tregon liri absolute që krijuesi ja ka dhuruar gruas i cili e bëri të barabartë
gruan para zotit dhe njerëzve të tjerë.
Allahu xh.sh thotë: Thuaju dhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë
pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përvec atyre që
janë të dukshme, le ti vënë vellot e tyre mbi kraharorin e tyre( En Nur.31) dhe ka
thënë : Dhe rrini në shtepitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në
injorancën e hershme (El Azab.33)
Bukuria e muslimanes është në moralin e saj e jo në grim. Bukuria nuk është në
makiazhin e saj por në sjelljen dhe angazhimin e saj ndaj zotit.
Bukuria e muslimanes është në zgjuarsinë e mendjes dhe në punët dhe veprat me të
cilën ajo fiton kënaqësinë e Allahut.
Makiazhi hiqet me larjen e fytyrës, por etika dhe morali mbeten. Bukuria qëndron në
moral e jo ne makiazh.
Mos harro motër se je një Xhevahir i çmuar që duhet të ruhet dhe të mbrohet,
përmbaju mbulesës se ajo është nder, respekt dhe krenari për ty.
Një nga shenjat e besimit të vërtetë është të bësh adhurim me dashuri. Dashuria për
mbulesën që ka qënë tek brezat e parë të grave muslimane duket sikur është dobësuar
pak në zemrat e muslimaneve të sodit.
Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzën e Pejgamberit a.s se cila është gjëja
më e dashur për një grua besimtare ajo iu pergjigj: Të mos shikojë e të mos shoh
asnjë burrë të huaj.
Çfarë ndodhi me këtë dashuri për modestinë që të kthejmë dashurinë për mbulesën në
zemrat e grave muslimane.
Gruaja muslimane duhet të largojë nga zemra sëmundjen sipas të cilës mbulesa i bën
inferiore dhe i kufizon jetën.
Mbulesa e gruas muslimane është e drejta e saj që ja ka dhënë Allahu xh.sh.
Zoti i të gjithë botërave është drita e saj që e dallon motrën muslimane nga
errësira e jobesimtarëve.
Muhamedi a.s thotë: O Zoti im, metëvërtetë unë ngushtohem për të drejtat e dy të
dobtëve, jetimit dhe gruas.
Me keqardhje po them se dikush metëvërtetë shkel nderin e gruas, dikush po ua
ndalon mbulesen grave dhe bijave të islamit, dikush po ua ndalon edhe shkollimin
për shkak të mbuleses së tyre.
A nuk është kjo shkelje e të drejtave?
Vërtetë jeta e njerëzve që janë lidhur pas iluzioneve digjet si një cigare...
Launtina Dovolani

You might also like