You are on page 1of 25

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I MARKETING-TURIZMIT

MARKETING PROFESIONAL

Tema: “Industria e Luleve”

Punoi: Grupi 8 Pranoi: Prof. Dr. Ilia KRISTO

Alma Xhaferi

Eriola Laçka

Ermira Leshi

Fiolena Zaimaj

Ornela Kasmi

Sidorela Meçe

Tiranë, mars 2016

1
Tabela e përmbajtjes
1. Veshtrim i pergjithshëm mbi industrinë ndërkombëtare të luleve...............................................3
1.1. Industria e luleve në botë......................................................................................................3
1.2 Industria e luleve në Europë...................................................................................................7
1.3 Industria e luleve në Shqipëri...............................................................................................11
2. Firma Kaleshi.............................................................................................................................15
2.1 Historiku...............................................................................................................................15
2.2 Produktet..............................................................................................................................16
2.3 Shtrirja e Kaleshi shpk.........................................................................................................17
2.4 Partnerët e Kaleshi shpk.......................................................................................................19
2.5 Problematikat e firmës Kaleshi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar................................19
3. Konkluzione...............................................................................................................................24
4. Rekomandime............................................................................................................................25
5. Referenca...................................................................................................................................26

2
Hyrje

E mendoni dot botën tonë pa ngjyra? Do të ishte shumë e trishtueshme, si një natë pa ditë, si një
muzg pa agim. Sepse lulet i dhurojnë botës ngjyrën dhe i japin ngjyrë botës!
E mendoni dot botën tonë pa aroma? Do të ishte shumë e mërzitshme, si një supë pa kripë, si
mjaltë i hidhur. Lulet i dhurojnë botës aromat dhe i japin aromë botës!
E mendoni dot botën tonë pa lule? Vështirë, jeta atëherë nuk do të kishte atë përmasë delikate, të
brishtë në mrekullinë e saj, me ngjyra, me aroma, paqe dhe prehje që mund ta afrojnë vetëm
lulet, kjo dhuratë e Perëndisë! Sepse lulet janë si fëmijët që vetëm mund të dashurohen! Lulet
janë bashkëudhëtari i rrugëtimit tonë në këtë botë, që nga materniteti e deri në varreza! Lindin
bashkë me ne, jetojnë me ne, jetojnë për ne!

1. Veshtrim i pergjithshëm mbi industrinë ndërkombëtare të luleve

1.1. Industria e luleve në botë


Të arsyetosh mbi numrin dhe madhësinë e sektorit të industrisë së luleve është e dobishme jo
vetëm për të ditur se cfarëëgziston,por edhe për të imagjunuar apo për të ditur rrjedhojën e tyre
në të ardhmen.

Tregu i luleve sot është absolutisht një treg global,veҫanërisht për sa u përket luleve të prera, të
lehta dhe me vlerë të lartë të shtuar,në mënyrë që edhe nga Zelanda e Re i cili është vendi më
larg nga Europa,vijnë lule të importuara të freskëta brënda 72 orëve nga momenti i porositjes. Ky
është kulmi i një proҫesi të gjatë që ka filluar 150 vite më parë me fillimin e industrisë së luleve
në rivierën Franceze. Alphonse Karr konsiderohet si eksportuesi i parë i luleve.

Kultivimi lokal i luleve në tregjet e rritjes si Brazili, Kina, India, Meksika dhe Turqia po rritet
dita ditës dhe kjo con në ndryshime të mëdha të flukseve import dhe eksport.Ndërsa Japonia
importonte 8 % të luleve të saj nga Hollanda ne vitin 2003,kjo shifër ishtë vetëm 2 % në vitin
2014. Importet japoneze nga Kolumbia dhe Malajzia janë rritur përkatësisht në këtë periudhë nga
10% në 26% dhe nga 14% ne 22%. Hollanda vazhdon të luajë një rol dominant brënda Europës
dhe mbetet akoma furnizuesi kryesor i luleve për Gjermaninë,Francën dhe Anglinë.

Të dhënat statistikore për industrinë e luleve në mbarë botën janë të pakta dhe johomogjene.

3
Vendet kryesore prodhuese në mbarë botën janë:

Në zonën Aziatike China (86 000 ha), India ( 34 000 ha), Japonia (8000 ha), Tajlanda ( 7 000
ha), dhe Korea (5 300 ha);

Në zonën e Lindjes së mesme Izraeli (2063 ha) dhe Turqia (670 ha);

Në zonën Amerikane Sh.B.A (10-15000 ha), Mexico( 5000 ha), Kolumbia ( 4200 ha), Kosta
Rika (3600 ha) dhe Ekuador( 2084 ha);

Në zonën Afrikane Kenia (1280 ha) ,Zimabve (940 ha), Marok(450 ha);

Në zonën Europiane Hollanda ( 35900 ha), Italia (36 300 ha), Gjermania (35900 ha), Hungaria
(1120 ha),Sllovenia,Kroacia, Bullgaria.

-Në zonën aziatike- Kina qëndron me një prodhim prej rreth 2 milionë lule dhe 1 miliarde
bimësh të celura. Në vitin 1997 eksporti i bimëve zbukuruese ka tejkaluar 130 milionë
dollarë.Ky është sektori që punëson me shumë se 1,3 milionë punonjës.Ky vend mund të ketë një
zhvillim të madh falë mundësive të tij potenciale për shkak te klimës së përshtatshme tropikale e
subtropikale.

-Në Lindjen e Mesme- vendi më i gjallë në industinë e luleve është Izraeli,qoftë për prodhimin e
larmishëm të luleve,ashtu edhe për eksportimin qëështë shtaur nga 48% në 52% në katër vitet e
fundit, duke mbajtuar vendin e parë të furnizuesve jo europianë te Bashkimit Europian.

-Në Amerikën e Veriut-Shtetet e Bashkuara megjithëse vihet re një avancim në industrinë e


luleve,ato mbajnë vendin e dytë si importuesit më të mëdhenj të luleve në mbarë botën.

-Në Amerikën Jugore- është vendi që ka përjetuar rritjen më të madhe për shkak të kushteve të
favorshme të saj klimaterike.

Në zonën Afrikane- vendi me normën më të lartë të rritjes është Kenia si prodhuesi më i madh i
luleve(sidomos trëndafila dhe karafila) ,të cilat kryesisht eksportohen në BE.

4
Tendencat e tregut botëror

Rritja e prodhimit të luleve në zonat lokale ka ndryshuar strukturën e prodhimit dhe të


shpërndarjes. Ndërsa në Europë dhe Japoni kompanitë tradicionale janë të vogla dhe të mesme,
në vendet në zhvillim (specie te Afrikës dhe të Amerikës së Jugut,larg nga qëndrat e tregtimit
dhe të konsumit, kompanitë e mëdha mbizotërojnë në duart e kompanive të huaja.

Tregtia ndërkombëtare ka tendencë afirmimin e tre fushave kryesore të prodhimit ,nga ku do të


intensifikojë eksportin e luleve në tregjet e mëdha të konsumit. Nga Hollanda dhe Afrika në
Europë, nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara, dhe nga Kina në vendet e tjera Aziatike.

Përparimet e transportit detar

Rritja e transportit detar të luleve duket se është e pandalshme kjo dhe për faktin që transporti
detar është shumë më pak i kushtueshëm se transporti ajror.Kolumbia ka transportuar rreth 700
kontenierë me lule në Mbretërinë e Bashkuar në vit,dhe rreth 300 kontenjerë shkojnë nga Izraeli
në Europë cdo vit. Po ashtu më anë të transportit detar janë transportur edhe Tulipanë nga
Hollanda në shtetet e Bashkuara të Amerikës.Të tjera rrugë të transportit detar të luleve janë nga
Vietnami në Japoni.

5
Kultura e të dhuruarit lule në Azi :

- Dhurata për mësuesit është dhurata me popullore në

-Peony janë lulet janë lulet më të populluara në Kinë e sidomos ne dasma

-Lulet në vazo nuk janë të përshtatshme si dhurata ne Azi

-Zambakët dhe karafilat janë më të përshtatshme për funerale

-Lulet ngjyrë të verdhë simbolizojnë simpatinë

Kultura e të dhuruarit lulë në Amerikë

-Amerikanët festojnë Krishtlindjet me shkëmbimin e dhuratave, sidomos lule.

-Lulet janë dhuratë e përkryer për të gjitha moshat në Amerikë

-Vlerësojne dhe pëlqejnë lulet e të gjitha ngjyrave

Kultura e të dhuruarit trendafila ne Afrikë

6
-Lule shkëmbehen gjerësisht gjatë Krishtlindjeve në Afrikën e Jugut

-Në Egjipt lule dhurohen vetëm në raste dasmash

1.2 Industria e luleve në Europë


Indusrtia e luleve është një industri globale dhe dinamike,e cila ka pësuar rritje në dekadat e
fundit.Konsumi botëror i luleve është vkerësuar me 30bilion € në vit me Europën dhe Amerikën
e Veriutsi tregjet kryesore.Që nga viti 1990 prodhimi lëvizur nga hemisfera e veriut drejt
vendëve me kushte klimaterike të favorshme dhe kostot e prodhimit janë të ulëta.Kështu u
zhvilluan disa vënde të tjera si : Kolumbia ,Kenia, Ekuadori, Etiopia.Në trgun Europian ojesën
më të madhe e zë Hollanda.

Tregu Europian

Shtetet që bëjnë pjesë në industrine e luleve në Europë janë : Hollanda , Belgjika, Gjermaia,
Italia, Spanja, Britania, Zvicra, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Finlada, Polonia dhe Ҫekia.Në 13
shtete që merren me kultivimin e luleve zënë një sipërfaqe prej 362,750,000 habitate me
përafërsisht 59,700 luleshitës.Sektori i luleve në Europë gjeneron një total nga shitjet
9,731,100,000 € ,sipas statistikave një dyqan lulesh u shërben rreth 6076 konsumatorëve. Një
treg profesional i luleve vlen rreth 376,110,000 €. Me këtë numër të shitjeve lulet përfaqësojnë
74% të tregut,shitja e pemëve 16% dhe materialet dekorative 10%.Në shumë vende të Europës
prodhimi lokal i luleve dhe pemëve nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën e
brëndshme.Produktet e importuara luajnë një rol të rëndësishëm në treg,totali i importit te luleve
arrin 3,3bilion € dhe 2,9bilion € për pemët. Gjermania vazhdon të kryesojë për importet e luleve
në BE edhe pse vëndi është i prekur nga kriza.Hollanda luan rolin kyç në tregëtinë
ndërkombëtare të luleve ,vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i luleve për shtetet e tjera të BE.
Hollanda furnizon rreth 67% të totalit të EU,kërkesa e tregëtarëve hollandez është e
lartë ,plotësohet nga prodhimi vëndas ,por rëndësia e importit vazhdon të rritet.Shumë nga këto
importe ri-eksportohennë vënde të tjera të EU.

Sfidat e tregut Europian

Tregu i luleve paraqet disa sfida :

7
1-Sfida më e rëndësishme është ulja e qartë e konsumit si rezultat i krizës.Ulja është 19% e
këtij tregu dhe është e rrezikshme.Disa shtete kanë vuajtur si Greqia,Italia, Spanja , Polonia dhe
Gjermania, ku disa nga këto shtete kanë edhe popullsinë më të madhe.

2-Sfida tjetër është e lidhur me të parën : rritja e konkurencës në pikat e tjera të shitjes. Në disa
shtete,veçanërisht ato vënde që janë të stabilizuara kanë pësuar ulje në shitje.Kjo për shkak se
konsumatorët janë të prekur nga kriza dhe nuk duan të shpenzojnë shumë për këto gjëra.

3-Sfida tjetër është edhe një pjesë e zgjidhjes : krijimi i vlerës së shtuar.

FDF(Germany's Florist Assocation) e vendos këtë si prioritet.Krijimi i vlerës së shtuar mund të


ndodh kur ka një ndryshim nga konkurenca.Vëndet që mund të krijojnë këtë vlerë të shtuar janë
vëndet ku konsumatorët shpenzojnë 27 € ose me shumë,të tillë si : Hollanda, Gjermania,
Belgjika dhe Zvicra,pasi këto vënde kanë një edukum të mirë për lulet.

Kanalet e shpërndarjes

Rreth 64% e luleshitësve i blejnë lulet nga furnizuestit lokal dhe nga shitësit me shumicë në
distancë apo nga lidhjet personale.Më shumë 60 % e tyre shkojnë vetë te shitësit me shumicë
shohin produktet dhe bëjnë porosinë.Rreth 30% e luleshitësve përdorin telefonin për porosi dhe
10% i blejnë online dhe pjesa e mbetur 36% e blerësve i porosisin nga furnizuesit .Por 3vitet e
fundit ky treg ka pësuar ulje me 19% dhe 11,343 biznese janë mbyllur. Historikisht Hollanda ka
luajtur një rol qëndror në tregun europian të luleve,në të dyja pjesët si treg ashtu edhe për
shpërndarjen e luleve në vëndet e zhvilluara.Lulet ndjekin rrugë të ndryshme për të arritur deri te
konsumatori.Në poshtë po paraqesim një skemë e cila tregon llojete kanaleve të shpërndarjes që
përdoren në tregun europian : 1- përmes ankandit,2/3-nëpërmjet agjentëve të importit të ankandit
dhe më pas te shitësit me shumicë 4-drejtpërdrejtë te shitësit me shumicë-shitësi me pakicë 5-
direkt te shitësi me pakicë.

8
Në rastet 1-2 produktet kalojnë nëpërmjet sistemit të ankandit dhe 3-4-5 anashkalojnë këtë
sistem.Historikisht ankandet kanë qënë kanali më i rëndësishëm nëpërmjet të cilit lulet
shpërndahen te shitësit me shumicë ose pakicë.Por kohët e fundit shpërndarja e luleve bëhet nga
shitësit me shumicë apo pakicë ,ku roli i tyre po rrutet dita-ditës.

1Ankandet-ankandet hollandeze vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në tregun Europian të


luleve.Ankandi zë rreth 80-90% të produkteve lokale të Hollandës dhe 60% te produkteve të
importuara në Hollandë.Ankandet janë tregje me shumicë bashkëvepruese të krijuara nga
kultivuesit pët të shitur produktet.Ka disa ankande lulesh në Europë ku më të rëndësishmit
janë :Flora Holland që funksionon në Aalsomeer,naaldëijk and Rijnsburg dhe më i riu Rhein-
Maces në Gjermani.Klientët e tyre janë shitësit me shumicë që zakonisht përqëndrohen në
eksporte.

2-Shitësit me shumicë janë lidhja vitale në kanal që nga prodhuesi e deri te shitësi me pakicë
apo konsumatori.Zakonisht shitësit me shumicë marrin produkte nga agjentët e importit ose nga
agjentët e ankandeve, disa importojnë vetë.Ka me qindra shitës me shumicë aktiv në Europe ,të
gjithe bashkë formojnë rrjetin e shpërndarjes .Në përgjithësi janë kompani te vogla,të mesme dhe
të mëdha . Në disa vënde të Europës shitësit me shumicë luajnë rolinm kryesor në kanalet ë
shpërndarjes. Në tregjet fizike prodhuesit dhe shitësit me shumicë i shesin produktet e tyre te
shitësit me pakicë lokal,të cilët janë luleshitësit ose qëndra të vogla.Në Belgjikë rolin kryesor e
luajnë shitësit me shumicë ,ankandet nuk përdoren sa në Hollandë dhe këta furnizohen direkt nga
Hollanda.

9
3-Ofruesit e luleve-supermarketet kanë fituar pjesë të tregut me pakicë,vecanërisht në UK.Në
shumë raste supermarketet nuk i blejnë lulet vetë ,ato i blejnë nga shitësit me shumicë që quhen
edhe ofruesit e luleve.

4- Shitësit me pakicë - dominojne në shpërndarjen e luleve ne EU,në Belgjikë 2-30 lule shiten
nga luleshitësit.Furnizohen nga shitësit me shumicë ose direkt nga prodhuesit e luleve.I shesin
lulet për evente speciale,dhurata apo gara ,gjithashtu shesin edhe aksesor të luleve.

5 arsyet pse Hollanda është lider në industrinë e luleve

1-Lider ne Green Genomics -Hollanda është lider në fushën e Green Genomics,një disiplinë e
gjenetikës që analizon funksionin dhe strukturën e ADN-se,e cila synon të arrijë rendiment të lart
në prodhimin e qëndrueshëm e të sigurt dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

2-Ka shumellojshmëri të pemëve dhe shkureve-kur vjen puna për te pemët dhe shkuret asnjë
vënd tjetër nuk mund të përputhen me shumllojshmërinë e prodhimit në Hollandë,ku gëzon një
treg të fortë.Hollanda është lider edhe në kultivimin e indeve ,.si dhe për prodhimin e tregëtimin
e farave dhe fidanëve.

3-Trekëndëshi i Artë ,një qasje unike për risi - Qasja hollandeze të inovacionit dhe R&D është
mjaftë unike,kompanitë,institucionet kërkimore dhe qeveria punojnë së bashku në projekte dhe
programe inovativenë të ashtuquajturën trekëndëshi i artë.Shembull te risive përmendim serat
inteligjente që mund të notojnë në ujë,platforma të lëvizshme ,robot dhe sera që gjenerojnë më
shumë energji se sa ta konsumojne dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në reduktimin e CO2.

4-Serat e njohura Hollandeze : një qytet prej qelqi

Brezi i tanishëm i serave gjeneron rreth 10% të nevojave të energjisë të Hollandës duke përdorur
ngrohjen e kombinuar me energji elektrike.Serat hollandeze mbulojnë një sipërfaqe prej më
shumë se 60m2,përbëjnë një qytet prej qelqi me një ndikim relativisht të ulët ndaj
mjedisit.Fokusi ëhstë në koncepte dhe teknologji që lehtësojnë efikasitetin e energjisë dhe
krijojnë përshtatshmëri ndaj ndryshimeve kimaterike.

5-Logjistikë në shpërndarje dhe prodhimi cilësor - Hollanda ka një pozicion gjeografik të


favorshëm,me porte të rëndësishëm si Porti i Roterdamit dhe Amsterdamit,aeroporti Schiphol-

10
afërsia me 500milion konsumator të EUplus ka dhe zhvillimin e metodave të prodhimit me cilësi
të lartë.Hollandezët kanë krijuar zinxhirin efikas të furnizimit që ofron lule në Nju Jork në të
njëjtën ditë që janë prerë në Hollandë.

Lulet-dhuratë, kultura Europiane

Në Romën e lashtë nuse merrnin lule jo vetëm për te larguar frumërat e liga por edhe për të
siguruar pjellorinë.

Hollandezët thonë se ushqimi ushqen trupin kurse lulet ushqejnë shpirtin.

Në Angli të ftuarit sjellin lule,kujdes jo zambak të bardhë se simbolozojnë vdekjen.Trëndafilat e


kuq janë rezervuar për dhuarata romantike.

Në Europë vazhdon nje traditë e vjetër,buqeta nuk duhet të ketë 13 lule pasi konsiderohet si
numër i pa fat.

1.3 Industria e luleve në Shqipëri.


Specialistët e kultivimit dhe tregtimit të luleve në vend shprehen se dikur eksportonim më shumë
lule në vazo e për buqeta ndërsa sot kur tregu është i mbingarkuar me lule dekorative, fidanë e
farëra të importit. Kjo konsiderohet Utopi. Profesionistët e lultarisë paraqesin një gjendje
shqetësuese për prodhimin e kultivarëve shqiptarë pasi bujqësia është e importuar, teknologjia është

e vjetëruar dhe kemi më pak prodhim për frymë. Të vetmet qendra shtetërore funksionale të rritjes
dhe ekspozimit të luleve janë kopshti Botanik dhe fidanishtet e qyteteve. Në Lushnjë dhe Korçë ka
patur gjatë këtyre 15 viteve lëvizje kualitative në mjediset e mbyllura si serrat dhe shtretërit.
Problem paraqet mungesa e agronomëve, botanistëve dhe specialistëve të mbrojtjes së bimëve tek
shumë nga importuesit të cilët nuk janë të të njëjtit profil por amatorë në këtë fushë. Dukshëm sipas

Profesor Abdulla Kapedanit prodhimi i vendit po shtypet nga importi. Tregtuesit e luleve të importit
pohojnë se shpenzimet në këtë biznes në rritje janë mesatarisht 10 mijë euro në vit për një pikë
shitjeje.
Më të përhapurat ndërmjet luleve me bulba dhe fidanë janë 15 lloje; ndër to tulipani, zymbyli,
karafili, narcizi, begonja, zambaku e trëndafili. Tashmë të ardhurat janë pakësuar në raport me disa
vjet mëparë sepse blerësit e vilave dhe shtëpive si të ardhurit në Tiranë kanë përfunduar kopshtet,
parqet e ambjentet e brendshme.Me rënien e qarkullimit të lekut ka rënë mirëmbajtja dhe nuk lind
më dëshira për zbukurimin e bareve. Ritmi i ndërtimit të dyqaneve të liçensuara ka rënë në 30

11
mjedise tregtuese lulesh, ndërsa 300 të palicensurara vazhdojnë aktivitetin. Të paktën 60% e
konsumit të mallrave e blerjeve plotësohen nga tregu informal. Farmacitë bujqësore pirate, tregtojnë
ilaçe dhe farëra perimesh të skaduara e të pakontrolluara. Tregtarët e vegjël të licensuar dhe të
profilit të lultarisë në kryeqytet ankohen se pikat e shumicës po dëmtojnë tregun me mallrat e
shumicës, farëra të luleve të importit që shiten jashtë sezonit me cmime 10 herë më të ulëta se
kostoja duke prishur dhe çorganizuar tregun. 3 deri në 4 pika shumice funksionojnë jo vetëm në
autostradë por edhe në qendër. Lulja më e shitur e dimrit është zymbyli me afat mbjelljeje deri në
fund të janarit.

Agronomët shqetësohenm se nuk ka si në Hollandë dhe vende të tjera europiane një karantinë ku të
kthehen mallrat jocilësore. Qytetari blerës ankohet për tharje të palmave të vogla, bimëve të tjera të

importit pasi materiali shitet jashtë standartit të komunitetit Evropian.Në raport me Greqinë
potenciali i tregut shqiptar është më i ulët por mallrat nisen me vonesa disaditore për eksport. Një
tjetër problem paraqesin prodhuesit të cilët nuk konsultohen me specialistët ndërkohë që tregues si
qeset e farërave dëshmojnë se u mungon origjinaliteti.

Në Malin e Zi sipas agronomëve pasqyrohen në media problemet e bujqësisë veçanërisht të


hortikulturës, ndërsa në Shqipëri më tepër vëmendje i kushtohet sportit. Standarti i jetesës për
shqiptarët lejon vetëm një konsum për lule nga lokalet e mëdha prej 5000 lekësh xhiro ditore dhe në
sezon për lule të kualitetit, ndërsa lokalet e mëdha me fitim nuk e vlerësojnë lulen e kontrolluar. Në
lulet që kultivohen në Tiranë, vjola konsumohet në sezonin e vet deri 8 mijë copë me një çmim
konkurrues në raport 1 me 4 me cmimet e tregtut. Po kështu kultivohen dhe janë të preferuara nga
blerësit, konkurruese ne çmim dhe cilësore begonja, tuja, pirokanta,murrizi e kalestemonia. Edhe në
fshatin Borakë të Sukthit ku shpërndahen çdo ditë këto bimë të kultivuara në serra tregu është i
pasigurtë. 
Në pikat e shitjes të liçensuara fidanët janë të kontrollueshëm nga etiketat blu. Por torfat shqiptare
janë shumë të varfëra për të siguruar vazhdimësinë e rritjes së luleve të sjella nga vëndet
perëndimore. Agronomët tregojnë se mirëmbajtja e luleve duhet të sigurohet me tender nga
ministria e Bujqësisë dhe Bashkitë. Klientët nëse kënaqet njëherë me lulen dhe shërbimin bëhet i
rregullt. Në vitet 69-80 në Shqipëri janë ndaluar dhe kthyer në doganë dhe porte vaporë me
nematoda dhe patate, lule me dheza të rrezikuara nga sëmundjet prej Italisë, Polonisë e Hollandës jo
sipas standartit të kërkuar nga Ministria e Bujqësisë. Agronomi Bajram Cenaj, një nga tregtuesit në

12
rrugën Mihal Duri shprehet se aktualisht importohen pa doganë lule nga Hollanda, Italia, Greqia e
Kosova që njihet për trëndafilat e Kamenicës. Lulet e vendit dhe sharrtime të llojeve të huaja janë të
pranishme me aktivizimin e fidanishteve të Lezhës dhe Fierit. Megjithë rikthimin e sukseshëm dhe
kualitativ të sipërfaqeve të gjelbërta në kryeqytet, të zbukuruara me shije përmes tapeteve me lule
nga privatët, Tirana e dikurshme na kujton kryeqytetin me sipëraqe më të mëdha lulesh për
qytetarët në Evropë.

Tregtia e jashtme e luleve

Ashtu sikurse e pohuan edhe aktorët e tregut, importi i luleve dhe bimëve dekorative në këto dy
vitet e fundit është rritur. Sipas shifrave të INSTAT, sipas vlerës në lekë të importeve, ato janë rritur
nga 2013 në 2014 me 40.8%, duke arritur në rreth 4.5 milionë euro.

Tre janë shtetet kryesore nga të cilat ne importojmë: Italia, nga e cila nga viti 2013 në vitin 2014
janë rritur importet me 44.24%. Vendin e dytë e mban Holanda, e njohur në të gjithë botën për
kultivimin e tulipanëve, trëndafilave dhe jo vetëm. Ndërsa sasia që importojmë nga Holanda është e
ulët, lulet holandeze rezultojnë mjaft të shtrenjta (shiko grafikët e importeve në sasi dhe në
vlerë).Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2014 ka nisur tregtia me Anglinë, Belgjikën, Francën
dhe Maqedoninë.

Eksportet e luleve

Sa u përket eksporteve, ata kanë shënuar një rënie me rreth 10.7% në 2014 me bazë vjetore, në rreth
650 mijë euro, tendencë e cila përforcohet edhe nga pohimet e aktorëve të tregut që ngulmojnë në
faktin se çdo vit po vështirësohet edhe më tej si biznes. Po t’u referohemi INSTAT për vitet 2013-
2014, vëmë re se me vendet e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova eksportet kanë pasur një
rritje të lehtë, por që me shtete të tjera si Bullgaria, Gjermania, Franca, Polonia eksportet janë
zeruar për vitin 2014.Italia është sërish shteti i parë në të cilin duket edhe se eksportojmë, në sasi,
por që sipas vlerës në lekë të eksporteve, duket se në 2014 ka pasur një rënie prej 33.3% të vlerës së
tyre.

Krejt e kundërta ndodh me Kosovën, shtet i cili konsiderohej edhe një nga aktorët e industrisë së
luleve, ku eksportet janë të konsiderueshme, sipas vlerës së tyre në lekë, kanë pasur një rritje prej
37% në 2014, duke zënë vendin e parë të eksporteve në vlerë

13
Sipas grosistëve dasma është eventi kryesor gjatë së cilës përdoren më tepër lulet natyrale. Në
periudhën e verës sipas tyre shitjet arrijnë shifra record me një rritje prej 30% krahasuar me
periudha të tjera të vitit. Lulet natyrale janë element që kanë filluar të përdorën shpesh vitet e fundit
në dasmat shqiptare dhe kanë gjetur hapësirë: lulet e nuses, arredimi I lokalit me lulenatyrale, altari
I ndërrimit të unazave, zbukurimi I makinës së ciftit etk

Të tjera ngjarje që “ushqehen” nga lulet janë ceremonitë televizive si festivalet, darka të
personazheve të njohura publike apo restorantet e njohura në vend. Sa u përket cmimeve për ngjarje
të tilla grosistët pohojnë se një buqëtë lule kushton mesatarisht 3000-4000 lekë si rregullim makine
kushton mesatarisht 5000-7000 leke, në restorante përdoren paketa të tipit 2000 lekë për tavolinë,
ndërsa më tepër kushtojnë arredimet për dasma dhe ditëlindje kapin shifrën prej 10 mije lekve.

Nuk ka trëndafila pa gjëmba

Biznesi I luleve konsiderohet fitimprurës por është me një rrezik të lartë sic e pohojnë kompanitë e
mëdha në treg por edhe grosistët e pikave të pakicës pasi janë bimë të gjalla që duan shërbime dhe
mirëmbajtje të vazhdueshme. Kjo konsiderohet si një arsye e veshtirësisë së këtij biznesi :
Sezonaliteti.Shqipëtaret blejnë lule vetëm për festa.

Në shqipëri mungojnë pothuajse baza trashëgimore e këtij biznesi. Aktorët e tregut tregojnë se
sikurse kompanitë e mëdha ashtu dhe dyqanet e pakicës nuk operojnë në një treg bazë, sidomos
referuar dyqaneve të pakicës të cilat të shumta në numër dhe të hapura në cdo pjesë të qytetit nuk
përbëjnë më as risi por dhe nuk konsiderohen biznese për tu trashëguar.

Shitësit pohojnë se xhirot kanë rënë. Kulmin ata e kanë gjatë periudhës së verës. Blerësit më të
mëdhenj janë buqetat e nuseve apo rregullimi I ambientit të dasmës. Në Shqipëri janë të pakta
kompanitë që kultivojnë vetë bimët apo lulet. Arsyeja është vështirësia e këtij biznesi, mungesa e
kushteve për mirëmbajtje përballë blerjeve periodike, moslehtësimi nga taksat. Kjo bën që cmimet e
luleve të mbeten të larta, në kushtet ku më së shumti importohen.

2. Firma Kaleshi

2.1 Historiku
Formuar në 1991

14
Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur firma Kaleshi SH.P.K., me seli në Përmet, qytetin e
luleve, nisi rrugëtimin e saj.

Në ato vite të trishtë, kur njerëzit kishin nevojë për bukë e ujë, kur uria për bukë, ujë e liri ishte
jetike, të merreshe me lulet ishte një aventurë. Dhe aventura nisi. Me shpresë si nguti për të
kapur një ëndërr që vinte nga Qyteti i Luleve, që vinte nga parvazi i ballkonit të çdo amvise
shqiptare, në të cilat nuk mungonin ato poçe balte me ngjyrë të kuqerremtë, të mbjella me lule që
i jepnin jetë jetës së shqiptarëve, i jepnin dritë dhe gëzim trishtimit të jetës.

Kaleshi SH.P.K. fillimisht ishte një pikë e vogël e cila shiste lule por me kalimin e viteve u
zgjerua, duke u bërë sot, firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importimin me shumicë e
pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë që e bëjnë jetën më të gjelbër, që e
çojnë jetën më pranë natyrës. Puna e firmës Kaleshi fillon këtu, por nuk mbaron këtu, sepse i
ofrojnë klientëve edhe shërbimin e vazhdueshëm dhe të përhershëm për çfarë porosisin, në një
marrëdhënie besimi reciprok, shërbese dhe miqësie.

Motoja e firmës Kaleshi është: “Pranverë në çdo stinë”!

Edhe në vitin 97’, Kaleshi SH.P.K. e vazhdoi aktivitetin e tij me lule.

Sot pas më shumë se 20 vjetësh firma Kaleshi është shndërruar në furnizuesin e parë dhe kryesor
në vend për tregtarët e shumicës dhe pakicës duke qenë kështu, e pranishme në pothuaj çdo
shtëpi shqiptare.

Disa nga projektet e firmës Kaleshi kanë qënë:

Projekti i lulishtes Mini Amsterdam

Ligustrat në Bulevardin Zogu i Parë

Kumbullat e kuqe në rrugën e Kavajës

Kumbullat e Kuqe në akset kryesore të qytetit të Durrësit

Gjelbërimi i unazës së Fierit

Rruga në hyrje të qytetit të Beratit

15
Gjithashtu në banesa, vila private,në restorante dhe godina administrative.

Janë me dhjetra institucionet qëndrore dhe lokale që kanë bashkëpunuar dhe kanë besuar tek
Kaleshi SH.P.K. Lulet dhe pemët e kultivuara nga Kaleshi SH.P.K i gjen në ambientet e
institucionit të Presidentit të Republikës, në ministrinë e Brendshme, në ministrinë e Punëve
Publike dhe Transporteve, në ministrinë e Mjedisit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave, Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave


të Pista, Qëndra e Prodhimit të kartave të Identitetit, Qëndra e Azilantëve, Qëndra e Viktimave të
Trafikut, janë gjithashtu disa nga projektet e ideuara dhe të zbatuara nga firma Kaleshi.

Gjithashtu firma Kaleshi ka dhën kontributin e saj në konkurset e bukurisë, në shfaqje teatrore,
në koncerte etj.

Një numër jashtëzakonisht i madh biznesesh private kanë bashkëpunuar gjithashtu me firmën
Kaleshi, ku mund të përmendim: Salillari, Neranxi e Besi etj.Do ta gjejmë gjurmën e firmës
Kaleshi edhe në Universitetin Evropian të Tiranës, në Universitetin Kristal, Universitetin Polis,
Fakultetin Ekonomik; do ta gjeni në një numër shkollash dhe kopshtesh;Kaleshi SH.P.K. është
sponsorizuesi i ekipit të futbollit të Përmetit që nga viti 2000 dhe ka hapur televizionin lokal TV
Përmeti.

2.2 Produktet
Firma Kaleshi ofron lule natyrale, për ambjente të brendshme dhe të jashtme ku mund të
përmendim:

1. ABELIA (CAPRIFOLIACEAE) - GRANDIFLORA KALEIDOSCOPE

2. ACER (ACERACEAE) – PALMATUM

3. ABIES NORDMANNIANA

4. ABIES (PINACEAE) - CONCOLOR GLAUCA

5. ALOE - VERA

6. ABUTILLON

7. ACTINIDIA (ACTINIDIACEAE) - CHINENSIS (HAYËARD)


16
7. AGAVE (AGAVACEAE) - AMERICANA VARIEGATA

8. AGAPANTHUS (ALLIACEAE/LILIACEAE) - AFRICANUS 'ALBUS'

2.3 Shtrirja e Kaleshi shpk


Tiranë:
E mbani mend projektin e lulishtes Mini Amsterdam në krah të Bankës së Shqipërisë? Ishte një
projekt i ideuar dhe zbatuar nga firma Kaleshi shpk.
Shumica e pemëve të mbjella anës lumit Lana, Kumbullat e kuqe në rrugën e Kavajës, ligustrat
në Bulevardin Zogu i Parë dhe shumëkund gjetkë, në banesa, vila private, në restorante dhe
godina administrative, në televizione dhe në emisionet më të ndjekura nga shqiptarët, të gjitha
ato kanë qenë punë të kryera me dashuri, shpesh edhe në formën e dhuratës për qytetin e Tiranës
nga firma Kaleshi shpk.
 Durrës:
Edhe në qytetin e njohuur bregdetar, gjendet dora e kësaj firme në shumë prej ambjenteve
publike.
Elbasani:
Dora e Kaleshi shpk gjendet që në qendrën e qytetit, në disa nga komplekset më të njohur të
qytetit dhe restorantet e hotelet kryesorë të tij.
 Fieri:
I gjithë gjelbërimi i unazës së Fierit është një projekt i realizuar nga Kaleshi shpk.
 Berati:
Rruga në hyrje të qytetit të Beratit bie në sy për gjelbërimin e saj. Edhe ajo është një vepër e bërë
me dashuri e pasion nga Kaleshi shpk.
Saranda:
Në qytetin e njohur, Kaleshi shpk ka dhënë dorë në gjelbërim në gjithë segmentin nga Hotel
Butrinti e deri në qytetin antik të Butrintit.  
 Përmeti:
Janë me dhjetra institucionet qëndrore dhe lokale që kanë bashkëpunuar dhe kanë besuar tek
Kaleshi shpk. Lulet dhe pemët e kultivuara nga Kaleshi shpk i gjen në ambientet e institucionit të

17
Presidentit të Republikës, në ministrinë e Brendshme, në ministrinë e Punëve Publike dhe
Transporteve në ministrinë e Mjedisit etj. 
Në Televizionet TV Klan, Ora Neës, Vizion Plus, Kaleshi shpk ka lënë gjurmën e tij të blertë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave, Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave
të Pista, Qendra e Prodhimit të kartave të Identitetit, Qendra e Azilantëve, Qendra e Viktimave të
Trafikut, janë gjithashtu disa nga projektet e ideuara dhe të zbatuara nga kjo firmë.
Një numër jashtëzakonisht i madh biznesesh private kanë bashkëpunuar gjithashtu me Kaleshi
shpk, kompani si Salillari, Neranxi e Besi, kanë besuar tek kjo kompani.
 Me qindra vila banimi, lokale, hotele dhe ambiente të tjera, në çdo skaj të Shqipërisë, janë
gjelbëruar nga Kaleshi shpk ndër vite duke krijuar një marrëdhënie besimi reciprok.
 Në konkurset e bukurisë, në shfaqje teatrore, në koncerte, Kaleshi shpk ka afruar ngjyra dhe
aroma.
 Do ta gjeni gjurmën e Kaleshi shpk edhe në Universitetin Evropian të Tiranës, në Universitetin
Kristal, rezidencën dhe kampusin e tij, Universitetin Polis, madje edhe në Fakultetin Ekonomik.
 
Dhe ky, edhe mbas dy dekadash aktivitet, është sërish vetëm fillimi sepse Kaleshi shpk vazhdon
të punojë me të njëjtin pasion dhe dashuri si në fillim të veprimtarisë së tij me moton: “Pranverë
në çdo stinë”!
 
Kaleshi shpk është sponsorizuesi i ekipit të futbollit të Përmetit që nga viti 2000 dhe ka hapur
televizionin lokal TV Përmeti.  

2.4 Partnerët e Kaleshi shpk


Edhe pse janë shumë, të shpërndarë në pothuaj të gjithë Evropën, si më kryesorët mund të
përmendim:
1-    Giorgio Tesi Vivai, Itali,
2-    Vanncci Piante, Itali,
3-    Geri Vivai, Itali,
4-    Vivai Caporale, Itali,
5-    Vivai Piante Soinetoli, Itali,
6-    Pascuale Pichichero, Itali,
7-    Gliona Vivai Gaudiano Di Lavello Viocoli, Itali,

18
8-    Nudim, Hollandë,
9-    Anthokomikes Kaliergies, Greqi,
10-  Agroikos Anokomikos, Greqi,
11-  Kom plants Karavasilis, Greqi,
12-  Konstantinidis Vasilios, Greqi,
13-  N. Fotos & s. i. a. o. e, Greqi,
 
Po kështu partnerë të tjerë ka në Francë, Gjermani, Spanjë, Serbi, Maqedoni e vende të tjera.

2.5 Problematikat e firmës Kaleshi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar


Kaleshi shpk aktualisht gjendet në një situatë ku pothuajse të gjitha lulet dhe bimët dekorative i
importon nga vende të huaja dhe më pas i tregton tek shitësit me pakicë. Në këtë rast kjo firmë
luan rolin e njëkohshëm të një importuesi dhe një ndërmjetësi për shitësit me pakicë apo
luleshitësit.

Problematikat e firmës

1. Momentalisht kjo firmë është e fokusuar vetëm në tregtim. Lulet kërkojnë kujdes dhe
shërbim të veçantë mirëmbajtjeje veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Sipas administratorit të
firmës kjo është arsyeja kryesore pse fokusi i tyre nuk është më tek kultivimi i luleve dhe
bimëve. Por ka edhe arsye të tjera të cilat duhet të merren në konsideratë.

2. Vështërsi në mirëmbajtjen e bimëve. Krijimi i kushteve të përshtatshme për këtë biznes


është pak e vështirë, për shkak të mungesës së fondeve.

3. Nuk ka lehtësime taksash nga qeveria. Një numër i madh dyqane lulesh janë hapur kohët e
fundit, por luleshitësit shprehen se taksat janë shumë të larta dhe përfitimet që ata kanë nga ky
biznes janë të ulta.

4. Shitje të ulta për shkak të blerjeve sezonale. Shqiptarët blejnë vetëm për festa dhe shitjet në
ditët e zakonshme janë shumë të ulta. Kjo është një arsye tjetër që e ka çuar firmën Kaleshi të
heqë dorë nga kultivimi i luleve. Duke importuar nga vende të huaja ajo ka mundësi të

19
kontrollojë më mirë zinxhirin e furnizimit dhe ka mundësi të kontrollojë në mënyrë specifike
inventarin.

5. Kosto të larta të rritjes së bimëve me farë. Specialistët e kultivimit të luleve në firmën


Kaleshi shprehen se kostot për rritjen dhe mirëmbajtjen e bimëve me farë janë shumë të larta,
prandaj ata nuk i kultivojnë më këto lule.

6. Dikur Kaleshi shpk eksportonte shumë lule në vazo e për buqeta, në rajon e më gjerë, por sot
eksportet pothuajse janë zeruar për shkak të një tregu të madh konkurrues të mbingarkuar me
lule dekorative, lule e fidanë të importuar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, eksportet e luleve kanë rënë ndjeshëm, me 10,7 % për vitin 2014.
Ndërsa importet janë rritur me 41 %. Importohet kryesisht nga Italia dhe Hollanda. Ka nisur
tregtia me Anglinë, Francën, Belgjikën dhe Maqedoninë.

Një problem shumë i rendësishëm për firmën Kaleshi është edhe tregu konkurrues. Para disa
vitesh kjo firmë furnizonte një numër të madh dyqanesh me lule e bimë dekorative në qytetin e
Tiranës. Sot, pjesa më e madhe e dyqaneve të luleve kanë furnizues të huaj dhe një pjesë e mirë e
tyre i porosisin online produktet që do të shesin. Në këtë mënyrë këta shitës me pakicë kanë
shmangur ndërmjetës të tjerë, duke ulur kostot e ndërmjetësimit.

Firma Kaleshi nuk zotëron një ëebsite të mirëqenë online nga i cili mund të tregtojë lulet e
importuara. Kjo firmë është e lidhur me disa dyqane dhe i shpërndan lulet importuara sipas
metodës tradicionale të shpërndarjes.

Kaleshi shpk operon si shitës me shumicë, duke u lidhur drejtpërdrejt me shitësit me pakicë apo
me luleshitësit.

Importuesi Konsumatori
Kultivuesi Luleshitës final
Kaleshi shpk

Tregita online ka rritur konkurrencën e brendshme dhe të jashtme. Firma Kaleshi shpk gjendet në
një situatë të vështirë për shkak të humbjes së klientelës dhe për shkak të tregut konkurrues. Do

20
ishte një ide e mirë për këtë firmë të niste përsëri kultivimin e luleve dhe bimëve dekorative,
duke ju ofruar shqiptarëve produkte të freskëta dhe cilësore.

Faktorët që kanë ndikuar në blerjen e luleve online nga bizneset

1. Çmimet e larta në tregun vendas.

2. Mundësi të larta për gjetjen e furnizuesve me çmime të ulta.

3. Kontroll më efiçent i inventarit.

4. Më shumë mundësi zgjedhjesh, lloje lulesh nga më të ndryshmet.

Faktorët që kanë ndikuar në blerjen e luleve online nga klientët përfundimtarë

Tashmë, konsumatorët po i porosisin vetë lulet online, duke kursyer kohën për të shkuar në
dyqan dhe kohen e kthimit pas. Nëpërmjet ëebsiteve ofrohet mundësia për t’i bërë një surprizë
një të afërmi. Mjafton të porosisësh lulet dhe porosia arrin në adresën përkatëse. Disa nga
faktorët të cilët kanë ndikuar në blerjen e luleve online nga konsumatorët shqiptarë përmendim:

1. Kohë jo e mjaftueshme për të shkuar fizikisht në një dyqan lulesh.

2. Mundësi më të mëdha zgjedhjeje. Klientët nëpërmjet blerjve online kanë mundësi të blejnë
lule nga vende të ndryshme të botë.

3. Mundësi për të gjetur lule cilësore me çmime jo shumë të larta.

Luledielli.al është një dyqan lulesh i cili gjendet në Tiranë dhe ka një ëebsite posaçërisht për
porositjen e luleve. Në këtë ëebsite klientët kanë mundësi të zgjedhin lulet që preferojnë, në bazë
të çmimeve përkatëse, kanë mundësi të krijojnë një buqetë lulesh. Luledielli menaxhohet nga
kompania më e madhe e fokusuar drejt shitjeve online. Me një eksperiencë të gjatë kompania
NetTrade Albania ka mundur të menaxhojë mbi 20.000 produkte dhe mbi 10.000 klientë. Prej
datës 11 Nëntor 2011 Luledielli është fokusuar tek tregu i luleve, për të dhënë shërbimin më të
mire për klientët e saj. Tek magazinat e kësaj kompanie janë stok lule të freskëta, për
kompozimet unike, dedikuar klientëve. Transporti është i sigurt brenda 48 orëve në të gjithë
Shqipërinë.

21
Një numër i madh dyqanesh të cilat ndodhen në Tiranë kanë faqe në rrjete sociale, ëebsite,
nëpërmjet të cilave reklamojnë lulet që shesin, çmimet, duke u dhënë mundësi klientëve të
kompozojnë buqeta lulesh sipas preferencave të tyre. Disa nga faqet online nga ku mund të
porosisim lule dhe buqeta lulesh janë: Dhurata.com,

Pse të blesh lule online, kur shumë thjesht mund të shkosh në dyqan dhe të bësh një blerje
të sigurt?

1. Shitjet online nuk kanë rafte dhe as mure rrethuese, kjo i lejon të mos limitohen në asnjë
kategori produktesh. Nëse në një dyqan tradicional hapësira për të reklamuar, është e limituar në
shumë pak modele, sepse dyqani ka një raft për këtë kategori produkti, online nuk ka asnjë kufi.
Prandaj është shumë e thjeshtë qe aty të gjeni qindra modele për këtë kategori.

2. Online ke luksin të mos lëvizësh nga karrikja deri sa ta gjesh produktin që do, ose ta kërkosh
atë kur je duke pritur në rradhë apo duke udhëtuar, ndërkohë që në mënyrën tradicionale duhet t’i
kushtosh një kohë të gjatë blerjes të çdo produkti.

3. Krahasimi online është shumë i lehtë dhe përfitues, sepse ju mund të krahasoni ‘live‘ çmimet e
njërit dyqan me çmimet e tjetrit, kështu vendimi juaj do jetë më i sigurt në atë që merrni dhe nuk
do çuditeni mbas disa ditësh që keni bërë blerjen në një dyqan tradicional dhe shikoni te një
dyqan tjetër tradicional rastësisht çmimin e të njëjtit produkt, por me diferencë të madhe nga
çmimi me të cilin e keni blerë.

Një problematikë tjetër e cila nuk është e lidhur drejtpërdrejt me firmën Kaleshi është rasti i
ndërtimit të parkut të lojrave, që mendohet të ndërtohet në liqenin artificial nga Bashkia e
Tiranës. Bashkia ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Star Tek” shpk & “Riviera” shpk &
“Kaleshi” shpk, me vlerë oferte 65.266.152,7 lekë pa TVSH. Ky projekt ka krijuar shumë debate
dhe ka shumë kundërshtime për realizimin e tij.

22
3. Konkluzione

1. Vitet e fundit, përdorimi i rrjeteve sociale apo edhe e website ka sjellë një kulturë të re shitjesh
në vendin tonë, atë të porosive online, ku kompozimi zgjidhet nga blerësit sipas shijes dhe
buxhetit, pagesa mund të kryhet online dhe lulet vijnë në adresën e kërkuar. Kjo mënyrë blerjeje
të luleve ka pasur ndikime positive për blerësit dhe për shitësit me pakicë, por nga ana tjetër ka
pasur efekte negative për kultivuesit shqiptarë të luleve dhe bimëve, të cilët e kanë shumë të
vështirë të përballen me konkurrentë të fortë si Hollanda, Kolumbia apo Italia. Kaleshi shpk
është fokusuar në importimin e luleve dhe tregtimin e tyre.

2. Janë të pakta kompanitë që kultivojnë vetë bimët apo lulet në vendin tonë për shkak të
vështirësisë së mbajtjes së këtij biznesi, mungesa e kushteve për mirëmbajtje përballë blerjeve
periodike dhe moslehtësimi nga taksat. Kjo bën që çmimet e luleve të mbeten të larta, në kushtet
ku më së shumti, importohen.

3. Përdorimi i e-commerce për shitjen e luleve ka ndikuar në rritjen e shitjeve, uljen e kostove të
ndërmjetësimit dhe rritjen e numrit të klientëve për kompanitë të cilat operojnë në tregje
ndërkombëtare.

23
4. Rekomandime

1. Kaleshi shpk duhet të marrë në konsideratë përdorimin e avantazheve konkurruese kundrejt


konkurrentëve, duke shfrytëzuar mundësinë e kultivimit të një varieteti të shumëllojshëm lulesh
dhe bimësh dekorative.

2. Kaleshi shpk duhet të marrë në konsideratë krijimin e një ëebsite për kryerjen e porosive
onlinë në mënyrë që të fitojë klientë të rinj nga vende të ndryshme të rajonit dhe të rifitojë
klientët e humbur.

3. Të ndërtosh dhë “të rritësh” një biznes lulesh është shumë e vështirë, po aq e vështirë është
edhe shpërndarja e luleve. Kompanitë e furnizimit të luleve duhet të manaxhojnë me kujdes
zinxhirin e furnizimit në mënyrë që të mos krjohen pakënaqësi nga ana e klientëve.

4. Çdo dyqan lulesh, për t’u njohur më mirë në treg, për të qenë sa më pranë klientëve, duhet të
krijojë një ëebsite në internet, nëpërmjet të cilit klientët të kenë mundësi të kompozojnë vetë një
buqetë lulesh sipas preferencave të tyre. Në këtë mënyrë do krijohen lehtësira më të mëdha për
klientët të cilat nuk kanë shumë kohë në dispozicion për të shkuar fizikisht në dyqan. Gjithashtu,
klientët do të kenë mundësi të marrin informacione në lidhje me çmimet duke vvendosur që nga
shtëpia se në cilin dyqan do të bëjnë blerje.

5. Është shumë e rendësishme ndërthurja e shpërndarjes së luleve online me hapjen e një dyqani
fizik. Pra, që të jetë më e besueshme për klientët duhet të ekzistojnë të dyja dyqani fizik dhe
dyqani online.

24
5. Referenca

1. International Marketing, Philip R. CATEORA, Marry C. GILLY, John L. GRAHAM

2. http://luledielli.al/en/content/4-about-us

3. https://dhurata.com/al/dergo-lule-ne-Shqiperi/start.html

4. http://www.monitor.al/ngjarjet-qe-ushqehen-nga-lulet/

25

You might also like