You are on page 1of 5

PROJEKT

LENDA;GJEOGRAFI

TEMA;SHTETET ME TE INDUSTRIALIZUARA
NE BOTE

SHKOLLA;NEIM BABAMETO

KLASA;VIIC

PUNOI;KLAJD TERZIU

PRANOI;MS.XHEVDET SALIAJ
REZULTATET E TE NXENIT;
 TE TREGOJM KUSH JAN VENDET ME TE
FUQISHME NE BOTE , EKONOMINE E TYRE ,
INDUSTRIALIZIMIN ETJ
 TI PARAQESIM ATO NNE MENYRA TE
NDRYSHME E TE SAKTA
 BURIMET; RRJETET SOCIALE, FLETE
FORMATI, MJETET RRETHANORE ETJ

Një shtet i zhvilluar, shtet i industrializuar, ose "një shtet më i


zhvilluar ekonomikisht", është një shtet sovran që ka një ekonomi
shumë të zhvilluar dhe infrastrukturë teknologjike më të avancuar në
krahasim me vendet e tjera më pak të industrializuara. Në përgjithësi,
kriteret për vlerësimin e shkallës së zhvillimit ekonomik janë prodhimi i
brendshëm bruto , prodhimi kombëtar bruto , të ardhurat për kokë banori,
niveli i industrializimit, sasia e përhapur e infrastrukturës dhe standardi
i përgjithshëm i jetesës . Cilat janë kriteret që do të përdoren dhe cilat
vende mund të klasifikohen si të zhvilluar janë tema për diskutim.
SHTET I FUQISHEM QUAJME SHTETET ME TE
INDUSTRIALIZUARA NE BOTE, SI DHE ATO ME EKONOMINE ME
TE MADHE NE BOTE.

Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur vendin e parë si shteti më i fuqishëm


në botë, pavarësisht ndryshimit të presidencës.

23. Katari. Vendi i Lindjes së Mesme me të ardhurat për frymë më të


larta në botë. Megjithatë, rënia e çmimit të naftës e ka goditur disi
ekonominë e këtij vendi, duke ngadalësuar të ardhurat këtë vit.
22. Spanja - Anëtarësimi në BE në vitin 1986 shënoi një ngritje të
ndjeshme në modernizimin e infrastrukturës së Spanjës, në industri, por
dhe politikat ekonomike.
21. Holanda - Gjykata e Hagës bën që Holanda të luajë një rol të
rëndësishëm në skenën botërore.
20. Pakistani - Paqëndrueshmëria politike, korrupsioni dhe lufta me
ekstremizmin kanë penguar këtë shtet të ringrihet. Nga ana tjetër, rritja e
këtij shteti është ndalur si pasojë e dështimit të tërheqjes së investimeve
të huaja.
19. Suedia - Qasjet e këtij shteti për të rritur mirëqenien e qytetarëve të
saj ka fituar respekt në skenën globale.
18. Italia - Edhe pse u përballë me një vit të trazuar politik pas
dorëheqjes së ish-kryeministrit Renzi, Italia është bërë sërish pjesë e
kësaj liste, ndërsa është edhe ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.
17. Australia - Pavarësisht renditjes vetëm në vendin e 17 për fuqinë e
saj dhe ndikimin global, Australia ishte në vendin e katërt në renditjen e
vendeve me mirëqenie të lartë.
16. India - Për pjesën më të madhe të vitit 2016, India ishte shteti me
rritjen më të lartë ekonomike.
15. Zvicra - Kombi i vogël europian është vlerësuar si vendi më i mirë
në botë për të jetuar.
14. Irani - Prej kohësh është në interes të fuqive të mëdha botërore për
shkak të vendndodhjes strategjike në kuadër të Lindjes së Mesme. Irani
zotëron 9 përqind të rezervave të naftës në botë.
13. Turqia - Porta hyrëse e Lindjes së Mesme në vendet e BE.
Marrëdhënie e tensionuar e Turqisë me disa vende të BE-së mund të
pengojë progresin e vendit.
12. Kanadaja - Partneri më i madhe tregtar i Shteteve të Bashkuara. U
rendit ne vendin e dytë në botë si shteti më i mirë për të jetuar.
11. Koreja e Jugut - Marrëdhëniet e tensionuara me fqinjët e saj të
izoluar ka bërë që Koreja e Jugut të marrë mbështetje të vazhdueshme
ushtarake nga SHBA. Eksportuesi i 6 më i madh në botë.
10. Emiratet e Bashkuara Arabe - Një nga importuesit më të mëdhenj
në botë të armëve dhe pas Arabisë Saudite ka buxhetin e dytë më të
madh të mbrojtjes nga shtetet arabe.
9. Arabia Saudite - Rezervat e naftës kanë lejuar që të bëhet një nga
kombet më të pasura dhe më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Ky shtet
prej kohësh konsiderohet si një aleat i ngushtë i SHBA, Britanisë dhe
vendeve të tjera Perëndimore.
8. Izraeli - Për një vend me një popullsi pak më shumë se 8 milionë
banorë, ndikimi i Izraelit në skenën botërore është i madh. Pavarësisht
konfliktit me Palestinën, kombi hebre ka një ekonomi të fortë dhe një
nivel të lartë të arsimit.
7. Japonia - Një nga kombet me teknologjinë më të avancuar. Japonia
krenohet si ekonomia e tretë më e madhe në botë.
6. Franca - Të ardhura për frymë më shumë se 34 mijë euro. Franca
është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Ndikimi i saj
shtrihet në të gjithë botën, nëpërmjet shkencës, politikës, ekonomisë dhe
kulturës.
5. Gjermani - Shihet si qendra e ekonomisë Europiane. Vendi më i
populluar i kontinentit. Roli i saj në skenën botërore është bërë gjithnjë e
më i madh që prej bashkimit në 1990-n.
4. Britania e Madhe - Një vend tejet i zhvilluar që ushtron ndikim të
konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor në botë. Deri
tani duket se dalja nga BE nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh.
3. Kina - Shtëpia e më shumë se 1.4 miliard njerëzve. Vendi tashmë ka
ushtrinë më të madhe në botë. Ekspertët parashikojnë se në 2050 do të
bëhet ekonomia më e madhe e botës.
2. Rusia - Shpenzon 5.4 përqind të buxhetit vjetor për mbrojtjen, më
shumë se SHBA që shpenzon vetëm 3.3 përqind.
1. SHBA - Gati 75 përqind e të anketuarve thonë se SHBA kanë humbur
respekt pas zgjedhjeve, por vendi renditet ende si më i fuqishmi.
Ndikimi i saj ekonomik, politik, kulturor, e buxheti i lartë i mbrojtjes e
vendosin SHBA në krye të kësaj liste.

You might also like