You are on page 1of 18

Trajnim Fillestar

Av. Eglantina Frroku

Proceset kalimtare të pronësisë dhe shërbimi kadastral:


Ndikimi i Legislacionit Evropian

Av. Eglantina Frroku


Titulli i Pronësisë
v Ligji nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” ka për qëllim:
- Krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizuar duke përcaktuar normat për:
a) regjistrimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore,
b) përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë, pa shpërblim përdoruesve të tokave bujqësore, të ish kooperativave dhe ish
ndërmarrjeve bujqësore,
c) legalizimin e ndërtimeve pa leje,
d) Përfundimin e inventarizimit të pronave shtetërore.
e) trajtimin e mbivendosjes të krijuar si pasojë e gabimeve materiale.
f) kalimin e pronësisë të trojeve për ndërtesat e privatizuara.
g) Kalimin e pronësisë për trojet e ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore dhe trojeve mbi të cilat janë ngritur ndërtesa në baze
të lejeve të ndërtimit të dhëna nga organet e qeverisjes vendore.
v Koordinimin e proceseve kalimtare, me procesin e trajtimit të pronës si dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronarëve.

v Standartizimin dhe njehsimi i dokumentacionit hartografik për regjistrimin e pronës në Regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

Av. Eglantina Frroku


Parimet e procesit
Ligji 20/2020, udhëhiqet nga keto parime themelore:
• Parimi i shtetit të së drejtës,
• Parimi i sigurisë juridike,
• Parimi i transparencës,
• Parimi i ligjshmërisë,
• Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit,
• Parimi i objektivitetit në shqyrtimin e rasteve,
• Cdo parim tjetër i parashikuar në K.Pr.Ad.

Av. Eglantina Frroku


ASHK
• Autoriteti përgjegjës për të zhvilluar procedurën e proceseve
kalimtare, është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
• ASHK=ZRPP+ALUIZNI+Agjencia e Inventrarizimit dhe
transferimit të pronave publike.
• Ashk e zhvillon veprimtarinë e saj në bazë të ligjit nr. 111/2018
“Për Kadastrën”.

Av. Eglantina Frroku


AMTP
• Akt administrativ i lëshuar, nga organet kompetente për pronësinë
mbi tokën bujqësore.
• Nuk i nënshtrohen verifikimit të vlefshmërisë nga Ashk.
• Eshtë i regjistrueshëm nëse plotësohen njëkohesisht këto kushte:
- Përfituesi ka qënë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas ligjit për
ndarjen e tokës bujqësore;
- Përfituesi, ka marrë tokë në territorin e vetëm të një ish ndërrmarje
apo ish kooperative bujqësore;
- Toka nuk ka qënë truall, vepër e infrastrukturës publike, rërë
bregdetare, plazh apo sipërfaqe ujore.

Av. Eglantina Frroku


Toka bujqësore pa shpërblim

Përfitojnë kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë


kushtet:
• Janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim sipas ligjit 7501/1991.
• Punonjësit e ish ndërmarrjeve bujqësore në datën 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u
është transferuar në fshatin ku gjendet toka bujqësore pas datës 1.8.1991.
• Personat që nuk kanë qënë punonjës të ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qënë banorë
të fshatit sipas regjistrit të gjendjes civile.
• Personat që u është hequr e drejta e pronësisë në krijimin e ish kooperativave bujqësore
apo ish ndërmarrjeve bujqësore.
• Personat që nuk kanë përfituar tokë bujqësore.

Av. Eglantina Frroku


Ndërtimet pa leje
• Ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 1991, i nënshtrohen procesit të
legalizimit.
• Kriteret janë të përcaktuara në VKM nr. 1040/2020 “Për përcaktimin
e procedurave dhe kritereve për legalizimin e ndërtimeve pa leje…”
• Nuk legalizohen ndërtimet që prekin:
- Veprat kryesore të infrastrukturës publike;
- Territorin apo funksionalitetin e ndërtesave publike;
- Integritetin e pasurive kulturore;
- Bien në territore të destinuara për investime strategjike;
- Vijën bregedetare.
Av. Eglantina Frroku
Procedura
• Vetëdeklarimi
• Evidentimi në terren
• Genplani
• Planimetritë
• Vendimi për legalizim
• Raporti i parcelës ndërtimore;
- 3-fish bazë deri në 500 m2 për funksion banim.
- 3-fish bazë për funksion social ekonomik.

Av. Eglantina Frroku


Objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim
• Të ndërtuara përpara vitit 1991.
• Procedura është e përcaktuar në VKM 827/2020.
• Nuk kanë kritere për kualifikim.
• Kushti kryesor është që objekti të këtë pasur funksion banimi
përpara vitit 1991.
• Raporti i pronësisë, 300 m2 falas kur është pronë shtet dhe
cmim favorizues kur bie në tokë të të tretëve. Mbi këtë sipërfaqe
aplikohet cmimi i përcaktuar sipas hartës së vlerës të
përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Av. Eglantina Frroku


Sistemi Kadastral
• Parime të përgjithshme për shërbimin kadastral.
• Sherbimi publik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe procedurat e lidhura
me të udhehiqen nga këto parime themelore:
• a) Parimi i ligjshmërisë, sipas të cilit, veprimtaria kadastrale ushtrohet në
përputhje me
• Kushtetutën, Kodin Civil, ligjin 111 “Per Kadastren” dhe me aktet e tjera ligjore.
• b) Parimi i sigurisë juridike: respektimi i të drejtave të fituara më parë dhe i
pritshmërive të ligjshme të subjekteve të së drejtës.
• c) Ekskluziviteti: Veprimtaria kadastrale është shërbim publik unik.
• Funksionet që i atribuohen ekskluzivisht ASHK-së, sipas këtij ligji, nuk mund të
ushtrohen nga institucione të tjera.
• ç) Transparenca: veprimtaria kadastrale ushtrohet në transparencë dhe në
bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë, palë apo subjekte të
interesuara, në çështjet që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme.

Av. Eglantina Frroku


Të dhënat kadastrale
• Çdo pasuri e paluajtshme regjistrohet në kadastër, duke u pasqyruar në kartelën përkatëse të pasurisë dhe në hartën
kadastrale.
• 2. Kartelat dhe hartat që përbëjnë kadastrën administrohen në format shkresor dhe digjital.
• 3. Kartela e pasurisë mban detyrimisht të dhëna për:
- pozicionin gjeografik të pasurise,
- Sipërfaqen e pasurisë,
- Llojin,
- Identitetin e pronarit,
- Aktin e titullit të pronësisë,
- Të drejtat e të tretëve dhe aktin nga burojnë ato,
- Vlerën e pasurisë,
- Cdo akt tjetër që ndryshon regjimin juridik, apo që krijon të drejta dhe detyrime të tjera.

Av. Eglantina Frroku


Evolucioni legjislativ
• Në vitin 2006, u miratua ligji nr. 9482 “ Për legalizimin, urbanizimin,
integrimin e zonave/ndërtimeve informale”.
• Autoriteti përgjegjës ishte ALUIZNI.
• kriteret e legalizimit ishin më të cunguara. Për këtë arsye numri i
ndërtimeve që kualifikoheshin për legalizim ishte më i ulet.
• Ky ligj u ndryshua në vitin 2015. Me këtë ndryshim u lehtësuan kriteret.
• Kushti kryesor ishte ekzistenca e objekteve në fotografimin ajror digjital të
vitit 2015.
• Pas këtij viti, subjektet ndërtuese ishin subjekte të veprave penale.
• Kriteret ishin të përcaktuara qartë në VKM 280/ 2015 “ Për përcaktimin e
kritereve për kualifikimin për legalizim të ndërtimeve pa leje…”.

Av. Eglantina Frroku


Sistemi Multifunksional
• Pasuritë për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar, hidhen në Sistemin e Regjistrit elektronik të
pasurive të paluajtshme.
• Kalimi në sistem, kupton dhe pajisjen e pronësisë me certikatë të pasurisë së paluajtshme.
• Ky sistem quhet Sistemi Multifunksional. Në të janë të gjeneruara të gjitha kartelat e pasurive dhe të
dhënat e identitetit të pronarit të cdo pasurie.
• Aksesin për gjenerimin e të dhënave të pasurive në sistemin Multifunksional, e kanë vetëm punonjësit e
drejtorive vendore të ASHK-së, të cilet kryejnë hedhjen e transaksioneve juridike.
• Për hyrjen në të, ata logohen me kredenciale personale dhe cdo veprim që ata kryejnë në kartela,
regjistrohet në sistem.
• Gjithashtu i importuar në këtë sistem, është edhe dokumentacioni i cili ka shërbyer për cdo regjistrim të
kryer.
• Në përfundim, cdo akt kadastral në këtë sistem, i nënshtrohet nënshkrimit dhe vulosjes elektronike.
• Gjithashtu sistemi diaponon për cdo pasuri bar kodin e tij, cka i garanton qytetarëve siguri juridike dhe
kibernetike.
• Prej gati 2 vjetësh, shërbimet kadastrale funksionojnë online nëpërmjet portalit e albania ose sistemit
noterial NISA.

Av. Eglantina Frroku


Ankimimi
• Struktura e posacme për ankimet administrative, e ngritur sipas
legjislacionit për kadastrën.
• Ankimi administrativ ushtrohet dhe shqyrtohet sipas afateve dhe
rregullave të parashikuara në K.Pr.A.
• Vendimi për shfuqizimin, anulimin, deklaron pavlefshmerinë, ose
ndryshon aktin që është regjistruar, pasqyrohet në seksionin e
pronësisë së kartelës së pasurisë së paluajtshme.
• Kurrsesi nuk mund të fshihet pa vendim gjyqësor, bazuar në
vendimin nr. 17, datë 23.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese.
• Kundër vendimit të strukturës së posacme, ngrihet padi në Gjykatën
Administrative.

Av. Eglantina Frroku


Komisioni i Venecias
• Disa nene të projektligjit “ Për përfundimin e proceseve kalimtare…”
iu nënshtruan një vlerësimi nga ana e Komisionit të Venecias.
• Gjatë misionit fakt-mbledhës, të këtij Komisioni u evidentuan
premisat mbi bazën e të cilave propozohet ky ligj.
• Konkretisht, u evidentua mungesa e hartave të besueshme
kadastrale, kufij të papërcaktuar të ngastrave të tokës, mungesa
formale, materiale apo hartografike në AMTP, mbivendosje të
drejtash mes 2 ose më shumë subjekteve, ekzistenca e ndërtimeve
200-300 vjeçare me mungesë të theksuar dokumentacioni ligjor mbi
pronësinë, apo të dhënat teknike e hartografike.

Av. Eglantina Frroku


Arsyetimi
• Titujt e pronësisë duhet te regjistrohen dhe që mbajtësit e këtyre titujve duhet të pajisen
me dokumentin përfundimtar të pronësisë.
• Ligjet pararendese kanë shkaktuar, në tërësinë e tyre, një rend juridik pronësor relativisht
të paplotë me probleme thelbësore në drejtim të legjitimitetit dhe sigurisë juridike, me
pasoja të rënda për zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe sigurimin e një paqeje sociale
në shoqërinë shqiptare, lind e domosdoshme që të konsolidohet korniza ligjore e
regjimeve pronësore.
• Ligji 20/2020 synon të realizojë këtë objektiv nëpërmjet trajtimit sistematik dhe të
njëkohshëm të proceseve të ndryshme të lidhura me pronen, sikurse janë legalizimi,
azhornimi, trajtimi i pronës.
• Kerkesa kryesore e Komisionit te Venecias ishte unifikimi i bazës hartografike të
funksionimit të proceseve të lidhura me pasuritë e paluajtshme si dhe digjitalizimi i të
gjitha proceseve administrative të lidhura me regjimet pronësore të pasurise të
paluajtshme.
• Përditësimi dhe përmirësimi i zonave dhe trajtimi i pasurive sipas evidentimit në terren,
për të projektuar koordinata të sakta në hartën digjitale u panë si mjete efektive për
realizimin e synimeve të ligjit.
Av. Eglantina Frroku
Përfundime
vSipas një raporti të Bankës Botërore, në Shqipëri rreth 80% e
pasurive janë të regjistruara gabim në hartë dhe duhen të rimaten.
vPëraferaisht rreth 600 mijë prona private në Shqipëri janë të
parregjistruara.
vAfati për përmbylljen e proceseve kalimtare është përcaktuar viti
2028.
vNga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në vit jepen rreth 1 milion e
200 mijë shërbime kadastrale në vit.
vProcesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, është në fazën
përmbyllëse të tij.

Av. Eglantina Frroku


Kontakti
Av. Eglantina Frroku
e.cili2009@live.com

FALEMINDERIT!

Av. Eglantina Frroku

You might also like