You are on page 1of 1

Dokumenti nga organet tatimore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figurojnë ose jo të

regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë.


· Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës, në emrin e z. ......... se
nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë
ndryshuar vendbanim për efekt punësimi
· Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në emrin e znj. ........... se nuk disponon në
pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
· Kopje të njësuar me origjinalin të kartelës personale të punëkërkuesit në emrin e znj. ..........
· Vërtetimi e të ardhurave neto në emrin tuaj.
· Vërtetim të ardhurash neto në emrin e znj. ............. nëse është në marrëdhënie pune, ose vërtetim nga
zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse, nëse është e përfshirë në programin e pagesës së
papunësisë;
· Deklaratë personale e noterizuar ku z. ................ të shprehet se është dakort që kredia të lëvrohet në
emrin e aplikantit znj. ................
· Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore, për personat në pension në emrin e z. ...............
· Vërtetimi nga Zyra e Përmbarimit mbi masën e pensionit ushqimor që përfitoni sipas vendimit të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
· Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në emrin e z. ................, znj. ................. dhe
znj. .............. se nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë
· Deklaratë personale e noterizuar ku të jetë i përfshirë i gjithë dokumentacioni i dorëzuar pranë
Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga programi i kredisë së subvencionuar nga shteti.
· Vërtetimi banor lagje në emër të aplikantit z. .............
· Çertifikatw e lindjes së aplikantit ose fotokopje të kartës së identitetit në emrin e z. ...............;
· Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në emrin tuaj dhe z. ............., ku të
specifikohet sipërfaqja e pronës që ju zotëroni;
· Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
për individin
· Vërtetimi i të ardhurave neto dhe bruto në emrin e znj. ...... shoqëruar me vërtetimin nga Drejtoria
Rajonale Tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nëse është në
marrëdhënie pune, ose fotokopje e njësuar me origjinalin e kartelës së punëkërkuesit nëse është e
papunë;
· Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës, në emrin tuaj ku të
shprehet se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim;
· Çertifikata e gjendjes familjare e tre muajve të fundit;
· Kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e Noterit (nëse e dispononi).

You might also like