You are on page 1of 2

Udhëzime për leter motivimi

Emri dhe mbiemri


Adresa
Nr. i telefonit
Email

Data e saktë

Punëdhënësi

Titulli profesional
Emri i Kopmanisë
Adresa

I/E nderuar ( Drejtohuni me Zotri, Zonjushë, Zonjë dhe mbiemer)

Prezantoni veten shkurt në këtë pjesë duke treguar pse jeni të interesuar për këtë pozicion dhe
prej nga keni dëgjuar per këtë pozicion.

Këtu shkruani shkurt një përmbledhje të pervojës suaj, edukimi, përvoja e punës, trajnimet, etj.
Keni kujdes që gjatë këtij përshkrimi përvoja juaj të jetë e lidhur me interesimin për pozitën…

Tregoni çfarë dëshironi nga pranuesi i letrës. Shpjegoni se e çmoni kohën dhe këshillat e tyre të
vlefshme

Falenderoni pranuesin

Sinqerisht,

(nenshkruani ketu me stilolaps ngjyrë te kalter)

Emri dhe mbiemri

Bashkangjitur :psh. CV
Shembull:

Flora Mati
85 Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Tiranë
Tel : (42) 562-580
E_mail: fmati@gmail.com

Tiranë, 20 Mars 2012

Drejtuar: Z. Andi Popi


President dhe themelues i Shoqatës Shqiptare të Sportit
Kullat Binjake Tiranë, Shqipëri

Objekti i letrës: Pozicioni i kordinatorit

I nderuar Z. Popi

Quhem Flora Mati. Në faqen e internetit të shoqatës suaj lexova lajmërimin e punës së
kordinatorit dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e këtij pozicioni.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në pozicione zyre, kam fituar kështu njohuritë
dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve universitare, kam qenë gjithashtu
një trajnuese dhe instruktore. Përveç kësaj, kam përmirësuar aftësitë e mia në menaxhimin e
kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa grupe komunitare dhe në aktivitetet e
kohës së lirë. Kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh
studimi.
Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në italisht. Për mua është e rëndësishme të
arrij të siguroj një shërbim profesional klientëve dhe të japë informacionin e duhur në mënyrë të
qartë dhe të saktë. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter duke hartuar dokumente
profesionale dhe me cilësi të lartë.
Ju lutem gjeni bashkangjitur një kopje të CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta
vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë pozicion.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni, Zoti
President, përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht
Flora Mati
(Bashkangjitur gjeni CV time)

You might also like