You are on page 1of 9

Moduli:  

Moduli: Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe


financave

Trajner: Msc. Shkëlqim Allkaj


Grupi: CSL 1

From: Mimoza Muçaj

Tema: Hartoni një projekt rregullore për emergjencat civile të shkollës tuaj.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
REPUBLIKA E SHQIPERISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
ZYRA VENDORE ARSIMORE VLORË- HIMARË
GJIMNAZI "MUSTAFA QEMAL ATATURK”

RREGULLORE PËR PARANDALIMIN E GJËNDJES SË SHKOLLËS


NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Baza ligjore

Kjo rregullore mbështetet në ligjin Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i
ndryshuar, datë 03.12.2004 , ligjin Nr.69 datë 21. 06 .2012 “Për sistemin arsimor
parauniversitar Rëpublikën e Shqipërisë “ i ndryshuar dhe urdhërit Nr.31 date 28.01.2020
mbi “Rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në
Republikën e Shqipërisë”.

Neni 2
Qëllimi

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të përgjegjësive të


Institucionit Arsimor, për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe fatkeqësive
të tjera.

Neni 3
Përkufizime

1.Në kuptimin e kësaj rregulloreje, fatkeqësi natyrore kuptohen: tërmetet, përmbytjet,


thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, erërat e forta, zjarret në
mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën,
pronën, mjedisin, si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore.
2.Në “Fatkeqësi të tjera” kuptohen aksidentet rrugore, zjarret, shpërthimet, aksidentet
bërthamore, ekologjike ose industriale dhe çdo lloj tjetër aksidenti të shkaktuar nga
veprimi njerëzor, nga luftrat, ose gjendjet e emergjencës, si dhe forma të tjera të dhunës
masive.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
3.Për parandalimin, shmangien apo zbutjen e pasojave të ngjarjeve të jashtëzakonshme
përgatiten planet e reagimit.

KREU II

VEPRIMET E PERSONELIT DHE MASAT PARANDALUESE

Neni 4
Masat parandaluese të përgjithshme

1. Në ambientet e punës nuk mund të përdoren pajisje alternative ngrohjeje, përveç


atyre të autorizuara nga institucioni. Përdorimi i furnelave, ose pajisjeve të tjera,
për gatim ose ngrohjen e ushqimit është kategorikisht i ndaluar.
2. Në përfundim të orarit zyrtar punonjësit kanë për detyrë të marrin masat e
mëposhtme:
a) Fikjen e të gjitha pajisjeve elektronike dhe elektrike.
b) Fikjen e kondicionerëve apo pajisjeve ngrohëse/ftohëse të autorizuara.
c) Fikjen e pajisjeve të kafesë ekspres apo pajisjeve ngrohëse të kafesë dhe çajit
d) Fikjen e dritave.
e) Mbylljen e dritareve dhe uljen e grilave të jashtme deri në fund.
f) Kyçja e derës së zyrës.
g) Shikim të shpejtë të tavolinës së punës.
h) Shkëputja e burimeve të energjisë dhe mbyllja e kompjuterit.
i) Mbyllja e të gjithë dokumentacionit të klasifikuar, i cili është shfrytëzuar
përgjatë orarit zyrtar dhe vendosja e tij në kasafortë.

Neni 5
Kutia e çelësave

1. Drejtori i IA në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë, përcakton vendin ku do të


qëndrojë kutia e çelësave.
2. Drejtori i IA në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë merr masa për tërheqje e
çelësave nga personeli i IA dhe depozitimin e tyre në kasafortën e përcaktuar.
3. Çelësat e zyrave të drejtuesve/punonjësve të IA që gjenden në këtë kuti, do të
përdoren në raste të veçanta kur ato nevojiten si:
a) Në raste të gjendjes së fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera
civile.
b) Në raste të zjarrit gjatë orarit zyrtar të punës apo pasi të ketë mbaruar orari
i punës.
c) Në raste të humbjes apo harresës së çelësit të zyrës nga ana e
drejtuesit/punonjësit të IA, kur rikuperimi i çelësit është i pamundur, ose i
vështirë.
d) Hapja e kasafortës bëhet edhe në prezencë të Drejtorit të IA ose të
autorizuesit të tij në raste të përligjura, të cilët kanë përgjegjësinë për
funksionimin e kësaj kasaforte.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
Neni 6
Kordinatori për emergjencave

1. Me urdhër të Drejtorit të shkollës, përcaktohet koordinatori për reagimin


ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, i cili vepron në këto
raste.
2. Detyrat e koordinatorit janë si më poshtë:
a) Të hartoj planin e përballimit të emergjencave civile.
b) Të përgatis planet e trajnimit për skuadrën e emergjencës dhe punonjësit e
IA.
c) Të kontrollojë masat parandaluese të marra nga Institucioni.
d) Të kontrollojë gatishmërinë e sistemit të diktimit dhe alarmit të zjarrit si
dhe të fikësve të lëvizshëm.
e) Të mbajë kontaktet me strukturat e speciualizuara për reagimin ndaj
emergjencave.
f) Të udhëzojë ekipet e ndërhyrjes së strukturave të reagimit ndaj
emergjencave.

Neni 7
Skuadra e emergjencës

1. Skuadra e emergjencës formohet me të paktën 3 veta.


2. Në skuadrën e emergjencës marrin pjesë dhe punonjës të tjerë vullnetarë.
3. Detyrat e skuadrës së emergjencës janë si më poshtë:
a) Të bëjë reagimin e organizuar deri në mbërritjen e strukturave të
specializuara.
b) Të sigurojë mbajtjen hapur të rrugëve të evakuimit.
c) Të ndihmojë personat më aftësi të kufizuar
d) Të ndihmijë me informacion strukturat e specializuara që të orientohen në
godinë.
e) Pjesëtarët e skuadrës së emergjencës ndjekin trajnime në institucion dhe
jashtë saj për reagimin ndaj ngjarjeve të jashtëzakonshme.

Neni 8
Mbrojtja nga zjarri

1. Drejtori i IA merr masa për vendosjen dhe sinjalizimin e fikseve të lëvizshëm në


çdo korridor, sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore për mbrojtjen nga
zjarri.
2. Drejtori i IA merr masa për vendosjen në ambjentet e IA të skemës të vendosjes
së fikëseve të zjarrit dhe skemën e daljeve të emergjencës. Nëse nuk parashikohet

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
ndryshe në aktet ligjore dhe nënligjore të mbojtjes nga zjarri, distanca për një
person për të arritur në fikësen e zjarrit s’duhet të jetë më shumë se 30 m.
3. Drejtori i IA merr masa për shënjimin e rrugëve të daljes nga godina.
4. Punonjësi i IA merr masa për shënjimin e pajisjeve të zyrës me radhë, prioriteti
për shpëtimin e tyre në rast zjarri nga shërbimi zjarrfikës.
5. Koordinatori për emergjencat përgatit planin e reagimit ndaj zjarrit. Plani
përditësohet çdo vit, ose kur ka ndryshime të rëndësishme në elementët e tij.

Neni 9
Veprimet e punonjësve gjatë mbrojtjes nga zjarri

1. Me sinjalizimin e alarmit, punonjësi që lokalizon zonën në të cilën ka rënë zjarr,


njofton menjëherë shërbimin zjarrfikës, koordinatorin e emergjencave dhe
skuadrën e emergjencave në IA.
2. Nëse alarmi automatik i zjarrit nuk është aktivizuar ende, punonjësi që dikton
zjarrin aktivizon alarmin në mënyrë manuale.
3. Kur zjarri është i vogël dhe nuk është përhapur ende në zona të tjera, punonjësi
pranë vatrës së zjarrit, nëse është i trajnuar, pasi ka aktivizuar alarmin dhe ka
njoftuar shërbimin zjarrfikës, bën përpjekje për fikjen e tij, duke përdorur fikësit e
lëvizshëm. Punonjësi tjetër largohet menjëherë nga zona e zjarrit duke përdorur
rrugën më të afërt të evakuimit për në zonën e grumbullimit jashtë banesës.
4. Punonjësit që ndodhen në zona të afërta me zonën ku ka rënë zjarr, ose pjesë të
tjera të godinës , me urdhër të Drejtorit të IA mund të evakuohen.
5. Me marrjen e sinjalit të alarmit skuadra e emergjencave merr mjetet e fikjes së
zjarrit, që ka në dispozicion dhe shkon menjëherë në vendin e ngjarjes. Ajo bën
vlerësimin e situatës dhe këshillon koordinatorin e emergjencave për veprime të
mëtejshme.
6. Nëse është e nevojshme, skuadra e emergjencës ndërpret energjinë elektrike në
zonën ku ka rënë zjarr dhe merr masa për shuarjen e tij dhe për evakuimin e
punonjësve.

Neni 10
Veprimet e punonjësve të IA gjatë tërmetit

1. Në rast tërmeti, punonjësit duhet të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin panikun.


Gjatë lëkundjeve duhet të gjendet një strehë e qëndrueshme, si p.sh. poshtë
tavolinës.
2. Duhet të shmanget qëndrimi pranë sendeve të vendosura në lartësi e që mund të
bien, si: dritareve, dollapëve të mbushur me sende dhe rrjetit elektrik.
3. Nxënësit me AK duhet të ndihmohen nga mësuesja ndihmëse për të gjetur strehë.
4. Zbritja e shkallëve gjatë lëkundjeve të tërmetit duhet të shmanget.
5. Në përfundim të lëkundjeve punonjësit e IA evakuojnë godinën dhe shkojnë në
vendin e hapur të grumbullimit.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
Neni 11
Veprimet e punonjësve të IA gjatë motit të keq

1. Në rast të motit të keq punonjësit duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe


të marrin masa për mbylljen e dyerve dhe dritareve.
2. Me urdhër të Drejtorit të IA mund të ndalohet dalja e punonjësve te institucionit
jashtë godinës, apo largimi i tij nga vendi i punës.
3. Punonjësit e institicionit ndjekin udhëzimet e publikuara nga strukturat e
emergjencave civile dhe veprojnë sipas udhëzimeve të koordinatorit për
emergjenca.t

Neni 12
Veprimet e punonjësve të IA gjatë permbytjes

1. Në rast përmbytje, punonjësit duhet të qëndrojnë brenda godinës dhe të ngjiten në


katet më të larta.
2. Me urdhër të Drejtorit të IA mund të ndalohet dalja e punonjësve jashtë godinës,
apo largimi i tij nga vendi i punës.
3. Punonjësit e IA ndjekin udhëzimet e koordinatorit për emergjencat dhe përgatiten
për evakuim.
4. Punonjësit të cilët gjenden duke udhëtuar dhe mjeti me të cilin udhëton fiket, ai
duhet braktisur menjëherë dhe duhet të ngjiten në një vend më të lartë.

Neni 13
Veprimet e punonjësve të IA gjatë sulmit terrorist

1. Në rast sulmi terrorist punonjësit duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin


udhëzimet e skuadrës së emergjencës.
2. Me urdhër të Drejtorit të IA mund të ndalohet dalja e punonjësve jashtë godine,
apo largimi i tyre nga vendi i punës deri në largimin e rrezikut.
3. Punonjësit e institucionit marrin masa për të gjetur strehë brenda ambienteve të
IA, larg dritareve dhe sendeve, të cilat mund të rrëzohen, si pasojë e presionit të
shpërthimit dhe presin udhëzimet përkatëse.
4. Në rast sulmi kimik, bakteorologjik, merren masa për mbylljen e dyerve të
jashtme dhe dritareve dhe hermetizimin e tyre me mjete rrethanore.
5. Evakuimi i godinës bëhet me urdhër të drejtorit të IA, sipas udhëzimeve të
skuadrës së emergjencës. Punonjësit grumbullohen në vendin e caktuar, i cili
duhet të jetë i ruajtur nga shërbimi i sigurisë.
6. Në rast se evakuimi është i pamundur, punonjësit mund të udhëzohen për të gjetur
strehë në vendin më të sigurt të institucionit.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
7. Nëndrejtori përgjegjës për personelin merr masa për prezencën e punonjësve që
gjenden në godinë.

Neni 14
Veprimet e punonjësve gjatë protestave të dhunshme

1. Në rast protestash, punonjësit duhet të qëndrojnë dhe të vazhdojnë punën brenda


ambientit të institucinit.
2. Dyert e jashtme dhe dritaret duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe grilat ose perdet
të ulura.
3. Me urdhër të Drejtorit të IA hyrjet dhe daljet e punonjësve mund të bëhen nga
dyert e jashtme, ndryshe nga ditët e zakonshme, ose mund të pezullohen deri në
përfundim të protestës.
4. Ndërveprimi i punonjësve me turmën me anë të replikave në distancë, fyerjeve,
gjesteve dhe shenjave është rreptësisht e ndaluar dhe përbën shkelje të rëndë
disiplinore.
5. Në rast se protesta kthehet e dhunshme, punonjësit marrin masa për të gjetur
strehë brenda ambienteve të institucionit, në drejtim të kundërt me protestën, larg
dyerve dhe dritareve.
6. Me urdhër të Drejtorit të IA punonjësit evakuojnë ndërtesën sipas udhëzimeve të
shërbimit të sigurisë, në drejtim të kundërt me zhvillimin e protestës.

Neni 15
Rrugët e evakuimit

1. Në çdo zonë përcaktohen të paktën dy rrugë evakuimi në drejtime të


ndryshme.
2. Kur rrugëkalimi i dytë kalon nga një zonë sigurie më e lartë, ai qëndron
normalisht i mbyllur dhe hapet nga grupi i emergjencës.
3. Rrugët e evakuimit që kalojnë nga zona sigurie më të larta miratohen nga
Drejtori i IA.
4. Rrugët e evakuimit shënjohen me shenja të dukshme, të ndriçuara edhe në rast
ndërprerje të energjisë elektrike të godinës.

Neni 16
Vendet e grumbullimit

1. Vendi i hapur i grumbullimit është holli nga dalja e emergjencës si dhe oborri
pas godinës së shkollës.
2. Kur urdhërohet grumbullimi , shërbimi i sigurisë merr masa për ruajtjen me
personel të perimetrit të hapësirës së grumbullimit.
3. Koordinatori merr masa për prezencën e punonjësve të IA dhe raporton tek
Drejtori i IA.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
4. Personeli në vendet e grumbullimit duhet të sillet me përgjegjshmëri dhe të
zbatojë me shpejtësi urdhërat dhe udhëzimet që jepen nga eprorët.

Neni 17
Detyrat e punonjësit të shërbimit

1. Punonjësi i shërbimit administron dhe mban në çdo kohë:


a. Listën emërore dhe numrat tel/mob të punonjësve të IA , i cili ka
nevojë për akses në ambientet e IA.
b. Listën e institucioneve që duhen thirrur në çdo rast emergjence, si
p.sh shërbimin e zjarrfikësve, shërbimin e policisë etj.

Neni 18
Evakuimi i informacionit të klasifikuar

1. Drejtoria e shkollës merr të gjitha masat për evakuimin e dokumentacionit


(rregjistra,amzat) me shpalljen e gjendjes së luftës, të gjendjes së
jashtëzakonshme, gjendjes së fatkeqësive natyrore dhe të emergjencave të
tjera civile, gjatë të cilave ky informacion mund të përvetësohet,
dëmtohet, shkatërrohet e asgjesohet.
2. Drejtoria e shkollës në kuadrin e masave për evakuimin e
dokumentacionit të klasifikuar të rëndësishëm(amzat,regjistrat) ,
bashkëvepron me Arkivin e Shtetit.
3. Drejtori IA miraton Planin e Evakuimit të Dokumentacionit të Klasifikuar
të rëndësishëm (amzat ,regjistrat) .

KREU III

DISPOZITA TE FUNDIT

1. Ngarkohet koordinatori për emergjencat për kryerjen periodikisht, jo më


pak se një herë në vit të stërvitjes për zbatimin e planit të reagimit ndaj
zjarrit.
2. Pas kryerjes së trajnimit përkatës ngarkohet koordinatori për emergjencat
të instruktojë periodikisht punonjësit e IA.
3. Në kapakët e fikseve të zjarrit të jenë të vendosura instruksionet për
përdorimin e tyre.
4. Me njohjen e kësaj rregulloreje të njihen të gjithë punonjësit e IA.
5. Ngarkohet Drejtoria e IA për mbikqyrjen e zbatimin e kësaj rregulloreje.

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al
 
 

Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri


Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Web: www.csl.edu.al

You might also like