You are on page 1of 2

1. Cfare quajme shkembim ?

Shkembimi eshte nderrimi I te mirave dhe sherbimeve qe nuk prodhohen te gjitha ne nje vend dhe nga
te njejtet njerez. Si rezultat ne marrim te mira material dhe sherbime nga vendet e tjera ato te cilat ne
nuk I realizojme ketu dhe i’u japim atyre ato c’ka atyre u nevojitet.

2. Cfare eshte tregu I brendshem dhe tregu global ?

Tregu I brendshem eshte tregu ku njerezit dhe bizneset shkembejne te mira ose sherbime brenda vendit
te tyre.

Tregu global eshte tregu ku njerezit shkembejne te mira ose sherbime me njerez ose me biznese te
vendeve te tjera.

3. Cfare quajme import dhe eksport ?

Import quajme kur nje individ, biznes ose nje shtet blen nje mall apo nje sherbim nga nje shtet tjeter.

Export quajme kur nje mall ose sherbim shitet ne nje shtet tjeter.

4. Cfare jane kuotat, tarifat, subvencioni, embargo dhe standardi ?


 Kuotat kane te bejne me kontrollimin e sasise se nje produkti, qe mund te importohet ne nje
shtet.
 Tarifat jane taksat qe nje shtet vendos per nje mall te importuar per te mbrojtur prodhimin
vendas.
 Subvencioni eshte ndihma financiare qe nje shtet mund te ofroje per nje veprimtari te caktuar
ekonomike, per te ulur cmimet e mallrave qe ajo prodhon.
 Embargo eshte vendosja e ndalimit te tregtise me nje shtet te caktuar per nje mall ose per te
gjitha mallrat.
 Standardi ka te beje me percaktimin e cilesise se kerkuar te nje malli dhe me ndalimin ose
kufizimin e blerjes se ketij malli, nese ai nuk permbush cilesine (standardin) e kerkuar.

5. Cfare eshte OBT-ja?

OBT-ja eshte Organizata Boterore e Tregtise, e cila sherben si nje lloj gjykate, qe degjon dhe vendos mbi
mosmarreveshjet tregtare.

6. Cfare duhet te kemi parasysh kur bejme biznes me te huaj ?

Kur bejme biznes me te huaj duhet te kemi parasysh:

 Si te beni biznes
 Cfare te vishni
 Si te flisni
 Si te perdorni titujt profesionale
 Vecorite kombetare
 Vecorite e konsumatorit

7. Ke quajme “Burime Njerezore“ ?

Burime njerezore quajme njerezit qe punojne ne nje biznes, shoqeri tregtare, organizate etj.

8. Pse njerezve u duhen te levizin vazhdimisht ?

Njerezit levizin ne vende te tjera per pune, per arsye ekonomike, per biznes, per edukim, per turizem etj.
Ata shpesh behen banues te perkohshem te vendeve, te te cilat levizin.

9. Ke quajme “Sipermarres” ?

Sipermarres quajme nje person, qe fillon biznesin e tij me shpresen qe te siguroje fitim.

10. Pse shpikja e shtypshkronjes e ndryshoi boten ?

Gutenbergu me shpikjen e shtypshkronjes beri qe librat te shkonin Tek qytetaret pasi nepermjet kesaj
shpikje prodhoheshin 2000 Libra ne muaj, nderkohe qe para kesaj shpikjeje te gjithe librat e Europes
mund te qendronin ne nje vagon te vetem.

11. Cfare eshte “rendimenti”

Rendimenti eshte sasia e mallrave qe prodhohen nga nje ose disa punonjes ne nje kohe te caktuar. Qe te
kemi rendiment te larte duhet qe:

 Burimet njerezore te jene te kualifikuar;


 Mjetet e punes dhe teknologjia duhet te jene bashkekohore;
 Koha e nxjerrjes se produktit sa me e shkurter.

You might also like