You are on page 1of 52

Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim

Seria: Interesi publik | Nr. 12 | Prishtinë, 2017 |

tregut të punës
Faktorët që mbajnë gratë jashtë
në tregun e punës
Joaktiviteti i grave
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Joaktiviteti i grave
në tregun e punës
Faktorët që pengojnë pjesëmarrjen e
grave në tregun e punës
Prishtinë, Nëntor 2017

------------------------------------------------------------
1
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Copyright © 2017. Demokraci për Zhvillim (D4D)


Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç citimit të pasazheve të
shkurtra për qëllim të kritikës dhe rishikimit, asnjë pjesë e këtij
publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të
rikthimit të të dhënave, ose të transmetohet në çfarëdo forme apo
mjeti, elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues ose tjetër, pa
lejen paraprake të D4D.

Përgatitur nga: Linda Abazi Morina dhe Rezarta Delibashzade


Me kontributin e: Ajete Kërqelit dhe Valëza Zogjanit

“Ky hulumtim u mundësua nga Programi Angazhimi për Barazi -


E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për
Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe i përkrahur nga Qendra për
Burime dhe Trajnime për Avokim - ATRC. Përmbajtja e këtij
hulumtimi është përgjegjësi e Institutit Demokracia për Zhvillim
(D4D) dhe nuk paraqet ose pasqyron qëndrimet ose opinionet e
Qeverisë së SHBA-së ose të USAID-it)”.

------------------------------------------------------------
2
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Përmbajtja
Përmbledhje ekzekutive 5
Metodologjia 7
Çka e pengon aktivitetin e grave në tregun e punës?
Shqyrtimi i faktorëve shoqërorë dhe kulturorë, politikave
dhe ligjeve. 8
Faktorët shoqërorë dhe kulturorë 8
Politikat 8
Legjislacioni 10

Obligimet personale dhe/ose familjare i detyrojnë gratë të


punojnë me orar jo të plotë 12
Rezultatet e anketës: Pse gratë nuk marrin pjesë në tregun e
punës? 14
Sektori privat krahasuar me atë publik: Cili është më
tërheqës? 15
Ndarja sipas gjinisë dhe moshës 15
Ndarja sipas nivelit arsimor 16
Ndarja sipas të ardhurave 16
Ndarja sipas rajonit 17

Përgjegjësitë familjare i pengojnë gratë që të kërkojnë punë


19
Ndarja sipas përkatësisë etnike dhe moshës 20

A është duke e penguar diskriminimi përfshirjen e grave në


tregun e punës? 21
Ndarja sipas moshës dhe nivelit arsimor 21
Ndarja sipas përkatësisë etnike 21
Ndarja sipas statusit të punësimit 22

Diskriminimi ndikohet nga normat shoqërore dhe kulturore


23

------------------------------------------------------------
3
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Trajtimi i barabartë në vendin e punës do të motivonte gratë


të jenë aktive në tregun e punës 24
Ndarja sipas moshës 24
Ndarja sipas përkatësisë etnike dhe statusit të punësimit 25

Qasja në institucionet e kujdesit për fëmijët dhe të


moshuarit kontribuon në rritjen e numrit të grave në fuqinë
aktive të punës 26
Ndarja sipas nivelit arsimor 26

Grave u mungon qasja në trajnime të përshtatura për vendin


e punës 28
Ndarja sipas arsimimit, statusit të punësimit, të ardhurave dhe
rajonit 28

Gratë sfidohen nga mungesa e mundësive për punë që të


ndërmarrin përgjegjësi të reja dhe që të jenë pjesë e
vendimmarrjes në përgjithësi 30
Gjetjet nga punëtoritë 31
Përfitimet që sjellin për shoqërinë gratë aktive në tregun e
punës 32
Rekomandimet 34
Për Qeverinë: 34
Për shoqërinë civile 36

Lista e publikimeve 40
Shënime 44

------------------------------------------------------------
4
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Përmbledhje ekzekutive
Ky dokument ka për qëllim të identifikojë arsyet pse një
përqindje e konsiderueshme e grave të moshës së punës janë
joaktive në tregun e punës në Kosovë, dhe të ofrojë masa
korrigjuese. Duke përdorur hulumtime të dorës së parë
përmes anketave dhe diskutimeve me palët kyçe të interesit,
dokumenti ka hedhur dritë mbi faktorët shoqërorë dhe
kulturorë që pengojnë angazhimin e grave në tregun e
punës.
Vetëm një në tetë gra në Kosovë është ose duke kërkuar
punë ose e punësuar1, dhe kjo e radhit Kosovën si një ndër
vendet me shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së grave në
Evropë2. Përjashtimi i grave nga fuqia punëtore është një
prej vështirësive kyçe në zhvillimin e përgjithshëm në
Kosovë.3
Anketa, detajet e të cilës janë sqaruar në metodologji, ka
treguar se përgjegjësitë e kujdesit për fëmijët dhe të
moshuarit, dhe mungesa e përgjithshme e mundësive të
punësimit janë problemet kryesore që pengojnë përfshirjen
e grave në tregun e punës. Shumica e të anketuarve
pajtohen se gratë janë të diskriminuara në tregun e punës,
dhe çka është më me rëndësi ata i përmendin faktorët
shoqërorë dhe ekonomikë siç janë mentaliteti patriarkal dhe
dispozitat e pushimit të lehonisë si variablat kryesore që i
kontribuojnë këtij diskriminimi.
Raporti shërben si udhërrëfyes për politikëbërësit në
përgjithësi pasi që ofron hapa konkretë të cilët pasi të
ndërmirren e lirojnë potencialin dhe e nxisin procesin e
zhvillimit. Rekomandimet e politikave që i jep ky dokument
bazuar në gjetjet janë përmirësimi i objekteve për të
moshuarit, ofrimi i një kujdesi më të mirë dhe më të
përballueshëm për fëmijët, trajnime të përshtatura në punë
bazuar në vlerësimin e nevojave, stimulimi i bizneseve në
pronësi të grave. Duke marrë parasysh vullnetin politik për
------------------------------------------------------------
5
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

të punuar sipas këtyre rekomandimeve, rezultatet konkrete


do të paraqiten në rrugëtimin tonë drejt rritjes së zhvillimit
të përgjithshëm të vendit përmes përfshirjes së grave në
tregun e punës.

Gjetjet kryesore të kësaj ankete janë:


- Më shumë se 53.2% të të anketuarve theksojnë se arsye
kryesore e përjashtimit të grave nga tregu i punës është
se ato kanë përgjegjësi që të kujdesen për fëmijët dhe të
moshuarit në familje, derisa 30% e theksojnë mungesën
e mundësive të punësimit si arsye për përjashtimin e
grave.
- Më shumë se gjysma e të anketuarve (60%) pajtohen se
gratë përballen me diskriminim në procesin e punësimit
dhe i theksojnë shoqërinë patriarkale (43%) dhe
pushimin e lehonisë (26%) si arsyet kryesore për
diskriminimin e tyre.
- Sa i përket stimulimit të grave që të bëhen aktive në
tregun e punës, rreth 33% të të anketuarve mendojnë se
trajtimi i barabartë ndërmjet burrave dhe grave është
zgjidhja, pasuar nga 25% që mendojnë se paga e njëjtë
për përgjegjësi të njëjta është zgjidhja.
Kur u pyetën se kujt duhet t’i takoj përgjegjësia për kujdesin
për fëmijët, 44% besojnë se ajo duhet të ndahet në mënyrë
të barabartë ndërmjet prindërve. Megjithatë, 29% u
përgjigjën se vetëm nëna duhet të jetë përgjegjëse dhe vetëm
3% besojnë se vetëm babai duhet të jetë përgjegjës.

------------------------------------------------------------
6
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Metodologjia
Hulumtimi i përdorur për këtë dokument ishte edhe sasior
edhe cilësor. Ishte përgatitur një pyetësor në formë të
omnibusit4 duke përdorur një mostër prej 1,070 të
anketuarve (53.1% gra dhe 46.9% burra). Anketa i mbuloi që
të shtatë rajonet e Kosovës, dhe të anketuarit ishin të
moshës prej 18-64 vjeçare. Mostra ishte e stratifikuar: (i)
bazuar në përkatësinë etnike, ku u krijuan tri jo-grupe, (ii)
bazuar në vendbanim, dhe (iii) bazuar në numrin e anketave
të realizuara në secilin vendbanim. Në secilën komunë kemi
mbuluar zonat urbane dhe rurale.
Hulumtimi kuantitativ është zhvilluar përmes një serie
diskutimesh publike në tërë Kosovën, një takimi konsultues
dhe punëtorive. Qëllimi i këtij hulumtimi kualitativ ishte i
dyfishtë: (a) që të vërtetojë gjetjet tona nga anketa, dhe (b)
të na ofrojë një analizë kualitative lidhur me arsyet për
përjashtimin e grave nga tregu i punës.
Janë mbajtur pesë (5) diskutime publike me pjesëmarrjen e
të paktën 20 grave në secilin diskutim, që ishin pjesëtare të
shoqërisë civile, sipërmarrëse dhe pronare të bizneseve të
reja, zyrtare publike si dhe të papunësuara.
U mbajt takim konsultues me anëtarët e organizatave të
shoqërisë civile, zyrtarët për barazi gjinore nga institucionet
qeveritare, forumet dhe hulumtuesit.
Janë mbajtur katër (4) punëtori në Ferizaj, Prishtinë, Pejë
dhe Mitrovicë. Në punëtoritë e organizuara kanë marrë
pjesë gjithsejtë 130 pjesëmarrëse.
Meqë ky dokument fokusohet në konceptet kyçe të
ekonomikës së fuqisë punëtore, për ata që nuk i njohin këta
terma, ju lutem t’i referoheni Shtojcës A ku janë dhënë më
shumë detaje.

------------------------------------------------------------
7
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Çka e pengon aktivitetin e grave në tregun e


punës? Shqyrtimi i faktorëve shoqërorë dhe
kulturorë, politikave dhe ligjeve.
Faktorët shoqërorë dhe kulturorë
Faktorët shoqërorë dhe kulturorë kontribuojnë në masë të
madhe në qasjen në tregun e punës. Shoqëritë patriarkale
vuajnë jo vetëm nga përjashtimi i grave nga tregu i punës,
por edhe nga diskriminimi gjinor në vendin e punës, nga
mungesa e mundësive të shkollimit për gratë dhe nga
standardet profesionale të përcaktuara sipas gjinisë. Rasti i
Kosovës, përmes studimeve të shumta, diskutimeve e
veçanërisht përmes gjetjeve në këtë dokument, konfirmon
faktin se ajo vuan nga mentaliteti patriarkal i cili i pengon
gratë që të përfshihen në tregun e punës.
Në raportin e zhvillimit njerëzor të UNDP-së, konfirmohet
se gratë, për shkak të roleve tradicionale si kujdestarë
kryesorë u pamundësohet të hyjnë në fuqinë punëtore. Për
më tepër, ky studim tregon se gratë nën moshën 23 vjeçare,
të martuara, pa shkollë, dhe që jetojnë në zonat rurale, janë
të prira të jenë joaktive.5 Pyetjet rreth jetës familjare dhe
personale në intervistat e punës janë shumë të zakonshme
në tregun e punës në Kosovë. Rezultatet e hulumtimit
tregojnë se përafërsisht 54.1% e të anketuarave janë pyetur
për jetën familjare dhe planet për krijimin e familjes gjatë
intervistës së tyre për punë.6

Politikat
Mungesa e shërbimeve të përballueshme kujdesit për
fëmijët në Kosovë është po ashtu kontribuuesi kryesor në
pengimin e qasjes së grave në tregun e punës. Nuk janë
ndërmarrë hapa konkretë dhe me ndikim lidhur me këtë.
Në vitin 2016, 20.5% e grave në BE-28 në kategorinë e
moshës prej 25-54 vjeçare janë deklaruar se janë joaktive.7
------------------------------------------------------------
8
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Për të adresuar çështjen e joaktivitetit të grave, një numër i


vendeve evropiane kanë krijuar dispozita të politikave që
kanë krijuar të drejtën ligjore në shërbime të kujdesit për
fëmijët. Për shembull, në prill 2014, Malta filloi aplikimin e
skemës së kujdesit pa pagesë për fëmijët nën moshën
trevjeçare për të inkurajuar prindërit, veçanërisht nënat, që
të kthehen ose të mbesin në fuqinë punëtore8.
Shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë ndërmarrë disa
reforma për të përmirësuar politikat e ekuilibrit ndërmjet
punës dhe jetës me qëllim të përmirësimit të pjesëmarrjes
në tregun e punës. Për shembull, Austria ka deklaruar
investime në vlerën prej 800 milionë eurosh deri në vitin
2018/2019 për të rritur numrin dhe disponueshmërinë e
vendeve në shkollat e mësimit tërëditor, si dhe në
përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të tyre. Për më tepër,
Mbretëria e Bashkuar ka filluar të aplikojë pushimin e
përbashkët prindëror, duke u mundësuar prinëdrve të
ndajnë 52 javët e pushimit me pagesë dhe pagës pas lindjes
ose adoptimit të një fëmije9.
Në rastin e Kosovës situata është shumë më ndryshe. Edhe
pse nivelet e joaktivitetit të grave në Kosovë krahasuar me
BE-në janë shumë të larta ende nuk janë ndërmarrë masa
konkrete për këtë. Një prej faktorëve që sigurisht është duke
i mbajtur joaktive gratë në Kosovë është qasja e kufizuar në
çerdhe për fëmijët. Në Kosovë, çështja e kujdesit për fëmijët
është përgjegjësi që e mbajnë ekskluzivisht gratë në një
familje. Që kjo praktikë të ndryshojë, ka nevojë për një
ndryshim rrënjësor të mënyrës së të menduarit. Kjo do të
eliminonte normat kulturore dhe paragjykimet, të cilat
nënkuptojnë se gratë janë ekskluzivisht përgjegjëse që të
kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit. Ka nevojë që të rritet
vetëdija për faktin se pagesa për shërbime të kujdesit për
fëmijët dhe të moshuarit, duke punësuar një kujdestar/
kopsht për orë të caktuara, të cilat korrespondojnë me
orarin e punës, do të sillnin përfitime financiare për familjen

------------------------------------------------------------
9
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

në periudhën afatgjate. Kjo pastaj nuk do të kontribuonte


vetëm në mirëqenien e grave, por po ashtu do të gjeneronte
më shumë të ardhura për familjen e tyre, do tu mundësonte
grave të gjejnë vend pune, ose të angazhohen në aktivitete të
tjera produktive. Duke marrë parasysh se Kosovës faktikisht
i mungojnë objektet për përkujdesje për të moshuarit, e tërë
barra e kujdesit në shumicën e rasteve bie mbi gratë brenda
familjes.

Legjislacioni
Dispozitat ligjore aktuale për pushimin e lehonisë e kanë
thelluar edhe më shumë diskriminimin ndaj grave në
procesin e punësimit. Kjo bëhet veçanërisht e vështirë pasi
që të gjithë punëdhënësit e shohin pushimin e lehonisë si
një barrë, e cila i rrit kostot e tyre dhe e ulë produktivitetin.
Sfida kryesore qëndron veçanërisht në sektorin privat, pasi
që shumica e punëdhënësve thjeshtë përpiqen të shmangin
punësimin e grave që mund të jenë në pozitë që të marrin
pushim të lehonisë.10Për shkak të këtyre dispozitave, ka
biznese të shumta që kanë filluar tu ofrojnë punëtorëve të
tyre vetëm kontrata mujore.11
Jeta profesionale pas pushimit të lehonisë vjen po ashtu me
pjesën e saj të telasheve, pasi që nënat e reja shpesh duhet të
ballafaqohen me frikën e përfundimit të kontratës pas
kthimit të tyre.12Nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me
përqindjen e kontratave që u janë përfunduar grave. Kjo
është dëshmuar më tej nga raporti i RRGGK-së “Arritja e një
ekuilibri”, i cili analizon opsionet e politikave që tregojnë se
punëdhënësit mund të diskriminojnë gratë sa i përket
kohëzgjatjes së kontratës së nënshkruar, dhe kjo mund të
konsiderohet një shenjë simptomatike se punëdhënësit po
përpiqen tu ikin përgjegjësive lidhur me pushimin e
lehonisë13. Fatkeqësisht, shkalla e këtij fenomeni sërish nuk
mund të matet lehtë për shkak të tendencës së
punëdhënësve që të plotësojnë vetëm kushtet minimale. Ky

------------------------------------------------------------
10
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

presion për tu kthyer në punë i shton vështirësitë edhe ashtu


të mëdha lidhur me kujdesin për fëmijët, siç është
aranzhimi i kujdesit në kopsht dhe kostoja e tij. Për më
tepër, është vërejtur se për ato gra që kthehen me sukses në
vendet e tyre të punës, ngritja në pozitë bëhet edhe më e
vështirë.14
Edhe pse radhitet e para ndër vendet e Ballkanit që ofron
periudhën më të gjatë të pushimit të lehonisë (krahasuar me
Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë), niveli i
kompensimit e vë atë në fund të këtij grupi.15

------------------------------------------------------------
11
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Obligimet personale dhe/ose familjare i


detyrojnë gratë të punojnë me orar jo të
plotë

Figura 1: Arsyet për punësim me orar jo të plotë sipas gjinisë (%)

Kosova Burrat Gratë Total


Kujdesi për fëmijët/ të rriturit me aftësi të
0% 4.1% 1,4%
kufizuara
Invalid ose sëmundje 0% 0% 0.0%
Arsyet e tjera personale ose obligimet
0% 59.3% 20.7%
familjare
Është student 9.8% 8% 9.1%
Nuk është në gjendje të gjej punë me orar
83.9% 26.0% 63.7%
të plotë
Nuk dëshiron punë me orar të plotë 0% 0% 0.0%
Arsye tjetër 6.2% 2.9% 5.1%

Duke marrë parasysh numrin tejet të madh të grave joaktive


në tregun e punës, është shumë me rëndësi të promovohen
mënyra që i inkurajojnë ato për t’i motivuar që të jenë më
proaktive dhe të angazhohen në mënyrë aktive në jetën
ekonomike. Puna me orar jo të plotë mund të përdoret si urë
për të kaluar në punësim me orar të plotë, veçanërisht për
gratë që nuk kanë punuar asnjëherë më herët. Sa i përket
informacioneve të fundit, të marra nga Agjencia e
Statistikave të Kosovës, të matura përmes Anketës së Fuqisë
Punëtore, në tre muajt e parë të vitit 2017 në Kosovë vetëm
6.6% e fuqisë punëtore kishte vende pune me orar jo të
plotë.16 Gratë kanë më shumë gjasa të kenë vend pune me
orar jo të plotë (11%) krahasuar me burrat (5.3%), ndërsa
arsyeja kryesore për këtë është për shkak të përgjegjësive të
grave për përkujdesje brenda familjes (59.3%). Meshkujt
mendojnë se pamundësia që të gjejnë vend pune me orar të

------------------------------------------------------------
12
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

plotë (83.9%) është ajo që i bën ato të punojnë me orar jo të


plotë.
Një raport i kohëve të fundit17tregon se gratë kanë më
shumë gjasa të punojnë me orar jo të plotë se sa burrat.
Lidhur me këtë, për të aktivizuar gjysmën e popullatës
joaktive të gjinisë femërore në tregun e punës, qeveria do të
mund të ofronte skema të ndryshme për të promovuar
punën me orar jo të plotë, si përpjekje për të përfshirë në
mënyrë aktive gratë në fuqinë punëtore. Kjo jo vetë që do të
rris mirëqenien e grave, por edhe do tu ndihmojë atyre të
mbesin aktive në tregun e punës.

------------------------------------------------------------
13
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Rezultatet e anketës: Pse gratë nuk marrin


pjesë në tregun e punës?
Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është element
vendimtar për të kuptuar natyrën dhe suksesin e trajektores
së zhvillimit të një vendi18. Si e tillë në Kosovë, gratë
paraqesin një burim të pashfrytëzuar sa duhet, përderisa
arsyet prapa joaktivitetit të tyre mund t’i atribuohen një
numri kompleks të veçorive dhe dimensioneve të ndryshme
politike, ekonomike dhe shoqërore të tyre. Këto elemente
janë inkorporuar me kujdes në analizën e këtij hulumtimi,
për të kuptuar barrierat dhe faktorët që e formësojnë
pjesëmarrjen e grave në tregun formal të punës në Kosovë.
Niveli më i ulët i arsimimit të grave bënë që joaktiviteti të
jetë më i madh tek gratë. Anketa tregon se 95% e të
anketuarave që e kanë kryer shkollimin fillor ose më pak
nuk kanë kërkuar punë në tri vitet e fundit. Kjo sugjeron se
ka një marrëdhënie proporcionale ndërmjet nivelit të
arritjes arsimore të grave dhe aktivizimit të tyre në tregun e
punës.
D4D, përmes dy anketave të zhvilluara përmes anketës
Omnibus, synoi që të gjej arsyet prapa joakivitetit të grave
në tregun e punës. Secili prej rezultateve është paraqitur në
kapitull të veçantë më poshtë.

------------------------------------------------------------
14
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Sektori privat krahasuar me atë publik: Cili


është më tërheqës?
Pjesa më e madhe e të anketuarve (84%) nuk kanë
konkurruar për punë në tri vitet e fundit. Nga 16% që kanë
konkurruar, sektori privat është më i preferuar gjatë
konkurrimit pasi që 68% e tyre kanë konkurruar në sektorin
privat, dhe 32% në sektorin publik.
Grafiku më poshtë përdor të dhënat për konkurrimin dhe
tregon se ato që kanë konkurruar për punë në tri vitet e
fundit, 10.1% kanë konkurruar në konkurset në sektorin
publik, dhe 21.5% në sektorin privat.

Figura 2: A keni konkurruar për punë në tri vitet e fundit?


(sektori privat dhe publik)

Publike Private

10.1% 21.5%
89.9% 78.5%
Ndarja sipas gjinisë dhe moshës
Kur analizohen të dhënat sipas gjinisë dhe moshës,
rezultatet tregojnë se të anketuarit e moshës prej 25-34
vjeçare kanë përqindjen më të lartë të konkurrimit si në
sektorin privat ashtu edhe atë publik.

------------------------------------------------------------
15
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Figura 3: A keni konkurruar për punë në tri vitet e fundit?


(dallimet sipas moshës: sektori privat dhe publik)

Publike Private

25-34 35-44 45-54 55-64 25-34 35-44 45-54 55-64

40.6% 17.6% 10.2% 12.0% 27.4% 4 .6% 5.1% 5.3%

Ndarja sipas nivelit arsimor


Prej të anketuarve që kanë konkurruar për punë në sektorin
publik në tri vitet e fundi, shumica kanë diploma të nivelit
baçëlor (38.3%), përderisa gjysma e atyre që kanë
konkurruar në sektorin privat kanë diploma master (50%)
Këto të dhëna tregojnë se sa më i lartë niveli arsimor aq më
shumë gratë janë të prira të konkurrojnë në sektorin privat
se sa në atë publik.
Të anketuarit në kategorinë e “amviseve” treguan një shkallë
më të lartë të mosaktivizimit në një varg të kategorive, ku
vetëm 1% e grave kishin kërkuar punë në tri vitet e fundit.

Ndarja sipas të ardhurave


Kur analizohen për nga të ardhurat e tyre, shumica e të
anketuarve (12.7%) që kanë konkurruar për punë qoftë në
sektorin publik, qoftë në atë privat kanë të ardhura familjare
prej 301-450 eurosh. Të anketuarit me të ardhura familjare
prej 151-300 euro e kanë përqindjen më të ulët (1.5%) të

------------------------------------------------------------
16
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

konkurrimit për punë në tri vitet e fundit.

Figura 4: A keni konkurruar për punë në tri vitet e fundit?


(bazuar në të ardhurat familjare)

151-
0-150€ 300€
92% 8% 98.5% 1.5%

301- 901-
450€ 1200€
87.3% 12.7% 94 .7% 5.3%

Ndarja sipas rajonit


Të dhënat tregojnë se të anketuarat që kanë konkurruar në
konkurse në sektorin publik kanë qenë kryesisht nga rajoni i
Gjilanit (19.75), Prishtinës (15%) dhe Mitrovicës (9.1%). Prej
atyre që kanë konkurruar në sektorin privat, Gjilani prapë
është i pari me 35.7%, derisa në vendin e dytë është Peja me
30.0% pastaj Prishtina me 27%.6%. Dy paraqitjet grafike më
poshtë paraqesin këto të dhëna. Të dhënat nuk janë baraz
me 100% pasi që ne kemi shikuar vetëm të anketuarat që
kanë konkurruar ose në sektorin privat ose publik.

------------------------------------------------------------
17
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Figura 5: Përqindja e grave që kanë konkurruar në sektorin publik


(sipas rajoneve)

Gjilan 19.7 9.1 Mitrovicë

Pejë 5.0 7.2 Prizren

Prishtinë 15.0 3.6 Ferizaj

2.9 Gjakovë

Figura 6: Përqindja e grave që kanë konkurruar në sektorin privat


(sipas rajoneve)

Gjilan 35.7 19.5 Mitrovicë

Pejë 30 17.4 Prizren

Prishtinë 27.6 7.3 Ferizaj

5.7 Gjakovë

------------------------------------------------------------
18
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Përgjegjësitë familjare i pengojnë gratë që


të kërkojnë punë
Të dhënat e anketës tregojnë se kujdesi për fëmijët dhe të
moshuarit në familje (53.2%) është arsyeja kryesore pse të
anketuarit mendojnë se gratë janë joaktive në tregun e
punës. Mungesa e mundësive të punësimit për gratë
(46.8%) dhe të anketuarit që besojnë se gratë kanë më pak
gjasa të punësohen krahasuar me burrat (30.1%) janë dy
arsyet kryesore të identifkuara nga të anketuarit. Ndërsa
vetëm 21% e të anketuarve mendojnë se mospërputhja e
arsimit me kërkesat në tregun e punës është arsyeja
kryesore pse gratë janë joaktive.

Figura 7: Cilat mendoni se janë arsyet kryesore pse gratë nuk


kërkojnë punë?

Gratë i kanë Janë të shkolluara


mundësitë më të në fushat/profilet
Kujdesen për fëmijë vogla për punësim, ku kërkesa për
dhe anëtarët e Nuk ka punë në krahasim me punëtorë është
moshuar të familjes në dispozicion burrat e vogël

53.2% 46.8% 30.1% 21.0%


53.2% e të anketuarve mendojnë se gratë nuk kërkojnë punë sepse
kujdesen për fëmijë dhe anëtarët e moshuar të familjes

Në bazë të gjinisë Në bazë të Komunave Në bazë të statusit të punës

47.6% 77.7% 60.5%


janë të papunësuar/a
duke mos kërkuar punë
PEJË
FERIZAJ 91.2%
54.9% 51.8% 66.1%
PRIZREN
të burrave të grave
mendojnë që mendojnë që 48.2%
gratë duhet të gratë duhet te
kujdesen kujdesen GRABURRA

Mostra 1070 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese,


e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe.
Prej 1070 të anketuarve, 46.9% janë burra dhe 53.1% janë gra.

------------------------------------------------------------
19
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Ndarja sipas përkatësisë etnike dhe moshës


Përderisa për 53.8% të shqiptarëve të Kosovës, kujdesi për
fëmijët dhe të moshuarit në familje ishte radhitur si arsyeja
kryesore e mosaktivizimit të grave në tregun e punës, 42% e
serbëve të Kosovës e zgjodhën opsionin “nuk ka vende
pune” si arsyen kryesore. Po kjo arsye e njëjtë u zgjodh
kryesisht nga të anketuarit e grupeve të tjera etnike që
morën pjesë në këtë hulumtim.
Duke e marrë moshën si referencë, 60.2% e të anketuarve,
që bënin pjesë në grupmoshën prej 25-34 vjeçare, mendonin
se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është arsyeja
kryesore pse gratë nuk janë aktive në tregun e punës. Të
anketuarit me pak vite të përfunduara të arsimit të mesëm e
ndajnë opinionin e njëjtë me 66.1%.
Mbi 60% të të anketuarve (burra dhe gra) nga kategoria
joaktive mendojnë se gratë nuk kërkojnë punë sepse ato
përkujdesen për fëmijët dhe të moshuarit në familjet e tyre.

------------------------------------------------------------
20
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

A është duke e penguar diskriminimi


përfshirjen e grave në tregun e punës?
Diskriminimet e pengojnë edhe përfshirjen e grave në
tregun e punës por edhe zhvillimtn e grave në vendin e
punës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (59.8%)
mendojnë se gratë janë të diskriminuara gjatë gjithë procesit
të punësimit.

Figura 8: Diskriminimi kundër grave në procesin e punësimit

40.2%
JO

59.8%
PO

Ndarja sipas moshës dhe nivelit arsimor


Të anketuarat e moshës prej 24-44 vjeçare ishin më të prira
të mendojnë se gratë janë të diskriminuara në procesin e
punësimit, ku 65% e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht,
krahasuar me grupmoshat e tjera. Afërsisht, e njëjta
përqindje e të anketuarve me nivel më të ulët arsimimi e
ndajnë këtë mendim (64.9%), krahsaur me të anketuarit me
nivel më të avancuar të arsimimit.

Ndarja sipas përkatësisë etnike


Ka vetëm një dallim të vogël ndërmjet burrave dhe grave në
këtë aspekt. Megjithatë, ka dallime të konsiderueshme
ndërmjet përkatësive etnike. Derisa 60.7% e shqiptarëve të
Kosovës mendojnë se ka diskriminim ndaj grave në procesin

------------------------------------------------------------
21
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

e punësimit, vetëm 35.3% e të anketuarve serb të Kosovës


pajtohen se gratë janë të diskriminuara.

Ndarja sipas statusit të punësimit


Duke analizuar të dhënat në bazë të statusit të punësimit e
shohim se shumica e të anketuarve që mendojnë se gratë
janë të diskriminuara në vendin e punës janë joaktivë
(76.2%) dhe pjesa më e vogël e të anketuarve (52.1%) që
pajtohen se gratë janë të diskriminuara, janë të pensionuar.

Figura 9: Përqindja e grave që mendojnë se ka diskriminim në


procesin e punësimit

Amvise

64.8

E papunësuar
E pensionuar 52.1 54.8 duke kërkuar
punë

E punësuar Nuk është


kohë pas 74.6 76.2 duke kërkuar
kohe punë

55.3 62.4
E punësuar në E punësuar në
sektorin privat sektorin publik

------------------------------------------------------------
22
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Diskriminimi ndikohet nga normat


shoqërore dhe kulturore
Të anketuarit që besojnë se ka diskriminim gjinor në
procesin e punësimit të grave besojnë se burimet kryesore
janë shoqëria patriarkale (43%), pushimi i lehonisë (26%)
dhe besimi i perceptuar se gratë kanë më pak lidhje se
burrat (21%).
Këto të dhëna vetëm konfirmojnë të dhënat e ngjashme të
nxjerra nga studimet e tjera, që theksojnë idenë se procesi i
diskriminimit kundër grave në fuqinë punëtore kryesisht
ndikohet nga rolet e parapërcaktuara që u jepen grave në
shoqërinë patriarkale; dhe çështjet e pushimit të lehonisë
rregullimi i të cilës e ka trasuar rrugën për diskriminim, jo
vetëm gjatë kohës sa janë në punë, por veçanërisht në
procesin e punësimit. Diskriminimi që rrjedh nga dispozitat
e pushimit të lehonisë janë më evidente në sektorin privat.

Figura 10: Arsyet kryesore për diskriminim në procesin e punësimit


të grave

10%
Gratë janë më pak
fleksibile në orarin

59.8%
e punës
43%
e të anketuarve Shoqeria
26% mendojnë se gratë patriarkale
Pushimi i diskriminohen
lehonisë gjatë procesit të
punësimit

21%
1
% Gratë kanë më pak
Tjetër
njohje/lidhje se
burrat

Aktiviteti mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E,


i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID
dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC

------------------------------------------------------------
23
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Trajtimi i barabartë në vendin e punës do të


motivonte gratë të jenë aktive në tregun e
punës
Gjetjet sugjerojnë se trajtimi i barabartë i grave dhe burrave
në vendin e punës është faktori më stimulues që gratë të
bëhen aktive në tregun e punës, siç besojnë 32.2% e të
anketuarve.
Faktorët e tjerë që të anketuarit/at mendojnë se do të
kontribuonin në rritjen e aktivizimit të grave në tregun e
punës janë paga e barabartë për mundësi të barabarta
(25.4%), orari jo i plotë i punës/orari fleksibil (16.6%) dhe
qasja në qendra të kujdesit për fëmijët (14.2%).

Figura 11: Cilët janë faktorët që do të motivonin dhe do tu


mundësonin grave të bëhen aktive në tregun e punës?

Hulumtimi i opinionit publik, i realizuar gjatë muajit maj të vitit 2017 me mostrën representative prej 1071 të anketuar/a.

Qasja në 14.2%
çerdhe për
Paga të kujdes të
barabarta për fëmijëve
Trajtimi i barabartë i
përgjegjësi
25.4% burrave dhe grave në
vend të punës
5.9%
Qasja në
32.2% qendra për

Puna me orar 16.6% 5.6% kujdes të të


moshuarve
të shkurtuar/
fleksibiliteti në Qasja e lehtë
orar të punës në transportin
publik

Ndarja sipas moshës


Është interesante të theksohet se një numër i madh i të
anketuarave (75.9%) ndërmjet moshës 18-24 vjeçare
------------------------------------------------------------
24
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

mendojnë se trajtimi i barabartë dhe paga e barabartë do të


motivonte gratë të jenë aktive në tregun e punës.
Këto të dhëna konfirmojnë se është gjenerata e re ajo që
mendon se trajtimi dhe përgjegjësitë e barabarta duhet të
përcaktohen si vlera të përbashkëta në tregun e punës dhe
në shoqëri në tërësi.

Ndarja sipas përkatësisë etnike dhe statusit të


punësimit
Ekzistojnë disa dallime ndërmjet etnive të ndryshme në
lidhje me këtë. Derisa të anketuarit/at shqiptarë e radhitën
të parën trajtimin e barabartë të grave dhe burrave (70.9%)
si faktor motivues që gratë të kërkojnë punë, të anketuarit
serbë mendojnë se paga dhe përgjegjësitë e barabarta
(63.3%) është faktori më i rëndësishëm në këtë çështje. Për
më tepër, një numër i konsiderueshëm i të anketuarve
(75.4%) që janë duke kërkuar punë, mendojnë se trajtimi i
barabartë i burrave dhe grave është faktori kryesor që do të
motivonte gratë që të fillojnë të kërkojnë punë.

------------------------------------------------------------
25
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Qasja në institucionet e kujdesit për fëmijët


dhe të moshuarit kontribuon në rritjen e
numrit të grave në fuqinë aktive të punës
Kur të anketuarit u pyetën nëse do tu jepej rasti të kishin
dikë tjetër që të kujdeset për fëmijët dhe/ose të moshuarit e
tyre, 24.5% theksuan se kjo do të nxiste ata të bëhen aktive
në tregun e punës. Megjithatë, disa përgjigje ishin
alarmante, pasi që 15% theksuan se nuk do ta bënin këtë gjë
pasi që nuk ndjejnë nevojën për të punuar, dhe 11.6% e tyre
theksuan se jo, pasi që mendojnë se duhet të jenë ato që
përkujdesen për fëmijët dhe/ose të moshuarit.

Figura 12: Nëse do të mund të dërgonit fëmijët tuaj në kopsht dhe


nëse dikush tjetër do të përkujdesej për të moshuarit, a do të fillonit
të punoni nesër?

Nuk e di 15.2%

Pyetje jo-relevante për mua (Në


familje nuk kam ndonjë person për 33.7%
të cilin duhet të kujdesem)

Jo (Nuk jam e interesuar të punoj) 15.0%

Jo (Unë jam e vetmja që kujdesem


për fëmijët dhe të moshuarit) 11.6%

Po 24.5%

Ndarja sipas nivelit arsimor


Sa më i lartë niveli i tyre arsimor aq më shumë janë të prirë
të anketuarat të konfirmojnë se nëse do t’iu jepej mundësia
------------------------------------------------------------
26
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

të kishin dikë tjetër që përkujdeset për fëmijët dhe/ose të


moshuarit/at e tyre ata do të fillonin punën që nesër.
Shpërndarja më e madhe qëndron tek ata që kanë diploma
master pasi që 58.3% pajtohen me deklaratën më lartë.

------------------------------------------------------------
27
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Grave u mungon qasja në trajnime të


përshtatura për vendin e punës
Për të mbështetur gratë që të aktivizohen në tregun e punës,
do të ishte e dobishme të ofrohen programe të përshtatura
trajnimi që do të përmirësonin aftësitë e tyre në lidhje me
vendin e punës. Në këtë anketë, një përqindje e lartë prej
76.2% thonë se kurrë nuk kishin marrë një trajnim të këtij
lloji.

Figura 13: A keni pasur qasje në trajnime lidhur me vendin e punës?

76.2 %
11.9 % 11.9%

JO PO PO
(Nuk më është ofruar (Kam vijuar trajnimet (Si rezultat i këtyre
asnjë trajnim) por nuk kanë pasur trajnimeve kam filluar
kurrfarë ndikimi) të kërkoj punë)

Ndarja sipas arsimimit, statusit të punësimit, të


ardhurave dhe rajonit
Të anketuarat që e kanë kryer vetëm shkollimin fillor ose më
pak dhe që nuk kishin pasur kurrë asnjë program trajnimi
përbënin përqindjen më të lartë prej 89.1%.
Një përqindje e madhe e të anketuarave (95.5%) që janë
joaktive në tregun e punës nuk kanë pasur kurrë ndonjë
program trajnimi lidhur me punën. Bazuar në të ardhurat
personale, 84.5% e të anketuarve që fitonin më pak se 150
euro në muaj, nuk kishin pasur asnjë program trajnimi.

------------------------------------------------------------
28
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Nuk ka dallime të mëdha etnike lidhur me ketë, por ka


dallime ndërmjet rajoneve. Të anketuarit nga Gjakova
(94.2%) dhe Prizreni (82.9%) kishin më pak gjasa të vijonin
ndonjë program trajnimi lidhur me punën.

------------------------------------------------------------
29
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Gratë sfidohen nga mungesa e mundësive


për punë që të ndërmarrin përgjegjësi të
reja dhe që të jenë pjesë e vendimmarrjes
në përgjithësi
Të dhënat tregojnë se ndër faktorët kryesorë që pengojnë
gratë që të marrin përgjegjësi të reja dhe vendimmarrje janë
mungesa e mundësive për punësim (57.1%), pasuar nga
niveli i ulët i arsimimit (31.5%) dhe mungesa e trajnimeve të
duhura për të gjetur punë (30.3%).

Figura 14: Faktorët që iu sfidojnë/pengojnë të merrni përgjegjësi


të reja të punës

57.1%

31.5% 30.3%

18.3%
10.5%

Niveli i ulët i Mangësia e Mangësia e Kufizimet që Tjera


edukimit vendeve të trajnimeve se unë kam nga
punës si të kërkojë anëtarët e
punë familjes për të
kërkuar punë

------------------------------------------------------------
30
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Gjetjet nga punëtoritë


Punëtoritë na kanë mundësuar të konfirmojmë gjetjet tona,
por po ashtu na kanë ofruar inpute lidhur me të dhënat
bazuar në rajone. Kur iu prezantuan gjetjet tona nga anketa,
pjesëmarrëset e punëtorisë konfirmuan se rastet e
identifikuara qëndrojnë.
Mungesa e mundësive të punësimit, kujdesi për fëmijët dhe
të moshuarit, mungesa e përpjekjeve për ndërtimin e
kapaciteteve për gratë mbi moshën 35 vjeçare, si dhe
problemi lidhur me proceset e nostrifikimit të diplomave
për gratë serbe të Kosovës, janë disa prej çështjeve kyçe të
theksuara nga pjesëmarrëset.

------------------------------------------------------------
31
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Përfitimet që sjellin për shoqërinë gratë


aktive në tregun e punës
Shkalla alarmante prej mbi 80% e joaktivitetit në mesin e
grave e dëmton shumë ekonomikisht vendin, pasi që është e
pamundur të arrihet funksioni produktiv maksimal i
shoqërisë. Një ekonomi nën-përformuese, një shkallë më e
ulët e BPV-së për kokë banori është e dëmshme për të gjithë
pjesëtarët e shoqërisë dhe duhet të adresohet në mënyrë që
të arrihet një zhvillim i përgjithshëm i qëndrueshëm i
vendit.

Që të zhvillohet plotësisht, Kosova duhet të shfrytëzojë


resurset e saj të papërdorura, siç thekson raporti i vendit i
Bankës Botërore për Kosovën: “Rifokusimi i agjendës
zhvillimore të Kosovës kërkon ruajtjen e themeleve të saj
ekonomike duke prekur në të njëjtën kohë faktorët
prodhues - burimet natyrore dhe njerëzore - të cilat ose nuk
shfrytëzohen sa duhet në mënyrë kronike ose nuk
shfrytëzohen fare.”19

Këto “resurse që në mënyrë kronike nuk shfrytëzohen


mjaftueshëm/nuk shfrytëzohen fare” fatkeqësisht përbëjnë
një pjesë jashtëzakonisht të madhe të grave në shoqëri dhe
janë duke e kufizuar progresin e ekonomisë, por bashkë me
të si pasojë e tërthortë - po ashtu një zvogëlim i shkallës së
integrimit ndërkombëtar. Adresimi i pabarazisë gjinore
është hapi i parë që të kuptohet ndikimi në moasktivizimin e
grave në tregun e punës. Siç theksohet në raportin e Bankës
Botërore - Barazia Gjinore dhe Zhvillimi: “Barazia gjinore
është në vetvete objektiv thelbësor i zhvillimit. Po ashtu
është ekonomikë e mençur. Barazia më e madhe gjinore
mund të rris produktivitetin, të përmirësojë rezultatet e
zhvillimit për gjeneratën e ardhshme dhe të bëj
institucionet më përfaqësuese.” 20

------------------------------------------------------------
32
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Disa prej përfitimeve kryesore të aktivizimit të grave si


pjesëtare aktive në ekonomi janë:
- Vendime më të mira të politikave, demokraci dhe
institucione më përfaqësuese do të jenë të mundshme
duke u dhënë grave zë dhe duke i fuqizuar në tregun
formal të punës.21
- Shmangia e reperkusioneve sociologjike nga të qenit të
papunësuara dhe të qenit aktive që mund tu shkaktohen
grave.
- Ulja e ngurtësisë së sistemit patriarkal e me këtë edhe
rrethit vicioz që ndikon tek gratë i cili ka pasoja sa i
përket problemeve rreth statusit të tyre.
- Rritja e të ardhurave të përgjithshme për shoqërinë nga
një punë më e madhe që bëhet në vend, më shumë
pasuri, me shumë shërbime, dhe më shumë produkte të
realizuara.
- Përfshirja e më shumë grave në fuqinë punëtore mund të
rris dukshëm të ardhurat për kokë banori dhe të rris
BPV-në.22Aktivizimi i grave në ekonomi do të ketë
ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike. Rritja e
pritshme e BPV-së do të ishte së paku 30% nëse do të
punësoheshin gjysma e afërsisht 200,000 grave joaktive
në tregun e punës.23
- Një rritje e zhvillimit ekonomik lidhet me stereotipet e
gjiniës më pak të përfaqësuar, veçanërisht përmes
përmirësimit të pozitës socio-ekonomike të grave në
familje dhe shoqëri.
- Zhvillimi më i mirë ekonomik përmes përfshirjes dhe
fuqizimit të grave, nënkupton një angazhim më të madh
politik të grave në proceset vendimmarrëse.
- Fëmijët do të kenë një indeks më të lartë të zhvillimit
njerëzor dhe do arrijnë një kapital më të madh njerëzor,
nga i cili mund të përfitojë zhvillimi ekonomik i një
vendi nëse grave u dëgjohet më shumë zëri dhe kanë më
shumë kontroll mbi familjen, veçanërisht nëse ato kanë
kontroll mbi burimet financiare.24

------------------------------------------------------------
33
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Rekomandimet
Për Qeverinë:
Rishikimi i Ligjit aktual të Punës dhe rregulloreve.
Rishikimi i rregulloreve aktuale dhe sugjerimi i ndryshimeve
të mundshme për të mundësuar dhe lehtësuar krijimin e
orareve fleksibile të punës dhe konsideratat më të mëdha
për specifikat e gjinisë në vendin e punës.
Të ofrohen skema të arsimimit dhe riaftësimit për
gratë që janë të papunësuara për kohë të gjatë.
Arsimimi është me rëndësi tepër të madhe në mënyrë që të
mundësohet përfshirja e grave në tregun e punës. Sesione të
arsimimit, veçanërisht të fokusuara në trajnimin e grave në
aftësi të reja, do tu jap grave joaktive mundësi të re dhe
motivim që të jenë aktive ose që të kthehen në tregun e
punës. Kjo do t’i pasurojë ato me aftësi të reja të vlefshme të
cilat pastaj do tu japin optimizëm dhe besim atyre,
veçanërisht për atë se punësimi i qëndrueshëm është i
mundur përmes vet angazhimit të tyre aktiv.
Inkurajimi i orareve fleksibile të punës për gratë që
janë të punësuara për kohë afatgjate. Rritja e
fleksibilitetit në tregun e punës duke përkrahur krijimin dhe
promovimin e vendeve të punës me orare fleksibile të punës,
të cilat pastaj u mundësojnë dhe i inkurajojnë gratë që janë
aktualisht jashtë tregut të punës për tu rifutur si
pjesëmarrëse aktive në tregun e punës.
Aplikimi i praktikave të mira në ndarjen e
shërbimeve të punësimit për gratë. Analizimi i
programeve, përvojave dhe praktikave më të mira
ndërkombëtare, të cilat aplikojnë sisteme fleksibile të punës
dhe identifikimi i atyre që janë të përshtatshme për tu
inkorporuar në tregun e punës së Kosovës. Ajo përfshin të
kuptuarit dhe përgjigjen në rrethanat specifike, kulturore
dhe shoqërore ekonomike të grave dhe adoptimi i qasjeve

------------------------------------------------------------
34
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

strategjike dhe të ndjeshme gjinore në ofrimin e mundësive


më të mëdha të punësimit për gratë;
Ofrimi i kujdesit më të mirë për fëmijët. Mungesa e
shërbimeve cilësore të kujdesit për fëmijët, qasja në këto,
por edhe faktorët e përballueshmërisë, janë shpesh pengesë
për gratë që të angazhohen aktivisht në tregun e punës.
Prandaj, përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, jo
vetëm sa i përket cilësisë por edhe kostos dhe qasshmërisë,
do tu mundësonte nënave të shpenzojnë më pak kohë në
përkujdesje për fëmijët dhe shërbejnë si stimulim për
pjesëmarrje aktive në tregun e punës.
Rritja e numrit të objekteve të kujdesit për të
moshuarit/at dhe përmirësimi i atyre ekzistuese.
Restaurimi i objekteve ekzistuese dhe krijimi i objekteve të
reja do të hiqte barrën e grave që të përkujdesen për të
moshuarit, duke u mundësuar grave të kërkojnë mundësi të
punësimit.
Ofrimi i më shumë trajnimeve të punës të
fokusuara në treg. Trajnimi për punësim duhet të
zhvillohet me njërin sy në nevojat e tregut dhe veçanërisht të
fokusohet në aftësitë që kërkojnë punëdhënësit ose shohin
një trend në të ardhmen. Kjo do të mundësonte trajnimin
dhe ofrimin e përvojës së punës që është në përputhje me
mundësitë e punësimit në dispozicion, ose ato që krijohen
në të ardhmen e afërt;
Promovimi i programeve për fillimin e punës,
mbështetjen e ndërmarrësisë së grave dhe presioni
për politika të tregut të përshtatshme për fuqinë
punëtore. Këto politika duhet të mbështesin dhe
inkurajojnë ndërmarrësinë e grave - veçanërisht skemat e
vetëpunësimit, qoftë në shërbime, bujqësi, tregti, etj., të cilat
pastaj do të mundësojnë orare fleksibile të punës, e ndoshta
edhe tu mundësojnë grave të marrin pjesë në tregun e punës
përmes punës me orar jo të plotë; mundësojnë një mjedis

------------------------------------------------------------
35
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

më të mirë të punës për ato që janë aktive në tregun e punës.

Inkurajimi i rritjes së bizneseve në pronësi të grave.


Përmirësimi dhe ndryshimi i mjedisit ekzistues të punës dhe
formulimi i stimulimeve të ndryshme administrative dhe
financiare për gratë që të fillojnë bizneset e tyre. Këta
mekanizma mund të jenë si: ulja e tatimeve, përdorimi i
mekanizmit të kuotës për subvencione dhe grante, ulja e
barrës burokratike, ose edhe ofrimi i infrastrukturës së
rëndësishme (pajisjeve/ harduerit, softuerit, konsulencës,
etj.) që bizneset e tyre të punojnë mirë, veçanërisht në fazën
e fillimit. Një formë tjetër mund të jetë sigurimi i
komunikimit dhe mekanizmit/organizimit të lidhjes
ndërmjet këtyre bizneseve në pronësi të grave me donatorët
e jashtëm, që zbatojnë projekte të orientuara gjinore.

Për shoqërinë civile


OJQ-të kombëtare, lokale si dhe OJQ-të
ndërkombëtare, mund të mbështesin më tej gratë.
Këto organizata do të mund të ndihmojnë gratë duke
ndërtuar kapacitetet lidhur me aftësitë e buta, siç janë
teknikat e intervistimit, udhëzimeve për plotësimin e
formularëve të aplikimit dhe procedurat për kërkimin e
punës , dhe të ofrojnë ndihmë në shkrimin e biografive. Ato
po ashtu mund të ndihmojnë duke ofruar këshilla
konstruktive, të lidhin ato me konsultimet afariste, e cila
pastaj mund të ndihmojë gratë ndërmarrëse në përcaktimin
e lidhjeve më të mira në treg për shërbimet e tyre dhe
mallrat që i prodhojnë.

Në nivel më personal, të ofrojnë planifikimin e përvojës/


karrierës, dhe të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve afatgjate
të karrierës që përputhen me ato të qëllimeve afatgjate të
tregut të punës. Një rol i tjetër i rëndësishëm është ai i
ekspozimit të çdo rasti të diskriminimit kundër grave në
vendin e punës, dhe zhvillimi i materialeve të cilat mund të

------------------------------------------------------------
36
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

informojnë publikun e gjerë mbi vështirësitë me të cilat


përballen gratë në vendin e punës dhe gjetiu.

Ofrimi i shembujve pozitivë përmes grave modele


dhe ndërmarrëse. Shembuj të ndërmarrëseve të
suksesshme dhe grave që kanë jetë të ekuilibruar mes punës
dhe familjes, janë shumë me rëndësi meqë mund të jenë
shembull shumë i mirë, mund të jenë frymëzim dhe të
shërbejnë si inkurajim për gratë e tjera që ta ndjekin;
Hartimi i një fushate aktive mediale. Kjo fushatë
duhet të ketë objektiv primar të vetin të punës rritjen e
vetëdijesimit për rolin e rëndësishëm të grave në treg, pse ai
ka aq shumë rëndësi dhe përfitimet për shoqërinë nga gratë
që janë aktive në sferën ekonomike. Por edhe të informojë
njerëzit për rëndësinë e madhe të konceptit të punës
fleksibile dhe rëndësisë së saj për zhvillimin ekonomik dhe
shoqëror.

------------------------------------------------------------
37
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Shtojca 1: Përkufizimet kyçe të FP-së


1. Fuqia punëtore përfshinë ata që janë të punësuar dhe ata
që janë të papunë, sipas përkufizimeve të rrepta të dhëna më
poshtë. Personat joaktivë nuk konsiderohen pjesë e fuqisë
punëtore.
1.1 I punësuar: Njerëzit e moshës 15-64 vjeçare të cilët/at
gjatë javës referuese kanë kryer disa punë për mëditje ose
pagë, ose për fitim ose përfitim familjar, në para ose në
natyrë, ose që përkohësisht mungonin nga vendet e tyre të
punës.
1.2 I papunë: Njerëzit e moshës 15-64 vjeçare të cilët gjatë
javës referuese ishin: pa punë, d.m.th., nuk ishin në
punësim me pagesë ose të vetëpunësuar; dhe aktualisht në
dispozicion për punë, d.m.th, ishin në dispozicion për
punësim me pagesë ose vetëpunësim brenda dy javësh; dhe
që kërkojnë punë, d.m.th, kanë ndërmarrë hapa specifik në
katër javët e mëhershme për të kërkuar punësim ose
vetëpunësim.
2. Joaktivë: Njerëzit e moshës 15-64 vjeçar/e që as nuk ishin
të punësuar e as të papunë gjatë periudhës referuese. Është
proporcioni i popullsisë së moshës së punës të vendit që as
nuk është e punësuar e as e papunë. Kur bëhen bashkë,
shkalla e joaktivitetit dhe shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë
punëtore e bëjnë totalin prej 100 për qind.
2.1 Punëtorët e dekurajuar janë njerëzit pa punë që janë
aktualisht në dispozicion për punë por të cilët kanë heq dorë
nga kërkimi i punës sepse ata besojnë se nuk mund të gjejnë
punë. Ata përfshihen në kuadër të kategorisë joaktive.
3. Raporti i punësimit ndaj popullsisë, po ashtu i njohur si
shkallë e punësimit, është proporcioni i popullsisë së vendit
në moshën e punës që është e punësuar.

------------------------------------------------------------
38
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

4. Shkalla e papunësisë është proporcioni i fuqisë punëtore


që nuk është e punësuar. Ajo është fuqia punëtore që
shërben si bazë për këtë tregues, e jo popullata e moshës së
punës.

------------------------------------------------------------
39
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Lista e publikimeve
Zgjedhjet & Partitë Politike
#1 Instituti D4D. Shtator 2011 Zbërthimi i trendeve
zgjedhore 2000-2010.
#2 Instituti D4D. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të
rikthejmë besimin në zgjedhje?
#3 Malazogu, Leon, Visar Sutaj dhe Drilon Gashi. Nëntor
2012. Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër
për Kosovën
#4 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013.
Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e
zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?
#5 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013.
Interpretimi i besimit – Përceptimi i përfaqësimit dhe
pjesëmarrjes.
#6 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013.
Deforma zgjedhore – Dy vite pas, reforma në pikën zero
#7 Leon Malazogu dhe Brenna Gautam; Me kontribut nga
Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 26 nëntor
2014. Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit
të partive politike
#8 Dardan Berisha me kontributin e Driton Qeriqi, Mjellma
Hapçiu-Alijaj dhe Rina Vokshi, korrik 2015. Vendosja e
drejtësisë në zgjedhje
#9 Leon Malazogu me kontributin e Ngadhnjim Halilaj dhe
Rezarta Delibashzade, korrik 2015 Trendet zgjedhore
2000-2014-Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe
përfaqësimit
#10 Thomas Atherton, Driton Qeriqi dhe Rina Vokshi, Shkurt
2016 Doracak për barazi gjinore në procesin zgjedhor

------------------------------------------------------------
40
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Rekomandimet e Forumit Reforma


#1 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Struktura e KQZ-së
#2 Hartuar nga Instituti D4D. 17 janar 2011. Sistemi zgjedhor
#3 Hartuar nga Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Riparimi i
listës së votuesve
#5 Hartuar nga Instituti D4D. 12 dhjetor 2011.
Rekomandimet për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës
#6 Mbështetur nga: D4D, KIPRED, INPO, KMDLNJ, INDEP,
DT, KHK, QPA, dhe NOMP. Për reformë të mirëfilltë
zgjedhore

Marrëdhëniet ndëretnike
#1 Malazogu, Leon dhe Vladimir Todorić. Nëntor 2011.
Dialogu Beograd – Prishtinë: Nevojitet transformim i
interesit vetanak. PER-K/D4D Institute and NPC-
Belgrade
#2&3 Malazogu, Leon, Viktor Popović dhe Shpend Emini. Mars
2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane
në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-
K/D4D.
#4 Malazogu, Leon dhe Florian Bieber. Raportet në mes të
Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti
D4D
#5 Malazogu, Leon dhe Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga
paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi
veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D
#6 Ejdus, Filip, Leon Malazogu dhe Milan Nic. Tetor 2013.
Zgjedhjet komunale në veri të Kosovës: Drejt një ekuilibri
të ri? Publikuar bashku CEPI, BCSP dhe D4D. (Vetëm në
gjuhën angleze)
#7 Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Ajete Kërqeli. Me kontribut
nga: Shpend Emini, Rezarta Delibashzade dhe Ferid
Murseli. Tetor 2016. Gratë e fuqizuara: çelës për
transformimin e komuniteteve

------------------------------------------------------------
41
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Interesi Publik
#1 Sejdiu, Dardan dhe Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e
fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?
#2 Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në
vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror
në Kosovë
#3 Sutaj, Visar and Leon Malazogu. Janar 2013. Roli i
shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes
në shërbim të interesit publik
#4 Miftari, Naser. Shtator 2013. Sfida e konsolidimit –
Fuqizimi i pavarësisë së institucioneve të medias në
Kosovë
#5 Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli; Me kontribut nga
Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim
Halilaj. 25 shkurt 2015. Sa kushton patriarkati?
#6 Rezarta Delibashzade, Laura Flemming, Ramadan
Klisurica, Agon Maliqi dhe Rina Abazi. 11 Nëntor 2015
Rëndësia e grupeve të interesit: Praktikat, rastet
studimore dhe mësimet e nxjerra
#7 Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi. Nëntor, 2015
Reformimi i Universiteti të Prishtinës – mission i
mundur?
#8 Leon Malzogu dhe Bernard Nikaj; Me kontribut nga
Gulliver Brady. Nëntor, 2016. Nxitje për llogaridhënie dhe
performancë më të mirë në arsimin e lartë
#9 Jehona Serhati, me kontribut redaktues nga Abby Riley.
Janar, 2017. Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për
nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e
punës
#10 Isuf Zejna. Korrik 2017. Zhvillimi i turizmit përmes
politikave dhe legjislacionit efikas.
#11 Visar Sutaj. Tetor 2017. Sa të pavarura janë autoritetet
rregullatore në Kosovë?

------------------------------------------------------------
42
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Memorandume Reaguese
#1 Instituti D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1
– Reagimi i tepruar i policisë
#2 Instituti D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2
– Modeli i dy Gjermanive
#3 Instituti D4D. 12 Korrik 2013. Memorandumi reagues Nr.
3 – Kritere të qarta për komuna të reja
#4 Instituti D4D & Qëndrim Gashi. Janar 2013.
Memorandum reagues nr. 4 – Universiteti i Prishtinës në
rreth vicioz
#5 Instituti D4D dhe Kushtrim Palushi. Janar 2013.
Memorandum reagues nr. 5 – Reforma zgjedhore
#6 Instituti D4D. Nëntor 2016. Memorandum reargues nr.6
– Reforma zgjedhore

Indikatorët & skenaret


#1 Instituti D4D. Nëntor 2010. Para dhe Pas-Performanca e
bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010
#2 Instituti D4D. Shteti në Pasqyrë: Indikatorët e Bazuar në
Performancë
#3 Malazogu, Leon. Nëntor 2013. As për emër nuk janë
pajtuar: Shtyrja e problemit nuk do të afrojë palët në
lidhje me asociacionin/bashkësinë. (Vetëm në gjuhën
angleze)
#4 Malazogu, Leon. Janar 2014. Parashikime dhe skenare:
Kosova dhe Bota në 2014

Publikime të tjera
#1 Seritë e editorialeve dhe rekomandimeve mund gjithashtu
të gjinden në ueb-faqen tone.

------------------------------------------------------------
43
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Shënime

1 Anketa e Fuqisë Punëtore (Kosovo Labor Force Survey) – TM1-2017, p.


13. http://ask.rks-gov.net/media/3245/lfs-2016-anglisht.pdf
2 Enlargement countries - labour market statistics. Eurostat. 2017.
http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-
explained/index.php/Enlargement_countries_-
_labour_market_statistics
3 Sa kushton patriarkati? Demokracia për Zhvillim. 2015. http://d4d-
ks.org/wp-content/uploads/2015/02/2015-02-16-Inactivity_web.pdf
4 Një anketë omnibus është metodë e hulumtimit kuantitativ të
marketingut ku mblidhen të dhënat për një gamë të gjerë të subjekteve
gjatë të njëjtës intervistë. Marrë nga:
https://www.surveyanalytics.com/omnibus-survey-definition.html
5 Raporti i Zhvillimit Njerëzor, UNDP, 2016.
http://hdr.undp.org/sites/default/files/2016_human_development_rep
ort.pdf, 10.
6 Raporti i Zhvillimit Njerëzor, UNDP, 2016.
http://hdr.undp.org/sites/default/files/2016_human_development_rep
ort.pdf, 10.
7 People outside the labor market, September 2017. Eurostat.
http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-
explained/index.php/People_outside_the_labor_market
8 Early childhood education & care in Malta: The way forward Marrë nga:
https://education.gov.mt/en/Documents/Public%20Consultations/Whit
e%20Paper.pdf
9 Burimi: Draft join employment report from the Commission and the
Council. Marrë nga: http://eur-lex.europa.eu/legal-
content/en/ALL/?uri=CELEX%3A52015DC0700
10 Ligji i Punës: Gjashtë muaj pas aprovimit, f. 3-4, Instituti për Studime
të Avancuara GAP, qershor 2011.
http://www.institutigap.org/documents/33549_GAPLigjiPunes.pdf
11 Ligji i Punës: Gjashtë muaj pas aprovimit, Instituti për Studime të
Avancuara GAP, qershor 2011.
http://www.institutigap.org/documents/33549_GAPLigjiPunes.pdf
12 Ndikimi i Ligjit të Punës tek Gratë në Kosovë, f. 68, Qendra Kosovare
për Studime Gjinore, 2011.
http://www.womensnetwork.org/documents/20130530154116339.pdf

------------------------------------------------------------
44
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

13 Arritja e një ekuilibri. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës. (2016).


https://www.womensnetwork.org/documents/20160504154201373.pdf
14 Ndikimi i Ligjit të Punës tek Gratë në Kosovë, f. 68, Qendra Kosovare
për Studime Gjinore, 2011.
http://www.womensnetwork.org/documents/20130530154116339.pdf,
f.68
15 Ndikimi i Ligjit të Punës tek Gratë në Kosovë, f. 68, Qendra Kosovare
për Studime Gjinore, 2011.
http://www.womensnetwork.org/documents/20130530154116339.pdf,
f.62
16 Ndikimi i Ligjit të Punës tek Gratë në Kosovë, f. 68, Qendra Kosovare
për Studime Gjinore, 2011.
http://www.womensnetwork.org/documents/20130530154116339.pdf,
f.2
17 Raporti i Zhvillimit Njerëzor, UNDP, 2016.
http://hdr.undp.org/sites/default/files/2016_human_development_rep
ort.pdf
18 Female Labor Force Participation in Developing Countries, Verick S.,
IZA World of Labor, shtator 2014, f.3,
https://wol.iza.org/uploads/articles/87/pdfs/female-labor-force-
participation-in-developing-countries.pdf
19 The World Bank, April 2016, Kosovo - Country Snapshot.
http://pubdocs.worldbank.org/en/419461462386476530/World-Bank-
Kosovo-Program-Snapshot-April-2016.pdf, page 3.
20 Gender Equality and Development, The World Bank, 2012, p.xx.
https://siteresources.worldbank.org/INTWDR2012/Resources/7778105-
1299699968583/7786210-1315936222006/Complete-Report.pdf
21 Gender Equality and Development, The World Bank, 2012, p.xx
https://siteresources.worldbank.org/INTWDR2012/Resources/7778105-
1299699968583/7786210-1315936222006/Complete-Report.pdf
22 The Global Markets Institute, Goldman Sachs Global
InvestmentResearch Division. Giving credit where it is due: How closing
the credit gap for women-owned SMEs can drive global growth. February
2014.http://www.goldmansachs.com/our-thinking/public-policy/gmi-
folder/gmi-report-pdf.pdf
23 Sa kushton patriarkati – D4D, faqe 6.
24 Gender Equality and Development, The World Bank, 2012, p.xx.
https://siteresources.worldbank.org/INTWDR2012/Resources/7778105-
1299699968583/7786210-1315936222006/Complete-Report.pdf

------------------------------------------------------------
45
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------
46
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------
47
Joaktiviteti i grave në tregun e punës
------------------------------------------------------------

Katalogimi në botim – (CIP)


Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

351.83-055.2(496.51)
305-055.2(496.51)

Gratë jo aktive në tregun e punës : faktorët që mbajnë gratë


jashtë tregut të punës / përgatitur nga Linda Abazi Morina,
Rezarta Delibashzade. – Prishtinë : Demokracia për Zhvillim.
– 43 f. : ilustr. ; 21 cm.

1.Morina Abazi, Linda 2. Delibashzade, Rezarta

ISBN-978-9951-608-61-9

------------------------------------------------------------
48
Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues I
themeluar në vitin 2010 me besimin se demokracia është
parakusht për zhvillim. Misioni i D4D-së është të ndikojë në
proceset e zhvillimt të politikave publike në mënyrë që të
përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësimin e
qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në
Kosovë.
Vizioni i D4D-së është të promovojë një shoqëri aktive dhe të
arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor
atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe
ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë
efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të
paanshëm.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së vizitoni
faqen tonë elektronike: www.d4d-ks.org.

You might also like