You are on page 1of 1

Teza

(koha 90 minuta)

Lënda: Bazat e TI
Cikli : Bachelor në TIK-Viti I
Lektor: MSc Ilma LILI
Departamenti: Informatikës
Përgjegjës Departamenti Prof.Asoc.Endri Xhina
Datë provimi/ Ora 14.09.2021 / 12:00-13:30
Ushtrimi 1 2 3 4 5 Totali
Pikët 15 15 35 15 20 100

Ushtrim 1 15 pikë
Me ndihmën e gjuhës assembler ndërtoni një program që lexon dy vlera nga përdoruesi dhe i kontrollon ”

 Nëse prodhimi i tyre është sa vlera e regjistrit A atëherë jepet mesazhi "Prodhimi i vlerave"
 Nëse shuma e tyre është sa vlera e regjistrit A atëherë jepet mesazhi “Shuma e vlerave”
 Nëse nuk janë të vërteta pikat e lartpërmendura atëherë jepet mesazhi "Dalje nga programi"

Ushtrim 2 15 pikë
Jepet numri N nga përdoruesi. Ndërtoni një program (pseudokod dhe bllokskemë) që afishon shumën e
pjestuesve të numrit N.

Ushtrim 3 35 pikë
Jepet tabela P[1..M][1..10] që paraqet shpërndarjen e M provimeve të lëndëve të vitit të parë në 10 ditëshin
e parë të Muajit Shtator (pseudokodin)
Nëse provimi është :

 për studentët përsëritës shënohet vlera 2


 për studentët e ditës shënohet vlera 1
 nëse nuk ka provim të asaj lënde në atë datë shënohet 0

Ndërtoni pseudokodin për zgjidhjen e pikave të mëposhtme:


a) Numrin e provimeve për studentët përsëritës në 3 ditët e para të muajit Shtator.
b) Të afishohet numri mesatar i provimeve të zhvilluara cdo ditë.
c) Të afishohet cilat janë datat që nuk kanë asnjë provim (brenda këtij 10 ditëshi)

Ushtrim 4 15 pikë
Të ndërtohet një funksion i cili merr si parametër një tabelë T[1...N] me numra të plotë dhe afishon tabelën
e renditur ku të gjitha vlerat negative janë spostuar në fund të tabelës. Funksioni të thërritet brenda një
programi kryesor. (mos përdorni tabelë ndihmëse)(bllokskemë)
Për shembull nëse hyrje është tabela T {-1, 2, 9, -8, -3, 5, 4} duhet të afishohet T {2, 9, 5, 4, -1,-8,-3}

Ushtrim 5 20 pikë
Realizoni veprimet e mëposhtme.

 (562)10+(23)10= ( ? )2
 (10.001)2=( ? )10
 (0.155)10=( ? )2
 (1011*10)+1101=( ? )2
 (1011 / 10)2=( )16

1/1

You might also like