You are on page 1of 5

Cikli i parë i studimeve

Programi i studimit: Bachelor në Drejtësi / E drejtë Biznesi


Viti akademik: 2020-2021

MIRATOHET
Drejtuesi i Departamentit

Teza e Provimit, zhvilluar më dt.03/10/2021

Lënda: Pronësia Intelektuale

Ersid Bashi
Studenti ( emër, mbiemër)_____________________________________________
Nr. Identifikimi__________________J70825094H_______________________

Fakulteti i Drejtësisë
Cikli i parë i studimeve
Programi i studimit: Bachelor në Drejtësi/ E drejtë biznesi
Lënda “Pronësia Intelektuale”
Viti akademik: 2020-2021
Udhëzime

Të gjitha përgjigjet të jepen në tezë. Shënoni qartë me shkronja të mëdha shtypi, emrin, mbiemrin,
grupin dhe numrin personal të identifikimit sipas kartës së identitetit. Nuk duhet të mbani celuar
me vete. Në rast se keni, duhet të jetë i fikur. Nuk duhet të komunikoni me shokët. Në rast
paqartësie drejtojuni pedagogut në sallë. Koha e provimit është 90 min.

Kini kujdes! Mosrespektimi i këtyre rregullave sjell skualifikimin tuaj nga testimi!
Grupi
Nr. Pyetja Pikë
1 CfareeshtePronesiaIntelektuale? Deget e saj, dhecfaremardhenieshrregullonajo 10
.CfareeshtePatentadheMarkadhecilat jane elementet e
2 15
detyrueshemqeduhetteketesecila per teqeneteregjistrueshme
3 Format e kalimittetedrejtes se autoritdhedallimindermjettyre 10
4 Krijimet ne kushtet e kontrates se punesimitdhevecorite e saj 15
5 Cfare jane treguesit Gjeografikë? 10
KAZUS
TeatriKombetarshfaqveprentetrore "Dimriifundit" sipaskontrates me Autorin e
Romanit me tenjejtintitull.Kjovepertetarore, filmohetnganjëTelevizionprivat I
cilikanënshkruarkontratëdhekamarrëlejëpërkëtëregjistrimngaAutori I Romanit, me
qëllimtransmetiminnëTelevizion. Regjisoriiveprësteatralekonstaton se
TelevizioniPrivatështë duke
6 shfaqurkëtëvepërdhengrePadinëGjykatëpërcënimtëtëdrejtëssëAutorit. 40
A katedrejteRegjisoriveprësteatrale “DimriiFundit”tengrejeketePadi? 
A cenontransmetimi I kësajvepreteatralenë television tedrejtat e
AutoritteRegjisorit?Nësepo, cilattëdrejtaShkel?
A perbejneshkeljeVeprimet e AutoritteRomanit?
Si do e zgjidhnitju? Jepnimendimintuaj.

Totali 100

Pedagogu
Evien Dako
1) Legjislacioni i të drejtës së autorit është pjesë e një legjislacioni më të gjerë, i njohur si pronësi
intelektuale. Termi pronësi intelektuale i referohet gjerësisht krijimeve të mendjes së njeriut. Të drejtat
e pronësisë intelektuale mbrojnë interesat e krijuesve duke ju dhënë atyre të drejtën e pronës mbi
krijimet e tyre.

Dy Degët e Pronësisë Intelektuale: Pronësia Industriale dhe e Drejta e Autorit Pronësia intelektuale
zakonisht ndahet ndahet në dy degë, respektivisht pronësia industriale, e cila më gjerë thënë mbron
shpikjet, dhe e drejta e autorit, e cila mbron veprat letrare e artistike. Pronësia Industriale merr një seri
formash. Këto përfshijnë patentat për të mbrojtur shpikjet dhe dizenjot industriale, të cilat janë krijime
estetike që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial. Pronësia industriale përfshin
gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat
komercialë dhe dizenjimet, si dhe treguesit gjeografikë dhe mbrojtjen kundër konkurrencës së
pandershme. E drejta e autorit lidhet me krijimet artistike, siç janë librat, muzika, pikturat dhe
skulpturat, filmat dhe veprat me bazë teknologjike siç janë programet kompjuterike dhe bazat
elektronike të të dhënave. Në shumicën e gjuhëve Europiane, ndryshe nga Anglishtja, copyright (e drejta
e kopjes, kopjimit) njihet ndryshe si e e drejta e autorit. Shprehja copyright (e drejta e kopjes) i referohet
aktit kryesor, i cili lidhur me krijimet letrare e artistike, mund të kryhet vetëm nga autori ose me
autorizim të tij. Ky akt është bërja e kopjeve të veprës. Shprehja e drejta e autorit lidhet me krijuesin e
veprës artistike, autorin e saj.

2)
1. Patenta jepet për shpikje, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që: a) të përbëjë risi; b) të
përmbajë hap shpikës; c) të jetë e zbatueshme në industri. 2. Nuk vlerësohen shpikje, në kuptimin e
pikës 1 të këtij neni, veçanërisht: a) zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore; b) krijimet
estetike; c) skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për zhvillimin e lojërave
dhe biznesit, si dhe programet kompjuterike; ç) paraqitjet e informacionit.

2. Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombimin i disa fjalëve, i frazave,
simboleve apo vizatimeve, që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të
një pale, nga ato të një pale tjetër.

Përkufizimi i markës se shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me


përjashtim që ato identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo
produktet.

 Shenjat që përbëjnë një markë


o Fjalët, kombinimet e fjalëve, duke përfshirë dhe emrat personalë
o Gërmat, numrat
o Shënjat figurative, duke përfshirë vizatimet
o Format tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave dhe
amballazhet e tyre
o Ngjyrat, kombinimin e ngjyrave, sinjalet e dritës në qoftë se, ato
paraqiten grafikisht
o Kombinimi i shenjave të përmendura më lart.

3)
Kalimi i të drejtave pasurore të autorit 1. Autori ose titullari i të drejtave të autorit mund të kalojë me
kontratë, sipas këtij ligji dhe dispozitave të legjislacionit civil, vetëm të drejtat pasurore kundrejt
personave të tjerë. 2. E drejta e autorit është e trashëgueshme. Të gjitha të drejtat që i përkasin autorit
do t’u kalojnë trashëgimtarëve të tij, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. 3. Rregullimet
e përgjithshme për trashëgiminë zbatohen për të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me
trashëgiminë e së drejtës së autorit, të cilat nuk janë rregulluar me këtë ligj. 4. Kalimi i të drejtave
pasurore të autorit kufizohet për disa të drejta, për një territor dhe për një periudhë kohore, të
përcaktuara shprehimisht në marrëveshje apo kontratë. 5. Të drejtat vetjake jopasurore të autorit nuk
do të jenë objekt i kalimit te personat e tjerë. Ato ekzistojnë pavarësisht të drejtave pasurore të autorit
dhe ruhen nga autori edhe pas kalimit të të drejtave pasurore te personat e tjerë.

5)
Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të
treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ligji për pronësinë
idustriale dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

“Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt:

1. a) që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta,


një shtet;
2. b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht,
si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe
njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;
3. c) hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar
gjeografike.
“Tregues gjeografik” quhet emri që identifikon një produkt:

1. a) që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet;


2. b) cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen
esencialisht origjinës së tij gjeografike;
3. c) të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e
përcaktuar gjeografike.
Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me pijet alkoolike, tregues gjeografik i
një pijeje alkoolike do të jetë një tregues që identifikon një pije alkoolike me
origjinë në territorin e një vendi ose një rajoni apo lokaliteti të këtij territori, ku
një cilësi e dhënë, reputacioni apo karakteristika të tjera të asaj pijeje alkoolike
i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike.

Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me verërat:

1. a) “Emërtim origjine” quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik ose, në
raste të veçanta të justifikuara në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që
përdoret për të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:
1. i) cilësitë ose karakteristikat e produktit vijnë ekskluzivisht ose
esencialisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët
natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis.

You might also like